Kontaktet e para për transferimin e Trent Alexander-Arnold
Disa ndërmjetës tashmë kanë kontaktuar me Manchester City për të vlerësuar një mundësi të ardhjeje të Trent Alexander-Arnold.
Mbrojtësi i djathtë ende nuk ka arritur të konsolidohet te Real Madrid.
Deri më tani, Alexander-Arnold ka grumbulluar vetëm 497 minuta me fanellën e Los Blancos.
Lojtari 27-vjeçar ka patur probleme të shumta me lëndimet dhe ka marrë pjesë vetëm në 11 ndeshje zyrtare, prej të cilave ka startuar si titullar në shtatë.
Megjithëse klubi madrilen beson se është çështje kohe para se anglezi të rikuperojë formën dhe të bëhet një element i rëndësishëm i skuadrës, situata e tij e ndërlikuar ka nxitur spekulime në media mbi një mundësi largimi në fund të sezonit.
Hapat e parë drejt Ligës Premier
Sipas raportimeve të fundit nga TEAMtalk, kanë nisur kontaktet e para midis përfaqësuesve të Alexander-Arnold dhe Manchester City, një nga skuadrat kryesore të Ligës Premier.
“Ndërmjetësit kanë nisur procedurat përkatëse dhe kanë zhvilluar bisedime me Manchester City, i cili po kërkon një mbrojtës të djathtë për afatin kalimtar të verës. Megjithatë, nuk ka pasur ende asnjë ofertë zyrtare, ndërsa kampioni i Ligës Premier po e vlerëson situatën me kujdes”, raporton portali.
Sipas mediave britanike, transferimi i anglezit në ‘Etihad Stadium’ nuk do të jetë i thjeshtë dhe as i lirë.
Operacioni mund të realizohet vetëm nëse lojtari shfaq dëshirë reale për të ndryshuar ambient dhe City ofron një ofertë të konsiderueshme, të cilën Real Madrid nuk mund ta refuzojë.
Kjo mbetet një çështje për t’u ndjekur gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/
