Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Serbia me pasoja të rënda nga Shqipëria, ndryshon mendje për trajnerin

By: V K
13 October 2025 at 09:23

Përfaqësuesja e Serbisë është tronditur pas humbjes me Shqipërinë. Kjo u vu re nga dorëheqja që Dragan Stojkoviç paraqiti në konferencë për shtyp, fill pas ndeshjes me kuqezinjtë.

Në Serbi u raportua fillimisht se Veljko Paunoviç do të jetë pasuesi i Stojkoviç. Tashmë duket se kanë ndryshuar mendje, pasi emri i ri shfaqet Vladan Milojeviç.

Ky i fundit drejton Crvena Zvezdën ng aviti 2023. Gjithçka do të zyrtarizohet këtë të premte, siç federata serbe ka njoftuar.

55-vjeçari si futbollist luante vetëm në Greqi dhe Serbi. Në anën tjetër karrierën si trajner e ka pasuruar me eksperiencat në Arabi dhe Qipro.

The post Serbia me pasoja të rënda nga Shqipëria, ndryshon mendje për trajnerin appeared first on Albeu.com.

Historike! Shqipëria mposht 0-1 Serbinë në Leskovac

By: gaze tare
11 October 2025 at 22:50

Për herë të parë në historinë mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë.

Dueli në Leskovac u mbyll 0-1 për kuqezinjtë tanë të cilët iu falën golit të Rey Manaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Djemtë e Sylvinhos tanimë mbajnë vendin e dytë me 11 pikë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak.

Në minutat e para serbët u dukën më kërkues, gjithsesi kuqezinjtë reaguan shumë shpejt duke provuar disa herë me anë të krosimeve të Asllanit.

Ishte pikërisht një nga këto të fundit, që në fund të pjesës së parë sollën dhe festën kuqezi. Rey Manaj, sulmuesi që u kritikua për penalltinë e humbur në Tiranë, ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur që me të djathtën të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për Petrovic, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Festa me shqiponjë e sulmuesit shqiptar “tërboi” dhe më shumë serbët, që nuk dinin më çfarë koresh raciste të këndonin.

Në pjesën e dytë, serbët tentuan të barazonin sfidën, por në çdo rast Strakosha u tregua i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për të ndalur çdo aksion të vendasve.

Pas vërshëllimës së fundit, shpërtheu sërish festa kuqezinjtë, me Shqipërinë që qëndron kështu në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, 4 më shumë se serbët.

The post Historike! Shqipëria mposht 0-1 Serbinë në Leskovac appeared first on iconstyle.al.

Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës

By: gaze tare
11 October 2025 at 22:32

Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë.

Arrestimi i tij erdhi pasi nuk u përmbajt gjatë festimeve pas golit që Rei Manaj i shënoi Serbisë, duke shkrepur armën e zjarrit.

Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet ditën e sotme në Leskovac.

Qëlloi me armë gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj
Pamje të gëzhojave në vendngjarje
Deri më tani rezultati i ndeshjes është 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, me një super-gol të shënuar nga Rei Manaj.

Kujtojmë se super-sfida e sotme mes dy kombëtareve është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026. Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare i shënoi Serbisë me Rey Manaj në fundin e pjesës së parë. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Po luhet pjesa e dytë.

Ky është takimi i tetë mes tyre në histori, ndërsa pesë fitore janë të serbëve, dy barazime dhe asnjë fitore e Shqipërisë. UEFA nuk regjistron ndeshjet e fituara në tavolinë, pasi tanët kanë marrë një fitore 0-3 më 14 tetor 2014 për sfidën e Beogradit, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët tanë.

The post Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës appeared first on iconstyle.al.

Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Shënon gol Manaj, në minutën e parë shtesë në pjesën e parë

By: gaze tare
11 October 2025 at 21:39

Ndeshja Serbi-Shqipëri, shënon gol Manaj, në minutën e parë shtesë në pjesën e parë

Ky është takimi i tetë mes tyre në histori, ndërsa pesë fitore janë të serbëve, dy barazime dhe asnjë fitore e Shqipërisë. UEFA nuk regjistron ndeshjet e fituara në tavolinë, pasi tanët kanë marrë një fitore 0-3 më 14 tetor 2014 për sfidën e Beogradit, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët tanë.

Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike atje, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë.

6500 tifozët serbë në Leskovac jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi – Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (5 pikë) dhe Andorra me një pikë.

SIGURIA – Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium ka afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

MUNGESAT – Adrion Pajaziti dhe Ardian Ismajli nuk janë të gatshëm për Sylvinhon për shkak lëndimesh. Te Serbia trajneri Stojkovic nuk do ketë të gatshëm Iliç, Lukiç, Nedeljkoviç, Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Katai të lënduar, ndërsa Milenkoviç është i pezulluar, ashtu si edhe Lukiç.

ARBITRI – Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kovacs është arbitri më i mirë i UEFA-s, pasi atij iu besua finalja e edicionit të shkuar në Champions League, aty ku PSG mposhti Interin 5-0. Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller.

The post Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Shënon gol Manaj, në minutën e parë shtesë në pjesën e parë appeared first on iconstyle.al.

Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Vuçiç telefonon pronarin e hotelit, ku qëndron Kombëtarja shqiptare

By: gaze tare
11 October 2025 at 19:52

Në mbrëmjen e sotme, në Leskovac zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë rajonit. Autoritetet serbe kanë marrë masa të forta sigurie, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka ndërhyrë direkt duke telefonuar pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull dhe delegacioni kuqezi është i sigurt.

Një detaj interesant është se shefi i kuzhinës së hotelit është kosovar nga Prizreni, duke krijuar një atmosferë miqësore në pritjen e skuadrës shqiptare.

Ndeshja fillon në orën 20:45, nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë stadiumit të Leskovacit.

6500 tifozët serbë në Leskovac do jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi – Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (5 pikë) dhe Andorra me një pikë.

SIGURIA – Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

MUNGESAT – Adrion Pajaziti dhe Ardian Ismajli nuk janë të gatshëm për Sylvinhon për shkak lëndimesh. Te Serbia trajneri Stojkovic nuk do ketë të gatshëm Iliç, Lukiç, Nedeljkoviç, Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Katai të lënduar, ndërsa Milenkoviç është i pezulluar, ashtu si edhe Lukiç.

ARBITRI – Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kovacs është arbitri më i mirë i UEFA-s, pasi atij iu besua finalja e edicionit të shkuar në Champions League, aty ku PSG mposhti Interin 5-0. Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller.

The post Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Vuçiç telefonon pronarin e hotelit, ku qëndron Kombëtarja shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Serbët të shqtësuar: Shqiptarët po blejnë bileta, i sigurojnë nëpërmjet…

By: V K
11 October 2025 at 15:54

Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, ditën e djeshme, Shqipëria ka mbërritur në Nish, teksa sot do të luajë ndeshjen ndaj Serbisë.

Serbët kanë marrë masa të shumta për të pasur një ndeshje me qetësi, teksa nuk kanë munguar as problemet siç ishte vendosja e flamurit shqiptar në stadium, apo edhe pretendimet se shqiptarët kanë tentuar të shesin flamuj e fanella, pavarësisht se në Serbi nuk do të ketë tifozë shqiptarë.

Sikur të mos mjaftonin këto, serbët kanë një tjetër frikë. Ata i tremben faktit se shqiptarët janë duke blerë bileta, për të qenë në stadium dhe diçka të tillë po e bëjnë shqiptarët që zotërojnë një pasaportë serbe.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur jashtë kufijve zyrtar të Kosovës, në Luginën e Preshevës apo Bujanoc, ndërkohë që ka edhe shqiptarë në Nish e Leskovac.

Duke përfituar nga pasaporta serbe, këta mund të blejnë bileta për të qenë në stadium, gjë e cila do të sillte jo pak probleme për sigurinë e ndeshjes, duke qenë se çdo incident që mund të ndodhë nga tifozët, i faturohet palës serbe, pavarësisht se mund të ketë shqiptarë nëpër tribuna.

The post Serbët të shqtësuar: Shqiptarët po blejnë bileta, i sigurojnë nëpërmjet… appeared first on Albeu.com.

Përballja e Shqipërisë me Serbinë, masa të forta sigurie në stadiumin me 8 mijë vende

By: V K
11 October 2025 at 15:28

Serbia dhe Shqipëria, do të përballen sonte Leskovac në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kombëtarja shqiptare, ka zhvilluar stërvitjen e fundit nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, i cili pritet të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Nga ajo që raportohet, kuqezinjtë pritet të nisin me Strakoshën në portë, mbrojtjen me Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj, në mesfushë Laçi, Asllani dhe Shehu, ndërsa në sulm Broja, Bajrami dhe Manaj.

Ndeshja nuk do të luhet në stadiumin e Beogradit, por në Leskovac, aty ku mund ta shohin direkt vetëm 8000 tifozë.

Të dy skuadrat do të përballen me njera-tjetrën, teksa ndodhen në grup në vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 8 dhe 7 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë se masat kanë qenë të rrepta pasi futbollistët shqiptarë shkelën në tokën serbe. Hoteli ku qëndron kombëtarja shqiptare në Nish është rrethuar dhe blinduar nga forca të shumta policore, për të garantuar sigurinë maksimale të skuadrës kuqezi në prag të sfidës.

The post Përballja e Shqipërisë me Serbinë, masa të forta sigurie në stadiumin me 8 mijë vende appeared first on Albeu.com.

Sfida Shqipëri-Serbi/ ja cili lojtar i Kombëtares përfundon në tribunë

By: V K
11 October 2025 at 11:39

Shqipëria do të përballet sot me Serbinë. Nga kjo sfidë, që do të startojë në orën 20:45, do të varet ëndrra që kuqezinjtë kanë për të shkuar në Botërorin 2026.

Ndërkohë është bërë i ditur numri i lojtarëve që do jetë sot në stol, 22. Ndërsa një lojtar do ta ndjekë sfidën nga tribuna, sipas zgjedhjes së trajnerit Silvinjo.

Bëhet fjalë për fantazistin Nazmi Gripshi, i cili udhëtoi nga Kazakistani ku luan me Astanën, për t`ju bashkuar Kombëtares.

Trajneri brazilian tregonte në konferencë se e ndiqte Gripshin prej disa muajsh, por tashmë ka vendosur që ende nuk është koha e tij për të luajtur në Kombëtare.

The post Sfida Shqipëri-Serbi/ ja cili lojtar i Kombëtares përfundon në tribunë appeared first on Albeu.com.

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Sokol Kushta: Serbët janë të sëmurë, janë skuadra më e dobët në histori dhe egërsohen nga ne

By: V K
11 October 2025 at 08:57

Sokol Kushta, u kthye dikur në makthin e serbëve, duke shënuar kundër Partizanit në Beograd. Të njëjtën gjë, kanë mundësi ta bëjnë kuqezinjtë sot në mbrëmje kundër Serbisë dhe në një intervistë për “Panorama Sport”, Kushta u shpreh se kuqezinjtë kanë shanse reale për të fituar, teksa nuk i kursen edhe fjalët për serbët.

Ndeshja me Serbinë. Çfarë duhet të presim nga kjo ndeshje?

Po patjetër që do të presim rezultat pozitiv, asgjë tjetër.

E ka Shqipëria kualitetin për ta marrë?

Po, përderisa po luftojmë për një vend, pse të mos e ketë?

Përtej tifozëve është edhe vetë federata, që po merr disa masa ndoshta drastike. Ndalimi i çdo simboli kombëtar në stadium është ndoshta pak e tepërt…

Populli serb nga ai popull, ta lidhim me ata pjesëtarë të federatës. Ata nuk është se vijnë nga një komb tjetër dhe ata të federatës, të tillë njerëz janë. Ato gjëra do bëjnë, dhe ata mendojnë se duke marrë masa për simbolet shqiptare, ata e quajnë se qetësojnë gjendjen. Është një gjendje që ata duhet ta kalojnë për veten e tyre. Ata mbrojnë veten, duke ditur kërcënimin që kanë. Kur shikojnë flamujt shqiptarë, ata mbrojnë veten e tyre nga egërsia. Prandaj, ndoshta, si thuash: “Po i jap ilaç vetes, të qetësoj veten, se unë jam njeri i sëmurë mendor” Flamujt tanë, simbolet tona janë diçka acaruese për ata. Është normale për ne. Kush e di historinë, nuk duhet ta çajë kokën, sepse është normaliteti i tyre, egërsia.

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Sokol Kushta: Serbët janë të sëmurë, janë skuadra më e dobët në histori dhe egërsohen nga ne appeared first on Albeu.com.

Përballja Shqipëri-Serbi/ Nga droni në Botëror, historia kërkon vazhdim

By: V K
11 October 2025 at 08:35

Sonte në mbrëmje, Shqipëria do të luajë ndeshjen më të rëndë sishme për kualifikueset e Botërorit dhe përballë do të ketë Serbinë, skuadër kjo që duhet mundur patjetër, për të marrë vendin e dytë në grup.

Motivimi te kuqezinjtë nuk mungon, për vetë historinë mes dy skuadrave, për atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë dhe për atë që është më e rëndësishmja, për objektivin që ka Shqipëria.

Ndeshja ndaj Serbisë, do të luhet në Leskovc, vetëm pak kilometra larg Kosovës, teksa në stadium nuk pritet që të ketë më shumë se 5 mijë tifozë, për shkak të dënimit që FIFA i ka dhënë federatës serbe të futbollit.

UDHËTIMI NË SERBI- Shqipëria ka fluruar ditën e djeshme në drejtim të Nishit, aty ku edhe është vendosur për ndeshjen e sotme. Fluturimi ka qenë direkt nga Tirana, teksa në aeroport janë shmangur edhe kontrollet e pasaportave dhe çdo procedurë tjetër burokratike, në mënyrë që të shmanget çdo incident diplomatik dhe gjërat të acarohen edhe më shumë. Nga aeroporti, ekipi është vendosur menjëherë në një nga aeroportet e qytetit, duke shmangur ndalesat.

SHOQËRIMI- Deri në mbrëmjen e djeshme, gjithçka ka shkuar mirë për kuqezinjtë, të cilët janë vendosur në hotel e më pas kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Leskovcit, ku edhe do të luhet ndeshja e sotme. Gjatë rrugëtimit për në hotel e për në stadium, nuk janë raportuar incidente, teksa të shumta kanë qenë forcat e sigurisë që kanë shoqëruar Kombëtaren tonë në udhëtimin e tyre.

GJENDJA E SKUADRËS– Fatmirësisht, skuadra është në gjendje optimale dhe të gjithë futbollistët që kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë, janë të gatshëm për ndeshjen e sotme. Skuadra ka zhvilluar ditën e djeshme stërvitjen e fundit, aty ku trajneri Silvinjo ka pasur mundësinë që të provojë edhe idetë e tij të fundit, si edhe të ndajë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë sot në orën 20:45.

TRANSMETIMI- Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, do të transmetohet në Shqipëri nëpërmjet kanaleve Klan TV dhe Supersport. MOTI- Serbia dhe Shqipëria do të luajnë sot në mbrëmje në një kohë të freskët, ideale për një ndeshje futbolli. Temperaturat pritet të arrijnë në 12 gradë celcius, teksa nuk pritet të ketë reshje shiu, duke bërë që të luhet në kushtet më të mira të mund shme atmosferike.

HISTORIA- Shqipëria ka luajtur në Serbi 11 vite më parë, ku ndeshja në Beograd u mbyll pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në qiellin e Beogradit, u shfaq flamuri i Shqipërisë Etnike, duke bërë që tifozët të hyjnë në fushë dhe të ndërpresin përfundimisht takimin. KASi vendoste asokohe që t’i jepte fitoren në tavolinë kuqezinjve me rezultatin 0-3, duke e ndihmuar jo pak në kualifikimin në Europian.

TIFOZËT– NË stadiumin e Leskovcit, pritet të ketë rreth 5 mijë tifozë, nga të cilët do të mungojnë ultrasit ose huliganët. Kjo për shkak se federata serbe ka vendosur të bëjë shpërndarjen e biletave nëpër shoqatat rajonale. Për shkak të marrëveshjes mes dy federatave, do të mungojnë tifozët shqiptarë, ashtu siç munguan edhe serbët në ndeshjen në Tiranë.

The post Përballja Shqipëri-Serbi/ Nga droni në Botëror, historia kërkon vazhdim appeared first on Albeu.com.

Fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

By: V K
10 October 2025 at 14:13

Shqipëria do të luajë shansin e saj të fundit për një vend në Botëror, ku të shtunën do të përballet me Serbinë në Leskovc.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në grup, me 8 pikë pas 5 ndeshjesh, ndërkohë që Serbia e sheh veten e treta me 7 pikë, por me një ndeshje më pak se kuqezinjtë.

Një fitore e jona në Leskovc, do të ishte një hap i madh për të marrë vendin e dytë në grup duke qenë se Shqipëria luan ndeshjen e radhës ndaj Andorrës dhe të fundit ndaj Anglisë, ndërkohë që Serbia luan ndeshjet e saj ndaj Andorrës, Letonisë dhe Anglisë.

Një fitore e mundshme e Serbisë ndaj kuqezinjve, do të shuante ëndrrën tonë për vendin e dytë, dhe vetëm nëse Serbia humbet 2 ndeshje e Shqipëria fiton të paktën njërën, atëherë do të ishim të dytët në grupin tonë.

Anglia tashmë e ka blinduar vendin e parë në grup dhe i duhet vetëm një fitore për të kaluar matematikisht në Botëror, teksa ndeshja jonë me “3 luanët”, do të luhet në nëntor dhe është sfida e fundit kualifikuese, që në rast se Shqipëria fiton të dyja ndeshjet e radhës, atëherë edhe për ne do të ishte vetëm për statistikë.

Sa i përket golaeverazhit, kuqezinjtë janë më të favorizuar se Serbia pasi ka shënuar 5 gola dhe ka pësuar 3, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 5, duke pasur një rekord negativ.

Bie në sy fakti se serbëve iu ka shënuar vetëm Anglia në fitoren 0-5 dhe në 3 ndeshjet tjera, nuk ka pësuar asnjë gol.

 

The post Fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nuk do na surprizojë/ Trajneri i Serbisë: I dimë dy ndryshimet

By: V K
10 October 2025 at 13:40

Dragan Stojkoviç, ka folur para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe do të nisë nesër në orën 20:45.

Trajneri i Serbisë, u shfaq i bindur se e di si do të rreshtohet Shqipëria. Stojkoviç nuk pret surpriza nga Silvinjo, ndërsa foli për dy ndryshime në formacion.

“Ata nuk mund të na surprizojnë për sa i përket formacionit titullar, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk besoj se do të ndryshojnë diçka në këtë aspekt. Do të ketë rotacion për shkak të lëndimeve, por nuk do të ndryshojnë asgjë në sistem. Do të luajnë me katër në vijën e mbrojtjes, kjo është e sigurt.

Kur është kaq e rëndësishme, të gjithë kërkojnë të tregojnë cilësinë që kanë dhe që ajo cilësi të jetë një avantazh. Futbolli është një lojë dhe nuk mund ta hamendësosh se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq, pastaj gjithçka shembet. Do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë si duhet”, u shpreh trajneri i Serbisë ndër të tjera në konferencë për shtyp.

The post Shqipëria nuk do na surprizojë/ Trajneri i Serbisë: I dimë dy ndryshimet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi

By: V K
9 October 2025 at 14:24

Gjyqtari rumun Istvan Kovaks, do të vendosë drejtësi në përballje Serbi-Shqipëri. UEFA-a ia ka besuar 41-vjeçarit gjykimin e kësaj përballjeje delikate.

Kovash është një ndër arbitrat më të mirë në Europës, teksa po ashtu atij iu besua edhe gjykimi i finales së Champions Ligës mes Paris Sent Zhermenit dhe Interit.

Në një atmosferë të ngarkuar nga tensionet politike dhe kujtimet e përplasjeve të kaluara, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, UEFA ia ka besuar drejtësinë e kësaj përballjeje një arbitri ekspert dhe me eksperiencë.

Institucioni më i lartë i futbollit në kontinent, ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka përzgjedhur një nga arbitrat më të besuar të saj, për të vendosur drejtësi në fushën e lojës.

Rumuni Istvan Kovaks, është caktuar nga UEFA për të drejtuar këtë përballje të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. 41-vjeçari, i njohur për profesionalizmin dhe autoritetin në fushë, është ndër arbitrat më të mirë të kontinentit.

Më herët, Kovacs ka gjykuar finale të rëndësishme në arenën europiane, përfshirë edhe atë të Champions League, mes PSG-së dhe Inter-it.

Krahas Kovacs, në këtë sfidë do të jenë të pranishëm edhe tre gjyqtarë të tjerë rumunë. Bëhet fjalë për Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi si asistentë, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Horatiu Feșnic.

Në dhomën e VAR-it do të operojnë gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Muller, duke garantuar kontroll maksimal mbi vendimet e fushës.

Për shkak të klimës së tensionuar dhe frikës nga huliganët, ndeshja është zhvendosur nga Beogradi në Leskovac. Qyteti në jug të Serbisë, ofron një ambient më të kontrolluar për organizimin e sfidës.

Stadiumi “Dubocica”, i cili zakonisht pret ndeshje me një publik modest, këtë herë do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Federata Serbe e Futbollit, ka vendosur që të mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për këtë përballje.

Në tribunat e stadiumit do të jenë të pranishëm vetëm 6500 tifozë, të gjithë me ftesa të përzgjedhura, shumica prej tyre të rinj nga akademitë e futbollit dhe përfaqësues të institucioneve sportive.

Serbia gjithashtu, është e ndëshkuar nga FIFA me një reduktim të 20% të kapacitetit të stadiumit, si pasojë e incidenteve të mëparshme, të shkaktuara nga huliganët serb.

Për të garantuar mbarëvajtjen e takimit, FIFA ka dërguar edhe dy oficerë ndërkombëtarë sigurie, të cilët do të asistojnë autoritetet vendase në monitorimin e çdo detaji organizativ dhe të rendit.

Anglia kryeson grupin K me 15 pikë të plota. Shqipëria mban vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë. Në fund të grupit renditen Letonia me 4 pikë dhe Andorra, ende pa asnjë pikë.

 

The post Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi appeared first on Albeu.com.

Armando Broja para ndeshjes me Serbinë: Kemi shanse maksimale për Botëror, të luftojmë deri në fund

By: V K
8 October 2025 at 13:09

Pak ditë na ndajnë nga dueli i shumëpritur me Serbinë, aty ku Shqipëria do të luajë të gjitha shanset e saj për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u ndal te mungesa e golit, i cili u shpreh se rëndësi ka vetëm ndihma për skuadrën që të marrë tre pikët.

“Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet dhe të marrim tre pikët. Normalisht që kam qejf të bëj gola, por më bukur është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin.

Kjo është një ndeshje futbolli. Është shumë e rëndësishme, por ne jemi shumë të fokusuar sepse është ndeshje e madhe. Luajmë jashtë shtëpie. Bashkë si skuadër do bëjmë çfarë duhet në fushë.

Ka mundësi të bëj gola dhe në krahun e djathtë të sulmit. Unë kam dëshirë vetëm të ndihmoj ekipin. Edhe trajneri më thotë që duhet të jem i përqendruar, sepse rasti do të dalë. Në ndeshje mund të ketë vetëm një rast dhe të jem i fokusuar te ai rast për të shënuar.

Kemi shanse maksimale. Është grup i vështirë, sepse kemi dhe Anglinë. Do të luftojmë deri në fund. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme dhe jemi të fokusuar ta fitojmë”, u shpreh Broja.

Sfida do të luhet më datë 11 tetor në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

The post Armando Broja para ndeshjes me Serbinë: Kemi shanse maksimale për Botëror, të luftojmë deri në fund appeared first on Albeu.com.

Arlind Ajeti: Me Serbinë ndeshje e vështirë, synimi ynë janë 3 pikët

By: V K
8 October 2025 at 12:13

Arlind Ajeti, është një nga futbollistët më me eksperiencë në Kombëtare. Në prag të sfidës me Serbinë, mbrojtësi ka dalë në konferencën për mediat ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Përshëndetje, normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje, mundohemi ta shohim këtë vetëm si ndeshje futbolli, që të jemi profesionistë në çdo aspekt, synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspekt futbollit dhe emocional, por do jemi profesionistë.

Besoj që Serbia në çdo rol ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, kanë lojtarë si Mitroviç fizikisht është shumë i fortë, Vlahoviç i cili kohët e fundit ka pasur ndeshje të mira me Juventusin dhe besoj që do i analizojmë çdo lojtar saktësisht dhe të jemi të përgatitur për çdo rast.

Atje do jetë më e vështirë, se çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, se atje kanë dhe tifozët, ne sdo kemi atje, por ne do të japim maksimumin siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që tja dalim. Këshilla nuk besoj që mund tju japim ne mbrojtësit sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do i kemi t`i shfrytëzojmë dhe ne mbrapa të provojmë të mbajmë portën pastër dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë do të bëjnë”, deklaroi Arlind Ajeti.

The post Arlind Ajeti: Me Serbinë ndeshje e vështirë, synimi ynë janë 3 pikët appeared first on Albeu.com.

Ka analistë që mbështesin Shqipërinë, trajneri i Serbisë zbulon prapaskenën e bujshme: Nuk mund të ndodhë që…

By: V K
6 October 2025 at 15:26

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka folur në një konferencë për shtyp. Stojkoviç zbuloi prapaskenën e bujshme nga dhomat e zhveshjes në shtator, ndërsa kishte edhe një apel për tifozët që sjellja të jetë si në “Air Albania”.

“Nuk mund të ndodhë që katër lojtarë të më kërkojnë zëvendësim në pushim kundër Letonisë. Kjo është vërtetë absurde. Kjo është pasojë e faktit që nuk luajnë në klubet e tyre, dhe kjo natyrisht që na krijon problem”, u shpreh Stojkoviç duke shtruar problemin për lojtarët pa minuta.

Më tej tha edhe:Ndoshta ka analistë që edhe mbështesin Shqipërinë. Por mirë, kjo është tjetër çështje.

Si mund të thuhet që Shqipëria nuk është kundërshtar tërheqës? Nuk mund të luash çdo ditë me Francën, Anglinë, Gjermaninë apo Portugalinë. Duhet të luash edhe këto ndeshje. Për dikë është, për dikë nuk është tërheqëse, por për mua është ndeshja më e rëndësishme.

Do të doja t’u bëj apel të gjithëve që do të vijnë në stadium që ndeshja kundër Shqipërisë të kalojë në sjellje të ndershme dhe korrekte në stadium. Nuk do të doja të bëjmë ndonjë marrëzi apo të ndëshkohemi. Duhet të jemi të përqendruar vetëm në futboll dhe në ato 90 minuta të lojës. Ashtu siç ishim të përqendruar vetëm në sport dhe futboll edhe atje, kështu duhet të jetë edhe në Leskovac”, shtoi Stojkoviç ndër të tjera.

The post Ka analistë që mbështesin Shqipërinë, trajneri i Serbisë zbulon prapaskenën e bujshme: Nuk mund të ndodhë që… appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në listën e Serbisë, trajneri Stojkoviç fton emra të rinj për ndeshjen me Shqipërinë

By: V K
6 October 2025 at 11:44

Para 3 ditësh Serbia publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen me Shqipërinë dhe Andorrën, të vlefshme për Botërorin 2026.

Por sot trajneri ka bërë ndryshime, duke ftuar dy lojtarë të rinj.

Vanja Dragojeviç, mori një telefonatë nga trajneri Dragan Stojkoviç në minutën e fundit, kështu që nga ekipi U21 kaloi te skuadra e parë. Kjo është thirrja e parë e Dragojeviçit me Serbinë.

Trajneri ka ftuar edhe anësorin e Vojvodinës, Lazar Rangjeloviç.

Stojkoviç do të mbajë një konferencë për shtyp në Stara Pazova në orën 11:00. Sot, kombëtarja serbe fillon përgatitjet për ndeshjen kyçe në kualifikueset e Kupës së Botës, kundër Shqipërisë në Leskovac të shtunën (11 tetor). Pas kësaj, kanë një ndeshje në Andorra.

The post Ndryshime në listën e Serbisë, trajneri Stojkoviç fton emra të rinj për ndeshjen me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Nisin “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, futbollisti i rëndësishëm i Kombëtares humbet duelin ndaj Serbisë

By: V K
5 October 2025 at 08:56

Duket se kanë nisur dhimbjet e kokës për trajnerin Silvinjo. Ardjan Ismajli, nuk do të vijë në grumbullimin për ndeshjen me Serbinë.

Rezultati i rezonancës së sotme vendos përfundimisht që Ismajli, nuk do të jetë në gjendje optimale për të qenë në dispozicion të Silvinjos, raporton “Top Channel”.

Me mungesën e mbrojtësit që është pjesë e Torinos, alternativat e Gjimshiti dhe Ajetit në qendër të mbrojtjes janë Enea Mihaj dhe Klisman Caka, ky i fundit i grumbulluar për herë të parë.

Pritet që në ditët në vijim të konfirmohet mungesa e Ismajlit, teksa pritet që mbrojtësi të zëvendësohet me dike tjetër.

Një humbje e rëndësishme kjo për kuqezinjtë në prag të ndeshjes kaq të rëndësishme që do të luajmë në Leskovc më 11 tetor. Përballje që pritet të vendosë edhe fatet e kualifikueseve.

The post Nisin “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, futbollisti i rëndësishëm i Kombëtares humbet duelin ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

Sfida Shqipëri-Serbi/ Orges Shehi: Të luajmë me nervat e serbëve, presioni mbi rivalët duhet shfrytëzuar

By: V K
3 October 2025 at 08:05

Numërimi mbrapsht ka filluar, më pak se 10 ditë nga ndeshja më e rëndësishme ndoshta e këtyre eliminatoreve të Botërorit për Shqipërinë, ajo ndaj Serbisë e cila do të vendos shumë për ëndrrën tonë, për të qenë për herë të parë në fazën kryesore të një Kampionati Botëror.

Orges Shehi, 11 vite më parë në Beograd, ishte në rolin mburojës së shokëve të tij të ekipit në atë katrahurë, sot një trajner i sukesshëm i cili falë eksperiencës dhe precedentit ka një këndvështrimin të ndryshëm për këtë ndeshje.

“Të gjithë e dimë që kjo ndeshja ka edhe ngareksë emocionale Brenda jo vetëm anën futbollistike. Edhe pse duket që një stadium më i vogël i shërben atyre, unë mendoj që n ashërben ne.

Them kështu pasi atmosfera që krijohet në stadium nuk është njësoj si kur janë 25-30 mijë veta apo sikur janë 6000. Nuk e di se cfarë dodh me ta nga ana psikologjike, por për mua ata janë më tepër nën presion se sa ne.

Ne jemi më lartë në renditje se ata dhe kjo duhet të ndikojë shumë, pasi ne jemi më të qetë dhe duhet të luajmë me nervozitetin e tyre”,-shprehet Orges Shehi.

Po si duhet të përgatitet një ndeshje e tillë në këtë pikë të rrugëtimit të fazës së grupit?

“Unë mendoj që ndeshjen në Tiranë ne e kemi përballuar shumë mirë në aspektin emocional dhe ishim të fokusuar vetëm tek fusha dhe prodhuam shumë, mëkat që atë ndeshje nuk e fituam. Duke parë këtë ndeshje të parë, mendoj se njësoj duhet përgatitur edhe kjo, pra të ftohur nga koka, karikimi i lojtarëve patjetër është në notën maksimale sepse luajnë për objektiva madhor dhe kundër një kundërshtari direkt dhe duhet të fokusohemi vetëm tek fusha”.

Shehi e kupton më mirë se kushdo që është sot në ekipin kombëtarë se çfarë do të thotë të luash në Serbi dhe se si e përjetojmë ne dhe ata këtë takim. Sipas tij, kuqezinjtë e kanë çelësin e suksesit në dorën e tyre.

“Mendoj që në një skuadër futbolli mund të kesh individ më cilësor, por në futboll diferencnën e bën grupi. Unë mendoj që ne duhet të jemi të kthjellët të vendosur. Sepse mendoj që kemi dy rezultate në favor, ndërsa ata kanë vetëm një dhe atyre i duhet me patjetër fitorja, atëherë ata mund të kalojnë edhe në aventurë. Besoj që na bën punë edhe barazimi”.

The post Sfida Shqipëri-Serbi/ Orges Shehi: Të luajmë me nervat e serbëve, presioni mbi rivalët duhet shfrytëzuar appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Serbët i trembeshin para sfidës vendimtare me Shqipërinë, FIFA i dënon jo vetëm me gjobë pas thirrjeve raciste

By: V K
30 September 2025 at 11:14

Serbia ka marrë lajmin e keq për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të luhet më 11 tetor, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

FIFA ka bërë me dije se; për shkak të disa shkeljeve të konstatuara në humbjen e thellë të Serbisë kundër Anglisë, Federata do të dënohet.

Ata duhet të paguajnë 80.000 mijë euro gjobë dhe 20% e stadiumit do të mbyllet. Nga 8000 që është kapaciteti i stadiumit në Leskovac, do të priten vetëm 6500 tifozë.

Rikujtojmë që Serbia i frikësohej dhe mbylljes së plotë pasi në ndeshjen me “Tre Luanët”, pati edhe shumë thirrje raciste anti-shqiptare.

The post Zyrtare/ Serbët i trembeshin para sfidës vendimtare me Shqipërinë, FIFA i dënon jo vetëm me gjobë pas thirrjeve raciste appeared first on Albeu.com.

❌
❌