Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosovë/ Dërgohen në gjykatë 4 persona për kontrabandë migrantësh

By: Brisi
19 December 2025 at 15:27

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për A.K., F.L., V.P., B.C, tëcilët akuzohen për veprën “pjesëmarrje ose organizim i grupit kiriminal të organizuar”. Sipas Prokurorisë, të pandehurit së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, nga janari i vitit 2023 deri në […]

The post Kosovë/ Dërgohen në gjykatë 4 persona për kontrabandë migrantësh appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për vrasjen e 34 civilëve në Malishevë

18 December 2025 at 09:47


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, i pandehuri R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

Po ashtu, R.M. akuzohet për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbimin masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

I pandehuri ndodhet aktualisht nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa çështja i është përcjellë për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me synimin për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të vendosur përgjegjësi penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Detaje tjera nga aktakuza: Një sulm tjetër ishte planifikuar në tetor 2024

10 December 2025 at 21:27


Veprimtaria e Jovan Viçentijeviq kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkon përtej aktit terrorist të 29 Nëntorit 2024 lidhur shpërthimin e kryer në kanalin e Ibër-Lepencit.

Në dëshminë e tij ai ka folur për një sulm tjetër që ishte planifikuar në Tetor 2024, ku ishte i përfshirë Milan Radoiçiq – ndërsa si arsyet e ndaljes së sulmit përmenden zgjedhjet në SHBA.

Viçentijeviq është i inkriminuar edhe në rastin e Banjskës.

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas dëshmisë së të akuzuarit në rastin “Varaga”, Jovan Viçentijeviq, ishin bërë shkak që Kosova të shpëtonte nga një sulm i planifikuar nga Milan Radoiçiq dhe grupi i tij në tetor të vitit 2024.

Kjo deklaratë të anëtarit të Ushtrisë së Serbisë, i arrestuar dhe akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, është pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale.

“Jovan Viçentijeviq ka theksuar se në muajin tetor të vitit 2024, ka qenë i planifikuar një sulm në Republikën e Kosovës (nuk ka cekur diçka më shumë), por ishte stopuar nga i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar Milan Radoiçiq me arsyetimin se duhet të presim deri në të përfundojnë zgjedhjet në Amerikë, dhe kandidati për president të SHBA-së, z. Donald Trump të fitojë, pasi që sipas informatave që ka i pandehuri Viçentijeviç, Milan Radoiçiq ka financuar fushatën e z. Trump tek Lobi Serb me tridhjetë (30) milionë dollarë”.

Deklarata e Jovan Viçentijeviq, i cili është i akuzuar edhe për spiunazh, është e lidhur me pjesën ku ai tregon se si së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit serb në veri kishin kryer stërvitje ushtarake në “Pasulanske Livade” të Serbisë, më 2022 – për çka ka edhe dëshmi me video e fotografi.

Pos eprorëve të ushtrisë serbe, disa prej cilëve përmenden me emër dhe pozitë, nga personat kryesor aty ishte edhe Vladimir Radivojeviq i njohur si “Mami” – i akuzuar për sulmin terrorist-paramilitar në Banjskë.

Vetë Viçentijeviq, i cili sipas aktakuzës është pjesë e organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, është i inkriminuar edhe në rastin e Banjskës.

Me qëllim që t’i ndihmonte Zhivko Jaksiqit – pjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 Shtatorit – Viçentijeviq kishte pranuar nga Jaksiq, në Viber, lokacionin nëpërmjet “google maps”, në kohën e afërt me sulmin.

Prokuroria thekson se veprimtarinë e Jovan Viçentijeviq kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, e vërtetojnë edhe dëshmitë tjera të gjetura në pajisjet elektronike e po ashtu sikur komunikimet me një person të quajtur Darko për blerje armësh, municioni e veshjesh ushtarake.

Në kompjuterin e tij institucionet kanë gjetur dëshmi për veprimtarinë e tij prej sipuni që nga Marsi i 2004-tës.

“… janë gjetur fotografi të ngjarjeve të vitit 2011, gjatë sulmit në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, fotografi të barrikadave, fotografi të ngjarjeve të vitit 2004, fotografi të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është me një strukturë dhe organizim si dhe përmend emra të shumë shqiptarëve brenda saj, fotografi të vendeve të ndryshme në Kosovë ku i pandehuri i ka vizituar dhe ka fotografuar”.

Por, aftësitë prej spiuni i kishin dështuar më 1 Dhjetor 2024, dy ditë pas sulmit, kur ishte përpjekur të shpëtonte nga arrestimi duke u prezantuar rrejshëm kur ishte ndalur nga Policia – vetë i treti në një veturë, i ulur prapa me kokën poshtë, e pa dokumente, kinse po shkonte nga fshati Cerpulje në Zubin Potok për të blerë barna.

Krahas ekspertizës së baltës nga FBI dhe asaj të ADN-në në fitilin ndezës – të kryer në Itali – të cilat e inkriminojnë direkt, Prokuroria ka siguruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që shfaqin lëvizjet me veturë të Jovan Viçentijeviqit dhe vëllait Dragisha, në ditën e sulmit.

Për sulmin e 29 Nëntorit 2024, prokuroria përmend edhe një paralajmërim në një grup në Telegram, pjesë e të cilit ishte dhe ku kishte bërë komunikime Viçentijeviq.

- YouTube www.youtube.com

Aktakuzë ndaj 11 personave në Pejë për skema piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

10 December 2025 at 16:58


Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave për veprimtari të paligjshme në Isniq të Deçanit.

Dhjetë prej tyre – A.O., G.N., A.Sh., H.R., M.K., P.A., E.B., A.J., R.B. dhe F.H. – akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, ndërsa i pandehuri F.M. akuzohet për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, Prokuroria ka dokumentuar veprimet inkriminuese të secilit të pandehur. Nga hetimet rezulton se më 17 gusht 2025, rreth orës 02:00, i pandehuri A.O. ka organizuar në lokalin e tij “Te Katamt” një veprimtari të lojërave të fatit dhe skemave piramidale, të cilat konsiderohen të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, nëntë të pandehurit e tjerë janë kapur teksa tentonin të largoheshin nga dhoma ku zhvillohej bixhozi. Në vendngjarje janë gjetur letra bixhozi dhe një shumë e konsiderueshme parash – gjithsej 17,578 euro – të cilat janë sekuestruar.

Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet se gjatë natës së rastit kishte në posedim një armë pa autorizim.

Prokuroria vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar mirë që të gjithë të pandehurit kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë.

Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i çështjes ka propozuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Telegrafi/

Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore

10 December 2025 at 08:59


Sot nis procesi gjyqësor për rastin erezervave shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit, e cila aktakuzë u ngrit më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ndaj katër personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Të pandehurit Rozeta Hajdari, I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars 2022, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë, duke shkaktuar dëm ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit R.M.

R.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. /Telegrafi/

Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

By: armand
1 December 2025 at 16:02

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë. Të dyshuarit […]

The post Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë appeared first on BoldNews.al.

Specialja ngre aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në Kosovë, njëri si pjesëtar i policisë serbe e tjetri si inspektor

1 December 2025 at 15:14


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj A.Z dhe B.D., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit në aktakuzë thuhet se i pandehuri A.Z., në cilësinë e inspektorit në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa B.D., në cilësinë e policit në të njëjtin stacion, gjatë viteve 1998-1999 individualisht dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, kanë ndërmarrë një fushatë arrestimesh ndaj popullsisë civile në komunat e Rahovecit dhe Suharekës.

"Në mesin e të arrestuarëve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje, sipas aktakuzës, janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore" thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bazuar në nenet 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës që të mbajë gjykimin në mungesë, pasi të pandehurit A.Z dhe B.D.janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

​Një vit pas sulmit në Ibër-Lepenc, asnjë aktakuzë e ngritur

29 November 2025 at 13:31


Një vit më parë ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, i cili nga institucionet e Kosovës u vlerësua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia.

Ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë, e as nuk ka hetime të përfunduara, thonë ekspertë ligjorë për shpërthimin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës të Zubin Potokut.

Prokuroria Speciale nuk ka treguar për KosovaPress se në cilën fazën ndodhen hetimet, duke potencuar vetëm se “Prokurori kompetent është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, brenda afateve të arsyeshme ligjore”.

Pas këtij incidenti, ishte bërë e ditur se për hetimin e këtij rasti janë përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc janë arrestuar dhjetëra persona, e janë sekuestruar armë e eksplozivë.

Megjithatë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se aktualisht në paraburgim janë vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët janë vëllezër.

“Si IKD e kemi thënë vazhdimisht, çka është me rëndësi është që hetimet nga ana e Prokurorisë për këtë rast të bëhen në mënyrë profesionale, me dëshmi konkrete, në mënyrë që procesi gjyqësor ose aktakuza nëse ngrihet, aktgjykimi nëse merret, thjesht do të thotë ta fitojnë besimin te publiku, por edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. E dimë që për këtë rast ka pasur reagime si nga Ambasada amerikane në Prishtinë, si ambasada në Beograd, të cilat kanë kërkuar qartësi dhe hetime të pavarura. Kështu që, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të Kodit Penal të Kosovës, së paku do të thotë, janë dy vjet kohë për hetime nga ana e Prokurorisë. Ka kaluar vetëm një vit, por me vetë faktin që kemi në paraburgim dy veta, do të duhej që Prokuroria ta trajtojë këtë rast me më shumë efikasitet, në mënyrë që të zbardhet i plotë ky rasti sa më shpejt që është e mundur”, tha Miftaraj.

KosovaPress ka pyetur Ndërmarrjen Publike “Ibër Lepenc” se a ka ndonjë raport përfundimtar për dëmin e shkaktuar nga ky sulm terrorist, por nuk ka pranuar përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Disa ditë pas sulmit, gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli në këtë ndërmarrje, kjo e fundit kishte thënë se dëmi i shkaktuar është rreth 400 mijë euro.

“Dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej ndërprerja e furnizimit, siç ka qenë e planifikuar, do të ishte rreth 2.5 milionë euro vetëm në importin e energjisë elektrike, e të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes së qytetarëve, furnizimit me ujë dhe shumë shërbime të tjera...Ne e kemi bërë një analizë të përafërt. Dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojë diku rreth 400 mijë euro, por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore”, kishte thënë Rizvanolli.

Avokati Arbër Jashari thotë se sulmi në Ibër-Lepenc i ka të gjitha tiparet e një akti terrorist.

“Deri më tash nuk kemi një aktakuzë, domethënë nuk ka hetime të përfunduara sa i përket këtij rasti dhe është zbardhur shumë pak apo hiç lidhur me kryerësit potencialë të këtyre veprave penale. Sa i përket motivit, ai edhe mund të presupozohet, dhe të dihet njëfarë forme, se ideja e këtij sulmi ka qenë që të shkaktojë e të ngjallë panik te popullata, në përgjithësi te shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të krijojë ndjenjën e pasigurisë, gjë që është tipike e sulmeve terroriste. Por, deri më tash nuk ka pasur hetime të përfunduara. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe informatat më të mëdha rreth kësaj çështjeje, pothuajse kanë munguar. Mbase Prokuroria Speciale do të duhet të jep disa informata bazike, të cilat edhe nuk mund, të cilat nuk do t'i kishin cenuar hetimet, thjesht vetëm rreth veprimeve që janë ndërmarrë, dhe nëse ka pasur diçka konkrete lidhur me kryesit e veprës penale, motivin e kryerjes dhe rrethana të tjera, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme që të dihen për këtë çështje”, tha ai.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
Pas sulmit terrorist, ndërmarrja publike Ibër-Lepenc, ndërpreu ujin për disa orë për termocentralet.

Ndërprerje të ujit ka pasur edhe në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.

Uji arriti në termocentrale vetëm pas mobilizimit dhe ndërhyrjes së shpejtë për sanimin e dëmeve në kanalin e Ibër-Lepencit.

Dyshohet se ka kryer krime lufte, prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi

By: armand
27 November 2025 at 15:19

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kryer veprën “krim i luftës kundër popullatës civile” në komunën e Istogut. T.P., sipas aktakuzës, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në Istog, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, “ka kryer […]

The post Dyshohet se ka kryer krime lufte, prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi appeared first on BoldNews.al.

Theri me thikë bashkëshorten dhe vajzën e saj, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren

25 November 2025 at 14:12


Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.1, 1.3, 1.11, lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10 min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme.

"Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Tutje, thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim prej 485 mijë euro dhe vepra të tjera penale

18 November 2025 at 16:27


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë mashtrim, detyrim, kallëzim të rremë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.K. akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, si dhe për “Mashtrim” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria pretendon se gjatë viteve 2023–2024 ai ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N. rreth një marrëveshjeje joformale për shitjen e disa banesave. Sipas dosjes, pas marrjes së shumës, i akuzuari nuk e ka kryer shitjen e pronave.

Ndërkohë, i pandehuri A.M. akuzohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërim apo kallëzim të rremë”, pasi dyshohet se ka bërë një deklarim të rremë kundër të dëmtuarit E.N.

Personi i tretë i akuzuar, D.M., ngarkohet me veprën penale “Detyrimi”, pasi sipas aktakuzës ka kanosur të dëmtuarin E.N. me qëllim që të përfitojë dobi pasurore dhe ta detyrojë të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Rasti pritet të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Shpërndanin përmbajtje nacionaliste, aktakuzë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

18 November 2025 at 13:56


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Në aktakuzën e parë, i pandehuri I.U., akuzohet se, nga viti 2021 e deri më 23.10.2024, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nacionaliste.

Ndërsa, më 23.10.2024, gjatë kontrollit policor në veturën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta me materiale të ndryshme, si fanella 148 kartëvizita me përmbajtje nxitëse dhe përçarese, që do të mund të shkaktonin prishje të rendit publik.

Ndërsa në rastin e dytë, të pandehurit K.B., dhe M.J. akuzohen se, në vitin 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, kanë shfaqur një video në parkun e qytetit në Gjakovë, me përmbajtje nxitëse dhe me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes grupeve kombëtare dhe etnike.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohem sipas ligjeve në fuqi. /Telegrafi/

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për arrestuarin për vjedhje të rëndë

13 November 2025 at 14:44


Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit R.Gj., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vjedhja e rëndë".

Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 31.10.2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.Gj., pas një planifikimi paraprak, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ia merr pasuritë e të dëmtuarës.

Në atë mënyrë që, i pandehuri duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

Hajdari reagon pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore

11 November 2025 at 18:19


Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Çdo gjë është pjesë e një procesi tepër të rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo të kem pranuar dokumentin e plotë të aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari.

Ajo gjithashtu theksoi se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, në kohën më të vështirë për vendin./Telegrafi/

Gjakovë, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasje në tentativë

11 November 2025 at 15:35


Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet V.K., ka ngritur aktakuzë.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme e kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin R.B., nga Gjakova.

" Në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Tutje, thuhet se me këto veprime i pandehuri V.K., ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. /Telegrafi/

Aktakuzë ndaj ish-kryeprokurorit Haxhi Dërguti për moslajmërim të veprës penale dhe ushtrim ndikimi te një gjykatës

6 November 2025 at 20:22


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 3 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, si dhe Hasan Morinës, Liridon Fandajt dhe Sali Dakajt, për veprat penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Dakaj akuzohet se ia dha 150 mijë euro Morinës në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e gjykatësit Latif Xhemaili për një lëndë përmbarimore. Takimi dhe marrëveshja mes Dakajt dhe Morinës thuhet se u bë me koordinim nga Fandaj. Për të gjitha veprimet, aktakuza thotë se ishte i njoftuar Dërguti, por që nuk e ka lajmëruar rastin.

Morina, Dakaj e Fandaj akuzohen për “Ushtrim ndikimi”, kurse Dërguti për “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Sipas aktakuzës, në pikën e parë ngarkohen Hasan Morina dhe Liridon Fandaj. Ata akuzohen se gjatë muajit nëntor të vitit 2019 në Prishtinë pas një planifikimi paraprak, drejtpërdrejt i kanë kërkuar para të pandehurit tjetër Sali Dakaj në shumën prej 300 mijë euro, me premtimin që të ushtrojë ndikim në vendimmarrjen e gjykatësit Latif Xhemajli.

Aty thuhet se rasti kishte të bënte me një lëndë përmbarimore dhe atë konkretisht prapësimin e kompanisë “EXCOM-Sh.P.K”- debitor ndaj aktvendimit të përmbaruesit privat për lejimin e ekzekutimit të propozimit të kreditorit- Sali Dakaj, pronar i kompanisë N.P.N “Çlirimi”.

Fillimisht, thuhet se i akuzuari Fandaj është takuar me Dakajn në një restorant në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, ku kanë diskutuar për rastin në fjalë, e përveç tjerash Fandaj i ka treguar Dakajt se e njihte personin Hasan Morina, i cili mund ta kryente lëndën përmbarimore. Ai i kishte premtuar se do të bisedonte me Morinën për këtë çështje, dhe e njoftoi se për këtë duhet të jepen para.

Më pastaj, thuhet se pas një takimi paraprak të zhvilluar mes Fandajt dhe Morinës në Prishtinë, Fandaj e kishte ftuar Dakajn që të takohej me Morinën për të diskutuar lidhur me rastin.

Pas ftesës, sipas aktakuzës, takimi u zhvillua në një restaurant në Suharekë, ku Morina fillon bisedat me Dakajn, duke e njoftuar se rastin në procedurë përmbarimore e ka te gjykatësi Xhemajli në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Për këtë, në aktakuzë thuhet se Morina i ka thënë se mund ta ndihmonte nëse i jep 300 mijë euro të ndara në dy pjesë me nga 150 mijë. Konkretisht, 150 mijë euro të jepeshin menjëherë, ndërkaq 150 mijë të tjera para përfundimit të lëndës në Gjykatën e Apelit.

Këtë kërkesë, sipas aktakuzës, e ka mbështetur edhe Fandaj, ku vazhdimisht ka insistuar që Dakaj të jepte paratë e kërkuara nga Morina, e që më pas me kërkesë të Morinës dhe Fandajt më 24 nëntor 2019 në Prishtinë, i pandehuri Dakaj ia jep 150 mijë euro Morinës. Ky i fundit bashkë me Fandajn, thuhet se më pas u larguan në drejtim të Prizrenit.

Me këto veprime, Fandaj dhe Morina ngarkohen me veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 424, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në pikën e dytë të aktakuzës ngarkohet Sali Dakaj, ku thuhet se më 24 nëntor 2019 në parkingun e rastaurantit të Morinës, sipas kërkesës së Morinës dhe Fandajt, u ka dhënë 150 mijë euro, me qëllim që të ushtrojnë ndikim të paligjshëm te gjykatësi Latif Xhemajli, për lëndën përmbarimore të cilën e kishte në trajtim e sipër dhe që kishte të bënte me interesa juridike të vetë Dakajt me qëllim që ndaj tij të merret vendim i favorshëm.

Për këto veprime, Dakaj ngarkohet me veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 424, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në pikën e tretë të aktakuzës ngarkohet ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhi Dërguti, i cili akuzohet se nga tetori i vitit 2021 ishte në dijeni të plotë se të pandehurit Hasan Morina, Liridon Fandaj dhe Sali Dakaj, kishin kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi”. Aty thuhet se Morina dhe Fandaj i kishin kërkuar para në shumën prej 300 mij euro të pandehurit Dakaj, me premtimin se do të ushtrohet ndikim në vendimmarrje e gjykatësit Latif Xhemajlii, ku palë ishte Dakaj në procedurë përmbarimore.

Për këtë, në aktakuzë thuhet se më 24 nëntor 2019, Dakaj ua kishte dhënë sipas marrëveshjes 150 mijë euro, dhe se ndonëse Dërguti ishte në dijeni për veprën penale dhe kryerësit e saj, nuk e lajmëroi rastin pranë organeve kompetente.

Prandaj, për këto veprime, Dërguti ngarkohet me veprën penale “Moslajëmrim i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal.

Lajmin e plotë në BetimipërDrejtësi.

Lëshuan certifikata mjekësore për patentë shoferë pa i kontrolluar kandidatët, aktakuzë ndaj tre personave

28 October 2025 at 12:12


Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe kundër U.M., dhe I.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., me datë 15.07.2023 në Prizren, në poliklinikën “G.”, në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i poliklinkës, i autorizuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë shofer, i tejkalon autorizimet e tij duke lëshuar certifikata mjekësore për kandidatë për patentë shofer, në këtë rast për B.V., dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht.

“...Duke vërtetuar në mënyrë të pavërtetë se ata kishin kryer kontrollin mjekësor, edhe pse ndodheshin jashtë Kosovës në atë kohë, me ç’rast i ka mundësuar të njëjtëve përfitim në formën e regjistrimit e provimit për patentë shofer përmes auto shkollave “S” në Prizren dhe “F” në Malishevë, me ç’rast emri i të njëjtëve dërgohet në Departamentin e Patentë Shoferëve së bashku me listën e kandidatëve të tjerë që fillojnë ligjëratat për patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit U.M., dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave të lartpërmendura, kanë përpiluar dhe dorëzuar kontrata dhe dokumente të rreme për kandidatët e lartcekur, që pretendonin të pajiseshin me patentë shofer, duke i paraqitur sikur kishin ndjekur ligjëratat teorike, ndonëse ata ndodheshin jashtë territorit të Kosovës.

Më këto veprime, të pandehurit U.M., dhe I.G., secili veç e veç ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

"200 euro për kalimin e testit të vozitjes", Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj instruktores së një autoshkolle në Prishtinë

22 October 2025 at 10:38


Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave dhe atë A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e personit zyrtar – instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka pranuar dobinë pasurore nga e dëmtuara në shumën prej 200.00 (dyqind) euro, në mënyrë që kësaj të fundit t’i mundësohet kalimi i testit praktik të vozitjes.

Me këto veprime e pandehura A.B., ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., që nga data 04.04.2025, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për licencim dhe ndryshim të kushteve hapësinore të auto-shkollave, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe me dijeni të plotë, kanë tejkaluar kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore, me qëllim që të përfitojnë dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme. Me këto veprime, të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkaq, ndaj të pandehurit E.L., prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për pushimin e pjesshëm të hetimeve, lidhur me veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me arsyetimin se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm që i pandehuri ta ketë kryer këtë vepër penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të korrupsionit, si dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të llogaridhënies institucionale. /Telegrafi/

Dyshohet se vrau një person në Ferizaj, prokuroria ngre aktakuzë

20 October 2025 at 13:33


Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale L.F, komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 23 janar 2025, në intervalin kohor prej orës 18:30 – 20:06 minuta, në fshatin Pleshinë e Ulët, në pjesën malore në afërsi të rrugës “Rilindja” të fshatit Manastirc- komuna Ferizaj, i pandehuri L.F., me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.V..

“Në atë mënyrë që fillimisht një ditë para ngjarjes kritike, më 22.01.2025, së bashku me të ndjerin kishin vendosur që të shkojnë në një villë, në malet e fshatit Burrnik- komuna Ferizaj, ku të njëjtit edhe më parë kishin qenë atje së bashku, ashtu që pasi furnizohen me ushqim, rreth orës 16:00, tani i pandehuri me një person të paidentifikuar, me automjetin e tipit kamionetë, ngjyrë të bardhë shkojnë e marrin viktimën tek shtëpia e tij, pastaj me kamionetë shkojnë deri tek vendi i quajtur “Te Podi”, rrugën deri tek villa e vazhdojnë në këmbë nëpër mal, ku aty qëndrojnë deri të nesërmen pasdite dhe pastaj po nëpër malet e fshatit Pleshinë, në këmbë e vazhdojnë rrugën për tu kthyer në shtëpi, ku për shkaqe të panjohura devijojnë rrugën dhe vazhdojnë në drejtim të rrugës që shpie për në fshatin Manastirc, po ashtu nëpër mal”, thuhet në aktakuzë.

Tutje thuhet se me të arritur në afërsi të fshatit në fjalë, për motive të panjohura, i pandehuri e privon nga jeta tani të ndjerin duke e qëlluar në kokë me armën që i ndjeri e kishte me vete dhe atë pushkë gjysëm automatike - kallash, ku i shkakton plagë vdekjeprurëse, siç është konstatuar nga raporti i Autopsisë.

Ndërkaq pas privimit nga jeta trupin e viktimës e mbulon me dhe, drunjë e dushkë, kurse më 05.02.2025 gjendet trupi i pajetë i të ndjerit nga disa qytetarë, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.

Në njoftim thuhet se prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi.

“T’i po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, për shkak të mosmarrëveshjeve për rrugën e kanosi, aktakuzë ndaj të një personi nga Shtërpca

17 October 2025 at 10:09


Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.F., komuna Shtërpcë, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kanosja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, komuna Shtërpcë, i pandehuri me dashje, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.S.

“... në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit, dhe përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, hynë brenda pronës së të dëmtuarit, fillon duke bërtitur dhe e kanos me fjalët se ‘t’i po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit’, me ç ‘rast si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK- së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

❌
❌