Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive

By: D Marku
17 January 2026 at 15:10

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me UN Women në Tiranë, zhvilloi takimin e parë konsultativ me nëpunësit e barazisë gjinore nga institucione të ndryshme publike.

Takimi shënon nisjen e procesit të koordinimit ndërinstitucional për hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit në funksion të zbatimit të ligjit të ri për Barazinë Gjinore, duke synuar ndërtimin e një qasjeje të unifikuar dhe efektive në nivel institucional.

45 vjet nga vr*sja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, presidentja: Ishte sakrifica e tij që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë
Gjatë fjalës së saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, theksoi se Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 përbën dokumentin themelor të politikave publike në këtë fushë dhe një instrument ndërsektorial që kërkon angazhim të përbashkët, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të qarta nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse.

Zv.ministrja Seferi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me nëpunësit e barazisë gjinore, si aktorë kyç në zbatimin e ligjit, duke theksuar se Ligji i ri për Barazinë Gjinore synon vendosjen e barazisë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale dhe garanton mbrojtjen nga diskriminimi për të gjithë qytetarët.

“Ne si Ministri e Shëndetesisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe nëpërmjet rolit tuaj si nënpunës të barazizë gjinore duhet që së bashku të advokojmë zbatimin e këtij ligji. Ligji i barazizë gjinore, i miratuar është ajo çfarë parashikon e zeza mbi të bardhë, nuk ka lidhje me çështjet që janë diskutuar në publik, mbi gjininë etj, por mbron dhe gjen të gjitha hapësirat ligjore për të vënë barazinë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale. Mbrojtja nga diskriminimi është për të gjithë qytetarët e vendit. Ky proces do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të politikave për barazinë gjinore por dhe në rritjen e ndikimit konkret në jetën e grave”, u shpreh ajo.

Ligji i ri për Barazinë Gjinore përfaqëson një hap cilësor në konsolidimin e kuadrit ligjor dhe institucional për barazinë gjinore në Shqipëri. Ligji reflekton angazhimet kushtetuese të vendit, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet më të avancuara evropiane, duke forcuar integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike dhe duke krijuar një bazë më të qartë dhe funksionale për veprimin institucional në praktikë.

Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët dhe aktorët relevantë, do të vijojë mbështetjen për organizimin e takimeve tematike dhe trajnimeve të posaçme, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin efektiv të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore.

The post Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive appeared first on Albeu.com.

Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive

17 January 2026 at 12:25

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me UN Women në Tiranë, zhvilloi takimin e parë konsultativ me nëpunësit e barazisë gjinore nga institucione të ndryshme publike.

Takimi shënon nisjen e procesit të koordinimit ndërinstitucional për hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit në funksion të zbatimit të ligjit të ri për Barazinë Gjinore, duke synuar ndërtimin e një qasjeje të unifikuar dhe efektive në nivel institucional.

Gjatë fjalës së saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, theksoi se Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 përbën dokumentin themelor të politikave publike në këtë fushë dhe një instrument ndërsektorial që kërkon angazhim të përbashkët, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të qarta nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse.

Zv.ministrja Seferi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me nëpunësit e barazisë gjinore, si aktorë kyç në zbatimin e ligjit, duke theksuar se Ligji i ri për Barazinë Gjinore synon vendosjen e barazisë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale dhe garanton mbrojtjen nga diskriminimi për të gjithë qytetarët.

“Ne si Ministri e Shëndetesisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe nëpërmjet rolit tuaj si nënpunës të barazizë gjinore duhet që së bashku të advokojmë zbatimin e këtij ligji. Ligji i barazizë gjinore, i miratuar është ajo çfarë parashikon e zeza mbi të bardhë, nuk ka lidhje me çështjet që janë diskutuar në publik, mbi gjininë etj, por mbron dhe gjen të gjitha hapësirat ligjore për të vënë barazinë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale. Mbrojtja nga diskriminimi është për të gjithë qytetarët e vendit. Ky proces do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të politikave për barazinë gjinore por dhe në rritjen e ndikimit konkret në jetën e grave”, u shpreh ajo.

Ligji i ri për Barazinë Gjinore përfaqëson një hap cilësor në konsolidimin e kuadrit ligjor dhe institucional për barazinë gjinore në Shqipëri. Ligji reflekton angazhimet kushtetuese të vendit, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet më të avancuara evropiane, duke forcuar integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike dhe duke krijuar një bazë më të qartë dhe funksionale për veprimin institucional në praktikë.

Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët dhe aktorët relevantë, do të vijojë mbështetjen për organizimin e takimeve tematike dhe trajnimeve të posaçme, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin efektiv të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me UN Women në Tiran...
1 nga 2

/e.i/j.p/

The post Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri Silvinjo shfaqet si shoferi i Seferit: Gati të nisemi sërish

By: V K
15 January 2026 at 13:07

Kombëtarja kuqezi po përgatitet për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026.

Në një video të publikuar nga FSHF-ja në rrjetet sociale, trajneri Silvinjo është shhfaqur në një makinë teksa është në rolin e shoferit.

Si pasagjerë të tij ka zgjedhur Nedim Bajramin dhe Taulant Seferin. Ky i fundit, nuk është thirrur fare nga braziliani për ndeshjet e 2025-ës, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e Kombëtares në 19 nëntor të 2024-ës.

Përmes kësaj video, duket se sulmuesi ka rifituar besimin e trajnerit dhe pritet të thirret për në mars.

Rikujtojmë që Shqipëria do të përballet me Poloninë në 26 mars dhe në rast se e kalon me sukses, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.

The post Trajneri Silvinjo shfaqet si shoferi i Seferit: Gati të nisemi sërish appeared first on Albeu.com.

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

By: gaze tare
27 December 2025 at 10:38

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet publike dhe rrjetet sociale. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar arsyen e kësaj shkëputjeje.

Lela ka konfirmuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, konkretisht heqjes së dhjamit në zonën poshtë mjekrës (gushë). Siç ka shpjeguar vetë, procedura ka kërkuar kohë rikuperimi dhe respektimin e disa kushteve pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet me fashën kompresuese rreth kokës.

Pavarësisht sakrificave të përkohshme, Lela shprehet shumë e kënaqur me ndryshimin. Sipas saj, rezultati ka qenë më i mirë nga sa e kishte imagjinuar: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur për shenjat pas ndërhyrjes, ish-banorja ka sqaruar se aktualisht ka vetëm një shenjë të vogël poshtë mjekrës, e cila është normale duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë nga operacioni. Ajo thekson se me kalimin e kohës, lëkura do të vazhdojë të përmirësohet derisa shenja të zhduket plotësisht.

The post Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri appeared first on iconstyle.al.

Boksieri Nuri Seferi përkrah Lahi Brahimajn në garën për deputet

By: Telegrafi
22 December 2025 at 08:47


Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.

“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram.

Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Lela flet për ndarjen me Leon: Njerëzit më kanë folur keq për të

By: gaze tare
27 November 2025 at 21:14

Ish banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Lela Seferi ka folur në emisionin Canape, per ndarjen nga Leo, ku ka treguar se pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht deri tani dhe si është raporti i tyre aktual. Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.

“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptojë që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit dojnë me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajtë për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë. Cdo kush që e ka në jetën e vet, si shok, si familjarë, si të dashur është shumë me fat kushdo që e ka në jetën e vet. Unë jam ndi jashtëzakonisht mirë vitin e fundit. Cdo njeri që ka tentu me më folë keq për Leonardin prej kur unë jam nda, unë jam distancu prej atyne njerëzve, se ata nuk kanë desht me m’pa mu të lumtur.”, është shprehur ajo.

Ajo ka bërë të ditur se ndarja ka qenë një vendim i përbashkët, larg dramave që publiku mund të ketë pritur.

Është kanë një vendim që e kemi marrë te dytë bashkë. E kemi pa të arsyeshme me marrë këtë vendim. Krejt shqiptartë presin me dal një reagim drastik. Kam shumë respekt për të.”, theksoi ajo.

Lela shtoi se ndarja nuk është e lehtë për askënd, megjithëse marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e bazuar në respekt.

“Është ndarje. Po s’besojë që kërkush e përjeton mirë një ndarje. Ka mbet ai respekti, edhe ka me mbet gjithmonë”

The post Lela flet për ndarjen me Leon: Njerëzit më kanë folur keq për të appeared first on iconstyle.al.

Sulmuesi Seferi realizon dopietë në Turqi

7 November 2025 at 21:51

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Sulmuesi Taulant Seferi ishte protagonist në fitoren 5-0 të Bodrumspor ndaj Istanbulspor. Futbollisti Seferi, realizoi një dopietë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor.

Seferi mposhti portierin me një goditje të bukur në fundin e pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë, sulmuesi i Shqipërisë futi topin në mesfushë dhe finalizoi golin.

Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime.

Edhe pse po kalon një formë të mirë, Seferi nuk u përzgjodh nga trajneri Silvinjo për sfidat e kuqezinjve për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Sulmuesi Seferi realizon dopietë në Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas rrëfimit të Lelës, Leo thyen heshtjen me një reagim befasues

26 October 2025 at 08:38


Pas deklaratës së gjatë dhe emocionale të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i tij.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova është mjaftuar me një fjalë të vetme në InstaStory: “OK”, një reagim i shkurtër, por që ka ngjallur shumë interpretime në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Lela kishte folur më herët për përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj, por ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime.

Lela Seferi/InstaStory

“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” kishte shkruar ajo.

Në të njëjtin mesazh, Lela theksonte se nuk e sheh veten si viktimë, por si një grua që zgjedh dinjitetin dhe forcën për të ecur përpara.

Leonardo Gashi/InstaStory

“Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë”, kishte shtuar ajo.

Pas këtij reagimi, shumë ndjekës kanë vënë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që është interpretuar si hapi i parë drejt ndarjes.

Vetëm disa ditë para reagimit të Leos, ajo kishte ndarë edhe një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato”.

Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet ende plot pikëpyetje. /Telegrafi/

Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo

By: gaze tare
25 October 2025 at 16:17

Pas disa javësh të mbushura me thashetheme dhe aludime për ndarjen e saj nga Leo, Lela Seferi ka thyer më në fund heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku reflekton mbi mënyrën si është gjykuar, keqkuptuar dhe mbi forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.

Në rrëfimin e saj, Lela tregon se ka qenë e lodhur nga komentet dhe gjykimet që kanë shoqëruar çdo hap të saj që prej pjesëmarrjes në reality show. “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime, sikur të isha një personazh dhe jo një njeri,” – shkruan ajo.

Sipas saj, kjo periudhë i ka mësuar të mos ketë më nevojë të justifikohet, as të shpjegojë veten për të bindur të tjerët. “Kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shton ajo.

Në vazhdim të reagimit, Lela thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë, por si një grua që ka zgjedhur forcën dhe qetësinë. Ajo pranon se ndonjëherë heshtja është mënyra më e mirë për t’u përballur me zhurmën e botës virtuale.

“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër. Jam thjesht unë. Dua të ec përpara me dinjitet, me qetësi dhe me gjithë projektet që më presin,” – ka shkruar ajo.

The post Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo appeared first on iconstyle.al.

Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

21 October 2025 at 13:58

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që fshijnë referencat si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit” nga projektligji i qeverisë “Për barazinë gjinore” – në një lëvizje që kritikohet si një hap pas në përpjekjet për luftën kundër diskriminimit gjinor nga organizatat e shoqërisë civile. Me […]

The post Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore” appeared first on Reporter.al.

Lela flet pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund…

By: gaze tare
20 October 2025 at 23:21

Pas disa ditësh të mbushura me aludime, komente dhe thashetheme në rrjetet sociale, Lela Seferi ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë një postim në Instastory që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një reflektim të qartë mbi ndarjen e saj nga partneri, Leo.

Në sfond të errët dhe me tone të ndjera, ajo shkruan:

“Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund ta mbajnë atë premtim.”

Ky mesazh i shkurtër, por i ngarkuar emocionalisht, duket se përmbledh ndjenjat e zhgënjimit dhe reflektimit që Lela po kalon pas ndarjes. Postimi i saj vjen pak ditë pas deklaratës së Leo-s për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ai foli hapur për krizën mes tyre:

“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”

Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” u konsiderua si një nga çiftet më simpatike dhe të dashura për publikun, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Të dy kanë fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, por ende ndjekin njëri-tjetrin, duke lënë hapur mundësinë e një komunikimi në prapaskenë.

Fansat kanë mbushur rrjetet me komente, ku disa shprehin keqardhje për ndarjen, ndërsa të tjerë e përgëzojnë Lelen për forcën dhe qetësinë me të cilën po e përballon situatën.

The post Lela flet pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund… appeared first on iconstyle.al.

Seferi: Rritje me 56% e shërbimeve sociale në çdo bashki të vendit

19 October 2025 at 13:18

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Gjatë një takimi mbi “Hartëzimin e Shërbimeve Sociale në Shqipëri”, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi tha se ka një rritje të ndjeshme me 56% më shumë shërbime sociale, rrjedhimisht me më shumë përfitues në çdo bashki të vendit.

Në aktivitetin e organizuar nga MSHMS, u prezantua një studim i ri gjithëpërfshirës që zbulon përparime të dukshme, në sistemin e kujdesit social të vendit.

Seferi nënvizoi se “po ngrihen tipogji të reja shërbimesh nëpërmjet njësive të lëvizshme dhe asistencës shtëpiake me profesionistë të fushës të mbështetura nga Fondi Social”.

“Sfidat mbeten për më shumë shërbime në zonat rurale dhe më shumë investime për të adresuar boshllëqet e evidentuara”, tha Seferi.

“Hartëzimi i Shërbimeve Sociale në Shqipëri” është pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të mos mbetet pas”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe i zbatuar nga UNDP, UNICEF, UNFPA dhe UN Women në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të cilët kanë dhënë një vlerë të shtuar për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor.

/e.i/r.e/

The post Seferi: Rritje me 56% e shërbimeve sociale në çdo bashki të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dikur shoqe të ngushta, Anisa Veseli flet tani për raportin me Lela Seferin

14 October 2025 at 16:38


Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka zgjedhur të jetë transparente me ndjekësit e saj në Instagram, duke u përgjigjur pyetjeve që lidhen me jetën e saj personale dhe marrëdhëniet me miqtë e afërt.

Një prej pyetjeve më të shpeshta që mori vëmendjen e ndjekësve ishte: “Pse s’po takoheni me Lelën?”.

“Ju e dini sa transparente jam me juve edhe këtë pyetje e marrë çdo ditë, edhe po kam qejf me u përgjigj”, ka thënë ajo.

Foto: Instagram

Ajo ka sqaruar më tej marrëdhënien e saj me atë që dikur e kishte shoqe të ngushtë.

“Me Lelën nuk është që kemi kontakt më çdo ditë si e kemi pasur përpara. Ajo e ka jetën e vet, shoqërinë e vet dhe unë i uroj krejt të mirat edhe shumë suksese në jetë”.

Foto: Instagram

Reagimi i saj ka treguar pjekuri dhe maturi, duke i bërë ndjekësit të kuptojnë se marrëdhëniet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por respekti dhe dëshira për të mirëmbajtur lidhjet pozitive mbeten të rëndësishme.

Shumë nga fansat e kanë përshëndetur qasjen e saj të sinqertë dhe të hapur, duke vlerësuar që Anisa e ka trajtuar çështjen me qetësi dhe maturi. /Telegrafi/


Ilir Seferi prezanton projektin “Arbëria e Vogël” – nga kujtesa në lëvizje për Skenderajn

8 October 2025 at 11:46



Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Skenderaj, Ilir Seferi, ka bërë prezantimin e projektit për "Arbërinë e Vogël".

Ai ka deklaruar se Arbëria e vogël e Azem Galicës nuk do të jetë më vetëm pjesë e librave të historisë apo fotografive të vjetra.

"Një projekt i ri ambicioz do t’i shndërrojë kufijtë historikë të kësaj zone në një shteg modern për ecje dhe çiklizëm, duke lidhur natyrën, kujtesën dhe krenarinë kombëtare", thotë Seferi.

Ai ka deklaruar se "në vendin ku dikur u zhvilluan ngjarje të rëndësishme të qëndresës shqiptare, shumë shpejt do të krijohet një itinerar që i fton qytetarët dhe vizitorët të përjetojnë historinë përmes lëvizjes, çdo hap dhe çdo pedal në këtë rrugë do të jetë një kujtesë gjallë për trashëgiminë tonë".

"Ky projekt synon të jetë më shumë se një atraksion rekreativ: ai është një rilindje e identitetit kombëtar përmes turizmit, natyrës dhe historisë", ka deklaruar ai.

Mes tjerash, ai ka shtuar se "një shembull i parë i shtegut tashmë është realizuar, duke shënuar fillimin e këtij transformimi për Skenderajn".


Seferi: Modeli gjerman i arsimit po jep rezultate në Skenderaj – 99% e nxënësve të punësuar pas diplomimit

5 October 2025 at 13:29


Në Skenderaj, sistemi dual i arsimit i frymëzuar nga modeli gjerman po sjell rezultate konkrete për të rinjtë.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Ilir Seferi, kandidat i LVV për Asamble në Komunën e Skenderajt, ndryshimi është i dukshëm.

Vetëm tre vite pas nisjes së programit, 99% e nxënësve që kanë përfunduar shkollimin profesional tashmë kanë kontrata pune në kompani lokale, duke e kthyer këtë komunë në një shembull suksesi për gjithë vendin.

Në vitin 2022, në Skenderaj nisi implementimi i sistemit dual të arsimit, i cili kombinon mësimin teorik në shkolla me praktikën e paguar në kompani.

Falë këtij modeli, të rinjtë kanë mundësi të mësojnë një profesion dhe njëkohësisht të përfitojnë të ardhura nga puna e tyre që në moshën 16-vjeçare.

Para nisjes së sistemit dual, 80% e të rinjve në Skenderaj shprehnin dëshirën për të emigruar jashtë vendit.

Por sot, në vitin 2025, kjo situatë ka ndryshuar rrënjësisht.

Pas përfundimit të shkollimit profesional dhe marrjes së diplomave, 99% e nxënësve kanë siguruar punësim në kompani vendore dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë e të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës së tyre.

Ky rezultat është arritur falë transformimit të shkollave teknike në shkolla profesionale, bashkëpunimit me bizneset lokale dhe një qasjeje të qartë vizionare që lidh arsimin me tregun e punës.

Sistemi dual po ndihmon që të rinjtë të përgatiten më mirë për profesionet e kërkuara, ndërsa kompanitë po fitojnë punëtorë të aftë dhe të trajnuar.

Shembulli i Skenderajt tregon qartë se kur arsimi lidhet ngushtë me nevojat reale të tregut të punës, rezultatet janë të prekshme dhe afatgjata.

Ky model duhet të merret seriozisht nga të gjitha komunat e Kosovës, si një mënyrë konkrete për të rritur punësimin e të rinjve, për të frenuar emigrimin dhe për të ndërtuar një ekonomi më të qëndrueshme në vend.

Si kryetar i Besa Foundation (Business Economy Society of Albanians), Ilir Seferi është angazhuar në transferimin e sistemit dual gjerman të arsimit profesional në Kosovë.

Iliri është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt (numri 25 në listë).

Ilir Seferi i Vetëvendosjes prezanton arsyet pse qytetarët e Skenderajt duhet ta votojnë

4 October 2025 at 19:51


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Skenderaj, Ilir Seferi, ka shpalosur pikat kryesore të programit të tij dhe arsyet pse qytetarët duhet ta mbështesin atë dhe kandidatin për kryetar, Hysni Mehanin.

Në një postim publik, Seferi tha se bashkë me ekipin e tij synojnë të sjellin ndryshimin që Skenderaj ka kohë që e pret.

Ai përmendi nëntë prioritete të programit:

Diga e Kuqicës – projekt strategjik për ujë dhe energji.

Zhvillimi i zanateve dhe pagesë mujore për nxënësit nga mosha 16-vjeçare.

Bursa për gjimnazistët, për të motivuar të rinjtë të studiojnë e të qëndrojnë në vendlindje.

Trajtim modern i mbetjeve.

Përdorimi i përvojës gjermane në shërbim të komunës.

“Skenderaj First” – përpunimi i produkteve vendore në Skenderaj.

Infrastrukturë moderne, përfshirë ngrohtoren qendrore dhe parkun inovativ.

Reformë në qeverisje – ulja e drejtorive nga 13 në 9, për më shumë efikasitet dhe transparencë.

Përkujdesje për prindërit, veçanërisht ata me fëmijë jashtë vendit.

“Bashkë, me përvojë, vizion dhe punë konkrete, ne e ndryshojmë Skenderajn”, ka theksuar Seferi.


"Lajme kaq të zeza mos dëgjofshim kurrë", Sara Hoxha, Olta Gixhari, Yll Limani e shumë të tjerë i shprehin ngushëllime familjes Kelmendi

26 September 2025 at 19:29


Tragjedia që goditi fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjestin, ka prekur zemrat e publikut dhe të figurave të shumta publike.

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të dhimbshme nga kolegë, artistë, gazetarë dhe miq të afërt.

Producentja e BBVA, Sara Hoxha, reagoi me një postim prekës në InstaStory ku shkruajti:
“Dhimbje e madhe. Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi!”.

Gazetari Vullnet Krasniqi, i cili ishte bashke me Gjestin në BBVK, gjithashtu iu bashkua dhimbjes me fjalë solidariteti, duke theksuar:
“Me zemër dhe mendje te Gjesti. Ngushëllime, shpresoj ta gjesh forcën me kalu këtë humbje”.

Ndërkohë, artistë të njohur si Yll Limani nuk i fshehën emocionet e tyre, duke thënë:
“Shumë e randë me ni lajme t’kqija si ky... Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi! Zoti ju dhashtë forcë me përballu këtë humbje… Pusho në paqe, Eldion”.

Edhe Olta Gixhari, e cila ishte edhe opinioniste në BBVK, në kohën kur ishte pjesëmarrës Gjesti, u shpreh e tronditur, duke shkruar:
“Lajme kaq të zeza mos dëgjofshim kurrë. Ngushëllime familjes Kelmendi. Zoti ju dhëntë forcë në këtë tragjedi! Jeta është e padrejtë”.

Po ashtu, Livia Brunga ndau dhimbjen e saj me fjalë të shkurtra, por të fuqishme:
“Çdo fjalë është e tepërt, dhe çdo fjalë nuk mjafton. Më dhemb zemra përballë këtij lajmi. Një përqafim të sinqertë familjes Kelmendi!”.

Ngushëllime të ndjera shprehën edhe Lela Seferi, Juliana Nura, Alaudin Hamiti, Capital T, Gresa Gashi (e cila njoftoi se emisioni i saj “S’je ti që vendos” nuk do të transmetohej atë natë nga respekti për dhimbjen e Gjestit), si dhe shumë të tjerë nga bota e artit e medias. /Telegrafi/












VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

By: Ardit
24 August 2025 at 15:45

Teksa na ndajnë pak ditë nga ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, sinjale pozitive për formën e futbollistëve kanë ardhur nga Turqia për teknikun Sylvinho. Dyshja e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti, shënuan në fitoren 3-1 që Bodrumspori regjistroi kundër Sakaryasporit në javën e tretë të Kategorisë së Parë në Turqi. Qendërmbrojtësi shënoi golin e […]

The post VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit appeared first on BoldNews.al.

Tre gola shqiptarë nëpër botë/ Uzuni, Seferi dhe Ajeti realizojnë në SHBA dhe Turqi

24 August 2025 at 13:16

Nga një cep i botës në tjetrin. Futbollistët shqiptarë e treguan veten edhe këtë herë, të paktën disa prej tyre, ndonëse jo që të gjithë festuan në fund.

Heroi tragjik ishte Myrto Uzuni pasi sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje të madhe në ligën profesioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pësuar humbjen 2-3.

Uzuni ishte autor i golit të barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 39-të, në duelin që skuadra e tij Ostin, e luajti në Montreal. Kanadezët ishin disi më lart dhe morën epërsinë 3-1, ndonëse ylli i kombëtares nuk u dorëzua.

Në 77’, ai shërbeu pasimin për golin e shënuar nga shoku I ekipit, Volf. Shqiptari ka 3 gola e 2 asistë në 21 ndeshje, ende pak për nivelin e tij. Në Ligën e Parë të Turqisë lojtarët tanë ishin më të lumtur.

Dy lojtarët e kombëtares, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi shënuan gola dhe fituan ndeshjen. Bodrumspor mundi 3-1 rivalin Sakariaspor, edhe pse pësoi gol që në fillim.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën. Fillimisht Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

By: V K
24 August 2025 at 07:52

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor i shënoi Sakariaspor.

Skuadra e dy futbollistëve të Kombëtares, fitoi 3-1 përballë Sakariaspor.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën.

Fillimisht, Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Bodrumspor ishte një nga skuadrat e Superligës turke, që ra nga kategoria.

Boshti i skuadrës është ruajtur, pasi synim është rikthimi në elitë. Dhe pse pas 3 javësh kanë 5 pikë.

 

The post Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌