Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Paraqitja e Legjionarëve, Broja rikthehet te goli në Premier League

22 December 2025 at 10:26

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar një tjetër javë pozitive me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kampionatet ku aktivizohen.

Pas një periudhe të gjatë, Armando Broja u rikthye te goli në kampionatin anglez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Bournemouth në transfertë, ndërsa në minutat e fundit realizoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pikë të rëndësishme ekipit të tij, Burnley.

Në Itali, Torino regjistroi një tjetër fitore në kampionat, me dy futbollistë të Kombëtares shqiptare në formacionin titullar. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës, e cila mori tri pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Sassuolos.

Një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagreb. Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, ai kontribuoi në fitoren e radhës në kampionat ndaj Lokomotiva Zagreb. Pas përfundimit të javës së 18-të, Dinamo Zagreb kryeson renditjen me 38 pikë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Ndërkohë, nga stoli dhanë kontributin e tyre Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci.

/gj.m/a.f/

The post Paraqitja e Legjionarëve, Broja rikthehet te goli në Premier League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dhuratë perfekte”, Armando Broja thyen heshtjen pasi shënoi golin e parë pas afro dy viteve

21 December 2025 at 22:58


Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol.

Broja bëri heroin në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Bournemouth, duke shënuar në “frymën e fundit” për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.

Për yllin shqiptar ky ishte goli i parë pas afro dy viteve, ndërsa falënderoi Marcus për asistin, kurse tani është i motivuar për të vazhduar me këtë formë.

“E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time”.

“Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Burnley këtë edicion në Ligën Premier po lufton për mbijetesë, ku aktualisht është gjashtë pikë larg pozitës së 17-të, të cilin e zë Nottingham Forest./Telegrafi/

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

By: armand
21 December 2025 at 19:41

Armando Broja la shenjën e tij në Premier Ligë me golin e parë të tij që kur i është bashkuar skuadrës së Burnleyt. Një gol me peshë pasi ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi të ekipit, duke siguruar barazimin 1-1. Dhe natyrshëm për Brojën kanë ardhur edhe vlerësimet në shtypin anglez. Portali pranë klubit, “Burnley […]

The post Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze appeared first on BoldNews.al.

Ky është Broja që duam/ Sulmuesi i Kombëtares realizon në elitën e futbollit anglez

21 December 2025 at 12:36

Shpresohet shumë të jetë çliruar përfundimisht. Po ashtu, që të mos pengohet nga lëndimet e vazhdueshme.

Armando Broja u kthye te goli në Premier Ligën e Anglisë pas më shumë se dy viteve.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi në minutën e fundit në sfidën e elitës angleze duke I dhënë barazimin 1-1 skuadrës së tij, Bërnli në ndeshjen ndaj Bornmuthit.

Futbollisti kuqezi u aktivizua në minutën e 65-të, por kjo nuk e pengoi të ishte vendimtar dhe Bërnli shmangu humbjen e 7-të radhazi në kampionat, që do të kishte qenë një rekord.

Broja kishte shënuar në Premier Ligën angleze për herë të fundit në tetor të vitit 2023, ndërsa prej kohësh vuan për shkak të dëmtimeve.

Në janar 2024 realizoi në Kupën e Anglisë me Çelsin, ndërsa tek Fulhami dhe Evertoni nuk e pati këtë përvojë.

Shpresohet që ylli shqiptar të mos ketë probleme fizike, dhe që ky gol t’i japë më shumë besim për t’u kthyer në nivelet e dikurshme, kur cilësohej si një nga të rinjtë më të mirë në futbollin anglez.

Bërnli duket etapa e duhur për të ecur përpara dhe trajneri Skot Parker e ka vlerësuar se shqiptari është tani në formën më të mirë.

 

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

By: V K
21 December 2025 at 10:24

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e gjatë që u “thye” më në fund ndaj Bournemouth.

“Bomberi” kuqezi “shpërtheu” në festë, së bashku me të edhe tifozët shqiptar kudo në botë, kjo pasi Broja ka qenë dhe mbetet shpresa e madhe për të na dërguar në Botëror, një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm, por fati i keq dhe dëmtimet e shumta kanë zbehur karrierën e një ylli.

Në këtë takim, Broja ishte projektuar si titullar, por në fund trajneri Paker e hodhi në fushë në minutën e 65-të.

Pas vetëm 2 minutash, Burnley e gjeti vetën në dizavantazh. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 90-të, Broja u shërbye në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë duke realizuar një gol me shumë peshë, jo vetëm për të, por edhe për ekipin, për trajnerin, me këtë të fundit që rrezikonte shkarkimin në rast humbje. Festa ishte e madhe në radhët e Burnley për këtë pikë që i jep pak shpresë për të shpëtuar sezonin.

 

 

Në fund të ndeshjes, e gjithë vëmendja ishte te Broja, me këtë të fundit që nuk e fshehu lumturinë për golin e tij të parë me fanellën e Burnley, duke ia dedikuar tifozëve: “Jam mbi re që shënova golin e parë, vlen sa e gjithë bota për mua.

Shpresoj të ketë qenë e njëjta gjë edhe për ju. E pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Kjo pikë do të thotë shumë për ne, por shpresoj të kemi vazhdimësi dhe të shtyjmë përpara, faleminderit”, u shpreh Broja në reagimin e tij.

 

 

I kënaqur për këtë pikë u shfaq edhe trajneri Scott Parker: “Është një pikë e shkëlqyer për ne, e merituam. Jam i kënaqur për zëvendësuesit që hynë në fushë. Ishte një krosim i shkëlqyer nga Marcus dhe një përfundim i shkëlqyer nga Armando. Të dy dhanë një kontribut të madh dhe jam i kënaqur për të dy djemtë, por në përgjithësi jam i kënaqur për grupin”, u shpreh trajneri Scott Parker.

The post Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Broja si zëvendësues ishte vendimtar me gol, trajneri i Bërnlit: Me shumë mundësi nuk do marr lëvdata për këtë

By: M C
20 December 2025 at 20:26

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ka qenë i lehtësuar pasi ka parë skuadrën e tij te dilte me një pikë nga fusha e Bornmuthit, në barazimin 1-1 që u vulos nga goli i Armando Brojës në minutën e 90.

Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, ashtu si edhe Markus Eduards i cili dha asistin për këtë gol të tij dhe trajneri Skot Parker ka pranuar me humor pas sfidës se tani pret kritika se pse nuk i futi të dy që nga fillimi i sfidës.

“Kishte shumë trysni mbi ne dhe padyshim e theksova edhe në konferencën para ndeshjes që kemi qenë shumë pranë rezultatit dhe se si kemi pësuar gola idiotë. Ndaj ky progres, kishte diçka te ne sot që më pëlqeu dhe shkuam në këtë drejtim dhe morëm diçka nga ndeshja, që ishte shumë e kënaqshme, edhe pse në fundin e ndeshjes, nuk i dihet kurrë.

Goli nga dy zëvendësues? Një kontribut masiv, nuk e di a do të marr lëvdata për këtë, me shumë mundësi e kundërta. Me shumë mundësi do të pyesin pse nuk i futa nga fillimi dhe e kuptoj këtë. Por vlerësim maksimal për dy djemtë, absolutisht , jam super i lumtur për ta”, tha Parker pas ndeshjes që i dha fund serisë prej 7 humbjeve radhazi në kampionat.

The post Broja si zëvendësues ishte vendimtar me gol, trajneri i Bërnlit: Me shumë mundësi nuk do marr lëvdata për këtë appeared first on Albeu.com.

PL – Broja shpëton Burnleyn nga seria turpëruese e humbjeve

20 December 2025 at 18:20

LONDËR, 20 dhjetor /ATSH/ – Goli i parë i Armando Brojas për Burnleyn i dha fund serisë së mjerueshme të humbjeve të ekipit, me një barazim dramatik në fund të ndeshjes kundër Bournemouth, sipas burnelyexpress.com.

Nënshkrimi i madh i verës erdhi nga stoli për të shënuar me kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe për të barazuar 1-1.

Marcus Edwards, një tjetër zëvendësues, ishte gjithashtu shumë i përfshirë në gol, duke ofruar një cilësi shumë të nevojshme me një krosim joshës, që do të thotë se Brojës i duhej vetëm një prekje e vogël për të kapur cepin e poshtëm të portës.

”Qershitë”, siç quhen ndryshe lojtarët e Bornemouthit dukeshin se kishin epërsi në një lojë të dobët, pa asnjë cilësi të vërtetë, kur Antoine Semenyo shënoi në mes të pjesës së dytë.

Por, goditja me kokë e Brojës solli pak gëzim për t’i dhënë Burnleyt pikën e parë në ligë që nga 26 tetori./  a.jor.

The post PL – Broja shpëton Burnleyn nga seria turpëruese e humbjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armando Broja rikthehet te goli në Ligën Premier – futet nga banka dhe realizon ndaj Bournemouth

20 December 2025 at 18:01


Burnley ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Scott Parker po kalon në një krizë të madhe të rezultateve këtë sezon dhe ia dolën të evitojnë humbjen krejt në fundin e ndeshjes.

Autor i golit për mysafirët në këtë sfidë ishte Armando Broja, i cili pasi u fut në lojë në minutën e 65-të, ia doli të realizojë në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 1-1.

Për Brojën, ky ishte goli i tij i parë këtë edicion në kampionatin anglez, teksa ka 11 ndeshje të luajtura deri më tani.

ARMANDO BROJA SCORES HIS FIRST GOAL IN THE PREMIER LEAGUE SINCE OCTOBER 2023!!!!

HOPEFULLY MORE TO COME!!! pic.twitter.com/YkTIxtkoEJ
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) December 20, 2025

Pavarësisht se për Brojën ky gol mund të jetë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e kampionatit, për skuadrën e tij kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore.

Burnley aktualisht pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë të grumbulluara, teksa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Evertonit./Telegrafi/

VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë

By: admin
20 December 2025 at 18:51

Armando Broja mund të kishte festuar sot dyfish në ndeshjen mes Bornmuthit dhe Bërnlit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minuat e fundit dhe në minutën e 90, shënoi golin e barazimit përfundimtar 1-1 (Goli i Brojës: VIDEO).

Por në shtesën e takimit, Broja kishte një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë. Pas një topi të gjatë, ai kaloi në duel shpejtësie mbrojtësin që e mbulonte, teksa detyroi portierin Petroviç, i cili e njeh mirë nga vitet bashkë te Çelsi, që të dilte nga zona dhe për përplasej me sulmuesin.

Rasti i dyte prane golit: VIDEON

Është e pabesushme, por Broja nuk shënonte gol në Angli që nga 6 janari i vitit 2024. Asokohe Çelsi u përball me Preston në Kupën FA, ndërsa Broja realizoi në fitoren 4 me 0.

Goli në Premier Ligë ndërkohë mungonte nga 2 tetori i vitit 2023. Kjo kohë e gjatë prej dy vitesh është e kushtëzuar edhe nga dëmtimet që Broja ka kaluar.

Për Brojën duket se u thye një mallkim. Interesant është fakti se gëzoi pikën e parë me Bërnlin, që po shkon drejt rënies nga kategoria. Në dhjetë ndeshjet e mëparshme ku ka fituar minuta, Broja ishte larguar vetëm me humbje nga fusha e blertë.

The post VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë appeared first on Albeu.com.

Legjenda e Kombëtares Sokol Kushta “injoron” Armando Brojën me shokë, vlonjati zgjedh “bomberin” shqiptar më të mirë

By: M C
16 December 2025 at 18:18

Legjenda e Kombëtares dhe e skuadrës së Flamurtarit Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport”, A2CNN. Ish-sulmuesi vlonjat ka trajtuar temën për formën e sulmuesëve shqiptar.

“Momentalisht, për mua Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë shqiptar. Ai jo vetëm luan në La Liga, por është edhe mes golashënuëve kryesor.

Talente kemi edhe te Milani e Juventus, pra është gjë e mirë, ama duhet të presim për të ardhmen”, u shpreh Kushta.

The post Legjenda e Kombëtares Sokol Kushta “injoron” Armando Brojën me shokë, vlonjati zgjedh “bomberin” shqiptar më të mirë appeared first on Albeu.com.

Salah rikthehet me asist te Liverpool, kurse Broja titullar

By: redi
13 December 2025 at 22:00

Rapinha është rikthyer si hero për Barcelonën. Braziliani, i cili kaloi një periudhë të gjatë dëmtimi, është rikthye të jetë në formën më të mirë, pasi realizoi të dy golat në fitoren e vështirë 2-0 kundër Ossasuna-s. Në Camp Nou pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa në të dytën braziliani zhbllokoi shifrat në minutën e 70 para se të dyfishonte pak çaste më pas. Barcelona vijon e qetë në krye të La…

Source

E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues serb

By: M C
12 December 2025 at 23:38

Vetëm 16 gola në 15 javë të Premier League, ky është bilanci aspak premtues i ekipit të Burnley. Bordi nuk është i kënaqur dhe janë gati t’i shtojnë opsionet trajnerit Scott Parker për merkaton e dimrit.

Favoritë për të mbërritur te Burnley është sulmuesi i Union Berlin, Andrej Ilic, sipas gazetarit Pete O’Rourke. Ai mban profilin e qendërsulmuesit, është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë më 11 tetor të 2025 në Levskovs.

Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro. Fakti që Burnley ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglezë, e bën “detyrim” përforcimin në merkaton e janarit.

Nëse Ilic vendoset nën urdhërat e trajnerit Parker, do të nënkuptojë “sfidë” për dy “pykat” e ekipit, Armando Brojën dhe Zian Flemming.

The post E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues serb appeared first on Albeu.com.

Tjetër shans për Brojën/ Sulmuesi kuqezi pritet sërish titullar me Burnley në Premier League

By: xhir jeta
12 December 2025 at 13:04

Vendi në formacion në ndeshjen e shkuar ishte një surprizë. Por paraqitja e Armando Brojës si titullar për hetë të parë në këtë sezon me Burnley ishte pozitive. Pavarësisht humbjes me Neëcastle, sulmuesi kuqezi ishte një nga më të mirët për skuadrën e tij dhe për këtë mori vlerësime nga mediat angleze dhe mbi të gjitha nga trajneri Scott Parker.

Për të gjitha këto, Armando Broja pritet të marrë një tjerër dhuratë të parakohshme në këtë fundviti. Ai pritet të zbresë sërish nga minuta e parë në ndeshjen që Burnely do të luajë këtë të shtunë në fushën e tij kundër Fulham.

Një tjetër shans në këmbët e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, për të kthyer sërish karrierën e tij në shinat e duhura. Duke qëndruar në raportimet e mediave angleze, trajneri Parker do të mbështetet sërish te Broja për sfidën e ardhshme, duke preferuar atë në vend të sulmuesit tjetër Ziam Fleming.

Kjo do të ishte ndeshja e dytë si titullar për 24 vjeçarin, që përpara fundjavës së shkuar kishte luajtur si zëvendësues në tetë sfida, në një total prej 110 minutash në Premier League. Vetëm një Kupën e Ligës ishte aktivizuar më shumë, duke dhënë edhe një asist.

Rikthimi në formacionin e Burnley është një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin Sylvinho, që shpreson të ketë në formë të gjithë futbollistët deri në muajin mars kur do të kthehet të fushë për sfidat e play of të “Botërorit 2026”. /abcnews.al

“Isha vërtet i kënaqur me të”, trajneri i Burnley elozhe Armando Brojës: Ndeshja e parë si titullar ishte super, na duhej pikërisht ky lojtar

By: M C
10 December 2025 at 17:39

Vetëm pak ditë më parë, Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullarë me Burnley në Premier League ndaj Newcastle. Sulmuesi i Kombëtares bëri një paraqitje mjaft pozitive, gjë të cilën e ka konfirmuar së fundmi edhe trajneri, Scott Parker.

45 –vjeçari menjëherë pas zëvendësimit të shqiptari shkoi për ta takuar, duke i lënë të kuptohej se kishte bërë një sfidë të mirë. Dhe pikërisht ditën e sotme në konferencën për shtyp theksoi se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me liderin e Kombëtares shqiptare.

Madje u shpreh se ndaj Newcastle, broja ishte pikërisht futbollisti që i duhej lojës, për të shfrytëzuar mirë hapësirat që kundërshtari linte mbrapa. Ndër të tjera u shpreh se luftoi i vetëm në majën e sulmit pas daljes me karton të kuq të Lucas Pires.

“Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando.

Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super. Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të.

Rotacion apo zgjedhje? Pak nga të dyja. Mendova se kishim nevojë që të freskonim gjërat pak pas një jave të ngarkuar. Por gjithashtu ndjeja se në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Newcastle, do të na duhej të shfrytëzonim hapësirën që linin pas krahëve, ndaj na duhej ai lloj profili lojtari. Siç e thashë, funksionoi mirë”, ka theksuar timonieri i Burnley.

The post “Isha vërtet i kënaqur me të”, trajneri i Burnley elozhe Armando Brojës: Ndeshja e parë si titullar ishte super, na duhej pikërisht ky lojtar appeared first on Albeu.com.

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2025’ nga lexuesit e Telegrafit

9 December 2025 at 13:26


Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.

Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.

Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe 'Futbollistja e vitit' dhe klubi më i mirë për vitin 2025.

Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve.

Telegrafi ka zgjedhur 20 emra të futbollistëve që kanë lënë gjurmë brenda vitit 2025 në futbollin kosovar dhe që janë ende pjesë e futbollit tonë, ku votat e lexuesve do ta zgjedhin më të mirin.

Sondazhi i Telegrafit do të zgjatë 10 ditë, ku është krejtësisht transparent dhe lexuesit do ta zgjedhin më të mirin e vitit.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi sulmuesi Drilon Hazrollaj, që aktualisht luan në Rumani te Rapid Bukureshti. /Telegrafi/



Fati nuk është me kuqezinjtë/ Daku, Broja e Gjimshiti luajnë titullarë, por pësojnë humbje

7 December 2025 at 13:31

Të paktën mund të jemi të qetë sepse po luajnë. Disa nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare hynë në fushë që nga minuta e parë këtë fundjavë, edhe pse nuk është se fati ishte me ta.

Mirlind Daku u kthye nga dëmtimi, ashtu siç paralajmëronin mediat nga Tatarstani, por doli i humbur nga sfida e Premier Ligës ruse, Rostov-Rubin, që përfundoi 2-0 për vendasit.

Në një derbi të jugut, shqiptari nuk pati shumë mundësi, edhe pse arriti ta fitonte një penallti, të cilën çuditërisht nuk e gjuajti vetë. Atë e mori përsipër kapiteni Vujaçiç, ndërsa Daku si shpesh herë e mori një të verdhë, edhe pse është sulmues.

I humbur edhe Armando Broja në Premier Ligën kryesore, atë të Anglisë. Sulmuesi I Shqipërisë luajti për herë të parë titullar tek Bërnli këtë sezon të kampionatit dhe u përpoq jo pak.

Trajneri Parker e mbajti në fushë 86 minuta dhe kjo tregon diçka, e shpresohet që talenti kuqezi të ketë më shumë mundësi në të ardhmen.

Nuk ishte fundjavë e mirë as për Berat Gjimshitin, i cili pësoi një humbje të papritur në fushën e Veronës.

Atalanta ishte favorite në sfidën e Serisë A kundër një rivali që nuk kishte fituar asnjë ndeshje deri tani, por gjithçka shkoi mbrapsht. Veronezët triumfuan me meritë 3-1, ndërsa kapiteni i kombëtares ishte titullar si gjithmonë dhe e mbylli ndeshjen në terren.

Mëkat, ndërkaq, për Nedim Bajramin.

Mesfushori I kombëtares ishte për herë të tretë radhazi titullar në Premier Ligën skoceze për Gllazgou Rejnxhërsin, por këtë herë ndeshja e tij zgjati pak.

Pasi shënoi javën e kaluar duke siguruar barazimin 2-2 në stadiumin e Dandi Junajtidit, ylli kuqezi pësoi dëmtim dhe u zëvendësua në 21’. Shpresa është që të mos ketë asgjë serioze./abcnews.al

Ndeshja e parë si titullar në kampionat, Broja merr vlerësime pozitive nga mediat pranë klubit të Bërnlit

By: M C
6 December 2025 at 22:15

Armando Broja nuk la shenjë duke gjetur rrjetën në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Bërnlit në Premier Ligë. Por paraqitja e tij ndaj Njukasëll sot në 86 minuta që ishte në fushë, ka marrë vlerësime pavarësisht humbjes 2-1.

Sulmuesi u sakrifikua shpesh edhe në mbrojtje në momentet kur ekipi ishte në vështirësi pasi kishte mbetur me 10 lojtarë, ndërsa bëri në mënyrë të pandalur presing te mbrojtja kundërshtare duke kërkuar të rifitonte topin.

Ndaj për këtë paraqitje, portali “Burnley Express”, i cili mbulon zakonisht klubin në fjalë, i ka vendosur notën 7 sulmuesit.

“Bëri mirë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat me Bërnlin duke luftuar dhe konkurruar për gjithçka. Kishte një mundësi në fillim kur një bllokim i tij u kthye drejt portës”, shkruante portali në fjalë duke vlerësuar paraqitjen e Brojës për përpjekjen që kishte bërë në këtë takim ndaj një rivali të fortë si Njukasëll.

The post Ndeshja e parë si titullar në kampionat, Broja merr vlerësime pozitive nga mediat pranë klubit të Bërnlit appeared first on Albeu.com.

Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle

By: M C
6 December 2025 at 16:43

Për Armando Brojën erdhi më në fund momenti që të jetë në formacionin bazë të Burnley në një ndeshje të Premier League angleze.

Këtë të shtunë skuadra e tij iu vu përballë Neëcastle dhe trajneri Scott parker vendosi t’i besojë sulmuesit kuqezi në repartin e sulmit duke e hedhur në fushën e lojës që nga minuta e parë

Kjo është hera e parë që Broja luan si titullar në kampionatin anglez në këtë sezon dhe kjo erdhi përballë një skuadre si Newcastle, ndërkohë që Burnley kishte pësuar një sërë humbjesh përpara kësaj ndeshjeje duke i komplikuar pozitat e tij në klasifikimin e kampionatit duke rrezikuar rënien nga kategoria.

The post Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle appeared first on Albeu.com.

Te Drita deklarohen para duelit ndaj Shkëndijës: Jemi të motivuar dhe të gatshëm për fitore

26 November 2025 at 17:26


Drita do të luajë nesër (e enjte) ndaj Shkëndijës së Tetovës në kuadër të Ligës së Konferencës.

Në atë që po përshkruhet si një ditë festive për shqiptarët, para duelit në konferencë për media nga klubi gjilanas kanë dalë trajneri Zekirija Ramadani dhe Rron Broja.

Ramadani ndeshjen ndaj Shkëndijës e cilësoi si me të vështirën që ekipi i tij ka pasur deri më tani në arenën ndërkombëtare, teksa shtoi se ata tashmë kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë tejet të motivuar.

“Kemi presion. Jemi para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që është rikthyer i gjithi, përveç Mesas. Do të mungojë edhe një kohë të gjatë”.

“Kam një bindje që secili futbollist që e merr formacionin dhe mundësinë për të luajtur do ta jap atomin e fundit për ta arritur synimin. Vijmë nga një fitore në Dublin, atje ku shkuam me shumë mungesa, pa katër sulmues. Morëm rezultat pozitiv, por do të jetë më vështirë se në Dublin”.

“Kam besimin tek ekipi im duke u bazuar te stërvitjet që kemi bërë. E kemi bërë analizën, i kemi shpërndarë gjitha informatat, ekipi nesër do të jetë super i motivuar”, ka thënë Ramadani.

Në anën tjetër Broja shtoi se skuadra e njeh mjaft mirë Shkëndijën dhe lojtarët e tyre.

"E njohim shumë mirë Shkëndijën, kanë lojtarë cilësorë. Por edhe ne kemi kualitet dhe nesër do të luftojmë për një fitore historike”, ka deklaruar Broja./Telegrafi/

Broja si “kokrra e mollës”/ Sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, luan në kampionatin anglez

By: Rovena
22 November 2025 at 19:20

Për fat, nuk pati asgjë serioze.

Trajneri I Bërnlit, Skot Parker, e tha, dhe fusha e vërtetoi se Armando Broja u bë shumë shpejt gati për të dalë në fushë pas lëndimit që pati në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Anglisë në eliminatoret e Kupës së Botës në “Air Albania” të Tiranës.

Sulmuesi kuqezi u stërvit dhe u aktivizua këtë fundjavë për Bërnlin, në kampionatin anglez, madje në sfidën ndaj ekipit që I zotëron kartonin, Çelsit.

Njëzetekatërvjeçari hyri në fushë në 72’, duke zëvendësuar shokun e skuadrës, Fleming, ndonëse e pati të pamundur që të kthente faqen e një ndeshjeje që Blutë e Londrës e dominuan dhe e fituan me shifrat 2-0, edhe pse u luajt në stadiumin “Tërf Mur” të Bërnlit.

Autorë të golave për kryeqytetasit ishin Pedro Njeto në 37’ dhe argjentinasi Enzo Fernandez në 88’.

Broja u përpoq, ndonëse u gjend përballë një mbrojtjeje shumë të organizuar të Çelsit.

Ai goditi ndonjëherë portën, dhe detyroi rivalët që të shkaktonin ndërhyrje të gabuara, duke treguar se çfarë klasi ka në këmbët e tij.

Natyrisht, Armando ende nuk është në formën e tij më të mirë, dhe kjo nuk mund të ndodhë me një sulmues që pati lëndim në mesjavë dhe që ka frikë nga dëmtimet sa herë që del në fushë.

Gjithsesi, rëndësi ka që frika u largua dhe që ylli kuqezi nuk ka probleme pasi doli me barrelë nga fusha në Tiranë.

Për më tepër, Broja e tregoi veten në “Arenën Air Albania” duke sfiduar bindshëm yllin e madh të Anglisë dhe të Realit, Xhud Belingham.

❌
❌