Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 January 2026Main stream

Granit Xhaka protagonist, Sunderland pas penalltive eliminon Evertonin nga FA Cup

10 January 2026 at 16:10


Sunderland ka shënuar fitore në penallti për ta eliminuar Evertonin nga FA Cup.

Edhe pse koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, Sunderland shënoi fitore me rezultat 3-0 përmes penalltive, duke e siguruar “biletën” për në fazën tjetër.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka dhuroi një tjetër paraqitje të shkëlqyer, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.4, e dyta më e larta pas portierit Roefs.

Përndryshe, Xhaka edhe shënoi golin e dytë të Sunerlandit nga pika e bardhë, ku vendasit dështuan të shënojnë qoftë një, përmes Beto, Barry dhe Garner.

Kësisoj, Sunderland kualifikohet në 1/16 e finales ndërsa së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin. Kujtojmë, fituesi i FA Cup njëkohësisht e siguron një vend që të dërgon në Ligën e Evropës për edicionin tjetër./Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Grealish dhe Keane morën kartonë të kuq të pazakontë: Njëri i tërhoqi flokët kundërshtarin, tjetri duartrokiti

8 January 2026 at 10:04


Lojtarët e Evertonit në duelin kundër Wolverhampton (1-1) morën dy kartonë të kuq dhe e përfunduan ndeshjen me vetëm tetë lojtarë në fushë, të dy të cilët u ndëshkuan për shkak të situatave të pazakonta.

Nuk ishin nisjet e dhunshme që normalisht çonin në kartonë të kuq. Përkundrazi, edhe Jack Grealish mori dy kartonë të verdhë pa kryer asnjë faull të vetëm.

Evertoni udhëhoqi që nga minuta e 17-të kundër ekipit më të dobët të ligës me një gol nga Michael Keane, por 18-vjeçari super i talentuar Mateus Mane barazoi për vizitorët në minutën e 69-të.

Vetëm më pas pasuan skenat kaotike. Në minutën e 83-të, pamë kartonin e parë të kuq të çuditshëm dhe ishte Michael Keane ai që shënoi golin për Evertonin.

Video was uploaded to Streamin.me on Jan 07, 2026.

Keane i tërhoqi flokët lojtarit kundërshtar Toluwalase Arokodare dhe mori një karton të kuq direkt për këtë.

Mbrojtësi i Evertonit nuk mund të mos habitej që tërheqja e gërshetit të kundërshtarit mund të rezultonte në një karton të kuq direkt.

Video was uploaded to Streamin.me on Jan 07, 2026.

Jack Grealish ndërhyri aty dhe mori kartonin e parë të verdhë për protestë. Jo shumë kohë më pas, Grealish, i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit, filloi ta duartrokiste gjyqtarin Thomas Kirk, kështu që ai mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua pa asnjë faull.

Megjithatë, këta dy kartonë të kuq nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar pasi ndeshja u mbyll me barazim 1-1. /Telegrafi/

15 konflikte mes lojtarëve dhe klubeve të tyre që ndodhën në vitin 2025

1 January 2026 at 23:31


Një nga përshtypjet më të forta që la futbolli në vitin 2025 ishte numri i jashtëzakonshëm i konflikteve.

Dhe jo konflikte mes rivalësh, ato janë pjesë e zakonshme e çdo sezoni, por përplasje të hapura brenda vetë skuadrave, mes futbollistëve dhe shokëve të ekipit, trajnerëve apo drejtuesve të klubeve.

Shpresa është që këto histori të mbeten në 2025 dhe që viti 2026 të sjellë tema më të këndshme për debat.

Por, përpara se t’i lëmë pas, ja një përmbledhje e konflikteve më të bujshme të vitit.

Mohamed Salah vs Liverpool

Pa dyshim, skandali i brendshëm më i zhurmshëm i vitit. Pas një barazimi me Leeds, Mohamed Salah shpërtheu publikisht, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klubit dhe trajnerit Arne Slot. Egjiptiani u ankua për mungesë besimi, premtime të pambajtura dhe përjashtim nga formacioni.

Reagimi i Slotit ishte i ftohtë, por i prerë, Salah u la jashtë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Megjithatë, rikthimi i tij në fushë u shoqërua me një asistim kundër Brightonit.

Duartrokitjet e Salahut për tifozët në “Anfield” pas ndeshjes lanë shumë pikëpyetje. Lamtumirë apo thjesht një pauzë para Kupës së Afrikës? Vijimi i historisë pritet në janar.

Alexander Isak vs Newcastle

Një tjetër sagë ku Liverpooli ishte protagonist indirekt. Alexander Isak e bëri të qartë dëshirën për t’u transferuar në “Anfield”, duke refuzuar të luante për Newcastle dhe duke akuzuar klubin për thyerje marrëveshjesh.

Pas një vere të gjatë dhe tensionuese, marrëveshja u mbyll: Liverpooli pagoi 145 milionë euro, ndërsa Newcastle investoi paratë për dy sulmues të rinj. Të gjitha palët fituan, të paktën në letër.

Marc-Andre ter Stegen vs Barcelona

Kush do ta mendonte që kapiteni i Barcelonës do të përplasej me drejtuesit? Pas një operacioni në shpinë, ter Stegen deklaroi se do të mungonte tre muaj, një periudhë që nuk i lejonte klubit të lironte hapësirë për regjistrime të reja.

Situata përshkallëzoi: kapiteni u ndëshkua brenda klubit, refuzoi vizita mjekësore dhe u përfol për largim. Edhe pse u rikthye gradualisht, Flick e bëri të qartë se Joan Garcia ishte portieri numër një. E ardhmja e gjermanit në “Camp Nou” mbetet e pasigurt.

Robert Lewandowski vs përzgjedhësi i Polonisë

Një konflikt që tronditi futbollin polak. Robert Lewandowski pezulloi karrierën në kombëtare pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri Michal Probierz.

Vendimi u mirëprit nga një pjesë e dhomës së zhveshjes, por Polonia pa pasoja të menjëhershme: humbje ndaj Finlandës dhe dorëheqje e tij. Lewandowski u rikthye më vonë dhe tregoi edhe një herë rëndësinë e tij.

Alejandro Garnacho vs Ruben Amorim (Manchester United)

Pas finales së humbur të Ligës së Evropës, Garnacho reagoi hapur ndaj vendimit të trajnerit për ta lënë në stol. Postime provokuese dhe deklarata publike vulosën fatin e tij. Amorim ishte i prerë: argjentinasi nuk ishte më pjesë e planeve.

Pas një vere të vështirë, Garnacho u transferua te Chelsea. Ai atje po luan rregullisht.

Viktor Gyokeres vs Sporting Lisbona

Një tjetër rast presioni për transferim. Sulmuesi suedez pretendoi një “marrëveshje xhentëlmenësh” për largim, por Sporting kërkonte më shumë se sa Arsenali ishte gati të paguante.

Pas tensioneve dhe bojkotit, marrëveshja u arrit. Gyokeres u transferua në Londër, edhe pse forma e tij mbetet larg asaj që tregoi në Portugali.

Yoane Wissa vs Brentford

Një tjetër bojkot veror. Wissa refuzoi të luante për Brentford për të detyruar transferimin te Newcastle.

Pas ofertave të refuzuara dhe presionit publik, marrëveshja u mbyll për 55 milionë euro vetëm pak para mbylljes së afatit kalimtar.

Adrien Rabiot vs Jonathan Rowe (Marseille)

Pas humbjes ndaj Rennes, një debat në dhomën e zhveshjes u shndërrua në përplasje fizike. Rabiot dhe Rowe u përfshinë në një sherr serioz, aq sa stafi i sigurisë ndërhyri.

Të dy lojtarët u larguan nga klubi deri në fund të afatit kalimtar, duke mbyllur një episod të turpshëm për Marseille. Rabiot shkoi te Milani, Eowe te Bologna.

Dominik Livakovic vs Girona

Një nga transferimet më të çuditshme të vitit. Portieri kroat u huazua te Girona, por refuzoi të luante në Kupë e Mbretit, sepse dëshironte të largohej në janar për të siguruar minuta para Kampionatit Botërorit 2026.

Trajneri Michel e konfirmoi publikisht refuzimin e lojtarit për të aktivizuar veten.

Dani Rodriguez vs Mallorca

Një legjendë e klubit u përjashtua pas një postimi kritik ndaj trajnerit Jagoba Arrasate. Rodriguez u ndëshkua, iu hoq shiriti i kapitenit dhe nuk u përfshi më në skuadër.

Mallorca dhe lojtari u ndanë në janar, në një mënyrë të hidhur për një figurë historike të klubit.

Davide Calabria vs Sergio Conceiçao (AC Milan)

Një përplasje e hapur pas ndeshjes me Parmën. Conceiçao i bërtiti Calabrias në fushë, pas pakënaqësive për disiplinën e lojtarëve.

Calabria u largua nga Milani, fitoi Kupën e Italisë me Bolognan dhe më pas u transferua te Panathinaikos.

Idrissa Gueye vs Michael Keane (Everton)

Një moment shokues: Gueye goditi shokun e skuadrës gjatë ndeshjes dhe u përjashtua me karton të kuq, një rast i rrallë në Ligën Premier.

Mesfushori kërkoi falje publike dhe konflikti u mbyll shpejt. Pas dy ditësh publikuan foto së bashku.

Hakan Çalhanoglu vs Lautaro Martinez (Inter)

Deklaratat e Lautaros pas eliminimit nga Botërori i Klubeve ndezën tensione. Çalhanoglu reagoi publikisht, duke kritikuar stilin e udhëheqjes.

Një mbledhje emergjente e skuadrës i shoi tensionet dhe të dy mbetën pjesë kyçe e Interit.

Luis Perez vs Juanmi Latasa (Valladolid)

Gjatë një sezoni katastrofik, një incident në stol tronditi publikun: Perez tentoi të godiste Latasan pas një zënke.

Klubi i ndëshkoi të dy dhe më pas rrugët e tyre u ndanë.

Lorenzo Lucca vs shokët e ekipit (Udinese)

Një episod sa komik aq edhe simbolik. Lucca refuzoi t’ua dorëzonte penalltinë shokëve, shënoi, por u zëvendësua menjëherë.

Asnjë nga protagonistët nuk është më te Udinese.

Përmbledhja

Në përmbledhje, viti 2025 u shënua nga një numër i jashtëzakonshëm konfliktesh të brendshme në futboll, duke nxjerrë në pah brishtësinë e ekuilibrave brenda klubeve moderne.

Përplasjet mes lojtarëve, trajnerëve dhe drejtuesve shpesh morën përmasa publike dhe dolën mbi interesin sportiv të skuadrave.

Mungesa e komunikimit, menaxhimi i dobët i situatave delikate dhe presioni i vazhdueshëm i rezultateve përshkallëzuan tensionet.

Në shumë raste, këto kriza u mbyllën me transferime të detyruara ose ndarje të hidhura, duke lënë pasoja të dukshme.

Efektet u reflektuan drejtpërdrejt në stabilitetin, imazhin dhe performancën sportive të klubeve.

Këto episode shërbejnë si një paralajmërim i qartë se harmonia, udhëheqja dhe dialogu janë elementë thelbësorë për suksesin afatgjatë në futbollin modern. /Telegrafi/

Dikur e transferuan për 100 milionë euro, tani Man City po e shet për një çmim ‘qesharak’ Grealishin

30 December 2025 at 21:59


Jack Grealish mund të jetë i disponueshëm për një shumë shumë më të ulët sesa opsioni prej 50 milionë paundësh që përfshihet në marrëveshjen e huazimit me Evertonin.

Everton arriti verën e kaluar një marrëveshje huazimi njëvjeçare me Manchester City për Grealish, e cila përfshin edhe një opsion blerjeje të përhershme për 50 milionë euro, gjysma e shumës që City pagoi për ta transferuar në “Etihad” në verën e vitit 2021.

Megjithatë, Everton mund të gjendet në një situatë ku 30-vjeçarin ta sigurojë për një shumë dukshëm më të vogël.

Sipas ish-këshilltarit financiar të Manchester City, Stefan Borson, nuk ka asnjë mundësi që Everton të paguajë shumën e plotë të klauzolës së blerjes.

Borson ka shpjeguar se si David Moyes mund t’i sigurojë shërbimet e Grealish në mënyrë të përhershme për vetëm 20 milionë euro.

“Nuk mendoj se do të ketë një luftë të madhe ofertash për lojtarin. Mendoj se ai është i lumtur te Evertoni. Besoj se Everton mund ta marrë për rreth 20 milionë euro, maksimumi”.

“Nëse City arrin të dalë nga marrëveshja në vitin e fundit për vlerën e amortizuar të lojtarit, e cila ndoshta do të jetë rreth 20 milionë paundë deri në verë, mendoj se City do ta pranojë këtë, ose edhe një humbje të vogël, vetëm për ta hequr nga lista e pagave”, u shpreh Borson.

Grealish, i cili i kushtoi Manchester Cityt 100 milionë euro, ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2027.

Ai ka zhvilluar 157 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola në katër sezone me Cityn, pas transferimit nga Aston Villa./Telegrafi/

Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

By: redi
27 December 2025 at 20:03

Armando Broja luajti titullar në ndeshjen Burnley-Everton, që u mbyll pa gola. Ekipi i sulmuesi shqiptar ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por nga 16 goditjet e realizuara, asnjë nuk gjeti kuadratin e portës. Broja luajti 88 minuta, duke i lënë vendin më pas Flemmingut. Burnley i Armando Brojës renditet në vendin e 19, me 12 pikë.

Source

Lojtari i Barcelonës që refuzon të largohet

22 December 2025 at 11:40


Barcelona ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e një prej talenteve të rinj më premtues, pasi Roony Bardghji ka vendosur të qëndrojë në klub dhe të luftojë për një vend në ekipin e parë, pavarësisht interesimit konkret nga disa klube të Ligës Premier.

Në një periudhë kur afati kalimtar është veçanërisht aktiv, anësori ka qenë i qartë në qëndrimin e tij dhe nuk ka pranuar të dëgjojë oferta që do ta largonin nga objektivi kryesor: të ketë sukses me fanellën e Barcelonës.

Lojtari beson se ky është momenti i duhur për të bërë hapin e radhës në karrierë brenda Camp Nou, duke konkurruar në nivelin më të lartë dhe duke u zhvilluar çdo ditë përmes punës dhe disiplinës.

Gjatë javëve të fundit, Bardghji ka marrë oferta nga disa klube angleze, mes tyre Crystal Palace, Everton, Nottingham Forest dhe Sunderland, të cilat i garantonin më shumë minuta dhe një rol të rëndësishëm afatshkurtër.

Nga ana e Barcelonës, vendimi i lojtarit është pritur shumë pozitivisht.

Drejtoria sportive dhe stafi teknik e konsiderojnë thelbësore që talentet e rinj të besojnë te projekti i klubit dhe të mos kërkojnë largime të parakohshme përballë ofertave të para të mëdha.

Qëndrimi i Bardghjit përputhet plotësisht me strategjinë e klubit për të ndërtuar të ardhmen mbi zhvillimin e brendshëm të lojtarëve të rinj.

Në këtë fazë, transferimi nuk është pjesë e planeve të futbollistit dhe as të rrethit të tij, të cilët kanë bërë të qartë se prioritet mbetet konkurrimi brenda Barcelonës.

Klubi do të vazhdojë të ndjekë nga afër progresin e tij, me performancën, përshtatjen taktike dhe qëndrimin profesional që do të jenë faktorët vendimtarë për rolin e tij gjatë sezonit.

Vendimi i Roony Bardghjit për të qëndruar dërgon një mesazh të fortë në treg: Barcelona vazhdon të jetë një destinacion shumë tërheqës për talentet e rinj, edhe përballë ofertave të rëndësishme nga jashtë.

Për momentin, e ardhmja e tij e afërt mbetet e lidhur me Camp Nou, ku synon të fitojë hap pas hapi vendin e tij dhe të ndërtojë karrierën në një nga klubet më të mëdha në botë. /Telegrafi/

Arsenali triumfon në udhëtim ndaj Evertonit dhe rikthehet në krye të tabelës

20 December 2025 at 23:03


Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Evertonit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të. Pas një rasti të dyshimtë në zonë dhe ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Samuel Barrott akordoi penallti për Arsenalin.

Viktor Gyokeres u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke goditur fuqishëm në anën e majtë dhe duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Jordan Pickford për reagim për 1-0.

Evertoni kërkoi disa herë penallti, veçanërisht në pjesën e dytë. Thierno Barry u rrëzua në zonë në dy raste, por gjyqtari fillimisht lejoi lojën të vazhdonte dhe më pas, pas një rishikimi me VAR në minutën e 59-të, konfirmoi vendimin për të mos akorduar penallti për vendasit.

Arsenali ishte shumë pranë golit të dytë në disa raste. Leandro Trossard goditi shtyllën në minutën e 64-të pas një aksioni të bukur nga afërsia, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Martin Zubimendi pati një tjetër rast të artë, por edhe goditja e tij u ndal nga shtylla e djathtë e portës.

Bukayo Saka gjithashtu rrezikoi seriozisht në fillim të pjesës së dytë, por mbrojtja e Evertonit reagoi në momentin e fundit për të larguar topin nga vija fatale.

Me këtë fitore Arsenali rikthehet sërish si lider në tabelë me 39 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Man City në vendin e dytë që ka 37 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Chelsea kthehet te fitorja në Ligën Premier, triumfon ndaj Evertonit

13 December 2025 at 17:53


Chelsea pas dy ndeshjeve është kthyer të fitorja në Ligën Premier, duke mposhtur në shtëpi Evertonin.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat komod 2-0.

Cole Palmer që mungoi për një periudhë të gjatë kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Malo Gustos (21’).

Vetëm tre minuta më vonë, Alejandro Garnacho kishte një rast të artë për të dyfishuar epërsinë por dështoi në portën e zbrazur.

Ndërsa, ishte Gusto që shënoi nga afërsia për ta vulosur fitoren pas asistimit të Pedro Netos (45+1’).

Chelsea ishte shumë më e rrezikshme edhe në pjesën e dytë, ku Garnacho sërish rrezikoi por nuk arriti t’i finalizonte.

Chelsea pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e katërt në Ligën Premier me 28 pikë, derisa Everton bie në vendin e tetë me 24 sosh./Telegrafi/

Dikur Man City theu çdo rekord me transferimin e tij - tani lojtari nuk do të kthehet në klub, kërkon transferimin

11 December 2025 at 19:19


Jack Grealish, futbollisti për të cilin Manchester City pagoi 117.5 milionë euro në vitin 2021 – shuma më e lartë ndonjëherë për një lojtar anglez – dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te Evertoni.

Në kohën e transferimit të tij nga Aston Villa, Grealish u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier. Megjithëse rekordi është tejkaluar më vonë, ai ende mban statusin e futbollistit anglez me vlerën më të lartë të paguar ndonjëherë.

Pas katër vitesh te Manchester City, ku nën drejtimin e Pep Guardiolës u shndërrua kryesisht në lojtar rezervë, verën e kaluar Grealish u huazua te Evertoni.

Huazimi skadon në fund të këtij sezoni, por 30-vjeçari po e shijon plotësisht aventurën nën drejtimin e David Moyes dhe ka shprehur dëshirën të qëndrojë përfundimisht në "Goodison Park".

Evertoni ka opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm nëse paguan klauzolën e lirimit prej 57 milionë eurosh. Megjithatë, klubi nga Liverpooli është i gatshëm të ofrojë vetëm 34.3 milionë euro, kështu që Manchester City do të duhet të ulë kërkesat financiare nëse dëshiron ta shesë lojtarin.

🚨 Jack Grealish is 𝗟𝗢𝗩𝗜𝗡𝗚 𝗟𝗜𝗙𝗘 at Everton and wants to stay at the club to continue working under manager David Moyes.

Everton have the option to turn his loan deal into a permanent stay for a fee of £50M next summer.

They would be willing to pay £30M and would need… pic.twitter.com/ddLB380LnV
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 10, 2025


Këtë sezon, Grealish ka kontribuar me dy gola dhe katër asiste në 16 paraqitje me fanellën e Evertonit, duke konfirmuar rëndësinë e tij në skemën e Moyesit. /Telegrafi/

Rooney zbulon si e refuzoi Chelsean, londinezët donin ta huazonin

30 November 2025 at 12:45


Wayne Rooney, një nga talentet më të mëdhenj që ka veshur fanellën e Manchester United, ka treguar një detaj të pathënë nga vera e vitit 2004.

Në intervistën e tij të fundit, legjenda angleze zbulon se Chelsea ishte shumë afër ta transferonte, madje Evertoni kishte dhënë miratimin për ta shitur.

Sipas Rooneyt, plani i Chelseas ishte aq befasues sa edhe zhgënjyes për të, londinezët dëshironin ta blinin dhe më pas ta dërgonin në huazim te Middlesbrough.

Rooney i kërkon trajnerit të Liverpoolit ta lërë Salahun në stol për shkak të formës së dobët telegrafi.com

“Evertoni donte të më shiste te Chelsea, dhe pastaj Chelsea donte të më dërgonte në huazim te Middlesbrough, por unë nuk kisha ndërmend të nënshkruaja për Chelsean. Klubet ishin marrë vesh, por unë nuk doja të huazohesha”, tha Rooney për NBC Sports.

Një vit pas këtij refuzimi, Chelsea fitoi Ligën Premier me Jose Mourinhon, duke nisur epokën e tyre të artë.

Ndërkohë, Rooney u bashkua me Manchester United, ku shkroi histori duke fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, pesë tituj të Ligës Premier dhe dhjetëra arritje të tjera që e vulosën si një nga legjendat e klubit.

Në fund, siç thotë vetë ai, “gjithçka shkoi ashtu si duhej” për të dyja palët. /Telegrafi/

Publikohet një foto e lojtarëve të Evertonit tre ditë pas goditjes skandaloze të Gueye ndaj Keane

27 November 2025 at 16:55


Në ndeshjen mes Manchester United dhe Everton, e zhvilluar të hënën, u regjistrua një skenë e pazakontë. Lojtarët e Evertonit, Idrissa Gueye dhe Michael Keane, fillimisht u përplasën verbalisht dhe më pas situata u përshkallëzua, kur Gueye goditi shokun e tij të skuadrës me shuplakë.

Mesfushori senegalez u ndëshkua me karton të kuq, por Everton, pavarësisht inferioritetit numerik, arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 1-0.

Klubi reagoi shpejt për të qetësuar situatën, ndërsa trajneri David Moyes u shpreh se ishte “i lumtur të shihte lojtarët e tij me pasion të tillë”, duke minimizuar incidentin.

Më pas, Everton publikoi në rrjetet sociale një fotografi të Gueye dhe Keane duke u përqafuar gjatë stërvitjes, të shoqëruar me mbishkrimin “vetëm dashuri”, duke treguar se çështja është zgjidhur brenda ekipit.

All love.💙 pic.twitter.com/A9jljqm4Ia
— Everton (@Everton) November 27, 2025


Pas ndeshjes, Moyes u shpreh se ishte i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit për t’i treguar Gueye karton të kuq, por rregullorja e futbollit është e qartë: goditja e një shoku skuadre trajtohet njësoj si goditja e një kundërshtari. /Telegrafi/

Besojeni ose jo, Moyes është i lumtur me shuplakën e futbollistit të tij ndaj bashkëlojtarit

25 November 2025 at 14:10


Trajneri i Evertonit, David Moyes, nuk donte ta kritikonte shumë Idrissa Gueyen pasi lojtari e goditi me shuplakë shokun e tij të skuadrës Michael Keane në mes të ndeshjes kundër Manchester United.

Evertoni arriti në mënyrë të mrekullueshme një fitore të vështirë 1-0 si mysafir në Old Trafford, pavarësisht faktit se luajti thuajse të gjithë ndeshjen me një lojtar më pak.

Gueye pati një "moment çmendurie" në mes të ndeshjes, duke u grindur me bashkëlojtarin e tij, Keane, dhe më pas duke e goditur me shuplakë para të gjithëve.

Ai mori një karton të kuq dhe trajneri i Evertonit, Moyes, menjëherë pas ndeshjes gjeti diçka të mirë në gjithçka, teksa komentoi situatën.

"Më kanë thënë se rregullat e lojës janë që nëse e godet shokun e skuadrës, mund të kesh probleme. Por ka edhe një anë tjetër të kësaj. Më pëlqen kur lojtarët e mi debatojnë me njëri-tjetrin nëse dikush nuk ka bërë gjënë e duhur”.

“Nëse dëshiron atë ashpërsi dhe qëndrueshmëri për të marrë një rezultat, do që dikush të reagojë ndaj një lëvizjeje të keqe", ka thënë Moyes për Sky Sports.

Ndryshe, Gueye menjëherë i kërkoi falje Keanet, shokëve të tij të ekipit, klubit dhe tifozëve, duke thënë se nuk do ta përsëriste kurrë një veprim të ngjashëm dhe se ishte i pushtuar nga emocionet. /Telegrafi/

E goditi me shuplakë bashkëlojtarin dhe u ndëshkua me të kuq, vjen reagimi i Gueyes

25 November 2025 at 09:43


Mesfushori i Evertonit, Idrissa Gueye, ka reaguar më në fund pasi goditi me shuplakë shokun e skuadrës Michael Keane dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Evertoni festoi një fitore të madhe 1-0 ndaj Manchester United në Old Trafford mbrëmë (e hënë), pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për gati 80 minuta.

Kiernan Dewsbury-Hall ishte heroi i ndeshjes, por ndeshja u njollos nga një incident i çuditshëm në minutën e 13-të kur Gueye goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, Keane, dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

E gjitha ndodhi pasi Keane e qortoi Gueyen për një pasim të pakujdesshëm. Mesfushori senegalez reagoi dhunshëm, duke i rënë në fytyrë shokut të tij të skuadrës dhe duke e goditur me shuplakë, pas së cilës gjyqtari Tony Harrington i tregoi rrugën për në dhomën e zhveshjes.

Fituesi i ndeshjes, Dewsbury-Hall e përshkroi situatën si një "moment çmendurie", ndërsa pas ndeshjes, 36-vjeçari Gueye kërkoi falje publikisht nëpërmjet profilit të tij në Instagram.

“Së pari, do të doja t'i kërkoja falje shokut tim të skuadrës Michael Keane”, shkroi fillimisht Gueye.

“Marr përgjegjësi të plotë për reagimin tim. Gjithashtu u kërkoj falje shokëve të skuadrës, stafit, tifozëve dhe klubit. Ajo që ndodhi nuk pasqyron kush jam unë apo vlerat për të cilat qëndroj”.

“Emocionet mund të jenë të forta, por asgjë nuk e justifikon një sjellje të tillë. Do të sigurohem që të mos ndodhë më kurrë”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Evertoni me 10 veta merr fitore të madhe ndaj Manchester United në "Old Trafford"

24 November 2025 at 22:59


Java e 12-të e Ligës Premier na ofroi një ndeshje të interesante mes Manchester United dhe Everton, ku mysafirët morën një fitore të madhe me rezultat 1-0, pasi luajtën pa një lojtarë për shumë minuta.

David Moyes i Everton u detyrua të bënte ndryshim që në minutën e 10-të për shkak të lëndimit të Seamus Coleman, ndërsa Idrissa Gueye u përjashtua me karton të kuq në minutën e 13-të pasi grushtoi shokun e skuadrës Michael Keane, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Në minutën e 29-të, Kiernan Dewsbury-Hall realizoi një gol fantastik për Everton, duke kaluar mbrojtjen e Manchester United dhe dërguar topin në cepin e sipërm të djathtë të portës, që rezultoi të ishte i mjaftueshëm për fitoren finale.

Patrick Dorgu u afrua pranë golit në minutën e 33-të, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Manchester United provoi disa herë në pjesën e dytë, me disa gjuajtje nga Mason Mount dhe Joshua Zirkzee në minutat 63, 71 dhe 80, por portieri i Everton, Jordan Pickford, realizoi pritje të mrekullueshme, duke mbajtur rezultatin në favor të mysafirëve.

Pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, Everton arriti të mbante avantazhin dhe të siguronte tre pikët e rëndësishme jashtë fushe, ndërsa Manchester United kishin raste të shumta, por mungesa e konkretizimit dhe pritjet e Pickford bënë diferencën.

Manchester United dhe Everton ndajnë pozitat 10 dhe 11 me nga 18 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Skenë skandaloze në ndeshjen e Ligës Premier - lojtari i Evertonit godet me shuplakë shokun e skuadrës, merr karton të kuq

24 November 2025 at 21:58


Manchester United dhe Everton po luajnë aktualisht për ndeshjen e xhiros së 12-të të Ligës Premier, dhe që në fazat e hershme të ndeshjes pamë një moment që me siguri asgjë që ndodh në vazhdim nuk do ta tejkalojë.

Konkretisht, pati një konflikt midis dy lojtarëve të Evertonit, pas të cilit njëri prej tyre u përjashtua me karton të kuq.

Në sherr ishin të përfshirë Idrissa Gueye dhe Michael Keane, mesfushori mbrojtës dhe qendërmbrojtësi i Evertonit.

Sherri, i cili më pas çoi në një sherr fizik në formën e një shtytjeje, u iniciua nga Gueye, i cili ishte qartësisht i pakënaqur me reagimet mbrojtëse të Keane. Pak momente më parë, Man United kishte bërë një gjuajtje që shkoi pak jashtë portës së Evertonit.

Gueye shpërtheu pas goditjes, filloi të bërtiste ndaj Keane, të cilit anglezi iu përgjigj me të njëjtën monedhë dhe pasoi një përleshje.

Në përleshje, Gueye madje qëlloi me shuplakë shokun e tij të skuadrës. Pas kartonit të kuq, Gueye u tërbua përsëri, duke kërkuar një tjetër përleshje me Keane, por shokët e tij të skuadrës e nxorën nga fusha. /Telegrafi/

GUEYE SLAPPING MICHEAL KEAN! pic.twitter.com/BEG9eih9kj
— حيدر 📊 (@hay23DS) November 24, 2025


Granit Xhaka flet pas golit të parë me Sunderlandin

4 November 2025 at 08:55


Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka shprehur kënaqësinë e tij që shënoi golin e tij të parë për “Macet e Zeza” në barazimin e së hënës mbrëma me Evertonin në Ligën Premier.

Të besuarit e David Moyes kishin marrë epërsinë në minutën e 15-të me anë të golit të Iliman Ndiaye përpara se ylli shqiptar të rivendoste barazimin për vendasit në “Stadiumin e Dritave”.

Ndërsa shpreh gëzimin e tij për suksesin e tij personal, ai ndihet pak i zhgënjyer që ekipi i tij nuk mundi të merrte pikët maksimale nga kjo përballje.

“Është gjithmonë mirë të shënosh golin e parë për klubin e ri”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat pas ndeshjes.

“Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu dhe po përpiqem të jap më të mirën time. Ditë pas dite, në çdo ndeshje”.

“Është për të ardhur keq që nuk morëm tre pikët, por jam gjithmonë i lumtur ta ndihmoj ekipin”.

What. A. Footballer. pic.twitter.com/v8TKkKKK7y
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) November 3, 2025

“Është mirë kur shënon kaq afër fillimit të pjesës së dytë sepse ke edhe 45 minuta të tjera. Me pak fat, mund të kishim shënuar golin e dytë, por patëm fat që nuk e pësuam golin e dytë në 25 minutat e para”.

“Jemi gjysmë të zhgënjyer dhe gjysmë të lumtur, por e marrim pikën dhe ecim përpara”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Granit Xhaka shënon golin e parë për Sunderlandin - çmend atmosferën në 'Stadiumin e Dritave'

3 November 2025 at 22:17


Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Sunderlandit, duke barazuar rezultatin ndaj Evertonit (1-1) në javën e 10-të të Ligës Premier.

Iliman Ndiaye kaloi në epërsi Evertonin, në minutën e 16-të, kur kalon me mjeshtëri disa kundërshtarë dhe lëshon një goditje të mrekullueshme nga jashtë zonës për 1-0.

Goli i Xhakës erdhi në fillimin e pjesës së dytë, pas një kombinimi të bukur me Enzo Le Fee, ku kapiteni i Sunderland lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Topi u devijua lehtë dhe përfundoi në rrjetë, pa asnjë mundësi për portierin Jordan Pickford (1-1).

Ky ishte një moment i rëndësishëm për Xhakën, që po tregon përse është bërë menjëherë udhëheqësi i skuadrës së Sunderlandit – me qëndrueshmërinë, karakterin dhe ndikimin e tij në mesfushë.

🚨🚨| GOAL: GRANIT XHAKA WITH THE EQUALIZER!!

Sunderland 1-1 Evertonpic.twitter.com/9ASEqPQwoG
— Goals Side (@goalsside) November 3, 2025


Ky ishte goli i parë për liderin e Sunderland, ku ka edhe tre asistime deri tani. /Telegrafi/

Terzic refuzon tri oferta ndërkombëtare, pret mundësinë e duhur për rikthim

21 October 2025 at 10:27


Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, nuk ka ndërmend të rikthehet me ngut në stolin e ndonjë skuadre, duke marrë kohën e nevojshme për të zgjedhur me kujdes hapin e radhës në karrierën e tij.

Sipas raportimeve nga SkySports, Terzic ka refuzuar tre oferta konkrete nga klube të huaja gjatë muajve të fundit.

Bëhet fjalë për interes serioz nga AS Monaco, Everton dhe Real Sociedad, por Terzic i ka refuzuar të gjitha, pasi, ai nuk është bindur nga projektet sportive që i janë paraqitur.

Që nga largimi nga Dortmund në verën e vitit 2024, Terzic është pa ekip, por qëndron aktiv në vlerësimin e mundësive të reja.

Ai vijon të jetë në listën e ngushtë të Juventusit, në rast se klubi italian vendos të shkarkojë trajnerin aktual, Igor Tudor.

Emri i Terzic përmendet së bashku me atë të Marco Rose si kandidatë potencialë për stolin bardhezi.

Një rikthim në Bundesliga nuk përjashtohet gjithashtu, thuhet se Bayer Leverkusen e kishte konsideruar Terzic si pasues të mundshëm të Erik ten Hag më herët këtë sezon, përpara se të vendoste të emëronte Kasper Hjulmand në krye të skuadrës.

Për momentin, Terzic po qëndron në pritje të një projekti që përputhet me ambiciet e tij, ndërsa mbetet një nga emrat më të vlerësuar në tregun e trajnerëve evropianë. /Telegrafi/

Guardiola nuk e përjashton rikthimin e Grealish te City: Ka kontratë me ne

19 October 2025 at 13:51


Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë të hapur mundësinë që Jack Grealish të rikthehet në klub pas përfundimit të huazimit të tij te Everton në fund të sezonit.

Grealish, i cili iu bashkua Evertonit në verë për të rigjetur formën e tij, po kalon një periudhë shumë të mirë në “Goodison Park”, duke qenë një nga lojtarët më ndikues të skuadrës.

“Mendoj se ai ka një kontratë edhe për një vit me ne pas këtij sezoni", tha Guardiola për mediat angleze.

“Gjëja e rëndësishme është se ai është rikthyer. Ka pasur ndikim të madh në ndeshjet me Evertonin. Pas asaj që ndodhi, ndoshta Manchester City do ta dëshirojë përsëri, por nuk e di. Shumë gjëra mund të ndodhin ende. Do ta shohim".

Guardiola u shpreh i kënaqur me mënyrën se si sulmuesi anglez po reagon pas vështirësive që pati në fundin e sezonit të kaluar.

“E rëndësishme është që ai po luan sërish shumë minuta. Ky është standardi. Jam vërtet i lumtur që ai është rikthyer dhe po përpiqet të japë më të mirën e tij".

Sipas raportimeve, Evertoni ka një klauzolë blerjeje prej 50 milionë funtesh në marrëveshjen e huazimit, por mbetet për t’u parë nëse klubi do ta shfrytëzojë atë për ta bërë transferimin e Grealish të përhershëm. /Telegrafi/

Shkëlqen Haaland, Man City shënon fitore komode ndaj Evertonit

18 October 2025 at 17:56


Manchester City ka triumfuar në shtëpi në përballjen ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Premier.

“Qyetarët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat komod 2-0, ku shkëlqeu Erling Haaland.

Norvegjezi e nisi fuqishëm për të rrezikuar pas vetëm disa minutave lojë, megjithatë goditja e tij me kokë përfundoi në traversë.

City ishte më dominuese në pjesën e parë dhe krijoi rastet më të rrezikshme megjithatë assesi s’e thyen mbrojtjen e Evertonit.

Mirëpo, situata ndryshoi në pjesën e dytë. Nico O’Reilly harkoi për norvegjezin, i cili mes dy mbrojtësve shënoi me kokë për të kaluar vendasit në epërsi (58’).

Vetëm pesë minuta më vonë, qendërsulmuesi e dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Savinhos (63’).

Me këtë fitore, City merr përkohësisht kreun e Ligës Premier me 16 pikë derisa Evertoni bie në pozitën e 10-të me 11 sosh./Telegrafi/

❌
❌