Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun

22 January 2026 at 17:32

Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Gjykata u vu […]

The post Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Akuza për shpërdorim detyre/ Pezullohen 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

By: Brisi
7 January 2026 at 10:10

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezulluar nga detyra, katër punonjës të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Më konkretisht janë pezulluar: – Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat – Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban […]

The post Akuza për shpërdorim detyre/ Pezullohen 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat appeared first on BoldNews.al.

Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni

19 December 2025 at 15:53

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.

Gjoni mbante këtë detyrë nga shtatori 2023, ndërkohë që në periudhën 2014-2023 ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshtajnit.

Ai ka shërbyer, po ashtu, si drejtor i kabinetit të Kryeministrit (1999-2000) dhe si ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm përkatësisht në periudhën 2000-2002. Gjoni ka mbajtur po ashtu mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2001- 2005 dhe 2009-2013).

/m.m/j.p/

The post Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses

18 December 2025 at 16:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të enjten më 18 dhjetor të pezullojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes së lidhur me ankimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj vendimarrjeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e saj nga detyra dhe vijimin e kësaj mase sigurimi personal. Pezullimi […]

The post Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 December 2025 at 17:01

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të rikthehet në zyrën e saj të punës, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi të premten kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke ngrirë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra pasi u mor e pandehur e Prokuroria e Posaçme, SPAK, për […]

The post Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj

11 December 2025 at 18:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku”

3 December 2025 at 17:21

“Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj,” thuhet në njoftim. Çështja kaloi në Mbledhjen e Gjyqtarëve të martën, pasi Kolegji i […]

The post Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku” appeared first on Reporter.al.

Mandati që nuk e shpëton Ballukun, kufijtë kushtetues të një iluzioni politik

By: Brisi
23 November 2025 at 14:05

Nga Av. Florian Bonjaku Debati mbi ligjshmërinë e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku ka rikthyer në qendër të vëmendjes një çështje më të thellë sesa vetë rasti: mënyrën se si konceptohet juridikisht dallimi ndërmjet një funksioni të zgjedhur dhe një funksioni të emëruar brenda rendit tonë kushtetues. Në mënyrë paradoksale, argumentet […]

The post Mandati që nuk e shpëton Ballukun, kufijtë kushtetues të një iluzioni politik appeared first on BoldNews.al.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra, ironizon këngëtarja shqiptare: Ciao Bela, i marrsh me vete dhe shokët… (VIDEO)

By: V K
21 November 2025 at 12:16

Pezullimi nga detyra si zv.kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë i Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme, nuk ka shpëtuar pa u ironizuar mes të tjerëve edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare.

Këngëtarja Rovena Stefa, i ka kushtuar zv.kryeministres një parodi në rrjetet sociale, teksa i ka kënduar këngën e famshme italiane “Bella Ciao”.

Krahas këngës dhe “urimit” për largimin nga detyra, Rovena nuk ka lënë mangët dhe një “porosi” për Ballukut, ndërsa i thotë: “marrsh me vete edhe ata shokët e t’u të kabinetit”.

“Një përshëndetje kjo për zonjën numër dy të qeverisë sonë, që po na ikën nga puna. I marrsh me vete edhe ata shokët e t’u të kabinetit. Bye Bela, bye”, është shprehur Rovena Stefa.

 

 

Kujtojmë se një ditë më parë, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe për projektin e Unazës së Madhe loti nr4.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa)

The post Belinda Balluku u pezullua nga detyra, ironizon këngëtarja shqiptare: Ciao Bela, i marrsh me vete dhe shokët… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shkelje e rëndë e etikës profesionale, lirohet nga detyra mjeku në Tiranë

5 November 2025 at 22:00

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njoftoi sot se pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr. 10, Tiranë, është marrë masa e menjëhershme e lirimit nga detyra të mjekut Sinan. M.

Vendimi është marrë në përputhje me Kodin e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të OSHKSH, të cilat përcaktojnë se çdo sjellje që cenon rëndë etikën profesionale dhe parimet e mirëbesimit përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe sjell zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës.

OSHKSH dënon çdo sjellje që bie ndesh me etikën mjekësore dhe dinjitetin e profesionistit shëndetësor, dhe siguron qytetarët se çdo rast i ngjashëm do të trajtohet me transparencë dhe masa të menjëhershme, në mbrojtje të besimit dhe integritetit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor.

/m.m/a.f/r.e/

The post Shkelje e rëndë e etikës profesionale, lirohet nga detyra mjeku në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Arben Agovi paraqesin parashtrimet në KPA

29 October 2025 at 12:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 28 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e profesionalizmit. Sipas Brahos, nga verifikimi i çështjeve profesionale, konstatohet […]

The post Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Arben Agovi paraqesin parashtrimet në KPA appeared first on Reporter.al.

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

By: Ela
11 October 2025 at 08:14

Administrata Trump ka filluar të pushojë nga puna mijëra punonjës federalë në një përpjekje për të ushtruar presion mbi demokratët mes mbylljes së vazhdueshme të qeverisë. “RIF-et kanë filluar”, njoftoi Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Shtëpisë së Bardhë, Russell Vought, në një postim në X të premten në mëngjes, duke iu referuar një akronimi […]

The post Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Nis ‘reformimi’ i prefekturave, Rama ‘pastron’ të vjetrit nga Vlora dhe Fieri! Emërohen prefektët e rinj

By: M C
8 October 2025 at 18:55

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të shkarkojë nga detyra prefektët e qarkut të Fierit dhe të Vlorës.

Përkatësisht është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko, i cili do të zëvendësohet nga Anduel Xhindi.

Gjithashtu nga detyra është liruar dhe prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesuri, detyrë e cila i është ngarkuar Evis Allushit.

Kujtojmë që në prezantimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Rama kritikoi ashpër prefektuar duke i cilësuar si fole që vetëm shpërndajnë paga. Kryeministri gjithashtu paralajmëroi dhe shkrirjen e tyre duke shktuar se nuk kanë asnjë impakt në shërbim të qytetarëve. Reformimin e tyre, Rama ia ngarkoi si detyrë parimore Ministrisë së Brendshme.

The post EMRAT/ Nis ‘reformimi’ i prefekturave, Rama ‘pastron’ të vjetrit nga Vlora dhe Fieri! Emërohen prefektët e rinj appeared first on Albeu.com.

GJKKO heq masën e pezullimit nga detyra të Jonaid Myzyri

By: V K
3 October 2025 at 11:44

Gjykata e Posaçme, ka vendosur të heqë masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Me këtë vendim, ndaj Myzyrit mbetet në fuqi vetëm masa “detyrim paraqitje”.

Jonaid Myzyri, është i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

The post GJKKO heq masën e pezullimit nga detyra të Jonaid Myzyri appeared first on Albeu.com.

Kishte dijeni për abuzimin e 16-vjeçares nga njerku, pezullohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Përmetit

By: V K
1 October 2025 at 09:13

Shefi i Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra.

Mësohet se vendimi është marrë pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares nga njerku dhe një efektiv policie.

Ngjarja u zbulua pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet i cili dyhsohet se ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën.

The post Kishte dijeni për abuzimin e 16-vjeçares nga njerku, pezullohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Përmetit appeared first on Albeu.com.

U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm…

By: V K
29 September 2025 at 09:04

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore, nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të.

Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar, është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Në këtë rast, çështja kryesore që Gjykata duhet të vlerësojë është nëse procesi i shkarkimit ka respektuar kompetencat dhe garancitë që Kushtetuta imponon në nenin 115, apo nëse është bërë një interpretim i gabuar i nenit 62 për të tejkaluar ato garanci.

The post U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm… appeared first on Albeu.com.

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

By: V K
25 September 2025 at 13:09

Këtë të enjte 25 Shtator 2025, Këshilli i Ministrave, ka vendosur zyrtarisht të shkarkojë Erion Veliajn nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës, votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. Partia Socialiste  dhe Partia Demokratike, bashkuan votat në Këshillin Bashkiak.

Erion Veliaj, ndodhet në masën arrest me burg prej 10 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar, i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij.

Akuzat rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe biznesmenët Gentian Sula, Elman Abule, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, të gjithë të lënë në detyrim paraqitje.

The post Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës appeared first on Albeu.com.

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

29 July 2025 at 22:50

Kolegji i gjeti të drejta shumicën e shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Fierit, Genci Mane dhe e shkarkoi atë për probleme që kishin të bënin më së shumti me pasurinë dhe qëndrimet e tij. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga […]

The post Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

By: Oldi
28 July 2025 at 13:19

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara ndaj kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Jonaid Myzyri kishte apeluar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtarja Igerta Hysi la në fuqi masën e pezullimit nga detyra e kreut të KPP dhe atë të detyrim paraqitje. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin […]

The post Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

By: Ardit
27 July 2025 at 11:50

Pas përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grushte një kamarier, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare, është pezulluar nga detyra. Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të […]

The post Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌