Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

”Topi i Artë 2025” për futbollin shqiptar, publikohet ”Formacioni i Vitit” dhe fituesit për çdo kategori

By: redi
15 December 2025 at 21:27

Mbrëmja gala “Topi i Artë 2025” i organizuar nga FSHF ka nderuar këtë mbrëmje protagonistët kryesorë të këtij viti kalendarik për futbollin shqiptar si dhe ekipin Kombëtar. Bekim Balaj fitoi Këpucën e Artë falë 19 golave që ka shënuar me Vllazninë në kamipionatin shqiptar. Por duket se golin më të bukur ai e ka shënuar në jetën private. Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i…

Source

Kuqezi.ai – Aplikacioni që po “vesh” shqiptarët për 28 Nëntor me vetëm një foto

27 November 2025 at 20:25


Afër 28 Nëntorit, rrjetet sociale janë mbushur me foto festive.

Por këtë vit ka diçka krejt ndryshe: Kuqezi.ai, një aplikacion i bërë në Kosovë, që të vesh virtualisht me rroba tradicionale shqiptare thjesht duke ngarkuar një foto.

Një klik dhe shfaqesh me plis, xhamadan, veshje popullore dhe motive nga të gjitha trevat shqiptare. Perfekt për Ditën e Flamurit.

Si funksionon?

1.⁠ ⁠Hyn në Kuqezi.ai

2.⁠ ⁠Regjistrohesh

3.⁠ ⁠Ngarkon një foto tënde

4.⁠ ⁠Brenda sekondave, AI krijon portretin tënd me veshje tradicionale

Platforma jep 2 foto falas në ditë.

Pse po bëhet viral për 28 Nëntor?

Është mënyra më kreative për të festuar

Të lidh me kulturën dhe traditën

Përdoret për foto familjare, profile, story dhe urime festive

I përshtatet shqiptarëve në çdo cep të botës

Krenari kombëtare me teknologji moderne

Kuqezi.ai është zhvilluar nga programues vendorë dhe po bëhet hit sidomos në ditët e festave kombëtare.

Provo aplikacionin para 28 NëntoriT.

https://kuqezi.ai/

FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve

19 November 2025 at 17:42

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ FIFA publikoi sot renditjen e përditësuar të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor.

Shqipëria ka pësuar një rënie me dy pozicione. Fitorja me Andorrën ka sjellë pikë minimale, të cilat janë neutralizuar nga humbja në shtëpi ndaj Anglisë. Pas fitores 0-1 ndaj Andorrës dhe humbjes 0-2 përballë Anglisë, kuqezinjtë zbritën nga vendi i 61-të në të 63-tin.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën “Play-off” të Botërorit 2026, ndërsa të enjten pritet të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales.

Ndërkaq, Kosova është 4 vende më lart në klasifikimin e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 80-të. Triumfi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazimi 1-1 me Zvicrën, i shtynë Dardanët drejt kualifikimit në fazën “Play-off” të Botërorit.

Klasifikimi i muajit nëntor i FIFA-s është ai tek i cili do të bazohen shortet për “play-off”-in e Botërorit, por edhe për fazën finale të tij.

Ashtu siç dihet, renditja e FIFA-s për zonë e Europës mban Shqipërinë në vazon e tretë në short që do të thotë se do të luajë jashtë fushe ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Play-off”.

The post FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sfida e humbur me Anglinë, Arbër Hoxha: Për 70 minuta Kane s’ishte në fushë, keqardhje për humbjen

By: redi
16 November 2025 at 20:49

Sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha foli pas humbjes 0-2 nga Anglia në Tiranë. “Nuk e merituam humbjen, bëmë një ndeshjen shumë të mirë nga ana taktike. Unë kisha 2 situata, para se të pësonim golin. Harry Kane 70 minuta nuk u pa në ndeshje, një rast iu desh për të shënuar. U munduam të bëjmë më të mirën, armën më të fortë kam lojën 1 kundër 1, nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv. Më dhemb ky fakt…

Source

Harry Kane prish festën kuqezi, Anglia i shënon në 8 minuta 2 gola Shqipërisë

By: redi
16 November 2025 at 19:44

Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane. Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase ‘u thye’ në pjesën e dytë, kur Kane shënoi. Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol…

Source

Vajza me qeleshe në kokë bën tifo për kuqezinjtë: Kam ardhur me motrën dhe shoqet, jam krenare

By: redi
13 November 2025 at 21:38

Në një nga baret e kryeqytetit pranë stadiumit ”Air Albania”, ndër tifozët e shumtë spikati një vajzë me qeleshe. Ajo u shpreh optimiste për fitoren e kuqezinjve. ”Kam ardhur me shoqet, motrën. Jemi gjithmonë krenarë sa herë shohim ndeshjen, shpresojmë të fitojmë sot dhe uroj fitore për kombëtaren. Mendojmë 2-1 shpresojmë të jetë fitore për ne po nuk ka rëndësi fare. Që të gjithë lojtarët janë…

Source

E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur

By: V K
13 November 2025 at 16:00

Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.

Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi.

Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

The post E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur appeared first on Albeu.com.

Ekipi kuqezi kryen seancën e parë stërvitore para duelit me Andorrën, mungojnë tre lojtarë

By: redi
10 November 2025 at 18:33

Ekipi kuqezi nisi këtë të hënë në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku. Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në…

Source

Paraqitjet e legjionarëve, Berisha, Hoxha, Mitaj, Asani dhe Tuci shënojnë gol, Ismajli jep asist

3 November 2025 at 16:52

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Teksa jemi futur në muajin vendimtar për ekipin Kombëtar, që do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, me synimin për të ruajtur vendin e dytë dhe për të siguruar fazën play off.

Legjionarët kuqezi po vazhdojnë të shfaqin një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa javën që lamë pas spikatën me gola vendimtarë dhe asiste.

Medon Berisha e gjeti sërish rrugën e rrjetës në Seria A me Leccen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fiorentinës. Përveç golit, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari më i mirë i takimit.

Vazhdon momenti i shkëlqyer i Arbër Hoxhës, i cili këtë fundjavë shënoi një supergol për Dinamo Zagreb në minutën e 84-t dhe i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Rijekës me rezultatin 2-1.

Mario Mitaj shënoi në barazimin spektakolar 4-4 të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, duke realizuar golin e tretë të skuadrës në minutën 90+6.

Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me Esteghlalin. Në fitoren 3-1 ndaj Aluminium Arak, sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë të takimit nga penalltia, duke arritur golin e pestë sezonal në kampionat.

Indrit Tuci shënoi gol këtë fundjavë, pasi u aktivizua nga stoli dhe i dha fitoren Kayserispor ndaj Kasimpasa në triumfin 3-2. Tuci hyri në lojë në minutën e 77 dhe katër minuta më pas realizoi me kokë, duke siguruar tri pikë të vlefshme për skuadrën e tij.

Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Torinon dhe në barazimin 2-2 ndaj Pisa asistoi për Giovanni Simeonen në golin e parë të skuadrës.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Simon Simoni, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Paraqitjet e legjionarëve, Berisha, Hoxha, Mitaj, Asani dhe Tuci shënojnë gol, Ismajli jep asist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

The post Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF në kërkim të talenteve të reja për Kombëtaren kuqezi

29 October 2025 at 14:26

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të punës kërkimore për afrimin e talenteve të reja për t’i afruar në Kombëtaren e Shqipërisë do të zhvillojë në muajin dhjetor aktivitetin “Open Stage”.

Në aktivitet do të marrin pjesë futbollistët e rinj me origjinë shqiptare që jetojnë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë. Gjatë ditëve të aktivitetin futbollistët do mund të shpalosin aftësitë e tyre sportive, të cilat do të vlerësohen nga një grup profesionistësh të FSHF.

Ky aktivitet, njofton FSHF, do të shërbejë për vlerësimin e lojtarëve të rinj shqiptarë të moshave 2009–2012, të lindur dhe rritur në shtete të ndryshme të Europës dhe botës, dhe organizohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautimit në FSHF.

Seancat do të mbahen në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, sipas këtij kalendari:

  • 08 dhjetor 2025 – datëlindja 2011, ora 09:00
  • 09 dhjetor 2025 – datëlindja 2009, ora 09:00
  • 10 dhjetor 2025 – datëlindja 2010, ora 09:00
  • 16 dhjetor 2025 – datëlindja 2012, ora 09:00

Lojtarët duhet të paraqiten në datën përkatëse të pajisur me certifikatë mjekësore dhe leje nga klubi për pjesëmarrje.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimeve kanë nisur dhe çdo lojtar që dëshiron të marrë pjesë në këtë eksperiencë mund të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 5 dhjetor 2025 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al .

Organizimi i “Open Stage” çdo dhjetor nga Federata e Futbollit është kthyer në një traditë të bukur. Ky aktivitet vjen si rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në mbarë botën, por edhe për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve shqiptarë të tregojnë vlerat e tyre me fanellën kuqezi, me synim identifikimin e talenteve të reja për ekipet kombëtare të moshave.

FORMULAR REGJISTRIMI OPEN STAGE 2025

/r.e/

The post FSHF në kërkim të talenteve të reja për Kombëtaren kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Shpendi

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët vazhdojnë të jenë protagonistë për ekipet e tyre me gola dhe asiste.

Medon Berisha shënoi golin e parë në Seria A me klubin e Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, që ka blinduar vendin e titullarit, realizoi një gol spektakolar nga një goditje dënimi, duke i shënuar skuadrës së Udinezes. Në këtë ndeshje, titullar në mesfushë krah Berishës ishte edhe Ylber Ramadani.

Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me skuadrën e Esteghlalit. Në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Fajr Sepasit, Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penalltia, duke u treguar i saktë përballë portierit kundërshtar.

Cristian Shpendi u rikthye këtë fundjavë te goli, pasi shënoi në sfidën Sudtirol – Cesena, që përfundoi 0-1 falë golit të sulmuesit të Kombëtares. Për Cristian Shpendin ky ishte goli i tretë këtë sezon me fanellën e Cesenës.

Nazmi Gripshi luajti ndeshjen e fundit në kampionat me Astanën, që luftoi deri në fund për të fituar titullin kampion, por pa sukses. Në duelin vendimtar ndaj Kairat Almaty, Astana barazoi 1-1 dhe Gripshi asistoi për golin e vetëm të skuadrës së tij në minutën e 15-të.

Taulant Seferi ishte protagonist me një asist në fitoren 2-0 të Bodrumsporit ndaj Igdir FK. Në minutën e 79-të, futbollisti kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës Habesoglu, që shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Bodrumsporit.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Rey Manaj.

Paraqitjet pozitive të Kombëtares shqiptare të futbollit bënë që ajo të fitojë 5 pozicione në renditjen e FIFA-s.

Në renditjen e përditësuar të FIFA-s, pas ndeshjeve të muajit tetor, Kombëtarja shqiptare është ngjitur në vendin e 61-të. Sukseset ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026 dhe në miqësoren ndaj Jordanisë, kanë sjellë pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, për shkak të nivelit të lartë të kundërshtarëve.

The post Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Shpendi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria e vajzave gati për sfidën ndaj Qipros, Grima: Duam fitoren

23 October 2025 at 19:28

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Kombëtarja e vajzave zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës “play-out” kundër Qipros, e vlefshme për qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.

Skuadra kuqezi zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit “Antonis Papadopoulos”, ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme, në orën 18:00 (CET).

Në prag të kësaj sfide, trajneri Armir Grima ka folur për fshf.org duke treguar gjendjen e skuadrës, mungesat dhe objektivin e qartë të ekipit, që është fitorja.

“Është një stërvitje ambientuese me stadiumin, ku vajzat po njihen me fushën ku do të luajnë nesër. Gjendja është e mirë, përjashto dëmtimin e Fortesa Berishës dhe problemin që kishim me Erjona Emerllahun. Ne jemi besimplotë, kemi dëshirë, vajzat kanë dëshirë dhe entuziazëm dhe mendoj se duhet të dalim faqebardhë për këto dy ndeshje.”

Ai tha se skuadra luan për fitore. “Patjetër që do të luajmë për fitore. Për të dalë faqebardhë na duhet vetëm fitorja”, përfundoi trajneri Grima.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Erjona Emerllahu nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje për shkak të mospajisjes në kohë me pasaportën shqiptare. Nga ana tjetër, Fortesa Berisha do të mungojë si në sfidën e nesërme, po ashtu edhe në ndeshjen e kthimit, për shkak të një dëmtimi.

/a.f/r.e/

The post Shqipëria e vajzave gati për sfidën ndaj Qipros, Grima: Duam fitoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas fitores ndaj Serbisë, Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën ndaj Jordanisë

12 October 2025 at 18:34

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.

Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Jordani janë në shitje online në këtë link , si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

1 nga 2

/a.f/

 

The post Pas fitores ndaj Serbisë, Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën ndaj Jordanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fotolajm/ Ekipi kuqezi mbërrin në stadiumin e Leskovacit

By: redi
11 October 2025 at 19:37

Ekipi që do të luajë kundër Serbisë dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin ”Duboçica” ku në orën 20:45 luhet Serbi-Shqipëri. Forca të shumta të policisë serbe shoqëruan ekipin tonë. Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe…

Source

Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron ekipi kuqezi, shefi i kuzhinës është nga Prizreni

By: redi
11 October 2025 at 17:57

Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sfidës Serbi-Shqipëri, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Ai ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.Detajet e bukura nga vendi ku qëndron…

Source

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

10 October 2025 at 20:50

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë.

Pas përfundimit të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo zbriti në fushë dhe drejtoi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi në Leskovac.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për këtë përballje.

Takimi Serbi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Përballja është si një finale, pasi vendos shumë për vendin e dytë në grup, që do të thotë play-off për në Botëror. Ndeshja e 11 tetorit është e katërta mes të dy ekipeve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

Stërvitja e Kombëtares në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, Leskovac
1 nga 5

/a.f/

The post Kupa e Botës 2026, Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja kualifikuese Serbi-Shqipëri, ja ku do mblidhen “Tifozat Kuq e Zi” për të ndjekur Kombëtaren

By: armand
10 October 2025 at 11:13

Pas 11 vitesh, kujtimet e vitit 2014 rikthehen. Të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje historike dhe emocionuese. Në Tiranë, tifozët kuq e zi do të mblidhen tek “Sheshi Italia”, ku do të vendoset një ekran i madh për të ndjekur së bashku përballjen. […]

The post Ndeshja kualifikuese Serbi-Shqipëri, ja ku do mblidhen “Tifozat Kuq e Zi” për të ndjekur Kombëtaren appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

9 October 2025 at 18:22

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

1 nga 5

 

 

The post Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Super sfida kundër Serbisë, tranjeri kuqezi me grup të cunguar në stërvitjen e parë

By: redi
6 October 2025 at 17:42

Të shtunën do të luhet super sfida kundër Serbisë, dhe në seancën e parë stërvitore trajneri Sylvinho ka punuar pothuajse me grupin e përgjysmuar, pasi ende shumë lojtarë të thirrur në kombëtare nuk kanë mbërritur me Tiranë. Trajneri i kombëtares punoi pa Thomas Strakoshën, Ivan Balliun, Enea Mihajn, Arbër Hoxhën, Jasir Asanin dhe Armando Brojën. Hysaj, Daku dhe Ajeti bënë stërvitje të…

Source

❌
❌