Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer

By: M C
17 December 2025 at 16:40

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma yje”, e moderuar nga Arbana Osmani. Lojtari 30-vjeçar ka hedhur më shumë “dritë” rreth kritikave të marra për parat e hedhura në dasmën e motrës së tij.

Po ashtu, Uzuni ka treguar edhe sakrificat që ka kaluar në hapat e parë për t’u bërë futbollist. “Të mos hidhja lekë te dasma e motrës do thonin pse nuk hodhe se mer miliona në Amerikë.

Pastaj, unë të miat hodha që i kam fituar me djersë. Kritikat janë kështu, të pashmangshme. Jam rritur në varfëri. Para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer. Prindërit thonin merru me ndonjë punë që të sjellë para në shtëpi”, tha Uzuni.

The post U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer appeared first on Albeu.com.

‘Familja është prioritet’/ Myrto Uzuni u përgjigjet kritikëve pas dollarëve që hodhi në dasmën e motrës

By: gaze tare
9 December 2025 at 19:47

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u bë kryefjalë e mediave por këtë herë jo për golat dhe formën e tij në fushë. Në rrjetet sociale qarkulluan pamje nga dasma e motrës së tij, ku ai shihej duke hedhur para. Megjithatë, një pjesë e opinionit publik reagoi me kritika, duke e cilësuar gjestin si të tepruar dhe të papërshtatshëm për një figurë publike.

Për të shmangur keqinterpretimet, Uzuni vendosi të reagonte me një mesazh të qartë në Instagram, ku theksoi se gjithçka ishte thjesht një shpërthim gëzimi në një ditë të shënuar për familjen e tij.

Futbollisti nënvizoi se që prej fillimit të karrierës, familja ka qenë motivimi kryesor, ndërsa sot ndihet i lumtur që mund t’i sigurojë një të ardhme të qëndrueshme atyre që e kanë mbështetur.

Mesazhi i plotë i Myrto Uzunit:

Videoja e hedhjes së lekëve ishte një moment gëzimi për motrën time. E di që gjithmonë ka shumë keqkuptime, por unë jam ai që kam qenë. Sot kam arritur t’ia siguroj familjes të ardhmen, faleminderit Zotit!

Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shisha. Do të ketë gjithmonë njerëz që gjejnë arsye për të folur. Edhe po të mos kisha hedhur, dikush përsëri do të kishte komentuar. Pra, çfarëdo që të bësh, nuk i kënaq dot të gjithë.

Unë vetëm bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar. Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes!

Gëzime paçi në familjet tuaja!

Me respekt, familja Uzuni.”

The post ‘Familja është prioritet’/ Myrto Uzuni u përgjigjet kritikëve pas dollarëve që hodhi në dasmën e motrës appeared first on iconstyle.al.

Pamjet virale - momenti kur Myrto Uzuni nuk ndalet duke hedhur para në dasmën e së motrës

8 December 2025 at 19:23


Një moment i veçantë familjar ka vënë në qendër të vëmendjes futbollistin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili ishte i pranishëm në dasmën e motrës së tij.

Atmosfera në dasmë ishte e mbushur me gëzim dhe emocione, duke u kthyer në një festë spektakolare për mysafirët dhe familjen.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Uzunin duke festuar me shumë entuziazëm.

Foto: Instagram

Futbollisti shihet teksa hedh pare mbi kokën e nuses, një traditë që ka bërë momentin edhe më të paharrueshëm.

Salla e dasmës ishte e mbushur me valle dhe energji pozitive, ku çdo moment duket se ka qenë i mbushur me argëtim dhe buzëqeshje.

Uzuni nuk ka kursyer përkushtimin dhe entuziazmin e tij në këtë ditë të rëndësishme për familjen, duke treguar lidhjen e ngushtë që ka me motrën dhe të afërmit e tij.

Pamjet dhe videot e publikuara kanë marrë mijëra reagime dhe pëlqime në rrjetet sociale, duke bërë që dita e dasmës të bëhet virale mes fansave dhe ndjekësve të tij. /Telegrafi/

Myrto Uzuni e “djeg” në dasmën e motrës, tufat me para “fluturojnë” në sallë (VIDEO)

By: V K
8 December 2025 at 13:38

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka përjetuar së fundmi një gëzim familjar. Ai ka martuar motrën e tij dhe, siç duket në një video të shpërndarë kudo në rrjete sociale, e ka “djegur”.

Myrto Uzuni, shihet me tufa të mëdha parash duke i fluturuar mbi kokën e së motrës në këtë ditë gëzimi.

Siç shihet në videon e mëposhtme, sulmuesi i kombëtares e ka tejmbushur sallën me para.

 

The post Myrto Uzuni e “djeg” në dasmën e motrës, tufat me para “fluturojnë” në sallë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

FSHF zbulon pesë futbollistët më të shpejtë – Bajrami ‘vetëtima’ e Shqipërisë

21 November 2025 at 13:15


Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e ‘play-off’, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia, ndërsa në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Por, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h.

Pas tij vjen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h.

Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h. /Telegrafi/

Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

13 November 2025 at 23:40

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/  Shqipëria u kualifikua në play off-in e Botërorit 2026 pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, një rezultat historik që u shoqërua me emocion dhe entuziazëm nga lojtarët kuqezi.

Katër prej protagonistëve, Juljan Shehu, Myrto Uzuni, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, folën pas ndeshjes, duke ndarë emocionet dhe analizën e tyre për duelin vendimtar.

Shehu: Arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar

Mesfushori që dhuroi asistin vendimtar për golin e Asllanit, Juljan Shehu u shpreh se skuadra kishte bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

“E kemi merituar këtë kualifikim. Kemi bërë ndeshje të bukura dhe duhet ta shijojmë. Kjo është arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar”, deklaroi Shehu, duke theksuar presionin dhe vendosmërinë që skuadra tregoi deri në fund.

Uzuni: Do të jepja gjithçka për këtë fanellë

Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, u shpreh tejet i lumtur për arritjen historike.

“Është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Unë e ndjej shumë këtë fanellë dhe sakrifikoj kudo për ekipin”, tha Uzuni, duke vlerësuar frymën e grupit dhe punën e bërë gjatë gjithë rrugëtimit.

Bajrami: Lojtarët nga stoli bënë diferencën

Mesfushori i Rangers, Nedim Bajrami foli për rëndësinë e kontributit nga pankina, duke theksuar se futbolli është moment dhe çdo minutë vlen.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Çunat që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nga stoli mund të ndryshosh ndeshjen”, u shpreh Bajrami, i cili shtoi se ndryshimi i skemës në 4-2-3-1 rezultoi vendimtar.

Asllani: E dinim që ishte finale, golin e ndjeva shumë

Herori i mbrëmjes, autori i golit të fitores, Kristjan Asllani tregoi se pjesa e parë kishte qenë e komplikuar për shkak të skemës së Andorrës, ndërsa lojtarët e aktivizuar në pjesën e dytë e ndryshuan ndeshjen.

“E ndjeva shumë golin, u gëzuan të gjithë shqiptarët. Ishte një finale për ne. Në pjesën e dytë na ndihmuan shumë lojtarët nga stoli”, tha Asllani, duke shtuar se trajneri i komplimentoi për paraqitjen.

Fitorja 0-1 ndaj Andorrës i dhuroi Shqipërisë një kualifikim historik në play off-in e Botërorit 2026, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të kombëtares së drejtuar nga Sylvinho.

/gj.m/

The post Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Myrto Uzuni me oferta nga Serie A, klubi italian e do që në janar

11 November 2025 at 21:49


Myrto Uzuni mund të rikthehet shumë shpejt në skenën evropiane. Sipas mediave italiane, sulmuesi i Austin FC po konsideron largimin nga MLS në fund të vitit 2025, me synimin për të provuar sërish veten në një kampionat më konkurrues.

Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se Uzuni dëshiron rikthimin në Evropë, një ambicie që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e disa klubeve, veçanërisht në Itali.

Cagliari raportohet se ka shfaqur interes konkret për 30-vjeçarin, i cili ka fituar reputacion të fortë si golashënues gjatë eksperiencës së tij në Evropë dhe MLS.

Klubi sard, që synon të forcojë repartin ofensiv në gjysmën e dytë të sezonit, po shqyrton mundësinë e një huazimi fillestar në janar. Kjo formulë do t’i lejonte Cagliarit të vlerësonte përshtatjen e Uzunit në Serie A përpara se të vendosë për një blerje të mundshme në verë.

Aktualisht nuk ka ende negociata të avancuara, por kontaktet pritet të intensifikohen në javët e ardhshme. Në pritje të afatit kalimtar dimëror, Myrto Uzuni mbetet një nga emrat më të nxehtë për të forcuar sulmin e Cagliarit. /Telegrafi/

Myrto Uzuni drejt Serisë A, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së

By: M C
11 November 2025 at 17:19

Myrto Uzuni shumë shpejt mund të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të përfundojë në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar klubit të Austin në MLS, po mendon kthimin në Europë.

Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar ka gjetur një klub të interesuar të sigurojë firmën e tij. Bëhet fjalë për Kaljarin në Serinë A, një klub i cili është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit për pjesën e dytë të sezonit ku ka si objektiv mbijetesën.

Ideja është që ai të huazohet për pjesën e dytë të sezonit e më pas të diskutohet transferimi përfundimtar i Uzunit nga Austin. Në favor të kësaj marrëveshje është fakti që MLS është pushim deri në muajin mars dhe klubi amerikan mund të lejojë që lojtari të vazhdojë të luajë rregullisht gjatë këtyre muajve.

The post Myrto Uzuni drejt Serisë A, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së appeared first on Albeu.com.

“Fitorja u dedikohet atyre që derdhën lot e gjak për flamurin" – Myrto Uzuni rrëfen emocionet e triumfit historik ndaj Serbisë

24 October 2025 at 19:51


Dikush mund të mendojë se shqiponjat aterojnë vetëm nga qielli, por djemtë e Kombëtares u përkujdesën që ajo të vinte direkt nga fusha. Myrto Uzuni flet ekskluzivisht për Telegrafin për emocionet, gëzimin dhe krenarinë që shoqëroi çdo moment të fitores historike ndaj Serbisë, formën e tij këtë sezon në MLS me Austin si dhe objektivat e tij me klubin.

Shqipëria mori fitore minimale me rezultat 1-0 në Leskovc falë golit të shënuar nga Rey Manaj, duke rritur ndjeshëm gjasat për kualifikim në fazën e 'play-off-it' për Kupën e Botës 2026.

Për Uzunin, ambienti armiqësor në shkallët e stadiumit dhe thirrjet anti-Kosovë nuk patën aspak ndikim, pasi në mendjen e tij dhe të bashkëlojtarëve ishte vetëm fitorja.

"Jam shumë i lumtur. Kisha kohë që prisja ndeshjen ndaj Serbisë sepse përfaqësonim të gjithë kombin tonë. Më në fund u shpërblye gjithë ajo djersë që kam derdhur ndër vite për fanellën e Kombëtares”.

Myrto Uzuni

“Thirrjet kundër shqiptarëve më motivonin jashtë mase, sepse e dija që po luaja për kombin tonë, për Kosovën, dhe nuk doja të humbisja asnjë duel”.

30-vjeçari merita të mëdha për fitoren ndaj Serbisë dhe për pozitën e Shqipërisë në grup i jep përzgjedhësit Sylvinho.

“Trajneri e dinte rëndësinë që kishte kjo ndeshje për ne, por ai reagoi me shumë disiplinë, si para ashtu edhe pas ndeshjes. Ai është shembull për seriozitetin dhe mënyrën si e menaxhon ekipin kombëtar dhe kjo po dëshmohet edhe në renditje”.

Triumfin ndaj Serbisë, ylli shqiptar ua dedikoi të gjithë atyre që dhanë jetën që Kosova sot ta gëzojë lirinë dhe pavarësinë.

Myrto Uzuni

“Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët pa dallim, për të gjithë ata që kanë derdhur lot e gjak për këtë komb, për Shqipërinë e madhe”.

Në janar të këtij viti, Uzuni kompletoi transferimin nga Granada në MLS tek Austin FC. Ai thotë se adaptimi nuk ishte aspak i lehtë, por që u nda i lumtur me të arriturat e tij në nivel personal dhe kolektiv, teksa shtoi se tani objektivi i tij është titulli kampion.

“Ka qenë një vit shumë i suksesshëm për Austinin. Edhe pse më parë klubi nuk kishte arritur asnjë finale, këtë vit shkuam deri në finalen e Kupës dhe u kualifikuam në playoff. Klubi ka gjashtë vite që ekziston dhe vetëm një herë më parë kishte hyrë në playoff, ndaj mund të them se ishte një vit fantastik”.

Myrto Uzuni (Austin FC)

“Fillimi nuk ishte i lehtë, adaptimi ishte i vështirë, sepse është një botë tjetër, një mentalitet ndryshe dhe lojtarë ndryshe, por e rëndësishme është që e mbyllëm me sukses për klubin”.

“Synimet për këtë sezon me Austinin janë arritur, por unë besoj te trofeu i madh. E dimë që ka ekipe shumë të forta si Los Angeles që tani kanë edhe Son që luante te Tottenhami, apo Inter Miami me emra të mëdhenj, por në futboll asgjë nuk është e pamundur”, përfundoi ai./Telegrafi/

Flet heroi i shqiptarëve, Rey Manaj: I rrahëm në shtëpinë e tyre

11 October 2025 at 23:39


Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas përfundimit të ndeshjes Manaj tha se kjo ishte një ndër ditët më të bukura të jetës së tij, teksa shtoi se për e rëndësishme është që Shqipëria dhe Kosova janë krenarë me lojtarët e kombëtares.

Një nga ditët më të bukura të jetës sime. Pas ndeshjes së parë me Serbinë disa komente nuk i meritoja. Kemi familje, prindër, motra. Por i kam harruar ato”.

“E rëndësishme që e gjithë Shqipëria, e gjithë Kosova janë krenarë me qunat. Tani kemi edhe dy ndeshje dhe duhet të shohim para”.

“Në pjesën e parë mora një goditje në gju. Edhe Daku e meritonte të luante nga fillimi, si të gjithë të tjerët”.

“Nuk ka rëndësi kush luajti, por që Shqipëria i fitoi tri pikët. U them të gjithëve që të shijojnë këtë moment”.

“Para 11 viteve kemi luajtur me Serbinë, sonte i rrahëm në shtëpinë e tyre. Duhet të kënaqemi dhe të festojmë të gjithë”.

“Pasi shënova gol nuk e pash fare që mora karton. Unë festova me shqiponjë”, përfundoi Manaj./Telegrafi/

Myrto Uzuni pas fitores historike: Për Shqipërinë jam i gatshëm të vdes në fushë

11 October 2025 at 23:21


Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas përfundimit të ndeshjes shkurtimisht për mediat u prononcua Rey Manaj, i cili emocionoi me deklaratën e tij, duke thënë se është i gatshëm të vdes në fushë për Shqipërinë.

“Për këtë fanellë jam i gatshëm të jap çdo gjë dhe të vdes në fushë madje. Dua të sakrifikoj për ekipin kombëtar”.

“Nuk më intereson edhe në luaj mbrojtës i majtë. Sot kisha një kundërshtar të vështirë. Është fitore e madhe. Të gjithë kemi bërë punë shumë të madhe dhe jemi të lumtur që kemi hyrë në histori”.

"Unë pres momentin tim. E rëndësishme është që kemi fituar sonte. Është ndjesia më e mirë për futbollistin që të luajë për kombin e vet, të prezantojë familjen e vet”.

“Të paraqitem në Kupën e Botës në SHBA do të ishte gjëja më e bukur dhe dhurata më e bukur për mua”, ka thënë Uzuni./Telegrafi/

Uzuni humb një penallti dhe shënon një gol, por skuadra e tij pësoi në finalen e US Open

2 October 2025 at 12:44


Nashville FC është fitues i Kupës së Amerikës që njihet ndryshe si US Open, teksa në finale ka mposhtur skuadrën e Myrto Uzunit, Austin.

Për Myrto Uzunin, finalja e mbrëmshme nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një penallti në minutën e 21-të, kur gjuajtjen e tij e priti portieri i Nashville, Brian Schwake.

Megjithatë, beratasi arriti të reagojë në fundin e pjesës së parë, duke shfrytëzuar një pasim të Ilie Sanchez dhe duke barazuar rezultatin me një goditje të saktë përtej Schwake.


Cue the VERDE smoke. pic.twitter.com/P7YSnuGjin
— Austin FC (@AustinFC) October 2, 2025


Në pjesën e dytë, Nashville gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe mposhti Austinin, duke i hequr mundësinë Uzunit dhe shokëve të tij për të ngritur trofeun e Kupës US Open në Austin, Teksas.

Uzuni pati shansin të kthehej në heroin e skuadrës, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur humbjen e hidhur në finalen historike. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Myrto Uzuni shënon në finalen e US Open Cup dhe gabon 11 metërshin (VIDEO)

By: V K
2 October 2025 at 10:48

Nashville SC u shpall fituese e trofeut të US Open Cup, duke mposhtur 1-2 në finale skuadrën e Myrto Uzunit, Austin FC.

Beratasi gaboi një 11 metërsh në minutën e 21-të, teksa u korrigjua në fundin e pjesës së parë.

Dueli nisi me Nashville SC më kërkues. Duhej minuta e 17-të që Mukhtar të shënonte për Nashville, para se Myrto Uzuni në minutën e 21-të të gabonte penalltinë e fituar nga Austin FC.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë Uzuni e korrigjoi shënjestrën dhe shënoi me aksion pas pasimit të Sanchez.

Në pjesën e dytë, Surridge, gjeti edhe golin e dytë për Nashville me 11 metërsh, duke ‘vulosur’ suksesin për të tijtë.

Uzuni ishte ndër më të vlerësuarit për të tijtë, por Austin FC nuk mundi të prekte trofeun, duke i shkuar pranë. Nëntë gola ka shënuar këtë sezon Uzuni me fanellën e klubit amerikan.

 

The post Myrto Uzuni shënon në finalen e US Open Cup dhe gabon 11 metërshin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në mesin e yjeve: Çfarë e lidh Uzunin me Messin dhe Son?

By: gaze tare
24 September 2025 at 14:17

Myrto Uzuni po përjeton një formë të jashtëzakonshme në MLS dhe këtë fundjavë e ka vërtetuar sërish me një gol vendimtar në minutën e 96-të për Austin FC, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore 2-1 ndaj Seattle Sounders. Por më shumë sesa rezultati, vëmendjen këtë herë e ka marrë vlerësimi që sulmuesi shqiptar ka marrë nga vetë liga amerikane.

Për herë të tretë që kur ka mbërritur në SHBA, Uzuni është përfshirë në ekipin e javës të MLS. Dhe këtë herë, në listën e përzgjedhur spikasin emra të mëdhenj të futbollit botëror si Lionel Messi dhe Heung-min Son, të cilët ndajnë sulmin e formacionit me emrin e shqiptarit.

Megjithëse i vendosur në stolin e zëvendësuesve në këtë formacion simbolik, pranë emrave si Almiron dhe Benteke, ky është një tregues i qartë se kontributi i Uzunit po vlerësohet në një ligë ku konkurrenca është gjithnjë e më e fortë.

Ky ka qenë goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar, dhe lojtari nga Berati po konfirmon se nuk është aty vetëm për të plotësuar skuadrën, por për t’u bërë një lider. Austin FC po lufton për një vend në play-off në Konferencën e Perëndimit dhe forma aktuale e Uzunit mund të bëjë diferencën në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Shqiptari është më shumë se një emër i ri në MLS, ai është tashmë një faktor vendimtar, përkrah yjeve më të mëdhenj të kampionatit.

The post Në mesin e yjeve: Çfarë e lidh Uzunin me Messin dhe Son? appeared first on iconstyle.al.

Uzuni “godet” sërish/ Sulmuesi i kombëtares i jep fitore ekipit në Shtetet e Bashkuara

By: Rovena
22 September 2025 at 12:45

Myrto Uzuni shënoi një gol shumë të rëndësishëm në ligën amerikane të futbollit duke siguruar fitoren e ekipit të tij, Ostin. Suksesi 2-1 ndaj rivalit Siatëll Saunders u arrit në minutën e 6-të shtesë kur sulmuesi kombëtares shqiptare u tregua më i shpejtë se mbrojtësit duke tundur rrjetën.

Ky ishte goli i gjashtë i Uzunit në ligën profesioniste amerikane, dhe i treti në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur.

Ylli kuqezi ka edhe 3 asiste, ndërsa po e merr veten çdo javë e më shumë. Kjo fitore ndihmon skuadrën e tij, Ostin, që të sigurojë kualifikimin për në play off, pra për të vazhduar në fazën e dytë të sezonit./abcnews.al

Uzuni hero i Austin, shënon në frymën e fundit për fitore

22 September 2025 at 10:20


Myrto Uzuni ka qenë hero i skuadrës së tij Austin FC në ndeshjen e fundit ndaj Seattle Sounders.

Austin ishte nikoqir i Seattle dhe arritën fitore shumë të vështirë me rezultat 2-1.

Reprezentuesi shqiptar e nisi këtë ndeshje si gjithmonë nga minuta e parë, derisa gjeti golin në minutën e 96-të.


Myrto Uzuni at the death!!!

He's surely won it for @AustinFC. 😤 pic.twitter.com/FIaYGlFxlF
— Major League Soccer (@MLS) September 22, 2025


Uzuni u gjet bukur pranë portës dhe e dërgoi topin në rrjetë për të sjell gëzim të madh te tifozët.

Në 29 ndeshje me fanellën e Austin këtë edicion mes kampionatit dhe Kupës, Uzuni ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Vetëm një futbollist nuk mori minuta nga Silvinjo, e kishte të pamundur te Kombëtarja

By: V K
11 September 2025 at 11:06

Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy ndeshje në shtator. Fillimisht takimi miqësor me Gjibraltarin dhe më pas ai për kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Letonisë.

Të besuarit e Silvinjos i fituan ndeshjet, falë penalltive të kthyera në gol nga Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.

Silvinjo i shfrytëzoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion gjatë këtyre dy ndeshjeve, me përjashtim të Myrto Uzunit. Trajneri brazilian kishte një listë prej 25 futbollistësh.

Uzuni e kishte të pamundur të luante, për shkak të shqetësimeve fizike. Pas ndeshjes së parë ku ishte në stol, ndaj Letonisë përfundoi në tribunë me Maldini Kacurrin. Ky i fundit kishte debutuar me Gjibraltarin.

Tashmë i gjithë fokusi qëndron në tetor. Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në transfertë.

The post Vetëm një futbollist nuk mori minuta nga Silvinjo, e kishte të pamundur te Kombëtarja appeared first on Albeu.com.

Gola dhe “mesazhe” për Sylvinho/ Uzuni, Shpendi e Mehmeti shënojnë në SHBA dhe Evropë

31 August 2025 at 14:53

U desh të priste gjatë, por tashmë duket se është kolauduar. Myrto Uzuni e ka lënë pas periudhën e vështirë dhe me “thatësirë golash” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka nisur të tundë rrjetat gjithnjë e më shpesh.

Kulmi I radhës erdhi këtë fundjavë në ndeshjen që skuadra e tij, Ostin, e fitoi 3-1 në ligën profesioniste të futbollit ndaj San Hozesë.

Ekipi nga Kalifornia e ka emrin “Tërmeti”, “Wrthkuejk”, por tërmetin këtë herë e shkaktuan vendasit, ndërsa Uzuni shënoi golin e tij në 33’, duke mos e pasur të vështirë. Sulmuesi i kombëtares ka 4 rrjeta e 3 asistë në 22 ndeshje, madje të 4 golat i ka shënuar në 6 duelet e fundit.

Gol edhe për Anis Mehmetin në kategorinë e dytë të Anglisë. Lojtari ofensiv shqiptar realizoi dhe shërbeu asist, në fitoren 4-2 nga Bristol Sitit ndaj kundërshtarit Hull Siti. Fillimisht, ai I dha Bristolit avantazhin 2-1 në 32’, ndërsa më pas krijoi rrjetën e shënuar nga Bërd në 78’ për shifrat 4-1.

Në vetëm 4 ndeshje në Championship këtë sezon, Mehmeti ka dy gola dhe një asist. I saktë edhe Kristian Shpendi në Itali. Një tjetër sulmues që ka mbetur jashtë kombëtares, diçka e kuptueshme ndoshta për shkak të konkurrencës së madhe kuqezi, po tregon formë shumë të mirë këtë sezon.

Shënoi me penallti për Çezenën, në barazimin shtëpiak 1-1 ndaj Virtus Entelës.

Futbollisti 22-vjeçar ka dy gola në dy ndeshje në Serinë B. Ndërkaq, ishte pa fat lojtari tjetër I kombëtares, Qazim Laçi. Ai realizoi dy gola shumë të bukur për Çaikur Rizesporin, në një ndeshje tepër të vështirë në fushën e Gallatasarajit në Superligën e Turqisë.

Vendasit fituan 3-1, ndërsa të dy golat e Laçit u anuluan për pozicion jashtë loje, një herë të vetin, dhe herën tjetër të një shoku të ekipit.

Kualifikimi në Botëror, Uzuni: Shqipëria nuk ka më vend për gabime

27 August 2025 at 11:34

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni  në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s foli për shanset e Shqipërisë në Kupën e Botës dhe çfarë do të nënkuptonte kualifikimi në Botëorin që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA.

Uzuni shpreson për një ndryshim fati për ekipin kombëtar të Shqipërisë. Shqipëria ka një ndeshje vendimtare kualifikuese në shtator kundër Letonisë

Sulmuesi i Austin FC foli gjithashtu për eksperiencën e tij në SHBA dhe ëndrrën e tij për Kupën e Botës.

Myrto Uzuni ka qenë një golashënues i shkëlqyer në çdo ndalesë të karrierës së tij, duke filluar në vendin e tij të lindjes, Shqipërinë, plus Kroacinë, Hungarinë, Spanjën dhe tani në SHBA me ekipin e Major League Soccer (MLS), Austin FC.

Me fillime modeste, të cilat përfshinin emigracionin e familjes së tij në Greqi në ndjekje të mundësive më të mëdha kur ai ishte dhjetë vjeç, sulmuesi 30-vjeçar gjithmonë e ka përdorur futbollin për të siguruar jetesën për veten dhe të dashurit e tij. Është e njëjta ambicie që e ka bërë atë një lojtar kyç të ekipit kombëtar të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për një kualifikim për herë të parë në Kupën e Botës FIFA.

Kuqezinjtë aktualisht renditen të dytët në Grupin K të kualifikimeve të UEFA-s, katër pikë pas Anglisë kryesuese dhe vetëm një pikë përpara skuadrës serbe me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Një përballje me Letoninë afrohet në shtator, që është fillimi i një periudhe vendimtare prej katër ndeshjesh gjatë tre muajve të ardhshëm. Uzuni u shpreh për faqen e FIFA-s në një intervistë se Shqipëria do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë popullin e saj krenar.

FIFA: Cilat janë mendimet tuaja të përgjithshme për fushatën kualifikuese të Shqipërisë për Kupën e Botës deri më tani?

Myrto Uzuni: Ne jemi në vendin e dytë në grup, por Serbia ka dy ndeshje më pak. Çdo ndeshje tani është si një finale. Duhet të japësh maksimumin. Nga ky shtator, tetor dhe nëntor, çdo ndeshje është një finale, por më e rëndësishmja është ndeshja e shtatorit.

FIFA: Ju startuat në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Anglisë, një humbje e luftuar 2-0. Pavarësisht humbjes, a ju dha ajo performancë të gjithëve besim?

Myrto Uzuni: Mendoj se patëm një performancë të shkëlqyer sepse është e vështirë kur luan kundër një skuadre që është gjithmonë sulmuese dhe ka lojtarë me cilësi të lartë si Phil Foden, Jude Bellingham dhe Harry Kane. Por mendoj se Shqipëria po përmirësohet shumë. Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe një staf të mrekullueshëm, kështu që mendoj se mund të rivalizojmë me çdo ekip, dhe ky besim vjen nga loja kundër Anglisë. Nëse mund ta sfidosh Anglinë, mund ta sfidosh çdo ekip.

FIFA: Edhe pse nuk ishe pjesë e skuadrës, sa shumë nxitje ishte të shihje Shqipërinë të përballej me ekipe të mëdha si Italia, Kroacia dhe Spanja në EURO 2024?

Myrto Uzuni: Për mua të isha jashtë dhe të shikoja ndeshjet ishte e pabesueshme. Të shihja Shqipërinë në atë nivel, duke luajtur kundër Spanjës, Italisë dhe duke garuar vërtet mirë ishte fantastike.

FIFA: Ti shënove në fitoren kundër Andorrës. Si ndihesh të shënosh për vendin tënd në një kualifikuese?

Myrto Uzuni: Kisha luajtur 90 minuta në Angli dhe patëm vetëm dy ditë pushim. Vrapova rreth 13 kilometra atë ndeshje dhe pastaj fluturova për në shtëpi, kështu që ishte një ndeshje e lodhshme. Trajneri më futi në lojë për pjesën e dytë kundër Andorrës dhe shënova. Ai moment ishte shumë i lumtur, sepse luan për vendin tënd dhe luan për familjen tënde.

FIFA: Cilat janë mendimet e tua për ndeshjen tënde të radhës kundër Letonisë?

Myrto Uzuni: Kemi një ndeshje miqësore në Gjibraltar para se të luajmë me Letoninë, kështu që do të përgatitemi për ndeshjen me Letoninë në Gjibraltar. Kundër Letonisë, sigurisht, duhet të fitojmë. Jemi jashtë nëse nuk e fitojmë atë ndeshje. Kaq është. Presioni është aty, por ky presion në futboll është i mirë. Pra, për ne, janë vetëm tre pikë, asgjë tjetër.

FIFA: Cilat janë çelësat për kualifikimin e Shqipërisë?

Myrto Uzuni: Në futboll, nuk i dihet kurrë. Merr një karton të kuq dhe mund ta shkatërrojë ekipin, kështu që nëse bëjmë një gabim kundër Letonisë dhe barazojmë 1-1, kjo mund të jetë e gjitha për ne, vetëm ai gabim i vetëm. Nuk mund të bëjmë gabime të tjera që tani e tutje. Duhet të fitojmë çdo ndeshje për të kaluar në Kupën e Botës. Nëse nuk fitojmë në shtator, jemi jashtë Kupës së Botës.

FIFA: Shqipëria është kualifikuar për dy EURO, por nuk ka arritur ende në një Kupë Bote, kështu që çfarë do të thotë të ky kualifikim?

Myrto Uzuni: Për mua, si të gjithë njerëzit e tjerë, kjo është një ëndërr. Të luaj në Kupën e Botës me Shqipërinë është ëndrra ime. Do të isha shumë krenar dhe do të ishte momenti më i lartë i karrierës sime.

FIFA: Si do të ishte vendi nëse do të ndodhte?

Myrto Uzuni: Vendi do të digjej [qesh]… Është e mrekullueshme, tifozët, njerëzit, ata jetojnë për vendin. Shihni shqiptarë që jetojnë në Greqi ose kudo dhe të gjithë kanë një flamur në shtëpinë e tyre sepse e ndiejnë kaq shumë. Jemi kaq të lidhur me vendin.

FIFA: Çfarë ndikimi ka pasur Sylvinho në këtë ekip?

Myrto Uzuni: Sylvinho erdhi dhe ka krijuar një grup të mrekullueshëm. Sylvinho luajti kudo dhe ka shumë cilësi. Ai stërvitet me ne dhe nuk mund t’ia marrësh topin! Ai dhe [ndihmës trajneri] Pablo Zabaleta po bëjnë një punë të shkëlqyer. Mendoj se janë trajnerë të shkëlqyer, me të vërtetë. Pablo është agresiv gjatë gjithë kohës. Edhe kur luajmë në stërvitje Pablo bën ndërhyrje agresive ndaj nesh, duke treguar urinë argjentinase. Është e mrekullueshme të punosh me ta.

FIFA: Je një admirues i madh i Cristiano Ronaldos, kështu që a mund ta imagjinosh veten duke luajtur në një ndeshje të Kupës së Botës kundër tij?

Myrto Uzuni: Për mua, gjëja më e rëndësishme është që të shkoj me Shqipërinë në një Kupë Bote. Dhe nëse e gjej Ronaldon në grupin tim, kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte një tjetër ëndërr. Por siç thashë, për mua, më e rëndësishmja është që vendi të jetë i lumtur.

FIFA: Çfarë ndodh kur je në fushë dhe dëgjon himnin kombëtar të Shqipërisë?

Myrto Uzuni: Të dridhura. E ndjen drejtpërdrejt në atë moment. I gjithë stadiumi këndon në këtë moment. Kjo është ajo që shoh këtu në SHBA. Ata janë gjithashtu krenarë për vendin e tyre në SHBA. Këtu njerëzit janë shumë të lidhur me vendin dhe e dua këtë sepse është e njëjta gjë në Shqipëri.

FIFA: Si po shkon për ty në Austin FC?

Myrto Uzuni: Ndihem më mirë sepse ekipi po përmirësohet. Kur merr rezultatet, gjithçka është më mirë, kështu që mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në atë mënyrë për të arritur qëllimet tona.

FIFA: Çfarë mendon për nivelin e MLS?

Myrto Uzuni: Sigurisht, kur luan në një ligë si në Spanjë, cilësia është më e lartë sepse ka ekipe që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe ka lojtarë me cilësi të lartë. Por edhe këtu në MLS ka cilësi. Tani e shihni që të gjithë po vijnë në MLS dhe po përmirësohet shumë.

FIFA: A ju zuri në befasi entuziazmi për sportin këtu në SHBA?

Myrto Uzuni: Jo tamam. E shoh këtu në Austin FC sepse kur jemi në shtëpi, tifozët janë të mrekullueshëm. Ata nuk ndalen së kënduari gjatë gjithë kohës, kështu që ky është një motivim shtesë për ne, për të pasur mbështetje nga minuta e parë deri në 90 minuta.

FIFA: A ju pyesin shokët e ekipit të Shqipërisë se si është të luash në SHBA, veçanërisht me Kupën e Botës që vjen këtu vitin tjetër?

Myrto Uzuni:  Kemi bërë këtë bisedë, po. Herën e fundit që isha në Shqipëri me ekipin kombëtar, ata më pyetën për fushat stërvitore, mjediset dhe gjithçka. U shpjegova se gjithçka është perfekte dhe se njerëzit atje e duan futbollin. /gj.m/j.p/

The post Kualifikimi në Botëror, Uzuni: Shqipëria nuk ka më vend për gabime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre gola shqiptarë nëpër botë/ Uzuni, Seferi dhe Ajeti realizojnë në SHBA dhe Turqi

24 August 2025 at 13:16

Nga një cep i botës në tjetrin. Futbollistët shqiptarë e treguan veten edhe këtë herë, të paktën disa prej tyre, ndonëse jo që të gjithë festuan në fund.

Heroi tragjik ishte Myrto Uzuni pasi sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje të madhe në ligën profesioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pësuar humbjen 2-3.

Uzuni ishte autor i golit të barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 39-të, në duelin që skuadra e tij Ostin, e luajti në Montreal. Kanadezët ishin disi më lart dhe morën epërsinë 3-1, ndonëse ylli i kombëtares nuk u dorëzua.

Në 77’, ai shërbeu pasimin për golin e shënuar nga shoku I ekipit, Volf. Shqiptari ka 3 gola e 2 asistë në 21 ndeshje, ende pak për nivelin e tij. Në Ligën e Parë të Turqisë lojtarët tanë ishin më të lumtur.

Dy lojtarët e kombëtares, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi shënuan gola dhe fituan ndeshjen. Bodrumspor mundi 3-1 rivalin Sakariaspor, edhe pse pësoi gol që në fillim.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën. Fillimisht Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

❌
❌