Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

By: V K
21 December 2025 at 10:13

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin.

Gjithashtu, Rama shprehet se; “pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit”?

Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.

Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.

The post SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 December 2025 at 17:58

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të rikthehet në detyrë, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO me 5 vota pro dhe 3 kundër, ndërsa ka pranuar ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për çështjen.

Seanca për shqyrtimin e ankimit do të jetë publike dhe do të zhvillohet më datë 22 janar. Votimi i anëtarëve të Kushtetueses ka qenë 5 me 3.

Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Gjykata Kushtetetuese vendosi me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare”.

Trupa vendosi me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, masa e GJKKO për ndalimin e daljes së Belinda Ballukut jashtë shtetit mbetet në fuqi.

/e.i/j.p/

The post Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U pezullua nga detyra, zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut

By: V K
11 December 2025 at 14:53

Këtë të enjte, është hedhur në Apelin e GJKKO është hedhur shorti në lidhje me ankimimin e ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Erald Elezin e Gentian Gjylin, të cilët kundërshtojnë vendimin e GJKKO për masat e dhëna.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Kujtojmë se GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Elezin dhe Gjylin i la në ‘arrest shtëpie’.

VENDIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

The post U pezullua nga detyra, zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Balluku e pezulluar për aferat korruptive, Rama reagon sërish: Është absurde, ja pse e kam çuar në Gjykatë Kushtetuese

By: V K
4 December 2025 at 15:08

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut, me vendim tw GJKKO.

Ai pranoi se shembulli i dhënë më herët për linjën ajrore me Kanadanë mund të jetë dukur “i tepërt”, por theksoi se qëllimi është të ilustrohet absurditeti i situatës së krijuar me pezullimin e Ballukut.

Rama shtoi se për shkak të pezullimit janë bllokuar një sërë procesesh, përfshirë marrëveshjen me Kanadanë për fluturimet ajrore, për të cilën qeveria po përpiqet të gjejë zgjidhje në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme. Por sipas tij, ky është vetëm një element i situatës së vështirë.

“U bë sebep një mik i mirë për ta bërë këtë komunikim me një mesazh që më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijoni pezullimi i ministres, së nesër bëhet rrugë dhe prokuror dhe gjykatës të heqin kë të duan nga qeveria. Po ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepërt. Mbase është shumë e tepërt, por shembujt që unë sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri.

Ndryshe nga cdo funksionar që mund të pezullohet, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë në emër të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit autoritetin ekskluziv të padelekueshëm tek askush tjetër. Prandaj pezullimi është absurd si koncept, sepse është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes që ministri mbulon. Ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore që po mundohemi ta zgjidhim me ministrinë e Jashtme. PO ja ta zëmë se e zgjidhëm, po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë? PO me lejet e ndërtimit për investimet në energji të rinovueshme, në godina publikë që kanë kaluar në KKT por nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar si do ja bëjmë”, tha Rama.

Sipas Ramës, punët e bllokuara për shkak se Balluku është e pezulluar do të shtohen edhe më tej. Ndaj sipas tij “çështjen e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Nuk jam këtu të ndërhyj në punën e prokurorit apo gjykatësit në fjalë dhe as si dhe pse ata po merren me një dosje të një anëtari të qeverisë. Unë flas për ndërhyrjen brutale në përbërjen e qeverisë, për marrjen konkrete të kompetencave që kushtetua më jep mua në këtë rast”, u shpreh kryeministri.

Një përgjigje, Rama kishte edhe për ata që e kritikojnë pse nujk e heq ministre: Heqja e ministrit në këtë rast nuk e zgjidh këtë problem themelor, por do të krijonte do krijonte një problem themelor për të nesërmen, jo për mua, por për të nesërmen.

The post Balluku e pezulluar për aferat korruptive, Rama reagon sërish: Është absurde, ja pse e kam çuar në Gjykatë Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Shtyhet padia e kryeministrit/ Meçe: Gjykata Kushtetuese nuk duhej ta shtynte vendimmarrjen, institucionet e drejtësisë po keqpërdoren

3 December 2025 at 18:41

TIRANË- Analisti i njohur Arben Meçe thotë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta kishte shtyrë vendimmarrjen për padinë e kryeministrit Edi Rama, kundër vendimit të GJKKO-së, që vendosi të shkarkojë nga detyra ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

I ftuar në emisionin “Tirana Live”, Meçe pohoi se një prokuror nuk mund të ketë një pushtet të pakufishëm, sa të marrë masa direkte pezullimi për një funksionar, që i përket një pushteti tjetër.

“Ky prokuror ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm. Ai pezullon sot nga detyra dhe kryeministrin e Shqipërisë. Pushtetet janë të ndara dhe ndalohet ndërhyrja te njëri tjetri. Ka një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ekzekutive të një pushteti mbi një pushtet tjetër. Në këtë rast kemi një prokuror. Kufiri ndarës midis dy pushteteve nuk duhet të tejkalohet.

Ai theksoi se tentativa e SPAK për të shmangur Parlamentin tregon se institucionet tona të drejtësisë po keqpërdoren për interesa të caktuara, që mund të bien ndesh qoftë dhe me interesin kombëtar.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet kurrsesi të legjitimojë krijimin e një precedenti të rrezikshëm.

“Deri sa të vendos Gjykata Kushtetuese, janë të pezulluar posti i ministrit dhe zv.kryeministrit, por nuk zëvendësohet dot deri në vendim të Kushtetueses ky vend është vakant. Vendi i ministrit dhe zv.kryeministrit janë pezull dhe kryeministri nuk mund të bëjë zëvendësimet pa dhënë vendim Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk duhet të kishte shtyrë një vendimmarrje të tillë, sepse ehte një dispozitë e thjeshtë. Tentativa për të shmangur Parlamentin, është një tentativë e institucionit, që po keqpërdoret. Pezullimi cenon interesin publik.”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese vendosi që më 12 dhjetor të shqyrtojë padinë e kryeministrit Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe njëherësh Ministres së Infrastrukturës./abcnews.al

 

“Çështje komplekse”/ Kushtetuesja shtyn sërish datën e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut

By: armand
3 December 2025 at 16:17

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre. Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet më 12 dhjetor 2025. Kushtetuesja argumenton se shtyrja është bërë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës […]

The post “Çështje komplekse”/ Kushtetuesja shtyn sërish datën e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, reagon Rama: Po zgjatet lista e punëve të bllokuara

By: V K
3 December 2025 at 15:59

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, vendim të cilin ai e ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.

Kreu i qeverisë, ka dhënë sërish arsyet e tij se pse i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit të Ballukut, duke argumentuar se ministres po i pengohet puna.

Sipas Ramës, ka disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin.

“Ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, thotë ai.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese, ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre.

Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet ditën e enjte, në 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim.

Reagimi i Ramës:

Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.

Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

 

 

Pezullimi

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.

Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë”, tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese, si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Hetimet per Ballukun

Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.

Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.

Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH. Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.

Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues.

The post Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, reagon Rama: Po zgjatet lista e punëve të bllokuara appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Ballukut në “Kushtetuese”/ Berisha: I bëj thirrje Gjykatës të zhvillojë seancë publike, gjyqtarët të denoncojnë çdo presion

By: V K
2 December 2025 at 13:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të parashikojë një seancë të hapur për publikun për rastin e Belinda Ballukut, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO.

Por kjo u ankimua nga qeveria në Kushtetuese.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama, i bën presion gjykatës në forma nga më të ndryshmet, por ai i kërkoi gjyqtarëve që të denoncojnë çdo ndërhyrje në punën e tyre.

“Ky akt i Edi Ramës lidhet absolutisht vetëm me implikimin e tij në këtë aferë dhe afera të tjera që vijnë pas. Rama kundërmon sot në Evropë dhe në Botë, si kampion i vjedhjeve të popullit të vet”, tha Berisha.

Berisha thekson se Rama rishkruan dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për të mbrojtur veten e tij.

“Rishkruan Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të mbrojtur veten e tij, se sa për Lubinë, e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani”, tha Berisha.

Berisha: Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese të vendit zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë e një vendi, midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes, të përfaqësuar nga qeveria, mësohet se gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama.

Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore.

Kurrë ndonjëherë, një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi, president qoftë ai, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje klamoroze të dokumentuara në të gjitha aspektet.

Ky akt i Edi Ramës lidhet absolutisht vetëm me implikimin e tij gjer në veshë në këtë aferë dhe në afera të tjera që vijnë pas.

Edi Rrma kundërmon sot në Europë dhe në botë si kampion i vjedhjeve të popullit të vet dhe kundërmon si Ramaduro apo Noriega e Europës.

Përpiqet i mbyturi të kapet në fije bari, të bëjë presione nga më absurdet ndaj sistemit gjyqësor në një kohë kur është absolutisht i pashpresë.

Është një bashkëpunëtor i organizatave kriminale dhe karteleve të drogës dhe ky është kualifikimi botëror sot për Edvin Kristaq Ramën.

Pa dyshim hyn në Gines.

Është regjistruar në Gines si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata dhe kërkon ta mbrojë duke i dëshmuar popullit të vet se çfarë fatkeqësie dhe mjerimi u ka sjellë ai gjatë qeverisjes së tij.

I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare.

U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë.

Pra, Edi Rama rishkruan edhe dokumentet për të mbrojtur e vet.

Rishkruan edhe dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Rishkruan Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të mbrojtur veten e tij, se sa për Lubinë, e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani.

The post Pezullimi i Ballukut në “Kushtetuese”/ Berisha: I bëj thirrje Gjykatës të zhvillojë seancë publike, gjyqtarët të denoncojnë çdo presion appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Belinda Balluku e pezulluar nga detyra, kryeministri Rama: Në Kushtetuese e çova unë

By: V K
1 December 2025 at 14:52

Mesditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një videomesazh në rrjetin social “Facebook”, ku ka folur edhe për ankimin në Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.

“Është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lënë atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme mes kufirit ndarës të pushteteve. Nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun dhe për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri. Duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, do të kishim diçka që është e panjohur. Mjafton të parafyturosh cfarë dëmesh do kishte nëse do lejohej kjo…”, tha ai.

Gjithashtu, kryeministri Rama tha se kjo çeshtje nuk ka të bëjë me presion dhe se sipas tij, nuk i ka bërë aspak presion drejtësisë.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, u shpreh Rama.

 

The post VIDEO/ Belinda Balluku e pezulluar nga detyra, kryeministri Rama: Në Kushtetuese e çova unë appeared first on Albeu.com.

Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve

1 December 2025 at 14:52

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “me sa duket me një pjesë nuk jemi kuptuar dhe prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen: E dini kush e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e ministres nga një prokuror dhe një gjykatës?”

Komunikim i Kryeministrit Edi Rama në Facebook:

Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Mesa duket, me një pjesë nuk  jemi kuptuar dhe prandaj jam këtu, duke e nisur me pyetjen; e dini kush e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, pezullimin e ministres nga një prokuror  dhe një gjykatës?

E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër , jo si Edi Rama dhe natyrisht jo për një individ, një minsitër që në këtë rast është edhe zëvendëskryeministër, po për parimin; për parimin e moscënimmit të balancës mes pushteteve; për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur, në përbërjen e pushtetit të pavarur ekzekutiv; për parimin e mosmarrjes së kompetencave të kryeministrit dhe të presidentit nga një prokuror dhe nga një gjykatës.

Shkurt, kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që, nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Pra, unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që zhvillohet dhe diku dhe nuk ka lidhje me rolin tim.

Unë flas për publikun, për një proces që vendos, jo për mua si individ, por për diçka shumë më të madhe, për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri, për lirinë kushtetuese të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, për të vendosur për ekzekutivin dhe për përbërjen e tij, për të drejtën ekskluzive të parlamentit, për ta miratuar ose jo përbërjen e një qeverie të propozuar nga kryeministri.

Dhe jo sot për sot, po dhe për të ardhmen, pavarësisht nga unë, nga ne, nga ata që sot jemi dhe nesër s’jemi në këto detyra. Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës në ekzekutivin dhe me vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent unikal të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugët presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale do të ndodhte diçka që është e panjohur në Europë.

Mjafton vetëm të parafytyrosh se çfarë lojërash politike në dëm të shtetit, në dëm të ligjit, të qytetarëve, të shoqërisë, mund të sillte e ardhmja, po të hapej kjo ‘’vrimë’’ e madhe në murin ndarës mes pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe duhet të jesh krejt i papërgjegjshëm karshi Shqipërisë, republikës sonë, për ta lënë të kalojë pa luftuar gjyqësisht në shkallë më të lartë, atë të Gjykatës Kushtetuese, këtë tentativë antidemokratike.

Aq më keq akoma, pastaj duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja politike për ta kthyer edhe këtë konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësorit në një konflikt politik, siç bëjnë fatkeqësisht për çdo gjë ‘’të mbyturit e kënetës’’.

Ama fakti është se ndërkohë që hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për ta kapur nga duart e prokurorëve ‘’ushqimin’’ për opozitarizmin në këtë rast nuk e tregojnë dot, një rast të vetëm, një të vetëm në Europë, por edhe në botë po të  duan, që u pezulloka anëtari i qeverisë me vendim gjykate nga një prokuror në një gjykatës.

E vërteta është se nuk e gjejnë dot, se nuk ka. Nuk ka një rast të tillë dhe nuk kanë se si dhe ku e nxjerrin, mor edhe një të vetëm, sepse pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe vendim të një  gjykatësi është një rrëmbim i kompetencës së kryeministrit.

Përpos kësaj, është edhe absurd totalisht si koncept. Pse? Sepse “de jure” quhet pezullim, por “de facto” në rastin e ministrit është një shkarkim, të cilin kryeministri duhet thjesht ta formalizojë, meqë e mendoi prokurori dhe e vendosi gjykatësi me detyrim- përcaktim, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh një funksionar publik të cilitdo nivel, atë ndërkohë mund ta bësh sepse ia bën punën dikush tjetër, por do të thotë të asgjësosh pa afat një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse. Që ta dinë të tërë, nëse ministri pezullohet, zëvendësministri nuk e ushtron dot autoritetin ekskluziv që Kushtetuta ia jep vetëm ministrit për të përfaqësuar sektorin edhe në Këshillin e Ministrave dhe për t’i propozuar qeverisë vendime thuajse të përjavshme për ecurinë e sektorit apo sektorëve.

As nuk dua t’i hyj fare fare, fare dokrrave dhe teorive konspirative për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore, se kush nuk do të kuptojë se sa e thjeshtë është dhe që këtu s’është fjala as për Belinda Ballukun, as për mua e për qeverinë sot, po është fjala për mbrojtjen sot e përgjithnjë të kufijve kushtetues mes pushteteve, atëherë nuk ka se si e kupton. Ose pastaj ia do puna e vet dritëshkurtër që të mos e kuptojë.

Kështu që, për ta mbyllur, si palë në proces që përfaqësoj kryeministrinë, jo shtëpinë time; që përfaqësoj interesin shtetëror dhe publik të funksionit tim të përkohshëm, jo interesin vetjak të ministres së pezulluar, dua t’i kujtoj të tërëve një gjë; detyrimi për të sqaruar opinionin publik lidhur me çështje në interes të publikut apo me qëndrimet e mia institucionale, unë e konsideroj të panegociueshme, qoftë edhe kur bëhet fjalë për një proces apo vendim gjyqësor, për të cilin opinioni publik është interesuar të dijë qëndrimin tim dhe prandaj e konsideroj dhe një detyrim të pandalueshëm.

Nuk ma ndalon dot mua askush dhe për asnjë arsye që t’i shpjegohem atyre që më kanë vënë në këtë detyrë. Ndërsa ata, që s’kanë asnjë ide për mënyrën si unë funksionoj, në raport me detyrimet e mia ndaj vendit dhe ndaj atyre njerëzve mund të thonë çfarë të duan.Mua nuk më mbetet vetëm të përsërisë urimin tim, që Gjykata Kushtetuese e Republikës Shqipërisë t’ia kursejë Republikës së Shqipërisë shpikjen e një risie totalisht të pa mirëseardhur në historinë e drejtësisë demokratike europiane apo edhe botërore, po  të doni.

/e.i/a.f/

The post Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pezullimi i Belinda Ballukut për aferat korruptive/ Rama në podcastin “Flasim”: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë, presion ndaj politikës

By: V K
30 November 2025 at 10:07

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë tashme e pandehur nga SPAK për afera korruptivë në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

Në podcastin e tij, Rama citon Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij një gjykatë nuk mund të pezullojë një ministër.

Rama u shpreh se në këto raste një ministër mund të shkarkohet nga kryeministri, ose nëse vendimi është i formës së prerë.

“Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë”, tha Rama.

Duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të Strasburgut, Rama tha se këto institucione e quajnë cënim të balancës së pushteteve shkarkimin e një ministri.

“E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Reagimi i plotë i Ramës:

Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.

Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese, t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.

Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.

Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë.

Gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë:

Së pari, cënojnë balancën e pushteteve.

Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht: ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.

Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë:

presioneve politike ndaj qeverisë,

destabilizimit institucional,

manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.

Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:

Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.

Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.

Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht:

“Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore”.

Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje?

Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!

Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër.

Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.

Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike:

Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren:

për qëllime politike,

jashtë proporcionalitetit,

dhe për të ndikuar ekzekutivin.

Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.

Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik.

Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:

Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.

Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është:

joproporcionale në thelb

antidemokratike në frymë

antikushtetuese në përmbajtje

nënshtrim i ekzekutivit

kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik

kundër ndarjes së pushteteve

kundër standardeve të Venecias

kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut

E pra, përfundimisht:

Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.

Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:

me dorëheqje,

nga Kryeministri,

apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.

Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë.

E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë

The post Pezullimi i Belinda Ballukut për aferat korruptive/ Rama në podcastin “Flasim”: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë, presion ndaj politikës appeared first on Albeu.com.

Analiza/ Pezullimi i Ballukut nuk është as antikushtetues, as unik

By: armand
21 November 2025 at 17:02

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur atë një ‘akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv”. Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pezullojë nga detyra […]

The post Analiza/ Pezullimi i Ballukut nuk është as antikushtetues, as unik appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

By: V K
21 November 2025 at 14:40

Ashtu sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama, qeveria vendosi në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.

Në kërkesën dorëzuar në Kushtetuese, Këshilli i Ministrave, kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që caktoi dy masa ndaj zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Rama shkoi edhe më tej, kur e konsideroi vendimin e Gjykatës speciale një akt brutal dhe ndërhyrje të punët e ekzekutivit.

Gjykata e Posaçme mbi bazën e kërkesës së SPAK, vendosi të pezullojë nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Balluku dhe t’i ndalojë të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Balluku është e pandehur nga SPAK, për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe.

Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara Gjykatës së Posaçme ku do t’u komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi. “News24”, siguroi sot vendimin e Gjykatës së Posaçme për zëvendëskryeministren, ndaj të cilën u vendosën dy masa, pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Në vendim sqarohen dhe motivet e dy masave të dhëna.

Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.

DEKLARATA E RAMËS

Kryeministri Edi Rama foli në fund të konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. Rama u shpreh se do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, më konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.

Ai theksoi se për sa kohë të jetë në drejtim të vendit, do të funksionojë në këtë mënyrë. “Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut”, tha ai.

The post Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Ballukut nga GJKKO/ Edi Rama: Qeveria nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës

By: V K
21 November 2025 at 13:39

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksion, pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.

Gjithashtu, Rama theksoi se do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të thotë qëndrimin e saj lidhur me situatën

“Nuk u kuptuam, pezullimi është vendim i një gjykatë që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt ku ka ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimin i saj. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë më forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverise.

Për periudhën që flasim, qeveria nuk ka zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu komentoi vendimin duke u shprehur se; “nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike. Nuk bën vaki që kryetarët e Bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq, e të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë”.

Rama: Nuk ka qëndrim uniform në BE. Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike. Nuk bën vaki që kryetarët e Bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq, e të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë.

Në këtë pikë besoj se të gjithë duhet të bëjmë punën e të luajmë rolin tonë, ne kemi tonin. Roli ynë që të jemi garant të kësaj pavarësie të Shqipërisë, ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit dhe kur rëndon mbi ne, në formën e një padrejtësie sipas nesh që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë, pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Kjo vlen edhe për pushtetin ekzekutim, legjislativ.

Kultura e gjyqve popullore dhe e organizimeve nëpër salla që dikur ishin salla teatrosh sot janë sallone mediatiek për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë Prokurorët duhet ta luftojmë sepse nuk i bën mirë kësaj qeverie.

Do jemi garat me çdo çmim, edhe kur të vjen të mos ndalesh duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend. Pushtet i ri fëminor. Aftësitë e prokurorëve e gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen rritur e forcuar, duhet kohë e durim.

Sa kohë do ta kemi, do të jetë kështu. Sa të jem në këtë detyrë nuk do të keni luftë me drejtësinë, por ka një kufi mes pushteteve të pavarura. Nëse e lejojmë të shkelet, kemi humbur.

The post Pezullimi i Ballukut nga GJKKO/ Edi Rama: Qeveria nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

By: V K
21 November 2025 at 13:07

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, reagoi për herë të parë, pasi me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, u pezullua nga detyra dhe iu ndalua largimi jashtë vendit.

Rama u shpreh se; “Ne nuk i përgjigjemi një arbitrit të këtyre përmasave me arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë retorike”.

Sipas kreut të qeverisë, me vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun, u cënua pavarësia e ekzekutivit.

“Duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem”, tha Rama.

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen dua të them se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë. Këtë epokë të re e ka futuar kjo shumicë me mua në krye.

Sa i takon rastit konkret dua të them tre gjëra:

Pavarësia e gjyqësorit nuk është një manovër politike dhe asnjë eksperiment i përkohshëm, por shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi i ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pakundërshtueshëm, varrosja e pandëshkueshmërisë. Por ka shfaqur edhe dobësitë e një pushteti të ri, fëminor për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemorkatike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte. Para kushte për cdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur, ‘kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë’.

Këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri dhe në këtë rast zv kryeministri, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart, të një pushteti krejt të ri dhe refleksve antidemokratike.

Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset integruese, që nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie. Por nëse një prokuror dhe gjykatës special, i shkallës së parë kanë vendosur të pezullojnë një ministre.

Duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem.

Ne nuk i përgjigjemi një arbitrit të këtyre përmasave me arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë retorike.

The post Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra, ironizon këngëtarja shqiptare: Ciao Bela, i marrsh me vete dhe shokët… (VIDEO)

By: V K
21 November 2025 at 12:16

Pezullimi nga detyra si zv.kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë i Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme, nuk ka shpëtuar pa u ironizuar mes të tjerëve edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare.

Këngëtarja Rovena Stefa, i ka kushtuar zv.kryeministres një parodi në rrjetet sociale, teksa i ka kënduar këngën e famshme italiane “Bella Ciao”.

Krahas këngës dhe “urimit” për largimin nga detyra, Rovena nuk ka lënë mangët dhe një “porosi” për Ballukut, ndërsa i thotë: “marrsh me vete edhe ata shokët e t’u të kabinetit”.

“Një përshëndetje kjo për zonjën numër dy të qeverisë sonë, që po na ikën nga puna. I marrsh me vete edhe ata shokët e t’u të kabinetit. Bye Bela, bye”, është shprehur Rovena Stefa.

 

 

Kujtojmë se një ditë më parë, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe për projektin e Unazës së Madhe loti nr4.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa)

The post Belinda Balluku u pezullua nga detyra, ironizon këngëtarja shqiptare: Ciao Bela, i marrsh me vete dhe shokët… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon të arratiset…

By: V K
21 November 2025 at 10:46

Është zbardhur vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra si zv kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ju bllokua pashaporta.

Në vendimin e gjyktaës sqarohet se dy masat janë caktuar pasi Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave.

Gjykata sqaron se ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje.

Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset

“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim.

Në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.

Në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”,– sqarohet në vendimin e GJKKO.

The post U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon të arratiset… appeared first on Albeu.com.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra, BIRN: Si favorizoi kompanitë fituese në bashkëpunim me vartësit e saj të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

By: V K
21 November 2025 at 09:25

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e të enjtes paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre.

Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit të Ballukut, është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli.

Sipas SPAK, masat e sigurimit janë ekzekutuar të enjten.

Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.

Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.

Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH.

Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.

Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues.

Sipas SPAK, hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore.

Ndërkohë, që vijojnë ende hetimet për këtë çështje, Berberi është nën akuzë dhe i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.

Belinda Balluku, iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër, Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë, dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./BIRN

The post Belinda Balluku u pezullua nga detyra, BIRN: Si favorizoi kompanitë fituese në bashkëpunim me vartësit e saj të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi appeared first on Albeu.com.

Balluku nën masa sigurie për afera miliona euro/ Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje: SPAK sekuestroi dhe telefonin e bashkëshortit të vartëses së saj, ja çfarë u zbulua…

By: V K
20 November 2025 at 13:10

Këtë të enjte, Gjykata e posaçme Anti Korrupsion, ka marrë sot masa sigurie pezullim dhe detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala, është shprehur se SPAK ka sekuestruar një sërë telefonash celularë të vartësve të zëvendës kryeministres, nga e cila kanë dalë të dhëna që kanë ndihmuar në hetimin ndaj saj.

Ajo sqaron se një prej vartëseve të saj i është sekuestruar edhe telefoni i bashkëshortit, të cilin e përdorte për të komunikuar mbi bisedat për paracaktimin e tenderave.

“Janë kryer kontrolle në shtëpinë e vartësve të Ballukut dhe njerëzit e besuar të saj.
SPAK shkoi deri aty sa celulari i bashkëshortit të një prej vartëseve të Ballukut u sekuestrua sepse kishte dyshime se mund ta përdorte për të komunikuar në lidhje me paracaktimin e tenderave.
Hetuesit e BKH, ata financiarë dhe ata që merren me kqyrjen e aparaturave, janë duke parë momentalisht se çfarë gjendet brenda atyre celularëve”, u shpreh ajo.

The post Balluku nën masa sigurie për afera miliona euro/ Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje: SPAK sekuestroi dhe telefonin e bashkëshortit të vartëses së saj, ja çfarë u zbulua… appeared first on Albeu.com.

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy bashkëpunëtorëve të saj që u lanë në “arrest shtëpie”

By: V K
20 November 2025 at 11:59

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar ndalimi jashtë vendit, GJKKO ka dhënë masën ‘arrest shtëpiak’ edhe për dy zyrtarë të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi se emrat e këtyre zyrtarëve nuk janë bërë ende publik, pasi masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar ende.

“Krahas Ballukut, janë caktuar edhe masa të reja sigurie, dy persona mësohet se janë në “arrest shtëpie”, por duke qenë se deri në këto momente nuk është ekzekutuar kjo masë, kjo është arsyeja pse GJKKO nuk i ka bërë publik emrat. Nuk janë zbardhuar ende masat. Deri sa t’u komunikohet personave nën hetim dhe të pandehur, këto masa mbahen sekret”, raportoi Lala.

Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Klodiana Lala: Balluku është zyrtarja më e lartë në detyrë që deri tani ka një masë sigurie, pavarësisht se është masë e lehtë, por ka një masë sigurie për akuza penale. Prokuroria më herët ka ngritur akuza penale dhe ka firmosur masat e arrestit për vartësit dhe ish-vartës së saj. Pas arrestimit të Berberit, derivoj dhe dosja e zonjës Balluku.

Nga këqyrja e një celular “Blackberry”, që ishte në përdorim nga Berberi, u zbuluan komunikimet me tyre ku u zbulua afera e Tunelit të Llogarasë.

Krahas Ballukut, janë caktuar edhe masa të reja sigurie, dy persona mësohet se janë në “arrest shtëpie”, por duke qenë se deri në këto momente nuk është ekzekutuar kjo masë, kjo është arsyeja pse GJKKO nuk i ka bërë publik emrat. Nuk janë zbardhuar ende masat. Deri sa t’u komunikohet personave nën hetim dhe të pandehur, këto masa mbahen sekret.

The post Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy bashkëpunëtorëve të saj që u lanë në “arrest shtëpie” appeared first on Albeu.com.

❌
❌