Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mësohen çiftet çerekfinale të FA Cup: Manchester City – Liverpool, kryendeshja e këtij rrethi

9 March 2026 at 20:24


Edicioni 2025/26 i FA Cup ka dhuruar tashmë shumë emocione dhe surpriza, dhe duket se faza e çerekfinaleve do të sjellë edhe momente të paharrueshme.

Në raundin e tretë, Crystal Palace u eliminua nga Macclesfield, një skuadër jashtë ligave të larta, duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e këtij turneu.

Në raundin e katërt pati shumë drama, ku mungesa e VAR-i solli gabime në favor të Aston Villas, por Newcastle United arriti të rikuperojë dhe të fitojë 3-1.

Në raundin e pestë, Sunderland humbi 1-0 ndaj Port Vale, pavarësisht se klubi nga Liga Premier ndodhet 57 pozicione më lart në piramidën e futbollit anglez.

Derbi padyshim, është përballja mes Manchester City dhe Liverpool, ndërsa Arsenal do të përballet me Southampton.

Chelsea e ka më lehtë me Port Valen, ndërsa West Ham dhe Brentford, ku fituesi do të ndeshet me Leeds United.

Tani, tetë skuadrat e mbetura do të zhvillojnë çerekfinalet gjatë fundjavës së 4 dhe 5 prillit 2026.

Ndeshjet çerekfinale

Southampton – Arsenal

Chelsea – Port Vale

Manchester City – Liverpool

West Ham/Brentford – Leeds United

/Telegrafi/

"Më nuk heshti" - Guardiola i acaruar me gjyqtarët në Angli

8 March 2026 at 15:29


Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ishte i tërbuar me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Newcastle United. Ai madje mori edhe një karton të verdhë pas një debati të ashpër për një ndërhyrje ndaj Jeremy Doku.

Pas ndeshjes, Guardiola u ankua për atë që e cilësoi si mungesë konsistence në vendimet e arbitrimit.

“Nuk ka të bëjë me një penallti apo jo, ndodhi. Ka gjithmonë situata që është e vështirë për mua t’i kuptoj, sepse faulli ndaj Jeremy-t është shumë i qartë, kështu që nuk do të hesht”, tha Guardiola për TNT Sports.

Ai shtoi se situata të tilla kanë ndodhur shumë herë dhe se vendime të caktuara mbeten të pakuptueshme për të.

“Mund të bësh një gabim, penallti ose jo. Por mënyra si ndodh aksioni është e qartë. Kur Jeremy kalon Kieran Trippier me driblim drejt portës dhe tërhiqet nga prapa, zakonisht është faull – përveç këtu”, u shpreh trajneri spanjoll.

Guardiola ironizoi edhe kartonin e verdhë të marrë, duke thënë: “Kemi të gjitha rekordet në këtë vend. Madje edhe trajnerin me më shumë kartonë të verdhë, kështu që jam shumë krenar për këtë.”

Ky ishte kartoni i gjashtë i verdhë për Guardiolën këtë sezon, që do të thotë se ai do të pezullohet për ndeshjen e Ligës Premier kundër West Ham United dhe për çerekfinalen e FA Cup.

Megjithatë, pezullimi nuk do të ndikojë në praninë e tij në finalen e EFL Cup, e cila zhvillohet më 22 mars. /Telegrafi/

Favoritët nuk zhgënjejnë/ “FA CUP”, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë në çerekfinale

By: Rovena
8 March 2026 at 13:10

Pas Premier League, një tjetër garë e fortë projektohet për trofeun e dytë për nga rëndësia futbollin anglez.

Bëhet fjalë për FA Cup, ose Kupën e Federatës, turneu më i vjetër i futbollit në botë, ku të gjithë favoritët kanë siguruar kualifikimin për në fazën çerefinale.

Të fundit ishin Arsenal, Manchester City dhe Chelsea.

“Topçinjtë” e Londrës duket se nuk kanë ndërmend të falin asgjë në këtë sezon.

Pasi kryesojnë Premier dhe deri tani kanë bërë një paraqitje spektakolare në Champions, të besuarit e Arteta ui kualifikimin në raundin tjetër të FA Cup, pasi mundën në tansfertë 2-1 Mansfield.

Madurke shënoi golin e epërsisë për londinezët në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, vendasit barazuan shifrat me Evans. Por shpresat e tyre për një suprizë të madhe u shuan nga Eze, që në minutën e 66 shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit për Arsenal.

Ashtu si në kampionat edhe Manchester City vijon ndjekjen në këtë turne të Kupës së Federatës.

Po në transfertë, por ndaj një rivali shumë të fortë si Njukasëll, skuadra e Guardiola fitoi me rezultatin 3-1.

Madje , “Cityzens” përmbysën epërsinë e shpejetë të vendasve të sigluar nga Barnes.

Savinjo barazoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, Marmoush shënoi dy golat e tjerë për Manchester City, që merr biletën për në çerekfinalet e turneut.

Mes favoritëve, një vend fiton edhe Chelsea.

Blutë e Londrës kaluan me shumë vështirësi dhe vetëm pas kohës shtesë 4-2 Ërexham.

Më parë në çerekfinalet e FA Cup ishte kualifikuar edhe Liverpool.

 

Manchester City përmbys Newcastle United dhe kalon në çerekfinale të FA Cup

7 March 2026 at 22:54


Manchester City ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti Neëcastle United me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës së 1/8-ës.

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 18-të. Sandro Tonali dha një pasim të shkëlqyer për Harvey Barnes, i cili depërtoi në zonë dhe realizoi një goditje të fuqishme në këndin e sipërm të portës për rezultatin 1-0.

Megjithatë, reagimi i mysafirëve nuk vonoi shumë. Në minutën e 39-të, Savinho mori një pasim perfekt në thellësi, doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi me një goditje të ulët për të barazuar rezultatin në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Manchester City mori kontrollin e lojës. Në minutën e 47-të, Matheus Nunes shërbeu bukur për Omar Marmoush, i cili brenda zonës ishte i pambuluar dhe realizoi për përmbysjen 2-1.

🇪🇬🩵 pic.twitter.com/XrTmZy8cLx
— Manchester City (@ManCity) March 7, 2026

City vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 65-të vulosi fitoren. Sërish protagonisti ishte Omar Marmoush, i cili këtë herë goditi nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës për rezultatin përfundimtar 301, pas asistimit të Matheus Nunes.

Me këtë fitore, Manchester City siguron një vend në çerekfinalet e FA Cup, ndërsa Neëcastle eliminohet nga gara./Telegrafi/

Liverpooli i “hakmerret” Wolvesit, avancon në fazën tjetër të FA Cup

6 March 2026 at 22:53


Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Wolvesi për t’u kualifikuar në 1/8 e finales për FA Cup.

“Reds” zhvilluan një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 1-3.

Andy Robertson pas asistimit të Curtis jones shënoi për të kaluar “Reds” në epërsi (51’).

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë ai asistoi për Mohamed Salah, i cili dyfishoi epërsinë (53’).

Ndërkohë, fitoren e Liverpoolit dhe njëkohësisht kualifikimin e siguroi Curtis Jones pas asistimit të Gravenberch (74’).

E tëra që bëri Wolves ishte goli i nderit falë Hwang Hee-Chan (90+1’).

Liverpooli kësisoj siguron kualifikimin në 1/8 e finales dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Telegrafi/

Lojtarët e Chelseat etiketohen si 'fëmijë të paguar tepër' për injorimin ndaj fëmijëve të Hull Cityt nga video që u bë virale

16 February 2026 at 22:00


Futbollistët e Chelsea janë përballur me kritika të ashpra në rrjetet sociale pasi një video u bë virale, duke treguar disa prej lojtarëve teksa injorojnë një grup fëmijësh të Hull City para ndeshjes së FA Cup.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga faqja zyrtare e klubit në platformën X, tregojnë kapitenin Reece James duke udhëhequr skuadrën drejt zhveshtores së mysafirëve në stadiumin MKM.

Pas tij shihen edhe lojtarë si Tosin Adarabioyo, Liam Delap, Robert Sanchez, Andrey Santos, Estevao Willian dhe Joao Pedro.

Arriving in Hull. 👋#CFC | #EmiratesFACup pic.twitter.com/xY367NS9qR
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 13, 2026


Në video shihet qartë se asnjëri prej tyre nuk ndalet apo përshëndet fëmijët, të cilët qëndrojnë të emocionuar pranë tunelit. Në një moment, Delap duket sikur po afrohet drejt tyre, por më pas i injoron për të përqafuar një punonjëse të klubit vendas.

“I dashur Chelsea – mësoji fëmijët-burra që paguhen shumë që të paktën t’i përshëndesin fëmijët ndërsa kalojnë dhe të zhvillojnë një personalitet”, shkroi një tifoz në përgjigje.

Edhe pse Chelsea fitoi bindshëm 4-0 – me tre gola nga Pedro Neto dhe një tjetër nga Estevao – reagimi në internet ka qenë negativ. Shumë tifozë e cilësuan sjelljen si “të turpshme” dhe kërkuan që klubi të ftojë maskotat për një vizitë në qendrën stërvitore si formë kërkim-faljeje.

Rasti rikthen në vëmendje incidente të ngjashme në të kaluarën. Dy vite më parë, Chelsea u kritikua kur një maskotë u la vetëm në fushë para ndeshjes ndaj Liverpool FC në Anfield. Ndërsa së fundmi, edhe lojtarët e Newcastle United u përballën me kritika për një situatë të ngjashme.

Ngjarja ka hapur debat mbi përgjegjësinë e futbollistëve profesionistë si modele për fëmijët dhe tifozët e rinj. /Telegrafi/

Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të entuziazmuar për garën drejt katër trofeve

15 February 2026 at 23:46


Noni Madueke mendon se tifozët e Arsenali kanë çdo të drejtë të jenë të entuziazmuar për pjesën e mbetur të sezonit, pasi skuadra mbajti gjallë shpresat për katër trofe me fitoren 4-0 ndaj Wigan Athletic në FA Cup.

Madueke hapi serinë e golave teksa Arsenali kaloi në epërsi prej katër golash brenda 27 minutave të para të dielën, duke u bërë skuadra e parë nga Liga Premier që shënon katër gola brenda gjysmë ore në një ndeshje të FA Cup.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mbetet në garë për të fituar të katër trofetë madhorë të disponueshëm në sezonin 2025-26. I pyetur nëse tifozët duhet të entuziazmohen, Madueke u shpreh për TNT Sports:

“Mendoj se kanë çdo të drejtë të jenë të entuziazmuar”.

“Ne po punojmë shumë për të ofruar nivelin që duhet të kemi me paraqitjet tona tani”.

“Ky është fokusi ynë kryesor dhe mendoj se është emocionuese, por duhet të vazhdojmë të bëjmë gjërat e duhura çdo ditë”.

Pasi asistoi edhe për Martinellin, Eze u bë lojtari i parë i Arsenalit që jep dy asistime në një ndeshje të FA Cup në “Emirates Stadium” që nga Hector Bellerin kundër Sunderland në janar 2016.

Eze ishte kritikuar pas paraqitjes kundër Brentfordit në ndeshjen e fundit, por Madueke u shpreh i lumtur që bashkëlojtari i tij rikujtoi cilësitë që zotëron.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm sot. Ai kontrolloi gjithçka nga mesi i fushës dhe pati dorë në të gjithë golat. Jam shumë i lumtur për të”./Telegrafi

Arsenali e “shpartallon” Wiganin dhe kualifikohet tutje

15 February 2026 at 19:25


Arsenali ka siguruar “biletën” për në fazën tjetër të FA Cup, me një fitore të thellë ndaj Wigan.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 4-0, sfidë ku të gjitha golat i shënuan në pjesën e parë për ta siguruar kualifikimin.

Noni Madueke shënoi një gol të bukur pas asistimit të Eze për të zhbllokuar epërsinë (11’).

Shtatë minuta më vonë, Eze asistoi për Gabriel Martinellin që dyfishoi epërsinë (18’).

Hunt pastaj shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin nga një goditje e skuadrës londineze (23’).

Kurse, fitoren e vulosi Gabriel Jesus pas asistimit të Norgaard (27’).

Booking our spot in the Fifth Round 🎩 pic.twitter.com/iPszKv7qG3
— Arsenal (@Arsenal) February 15, 2026

Kësisoj, Arsenali iu bashkohet skuadrave favorite në fazën tjetër të FA Cup, kurse kundërshtarin për raundin tjetër do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Telegrafi

Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Brightonit, avancon tutje në FA Cup

14 February 2026 at 22:54


Liverpooli gjithashtu e ka prerë biletën për në fazën tjetër të FA Cup, me një fitore bindëse ndaj Brightonit.

“Reds” shkëlqyen pavarësisht që pushuan disa nga lojtarët kryesorë, për të triumfuar me rezultat 3-0.

Curtis Jones me një finalizim të saktë pas asistimit të Milos Kerkez zhbllokoi rezultatin për të kaluar Liverpoolin në epërsi (42’).

Ndërsa, ishte Dominik Szoboszlai që shënoi një supergol për ta dyfishuar epërsinë (56’).

Kurse, fitoren e vulosi Mohamed Salah nga pika e bardhë pasi Van Hecke shkaktoi penallti, duke goditur kundërshtarin në këmbë (68’).

Liverpooli kësisoj iu bashkohet skuadrave tjera favorite për këtë trofe në fazën tjetër, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë për tërheqjes së shortit./Telegrafi

Man City triumfon ndaj Salfordit dhe kualifikohet tutje në FA Cup

14 February 2026 at 17:50


Manchester City ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Salfordit për ta siguruar avancimin në fazën tjetër të FA Cup.

“Qytetarët” triumfuan me rezultat 2-0 ndaj Salfordit, sfidë që e dominuan plotësisht.

Dorrington në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës kësisoj City mori epërsinë pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Tutje, mysafirët arritën të mbrohen për mrekulli deri në minutën e 81-të, kur në skenë doli Marc Guehi që shënoi me kokë për ta vulosur fitoren (81’).

Kësisoj City avancon në fazën tjetër ndërsa kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Telegrafi

Liverpooli i vendos një ultimatum të ri trajnerit Arne Slot

12 February 2026 at 10:28


Tensionet kanë arritur kulmin në zyrat e klubit nga Merseyside, ku duket se durimi i bordit më në fund ka shteruar këtë javë. Liverpooli ka marrë një vendim drastik në lidhje me të ardhmen e menjëhershme të Arne Slot pas rezultateve të paqëndrueshme të kohëve të fundit.

Slot ka marrë një mesazh të qartë: lufta për titullin e ligës vendase është lënë në plan të dytë për drejtuesit e lartë. Fokusi tani është vetëm në fitimin e Ligës së Kampionëve ose Kupës FA për të shpëtuar punën e tij.

Liverpooli nuk është i gatshëm të pranojë një tjetër sezon pa trofe prestigjiozë, veçanërisht pas shpenzimeve të konsiderueshme financiare të bëra në afatin e fundit të transferimeve. Investimet masive tani e detyrojnë trajnerin holandez të japë rezultate të prekshme para se të përfundojë sezoni aktual.

Menaxhmenti i klubit nga Anfield bëri një shpenzim historik për të sjellë yje si Florian Wirtz dhe Alexander Isak. Këta emra, së bashku me Hugo Ekitike, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez, i rritën pritjet e tifozëve në nivele të papara.

Slot nuk ka arritur t’i komponojë këta yje për të konkurruar me qëndrueshmërinë e nevojshme në Ligën Premier, e cila është gjithmonë kërkuese. Mungesa e rrjedhshmërisë në lojën e tyre kolektive ka ngritur dyshime të arsyeshme rreth aftësisë së trajnerit për të udhëhequr këtë projekt ambicioz.

Liverpooli aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e ligës me 42 pikë deri tani me një diferencë prej dy pikësh ndaj Chelseat dhe tri pikësh ndaj Manchester Unitedit, duke ndezur kambanat e alarmit brenda klubit.

Mungesa e kualifikimit në garën më të madhe evropiane për klube do të ishte një katastrofë financiare që klubi nuk është i gatshëm ta lejojë.

Nëse Slot nuk siguron të paktën një kupë, largimi i tij në qershor është i pashmangshëm. Hierarkia e Liverpulit tashmë e ka në mendje pasardhësin e tij ideal për të ndryshuar fatin e një skuadre me kaq shumë potencial.

Xabi Alonso duket të jetë kandidati i përbashkët për të marrë drejtimin e projektit sportiv nëse shkarkimi miratohet. Spanjolli është i preferuari sentimental dhe profesional i një baze tifozësh që mezi presin të shohin një nga idhujt e tyre në fushën teknike.

Liverpooli e di se nuk ka vend për gabime për trajnerin aktual në raundet e mbetura të eliminimit direkt. Çdo ndeshje e Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve do të trajtohet si një finale për punën e tij. /Telegrafi/

Në kundërsulm me këpucë në dorë, videoja e yllit të Liverpoolit bëhet virale në rrjetet sociale

13 January 2026 at 11:07


Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, u përfshi në një situatë qesharake në ndeshjen e tyre të Kupës FA kundër Barnsley në Anfield të hënën mbrëma.

Në pjesën e parë, gjatë një kundërsulmi, holandezi humbi njërën nga këpucët e tij në mes të fushës.

Këpuca e djathtë e Gakpos i doli nga këmba, duke e bërë atë të ishte paksa inovativ në përballjen me situatën gjatë një shansi sulmues.

Në vend që të ulej për të lidhur këpucët, lojtari i Liverpoolit vendosi të ndiqte rrjedhën e aksionit dhe të vraponte përpara me një këpucë.

Cody Gakpo making runs with one shoe on😭😭 pic.twitter.com/jrFeDN9jDx
— No Context Prem (@NoContextEPL) January 12, 2026

Në të vërtetë, ai e kishte këpucën e djathtë në duar ndërsa u hodh përpara në kundërsulm me topin në këmbë, duke krijuar një situatë paksa komike.

Gakpo nuk arriti të shënonte gol në fitoren shkatërruese 4-1 të Liverpoolit ndaj Barnsleyt, por ky moment qesharak do të mbetet i paharrueshëm për të për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Liverpooli fiton me katër gola ndaj Barnsley, shënon edhe Wirtz

12 January 2026 at 22:40


Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Barnsley me rezultat 4-1 në kuadër të 1/32 e FA Cup, duke kaluar tutje.

Reds ishin serioz nga minuta e parë, duke krijuar raste nga minuta e parë.

Dominik Szoboszlai e hapi ndeshjen në minutën e 9-të, me një gol të bukur për 1-0.

Pa u mbyllur pjesa e parë, Jermie Frimpong shtoi shifrat në 2-0 pas asistimit të Mac Allister.

Adam Phillips I Barsleyt arriti të shënojë në minutën e 40-të për 2-1, duke e lënë të hapur pjesën e dytë.

Dilemat u mbyllën në minutën e 84-të, me Florian Wirtz që shënoi për 3-1, me një goditje të bukur.

Ekitike with a lovely flick to set up Wirtz's goal! What a link-up 🤝 pic.twitter.com/1aBXjDw6b8
— ESPN FC (@ESPNFC) January 12, 2026

Pa u mbyllur ndeshja, në kohën shtesë shënoi edhe Hugo Ekitike për 4-1.

Liverpooli do të takohet me Brighton në 1/16 e FA Cup. /Telegrafi/

Brajan Gruda gol dhe asistim - eliminon Man Utd nga FA Cup

11 January 2026 at 19:27


Në një përballje emocionuese të 1/32-finales së FA Cup, Brighton ka arritur të eliminojë Manchester United me rezultat 2-1, duke treguar një performancë të shkëlqyer fal sulmuesit shqiptar Brajan Gruda.

Ylli i ndeshjes ishte padyshim Gruda, i cili luajti një rol vendimtar në të dy golat e Brighton. Ai hapi rezultatin në minutën e 12-të duke shfrytëzuar një konfuzion para portës së Manchester United dhe më pas asistoi për Danny Welbeck, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 64-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Për Manchester United, Benjamin Sesko shënoi një gol me kokë në minutën e 85-të pas një krosimi nga këndi, por kjo nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin nga eliminimi.

Portierët luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm: Senne Lammens realizoi disa pritje vendimtare, duke ndaluar përpjekjet e Georginio Rutter dhe Danny Welbeck në pjesën e parë, duke ruajtur avantazhin e Brighton.

Pas kësaj fitores, Brighton kalon në raundin tjetër të FA Cup, ndërsa Manchester United largohet nga kompeticioni.

Kjo ndeshje konfirmon edhe një herë se Brayan Gruda është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Brighton, dhe performanca e tij mund të jetë vendimtare për suksesin e skuadrës gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/

Brajan Gruda i shënon Man Unitedit

11 January 2026 at 18:00


Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Gjermaninë, Brajan Gruda ka shënuar gol ndaj Manchester Unitedit për Brightonin në FA Cup.

Gruda që ende po e refuzon Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar kaloi mysafirët në epërsi pas 12 minutave lojë.

Pas një topi të kthyer nga goditja e bashkëlojtarit, Gruda u gjend në vendin e duhur për ta dërguar topin brenda rrjetës së “Djajve të Kuq”.

Brajan Gruda is the opener.

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Manchester United 0-1 Brightonpic.twitter.com/x7zL7NWvkH
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 11, 2026

Ky është goli i parë i Grudës në FA Cup, kurse Brighton po tenton ta ruajë këtë epërsi për ta eliminuar përfundimisht Unitedin./Telegrafi/

Shkëlqen Martinelli me het-trik, Arsenali eliminon Portsmouth me përmbysje nga FA Cup

11 January 2026 at 16:53


Arsenali ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Portsmouth, për të avancuar në rrethin tjetër të FA Cup.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 1-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet pavarësisht që pranuan një gol të hershëm.

Ishte Bishop që shtangu të gjithë kur pas një aksioni të shpejtë, kaloi Portsmouthin në epërsi pas tre minutave lojë.

Sidoqoftë, pesë minuta më vonë – Dozzell në përpjekje për ta larguar topin e vendosi në portën e tij, për ta barazuar rezultatin (8’).

Kurse, ishte Gabriel Martinelli që me një gol të bukur pas asistimit të Madueke e përmbysi epërsinë (25’).

Madueke pastaj kishte rastin e artë për të shënuar golin e tretë, sidoqoftë dështoi nga pika e bardhë.

Martinelli u përkujdes edhe për golin e tretë në skuadër, këtë herë pas asistimit të Gabriel Jesusit (51’).

Kurse, i njëjti e vulosi fitoren pak më vonë pas bashkëpunimit me Madueken dhe njëkohësisht e kompletoi het-trikun (72’)./Telegrafi/

Chelsea bindës ndaj Charlton, kualifikohet tutje në FA Cup

10 January 2026 at 22:59


Chelsea ka shënuar fitore komode në udhëtim te Charlton, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të FA Cup.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat 1-5, sfidë që ishin më të mirë gjatë tërë kohës, edhe pse luajtën me ekipin e dytë.

Talenti Hato shënoi golin e epërsisë pas një bashkëpunimi me Guiun (45+4’).

Kurse, ishte Adarabioyo që dyfishoi epërsinë pas një aksioni të shpejtë, ku u asistua nga Bounanotte (50’).

Charlton arriti të kthehet në lojë falë Leaburn (57’), por vetëm pesë minuta më vonë Guiu riktheu epërsinë e dyfishtë (62’).

Krejt në fund, Chelsea shënoi edhe dy gola në kohën shtesë falë Enzo Fernandez dhe Pedro Netos për ta vulosur fitoren.

Kësisoj, Chelsea avancon në raundin tjetër dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit./Telegrafi/

10 gola për kualifikim, Man City i pamëshirshëm ndaj klubit të divizionit të tretë

10 January 2026 at 17:54


Manchester City është treguar tepër i pamëshirshëm ndaj Exeter, në kuadër të 1/32 së finales të FA Cup.

“Qytetarët” fituan me rezultat të thellë 10-1 pavarësisht që Pep Guardiola vendosi tërë formacionin e dytë.

Allenye kaloi vendasit në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, ndërsa ishte Rodri që me një gol fantastik e dyfishoi epërsinë (12’).

Situata veçse u përkeqësua për mysafirët kur shënuan dy autogola për pak minuta. Fillimisht Doyle-Hayes (42’), e pastaj Fitzwater (45+2’).

Transferimi më i i ri Semenyo pastaj debutoi me gol e asistim. Së pari dhuroi një top fantastik te Lewis, i cili çoi rezultatin në 5-0 (49’), ndërsa gjashtë minuta më vonë e dërgoi vetë topin brenda rrjetës (54’).

Reijnders realizoi golin e shtatë (72’), O’Reilly të tetin (79’) kurse McAidoo e vulosi fitoren e thellë (86’).

E tëra që bëri skuadra mysafire ishte goli i nderit, i shënuar nga Birch në minutën e fundit të ndeshjes (90’).

Krejt në fund, City realizoi sërish përmes Lewis, duke e konfirmuar epilogun përfundimtar prej 10-1 (90+1')./Telegrafi/

Granit Xhaka protagonist, Sunderland pas penalltive eliminon Evertonin nga FA Cup

10 January 2026 at 16:10


Sunderland ka shënuar fitore në penallti për ta eliminuar Evertonin nga FA Cup.

Edhe pse koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, Sunderland shënoi fitore me rezultat 3-0 përmes penalltive, duke e siguruar “biletën” për në fazën tjetër.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka dhuroi një tjetër paraqitje të shkëlqyer, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.4, e dyta më e larta pas portierit Roefs.

Përndryshe, Xhaka edhe shënoi golin e dytë të Sunerlandit nga pika e bardhë, ku vendasit dështuan të shënojnë qoftë një, përmes Beto, Barry dhe Garner.

Kësisoj, Sunderland kualifikohet në 1/16 e finales ndërsa së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin. Kujtojmë, fituesi i FA Cup njëkohësisht e siguron një vend që të dërgon në Ligën e Evropës për edicionin tjetër./Telegrafi/

Befasia e FA Cup, ekipi i Championshipit e eliminon Nottingham Forestin

9 January 2026 at 23:18


Wrexham ka shkaktuar befasi të madhe në Championship për ta eliminuar Nottingham Forestin nga 1/32 e finales.

Wrexham arriti fitore në penallti me rezultat 4-3, pasi pas plot 120 minutave lojë rezultati doli të jetë 3-3.

Cacace kaloi vendasit në epërsi pas një aksioni të bukur, ku u asistua nga Dobson (37’). Ndërsa, tre minuta më vonë Rathbone dyfishoi epërsinë (40’).

Nottingham u këndell për të barazuar me Igor Jesus (64’), por 10 minuta më vonë vendasit shënuan edhe golin e tretë – falë Hyam (74’).

Sidoqoftë, mysafirët s’u dorëzuan. Fillimisht Hudson-Odoi shënoi golin e dytë (76’), ndërsa në minutën e fundit e dërgoi ndeshjen në vazhdime (89’).

Në kohën shtesë nuk kishte ndonjë gol, kësisoj fituesi u vendos në penallti. Wrexham arriti fitoren e madhe pasi Hutchinson dështoi në goditjen finale./Telegrafi/

❌
❌