Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KINEMA – Kate Winslet: Fama pas “Titanic” dhe përballja me presionin e medias

21 December 2025 at 11:24

LONDËR, 21 dhjetor /ATSH/- Kate Winslet ka folur për mënyrën se si u përball me raportimet dhe ndërhyrjet “e tmerrshme” të medias, pasi u bë e famshme si Rose në filmin epik “Titanic” me regji të James Cameron në vitin 1997, sipas BBC.

Aktorja dhe regjisorja e njohur britanike tha se ndiqej nga paparacët dhe se telefoni i përgjohej, madje njerëzit kontrollonin në kazanët e saj të plehrave dhe pyesnin dyqanet lokale se çfarë ushqimesh blinte për të kuptuar nëse mbante dietë apo jo.

Disa vite më vonë, ajo tërhoqi sërish vëmendjen e medias pas ndarjes nga bashkëshorti.

Winslet tha se mënyrat për t’u përballur me ndërhyrjet e medias ishin “një vakt i mirë, një bisedë e ngrohtë, një filxhan kafe e mirë dhe pak muzikë nga “Radiohead”.

“Jeta është shumë më e mirë nëse i bëni këto”, tha ajo.

“Ndërsa xhiroja filmin “Titanic” në të 20-at e mia të hershme, nuk isha në një gjendje, kryesisht të mirë mendore, me trupin tim”, tha ajo.

“Edhe pse përvoja e realizimit të filmit ishte e pabesueshme, bota ime u kthye plotësisht përmbys sapo “Titanic” u shfaq në kinema. Nuk isha gati për atë botë”, tha Winslet.

“Kam marrë komente negative për pamjen time që në moshë të re, kujtoj nofkën  “balenë” nga bashkëmoshatarët e mi në shkollën fillore, dhe më vonë kur një mësues i dramës më tha do të më duhej të pranoja vetëm rolet e vajzave të shëndosha nëse doja të bëhesha aktore”, tha sjo.

Nga mosha 15 deri në 19 vjeç, Winslet tha se ka mbajtur herë pas here dietë.

“Ishte vërtet e pashëndetshme”, tha ajo.

Sapo u lançua filmi “Titanic”, ajo filloi ta shihte veten në kopertinën e gazetave dhe revistave.

“Ishte e tmerrshme. Kishte njerëz që më përgjonin telefonin. Ishin kudo. Dhe unë isha vetëm. Isha e tmerruar ndërsa flija”, tha ajo.

Mbështetja nga miqtë dhe personat që ishin afër saj – ishte mënyra se si ajo e përballoi periudhën e vështirë atëherë.

Duke folur më tej rreth portretizimit të saj në media në atë kohë, Winslet kujtoi se si imazhet e saj në kopertinat e revistave u modifikuan pa dijeninë e saj – diçka për të cilën ajo foli gjithashtu në fillim të viteve 2000.

Duke parë këto lloj imazhesh mendova: “Nuk dukem kështu. Barku im nuk është i sheshtë. Këmbët e mia nuk janë aq të gjata, gjoksi im nuk është aq i madh. Krahët e mi nuk janë aq të tonifikuar. Çfarë dreqin po ndodh?”.

“Nuk doja që asnjë grua e re, qoftë edhe vetëm një, ta shihte atë imazh dhe të mendonte: ‘O Zot, dua të dukem kështu. Nuk isha unë ajo”, tha Winslet.

Winslet foli gjithashtu për titujt që u botuan pasi doli se ajo ishte gati të divorcohej nga bashkëshorti i saj i dytë, regjisori i filmave Sam Mendes, në vitin 2010.

“Më ndiqnin paparacët në Nji Jork me dy fëmijët e mi të vegjël, të cilët donin të dinin arsyen pse unë dhe Sam ishim ndarë”, tha ajo.

“Thjesht e mban gojën mbyllur, ul kokën dhe vazhdon të ecësh. Dhe përpiqesh t’i vësh duart mbi veshët e fëmijëve të tu. Mbështetesh te miqtë e tu, thjesht vazhdon”, tha Winslet e pyetur se si e përballoi atë kohë.

Lidhur me debutimin e saj si regjisore në filmin “Goodbye June”, të shkruar nga djali i saj, Joe Anders, ajo tha se kishte dëgjuar një numër gjërash që nuk do t’i thuheshin kurrë një regjisori (burrë). //a.i/

 

 

The post KINEMA – Kate Winslet: Fama pas “Titanic” dhe përballja me presionin e medias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërheqja e Nicholas Lyndhurstit nga jeta publike

19 December 2025 at 12:54


Dyshja më e famshme në Britani: Nicholas Lyndhurst dhe David Jason

Nga: George Chesterton / The Telegraph (titulli: Why Nicholas Lyndhurst is missing from the Only Fools reunion)
Përkthimi: Telegrafi.com

David Jason pëlqen të tregojë anekdotën kur ai dhe Nicholas Lyndhurst sajuan një zënkë në xhirimet e seriailit “Only Fools and Horses”. Në vitin 1991, në kulmin e popullaritetit të serialit, Del Boi dhe Rodni, të cilët ishin të mërzitur, vendosën se ishte koha për të sjellë pak gjallëri.

David Jason, Nicholas Lyndhurst dhe Buster Merryfield në episodin special të Krishtlindjeve të vitit 1987 të Only Fools and Horses

“Unë dhe Nicku ishim në karavan”, ka thënë Jasoni, 85 vjeç. “Po rrinim kot dhe i thashë: ‘E di çfarë? Pse të mos shtiremi sikur kemi një zënkë? Ti mund të dalësh me vrull dhe të thuash që po largohesh, e unë mund të bërtas: ‘Mos u kthe më kurrë. S’dua të punoj kurrë më me ty’. Kështu që dera u hap me vrull dhe Nicku doli duke shfryrë dhe unë hodha diçka pas tij. Por, pastaj menduam se ndoshta e tepruam, kështu që u thamë të gjithëve: ‘Ishte vetëm një shaka’”.

Thashethemet për një marrëdhënie të tensionuar apo problematike mes dy yjeve më të mëdhenj të serialit vazhdojnë edhe sot - pavarësisht çdo dëshmie që tregon të kundërtën - dhe ka të ngjarë që anekdota e “zënkës për shaka” të jetë mënyra e tyre për të përballuar këto spekulime. Ajo që është e vërtetë është se Jasoni dhe Lyndhursti ishin aktorë shumë të ndryshëm, nga breza të ndryshëm, me qëndrime të ndryshme ndaj famës. Dinamika e partneritetit të tyre në ekran varej po aq nga këto dallime sa edhe nga talenti i tyre i përbashkët që i bëri të jenë, në shumë mënyra, dyshja më e dashur në televizion.

“Kur lexuam skenarin për herë të parë, ndodhi ajo kimi”: Nicholas Lyndhurst si Rodni dhe David Jason si Del Boi në sezonin e parë të serialit(BBC)

Lajmi se do të realizohet një dokumentar i ri për Only Fools and Horses në vitin 2026, pa përfshirjen e Lyndhurstin, tani 64 vjeç, ngjalli pyetje të reja rreth marrëdhënies së tij me trashëgiminë e serialit. Por, këto dyshime marrin më shumë kuptim në kontekstin e shmangies së tij të përhershme ndaj publicitetit - e lëre më tragjedinë personale që e ka shtyrë të mbrojë privatësinë edhe më rreptë. Në vitin 2020, djali i tij i vetëm, Archie, aktor, vdiq nga leucemia limfoblastike akute në moshën 19-vjeçare.

“Mungesa e Lyndhurstit në dokumentarin e ri nuk ka të bëjë me ndonjë problem personal apo ndonjë përplasje me pjesën tjetër të kastit”, thotë Graham McCann, autor i librit Only Fools and Horses: The Story of Britain’s Favourite Comedy. “Privatisht, mendoj se ai është në marrëdhënie të mira me ta. Ai është dikush që sheh një ndarje të qartë mes vetes dhe personazheve që luan, dhe dëshiron të përqendrohet në të tashmen. Kur e mbaron një punë, e mbaron. Nuk është rehat të dalë në pah për të shënuar një personazh që ka luajtur në të kaluarën. Preferon të qëndrojë i tërhequr. Nuk njoh ndonjë aktor që është kaq ekstrem në këtë drejtim. Kështu ndihet ai se duhet të jetë, për të funksionuar si aktor”.

Lyndhurst dhe djali i tij Archie, në vitin 2015Foto: David M. Benett/Dave Benett/WireImage

Only Fools and Horses u transmetua në shtatë sezone me 19 episode speciale nga 1981 deri më 2003. Për të shënuar 45-vjetorin e serialit, dokumentari Only Fools and Horses: The Lost Archive, nga U&Gold, do të sjellë pamje arkivore, të patransmetuara, të familjes Troter - dhe u mirëprit me entuziazëm nga adhuruesit e një prej komedive më të dashura në historinë britanike (episodi Time On Our Hands, në vitin 1996 u pa nga më shumë se 24 milionë njerëz).

Jasoni dhe Lyndhursti erdhën në serial nga rrugë shumë të ndryshme. “Jasoni ishte shkollë më e vjetër, sepse kishte bërë gjithçka në teatrot e repertorëve, që kërkonin përshtatshmëri dhe pranim të roleve që s’të pëlqenin”, thotë McCann. “Ndonjëherë dukej sikur nuk do të bëhej kurrë yll, dhe duhej të punonte shumë e të ishte i durueshëm. Ndërkaq, Lyndhursti bëri një lëvizje logjike drejt një roli të madh që në moshë të re”.

- YouTube

Jasoni ishte aktor i njohur televiziv para vitit 1981, por ende jo një emër i njohur në çdo shtëpi. Lidhej më së shumti me Ronnie Barkerin, duke u paraqitur në tri episode të sitkomit Porridge dhe si ndihmësi i tij, Granvilli, në serialin Open All Hours. Lyndhursti, nga ana tjetër, kishte ndjekur Shkollën e Aktrimit “Korona” [Corona Theatre School] në Londrën Perëndimore dhe kishte luajtur në drama dhe emisione për fëmijë - më së shumti i njohur si një nga djemtë e Wendy Craigut në serialin Butterflies, në vitin 1978, kur ishte 17 vjeç.

“Kur Davidi dhe Nicholasi u bashkuan për herë të parë, ishin aktorë të shkëlqyer, por ata morën një skenar brilant të shkruar posaçërisht për ta”, thotë Tony Dow, regjisor i serialit në vitet 1988-2003, përfshirë disa episode për Krishtlindje. Dow ishte mik i ngushtë me krijuesin e serialit, John Sullivan, i cili vdiq në 2011. “Nuk zgjati shumë që ata të njihnin talentin e njëri-tjetrit dhe të mbështeteshin tek ai”.

Lyndhursti dhe Jasoni në Çmimet Kombëtare të Filmit [National Film Awards] në Londër më 2017(Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images)

“Marrëdhënia me Davidin ishte e menjëhershme”, ka thënë Lyndhurst. “Kur unë, Davidi dhe Lennard Pearce [gjyshi] lexuam skenarin për herë të parë, ndodhi ajo kimi. Unë dhe Davidi u bëmë të njohur për të qeshurat [gjatë xhirimeve]. Kishte dashuri në qendër të marrëdhënies së personazheve, dhe këtë gjithmonë e kishim parasysh - si gjënë më të rëndësishme për t’u portretizuar. Nuk ishte e vështirë të aktronim ‘afeksionin’, sepse vërtet e ndjenim për njëri-tjetrin.”

Spekulimet se dy aktorët kryesorë nuk shkonin mirë vijnë nga kureshtja e natyrshme e adhuruesve për marrëdhënien e dyshes që ishte kaq e dashur në ekran, saqë njerëzit nisën të pyesnin se si është ajo jashtë ekranit.

“Shumë njerëz paramendojnë tension të vërtetë, siç ndodhi mes Rodney Bewesin dhe James Bolamin në The Likely Lads, apo mes disa aktorëve të Dad’s Army”, thotë McCann. “Adhuruesit e flaktë i shohin si prindërit që nuk shkojnë mirë mes vete”.

Lyndhursti pati sukses edhe me seriale të tjera, si “Goodnight Sweetheart”(Foto: PA/Alamy)

“Mund t’ju them, kategorikisht, se kurrë nuk ka pasur ndonjë sherr mes tyre”, thotë Dow. “Nuk kishte konflikt, sepse të gjithë e dinim që ishim me fat të ishim pjesë e këtij seriali të jashtëzakonshëm - edhe pse Nicku vështirë e përjetonte famën në atë kohë. Ai ecte rrugëve me një kapele të madhe mbi kokë dhe një pallto, sepse nuk e përballonte dot reagimin e njerëzve. Lyndhursti ishte më pak i përshtatshëm për jetën publike dhe e bezdiste më shumë gjithë vëmendja”, thotë McCann.

Shtrirja e ndikimit të serialit ishte aq e madhe, saqë edhe vetë Jasoni - i cili ka qenë më i përfshirë se Lyndhursti në universin Only Fools që nga përfundimi i xhirimeve - ka shprehur keqardhje që puna tjetër e tij (Porterhouse Blue, A Touch of Frost, The Darling Buds of May) shpesh është mbuluar nga fiksimi i publikut me Del Boin.

Lyndhursti pati sukses në teatër dhe seriale të tjera si Goodnight Sweetheart dhe The Two of Us, dhe së fundmi mori lëvdata për rolin e një profesori anglez në rikthimin e serialit Frasier në vitin 2023. Por, nëse dikur ishte i rezervuar për daljet publike, vdekja tragjike e djalit të tij mund ta ketë bindur ta mbrojë privatësinë edhe më fort pas vitit 2020.

Lyndhurst në një skenë në serialin “Frasier” më 2023

“Kam qenë aty për të dhe bashkëshorten e tij, por më thanë ... se po kalonin një kohë shumë të vështirë dhe se shumë njerëz po kërkonin intervista dhe deklarata”, tha Jason më 2022. “Ai më tha: ‘Mos u mërzit nëse nuk të kontaktojmë. Thjesht duam të vazhdojmë jetën dhe ta bëjmë zinë në qetësi’. Ai është shumë më i mbyllur tani sesa më parë. Dhe, për fat të keq, nuk takohemi aq shpesh sa do të doja. Por, ndonjëherë, kështu shkojnë gjërat”.

Kështu, dokumentari me dy pjesë, Only Fools and Horses: The Lost Archive, do të përfshijë intervista të reja me pjesëtarët e mbijetuar të kastit dhe ekipit, si dhe materiale arkivore nga episodet klasike. Të gjithë do t’i bëjnë homazh John Sullivanit, i cili ndërroi jetë në 2011 - një njeri të cilin, si Jasoni ashtu ashtu edhe Lyndhursti, e quanin “gjeni”. Por, Lyndhursti, i cili jeton me gruan e tij në Uest-Uitering afër Çiçesterit në Suseksin Perëndimor, nuk do të jetë me ta.

“Kur unë dhe Davidi takohemi, themi: ‘Nicku është mirë dhe është aty, por kjo pjesë e jetës së tij ka mbaruar për të’”, shpjegon Dow. “Edhe nëse nuk do të kishte kaluar në tragjedi personale, gjithsesi do ta urrente gjithë këtë”. /Telegrafi/

“Sanksione për ata që s’informojnë”/ Rama: Problem liria e shpifjes. Qeveria s’ka ngritur padi ndaj gazetarëve

By: Rovena
16 December 2025 at 11:08

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë padi ndaj gazetarëve dhe se problematika kryesore në vend lidhet më shumë me lirinë e shpifjes sesa me atë të shprehjes.

Gjatë Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të bërë hapa të mëtejshëm drejt përmirësimit të situatës në tërësi, duke u shprehur optimist për progresin në fushën e transparencës, digjitalizimit dhe prokurimeve publike, si dhe për zhvillimin e shërbimeve online që tashmë përbëjnë shumicën dërrmuese të shërbimeve shtetërore.

“Do ketë sanskione për ata të cilët nuk japin informacion. Do veprojmë  njësoj si me deputetët që parkonin afër Parlamentit e Kryeministrisë, me sanksione. Nuk ka pasur asnjë padi për gazetarët. Apo të jetë goditur një gazetar nga padia e qeverisë. Gjithsesi ne do e bëjmë një hap tjetër, që shkon në situatën në tërësi. Unë mendoj se më shumë problem është liria e shpifjes se sa e shprehjes. Jemi shumë optimistë pasi duhet të bëjmë progres. Uroj që të jemi të suksesshëm në projektet e prokurimeve publike.  

Teknologjia na jep mundësinë që të realizojmë gjëra të paimagjinueshme deri dje, dhe të kapërcejmë vende që janë shumë më lart se sa ne. Ky është një ndryshim epokal, pasi 95% e shërbimeve janë online dhe përmbushen me shpejtësi pa asnjë lloj ndërmjetësuesi. Megjithatë na duhet që të kemi kapaciteti për digjitalizimin dhe rrjetëzimin e gjërave që ndodhin. Progresi po ndodh, por duhet akoma më shumë. Për këtë jemi të gjithë dakord dhe ne do të bëjmë maksimumin në këtë drejtim, sepse është gjëja e duhur për vendin”, tha kryeministri Rama.

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

By: M C
14 December 2025 at 20:31

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor.

Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor 16 prill – 14 korrik 2025; një buxhet gati dy herë më i lartë se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 kur u shpenzuan 51 milionë lekë për të njëjtin zë.

Rreth 15% e këtyre pagesave ose 14.8 milionë lekë shkuan për kompaninë e dizajnit dhe reklamave, “PIK”. Pjesa tjetër e buxhetit prej rreth 84.7 milionë lekësh u nda mes dy grupeve të mëdha mediatike dhe një liste prej 19 mediash të tjera kombëtare dhe informative.

Grupi mediatik Klan dhe mediat e lidhura me të morën 14.4 milionë lekë nga reklamat e KQZ-së ose 17% të parave të ndara për kompanitë mediatike. Top Media, përfshirë Top Channel, radion Top Albania dhe Top News ka marrë 13.7 milionë lekë ose 16% të totalit. Së bashku, dy grupet e mëdha mediatike morën mbi 33% të totalit të shpenzimeve të KQZ-së për informim gjatë zgjedhjeve.

Euro Balkans News (kompania e Euronews Albania), Media Vizion (që zotëron Vizion +) dhe MTSC (që zotëron Report TV) morën secila nga 9 milionë lekë, ndërsa Focus Media News që zotëron televizionin News 24 mori 8.5 milionë lekë.

Tri mediat e tjera, ABC News, A2 CNN (përmes G2 Media) dhe ORA (Ora News + RTV Ora) kanë marrë secila nga 4.5 milionë lekë. Syri TV, që u pagua përmes kompanisë “3 DS & AF Entertainment” mori 3.7 milionë lekë dhe MCN (përmes kompanisë Johaniteri) ka marrë 1.5 milionë lekë.

Lista mbyllet me një grup mediash më pak të njohura, përfshirë City News Albania me 800 mijë lekë, Panorama TV, Fax Media News, Club Muzikor e të tjera, që kanë marrë nga 500 mijë lekë për reklamat nga KQZ. Pagesa më e vogël është ajo për Ismet Drishtin si person fizik.

Edhe pse shpenzimet për fushatën edukuese të KQZ-së u rritën në zgjedhjet e fundit, numri i përfituesve në media thuajse u përgjysmua: nga 43 subjekte në zgjedhjet lokale të dy viteve më pare në 21 përfitues unikë gjatë kësaj fushate.

Për ekspertët e medias, mungesa e një sistemi të pavarur të matjes së audiencës dhe kufizimi i numrit të përfituesve ka sjellë penalizimin e mediave të vogla dhe lokale.

“Në këtë kontekst, mediat e vogla dhe lokale mbeten strukturalisht të penalizuara nga kjo mënyrë shpërndarjeje. Për mediat e vogla dhe lokale, që operojnë me kapacitete më të kufizuara financiare dhe njerëzore, kjo përkthehet në më pak mundësi për mbulim zgjedhor në terren dhe përfaqësim të çështjeve lokale gjatë fushatës,” tha Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCiDEV.

Bino theksoi gjithashtu se roli i mediave lokale bëhet edhe më i rëndësishëm në kushtet kur fushata mbulohet përgjithësisht përmes materialeve të gatshme dhe komunikimi kontrollohet nga aktorët politikë.

“Ato mbeten ndër aktorët e paktë që mund të ofrojnë raportim nga terreni, kontekst lokal dhe ndërmjetësim real mes qytetarëve dhe politikës, duke kontribuar në një informim më të balancuar dhe më afër interesit publik gjatë procesit zgjedhor,” theksoi Bino./BIRN

The post KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë appeared first on Albeu.com.

Liria e medias/ KE seancë dëgjimore me ekspertë e gazetarë, Vokshi: Media nën kontrollin e qeverisë

By: armand
12 December 2025 at 18:27

Në datë 9 dhjetor 2025, në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës u zhvillua një dëgjesë me ekspertë nga organizata të mediave dhe përfaqësues të Këshillit të Europës në lidhje me situatën e medias në Shqipëri. Në këtë dëgjesë, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, anëtare e komisionit për të drejtat […]

The post Liria e medias/ KE seancë dëgjimore me ekspertë e gazetarë, Vokshi: Media nën kontrollin e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Hija e Kremlinit pas Baba Vangës: Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare

8 December 2025 at 07:39

Më 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në internet: “A do të bëhet realitet profecia e Baba Vangës që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?”. Përgjigja është e thjeshtë: Jo! Edhe pse nuk ekziston asnjë provë që Baba Vanga, një mistike bullgare me […]

The post Hija e Kremlinit pas Baba Vangës: Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare appeared first on Reporter.al.

Creative Europe fuqizon krijuesit dhe profesionistët e kulturës

5 December 2025 at 15:49

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Creative Europe Desk Albania përmbylli me sukses sesionin e mentorimit të mbajtur në ambientet e HangArt Kinostudio në Tiranë. Këto sesione, të mentoruara nga Arlinda Dudaj, Arben Papadhopulli dhe Geron Kamberi, u fokusuan në mbështetjen e krijuesve, profesionistëve kulturorë dhe organizatave që po përgatisin aplikime konkurruese për programin e Bashkimit Evropian – Creative Europe.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Creative Europe Desk Albania 2025–2027”, një nismë që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe drejtohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me synim për të fuqizuar sektorin kulturor dhe kreativ shqiptar përmes rritjes së kapaciteteve, partneriteteve ndërkombëtare dhe mundësive financuese.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit morën udhëzime të personalizuara dhe praktike në lidhje me zhvillimin dhe formulimin e projektit; përputhjen e projekteve me prioritetet dhe fushat tematike të Creative Europe; kriteret e vlerësimit dhe elementet që e bëjnë një aplikim konkurrues; hartimin e buxhetit dhe strukturimin e partneriteteve ndërkombëtare; qartësimin e planit të punës dhe menaxhimin e rezultateve të synuara.

Sesioni u ndërtua mbi një qasje interaktive, ku aplikantët potencialë punuan mbi idetë e tyre konkrete dhe morën këshillim sipas nevojave specifike, duke rritur ndjeshëm cilësinë e aplikimeve në proces.

Kjo iniciativë synon të forcojë zinxhirin krijues në vend, të rrisë prezencën e artistëve shqiptarë në rrjetet evropiane, si dhe të nxisë bashkëpunimet ndërkombëtare në fushën e kulturës, medias dhe audiovizualit.

Gjatë vitit 2026, Creative Europe Desk Albania do të vijojë të ofrojë asistencë teknike dhe informim për thirrjet e ardhshme të programit, duke mbështetur komunitetin krijues në të gjitha fazat e zhvillimit të projekteve.

Aktiviteti nga Creative Europe Desk Albania
1 nga 10

/e.i/a.f/

The post Creative Europe fuqizon krijuesit dhe profesionistët e kulturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë në Greqi, raportohet për të lënduar

15 November 2025 at 18:16

GREQI– Një autobus me 30 pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Athinës.

Sipas raportimeve të mediave greke, 12 persona u plagosën lehtë dhe u dërguan në spitalin e Volosit.

Autobusi turistik po udhëtonte nga Larisa drejt një manastiri në Kanalia, Magnezi.

Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tjera, që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar.

Rrethanat e aksidenti mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.

/abcnews.al

 

 

Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit

14 November 2025 at 15:03

Jo, nuk ekziston një komplot Sorosian, në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër të botës. Jo, hebrenjtë nuk e kontrollojnë botën. Po kështu, nuk ekziston një komplot përmes të cilit arabët dhe myslimanët synojnë të pushtojnë Perëndimin me lindshmëri më të lartë. Jo, emigrantët nuk bëjnë fëmijë për të përfituar nga sistemi i kujdesit social […]

The post Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit appeared first on Reporter.al.

Përmes dialogut drejt një media të pavarur

11 November 2025 at 14:05

Bisedimet mes përfaqësuesve të medias dhe qeverisë, të nisura në janar, përfunduan në  mënyrë ceremoniale, kur Dekani Mark Marku, në emër të Fakultetit të Gazetarisë, në rolin e negociatorit të paanshëm, i dorëzoi Kuvendit, para pak ditësh, përmbledhjen e diskutimeve – një material dyzetfaqësh rekomandimesh -, me synimin për t’i shndërruar më pas në amendamente ligjore.

Bisedimet nisën në janar, ku me dhjetëra gazetarë dhe përfaqësues të organizatave dhe platformave kombëtare mediatike, me nxitjen dhe mbështetjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Këshillit të Evropës (KE), së bashku me Fakultetin, u përfshinë për “Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri përmes Dialogut të Hapur”, një platformë diskutimi, ndërmjet qeverisë dhe komunitetit mediatik, për të përmirësuar legjislacionin që ka të bëjë me lirinë e shprehjes, aksesin në informacion, sigurinë e gazetarëve dhe pronësinë dhe pavarësinë e medias

Fakulteti mori përsipër, për herë të parë, “të lehtësonte” një marrëdhënie tejet të vështirë, të rënduar ndër vite, midis qeverisë dhe gazetarëve. Marku siguroi se diskutimet nuk do të vendoseshin nga askush. Ai kërkoi një proces të besueshëm dhe përfshirje me bazë të gjerë, si garanci suksesi. Qeveria përfaqësohej nga Elona Bano, drejtore e Integrimit në Ministrinë e Drejtësisë.

I ftuar në takimin çelës, Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, premtoi më shumë se një dëgjesë: zhvillimin e një dialogu. “Njerëzit kanë qenë dyshues, duke pyetur – pse kjo platformë -, ndaj kjo nuk do të jetë një qasje e imponuar, nga lart-poshtë”, – u kujdes të saktësonte ai.

Përgjatë muajve në vijim u zhvilluan dhjetë tryeza diskutimi, derisa javën e shkuar rekomandimet iu dorëzua Kuvendit të Shqipërisë.  

Çfarë do të ndodhë më tej? Askush nuk mund ta thotë me siguri. Nuk ka asnjë garanci, nëse rekomandimet mund të “transpozohen” në amendamente ligjore. Së pari, ato nuk janë paraqitur në mënyrë përfundimtare, çka do të duhet akoma më shumë punë për përpunimin e tyre. Mund të thirren ekspertë të tjerë, natyrisht, por kjo mund të marrë kohë. Faktikisht janë humbur disa javë, pasi dorëzimi duhej të ishte kryer më herët, qysh në gusht. Së dyti, bëhet fjalë për dhjetëra rekomandime, të cilave u mungon hierarkia. Dekani Marku paralajmëroi qysh në fillim se bëhej fjalë për një proces gjithëpërfshirës, duke nënkuptuar vlerësim të barabartë ndaj çdo sugjerimi të bërë në tryezat e diskutimit. Mund të themi, se deri tani, procesi ka rezultuar i suksesshëm: të gjitha sugjerimet e dakordësuara nëpër diskutime u inkorporuan në materialin përfundimtar, në formën e rekomandimeve. Të njëjtën dakordësi reflektoi edhe Bano, përfaqësuesja nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim edhe me Ministrinë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Duhet theksuar – një bashkëpunim për t’u lavdëruar. Por rreziku i zhbërjes është real, ndonëse rrugëtimi ka nisur dhe vështirë që të mënjanohet ndokush.

“Sido që të ndodhë, duhet të punohet mbi rekomandimet tona”, – sqaron Marku,  “dhe ato nuk mund të ndryshohen. Ne do të kërkojmë që Fakulteti të vijojë të monitorojë procesin edhe gjatë fazës së përgatitjes së amendamenteve në Kuvend”, siguron ai.

Deri tani nuk ka ende një përgjigje nga Kuvendi. Rekomandimet ndodhen mbi një tjetër tryezë: në tryezën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjeteve të Informimit Publik. Do të duhen disa ditë të tjera, përpara se të merret një vendim për trajtimin e mëtejshëm të tyre.

“Filozofia jonë është se procesi duhet të jetë më i rëndësishëm sesa rezultati”, – deklaroi Marku, në takimin e parë të janarit. Por, a duhet të shqetësohemi edhe për rezultatin? Sido që të jetë, procesi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi. Përmes fakultetit platforma është menduar si më e pranueshme për grupet e interesit – një taktikë e zgjuar dhe frytdhënëse nga ata të cilët konceptuan këtë nismë: BE-KE. Por ecuria e mëtejshme është e paqartë edhe për vetë këta. Përfaqësuesit e tyre nuk iu përgjigjën një kërkese për informacion lidhur me shqetësimet për procesimin e mëtejshëm të rekomandimeve në Kuvend. Përcjellja e tyre në Kuvend nuk insinuon asnjë detyrim, përveç se rithekson përkrahjen “për avancimin e lirisë së shprehjes dhe përmirësimin e mjedisit mediatik në Shqipëri”.

Por, a janë rekomandimet të detyrueshme për Kuvendin? Përgjigja e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë është “Jo!”. Vota e një deputeti është pjesë e sovranitetit të tij individual dhe nuk mund t’i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër. Shpesh, qeveritë (këto ballkanike ca më shumë) shfrytëzojnë komoditetin që ofrojnë parimet dhe tradita parlamentare perëndimore. Sidoqoftë, këto parime nuk u shërbejnë enkas qeverive, por në radhë të parë, popujve. Kështu, në një kuptim më të gjerë dhe më demokratik, liria e shprehjes, e cila përshkon çdo qelizë të rekomandimeve në fjalë, gëzon mbrojtje kushtetuese, respektimi i së cilës nuk mund të kushtëzohet vetëm nga vullneti politik i një grupi të zgjedhurish. Mbi të gjitha, mbizotëron, ose për të qenë realist – duhet të mbizotërojë – një frymë në favor të lirisë së shprehjes. Qeverisë së lodhur socialiste mund të mos i interesojë liria e shprehjes, përveç se të furçosë vitrinën e saj, me qëllim përfitimin në emër të saj, por ndërkohë, si një shtet anëtar i Këshillit të Evropës Shqipëria është e detyruar, jo vetëm ta respektojë, por edhe ta garantojë këtë liri.

Sipas vlerësimit të Komisionit (KE) në secilin prej katër viteve të fundit, Shqipëria qëndron në vend numëro për lirinë e shprehjes. Raporti mbi nivelin e përmbushjes së kritereve të anëtarësimit konfirmoi të njëjtën anomali. Ka kaluar një vit nga çelja e grup-kapitullit të parë të negociatave dhe brenda 2027-s palët janë zotuar t’i mbyllin që të gjitha. Cilado qoftë përshtypja, apo ndjenja, qeveria duhet të lëvizë. Amullia burokratike mund t’i ndërlikojë afatet e negociatave. Por mbi të gjitha bëhet fjalë për objektiva përmbajtësorë.

Në rreth 40 faqe rekomandime dërguar Kuvendit, kërkohet që të rritet siguria e gazetarëve, të përmirësohen kushtet e tyre të punës, të rritet transparenca dhe aksesi në informacion; të thellohet pavarësia dhe pluralizmi i mediave; transparenca dhe integriteti i AMA-s. Fjala është për një ndërhyrje të madhe, jo thjesht një qëndrim parimor, por për ndërhyrje konkrete në legjislacionin përkatës: në ligjin për të drejtën për informim, në Kodin e Punës, në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin Penal, në përafrimin me disa prej direktivave përkatëse, por edhe me nënshkrimin e memorandumeve, marrëveshjeve, procedurave dhe manualeve të nevojshme për funksionimin e medias.    

“Nisja e dialogut të strukturuar, ndërmjet institucioneve shqiptare dhe aktorëve të medias ishte një zhvillim pozitiv”, – u shpreh Gonzato javën e shkuar, në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Rama, gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, “por” – konkludoi ai, “nevojiten përpjekje të mëtejshme…”.

Nënkuptohet se përpjekjet e mëtejshme i takojnë qeverisë. Rama mund të mos dojë, por ai nuk ka kohë. Ky është momenti që media të marrë sa më shumë. Jo duke spekuluar, por duke rifituar atë çka i është grabitur, arbitrarisht. Pushteti politik mund të humbasë diçka, por media do të forcohet; vendi dhe aspirata evropiane, gjithashtu. A nuk është ky qëllimi?

Sidoqoftë, edhe nëse ata nuk tërhiqen, media është mësuar të qëndrojë. Dhe askush nuk duhet ta harrojë këtë!

The post Përmes dialogut drejt një media të pavarur appeared first on Citizens.al.

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

2 November 2025 at 09:35

PRISHTINË, 2 nëntor/ATSH/ Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2013.

Në vitet e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar.

Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore.

UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin.

”Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë. Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013.

/Kosovapress/

The post Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krasniqi: AMA hap të rëndësishëm për transparencën e strukturës së pronësisë së medias

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë sot në Forumin e XI për Zhvillimin e Medias, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Në praninë e ambasadorit të OSBE-së, Michel Tarran, të përfaqësuesve të medias, të shoqërisë civile, ekspertë të BE etj. në këtë forum u diskutua mbi transparencën e pronësisë së medias dhe pluralizmit mediatik në Shqipëri.

Në fjalën e saj, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi tha se “AMA ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm sa i takon Transparencës së Strukturës së Pronësisë së Medias dhe Pronarët Përfitues, direkt dhe indirekt”.

“Kemi krijuar dhe publikuar një databazë gjithëpërfshirëse mbi Transparencën e Strukturës Pronësore, e cila është e aksesueshme përmes faqes zyrtare të institucionit. Kjo databazë shërben si një burim kryesor dhe i përditësuar dhe përmban informacion të detajuar mbi të gjitha OSHMA-të e licencuara dhe të autorizuara në Shqipëri. Ajo përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë”, nënvizoi Krasniqi.

Sipas saj, ky është një hap i hedhur, shumë i rëndësishëm për tregun mediatik shqiptar.

Megjithatë, vijoi Krasniqi, nuk jemi ndalur këtu sepse pjesë e transparencës, që hedh dritë akoma më shumë mbi tregun audioviziv është edhe studimi i hollësishëm i kryer mbi investimet ekonomike të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik.

“Kjo analizë pasqyron me transparencë përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike përtej fushës së medias, duke ofruar një panoramë më të gjerë të shpërndarjes së kapitalit në ekonomi. Në bashkëpunim me QKB-në kemi krijuar edhe një database ndërinstitucionale për identifikimin e veprimtarive të tjera ekonomike dhe financiare të shoqërive tregtare që janë të licencuara ose të autorizuara për veprimtari audiovizive. Përmes kryqëzimit të të dhënave, është mundësuar gjenerimi i informacionit tregtar edhe për veprimtaritë e tjera financiare të pronarëve përfitues, direkt apo indirekt”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi tha se “këto nisma të kryera përbëjnë një hap kyç në promovimin e përgjegjshmërisë dhe integritetit në sektorin audioviziv”.

1 nga 10
Armela Krasniqi - Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive

/k.s/a.f/

The post Krasniqi: AMA hap të rëndësishëm për transparencën e strukturës së pronësisë së medias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Do të punojmë për paketën e medias dhe forcimin e pavarësisë së saj

28 October 2025 at 14:24

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku u shpreh sot raporti i fundit i publikuar nga ODIHR, ngre shqetësime lidhur me situatën e medieve në vend dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë diskutimeve për dy rezoluta, atë të AMA-s dhe RTSH-së, në këtë Komision, tha se “raporti i ODIHR-it ngriti shqetësime lidhur me median dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë gazetarët. Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj”.

“Raporti thotë që edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja është akoma e kriminalizuar. Raporti ngre shqetësimin që shumica e medieve perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet, duhet të zbatohen masa për të mbrojtur autonominë editoriale, ndërsa RTSH thuhet që nuk gëzon një audiencë të gjerë, si edhe procedurat bipartizane të emërimit të drejtuesve janë një pavarësi faktike”, tha Tabaku.

“Ka shumë shqetësime sa i takon sulmeve ndaj gazetarëve, dhunës verbale, fizike, ndërhyrjen e zyrtarëve publikë. Gazetarët raportojnë akses gjithnjë e më të kufizuar te zyrtarët e Qeverisë, ndërsa raporti ngre shqetësim për Agjencinë e Medias dhe të Informacionit si një zyrë qendrore që komandon gjithë informacionin”, vijoi ajo.

Sipas raportit, Tabaku theksoi se edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e ODIHR raportuan një sërë rastesh intimidimi.

“Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj. Opozita do të kërkojë që të ketë një debat dhe diskutim për atë që ka ndodhur me ‘News24’, një media, në gjykimin tonë, që është vënë nën presion të hapur nga mazhoranca. Në këtë komision do të kërkojmë të zhvillohet një dëgjesë jo vetëm për median në tërësi, por edhe në mënyrë të veçantë për rastin e ‘News24’, goditjen ndaj saj që cenuan pavarësinë e medias. Sulm i hapur ndaj një medieje të pavarur”, tha Tabaku.

Rezoluta për AMA-n u miratua me shumicë votash, ndërsa Tabaku e cilësoi atë si një institucion me shumë probleme, siç shprehet në raportin e ODIHR, me një varësi emërimi politik që ndodh nga Parlamenti.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tabaku: Do të punojmë për paketën e medias dhe forcimin e pavarësisë së saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krasniqi pret shefen e Zyrës së KiE: Bashkëpunim në hartimin e Kodit të ri të Transmetimit

28 October 2025 at 12:32

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi priti sot në një takim shefen e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re.

Krasniqi u shpreh se gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e AMA-s në monitorimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri, dhe mundësitë për angazhime të mëtejshme në aspektet e zgjedhjeve që lidhen me median, në kuadër të projekteve të reja të Këshillit të Europës.

Krasniqi tha se “nga viti 2021 AMA është angazhuar për monitorimin e mbulimit nga mediet audio dhe audiovizive të fushatave zgjedhore”.

“Metodologjia e Monitorimit të këtyre mediave është hartuar nga KQZ, bazuar në kërkesat e Kodit Zgjedhor, por dhe në kapacitetet teknike dhe teknologjike që zotëron Autoriteti. AMA i pasqyron gjetjet e veta në raporte të detajuara, të cilat ia paraqet KQZ-së, për kompetencë”, tha ajo.

Sipas Krasniqit, Zyra e Këshillit të Evropës në Shqipëri ka qenë gjithmonë një partner i rëndësishëm për AMA-n.

“Kemi shënuar rekorde të larta bashkëpunimi, qoftë në hartimin e Kodit të ri të Transmetimit, me sugjerime të vlefshme për projektin e modernizimit të studios së monitorimit të AMA-s dhe platforma të tjera bashkëpunimi, të ndërmarra nga KiE”, përfundoi Krasniqi.

/e.i/a.f/r.e/

The post Krasniqi pret shefen e Zyrës së KiE: Bashkëpunim në hartimin e Kodit të ri të Transmetimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i OSBE-ODIHR: Censurë dhe pabarazi në media gjatë zgjedhjeve

27 October 2025 at 17:52

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 nxori n ë pah problematika domethënëse si pabarazinë në garë, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe censurën në media.

Një pjesë e konsiderueshme e raportit flet për rolin e medias dhe ndikimin që pati si pushtet i katërt. Por sipas tij, shumica e mediave shqiptare varen nga financime të paqarta, të lidhura me interesa politike dhe biznesi, duke cenuar pluralizmin dhe cilësinë e informacionit publik.

“Përqendrimi i pronësisë në media minon më tej shumëllojshmërinë e burimeve të informacionit, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Në këtë këndvështrim, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kërkon miratimin e një kuadri të plotë ligjor për transparencën e pronësisë dhe mbrojtjen e autonomisë redaksionale nga ndërhyrjet politike dhe ekonomike.

RTSH dhe AMA pa pavarësi reale

Sipas raportit, as Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dhe as Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nuk gëzojnë pavarësi të vërtetë institucionale.

“Procedura bipartizane e emërimeve nuk garanton pavarësinë faktike të tyre,” thuhet në dokument, teksa rekomandohet depolitizimi i këtyre institucioneve përmes një procesi të gjerë konsultimi publik me median e pavarur dhe shoqërinë civile.

Presioni dhe autocensura

Raporti vëren se pronarët e mediave ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen editoriale, ndërsa autocensura mbetet praktikë e zakonshme mes gazetarëve.

“[…] gazetarët përballen vazhdimisht me sulme verbale dhe, në disa raste, edhe fizike nga zyrtarë publikë,” thekson raporti, duke shtuar se numri i konferencave qeveritare është ulur ndjeshëm teksa gazetarët pengohen të marrin pjesë në aktivitete.

Në shumë raste, mbulimi editorial është zëvendësuar nga materiale të prodhuara nga vetë institucionet.

Agjencia e Medias dhe Informacionit (MIA), që vepron nën zyrën e Kryeministrit, cilësohet “filtruese e informacionit publik”.

Sipas raportit, reduktimi i financimeve ndërkombëtare ka goditur edhe mediat e pavarura të shoqërisë civile, të vetmet që ofrojnë gazetari hulumtuese me interes publik.

Vëzhguesit e ODIHR-it dhe organizatat e shoqërisë civile kanë raportuar raste të frikësimit dhe pengimit të gazetarëve gjatë periudhës zgjedhore.

Liria e shprehjes dhe paditë strategjike (SLAPP)

Edhe pse Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, raporti vëren se shpifja mbetet vepër penale në Shqipëri.

Gazetarët janë përballur me një numër të lartë padish civile dhe penale për shpifje, përfshirë raste të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, njohur me akronimin SLAPP.

OSBE-ODIHR rekomandon dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe harmonizimin e dispozitave civile me standardet ndërkombëtare.

Raporti përmend rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit iu sekuestruan pajisjet elektronike gjatë raportimit për një çështje të krimit të organizuar.

Gjykata, sipas raportit, e cilësoi sekuestrimin “ndërhyrje të tepruar në të drejtën e informimit publik”.

Pabarazia në mbulimin mediatik të fushatës

Kodi i Transmetimit kërkon mbulim të paanshëm gjatë zgjedhjeve, por Kodi Zgjedhor nuk garanton trajtim të barabartë për partitë joparlamentare.

Sipas raportit, dy partitë kryesore, Partia Socialiste (PS) dhe Demokratike (PD), dominuan hapësirën televizive, duke marrë mbi 40% të kohës në ekranet kombëtare (RTSH, TVKlan, Top Channel, A2-CNN, etj.), ndërsa garuesit e tjerë jo më shumë se 5%.

Një pjesë e madhe e materialeve televizive u prodhua nga vetë partitë politike. Raporti thekson se kjo qasje me mbulime të vetëprodhuara dhe paguara përbëjnë reklamë politike dhe vendosin në disavantazh garuesit që nuk kanë mundësi financiare.

ODIHR kërkon që çdo material i tillë i prodhuar nga partitë të etiketohet qartë si reklamë politike dhe të ndalohet përfshirja e tij në programet redaksionale duke shtyrë dhe institucionet si Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të garantojë zbatimin efektiv të ligjit.

Ndalimi i TikTok dhe fushata online e kufizuar

Raporti kritikon edhe vendimin e përkohshëm të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok më 6 mars 2025, të cilin e konsideron “të papajtueshëm me standardet ndërkombëtare”.

Sipas ODIHR, ky ndalim kufizoi aftësinë e partive joparlamentare për të bërë fushatë në kushte alternative dhe të barabarta.

Në përfundim, raporti nënvizon se mjedisi i kontrolluar mediatik dhe mungesa e transparencës institucionale privuan qytetarët nga informacioni i pavarur dhe të besueshëm mbi garën zgjedhore.

Lexoni gjithashtu:

The post Raporti i OSBE-ODIHR: Censurë dhe pabarazi në media gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

BRUKSEL – BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjetet sociale për të miturit

24 October 2025 at 21:05

BRUKSEL, 24 tetor /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e BE-së janë shprehur në favor të vendosjes së kufizimeve të moshës për akses në platformat e mediave sociale, por e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend t’ia dorëzojnë kompetencat e tyre kombëtare për këtë çështje Brukselit.

“Këshilli Evropian thekson rëndësinë e mbrojtjes së të miturve, përfshirë edhe përmes një moshe digjitale të shumicës – duke kufizuar aksesin në media sociale të fëmijëve, dhe respektuar kompetencat kombëtare”, thuhet në deklaratën e miratuar dje në samitin e BE-së, në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kohët e fundit i dha një vrull të ri debatit me thirrjen e saj për një moshë minimale në të gjithë BE-në – për përdorimin e mediave sociale.

Von der Leyen ka krahasuar kufizimet e mundshme të moshës për mediat sociale me kufizimet në konsumin e duhanit dhe alkoolit.

Ajo gjithashtu përmendi Australinë, ku parlamenti miratoi legjislacionin në nëntor 2024 që kufizon aksesin në mediat sociale për fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas rregullave të reja, vetëm përdoruesit e moshës 16 vjeç e lart do të lejohen të hyjnë në platforma. Masa do të hyjë në fuqi në dhjetor.

Komisioni Evropian po punon tashmë mbi themelet teknike për kufizimet e moshës.

Gjithashtu, KE po ndërton një aplikacion verifikimi që synon mbrojtjen e të miturve në internet.

Qëllimi është të krijohen sisteme të besueshme të verifikimit të moshës për përmbajtjen që nuk është e përshtatshme për të miturit. //a.i/

The post BRUKSEL – BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjetet sociale për të miturit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flutura Kusari: BE-ja duhet të ndërhyjë për të ndaluar bullizimin ligjor të gazetarëve në Ballkan

21 October 2025 at 12:05

Të ashtuquajturat SLAPP – Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike – janë një fenomen në rritje me një qëllim të qartë: ndalimin e gazetarëve nga ushtrimi i misionit të tyre për të kërkuar llogari ndaj të pushtetshmëve, thotë Flutura Kusari, këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF). Rastet […]

The post Flutura Kusari: BE-ja duhet të ndërhyjë për të ndaluar bullizimin ligjor të gazetarëve në Ballkan appeared first on Reporter.al.

“Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, shfaqje që lidh Kosovën dhe Afrikën e Jugut përmes artit

15 October 2025 at 13:06


Një bashkëpunim i rrallë kulturor mes Kosovës dhe Afrikës së Jugut do të kulmojë këtë të premte, më 17 tetor, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, me premierën e shfaqjes “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, një prodhim i Qendrës Multimedia (Prishtinë) dhe The Market Theatre (Johanesburg), në bashkëpunim me disa partnerë evropianë.

Shfaqja, që do të nisë në orën 20:00, është ndërtuar si një udhëtim emocional që trajton temat e faljes, pajtimit dhe shërimit shoqëror, duke bashkuar rrëfimet e dy vendeve që kanë kaluar nëpër periudha të dhimbshme historike – Kosovën dhe Afrikën e Jugut, përcjell Telegrafi.

Në skenë do të ngjiten aktorët shqiptarë Ilire Vinca, Arben Bajraktaraj dhe Ema Andrea, përkrah aktorëve nga Afrika e Jugut Gontse Ntshegang, Kensiwe Tshabalala dhe Les Made. Shfaqja luhet në anglisht, zulu dhe shqip, me titra në shqip.

Regjisorja Blerta Neziraj dhe autori Jeton Neziraj, në bashkëpunim me dramaturgun Greg Homann, sjellin një vepër që lidh dy momente të mëdha të historisë:

– Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990), kur u zgjidhën mbi 1,200 raste gjakmarrjeje;

– dhe Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut (1996), që synonte shërimin e plagëve të aparteidit.

Dramaturgu Greg Homann, njëherësh drejtor artistik i Market Theatre Foundation, e ka përshkruar këtë proces krijues si: “Një shkëmbim të vërtetë zërash mes Afrikës së Jugut dhe Evropës”.

Ndërkaq autori i dramës, Jeton Neziraj, thekson se vepra hap një debat më të thellë për kuptimin e faljes dhe mundësinë e pajtimit: “Duke analizuar pse dhe si falin njerëzit, ne gjithashtu shtrojmë për diskutim pyetjen më të madhe: në çfarë rrethanash është i mundur pajtimi, midis njerëzve dhe kombeve.”

Premiera mbahet më 17 tetor në Gjilan, ndërsa shfaqjet vijuese do të jenë më 18 tetor në të njëjtin teatër, më 22, 23 dhe 24 tetor në Teatrin ODA në Prishtinë, dhe më 29 tetor 2025 në Teatrin “Bekim Fehmiu” të Prizrenit, në kuadër të Kosovo Theatre Showcase. /Telegrafi/

FOKUS – Fitorja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

12 October 2025 at 12:15

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Fitorja e djeshme e kombëtares shqiptare të futbollit kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës në Futboll 2026 ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare:

AFP

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij dje në mbrëmje pas një humbjeje 0-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

“Kjo humbje nuk duhej të kishte ndodhur dhe unë pranoj përgjegjësinë për të. Jam këtu për t’u përballur me pasojat”, tha Stojkoviç në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, e cila u zhvillua në qytetin jugor të Leskovacit.

”Rezultati ishte shumë i keq, nuk e prisja”, u ankua ai.

Ai shtoi se ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës Serbe të Futbollit.

“Nuk do të shkoj në Andorra për të udhëhequr ekipin në ndeshjen e ardhshme kualifikuese”, tha ai.

I njohur si Piksi kur luante për Jugosllavinë, Stojkoviç, një ish-mesfushor 60-vjeçar, ka qenë në krye të ekipit kombëtar serb që nga viti 2021. Gjatë karrierës së tij, ai gjithashtu drejtoi edhe ”Crvena Zvezda”-n e Beogradit.

ANSA

Shpërthyen festime në Shqipëri pas fitores 1-0 të ekipit të tyre kombëtar të futbollit ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës dje në mbrëmje.

Mijëra tifozë mbushën sheshet në të gjithë vendin, duke valëvitur flamurin kombëtar, duke kënduar dhe kërcyer, mes tingujve të borive të makinave nga shumë makina që ishin mbledhur për këtë rast.

Për shqiptarët, fitorja e sonte ka një rëndësi të dyfishtë.

Përveç faktit se ekipi i tyre pothuajse do të kishte siguruar vendin e dytë në Grupin K, dhe kështu një shans për t’u kualifikuar për fazën eliminatore të Kupës së Botës, shqiptarët po e shijojnë veçanërisht hakmarrjen kundër ekipit kombëtar të një vendi me të cilin kanë ndarë një histori të gjatë dhe të mbushur me konflikte.

DPA

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij pas humbjes  0-1 në shtëpi nga Shqipëria në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

“Kjo humbje nuk duhej të kishte ndodhur, unë marr përgjegjësinë për të”, u tha 60-vjeçari gazetarëve, dje në mbrëmje.

Ai tha se tashmë ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Serbe të Futbollit.

Serbia më parë humbi 0-5 në shtëpi ndaj Anglisë.

Në një deklaratë në lidhje me ndeshjen e ardhshme të martën, Stojkoviç tha se “nuk do të udhëtoj në Andorra për të drejtuar ekipin”.

Pas humbjes surprizë në shtëpi në përballjen e nxehtë me Shqipërinë, Serbia tani renditet në vendin e tretë në grupin kualifikues K, i cili udhëhiqet lehtësisht nga Anglia e Thomas Tuchel.

Nga ana tjetër, Shqipëria e vendit të dytë mund të shpresojë për një vend në play-off-et e Kupës së Botës.

“Rezultati ishte i keq, nuk e prisja këtë”, tha Stojkoviç për ndeshjen në Leskovac.

Rey Manaj shënoi golin vendimtar pak para përfundimit të pjesës së parë.

Stojkoviç kishte qenë trajner i Serbisë për katër vjet dhe e udhëhoqi ekipin në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022.

TANJUG

Kombëtarja e futbollit të Serbisë u mposht sonte nga Shqipëria në Leskovac me rezultatin 0-1, në ndeshjen e grupit K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan agjencia serbe e lajmeve, TANJUG.

Goli i vetëm u shënua nga Ray Manaj në minutën e 45+2.

Ky futbollist nuk e shfrytëzoi penalltinë për Shqipërinë në duelin midis dy ekipeve në Tiranë dhe e festoi golin me simbolin e shqiponjës.

Shanset më të mira për Serbinë u humbën nga Dushan Vlahoviç, së pari në minutën e 30-të, dhe më pas në minutën e 62-të. Tifozët e pakënaqur i kërkuan vazhdimisht trajnerit serb Dragan Stojkoviç në fund të ndeshjes që të largohej.

Shqiptarët mund të kishin arritur një triumf më bindës, por Nedim Bajrami humbi një rast në një situatë vetëm për vetëm me portierin Petroviç.

Serbia është tashmë e treta në tabelë me shtatë pikë, katër më pak se Shqipëria dhe një ndeshje më pak dhe përpara është një luftë e vështirë për play-off, ndërsa lider është Anglia me maksimum 15 pikë.

VIJESTI

”Shqipëria çudit”, shkruan gazeta malazeze ”Vijesti”

Manaj tronditi Serbinë (0-1), në momentet e fundit të pjesës së parë, dhe serbët do të duhet të mposhtin Anglinë në ”Wembley” nëse duan të qëndrojnë në garë për vendin e dytë.

Shqipëria mposhti Serbinë në Leskovac në Grupin K, i cili udhëhiqet bindshëm nga Anglia.

Përpara vetëm katër mijë spektatorëve në stadiumin “Duboçica”, goli i Ray Manaj në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë vendosi ndeshjen.

Shqipëria ka një avantazh prej katër pikësh ndaj Serbisë në garën për vendin e dytë, por me një ndeshje më shumë.

Një fitore në Andorra muajin e ardhshëm mund t’i çojë shqiptarët në fazën eliminatore, përveç nëse Serbia e mposht Anglinë në ”Wembley”.

Më pas, Shqipëria do të ketë një ndeshje me Anglinë në Tiranë në raundin e fundit.

Autoritetet në Serbi vendosën që ndeshja vendimtare të luhej në Leskovac, në një stadium me kapacitet prej 8 000 vendesh, i cili u ul më tej me 20 për qind për shkak të penalizimit të UEFA-s.

E gjitha kjo sepse ndeshja kundër Anglisë në Beograd muajin e kaluar u shoqërua me protesta masive nga tribunat kundër regjimit të Vuçiçit dhe kërkesa për dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç.

Pati edhe një përleshje në tribuna kur një grup huliganësh të afërt me regjimin filluan të godisnin tifozët që po brohorisnin kundër Vuçiçit.

Për shkak të gjithë kësaj, ndeshja me Shqipërinë u zhvendos në Leskovac dhe nuk kishte bileta në shitje.

Një fitore e merituar për Shqipërinë, megjithëse Serbia ishte më e rrezikshme në gjysmën e parë të ndeshjes. Pasi morën epërsinë, shqiptarët morën kontrollin dhe e ruajtën epërsinë e tyre pa probleme të mëdha.

Në Leskovac pati vetëm tensione sporadike. Himni shqiptar u fishkëllye para fillimit të ndeshjes.

B92

”Një humbje e dhimbshme”, e konsideron media e njohur serbe B92 mposhtjen e Serbisë nga Shqipëria.

Në stadiumin “Duboçica”, skuadra e Serbisë mbeti edhe më prapa në garën për vendin e dytë dhe një vend në fazën eliminatore për Kupën e Botës.

Me këtë humbje, Serbia mbetet katër pikë prapa Shqipërisë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pra, edhe me një fitore ndaj Andorrës pas tre ditësh, fati i “Shqiponjave” nuk është më në duart e tyre.

Trajneri Dragan Stojkoviç vendosi t’u japë një shans dy debutuesve në këtë ndeshje vendimtare — Veljko Milosavljeviç dhe Aleksandar Stankoviç.

Ky i fundit bëri paraqitjen e tij të parë për ekipin kombëtar në të njëjtën datë që babai i tij, Dejan, luajti ndeshjen e tij të fundit — saktësisht 12 vjet më parë./ a.jor.

 

The post FOKUS – Fitorja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Zgjedhjet e 12 tetorit, akreditohen 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare

9 October 2025 at 22:16

PRISHTINË, 9 tetor /ATSH/ 29 media vendore dhe 13 të tjera ndërkombëtare me numër të përgjithshëm të përfaqësuesve 573 janë akredituar sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej 71 mediave që kishin aplikuar për akreditim.

Në këtë mbledhje, anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi kërkoi që të mos akreditohen mediat serbe, duke thënë se janë të njohura për propagandë e shpifje.

Ndërsa, anëtari tjetër nga PDK-ja, Arianit Elshani, tha se mediat nga Serbia duhet të verifikohen.

Edhe anëtari tjetër, Ilir Gashi kërkoi që lista e të gjitha mediumeve ndërkombëtare duhet t’i kthehen KPM-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që ato të japin një përgjigje nëse se ka ndonjë media apo individ brenda tyre që mund të cenojë rendin publik.

Kujtojmë, të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë në kuvendet komunale.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Zgjedhjet e 12 tetorit, akreditohen 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌