Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës

14 November 2025 at 12:33
TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se stërvitja e sotme u nda në dy grupe, ku lojtarët titullarë bënë ushtrime në palestër dhe rikuperim, ndërsa lojtarët e stolit dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë realizuan një seancë të plotë me stafin teknik në stadiumin ku u luajt ndeshja e mbrëmshme.

Ndërkohë, pasditen e sotme Kombëtarja do të udhëtojë drej Tiranës, ku pritet të mbërrijë në darkë.

Ditën e shtunë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, ndërsa më herët, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

The post Kupa e Botës 2026, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo pas fitores ndaj Andorrës: Hera e parë në “play-off”, një natë e mrekullueshme

13 November 2025 at 23:46

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/  Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh entuziast për mediat pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, që i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në “play off”-in e Botërorit 2026.

I pyetur për ndryshimet dhe mungesat e lojës, Silvinjo u përgjigj se ndryshimet nuk mund të bëheshin më parë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne po rritemi, por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. Dikush thotë shko e u bë 6, por futbolli nuk është kështu”, tha Silvinjo

Ai kujtoi se edhe skuadra të mëdha kanë vuajtur kundër Andorrës.

“Anglia e ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Duhet t’i respektojmë.”

Silvinjo u shpreh se kualifikimi i parë në “play-off” është një natë e mrekullueshme.

“Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herë të parë po shkojmë në “play-off”. Është një natë e mrekullueshme. Po pyesja si ishin të tjerët, pashë që dikush ishte i mërzitur, nuk e kuptoj pse”, tha ai.

Sipas tij, kjo natë duhet t’i përkasë vetëm festës.

“Duhet të festojnë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”, u shpreh ai.

Trajneri rikujtoi paraqitjet pozitive të skuadrës në kualifikueset e Botërorit.

“Kemi humbur vetëm në Londër ndaj Anglisë. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por për mua arritja e “play-off”-it me një ndeshje para fundit është diçka e jashtëzakonshme”.

Silvinjo tregoi se që tani nis puna për përgatitjen e skuadrës për sfidën e marsit.

“Nuk mendoja për “play-off”-in, tani fillojmë të mendojmë. Është ndeshje teke, pastaj vjen tjetra, gjithçka është e shpejtë. Duhet të fokusohemi te grupi”.

Ai vlerësoi të gjithë lojtarët, duke përmendur edhe ata që nuk patën minuta.

“Jam krenar për të gjithë. Më vjen keq për Pajazitin e Caken. Edhe ata që nuk luajtën janë pjesë e rrugëtimit”, tha ai

Për ndrrimet në pjesën e dytë, Silvinjo tha se, “Bajrami dhe Uzuni ishin shumë të rëndësishëm. Tuci hyri se kishim nevojë për mbajtje topi, mori 3-4 faulle. Ndaj u bë ai ndryshim”.

Silvinjo e mbylli prononcimin me një mesazh për tifozët.

“Tifozët meritojnë gjithçka. Kur njerëzit në Tiranë të thonë ‘faleminderit për punën’, kjo të jep forcë. Sonte është nata e tyre”, tha ai.

/gj.m/

The post Silvinjo pas fitores ndaj Andorrës: Hera e parë në “play-off”, një natë e mrekullueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kualifikimi i Kombëtares në “play-off”-in e Botërorit 2026, Duka: E merituan fitoren

13 November 2025 at 23:26

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/  Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të artë në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e parafundit të Grupit K të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Fitorja, e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën “play-off” të Botërorit – për herë të parë në historinë e saj.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi për fitoren dhe kualifikimin në “play-off”.

“Jemi në PLAY OFF! E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua! Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka!”

Fitorja ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë 2-0 bënë që kuqezinjtë të sigurojnë matematikisht vendin e dytë në Grupin K – dhe me të, edhe kualifikimin në fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesja kuqezi siguron pjesëmarrjen në fazën “play-off” të një Botërori.

Tashmë mbetet ndeshja e fundit ndaj Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”, e cila pritet të jetë një mbrëmje festive për futbollin shqiptar.

/gj.m/j.p/

The post Kualifikimi i Kombëtares në “play-off”-in e Botërorit 2026, Duka: E merituan fitoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autori i golit historik, Asllani: E dimë çfarë do të thotë kjo fitore për ne, e merituam

By: M C
13 November 2025 at 23:34

Kristjan Asllani ishte ai i cili i dha fitoren Shqipërisë me golin e tij në Andorra, duke i siguruar biletën për në play-off.

“E punojmë shumë sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur se e dinim çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Do festojmë sot e mendojmë për Anglinë.

Të them të drejtën nuk ishte një pjesë e parë e mirë. E dinim që luante 5-4-1, sot provoi 4-4-2. Kishim vështirësi, në pjesën e dytë sulmuesit patën më shumë hapësirë dhe e merituam fitoren

Nuk janë ekipe të vogla, mbyllen shumë. Unë e Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës, na mbyllnin mua dhe atë. Por tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë”, tha Asllani për “SuperSport” pas sfidës.

The post Autori i golit historik, Asllani: E dimë çfarë do të thotë kjo fitore për ne, e merituam appeared first on Albeu.com.

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

By: Elva
13 November 2025 at 22:44

Shqipëria arriti të fitojë 1-0 ndaj Andorrës dhe siguroi matematikisht vendin e dytë në grup, duke u kualifikuar për herë të parë në play-off-in e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e balancuar, me zotërim të topit nga Shqipëria, por pa raste konkrete për […]

The post Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

By: Brisi
13 November 2025 at 22:16

Kombëtarja e Shqipërisë po luan sot një takim historik përballë Andorrës. Në minutën e 67 kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh. Ka qënë Kristjan Asllani ai i cili ka tundur rrjetën duke cuar në rezultatin 1-0. Tashmë sfida është e zhbllokuar me Shqipërinë në avantazh.  

The post Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani appeared first on BoldNews.al.

Andorra-Shqipëri/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasve

By: M C
13 November 2025 at 22:11

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë. Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës. Një fitore është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.

Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.

The post Andorra-Shqipëri/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasve appeared first on Albeu.com.

Andorra-Shqipëri/ Vijnë ndryshimet e para në ekipin kuqezi, Bajrami dhe Uzuni hidhen në fushë

By: M C
13 November 2025 at 22:04

Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.

Sylvinho e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.

Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.

Rezultati:

Andorra 0-0 Shqipëri

59′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Broja dhe Laçi, në vendet e tyre futen Uzuni dhe Bajrami.

58′ Laçi hedh një krosim në zonë dhe Manaj mbahet nga mbrojtësi kundërshtar, por arbitri akordon faull për vendasit pas një prekje me dorë të sulmuesit shqiptar.

55′ Ajeti ndal me faull kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

51′ Asllani godet në hyrje të zonës, por topi ndalet nga portieri Ruiz.

47′ Asllani lë një top në zonë për Hoxhën, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga mbrojtja kundërshtare.

46′ Nis pjesa e dytë!

The post Andorra-Shqipëri/ Vijnë ndryshimet e para në ekipin kuqezi, Bajrami dhe Uzuni hidhen në fushë appeared first on Albeu.com.

Mbyllet pjesa e parë 0-0/ Kuqezinjtë ‘kërcënojnë’ portën rivale, por pa rezultat

By: M C
13 November 2025 at 21:40

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorra–Shqipëri me rezultatin 0-0. Një duel vendimtar ku fitorja mund t’i japë kuqezinjve biletën për Play Off-in e Botërorit 2026, por Kombëtarja jonë nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho kërkon vetëm fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe, ndërsa sytë janë gjithashtu edhe nga “Wembley”, ku Anglia pret Serbinë. Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas fitores historike ndaj Serbisë, ndërsa trajneri Sylvinho ka kërkuar përqendrim maksimal, duke paralajmëruar se përballja ndaj Andorrës “nuk është aspak e lehtë”.

Sipas kompanive ndërkombëtare të basteve, Shqipëria është favorite absolute për të marrë tre pikët në këtë transfertë. Fitorja e kuqezinjve kuotohet me koeficient 1.29, bBarazimi vlerësohet me 5.00 ndërsa fitorja e Andorrës, që do të ishte një surprizë e madhe, ka koeficientin 13.00./

The post Mbyllet pjesa e parë 0-0/ Kuqezinjtë ‘kërcënojnë’ portën rivale, por pa rezultat appeared first on Albeu.com.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Andorrë-Shqipëri

13 November 2025 at 19:26

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon sonte në orën 20:45 ndeshjen ndaj Andorrës, në kuadër të Grupit K të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar formacionin zyrtar në ndeshjen e sotme.

Shqipëria zbret në fushë me skemën 4-3-3 me Strakoshën në portë.

Në mbrojte luajnë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.

Në mesfushë luajnë Shehu, Asllani dhe Laçi.

Ndërsa në sulm luajnë Hoxha, Broja, Manaj.

Ndërsa trajneri i Andorrës, Koldo Álvarez ka përzgjedhur formacionin me Álex Ruiz, Babot, Llovera, Lopez, Rodrigo, San Nicolás, De las Heras, Cervós, Rosas, Olivera, Borra.

Takimi që do të luhet në stadiumin “Estadi FAF” mund të rezultojë vendimtar për rrugëtimin e kuqezinjve drejt një objektivi historik: kualifikimin në “play-off” për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.

Një fitore e Shqipërisë ndaj Andorrës, e kombinuar me një humbje të Serbisë në transfertën ndaj Anglisë, do ta siguronte matematikisht vendin e dytë në grup për Kombëtaren shqiptare, duke i dhënë asaj mundësinë të marrë pjesë në fazën “play-off” për finalet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kjo është ndeshja e parafundit në Grupin K, përpara përballjes përmbyllëse që Shqipëria do të zhvillojë më 16 nëntor në “Air Albania” kundër Anglisë. Për këtë arsye, dueli i sotëm në Andorra merr vlera të mëdha për ecurinë e Kombëtares në këtë fushatë kualifikuese.

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho), ka grumbulluar 25 futbollistë për këto dy ndeshje, por sipas rregullores së UEFA-s vetëm 23 prej tyre do të jenë të gatshëm për takimin e sotëm. Mbrojtësi Klisman Cake dhe mesfushori Adrion Pajaziti janë lënë jashtë listës përfundimtare.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e përgjithshme e kombëtares së Andorrës është 3.56 milionë euro, ndërsa ajo e Shqipërisë arrin në 88.20 milionë euro. Lojtarët më me vlerë për kuqezinjtë janë Armando Broja, Kristjan Asllani dhe Mirlind Daku.

Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria renditet në vendin e 61-të, duke u ngjitur me pesë pozicione pas fitores në Serbi, ndërsa Andorra ndodhet në pozicionin e 172-të.

Përballja e sotme do të jetë e nënta ndërmjet Shqipërisë dhe Andorrës. Bilanci historik flet qartë në favor të kuqezinjve, me gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje, dhe një golaverazh 14–4.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e zhvilluar më 24 mars të këtij viti për këto kualifikuese, përfundoi me fitoren 2–0 të Kombëtares shqiptare.

Takimin do ta gjykojë arbitri rumun Horatiu Mircea Fesnic, i asistuar nga bashkatdhetarët e tij.

Në stadiumin “Encamp” priten mbi 5 mijë tifozë, me një prani të konsiderueshme të tifozëve shqiptarë që kanë siguruar bileta përmes kanaleve zyrtare të shitjes.

Shqipëria ka regjistruar deri më tani tre fitore, dy barazime dhe një humbje, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në fazën “play-off”.

1 nga 2

 

/gj.m/j.p/

The post Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Andorrë-Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë

By: Brisi
13 November 2025 at 19:41

Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare me të cilën do të luajë përballë Andorrës. Në portë është Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar. Në sulm do të qëndrojë Broja dhe Hoxha, i cili i ka marrë vendin […]

The post Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shqiptarët pushtojnë Andorrën, momente emocionuese gjatë ekzekutimit të himnit

By: M C
13 November 2025 at 20:54

Momente emocionuese u regjistruan para nisjes së sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë. Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, stadiumi u përfshi nga një atmosferë elektrizuese, teksa mijëra tifozë kuqezinj, që kishin mbushur shkallët e impiantit, kënduan njëzëri himnin shqiptar.

Koret, flamujt dhe emocionet e përbashkëta krijuan një skenë të paharrueshme, që tregoi edhe një herë dashurinë e madhe të shqiptarëve për kombëtaren e tyre, pavarësisht distancës apo kundërshtarit.

Një fillim simbolik e plot frymëzim për kuqezinjtë, të cilët u ndjenë si në shtëpi në zemër të Andorrës.

VIDEO

The post VIDEO/ Shqiptarët pushtojnë Andorrën, momente emocionuese gjatë ekzekutimit të himnit appeared first on Albeu.com.

FORMACIONET ZYRTARE/ Shqipëria kërkon historinë në Andorrë, ja rreshtimi i hedhur në fushë nga Sylvinho, surpriza vjen në sulm

By: M C
13 November 2025 at 19:15

Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.

Sylvinho e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.

Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.

Sfida starton në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.

Trajner: Sylvinho

The post FORMACIONET ZYRTARE/ Shqipëria kërkon historinë në Andorrë, ja rreshtimi i hedhur në fushë nga Sylvinho, surpriza vjen në sulm appeared first on Albeu.com.

Plisa dhe flamuj kuqezi, shqiptarët “pushtojnë” rrugët e Andorrës disa orë para ndeshjes së Kombëtares

By: M C
13 November 2025 at 18:04

Andorra pret Kombëtaren shqiptare në stadiumin “Encamp” në orën 20:45 ndërsa pritet që 60 për qind e kapacitetit të jetë kuqezi.

Tifozët e Kombëtare kanë “blinduar” çdo zonë të këtij stadiumi. Festa kuqezi ka nisur nëpër rrugë ndërsa flamujt dhe plisat janë ato që bien në sy.

Nuk kanë munguar as makinat e veshura me flamurin kuqezi ndërsa në Andorra këtë mbrëmje pritet të jenë të paktën 3 mijë shqiptarë.

The post Plisa dhe flamuj kuqezi, shqiptarët “pushtojnë” rrugët e Andorrës disa orë para ndeshjes së Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Balla, me tifozët kuqezi para ndeshjes ndaj Andorrës

13 November 2025 at 16:19

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Ndërsa Kombëtarja shqiptare përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Andorrës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla shprehu mbështetjen për kuqezinjtë, i rrethuar nga tifozë shqiptarë që kanë shkuar në shtetin e vogël në Pirenej për të ndjekur ndeshjen.

Tifozët kuqezinj vijnë nga treva të ndryshme, Puka, Istogu apo Librazhdi. Balla tha se Kombëtares i nevojitet fitore sonte dhe një humbje e Serbisë në Londër.

Nga shitja e biletave duket se tifozët shqiptarë kanë “pushtuar” Andorrën e vogël me rreth 90 mijë banorë përpara sfidës së orës 20:45.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë janë shitur, ndërsa mijëra shqiptarë kanë blerë bileta edhe në sektorët e tifozëve vendas, duke e kthyer stadiumin “FAF” në një mini-Shqipëri.

5 108 tifozë pritet të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për të krijuar një atmosferë të zjarrtë në këtë ndeshje vendimtare për kuqezinjtë që aktualisht renditen të dytët në Grupin K me 11 pikë, një pikë më shumë se Serbia.

Kombinimi që përmend Balla në video – fitore e Shqipërisë + humbje e Serbisë ndaj Anglisë në Londër – do ta dërgonte Kombëtaren drejtpërdrejt në fazën play-off për Botërorin 2026.

Sfida e tanishme konsiderohet thelbësore jo vetëm për pikët, por për motivimin para duelit të madh me Anglinë në “Air Albania” më 16 nëntor.

Sonte, Shqipëria kërkon 3 pikë të arta dhe një dhuratë nga Londra. Ndërsa nga Andorra, thirrja është e njëzëshme: “Forca Shqipëria!”.

/gj.m/j.p/

The post Balla, me tifozët kuqezi para ndeshjes ndaj Andorrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur

By: V K
13 November 2025 at 16:00

Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.

Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi.

Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

The post E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur appeared first on Albeu.com.

Formacioni i mundshëm/ Shqipëria ka dy dilema për duelin ndaj Andorrës, ja si projektohet ekipi në fushë

By: V K
13 November 2025 at 15:53

Ndërsa afrohet ora e duelit mes Andorrës dhe Shqipërisë në “Nou Estadi de la FAF” afrohet, emocionet dhe tensioni po rriten ndjeshëm.

Për kuqezinjtë, kjo ndeshje vjen me peshë të madhe, jo vetëm për objektivat kualifikues, por edhe për konsolidimin e grupit që trajneri Sylvinho ka ndërtuar me kujdes gjatë muajve të fundit.

Braziliani ka në dispozicion të gjithë grupin për sfidën që nis në orën 20:45, dhe ndonëse mundësitë për rotacion ekzistojnë, ndryshimet në formacionin titullar pritet të jenë të kufizuara.

Sipas burimeve pranë ekipit kombëtar, Sylvinho pritet t’u besojë të njëjtëve lojtarë që shkëlqyen në ndeshjen ndaj Serbisë, duke ruajtur strukturën dhe identitetin e skuadrës.

Në portë, Thomas Strakosha rikthehet si titullar. Në mbrojtje, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj do të mbulojnë krahët, ndërsa Berat Gjimshiti do të jetë lider në qendër.

Dilema e vetme në prapavijë mbetet ajo mes Arlind Ajetit dhe Marash Kumbullës, me Ismajlin që shihet si më i avantazhuar falë fizikut dhe paraqitjeve të qëndrueshme.

Në mesin e fushës, pritet të aktivizohen Shehu, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, një treshe që ofron ekuilibër mes fazës mbrojtëse dhe krijimit të lojës.

Shehu është gjithashtu, një alternativë e mundshme për të dhënë freski në repart.

Në fazën ofensive, Armando Broja, do të vendoset në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në të majtë Sylvinho ka ende një dilemë mes Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit.

Në majë të sulmit, Rey Manaj shihet si më i favorizuar për të udhëhequr linjën e parë, duke lënë në stol Mirlind Dakun dhe Indrit Tucin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës (4-3-3)

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Manaj, Hoxha (Hoxha).

 

The post Formacioni i mundshëm/ Shqipëria ka dy dilema për duelin ndaj Andorrës, ja si projektohet ekipi në fushë appeared first on Albeu.com.

Sfida Shqipëri-Andorra/ Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja cilët janë dy lojtarët që do jenë në tribunë

By: V K
13 November 2025 at 13:34

Kombëtarja kuqezi e ka si finale me Andorrën për ëndrrën e Botërorit. Ndaj Andorrës, trajneri Sylvinho ka disa dilema në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë, por duket se nuk ka dyshim se kush do të përfundojë në tribunë për këtë takim, pasi tekniku kuqezi është i detyruar të heq dorë nga dy lojtarë.

“Panorama Sport” mëson se në tribunë do të jenë sot Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti.

Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion.

Sonte pritet një duel i zjarrtë ku kuqezinjtë kërkojnë vetëm fitoren dhe shpresojnë që Anglia të mposhtë Serbinë në “Wembley”.

The post Sfida Shqipëri-Andorra/ Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja cilët janë dy lojtarët që do jenë në tribunë appeared first on Albeu.com.

Andorra, “viktima” e preferuar/ Kombëtarja luan ndaj rivalit që e ka mundur më shumë herë

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:31

Është ndoshta “armiku” ynë më i dashur. Andorra mbetet “tabela e preferuar e qitjes” për kombëtaren shqiptare, e cila ka një bilanc tepër pozitiv ndaj “liliputëve” të grupit tonë eliminator të Botërorit, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye më shumë për të besuar tek fitorja e sotme.

Luhet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës, dhe një fitore atje është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.

Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.

Dueli I fundit ishte në “Arenën Air Albania” në 24 mars të këtij viti, një fitore 3-0, me dy gola nga Rej Manaj dhe një në fund nga Myrto Uzuni, në prani të mbi 17 000 spektatorëve.

Edhe kjo tregon se çfarë interesimi ka pasur për kombëtaren në këto eliminatore, e madje që në eliminatoret e Kampionatit Europian, kur Shqipëria siguroi biletën për të qenë në fazën finale në Gjermani vitin e kaluar.

Andorra ka qenë edhe si moment shpërthimi e reagimi për të fituar besimin e humbur, siç ndodhi në 25 mars 2019, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Panuçi, e kur në stol u ul provizorisht Ervin Bulku.

Sfida eliminatore e Europianit u fitua në “Estadi Nasional” në Andorra La Vela me shifrat 3-0, me rrjetat nga Sadiku, Balaj e Abrashi.

Gjithsesi, kemi pasur edhe mbrëmje të vështira, edhe pse me pikatore, dhe jo vetëm humbjen e pësuar mbi dy dekada më parë.

Nuk harrohet barazimi 2-2 në Elbasan, nën drejtimin e Edi Rejës, pak ditë pas inaugurimit të pafat të “Arenës Air Albania” me humbjen 0-2 ndaj Francës.

Kombëtarja, në sulm për fitoren/ Pritet lojë ofensive në “Estadio Nacional” ndaj Andorrës

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:04

Përgatitjet janë bërë për të fituar. Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së sotme në Andorrë për eliminatoret e Kupës së Botës, dhe objektivi është thjesht të merren tri pikët.

Këtë e di padyshim edhe trajneri Silvinjo i cili duket se do të ndjekë të njëjtën linjë lidhur me skemat dhe formacionin, edhe pse ka ndonjë dyshim.

Nëse nuk ka dyshime për portën dhe për mesin e fushës, ashtu si edhe për krahët e repartit difensiv, nuk mund të thuhet se braziliani ka vendosur për gjithçka.

Sipas burimeve pranë kombëtares, do të shikohet deri në fund nëse do të vazhdohet me Ajetin, siç ka ndodhur në ndeshjet e kaluara, apo do të aktivizohet titullar Ismajli, që po kalon formë shumë të mirë në Serinë A.

Po ashtu, në krahun e majtë ofensiv pritet të zgjidhet njëri prej Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit. Natyrisht, Silvinjo ka në dispozicion edhe Bajramin e Asanin, por këta mund ta nisin nga stoli.

Të sigurt duken Broja djathtas dhe Manaj në qendër të sulmit, si dhe treshja e mesfushës Asllani-Shehu-Laçi, pavarësisht se Medon Berisha e Ramadani janë gjithashtu shumë në formë.

Besohet se në zgjedhjet e njeriut të stolit do të ndikojë edhe ndeshja e së dielës ndaj Anglisë në Tiranë, si dhe fakti se 3 lojtarë kuqezinj rrezikojnë pezullimin e pikërisht Mitaj, Shehu e Manaj.

Seanca stërvitore u mbajt pikërisht në stadiumin ku do të luhet ndeshja në orën 20:45, dhe trajneri Silvinjo I pati në dispozicion të gjithë lojtarët, të cilët janë në formë të mirë.

Shqipëria mund ta sigurojë që këtë të enjte kualifikimin për në plej ofin e Botërorit. Kjo do të ndodhte nëse kuqezinjtë fitojnë në Andorrë, dhe nëse Serbia barazon ose humbet në Londër ndaj Anglisë./abcnews.al

❌
❌