Shkodra është kryeqyteti i festimeve të fundvitit në Shqipëri. Rezervimet në hotele dhe bujtina janë në nivele rekord.
Turistë dhe qytetarë mbushin sheshet dhe rrugët e qytetit. Festimet shtrihen deri në zonat malore të Thethit.
“Turizmi nuk është vetëm në qendër. Ai është i shpërndarë në të gjithë territorin, duke kthyer rajonin në destinacion të kërkuar për festat,” tha Drejtori i Turizmit, Renato Lumçi.
Çdo natë ofrohet muzikë live, performanca dhe aktivitete për fëmijë. Bujtinat qëndrojnë të hapura çdo ditë për shkak të kërkesës së lartë nga turistët vendas dhe të huaj.
Me moton “Shkodra në festë”, qyteti ofron një atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.
TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Liqeni i Shkodrës, duke vënë në fokus shpendin simbol të kësaj zone, pelikanin dalmat (Pelecanus crispus).
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se territori i liqenit pritet t’i bashkohet së shpejti listës së Zonave të Biosferës të mbrojtura nga UNESCO, një proces që vlerësohet si hap i rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik për nga sipërfaqja. Ndodhet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Sipërfaqja e tij ndryshon sipas stinëve, duke arritur deri në rreth 530 km² gjatë periudhave me reshje të larta.
Liqeni ushqehet nga disa burime dhe lumenj, ndërsa derdhet nëpërmjet lumit Buna në detin Adriatik. Liqeni njihet për biodiversitet të lartë dhe është një nga habitatet më të rëndësishme ujore në Europë.
Strehon mbi 280 lloje shpendësh, përfshirë shpendë të rrallë dhe të mbrojtur. Shpendi simbol i liqenit është pelikani dalmat (Pelecanus crispus), një nga llojet e klasifikuara si të rrezikuara në nivel global.
Zona përreth liqenit përfshin ekosisteme të pasura me bimësi të ujërave të ëmbla, ligatina dhe habitatë të pijshëm për shumë specie migruese.
Në Shqipëri, pjesa e liqenit dhe zonat përreth janë shpallur Park Kombëtar.
Të dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi, po punojnë në drejtim të forcimit të mbrojtjes ndërkufitare.
Aktualisht, zona është në procedura që synojnë përfshirjen në rrjetin e Zonave të Biosferës të UNESCO-s.
Liqeni është burim i rëndësishëm për peshkim tradicional, turizëm të qëndrueshëm dhe rekreacion.
Zona përreth përfshin vendbanime me rëndësi historike, tradita të hershme dhe trashëgimi kulturore të pasur.
Teksti ““Estetikë e Qytetarisë: Gurakuqi i Kolës dhe Semiologjia e Hapësirës Urbane”.” i Dr. Kujtim Halilit është një ndër trajtimet më të plota dhe më të pjekura mbi raportin midis skulpturës publike, identitetit qytetar dhe transformimeve kulturore që shoqëruan Shqipërinë pas viteve ’90. Ai arrin të bëjë jo vetëm një analizë estetike të monumentit të Luigj Gurakuqit në Shkodër…
Nga Albert Vataj Në Shkodër, mbrëmja e 6 dhjetorit nuk ishte thjesht një datë në kalendar. Ishte një grishje e dritës ndaj errësirës, një përqafim i gëzimit ndaj rutinës, një shpërthim i atij karakteri të përjetshëm shkodran që di të festojë me zemër, me zë dhe me shpirt. Qyteti i njerëzve të bukur, i kulturës që nuk rrezikon kurrë të shuhet, u bë për një natë kryeqyteti i gëzimit — një kartolinë…
Nga Albert Vataj Shkodra, kjo krye-qytetëri e shpirtit artistik shqiptar, e nisi mbrëmjen e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit me një shpërthim dritash, emocionesh dhe të qeshurash që kumbuan fort në Teatrin “Migjeni”. Kryebashkiaku Benet Beci, në një postim për publikun, u shpreh se “Shkodra qesh, gëzon dhe feston!” – një thirrje që jo vetëm përshkruan atmosferën, por i jep tonin një…
TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Shkodra ka vijuar sot festimet për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, duke sjellë në rrugët e qytetit një atmosferë të jashtëzakonshme bashkimi dhe krenarie kombëtare.
Qytetarë të shumtë, të veshur me simbole kuqezi dhe me flamuj në duar, i janë bashkuar festës së madhe kombëtare.
Tradita shkodrane u përcoll edhe këtë vit me paradën e njohur me kuaj, një nga elementet më karakteristike të festimeve në qytetin verior.
Nën tingujt e muzikës tradicionale dhe moderne, rrugët e Shkodrës u mbushën me energji, gjallëri dhe emocione.
Instrumentistë e grupe artistike i dhanë ngjarjes një dimension edhe më të veçantë, duke shoqëruar festën me ritme që rikthyen ndjesinë e ditëve të mëdha të historisë shqiptare.
Në Shkodër u organizua mbrëmë edhe “Sofra e Pavarësisë” në një atmosferë kuqezi ku u mblodhën mbi 200 të ftuar nga mbarë hapësira shqiptare.
E konsideruar si organizimi më i madh i këtij lloji në Shkodër, “Sofra e Pavarësisë” është një rikthim tek tradita e hershme e mikpritjes që bashkon shqiptarët.
Dhjetëra dronë vizualizuan në qiell hartat e Shqipërisë dhe Kosovës, simbolet kombëtare si dhe figurën e Ismail Qemalit.
Darka solemne rreth “Sofrës së Pavarësisë”, ku merrnin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kulmoi me organizimin e një koncerti festiv.
Përgjatë gjithë javës, kjo sofër ka shërbyer si një vitrinë promovimi për produktet bio nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një mozaik shijesh autentike dhe duke evidentuar vlerat e trashëgimisë kulturore.
Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.
Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.
“Përgatitjet e fundit për kulminacionin e Festave të Pavarësisë, janë në orët e fundit. Shkodra po vjen me surpriza dhe super aktivitete festive, të dedikuara Javës së Pavarësisë.” “Ejani në Shkodër dhe festoni me ne, sepse nga sot nis festa e vërtetë” është kjo ftesa e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili ka pastuar në mediat sociale dinamikën e punës që po bëhet për përgatitjet për…
Edhe 75 tonë të tjera misër blegtoral janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.
Vetëm pak ditë më parë, AKU kishte bllokuar 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar për momentin.
Misri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1. Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar.
Mësohet se janë marrë 10 kampione të ngarkesave të tjera, por do të duhen një javë që të dalë rezultati. /Tch/
Nga Albert Vataj Takimi i Drinit dhe Bunës është një prej mrekullive të Shkodrës. Kjo tablo natyrore bëhet edhe më madhështore kur e sheh si pjesë të një simfonie më të gjerë ujërash që e rrethojnë qytetin dhe e bëjnë atë një nga peizazhet më të bekuara të Shqipërisë. Drini zbret nga Alpet me energjinë e rrëkeve të egra dhe me shpirtin e luginave të thella që ka përshkuar. Buna, e qetë…
TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Në Art House, në Shkodër, u hap ekspozita vetjake e Idlir Kokës, e titulluar “Lëkura në huazim”.
Marrja e lëkurës hua është metafora e përdorur nga artisti Idlir Koka për këtë seri pikturash të realizuara gjatë vitit të fundit. Ato flasin për trauma, vuajtje, dyshime të hetuara pikërisht duke nisur nga vijat e lëkurës.
Ekspozita ka si kurator Stefano Romano dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Idlir Koka është një artist shqiptar, puna e të cilit eksploron sipërfaqet e brishta të kujtesës, historisë dhe identitetit. Me penelata të buta dhe ngjyra të zbehta, ai shndërron objektet e përditshme dhe fragmentet arkitekturore në hapësira gjurmësh, presioni dhe metafore.
Praktika e tij shpesh mbështetet në përvojën post-socialiste, duke u hapur njëkohësisht drejt narrativave më universale.
Piktori Idlit Koka është paraqitur me punët e tij në ekspozita vetjake dhe kolektive në mbarë Evropën, përfshirë Panairin e Artit SWAB Barcelona (2023), Galerinë NAAN (2023), Bazament Art Space (2022), Galerinë Zeta (2018, 2020) dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë (2005–2016).
Ai ka marrë pjesë gjithashtu në projekte ndërkombëtare si “Cosi vicina cosi lontana” – Albania prima e dopo 1990 / Museo d’Arte Contemporanea di Villa Croce / Gjenova (2008), Bienale del Mediterraneo (Itali, 2009), Koleksionin Luciano Benetton Imago Mundi, si dhe në rezidencën artistike në Künstlerhaus, Salzburg (2017).
Nga Albert Vataj Atë mund ta takosh kudo në Shkodër, dhe e ke të garantuar se, njohur-panjohur, ti flasësh, ai është i gjithi aty, sy përtej ca xhamave të trashë dhe veshë që kapin çdo sinjal. Me vështirësinë e të folurit rrjedhshëm, që është gjithashtu pjesë e profilit të tij, ai u ofron falas humor të atypëratyshëm cilitdo. Ka fiksim artin kulinarik. Nuk i’a kam idenë nëse di të gatuaj më shumë…
SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Bëhet fjalë për shtetasit Armand Tragaj, me profesion avokat, Edison Cukaj (Gjoka), Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema dhe Naim Behlul.
Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike, janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.
Konkretisht i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin “SkyECC”, ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij, duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
Ai ka konsumuar elementet e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal, si dhe në një episod ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli. Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).
Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.36/3 të vitit 2025, në ngarkim të gjashtë të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga nenet 245/1, 312, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit:
Armand Tragaj, me profesion avokat, i akuzuar kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Edison Cukaj (Gjoka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Serxhio Shkodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Ervis Deti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Bexhed Mema, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Naim Behluli, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Faktet penale:
Gjatë hetimeve për procedimin penal 36 të vitit 2019 kanë rezultuar faktet penale të mëposhtme në ngarkim të shtetasve të përmendur. Në vijim, prokurorët e çështjes e kanë ndarë këtë procedim duke regjistruan procedimin nr 36/3 të vitit 2025. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.
Konkretisht i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin SkyECC ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij ,duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Ai, ka konsumuar elementet e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal, si dhe në një episod ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli. Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).
Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.
SHKODËR- Në shumë familje shqiptare, rrugëtimi drejt Italisë në vitet e para të tranzicionit ishte një udhëtim shprese, por edhe dhimbjeje.
Të ikje, do të thoshte të lije pas shtëpinë, njerëzit dhe një pjesë të vetes.
Kështu e kujton rrugëtimin e tij Mark Gjonaj.
Ishte koha kur ëndrra për një jetë më të mirë kalonte përmes detit, me rrezikun si shoqërues.
Por në këtë udhëtim, ai nuk gjeti vetëm punë, gjeti përvojën që sot po e rikthen në vlerë për vendin e tij.
Mark Gjonaj vendosi të investojë në diçka që i qëndron kohës: në tokë, në punë, në prodhim.
Në Vrakë, ku dikur toka mbetej djerrë, sot çdo pëllëmbë është e punuar. Sisteme vaditjeje, fidanë nga jashtë dhe një njeri me vullnet që nuk ndalet asnjë ditë.
Çdo ditë është ndryshe, por qëllimi i vetëm është i njëjtë: të mos lërë asnjë cep të tokës pa punuar.
Një i ikur dikur në gomone, sot Mark Gjonaj qëndron mes pemëve të mbjella me duart e tij, duke provuar se ndoshta, pas shumë vitesh, rruga e vërtetë e jetës ishte rikthim/abcnews.al
TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Shkodra është përzgjedhur si vendxhirim për spotin zyrtar të markës prestigjioze “Honda”, që po realizohet nga një ekip me emër në industrinë e filmit dhe reklamës globale.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti sot në një takim zyrtar producentin e nominuar për çmimin Oscar, Harvey Ascott, si dhe producentin Besnik Krapi, të cilët ndodhen në qytet për të zhvilluar këtë projekt të rëndësishëm ndërkombëtar.
“Një takim frymëzues, ku folëm për potencialin që ka Shkodra si destinacion unik për produksione filmike dhe reklamuese me ndikim global” u shpreh Beci.
Gjatë takimit u theksua se peizazhet natyrore, trashëgimia kulturore dhe autenticiteti i qytetit janë ndër faktorët kryesorë që kanë tërhequr vëmendjen e produksionit ndërkombëtar.
Ky projekt e vendos Shkodrën në dritën e prozhektorëve për të hapur rrugën për projekte të tjera ndërsa promovon qytetin për projekte kreative dhe investime në industrinë e medias. e.xh/j.p/
Sipas të dhënave rajonale të INSTAT, Lezha dhe Shkodra, kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit.
Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj.
Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve, tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana.
Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit.
Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati.
Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor
Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën po shihen si një tregues i rëndësishëm për situatën politike në vend dhe për qëndrueshmërinë e partive në nivel qendror.
Njohëset e çështjeve politike në vend, Magbule Shkodra, Alma Lama dhe Donika Emini për Telegrafin kanë komentuar ndikimin që mund të kenë këto zgjedhje në zhvillimet e ardhshme politike, përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Analistja Magbule Shkodra vlerëson se votimi lokal, ndonëse nuk është i njëjtë me votimin në nivel nacional, do të jetë një pasqyrë e vlefshme për të parë mbështetjen e qytetarëve ndaj partive politike.
“Siç e dimë, pra të dielën votohet për zgjedhjet lokale dhe rezultatet që do t’i shohim nga ky votim janë të rëndësishme sepse do të tregojnë njëfarë mënyre sesi qëndrojnë partitë politike në përgjithësi. Edhe pse e dimë që votimi në nivel lokal nuk është i njëjtë me atë sesi votohet në nivel nacional, megjithatë do të jetë një tregues i mirë për të parë sesa është mbështetja e qytetarëve për secilin subjekt politik”, ka thënë Shkodra në një prononcim për Telegrafin.
Ajo ka shtuar se rezultatet mund të ndikojnë edhe në vendimet për zhvillime politike në nivelin qendror.
“Do të ketë një rëndësi të shohim sesi do të reflektojnë pastaj në zgjidhjen e situatës në nivel qendror. Por dua të them se p.sh. partia që tani në nivel qendror është e para LVV, nëse nuk del mirë në zgjedhjet lokale, atëherë me siguri që nuk do ta ketë në interesin e saj të shkohet në zgjedhje të parakohshme në nivel qendror, sepse do të shohë se nuk ka përkrahjen dhe me siguri do të ketë rënie”, theksoi Shkodra.
Sipas saj, reflektimi i rezultateve lokale në zhvillimet qendrore është i pashmangshëm.
“Do të ketë kësisoj implikimesh, megjithatë është mirë të shohim sesi do të radhiten subjektet politike në nivel lokal, e kjo patjetër që do të reflektojë në atë sesi të shkohet tutje në nivelin qendror”, tha Shkodra.
Në anën tjetër Alma Lama thekson se këto zgjedhje vijnë pas një krize të thellë institucionale dhe mund të japin një pamje më të qartë të realitetit politik.
“Zgjedhjet e së dielës do të jenë një pasqyrë e saktë se si qëndrojnë partitë politike përsa iu përket rezultateve, pas krizës së bllokimit 7-mujor të Parlamentit dhe bllokimit të institucioneve”, u shpreh Lama.
Në një prononcim për Telegrafin, Lama sugjeron se nëse LVV pëson rënie, kjo mund të çojë në ndryshime në sjelljen e saj politike.
“Gjasat janë që rezultatet e 9 shkurtit kanë ndryshuar. VV si parti e parë, nëse do të ketë rënie, siç po flitet, ka gjasa të ndryshojë sjelljen politike dhe të bëjë përpjekje serioze për gjetjen e një partneri qeverisës”, tha Lama.
Lama tutje shton se nëse partitë opozitare dalin më të forta, ato do të shtyjnë më shumë drejt zgjedhjeve të reja.
“Ndërsa partitë ish-opozitare, nëse kanë rritje, pritet të jenë më shumë të interesuara për zgjedhje. Kështu që mendoj se nga e hëna do të mund të lexojmë më mirë situatën”, tha Lama.
Analistja shton se rezultatet në nivel lokal mund të ndikojnë edhe në koalicione të mundshme në balotazh dhe zbutje të tensioneve politike.
“Gjithashtu, në raundin e dytë për kryetarë komunash mund të ketë koalicione për partitë që dalin në balotazh. Kjo mund të çojë në zbutjen e qëndrimeve apo tensioneve”, u shpreh ajo.
Ndërkaq Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit ka theksuar se suksesi në nivel lokal shihet nga partitë si një investim strategjik, i cili më vonë mund të përkthehet në fuqi politike në nivel nacional.
“Për këtë arsye, pritet që çdo angazhim serioz për formimin e qeverisë të ndodhë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, pra pas 12 tetorit, ose pas raundit të dytë në rast të balotazhit. Nëse dinamika paszgjedhore ndryshon, veçanërisht nëse Vetëvendosje rrit përqindjen e saj, mund të shohim përpjekje për zgjedhje të reja parlamentare që shtyhen nga kjo part si mandatare për të krijuar qeverinë”, ka theksuar Emini.
Ajo ka shtuar se rezultatet e zgjedhjeve mund të ndryshojnë ndjeshëm raportet mes partive kryesore.
Sipas Eminit në varësi të suksesit ose dështimit në terren, partitë mund të zgjedhin të kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare ose, përkundrazi, të reflektojnë dhe të lëvizin drejt kompromisëve që do të parandalonin një cikël të ri zgjedhjesh dhe do të lehtësonin menaxhimin e situatës politike, sidomos për zgjedhje të presidentit në mars 2026.
“Edhe pse aktualisht është e vështirë të parashikohet ndonjë koalicion ne nivel qendror, bashkëpunimi që mund të lindë në nivel lokal mund të krijojë hapësirë për afërsi politike më të mëdha në të ardhmen. Pasi partitë të çlirohen nga presioni elektoral dhe pritshmëritë e votuesve, mund të jenë më të hapura për negociata dhe për formimin e koalicioneve që do të mundësonin jo vetëm krijimin e qeverisë së re, por edhe zgjedhjen e presidentit", ka theksuar Emini për Telegrafin.
Ajo shton se ky skenar duket më i mundshëm sesa ai i zgjedhjeve të reja parlamentare, sidomos nëse partitë përballen me realitet që nuk i jep avantazh të madh në rast se kemi zgjedhje të reja në nivel qendror.
Zgjedhjet lokale të së dielës pritet të jenë më shumë sesa një garë komunale. Ato mund të jenë një provë për legjitimitetin dhe pozicionin e partive politike në prag të vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e qeverisjes në vend. /Telegrafi/
Në qarkun e Shkodrës ka vijuar operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:
-në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.
-në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër. /Telegrafi/
Nga Albert Vataj Shkodra po i kthehet madhështisë së saj të hershme, emrit që ka mbajtur me krenari kohrave të korifenjve, dhe traditave që e kanë bërë simbol të përkatësisë kulturore të shqiptarëve. Qyteti po shkruan historinë e re përmes eventeve që rikthejnë zërin e tij, zgjojnë ambicjen dhe frymëzojnë guximin për të pretenduar vendin që i takon, atë të një zonje të rëndë…
PostPremier nga Albert Vataj Në Shkodër, qytetin ku e qeshura ka pasur gjithmonë një fron pretenduesi mbretëror, pa të drejtë abdikimi, premiera “Pikante” e Sandër Ruçit nuk u shfaq thjesht si një shfaqje humori, por si një testament artistik. Ajo u bë një stacion i madh reflektimi mbi të kaluarën dhe të ardhmen e humorit shkodran, një ndërthurje mes nostalgjisë për lavdinë e dikurshme dhe…
Guillaume Lejean (1824-1871) ishte hartograf dhe gjeograf breton që udhëtoi goxha shumë në Turqinë evropiane, duke hartuar harta për autoritetet franceze. Lindi në Pluige-Geron pranë Morlesë në Bretanjë, dhe studioi në Kolegjin e Francës [Collège de France] në Paris, nën drejtimin e historianit të njohur Jules Michelet, ku pati rastin të takonte shumë studentë nga Ballkani. Punoi si sekretar i shkrimtarit dhe politikanit Alphonse de Lamartine dhe me pasion u interesua për gjeografinë dhe udhëtimet. Në vitin 1860, Lejeani u dërgua nga perandori Napoleon III në një ekspeditë drejt burimit të Nilit dhe u emërua nënkonsull francez në Masaua pranë Detit të Kuq (1862-1864). Pas kthimit në Francë, ai i kushtoi vëmendje Turqisë Evropiane dhe i bindi autoritetet për domosdoshmërinë e hartave të besueshme të Evropës Juglindore. Lejean ishte gjashtë herë në Ballkan dhe ishte autor i pesë librave dhe i shumë artikujve e letrave. Duket se ai i ka përshkuar disa herë trojet shqiptare midis viteve 1858 dhe 1869. Më poshtë disa janë fragmentet nga shkrimet e tij për Shqipërinë.
Nga: Guillaume Lejean[1] Përktheu nga frëngjishtja dhe përgatiti: Robert Elsie Përktheu në shqip (nga anglishtja): Agron Shala
Në Malet e Shqipërisë së Veriut (1858)
Pasi mbarova punët që kisha në Dubrovnik, u nisa me një anije të kompanisë “Lloyd” që shërbente në Shqipëri, me qëllim që të zbrisja në Bar dhe të udhëtoja drejt Lindjes, në malet e fiseve autonome. [...]
Në një kthesë të rrugës së lashtë, mbërritëm në brigjet e një liqeni të bukur me ujë të ndenjur të mbushur me baltë. Ecëm përgjatë tij me kujdes, sepse disa pjesë të rrugës kishin rënë në ujë. teksa po admironim hijen e gjetheve të dendura në anën tjetër, vura re se uji po rridhte ngadalë. Pasi shkëmbeva disa fjalë me udhërrëfyesin tim, e kuptova gabimin tim. Ajo që kisha menduar se ishte një liqen i gjatë, në fakt ishte një kthesë e lumit Buna që shërbente si dalje për liqenin dhe për ujërat nga Mali i Zi. Ky lumë është në fakt i lundrueshëm deri dy liga poshtë Shkodrës. Fatkeqësisht, përballë fshatit Obot ishte një breg rëre ku uji kurrë nuk është më shumë se tri metra i thellë, gjë që pengonte pothuajse gjithë lundrimin. Turqit dhe vendasit nuk ishin nga ata njerëz që do ta hiqnin këtë pengesë dhe do t’i siguronin qytetit me 40 mijë banorë qasjen e lirë në det. Deri këtu, në Bunë, përveç lundrave shqiptare ka pasur vetëm anije të vogla luftarake të destinuara për ta mbrojtur vendin kundër Malit të Zi.
Pavarësisht vetëpërmbajtjes orientale, të gjithë nisëm të bëheshim të paduruar, kur papritur pamë një kodër të izoluar që ngrihej përpara nesh, e kurorëzuar me një fortesë të madhe venedikase. E njoha menjëherë, pa e parë kurrë më parë. Ishte Rozafa idilike, fortesa historike e Shkodrës. Pas një gjysmë ore ecjeje me vështirësi, përgjatë shtegut rreth Malit të Taraboshit, hymë në një fshat me pisllëk piktoresk, të quajtur Galata (ndoshta një shaka). Kaluam urën e gjatë prej druri të quajtur Uzun Köprü [Ura e Gjatë - shën. i R. E.] dhe hymë në qendrën tregtare të njohur si pazari, i vendosur në këmbë të fortesës. Këtu i lashë shokët e mi dhe, pasi kalova një djerrinë të madhe, u drejtova për në Konsullatën e Francës që ndodhej në qytetin e ri, ku u prita me mirësjellje nga dragomani, z. Robert, i cili i ushtronte funksionet konsullore në emër të z. Hecquard që mungonte.
Të nesërmen në mëngjes, z. Robert dhe unë dolëm në një kodër të quajtur Kodra, e cila ofronte një pamje të shkëlqyer të rrethinës. Rreth nesh shtrihej një fushë 27 lega e gjatë dhe me gjerësi të ndryshme që ndiqte konturat e lumit të Moraçës, të liqenit dhe Bunës, deri në det. Në këtë fushë, lartësitë e Kodrës dhe Rozafës formojnë një zinxhir të vogël kodrash të izoluara me shist argjilor. Në Verilindje mund të shihnim panoramën e mrekullueshme të liqenit që përfundonte në formë konike drejt Malit të Zi, malet e largëta të të cilit dukeshin në mjegullën e mëngjesit. Në të djathtë ndodhej një varg malor më i afërt, dhe për këtë arsye më i dukshëm, me shpatet e pjerrëta të mbuluara me pyje. Aty jetojnë fiset baritore gjysmë të pavarura që quhen Shtatë Flamujt. Në bazën e malit të Cukalit, maja më jugore, mund të shihnim luginën e thellë të Drinit që dilte nga malet. Ai e ndan këtë mal nga vargmali i ashpër dhe i zi i Mirditës. Chateaubriand ka thënë dikur, “Liria gjithmonë ka jetuar në male”. Pyes veten çfarë mendon Pashai i Shkodrës për këtë, nëse ndodh që të ngrejë sytë nga fortesat e tij drejt fortesave të tjera të frikshme që natyra ua ka dhënë shqiptarëve nga tradita dhe privilegji, dhe malazezëve përmes forcës së armëve të tyre. “A mund ta paramendosh se si janë këta banditë malazezë?” - më tha me mirëbesim, një konsull osman. “Ata janë duke vdekur nga uria, në shpella të neveritshme, dhe megjithatë duan të punojnë. Janë punëtorë të shkëlqyer në bujqësi, kopshtarë dhe madje edhe detarë. I ftojmë të zbresin në fushë dhe të marrin Zetën, një fushë e bukur me një perimetër prej pesëdhjetë legash, me kushtin e vetëm që të pranojnë se janë nënshtetas turq. Dhe, a e dini zotëri se si përgjigjen këta të mjerë të uritur? Thonë se kjo do t’i turpëronte”.
Liqeni të cilin sllavët e quajnë Blato dhe shqiptarët e quajnë Liqeni [Likieni], është një shtrirje e konsiderueshme e ujit, e kufizuar në Perëndim nga një kreshtë gri, kodrat e fundit të së cilës zbulojnë kepet shkëmbore dhe disa fshatra peshkatarësh. Në Lindje,, fusha e banuar nga Buza e Ujit dhe Hoti, përfundon me një pjerrësi aq të butë saqë është e vështirë të përcaktosh vijën ndarëse mes tokës dhe ujit. Ato janë fusha në verë dhe moçale në dimër. Këtu ndeshemi me traditat e përjetshme të liqenit, si në Greqinë e Lashtë ashtu edhe në vendet moderne kelte. Vendasit thonë se liqeni nuk ka qenë gjithmonë aq i madh sa është sot, dhe se në bregun lindor ka pasur dikur një fushë të mbuluar me fshatra të quajtur Fusha e Pronave. Pas një tërmeti që dëmtoi rajonin, kjo fushë u fundos nën ujë dhe pleqtë thonë se, kur uji është i qetë, mund të shihen rrënojat e shtëpive dhe majat e pemëve në thellësi. [...]
Në Shkodër qëndrova vetëm aq sa më duhej për t’u përgatitur për udhëtimin tim në brendësi të vendit. Ndodhi diçka që më pengoi të dorëzoja postën të cilën pashai ma kishte dhënë për Prizren. Por, meqë kisha marrë me qira kuaj poste dhe një suvar [polic kalorës] si shoqërues, vendosa, si ngushëllim për këtë zhgënjim, të bëja një ekskursion mes fiseve të lira të Shtatë Maleve. Miqtë e mi në Shkodër më shoqëruan deri te një pemë gjigante që shënonte kufirin verior të qytetit. Ndërsa po i përshëndesja për lamtumirë, një britmë e çuditshme nga suruxhiu [shoqëruesi kalorës] bëri që të tre kuajt tanë të niseshin me galop përmes shqopës që ngjante shumë me shkurrishtat e gjera në perëndim të Francës. Në shqopë kishte disa grupe shtëpish që jepnin përshtypjen e prosperitetit të përgjithshëm të Shqipërisë. Nga larg, pamë tufa të gjata që shoqëroheshin nga barinj me pamje madhështore, me mustaqe të theksuara, të cilët, në vend të shkopinjve, mbanin pushkët e tyre shqiptare nga të cilat ata kurrë nuk ndahen. Madje edhe barinjtë trembëdhjetëvjeçarë mbanin pushkën mbi supe. Qentë me qime të trasha na hodhën një vështrim më pak miqësor. Edhe delet dukeshin kërcënuese nën pamjen e tyre të jashtme budallaqe. Që në fillim mund të shihej se ishim mes shqiptarëve të vërtetë, një racë e muskujve dhe zemrave të hekurta.
Toka ishte e ngjashme me njerëzit. Kaluam përroin e Vrakës, një rrjedhë kristal e pastër, në të cilën kuajt tanë u futën me kënaqësi. Krijesat e shkreta dukeshin se janë të bindura se nuk do të ketë më ujë gjatë dy ditëve të gjata të udhëtimit tonë. Kjo fushë e gjelbër është një lloj crau shqiptar, mbi të cilin kuajt tanë ecnin me shumë vështirësi. Shtretërit e përrenjve, që hasëm, nuk na ofruan asgjë tjetër veç rërës së tyre të bardhë verbuese, të cilën vendasit e përdorin për të lustruar armët e veta. Pas një marshimi prej tri orësh, arritëm në një shteg me hije dhe u ndalëm në fshatin Koplik, qendra e një fisi prej rreth 4 500 banorësh - të cilët dikur ishin që të gjithë katolikë, por tani gjysma e tyre janë konvertuar në islam. Duhet thënë se ata nuk janë myslimanë të zakonshëm, sepse janë shumë të përkushtuar ndaj Shën Nikollës dhe Shën Gjergjit dhe ndezin qirinj në nder të tyre.
Kopliku është me interes të veçantë. Është vendi i mbledhjes së banditëve të rrethinës. Policia në Shkodër do të hezitonte shumë për të trazuar punët e tyre të mbrapshta. Më bëri përshtypje se shumë pashallarë ishin të bindur se një muaj banditizëm përbënte një stërvitje më të mirë për këmbësorët e tyre sesa tri vjet me stërvitje në stilin evropian. Për të qenë të drejtë me banditët serbë dhe shqiptarë, duhet theksuar se, në kohë lufte, ata shërbejnë me besnikëri nën flamurin e fisit të tyre, dhe me siguri nuk do ta bënin këtë nëse autoritetet do të vendosnin t’u imponoheshin atyre në atë moment. Një milje para Koplikut, rruga ndërpritet nga një shteg që të çon drejt liqenit të Rjollit. Teksa po i afroheshim kryqëzimit, pesë burra që vinin nga Lindja u pozicionuan përpara nesh. Kostumet e tyre, armët e tyre dhe qëndrimi i tyre ishin të tillë saqë ndjeva një detyrim t’i admiroja. Edhe suvari im i pa, por nuk ishte në disponim të mirë për ndonjë admirim. Papritmas, na dha një shenjë, mua dhe suruxhiut, dhe u nis me galop në drejtim të fshatit. Mendova se ishte me ngut për të arritur në vendin ku do të flinim, por dy ose tre minuta më vonë ai u kthye në rrugë. Kishte dashur vetëm të shmangte qëndrimin brenda rrezes së zjarrit të atyre pesë burrave. U ndjeva i poshtëruar që pa dashje kisha luajtur rolin e një frikacaku, aq më tepër kur, nga sa mund të shihja, pesë burrat ndoshta ishin në kërkim për hakmarrje për ndonjë gjakmarrje dhe nuk do t'i shqetësonin udhëtarët. Ata nuk dukeshin të ofenduar nga dyshimi i treguar nga xhandari ynë dhe vazhduan udhëtimin e tyre si njerëz të mirë që me gjasë edhe ishin. [...]
E lamë për një kohë Prronin e Thatë për të hyrë në luginën e Dedajve ku, sipas informacionit nga z. Viquesnel, shpresoja të gjeja një gurore të vërtetë me fosile, por mungesa ime e njohjes së shqipes nuk më mundësoi t’i pyesja vendasit të cilët mund të kishin qenë në gjendje të ma tregonin. Në vend të kësaj, e kalova kohën duke vizatuar një hartë të luginës dhe ngushticës në Veri të fushës, dhe isha i rrethuar gjatë gjithë kohës nga banorët e Dedajve që habiteshin me instrumentet e mia. [...]
Dikush mund të shtrojë pyetjen nëse gjakmarrjet janë të zakonshme në Shqipëri. Do të përgjigjesha me një fakt. Kisha me vete një tabelë të të gjitha vrasjeve të kryera në Pulat, fshat më fshat, nga viti 1854 e deri më 1856. Përqindja e përgjithshme është një vdekje për dhjetë shtëpi. Në komunën e Niksajve [mbase Nikç - shën. i T.], është një burrë për familje në trembëdhjetë vjet. Nëse i shtohet kësaj lista e gjatë e vrasjeve në tentim, por të pasuksesshme, kuptohet se një gegë shqiptar tridhjetëvjeçar, i cili nuk ka vrarë ende askënd, është po aq i rrallë sa një frekuentues i rregullt i salloneve parisiane i cili, në të njëjtën moshë, nuk ka botuar ende një artikull në një nga revytë më të mira.
Në Dedaj pata rastin të studioj tipin malësor gegë të cilin kushtet e jetesës dhe klima e kanë bërë disi më ndryshe nga banorët e qyteteve. Njerëzit këtu janë më shumë barinj sesa bujq. Ata janë të gjatë dhe thatanikë, dhe fytyrat e tyre të holla, me pamje krenare, janë të njohura mirë për ata që kanë udhëtuar në Greqi ku gjaku shqiptar është përzier shumë me atë të grekëve. Kostumet e tyre tradicionale, një jelek i kuq dhe një fustanellë, ruhen për rastet festive dhe zëvendësohen në jetën e përditshme me një mantel të gjatë leshi dhe pushkë në një brez shpatullash. Siç kam vënë re, pushka është pak a shumë një përbërës i pandashëm i shqiptarit të pavarur. Siç mund të shihet në shkrimet e z. von Hahn, përdorimi i një pushke është formalisht i ndaluar për priftërinjtë katolikë, por ata e injorojnë këtë ndalesë. Këtu mund të shohësh një prift duke dhënë ritin e fundit për të vdekur dhe pastaj, në kthim, duke qëlluar mbi ndonjë turk të dyshimtë që nuk iu përgjigj përshëndetjes së tij. Sa për gratë, puna e rëndë dhe lindjet e hershme i shkatërrojnë ato në moshë të re, por jeta e shtëpisë dhe mirëqenia relative u lejon vajzave të reja të ruajnë bukurinë e tyre që rrezaton pastërtinë dhe energjinë me gjak të ri.
Më pas hyra në tokën e fisit Shkreli, një nga fiset më të rëndësishme në male sepse përbëhet nga 2 500 frymë dhe furnizon lehtësisht 600 pushkë. Kaluam një shqopë poshtë një pjese të pjerrët dhe zbritëm te Prroni i Thatë i cili është i kalueshëm vetëm këtu. Aty takuam një burrë, rreth dyzet vjeç, gjashtë këmbë i gjatë dhe me pamje të mirë, i cili po ruante kopenë e tij në shqopë. Ai m’u drejtua në italisht dhe unë përfitova nga rasti për të marrë prej tij disa informacione të dobishme. Ai ishte një fshatar i gjendur mirë, nga fshati Zagorë, dhe ishte i fisit Shkreli. Emri i tij ishte Çukë dhe çdo vit në pranverë ai zbriste në Medua [Shëngjin - shën. i R. E.], në bregdet, ku fisi i tij kishte kullota të dhëna nga Osman Pasha i Shkodrës. Ai kishte mësuar italisht për të shërbyer si dragoman për kapitenët e marinës tregtare italiane dhe austriake që ndaleshin në Medua dhe bënin tregti me lesh të trashë dhe artikuj të tjerë me malësorët. Ai më ftoi ta vizitoja, në kthimin tim në Zagorë, duke më siguruar se do të më shoqëronte deri në Bogë, po të kishte dikë aty që do të njoftonte familjen e tij. E pyeta për Prronin e Thatë. Ai më tha se uji rridhte në të vetëm për rreth një ditë ose dy një herë në dhjetë vjet - pas një periudhe reshjesh të jashtëzakonshme në Bjeshkët e Nemuna. Është e vështirë që shpyllëzimit të pjesshëm të maleve t’i atribuohet gjendja aktuale e thatë e përroit, sepse është e pamundur që një gryke e tillë të jetë gdhendur nga përroi i rastësishëm që rrjedh një herë në dhjetë vjet. [...]
Nga aty e deri në Bogë, shtegu ndiqte bregun e majtë të grykës dhe kalonte nëpër një vend më të kultivuar, pavarësisht klimës më të ftohtë. Ndryshimi në klimë ishte i dukshëm nga mungesa e disa bimëve, si hardhitë e egra që janë të zakonshme në rajonin e Berzelës [Bzheta - shën. i R. E.]. Pas një udhëtimi për dy orë, e jo pesë siç thotë z. Boué (libri i të cilit është jashtëzakonisht i saktë për këtë shteg dhe për të tjerët, me përjashtim të dy ose tri detajeve të rëndësishme), arritëm në fshatin Bogë i cili, sipas z. Boué, i përket fisit Kelmendi dhe, sipas z. Jubany, ai i përket fisit Shala. Ky i fundit e bazoi shkrimin e tij mbi informacionet zyrtare dhe, edhe pse kjo mund të vihet në dyshim, unë preferova versionin e Bouésë dhe mendimin se kisha arritur në një pjesë të vendit që i përkiste Kelmendit të famshëm i cili për dy shekuj ishte krenaria e Shqipërisë katolike dhe tmerri i gjithë Perëndimit të Perandorisë Osmane - nga Dalmacia deri në Pashallëkun e Adrianopojës [Edirne]. Këta malësorë, të cilët rezistuan ndaj ushtrive prej njëqind mijë burrash, ranë viktima të grindjeve të veta të brendshme dhe u deportuan në masë në Serbi. Më vonë, ata u pushtuan nga malli për vendlindjen dhe u kthyen në tokën e tyre amtare, duke shtypur këdo që u përpoq t’i ndalonte. Përtacia e turqve ua mundësoi atyre të vendoseshin, por tani ata ishin vetëm një imitim i dobët i madhështisë së dikurshme fisnore, sepse përbëheshin vetëm nga katër fshatra dhe 4 000 banorë.
U prita ngrohtësisht në Bogë, falë një rekomandimi nga konsullata dhe mikpritjes tradicionale të gegëve. Nuk e shpërdorova qëndrimin tim, sepse isha aty vetëm për aq kohë sa më duhej për të kryer punën time topografike. Ashtu si Berzela, Boga është e vendosur në shtratin e një liqeni të dikurshëm që u tha për shkak të mungesës së ujit në Prronin e Thatë. Lugina paraqet të njëjtën seri kureshtare të shtresave horizontale që tregojnë periudha të njëpasnjëshme tharjeje. Fshati është i shpërndarë në bregun e djathtë të luginës. Një kishë e izoluar ngrihet në anën tjetër. Të tilla shtresa të tokës diluviane janë pothuajse po aq të goditura sa lugina e Piatrës në Moldavi - një nga studimet më interesante që mund të bëjë një gjeolog. Mbërrita në krye të Prronit në orën një e gjysmë pasdite (nuk mund ta quaj vërtet burim të përroit, sepse nuk ka ujë). Do të kisha dashur të shkoja më lart nëpër grykat e Bjeshkëve të Nemuna dhe, po të mos ishte shumë larg, të kisha parë pellgun e bukur të Gucisë dhe safirin e vogël të quajtur Liqeni i Plavës, por nuk pata kohë dhe, fatkeqësisht, jam detyruar të kthehem duke përdorur të njëjtin shteg.
Pak pas Dedajve, kaluam Prronin mbi një urë druri që ishte aq e kalbur saqë kaluam mbi të me kujdes, një e nga një, duke i lënë kuajt tanë të tërhiqeshin pas nesh. Ura nuk u shemb dhe, pasi hipëm përsëri mbi kuajt tanë, kaluam nëpër një tokë të kultivuar, dëshmi e punës së palodhur të shqiptarëve, dhe arritëm në Zagorë ku gegu im gjigant, Çuka i mirë, po priste dhe na pranoi me një mirëseardhje të madhe. Nuk do t’i lodh lexuesit e mi me tregimet për mikpritjen e fshatit në Orient. Mjafton të them, sa për informacion të udhëtarëve sybaritë, se fjeta në një kopsht nën yje.
Zagora është një fshat shqiptar, por mban një emër sllav, që do të thotë “në këmbët e malit”. Kjo duket se tregon se ishte një nga vendet ku gegët i dëbuan sllavët, ndoshta në një kohë menjëherë pas pushtimit turk. Toka fillimisht i përkiste tri fiseve serbe: Petroviq, Tutoviq dhe Pelaj, të cilët formonin një grup prej njëqind shtëpish rreth Malit Veleçik. [...]
Katër orë pasi kishim kaluar përsëri Prronin, këtë herë mbi një urë guri që ishte në gjendje të mirë, u ktheva në Shkodër ku isha shumë i zënë duke organizuar ekskursionin tim të ardhshëm në Mal të Zi. [...]
Udhëtimi në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut në vitin 1869
Kështjella mjaft e shëmtuar që dominon sot Prizrenin, nuk ka ndonjë interes të veçantë historik. Në këmbët e saj mund të shihet një xhami që dikur ishte kishë e krishterë, e dhunuar dhe e përdhosur nga turqit (siç ka ndodhur në shumë vende të tjera), ndoshta në kohën e Sinan Pashës. Ndoqa shtegun në formë zigzage përgjatë kështjellës dhe zbrita në Prizren, ku u prita me respekt nga Arqipeshkvi, Monsinjor Dario Bucciarelli, i cili ishte ende shumë i ri, një njeri i hijshëm në çdo kuptim.
Kalova disa ditë në Prizren duke u marrë me arkeologji dhe gjeografi. Si pikë vrojtimi zgjodha një shkëmb pas lumit Bistricë, sipër varrezës së krishterë. Vura re aty një varr turk të dëmtuar, por ende jo krejt i shkatërruar, dhe pyeta se çfarë ishte. Mësova se ishte varri i një fanatiku vendas i cili, i tërbuar nga fakti se nuk do të mund të shtypte të krishterët pas vdekjes së tij, kishte këmbëngulur që të varrosej sipër varrezës bullgare [vllahe - shën. i T.] për të dominuar të pafetë nën tri gurët e varrit të tij. Dëshira e tij u plotësua. Por, një njeri me një interpretim kaq të çuditshëm të tolerancës nuk mund të shpresojë tolerancën e njerëzve që donte t’i ofendonte. Të krishterët që kalonin pranë varrit të tij ia bënin këtë të ditur. Pa dyshim që do të kishte qenë më mirë për ta që ta linin të qetë varrin e atij njeriu të pacipë, por, në fund të fundit, kush provokoi i pari?
Është një udhëtim gjashtorësh, përmes fushës, nga Prizreni në Gjakovë. Në rreth gjysmë ore rrugë është një urë e bukur që kalon guximshëm lumin Drin, në fund të një gryke të ngushtë. Ajo dikur mbronte një kështjellë romake, ose ndoshta dy. Në shqip ura quhet Ura e Fshajtë, një fshat fqinj, dhe gjithashtu Ura e Shenjtë - një emër i lidhur me një legjendë. Vendasit pohojnë se gryka e përmendur është hapur nga Shën Nikolla, i cili deshi të hapte një kalim te Drini dhe të thante një liqen që dikur mbulonte fushën e Gjakovës. Njerëzit kanë idetë e tyre për gjeologjinë, ide që janë më pak shkencore dhe më të vërteta se tonat, por duhet pranuar se këtyre tregimeve nuk u mungon hijeshia.
Fusha e Gjakovës është pjesërisht e kolonizuar nga shqiptarët katolikë të fisit Fani të Mirditës, toka e të cilëve është më pak pjellore sesa pjesa tjetër e Mirditës. Kjo i shtyu ata të vinin dhe të vendoseshin në këtë fushë, si bujq për myslimanët. Këta të fundit, duke qenë përtacë, të ligj dhe arrogantë nga natyra, si hidalgotë, u gëzuan kur panë tokat e tyre të lulëzonin pa bërë gjë vetë. Por, sapo toka hyri në prodhim të plotë, ata u përpoqën me egërsi të dëbonin ata të cilët e kishin bërë pjellore. Për fat, fanët janë po aq të zotë me pushkë sa edhe me lopata, dhe besimtarët myslimanë u detyruan të kufizoheshin vetëm duke sharë bujqit e tyre të zellshëm.
Shpirti luftarak i Fanit, të cilit sapo iu referova, shpërtheu së fundmi. Në skaj të fushës së Gjakovës ishte një shtëpi e fortifikuar e banuar nga myslimanët që çonin jetë luksoze. Ata hynin në fshatrat bullgare [vllahe - shën. i T.] përreth dhe merrnin gjithçka donin - ushqim, para, gra, bagëti. Kjo vazhdoi për mjaft kohë dhe autoritetet më në fund u detyruan të ndërhynin. Meqë kishte vetëm policë dhe ushtarë turq, banditët mund të bënin çfarë të donin, por, më në fund, konsujt e paduruar kërkuan nga Pashai i Prizrenit që të pastronte vendin nga kjo fole hajdutësh. Çështja iu dorëzua një oficeri nga Gjakova, vetë bandit i njohur, por një burrë i aftë për veprim. Në vend që të merrte vartësit e tij me vete, ai thirri fanët, mblodhi shtatëmbëdhjetë prej tyre dhe u nis për të sulmuar fortesën (kulla) e banditëve. Ajo u mor me sulm, banditët u vranë dhe dy burra të Fanit u plagosën rëndë. Nuk kam nevojë të shtoj se këta dy burra, të plagosur gjatë shërbimit publik, kurrë nuk morën pagat e premtuara. Ata patën fatin të liheshin të qetë. Në fund të fundit, ata kishin guxuar të vrisnin “besimtarët” dhe të gjithë e dinë se në vendet myslimane jeta e një hajduti mysliman është e shenjtë për çdo të pafe që ka në shënjestër kuletën e tij. [...]
Deri në Prizren kam udhëtuar në siguri të plotë. Por, në Podrimë, filluan problemet e mia. Mbërrita në qytetin e Gjakovës, prej nga doja të vazhdoja direkt e në vijë të drejtë për në Shkodër, përmes krahinave autonome. Është e pamundur të udhëtosh në këtë vend nëse nuk je i shoqëruar nga një vendas i cili e drejton udhëtarin nëpër fshatra miqësore. Përndryshe, vazhdon duke ndryshuar udhërrëfyesit dhe garantët nga fshati në fshat. Çdo fyerje kundër udhëtarit duhet të hakmerret nga garanti ose fisi i tij - sapo të jepet mundësia. Ishte kjo kohë e keqe për mua. Kur isha në Gjakovë, shpërtheu një përleshje në Korenicë, një orë larg qytetit. Dy fise kishin sulmuar njëri-tjetrin një ditë më parë në Bytyç, në shtegun që unë kisha ndërmend të merrja. Më këshilluan të shkoja në Pejë, një qytet i vogël i këndshëm një ditë udhë larg, për t’i marrë garantët atje. Shkova atje dhe e gjeta qytetin në rrëmujë të plotë. Një i ri mysliman, i dashuruar në një vajzë myslimane nga një shtëpi e mirë, vendosi ta rrëmbente me pushkë në dorë, megjithëse me shumë gjasë do ta kishte pasur po ta kishte kërkuar thjesht dorën e saj. I gjithë qyteti kishte marrë njërën apo tjetrën anë dhe pati të shtëna gjithë natën dhe shumë viktima. Prisja të përfundoja në mes të betejës, por gjërat ishin të qeta kur arrita. Megjithatë, fshatrat ishin të pasigurta, siç mësova ditën tjetër. [...]
Nuk e gjeta udhërrëfyesin që kërkoja në Pejë dhe u detyrova të kthehesha në Gjakovë, ku më në fund më dhanë dy burra, njëri prej të cilëve ishte hoxhë mysliman i fisit Krasniq. Ne do të udhëtonim për dy ditë nëpër një vend të myslimanëve fanatikë dhe të pavarur. Si i tillë, George, megjithëse katolik i zjarrtë, e gjykoi se është e duhur të shtirej si mysliman dhe shpiku një histori duke u shtirur si njëfarë Rashid Aga, djali i Mulla Hysenit, i lidhur me xhaminë e madhe të Shkodrës, dhe i zonjës Gylnare, gruas së tij. Kjo histori e vogël e ndihmoi atë të bëhej mik me një fanatik mysliman i cili ia tregoi atij urrejtjen ndaj të krishterëve. Ai fliste vazhdimisht për kënaqësinë që do të ndiente duke i masakruar, djegur dhe ngulur në hunj në këtë botë, përpara se të piqeshin përgjithmonë në tjetrën. [...]
Duke lënë Gjakovën, kaluam fushën për dy orë dhe pastaj u ngjitëm në male prej nga zbritëm në një luginë të bukur të quajtur Butandj [Babaj i Bokës - shën. i R. E.], ku kaluam natën. Ditën tjetër, lashë Butandjin me dy luftëtarë fshati të cilët më shoqëruan deri në kufijtë e tokës së fisit të tyre, dy lega larg. U ndalëm aty në një qafë të lartë ku kishim një pamje të mrekullueshme të një lugine të gjerë, e banuar dhe po ashtu e pyllëzuar, nëpër të cilën rridhte një lumë i bukur me emër latin, Valbona. Ishin dy kodra që e prishnin disi pamjen tonë, ndaj u ngjita në njërën prej tyre, për tmerr të udhërrëfyesve të mi të cilët më paralajmëruan se malësori i parë që do të më shihte do të më qëllonte pa më pyetur se kush isha. Në fund të fundit, ndoshta nuk u interesonte shumë atyre nëse do të vritesha apo jo, por nëse diçka do të më ndodhte në shoqërinë e tyre, ata do të ishin personalisht përgjegjës, sipas zakonit, dhe do të detyroheshin të merrnin hak kundër fisit fqinj për një çështje që nuk u përkiste fare. Premtova të mos largohesha, por sapo u largova nga vështrimi i tyre, harrova premtimin. Jam i mësuar me jetën në vende të egra dhe e di çfarë masash duhet të marr. U tregova shumë i kujdesshëm, deri në momentin kur pasioni im për gjeografinë më pushtoi dhe më bëri të harroj gjithçka - përveç peizazhit të mrekullueshëm përpara meje. Brenda më pak se një ore, kisha bërë një hartë të hollësishme të luginës dhe u ktheva te burrat - për kënaqësinë e madh të udhërrëfyesve të mi të cilët tani mund të ktheheshin në shtëpi. Vazhdoja më tej me të tjerët dhe gjatë pasdites e kalova lumin Valbonë, si dhe një degë lindore të tij që mbante emrin sllav, Bistricë. Nga Valbona vazhdova përgjatë shpateve të përdredhura, megjithëse të kultivuara, dhe u ftova me mirëseardhje në një shtëpi të izoluar - një fortesë e vërtetë shqiptare e përbërë nga një kat përdhes pa derë e pa dritare, dhe një kat sipër që arrihej me shkallën që mund të hiqej në shenjën më të vogël për ndonjë rrezik. Të gjitha shtëpitë këtu janë ndërtuar kështu dhe ofrojnë dëshmi të qartë të gjendjes së luftës që është normale në këtë krahinë.
Hoxha ynë - përkundër profesionit të tij si njeri i fesë, kishte shkuar të vidhte rrush në një vresht që njihte - mbërriti me kohë për darkë, recitoi një fatiha dhe pastaj një namaz ose lutje mbrëmjeje, së cilës George bëri sikur iu bashkua. Ata vazhduan kështu.
Të nesërmen në mëngjes, e hoqëm qafe shoqëruesin tonë të bezdisshëm, dhe burrat e fisit Krasniq na shoqëruan deri në Mërtur - një krahinë tmerrësisht e pjerrët. Ajo ishte e populluar mirë, por nuk kishte shumë bujqësi. Tani ishim në mes të një fisi katolik. Është e vërtetë që katolikët shqiptarë janë të vështirë për t’u kategorizuar. Isha dëshmitar i një shembulli interesant të kësaj në Mërtur. Në një shtëpi ku kisha ndaluar në mesditë, për të bërë një vakt fshatar, pashë një adoleshent 18-20 vjeç, pothuajse pa mjekër. Nëna e tij, një figurë e fortë amësore si të gjitha gratë shqiptare, po e qortonte në mënyrën që dukej se nuk i pëlqente djaloshit. George përktheu atë që po ndodhte. Djali ishte i martuar. Kishte humbur vëllezërit, njërin pas tjetrit, të cilët ishin gjithashtu të martuar. Me vdekjen e vëllait të parë, ai, sipas zakonit, ishte martuar me vejushën e vëllait të tij dhe kështu kishte kryer bigami. Por, edhe vëllai tjetër vdiq, dhe ai nuk ishte i gatshëm t’i nënshtrohej përsëri zakonit dhe të bënte trigami. Nëna, konservatore dhe respektuese e zakoneve, siç janë nënat në vende të tjera, përpiqej t’ia bënte të qartë djalit të saj se një burrë nderi nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të trashëgonte të vejat e vëllezërve të tij - edhe sikur të ishin pesë apo dhjetë. Shprehja në fytyrën e djaloshit më argëtoi shumë. Mund të shihej qartë se dy gra ishin mëse të mjaftueshme për të. Ai nuk e donte të tretën.
Katër orë pas këtij spektakli intim, u befasova kur hasa në një grup të vogël evropianësh - katër misionarë italianë që po bënin kamping në një kasolle me gjethe përpara një kishe që përpiqeshin ta rindërtonin. E kaluam një mbrëmje të këndshme së bashku dhe ditën tjetër, pasi u ngjitëm në një grykë të bukur të quajtur Lumi i Zi, zbrita në një tjetër luginë të quajtur Shalë dhe trokita në derën e bajraktarit ose kreut të famullisë së Abatit. Sigurisht, ishte një trokitje metaforike, sepse shtëpitë në këtë vend rrallëherë kanë dyer. Siç vura re, hyn dhe del nga shtëpia përmes një dritareje në katin e sipërm. Po të kishte pasur derë dhe po të trokitej, ka shumë gjasa të qëllohesh në kokë. Duhet të ndalesh dhjetë hapa larg shtëpisë dhe të bërtasësh p. sh., “Izot, schpii”? - domethënë, “I zoti i shpisë, a je aty”? Atëherë zakonisht shfaqet një figurë femërore, çështja diskutohet dhe zakonisht ftohesh me mirëseardhje. Bajraktari më ftoi të rrija në shtëpinë e tij, por e refuzova ofertën, duke i shpjeguar atij se, meqë nuk dija shqip, do të ndihesha më shumë si në shtëpi me famullitarin që dinte gjuhën time. Arsyeja e vërtetë ishte se kisha frikë se do të ishte një mbrëmje e bezdisshme. Shqiptarët e Malit të Zi [Malësisë - shën. i T.] janë njerëz të shkëlqyer, por biseda e tyre përqendrohet vetëm te kush është vrarë dhe kush duhet të vritet. Kjo është interesante për një ditë ose dy, por në fund bëhet paksa monotone. Kryetari më dha një udhërrëfyes për të më çuar te famullitari rreth një kilometër larg, duke u justifikuar se nuk mund të më shoqëronte personalisht sepse kishte një fqinj në atë shteg të cilit i kishte borxh gjakun në një hasmëri.
Rastësi fatlume ishte që prifti i cili shërbente në kishën e Abatit ishte i njëjti si famullitar i Kirit, një fshat ku do të kaloja ditën tjetër, kështu që ai vendosi të vinte me mua.
U nisëm të nesërmen në mëngjes, unë, George, prifti dhe një shërbëtor me një lopë të cilën prifti kishte ndërmend ta shiste gjatë rrugës. Kafsha përfaqësonte një gjashtë muaj të të ardhurave të tij si famullitar i Abatit. Hasëm disa ciganë dhe më vonë disa malësorë që u intriguan aq shumë nga prania ime saqë pyetjet e tyre të përsëritura frymëzuan priftin të bënte shaka me ta, gjë që më argëtoi edhe mua. Ai u tha atyre se unë isha Mbreti i Francës (kral i Francit) që po vizitonte miqtë e tij midis të krishterëve të lirë të Malit të Zi [Malësisë - shën. i T.]. /Telegrafi/
______________
[1] Pjesë nga: Guillaume Lejean, Voyages dans les Balkans, 1857-1870 (Paris: Non Lieu, 2011), fq. 129; 135-149; 374-382. Përkthyer nga frëngjishtja [në anglisht] nga Robert Elsie.