Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

By: V K
15 January 2026 at 09:49

Kryeministri i vendit Edi Rama, e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij.

Kryeministri Edi Rama, përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala, në profilin e saj në “Facebook”, për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе.

Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim.

Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të tij ndaj medias në vend, duke përdorur etiketime denigruese dhe sulme, ndërsa refuzon të përgjigjet për akuzat me të cilat po përballet qeveria e tij.

Ditët e fundit ai po ashtu u përfshi në polemika publike me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, duke përdorur foto të montuara dhe gjuhë joetike, si kundërpërgjigje ndaj shqetësimit të Fevziut për propagandën qeveritare gjatë përmbytjeve në mungesë të llogaridhënies publike.

Qëndrimet publike të kryeministrit, u dënuan njëzëri nga organizatat për lirinë e medias në vend si presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.

“Një gjuhë e tillë nuk kontribuon në sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon një precedent të rrezikshëm presioni verbal ndaj gazetarëve” – thuhet në deklaratën e AGSH-së, ku i bëhet thirrje kryeministrit dhe zyrtarëve publikë që “të mos e shndërrojnë pushtetin në instrument presioni verbal”, por të përdorin argumentet dhe transparencën për të dhënë llogari publike.

“Demokracia nuk dëmtohet nga pyetjet e gazetarëve, por nga arroganca ndaj tyre”, – theksohet në deklaratë.

Edhe Rrjeti për Gazetari të Sigurt, e dënoi sjelljen e kryeministrit si një tentativë për të zhvendosur debatin publik nga llogaridhënia te sulmet personale ndaj gazetarëve.

“Kur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari”, – thuhet në deklaratën e organizatës.

Për gazetarët dhe analistët e politikës, sjellja e kryeministrit ndaj mediave përbën shkelje të standardeve demokratike të lirisë së medias dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik e për të shmangur llogaridhënien ndaj aferave korruptive me të cilat po përballet qeveria e tij.

“Kur heshtja ndaj zullumeve shoqërohet me përplasje me gazetarët dhe drejtësinë që i heton zullumet, problemi nuk është gazetaria. Problemi nuk janë pyetjet, por përgjigjet që mungojnë”, – i tha BIRN-it gazetari Lutfi Dervishi.

Pavarësisht problemeve dhe gabimeve që mund të ketë media dhe gazetarët, detyra e një funksionari publik, sipas Dervishit, “nuk është të edukojë median, por të japë llogari”.

Në këtë kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës, thotë ai, “duken më shumë si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet”.

Nga ana tjetër, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si një “episod nervozizmi”, por pjesë e një modeli komunikimi të vazhdueshëm ku “narrativa kontrollohet përmes propagandës përmbytëse në rrjete sociale, monologëve dhe ‘sulmeve’ personale” dhe shmangies së llogaridhënies dhe pyetjeve të gazetarëve.

“Prej vitesh qeveria është zhdukur nga media tradicionale, nuk përballet me pyetje, nuk diskuton publikisht çështje të nxehta si denoncimet e SPAK-ut, përmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat që prekin drejtpërdrejt institucione kyçe si AKSHI”, – thotë Dervishi.

Për Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e Ramës tregon një tentativë për t’iu ikur përgjigjeve reale që pret publiku për akuzat që janë ngritur ndaj qeverisë së tij, por edhe një gjendje se ku është demokracia sot, ku një njeri i vetëm sulmon mediat dhe drejtësinë sa herë gjendet në vështirësi.

“Kryeministri i një vendi, që pretendon se është në demokraci, merret me gazetarë të caktuar me emër të përveçëm dhe përdor gjuhë bullizuese, gjë që është e papranueshme”, – i tha ai BIRN-it.

Ana tjetër e medaljes, sipas Shkullakut, ka të bëjë me “krizën” e Ramës si individ.

“Hyri në politikë si rilindas dhe po e mbyll historinë e tij si varrmihës i ekonomisë, demokracisë dhe nocionit politik, sepse politikën e ktheu në një infrastrukturë për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, – thotë Shkullaku.

“Rama është i vetmi në llojin e vet që i kanë kapur qeverinë duke vjedhur dhe, më e tmerrshmja, që të dhënat e shqiptarëve ia ka dorëzuar krimit dhe, për të mos hapur këtë debat, merret me fotomontazhe të Blendi Fevziut”, – shton ai, duke iu referuar dosjeve të fundit hetimore të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro, dhe drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Analisti Neritan Sejamini mendon se sa më pak t’i bëhet jehonë, qoftë edhe si kritikë, pseudo-debatit që kryeministri përpiqet të krijojë, aq më mirë është.

“Rama po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga çështjet e AKSHI-t, Ballukut, përmbytjeve dhe skandaleve të tjera dhe, njëkohësisht, dëshiron të banalizojë kritikat që i bëhen, duke u munduar t’i paraqesë si qesharakë ata që e kritikojnë”, – i tha ai BIRN-it.

The post Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on Albeu.com.

Sulmi i SHBA në Venezuelë/ CBS: Presidenti Maduro u arrestua nga njësia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’

By: V K
3 January 2026 at 11:47

Zyrtarë të SHBA-së, kanë deklaruar se Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar të shtunën nga anëtarë të njësisë elitare Delta Force, njësia më e specializuar e ushtrisë amerikane.

Njësia e njohur Delta Force, ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan CBS News.

Ministri venezuelan i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, njoftoi në një video të publikuar në rrjetet sociale mobilizimin e forcave ushtarake në të gjithë vendin, pas sulmeve të ushtrisë amerikane.

Ministri i mbrojtjes bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” kundër Venezuelës.

Ai deklaroi se të gjitha forcat e armatosura do të vendoseshin në terren sipas “urdhrave të Maduros”, por nuk përmendi kapjen e supozuar të presidentit.

Na kanë sulmuar, por nuk do të na mundin”, tha ai, duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet, dhe paralajmëroi kundër anarshisë dhe çrregullsisë, duke shtuar: “të mos biem pre e panikut që armiku kërkon të instaloje”.

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke përfshirë bazat ushtarake në vend. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orën 2 të mëngjesit sipas orës lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe vende të tjera në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Aksioni ushtarak u urdhërua nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili në javët e fundit kishte ngritur mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, ishin “të numëruara”, pasi vendosi një flotë anijesh luftarake në Karaibe.

Përmes një reagimi Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit.

The post Sulmi i SHBA në Venezuelë/ CBS: Presidenti Maduro u arrestua nga njësia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’ appeared first on Albeu.com.

​Një vit pas sulmit në Ibër-Lepenc, asnjë aktakuzë e ngritur

29 November 2025 at 13:31


Një vit më parë ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, i cili nga institucionet e Kosovës u vlerësua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia.

Ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë, e as nuk ka hetime të përfunduara, thonë ekspertë ligjorë për shpërthimin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës të Zubin Potokut.

Prokuroria Speciale nuk ka treguar për KosovaPress se në cilën fazën ndodhen hetimet, duke potencuar vetëm se “Prokurori kompetent është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, brenda afateve të arsyeshme ligjore”.

Pas këtij incidenti, ishte bërë e ditur se për hetimin e këtij rasti janë përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc janë arrestuar dhjetëra persona, e janë sekuestruar armë e eksplozivë.

Megjithatë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se aktualisht në paraburgim janë vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët janë vëllezër.

“Si IKD e kemi thënë vazhdimisht, çka është me rëndësi është që hetimet nga ana e Prokurorisë për këtë rast të bëhen në mënyrë profesionale, me dëshmi konkrete, në mënyrë që procesi gjyqësor ose aktakuza nëse ngrihet, aktgjykimi nëse merret, thjesht do të thotë ta fitojnë besimin te publiku, por edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. E dimë që për këtë rast ka pasur reagime si nga Ambasada amerikane në Prishtinë, si ambasada në Beograd, të cilat kanë kërkuar qartësi dhe hetime të pavarura. Kështu që, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të Kodit Penal të Kosovës, së paku do të thotë, janë dy vjet kohë për hetime nga ana e Prokurorisë. Ka kaluar vetëm një vit, por me vetë faktin që kemi në paraburgim dy veta, do të duhej që Prokuroria ta trajtojë këtë rast me më shumë efikasitet, në mënyrë që të zbardhet i plotë ky rasti sa më shpejt që është e mundur”, tha Miftaraj.

KosovaPress ka pyetur Ndërmarrjen Publike “Ibër Lepenc” se a ka ndonjë raport përfundimtar për dëmin e shkaktuar nga ky sulm terrorist, por nuk ka pranuar përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Disa ditë pas sulmit, gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli në këtë ndërmarrje, kjo e fundit kishte thënë se dëmi i shkaktuar është rreth 400 mijë euro.

“Dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej ndërprerja e furnizimit, siç ka qenë e planifikuar, do të ishte rreth 2.5 milionë euro vetëm në importin e energjisë elektrike, e të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes së qytetarëve, furnizimit me ujë dhe shumë shërbime të tjera...Ne e kemi bërë një analizë të përafërt. Dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojë diku rreth 400 mijë euro, por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore”, kishte thënë Rizvanolli.

Avokati Arbër Jashari thotë se sulmi në Ibër-Lepenc i ka të gjitha tiparet e një akti terrorist.

“Deri më tash nuk kemi një aktakuzë, domethënë nuk ka hetime të përfunduara sa i përket këtij rasti dhe është zbardhur shumë pak apo hiç lidhur me kryerësit potencialë të këtyre veprave penale. Sa i përket motivit, ai edhe mund të presupozohet, dhe të dihet njëfarë forme, se ideja e këtij sulmi ka qenë që të shkaktojë e të ngjallë panik te popullata, në përgjithësi te shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të krijojë ndjenjën e pasigurisë, gjë që është tipike e sulmeve terroriste. Por, deri më tash nuk ka pasur hetime të përfunduara. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe informatat më të mëdha rreth kësaj çështjeje, pothuajse kanë munguar. Mbase Prokuroria Speciale do të duhet të jep disa informata bazike, të cilat edhe nuk mund, të cilat nuk do t'i kishin cenuar hetimet, thjesht vetëm rreth veprimeve që janë ndërmarrë, dhe nëse ka pasur diçka konkrete lidhur me kryesit e veprës penale, motivin e kryerjes dhe rrethana të tjera, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme që të dihen për këtë çështje”, tha ai.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
Pas sulmit terrorist, ndërmarrja publike Ibër-Lepenc, ndërpreu ujin për disa orë për termocentralet.

Ndërprerje të ujit ka pasur edhe në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.

Uji arriti në termocentrale vetëm pas mobilizimit dhe ndërhyrjes së shpejtë për sanimin e dëmeve në kanalin e Ibër-Lepencit.

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

20 October 2025 at 18:22

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 38-vjeçari shqiptar Altin Simoni, i cili u arrestua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi ishte arratisur nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai konsiderohet si porositësi i vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i vrarë më 20 shtator 2020 në […]

The post Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit appeared first on BoldNews.al.

Ambasada britanike i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

By: D Marku
24 September 2025 at 16:11

“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e oficerit të policisë Afrim Bunjaku gjatë sulmit”, tha të mërkurën ambasada britanike në Kosovë, në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ambasada, e cila e ka quajtur të tmerrshëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, tha se autorët – përfshirë Millan Radoiçiq – ende nuk janë sjellë para drejtësisë.

“Ne përsëri i nxisim autoritetet serbe të veprojnë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Ambasada.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.

Forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, ndërkohë që pjesëtarë të grupit terrorist u larguan drejt Serbisë përmes rrugëve malore.
Grupi prej rreth 50 personave që udhëhiqej nga kryeterroristi, Milan Radoiçiq – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar edhe nga institucionet vendore si i përfshirë në vrasje – me veshje ushtarake ishte vendosur në Manastirin e Banjskës e përreth tij.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Radoiçiq, si udhëheqës i grupit. Sipas aktakuzës ata kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpëlarje të parasë.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.

Millan Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

The post Ambasada britanike i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë appeared first on Albeu.com.

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

By: armand
9 September 2025 at 20:58

Grupi palestinez Hamas ka konfirmuar se gjashtë anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit izraelit të kryer në Doha, Katar, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit. Mes viktimave është edhe djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, si dhe tre punonjës nga stafi i tij personal, shkruan Sky News. “Netanyahu dhe qeveria […]

The post Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

7 September 2025 at 15:29

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër pas një prej sulmeve më të mëdha me dronë dhe raketa që Rusia ka ndërmarrë mbi Ukrainë, duke goditur ndërtesa qeveritare dhe banesa civile në Kiev. “Edhe një herë, Kremlini tallet me diplomacinë, shkel ligjin ndërkombëtar dhe vret pa dallim,” shkruan Von der Leyen në […]

The post Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim! appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

4 September 2025 at 11:26

Nga Boldnews.al Tre gjyqtarë dhe një prokurore u vunë në shënjestër të kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës, pasi, në vlerësimin e tij, ata dhanë vendime që cënonin rëndë nismën e qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në terren. Goditja publike e Ramës ndaj zyrtarëve të drejtësisë ishte e fortë, me kohëzgjatje disa javore, të […]

The post Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit” appeared first on BoldNews.al.

Mensah, hallka e re e sulmit! Tirana ndërton nga e para ofensivën

By: armand
2 September 2025 at 16:55

Tirana ka reaguar menjëherë pas shitjes së Emanuel Ernest në Algjeri, duke firmosur me Alfred Mensah. 26-vjeçari, që u nda vetëm dje nga Vllaznia, do të nisë menjëherë aventurën e re te skuadra e trajnerit Vangjel Mile. Mensah nuk është i panjohur për futbollin shqiptar. Ai ka luajtur më parë me Skënderbeun dhe Partizanin, duke […]

The post Mensah, hallka e re e sulmit! Tirana ndërton nga e para ofensivën appeared first on BoldNews.al.

Sulmi me a*më në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

By: Elva
27 August 2025 at 17:56

3 persona, përfshirë autorin, kanë humbur jetën në sulmin me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota. Ndërkohë, të paktën 20 persona të tjerë janë plagosur gjatë ngjarjes. Incidenti ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur policia u njoftua për të shtëna në ndërtesë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur […]

The post Sulmi me a*më në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Jam i pakënaqur, duhet t’i japim fund këtij makthi

By: M C
25 August 2025 at 19:37

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Trump mes të tjerash tha se nuk ishte më herët në dijeni të këtij sulmi.

“Nuk jam i kënaqur me këtë. Nuk dua ta shoh”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Në të njëjtën kohë, duhet t’i japim fund atij…makthi”, shtoi më tej Trump.

Siç kemi raportuar sot, të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm ndaj Spitalit Nasser – përfshirë pesë gazetarë.

Ky është episodi më i fundit në një luftë që ka qenë një nga konfliktet më vdekjeprurëse për gazetarët.

The post Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Jam i pakënaqur, duhet t’i japim fund këtij makthi appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

10 August 2025 at 15:41

Gazment Bardhi akuzon Belinda Ballukun si nismëtaren kryesore për të dërguar forcat e policisë dhe ushtrisë në godinën e televizionit News 24, duke mos lejuar gazetarët të futen në redaksi dhe se prej dy ditësh televizionit i është fikur sinjali. Sipas Bardhit, Balluku ka urdhëruar boshatisjen e News24 në shenjë hakmarrje, pas publikimit të lajmit […]

The post Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ndaj News24/ Reagon Ilir Meta: Akt kriminal i regjimit të “Ramaduros”

By: V K
9 August 2025 at 15:21

Ditën e sotme, policia rrethoi godinën e televizionit News24, duke ndaluar hyrjen e gazetarëve, pasi godina rezulton pronë shtetërore dhe do të përdoret për prodhimin e armëve.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar nga qelia Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i cili e quan “një akt kriminal të regjimit të “Ramaduros”.

“Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.

Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.

U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar”, shkruan Meta.

The post Sulmi ndaj News24/ Reagon Ilir Meta: Akt kriminal i regjimit të “Ramaduros” appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias!

By: V K
9 August 2025 at 11:24

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj medias News24.

Pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24 nga autoritetet, lideri demokrat Berisha, ka reaguar ashpër duke u shprehur; “Regjimi ndërpret sinjalin e News24, sulm ndaj lirisë së medias”.

 

 

The post Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias! appeared first on Albeu.com.

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari

By: V K
9 August 2025 at 09:34

Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Ajo që po ndodh me News24 nuk është thjesht sulm ndaj një media të lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari”, u shpreh Mediu, duke theksuar se veprimi është kryer pa asnjë vendim gjykate dhe në shkelje të parimeve demokratike.

Sipas tij, qeveria vepron kundër fjalës së lirë dhe, kur nuk mund ta blejë apo ta mbyllë një zë kritik, “përdor dhunën e paligjshme”.

Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë, korrupsion dhe krim”, shkruan ai.

The post Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari appeared first on Albeu.com.

Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit

By: fra nc
11 July 2025 at 16:04

Një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e angazhuar në prishjet në zonën e Thethit, është sulmuar me lëndë djegëse të tipit Molotov.

Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet një pjesë e nxirë mbi fadromë, ndërkohë që është tentuar të digjet dhe ura me dru që të çon drejt një pjese tjetër të fshatit.

Mbi urë shihen qartë gjurmët e zjarrit dhe shenjat e djegies, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe mjetin e IKMT.

Aktualisht, forca të shumta të policisë të armatosura shoqërojnë mjetet e rënda të Inspektoratit për të siguruar vijimin e punimeve.

“Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit appeared first on Euronews Albania.

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

2 July 2025 at 19:39

Një sulm me artileri nga forcat ruse goditi një spital në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e duke shkatërruar institucionin mjekësor dhe duke plagosur disa civilë, sipas zyrtarëve rajonalë.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha të mërkurën se pesë pacientë dhe tre infermiere u plagosën kur ndërtesa u godit gjatë natës.

Një infermiere 44-vjeçare pësoi lëndime nga shpërthimi, tronditje dhe plagë në gjoks dhe ndodhet aktualisht në spital, ashtu si edhe katër pacientë të tjerë. Të tjerët morën ndihmë mjekësore dhe më pas u liruan nga spitali.

Spitali u godit gjatë një sulmi më të gjerë rus ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Khersonit gjatë 24 orëve të fundit.

Prokudin tha se lagjet e banuara, përfshirë godina shumëkatëshe dhe 11 shtëpi private, u dëmtuan nga sulmet. Një biznes, një autobus, disa makina dhe një strukturë bujqësore gjithashtu pësuan dëme. Dhjetë persona raportohet se janë plagosur nga sulmet.

Sulme janë raportuar gjithashtu në fshatin Antonivka pranë Khersonit, si dhe në Nikopol në rajonin e Dnipropetrovskut.

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Moska se infrastruktura civile nuk është në shenjestrën e ushtrisë së saj, artileria, dronët, bombat e telekomanduara dhe raketat ruse vazhdojnë të godasin struktura të tilla në mbarë Ukrainën.

Autoritetet ukrainase dhe organizatat ndërkombëtare i kanë dënuar këto sulme si krime të qëllimshme dhe sistematike të luftës.

Ndërkohë, ushtria ukrainase kreu sulme thellë brenda territorit rus në përpjekje për t’i ndërprerë linjat e furnizimit të Rusisë.

Të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi një sulm ndaj rafinerisë së naftës Saratovorgsintez në rajonin Saratov të Rusisë.

Rafineria, e cila thuhet se përdoret nga forcat ruse për të prodhuar karburant për njësitë ushtarake, u godit nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në bashkëpunim me njësi të tjera. Pajisjet teknologjike u dëmtuan dhe u shkaktua zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se forcat e saj të mbrojtjes ajrore ndalën dhe shkatërruan 60 dronë ukrainas gjatë natës në disa rajone të vendit.

 

 

 

The post Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë appeared first on Euronews Albania.

Sulmi izraelit në një kafene në bregdetin e Gazës vret të paktën 20 palestinezë

30 June 2025 at 17:31

Të paktën 20 palestinezë u vranë të hënën në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur buzë detit, e cila përdoret shpesh nga aktivistët, gazetarët dhe banorët vendas në Gazën perëndimore, sipas mjekëve dhe dëshmitarëve okularë.

Ekipet e shpëtimit evakuuan 20 trupa dhe dhjetëra të plagosur nga Kafeneja Al-Baqa, një vend i hapur që përbëhej nga tenda përgjatë plazhit, tha për BBC-në një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Ai shtoi se ekipet e emergjencës po kërkonin ende në një krater të thellë të lënë nga shpërthimi.

“Isha duke shkuar në kafene për të përdorur internetin vetëm pak metra larg kur ndodhi një shpërthim i madh”, tha për BBC-në Aziz Al-Afifi, një kameraman në një kompani lokale prodhimi.

“Vrapova drejt vendit të ngjarjes. Kolegët e mi ishin atje, njerëz që takoj çdo ditë. Skena ishte e tmerrshme – trupa, gjak, britma kudo.”

Videot e postuara nga aktivistët në mediat sociale duket se tregojnë momentin kur një raketë, që thuhet se është qëlluar nga një aeroplan luftarak izraelit, goditi zonën. Pamjet filmike kanë kapur pasojat e sulmit, me trupa të shpërndarë në tokë.

Kafeneja Al-Baqa ishte bërë një hapësirë ​​e njohur për gazetarët, aktivistët dhe punëtorët në distancë, duke ofruar qasje në internet, ulëse dhe hapësirë ​​pune përgjatë bregdetit mesdhetar të Gazës.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Sulmi erdhi pasi Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, duke shkaktuar zhvendosjen masive të qindra familjeve palestineze, thanë dëshmitarët.

Sipas raportimeve lokale, ekipet e shpëtimit nxorën trupat e pesë personave, ndërsa dhjetëra civilë të plagosur u evakuuan në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Bombardimi vjen pas njërit prej urdhrave më të mëdhenj të evakuimit të lëshuar që nga rifillimi i luftës në mars.

 

 

 

The post Sulmi izraelit në një kafene në bregdetin e Gazës vret të paktën 20 palestinezë appeared first on Euronews Albania.

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

By: M C
23 June 2025 at 22:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, duke i quajtur ato një “reagim shumë të dobët” dhe të pritur nga SHBA.

“Nga 14 raketa të lëshuara, 13 u rrëzuan, ndërsa 1 u la e lirë, pasi po shkonte në një drejtim që nuk përbënte kërcënim,” shkroi Trump.

Ai theksoi se nuk pati asnjë viktimë apo të lënduar mes amerikanëve. “Jam i lumtur të raportoj se ASNJË amerikan nuk është lënduar dhe është shkaktuar shumë pak dëmtim.”

Trump shtoi se “më e rëndësishmja, duket se ata e kanë nxjerrë të gjithë inatin nga sistemi i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE.”

Ai falënderoi gjithashtu Iranin për njoftimin e hershëm të sulmit, që sipas tij “e bëri të mundur që të mos humbasë asnjë jetë.”

“Ndoshta Irani tani mund të ecë përpara drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë,” përfundoi Trump.

The post Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët appeared first on Albeu.com.

Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në, jo Katarin

23 June 2025 at 20:53

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka lëshuar një deklaratë pas sulmit ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, duke theksuar se ky sulm nuk paraqet asnjë rrezik për Katarin dhe popullin e tij. Sipas deklaratës, Irani ka “shkatërruar” bazën ajrore amerikane, por ka bërë të qartë se ky aksion nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e ngrohta dhe historike të Iranit me Katarin.

Në deklaratën e tij, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit gjithashtu ka theksuar se sulmi ishte një reagim për goditjet që Shtetet e Bashkuara kishin realizuar në Iran, duke përdorur një numër të ngjashëm raketash me ato që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane.

“Numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane”, thuhet në deklaratën e cituar nga media shtetërore iraniane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në, jo Katarin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌