Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

"Star Alliance" korrigjon gabimin, Prishtina tani figuron zyrtarisht si e Kosovës

12 December 2025 at 19:46


Aleanca globale e linjave ajrore, Star Alliance, ka bërë korrigjimin e shumëkërkuar të destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar përkatësinë gjeografike nga “Pristina (Serbia)” në “Pristina (Kosovo)”. Ky ndryshim vjen pas një periudhe të gjatë insistimesh dhe reagimesh për përfaqësimin e gabuar të kryeqytetit të Kosovës në sistemet e fluturimeve.

Lajmin e konfirmoi publicisti Veton Surroi, i cili njoftoi se ky hap u arrit falë angazhimeve të vazhdueshme personale dhe së fundmi ndërhyrjes së ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Pas shumë insistimesh personale e së fundmi nga ana e ambasadorit Faruk Ajeti, më në fund u korrigjua një padrejtësi e madhe. Prishtina (Kosovo), pra. Faleminderit, ambasador”, shkroi Surroi në Facebook.

Ambasadori Ajeti i është përgjigjur publikisht falënderimit të Surroit, duke theksuar se institucioni që ai përfaqëson ndërhyn kudo ku Prishtina paraqitet gabimisht si pjesë e Serbisë.

“Me shumë kënaqësi angazhohemi dhe reagojmë ndaj të gjitha institucioneve apo kompanive, ku Prishtina paraqitet gabimisht si pjesë e Serbisë ose ku Republika e Kosovës nuk figuron brenda kufijve të saj kushtetues”, ka shkruar ai.

Ky korrigjim shihet si një hap simbolik, por i rëndësishëm, drejt respektimit të realitetit politik dhe shtetëror të Kosovës në platformat ndërkombëtare të aviacionit.


Gjashtë anëtarë të një organizate kriminale dënohen me 44 vjet burg

22 November 2025 at 17:44

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 21 nëntor deklarimin fajtor të 6 nga 11 të pandehurve të dërguar për gjykim si pjesë e një grupi të trafikut të narkotikëve e sigurim të kushteve për të kryer vrasje, pjesë e të cilit ishin dhe tre […]

The post Gjashtë anëtarë të një organizate kriminale dënohen me 44 vjet burg appeared first on Reporter.al.

Kompleksi i ri stërvitor në Bizë-Pajeti sipas modeleve të NATO-s, akomodon 1200 trupa

13 November 2025 at 10:15

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Në Bizë-Pajeti po ndërtohet kompleksi i ri stërvitor sipas modeleve të NATO-s i cili do të akomodojë deri në 1200 trupa dhe do të ofrojë kushte bashkëkohore për stërvitjen e personelit.

Ky investim i ri, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu e “shndërron Bizën në një poligon ndërkombëtar të dedikuar të stërvitjes së Forcave të Armatosura dhe një hap konkret që dëshmon se investimet për rritjen e gatishmërisë, aftësive dhe standardeve janë përparësi e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri ndau një video nga kompleksi i ri stërvitor.

Mydeir Tafa, me detyrë komandant i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Forcën Tokësore, tha se aktualisht në Bizë-Pajeti “po krijohen kushtet e nevojshme për akomodimin, ushqimin dhe argëtimin e personelit të Forcës Tokësore gjatë stërvitjes komplekse që do të kryejnë në rajonin stërvitor të Bizës”.

Sipas Tafës “është hera e parë që bëhet një investim i tillë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”.

“Ky investim është projektuar që të ketë numër sa më të madh pjesëmarrjeje dhe të akomodimi të trupave”, tha Tafa.

Tafa shtoi se “në këtë rajon janë duke u ndërtuar ambientet e fjetjes për akomodimin e personelit, është duke u ndërtuar mbështetja shëndetësore gjatë stërvitjeve”.

Aktualisht sipas tij “është ndërtuar blloku i komandës së Batalionit”.

“Kemi bllokun e mensës, kuzhinës, ku do të bëhet trajtimi me ushqim i efektivëve që do të marrin pjesë në stërvitjet e ndryshme dimërore ose verore në këtë rajon. Blloku i mensë-kuzhinës ka një kapacitet prej 600 vetash njëherësh”, tha ai.

Tafa nënvizoi se “aktualisht është llogaritur që kjo të plotësojë të gjithë akomodimin e Grup-batalionit të Lehtë të Këmbësorisë që arrin deri në 1200 veta”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Kompleksi i ri stërvitor në Bizë-Pajeti sipas modeleve të NATO-s, akomodon 1200 trupa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Termi ‘gjini gjithëpërfshirëse’, një turp”/ Pastor Paulin Vilajeti: S’besoj se ka dhe do të ketë barazi gjinore

By: Rovena
16 October 2025 at 20:48

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pastor Paulin Vilajeti komentoi zhvillimet e fundit lidhur me projektligjin për barazinë gjinore, duke sjellë në vëmendje perspektivën e tij si përfaqësues i komunitetit të krishterë.

Ai theksoi rëndësinë e traditave dhe vlerave kombëtare në edukimin e fëmijëve dhe shprehu shqetësim për atë që e konsideron ndikim të ideologjive në sistemin arsimor. Vilajeti theksoi se nuk beson në barazi gjinore, por në barasvlerë gjinore, duke theksuar dallimet natyrore mes gjinive, por njëkohësisht duke pranuar vlerën e secilit individ.

“Unë jam shqiptar i krishterë dhe i theksoj këto gjëra për shkak sepse kur Perëndia më ka krijuar nuk më ka krijuar rastësisht sepse ne kemi disa tradita, doke dhe zakone, të cilat unë besoj se duhet të jenë me patjetër thelb i kombit tonë. Në këto tradita doke dhe zakone, ne gjithmonë jemi përpjekur që t’i edukojmë fëmijët tanë me një lloj edukate që brenda ka vlerat. Unë jam një njeri që e kam thënë që unë nuk besoj në moral, por në vlera. Unë nuk e çoj fëmijën tim në shkollë që ai të mësoj ideologji të ndryshme.

Mjerisht shkollat sot janë kthyer në një vend ku mësohen ideologji të ndryshme, se sa ata shkojnë për të mësuar. Kur ka filluar shkolla, ka nisur vetëm për këtë gjë, që t’u jepeshin fëmijëve ideologji që ishin të përcaktuara nga ata që donin që fëmijët të kishin ideologji. Unë nuk jam as i djathtë dhe as i majtë, unë jam i krishterë, jam Pastor dhe nuk do të doja kurrë që të talleshin me njerëzit.

Për mua është turp që të vendoset një ligj ku shkruhet “gjithëpërfshirës” dhe nesër nëse vjen e djathta në pushtet të thuhet që ka vetëm mashkull e femër. Unë nuk besoj se ka dhe do të ketë barazi gjinore. Unë besoj në barasvlerë gjinore. Kështu është. Një euro është 96.5 lekë. Por është euro dhe është lek. Kanë të njëjtën vlerë, është e njëjta gjë. nuk mund të jetë i barabartë kurrë një femër me një mashkull. Mendon se brezat nuk do ndryshojnë?”, tha Pastor Paulin Vilajeti.

Aleanca Shqiptare e dyta në Graçanicë – Ajeti: Do të kemi zë më të fortë në komunë

13 October 2025 at 10:00


Zgjedhjet Lokale 2025 sollën një rezultat historik në Komunën e Graçanicës, ku Aleanca Shqiptare arriti të sigurojë 2,635 vota, ose 23,15 për qind të mbështetjes.

Kjo shënon herën e parë që partitë shqiptare garuan të bashkuara në një listë të vetme, duke arritur të pozicionohen si forca e dytë politike në një komunë me shumicë serbe.

Pavarësisht se Lista Serbe mbeti fituese me 7,120 vota, Aleanca Shqiptare arriti një rritje të ndjeshme të përkrahjes, duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë komunë.

Kandidati për kryetar, Leutrim Ajeti, u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë nga qytetarët dhe për përkushtimin e vullnetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

“Falënderim i veçantë për kandidatët për asamble dhe vullnetarët që s’u ndalën asnjëherë gjatë këtyre dy muajve. Aleanca Shqiptare është projekti i parë që i bëri gjithë shqiptarët bashkë në një komunë me shumicë serbe – dhe do të vazhdojë kështu, sepse vetëm bashkë do të arrijmë suksese”, ka shkruar Ajeti në Facebook.



Ai shtoi se ky rezultat përbën “një moment historik” për shqiptarët në Graçanicë, duke theksuar se tashmë Aleanca do të ketë përfaqësim më të gjerë dhe përgjegjësi më të mëdha në institucionet komunale.

“Projekti i Aleancës Shqiptare do të vazhdojë të jetojë, sepse vetëm bashkë mund të rritemi dhe të triumfojmë politikisht në Komunën e Graçanicës”, përfundoi Ajeti. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

11 October 2025 at 11:38


Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.

Megjithatë, përzgjedhësi brazilian pritet të jetë i ndrojtur edhe kësaj radhe dhe zgjedhjet e tij pritet të lënë shumë për të dëshiruar nga tifozët.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, Sylvinho do t’i besojë përsëri të ‘përhershmëve’ të tij në skemën 4-3-3.

Ndeshjen ndaj Serbisë, porta do të jetë përsëri e ‘blinduar’ nga Thomas Strakosha, teksa mbrojtja e pandryshuar me Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Arlind Ajeti dhe Berat Gjimishti në qendër.

Edhe mesfusha do të jetë e pandryshuar me Qazim Laqin, Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin, duke pamundësuar një vend për Ylber Ramadanin.

As në sulm nuk pritet të ketë ndryshime me Armando Brojën dhe Nedim Bajramin nga krahët dhe Rey Manajn në qendër, me Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin që duhet të presin ende për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laqi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Bajrami;

/Telegrafi/

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

8 October 2025 at 14:25

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dy futbollistët kuqezi, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, ritheksuan edhe njëherë mesazhin e trajnerit Silvinjo dhe mesfushorëve Shehu e Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme. Arlind Ajeti u shpreh se ekipi është […]

The post “Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë appeared first on BoldNews.al.

Arlind Ajeti: Me Serbinë ndeshje e vështirë, synimi ynë janë 3 pikët

By: V K
8 October 2025 at 12:13

Arlind Ajeti, është një nga futbollistët më me eksperiencë në Kombëtare. Në prag të sfidës me Serbinë, mbrojtësi ka dalë në konferencën për mediat ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Përshëndetje, normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje, mundohemi ta shohim këtë vetëm si ndeshje futbolli, që të jemi profesionistë në çdo aspekt, synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspekt futbollit dhe emocional, por do jemi profesionistë.

Besoj që Serbia në çdo rol ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, kanë lojtarë si Mitroviç fizikisht është shumë i fortë, Vlahoviç i cili kohët e fundit ka pasur ndeshje të mira me Juventusin dhe besoj që do i analizojmë çdo lojtar saktësisht dhe të jemi të përgatitur për çdo rast.

Atje do jetë më e vështirë, se çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, se atje kanë dhe tifozët, ne sdo kemi atje, por ne do të japim maksimumin siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që tja dalim. Këshilla nuk besoj që mund tju japim ne mbrojtësit sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do i kemi t`i shfrytëzojmë dhe ne mbrapa të provojmë të mbajmë portën pastër dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë do të bëjnë”, deklaroi Arlind Ajeti.

The post Arlind Ajeti: Me Serbinë ndeshje e vështirë, synimi ynë janë 3 pikët appeared first on Albeu.com.

Arlind Ajeti flet para përballjes me Serbinë

8 October 2025 at 13:48


Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti ka folur para ndeshjes ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, ndeshje e cila zhvillohet të shtunën mbrëma.

Mbrojtësi nga Kosova ritheksoi edhe njëherë mesazhin e trajnerit Sylvinho dhe të bashkëlojtarëve të tij, Juljan Shehu e Qazim Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme.

Ajeti u shpreh se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar për përballjen ndaj Serbisë, duke shtuar se është vetëm një ndeshje futbolli.

Mbrojtësi kuqezi theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por skuadra do të tregojë profesionalizëm maksimal.

Ai vlerësoi kundërshtarin për cilësinë e lojtarëve, por u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë gati për çdo rast dhe do të japë maksimumin për të ruajtur portën e paprekur.

Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje. Mundohemi ta shohim këtë vetëm si një ndeshje futbolli, për të qenë profesionistë në çdo aspekt. Synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë”, ka thënë fillimisht Ajeti në konferencën.

“Serbia? – Besoj që Serbia, në çdo repart, ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, edhe në sulm. Kanë lojtarë si Mitroviç, që fizikisht është shumë i fortë dhe Vlahoviç, i cili kohët e fundit ka zhvilluar ndeshje të mira me Juventusin. Besoj që do t’i analizojmë çdo lojtar më saktësisht dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast”.

“Çfarë duhet të bëjmë që të mos pësojmë gol, ashtu si nuk pësuam në “Air Albania”? – Atje do të jetë më e vështirë, sepse çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, pasi atje kanë edhe tifozët. Ne nuk i kemi, por do të japim maksimumin, siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që t’ia dalim”.

“A keni ndonjë këshillë për sulmuesit që të marrim fitoren? – Këshilla nuk besoj që mund t’ua japim ne, mbrojtësit, sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do t’i kemi t’i shfrytëzojmë, ne mbrapa të mbajmë portën e paprekur dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

/Telegrafi/

Shqiptarët bashkë në Graçanicë për zgjedhjet lokale, Ajeti: Nuk do të bëj dallime

7 October 2025 at 14:33


Partitë shqiptare në Graçanicë janë bërë bashkë për garën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë pajtuar për një kandidat për kryetar të kësaj komune si dhe për një listë të përbashkët për kuvend komunal.

Leutrim Ajeti është kandidati që garon me listën “Aleanca Shqiptare”. Ajeti përfaqëson një front të bashkuar që synon përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës në njërën nga komunat me shumicë serbe.

Sipas regjistrimi të fundit të popullsisë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Graçanicë, komunë kjo rreth 9 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës që banohet nga gjithsej 18 mijë e 500 banorë. Sa i përket ndarjes etnike, në Graçanicë jetojnë 8.623 shqiptarë dhe 8.560 serbë, raporton kp.

Ajeti shpreh bindjen e tij se më 12 tetor do të arrijë ta fitojë këtë garë.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thekson se, nëse i jepet besimi për të udhëhequr, do t’u shërbejë me përkushtim të gjitha komuniteteve që jetojnë në Graçanicë.

“Unë besoj që kryetari, në këtë rast unë, do të jem i njëjtë për të gjithë nuk do të bëjë dallime si për serbët, si për romët, ashkali e të gjitha komunitetet që jetojnë në Graçanicë do të jemi i barabartë. Pra, emri im është Leutrim Ajeti unë jam shqiptar po do të jem i njëjtë për të gjithë dhe nuk do të bëj dallime për askënd…Unë besoj fuqishëm që të dielën, më 12 tetor do ta marrim besimin nga qytetarët dhe do ta shpallim fitoren...Jam i bindur që do të fitojmë me të parën, por nëse ka balotazh jam i përgatitur edhe për balotazh“, theksoi ai.

Ajeti, duke folur për mënyrën se si u arrit marrëveshja mes partive shqiptare për ta mbështetur atë si kandidat të përbashkët, u shpreh se ky vendim erdhi pa vështirësi të mëdha.

“Nuk e ka qenë e lehtë, por jo edhe shumë e vështirë sepse puna ime si nënkryetar e ka bërë të mundshme këtë bashkim sepse nuk kam bërë dallime për asnjë parti, për asnjë individ dhe kjo e ka mundësuar që unë të jem sot kandidati i të gjitha partive politike në Graçanicë, por edhe i njerëzve profesionistë të Graçanicës”, shprehet Ajeti.

Sipas tij, gjithnjë e më shumë qytetarë serbë në Graçanicë po shprehin pakënaqësi me gjendjen aktuale dhe po kërkojnë ndryshim real në udhëheqje.

“Unë besoj që edhe ata [serbët] janë duke kërkuar ndryshimin një pjesë e madhe e tyre dhe besoj që të dielën më 12 tetor edhe ata do të jenë pro ndryshimit dhe do të votojnë listën tonë në këtë rast mua si kandidat për kryetar”, deklaroi kandidati për kryetar të Graçanicës.

Leutrim Ajeti premtoi formimin e një kabineti multietnik dhe përfshirjen aktive të të gjitha komuniteteve në këtë komunë.

“Ashtu siç është shumë etnike [komuna] do të jetë edhe kabineti im shumë etnik, do të ketë një përfaqësim shumë etnik nga të gjitha komunitete. Nuk do të bëj dallime as në ekzekutiv dhe as në kabinet, do të kem përfaqësim nga të gjitha komunitetet”, deklaroi Ajeti.

Përmirësimi i mjedisit, zhvillimi i transportit publik dhe investimet në infrastrukturë janë ndër prioritetet kryesore që Leutrim Ajeti synon t’i realizojë nëse merr drejtimin e Komunës së Graçanicës.

“Nënkalimi në qendër të Graçanicës, çështja e ambientit, transporti publik, infrastruktura në çdo pjesë të komunës së Graçanicës…Do ta themeloja një grup punues në lidhje me ambientim sepse komuna e Graçanicës ka telashe të mëdha me ambientin dhe shqetësime të mëdha, do të themeloja një grup punues ku do të përfshiheshin gjithë akterët në komunë të Graçanicës, shoqëria civile dhe nga Ministria e Ambientit, dhe do ta krijonim një strategji të shpejt për ta evituar problemin e ambientit që janë mbetjet në Kishnicë…ujërat e zeza në zonën industriale”, deklaroi ai.

Më 12 tetor qytetarët e Kosovës do të votojnë për të zgjedhur udhëheqjen e tyre komunale. Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale ka nis më 13 shtator.

Shaqiri e Ajeti shkëlqejnë me gol e asistim, Baseli merr fitore të madhe

5 October 2025 at 19:00


Baseli është rikthyer te fitorja pas disfatës javën e kaluar nga Luzerni 1-2.

Kampioni në fuqi i Zvicrës ka triumfuar në udhëtim te Servette me rezultat të thellë 0-3.

Dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti kanë qenë protagonist në këtë sfidë.

Vetëm pas pesë minutave lojë, Ajeti shënoi për të hapur serinë e golave për kampionët e Zvicrës.

Ndërkohë në minutën e 41-të erdhi edhe goli i dytë, ku Otele realizoi pas asistimit nga Shaqiri.

Otele realizoi edhe golin e tretë në këtë ndeshje, derisa me këtë fitore Baseli ngritët në pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se lideri Thun që ka 16 pikë. /Telegrafi/

Bazeli “flet shqip”/ Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti i dhurojnë fitoren e katërt në kampionat (VIDEO)

By: V K
14 September 2025 at 08:43

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Thun me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Zvicrës, ku protagonist absolutë ishin dy futbollistët me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti, që i kanë dhuruar fitoren e katërt në kampionat kuqebluve, ndaj një rivali tepër të fortë si Thun.

Në minutën e 24-t, Shaqiri zhbllokoi sfidën, teksa në minutën e 41-të, asistoi për Ajetin, i cili dërgoi skuadrën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dyfishtë.

Vendasit provuan të rihapnin përballjen me Bertone në minutën e 51-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa për të “vulosur” këtë duel mendoi përsëri Shaqiri i cili në minutën 90+8 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Falë dopietës, Shaqiri u ngjit në kuotën e 4 golave në 6 ndeshje në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 3 asiste. Ndërkohë për Ajetin ky ishte goli i dytë në këtë sezon me fanellën e Bazelit.

 

 

The post Bazeli “flet shqip”/ Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti i dhurojnë fitoren e katërt në kampionat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO)

By: V K
26 August 2025 at 10:23

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol në Ligën e Parë turke.

31-vjeçari tundi rrjetën e Sakaryaspor, në fitoren 3-1 të Bodrumsporit.

Falë paraqitjes së tij, ai është përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi.

 

The post Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

By: Ardit
24 August 2025 at 15:45

Teksa na ndajnë pak ditë nga ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, sinjale pozitive për formën e futbollistëve kanë ardhur nga Turqia për teknikun Sylvinho. Dyshja e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti, shënuan në fitoren 3-1 që Bodrumspori regjistroi kundër Sakaryasporit në javën e tretë të Kategorisë së Parë në Turqi. Qendërmbrojtësi shënoi golin e […]

The post VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit appeared first on BoldNews.al.

Tre gola shqiptarë nëpër botë/ Uzuni, Seferi dhe Ajeti realizojnë në SHBA dhe Turqi

24 August 2025 at 13:16

Nga një cep i botës në tjetrin. Futbollistët shqiptarë e treguan veten edhe këtë herë, të paktën disa prej tyre, ndonëse jo që të gjithë festuan në fund.

Heroi tragjik ishte Myrto Uzuni pasi sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje të madhe në ligën profesioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pësuar humbjen 2-3.

Uzuni ishte autor i golit të barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 39-të, në duelin që skuadra e tij Ostin, e luajti në Montreal. Kanadezët ishin disi më lart dhe morën epërsinë 3-1, ndonëse ylli i kombëtares nuk u dorëzua.

Në 77’, ai shërbeu pasimin për golin e shënuar nga shoku I ekipit, Volf. Shqiptari ka 3 gola e 2 asistë në 21 ndeshje, ende pak për nivelin e tij. Në Ligën e Parë të Turqisë lojtarët tanë ishin më të lumtur.

Dy lojtarët e kombëtares, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi shënuan gola dhe fituan ndeshjen. Bodrumspor mundi 3-1 rivalin Sakariaspor, edhe pse pësoi gol që në fillim.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën. Fillimisht Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

By: V K
24 August 2025 at 07:52

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor i shënoi Sakariaspor.

Skuadra e dy futbollistëve të Kombëtares, fitoi 3-1 përballë Sakariaspor.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën.

Fillimisht, Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Bodrumspor ishte një nga skuadrat e Superligës turke, që ra nga kategoria.

Boshti i skuadrës është ruajtur, pasi synim është rikthimi në elitë. Dhe pse pas 3 javësh kanë 5 pikë.

 

The post Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shqipe Ajeti me ekspozitë në Helsinki, përfaqësohet me dy vepra

By: Kult Plus
17 July 2025 at 18:24

Artistja shqiptare, Shqipe Ajeti Rexhepi është në emrin e artistëve të tjerë, pjesë e ekspozitës kolektive “Arrivals and Departures”, kuruar nga Mari Blomroos-Heininen në Galerinë Kookos, Helsinki.

Ajo po përfaqësohet me dy veprat e saj, “Unheard Voice” dhe “In Between”.

“Jeta është një lëvizje në ndryshim të vazhdueshëm. Materialja dhe jomaterialja janë në lëvizjen e kohës dhe hapësirës, duke ndryshuar thelbin e tyre dhe duke krijuar variacione të pafundme. Ajo që largohet nuk kthehet kurrë plotësisht e njëjtë ose në të njëjtin vend. Diçka ka ndryshuar dhe ndryshimi po ndryshon gjithashtu. Ne mbërrijmë dhe ikim përsëri e përsëri”, thuhet në njoftimin e ekspozitës.

Ekspozita qëndron e hapur deri më 26.7.2025,  nga ora 13:00 deri 18:00.

Pritet zyrtarizimi, Arlind Ajeti arrin akordin me klubin e ri

By: armand
3 July 2025 at 18:14

Sipas raportimeve më të fundit nga Turqia, Arlind Ajeti ka arritur një marrëveshje me klubin e Gaziantep, një nga skuadrat që arriti të sigurojë mbijetesën në Superligën turke për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të mbërrijë në qytetin e Gaziantepit të premten, ku do të kryejë testet mjekësore dhe më pas të […]

The post Pritet zyrtarizimi, Arlind Ajeti arrin akordin me klubin e ri appeared first on BoldNews.al.

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

29 June 2025 at 19:31

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shpërndarë një fjalim të mbajtur në Bundestagun gjerman nga deputeti Peter Beyer, ku ky i fundit theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për Kosovën.

Në fjalën e tij, Beyer ka rikujtuar vizitën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rajon në mars të këtij viti, duke theksuar se angazhimi i NATO-s në Ballkan mbetet thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin.

Sipas ambasadorit Ajeti, deputeti gjerman ka bërë thirrje për çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë.

“Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë. Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin,” citohet të ketë thënë Beyer.

Ambasadori Ajeti ka falënderuar deputetin gjerman për qëndrimin e tij të qartë dhe përkrahjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës në Bundestag./Telegrafi/

The post Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Nipi ish-kancelarit Helmut Kohl: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE

By: Besnik
27 June 2025 at 17:42

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka ndarë përmes një postimi në Facebook një video ku deputeti gjerman Johannes Volkmann mban fjalim në parlamentin gjerman, duke përmendur Kosovën.

Ajeti shkruan se Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl – një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës – ka kërkuar që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, deputeti gjerman bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ia vlen ta dëgjoni fjalimin e Johannes”, shkruan Ambasadori i Kosovës në Gjermani.

 

Statusi i plotë i ambasadorit Faruk Ajeti

“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag – dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, në kuadër të votimit për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë. Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ia vlen ta dëgjoni fjalimin e Johannes”, shkruan Ajeti.

Kujtojmë që të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it si pjesë e forcës ndërkombëtare të KFOR-it do të vazhdojë edhe për 12 muaj të tjerë.

Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, u miratua zgjatja e mandatit.

Çfarë roli kanë ushtarët gjermanë në kuadër të KFOR-it?

Deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të angazhohen sërish në Kosovë.

Detyra e tyre?

Të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, në rendin publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe multietnik.

Gjermania shpreh qartë edhe mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një strukturë moderne dhe të kontrolluar në mënyrë demokratike – si përgatitje për integrimin në NATO dhe BE.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Gjermania ishte një nga kontribueset më të mëdha në misionin KFOR, me deri në 6 000 ushtarë të dislokuar në Kosovë.

Prania u ruajt në nivele të larta deri në vitin 2004, kur pas trazirave ndëretnike u përforcua sërish me 600 trupa shtesë.

Nga viti 2011 nisi një ulje graduale, duke zbritur në më pak se 1,000 ushtarë dhe duke e mbyllur bazën ushtarake në Prizren më 2018.

Në fund të vitit 2022, Gjermania kishte vetëm rreth 80 ushtarë në terren.

Por me rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e kontingjentit austriak, Berlini reagoi.

Në prill 2024 u dërgua një kompani shtesë dhe sot Bundestagu ka mandatuar deri në 400 trupa – një rikthim simbolik i vëmendjes ndaj sigurisë në rajon.

Misioni ushtarak në Kosovë i kushton Gjermanisë rreth 38.9 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Nipi ish-kancelarit Helmut Kohl: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE appeared first on Euronews Albania.

❌
❌