Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KRU “Hidrodrini” mban të hapura arkat edhe të shtunën për pagesa

26 December 2025 at 08:18


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se, për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve gjatë periudhës së fundvitit, arkat për pagesa dhe shërbime do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë, më 27 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të menaxhmentit rajonal, orari i punës për këtë ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00, me qëllim të ofrimit të qasjes sa më të lehtë në shërbime për konsumatorët.

Po ashtu, nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se qytetarët mund të kryejnë pagesat e faturave dhe të marrin shërbime edhe përmes platformave online, duke shfrytëzuar aplikacionin e kompanisë ose platformën shtetërore eKosova.

Kjo masë, sipas njoftimit, është ndërmarrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuara gjatë muajit dhjetor dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe mërgimtarëve. /Telegrafi/


Ditë e pestë e grevës, Sindikata e KRU Hidrodrinit paralajmëron vazhdim deri në adresimin e kërkesave

23 December 2025 at 10:25


Punëtorët e KRU “Hidrodrini” po vazhdojnë grevën paralajmëruese, e cila sot hyri në ditën e pestë, si pjesë e ushtrimit të së drejtës për grevë në përputhje me ligjin.

Në një njoftim për media, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” theksoi: "Greva gëzon përkrahje të gjerë nga punëtorët, por rrugët e dialogut dhe negociatave mbeten të hapura për adresimin e kërkesave të punëtorëve, në kuadër të kompetencave të palëve përgjegjëse".

Greva zhvillohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër zyrtar nga Këshilli i Grevës.

Në njoftim bëhet e ditur se greva po zhvillohet në qytete të ndryshme, përfshirë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, ndërsa Shoqata Sindikale ka publikuar edhe fotografi nga aktiviteti.

Këshilli i Grevës njofton se qëllimi i grevës është të sigurojë respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe adresimin e kërkesave të tyre në mënyrë ligjore dhe transparente. /Telegrafi/

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës

23 December 2025 at 09:54


KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të rjedhjeve të mëdha të ujit në gypin kryesor, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 14:00 dhe do të prekë lagjen B.T. “Fidanishte”, si dhe rrugët “Agim Qelaj”, “Konferenca e Bujanit”, “Myrvete Maksutaj”, “Hasan Riza” dhe disa rrugë dytësore përreth.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërmarrja u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të zonave të prekura për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


Shërbime më të lehta për qytetarët, KRU “Hidrodrini” zgjat orarin e punës

19 December 2025 at 15:33


KRU “Hidrodrini” njofton konsumatorët se, për të përmirësuar shërbimet dhe për të lehtësuar qasjen gjatë periudhës së fundvitit, arkët do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna, më 20 dhe 27 dhjetor 2025.

Orari i punës për këto ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Ky vendim synon të përballojë kërkesat e shtuar të qytetarëve dhe të sigurojë efikasitet maksimal në ofrimin e shërbimeve.

“Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Sanohen pesë prishje në rrjetin e ujësjellësit në Klinë

16 December 2025 at 16:44


Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” Sh.A. – Njësia Operative në Klinë, të mbështetura edhe me teknikë të rëndë, kanë sanuar pesë prishje serioze në rrjetin e ujësjellësit, duke parandaluar humbje të mëdha të ujit dhe duke përmirësuar furnizimin për disa lagje të qytetit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërhyrjet janë realizuar në tri lagje të Klinës. Në lagjen “Arbëria”, në rrugën “Lekë Marleku”, është riparuar një dëmtim në gypin e ujësjellësit me dimension 160 milimetra.

Po ashtu, në lagjen “Tikvesh” janë sanuar dy prishje të tjera, të cilat kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në oborret e banorëve dhe në infrastrukturën rrugore, konkretisht në rrugët “Mic Sokoli” dhe “Shaban Sadiku”.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se intervenimet janë kryer me sukses dhe se situata në këto zona tashmë është stabilizuar.

Kompania ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të terrenit për reagimin e shpejtë dhe profesional në sanimin e këtyre prishjeve.

Punëtorët e KRU “HIDRODRINI” nesër nisin grevën, kërkojnë rritje të pagave prej 110 euro

16 December 2025 at 14:37


Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “HIDRODRINI” ka njoftuar se do të mbajë grevën paralajmëruese më 17 dhjetor 2025, nga ora 09:00 deri në 10:00, në objektin e zyrave qendrore të ndërmarrjes në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Sipas njoftimit thuhet se vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Grevës më 11 dhjetor 2025 dhe, sipas sindikatës, vjen si pasojë e mungesës së përgjigjeve zyrtare nga menaxhmenti i kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, pavarësisht shkresave dhe negociatave të zhvilluara deri më tani.

Punëtorët kërkojnë rritje lineare të pagave në vlerë prej 110 euro për të gjithë punonjësit, barazim të shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet e tjera të sektorit në vlerë prej 5 euro, si dhe pagesën e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në KRU “HIDRODRINI”.

Nga Shoqata Sindikale kanë paralajmëruar se, nëse pas grevës paralajmëruese nuk ndërmerren hapa konkretë për adresimin e kërkesave të tyre, veprimet sindikale do të përshkallëzohen deri në grevë të përgjithshme.

Sindika ka theksuar se mbetet e hapur për dialog, por e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini” realizon debllokime të rrjetit të kanalizimit në Pejë dhe Deçan

15 December 2025 at 15:23


Ekipet e KRU “Hidrodrini” – Sektori i Kanalizimit nga Peja kanë kryer punime pastrimi dhe debllokimi në shtatë lokacione të qytetit dhe një intervenim në Njësinë e Deçanit.

Siç njofton zyra për media e KRU “Hidrodrini”, intervenimet janë kryer për shkak të bllokimeve në sistem, të shkaktuara nga gjësende të ngurta, mbeturina dhe ushqime të hedhura në mënyrë të papërshtatshme, të cilat dëmtojnë funksionimin normal të rrjetit.

Debllokimet kanë përfshirë rrugët: Tahir Demaj, Myrvete Maksutaj, Halil Turku, Mbreti Bardhyl, Bekim Berisha-Abeja, Serbeze Gashi dhe Luigj Gurakuqi.

Sipas KRU “Hidrodrini”, qëllimi i këtyre veprimeve është përmirësimi i rrjedhshmërisë së ujërave të zeza dhe ruajtja e funksionalitetit të sistemit kanalizues, duke garantuar shërbim më të mirë për qytetarët.

Në Njësinë e Deçanit, ekipet kanë kryer po ashtu mirëmbajtje të pusetave dhe rrjetit të kanalizimit, duke parandaluar bllokime të mundshme në të ardhmen.

Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” apelon tek qytetarët që të mos hedhin në rrjet gjësende të ngurta apo mbeturina, duke respektuar funksionimin e sistemit të kanalizimit. /Telegrafi/


Punëtorët e KRU “Hidrodrini” paralajmërojnë për grevë

11 December 2025 at 14:55


Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se pas mbledhjes së Këshillit të Grevës, të mbajtur më 11 dhjetor 2025, është marrë vendim për organizimin e një greve paralajmëruese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Grevë paralajmëruese do të mbahet më 17 dhjetor 2025, nga ora 09:00 deri në 10:00.

Sipas sindikatës, ky vendim është marrë për shkak të mungesës së përgjigjeve zyrtare ndaj kërkesave të punëtorëve, pavarësisht shkresave dhe negociatave të zhvilluara me menaxhmentin dhe institucionet përgjegjëse.

Kërkesat kryesore të punëtorëve përfshijnë:

  • rritje lineare të pagave prej 110 euro për të gjithë punonjësit;
  • barazim të shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet tjera të sektorit, në vlerë 5 euro;
  • pagesën e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e KRU “Hidrodrini”.

Sindikatat paralajmërojnë se, nëse pas grevës paralajmëruese nuk ndërmerren hapa konkretë për adresimin e kërkesave, veprimet sindikale do të përshkallëzohen deri në grevë të përgjithshme.

Shoqata Sindikale thekson se mbetet e hapur për dialog, por e vendosur për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini” paralajmëron qytetarët për kujdes ndaj ujëmatësve me ardhjen e dimrit

5 December 2025 at 11:34


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka lëshuar një njoftim për konsumatorët, duke u bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj ujëmatësve dhe tubacioneve të ujit me fillimin e sezonit Vjeshtë/Dimër.

Sipas kompanisë, tubacionet dhe ujëmatësit që janë të ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta kanë rrezik të ngrirjes, sidomos ata të vendosur në mure të paizoluar, garazhe, bodrume ose nën sipërfaqe të tokës.

KRU “Hidrodrini” u rekomandon qytetarëve të bëjnë izolimin e ujëmatësve dhe tubave, si brenda pronës ashtu edhe në pusetat ku janë të vendosur matësit kryesorë, përcjell Telegrafi.

Vendosja e materialeve që pengojnë depërtimin e ajrit të ftohtë dhe shtimi i izolimit në muret e jashtme ndihmon në parandalimin e dëmtimeve.

“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e ujëmatësve dhe tubacioneve në pronën tuaj. Kujdesi paraprak mund të shmangë ndërprerje të furnizimit dhe dëmtime të mëdha,” njoftoi Zyra për Media e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/


ARRU në fazën përfundimtare të shqyrtimit të tarifave të ujit

3 December 2025 at 09:35


Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) ka bërë të ditur se është në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të paraqitura nga Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU), si pjesë e procesit të rregullt trevjeçar për përcaktimin e tarifave.

Sipas ARRU-së, ky proces zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore dhe përfshin diskutime publike në të gjitha regjionet e vendit, ku secila kompani paraqet kërkesën e saj tarifore për periudhën 2026–2028, përcjell Telegrafi.

Paralelisht, Rregullatori po kryen analizën e pavarur profesionale për secilin aplikacion, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e kërkesave dhe duke sfiduar kompanitë në rritjen e efiçiencës dhe cilësisë së shërbimeve.

ARRU ka bërë të ditur se në këtë fazë nuk mund të jepen detaje mbi nivelet e mundshme të tarifave, pasi procesi është ende në shqyrtim.

Përfundimi i vlerësimit pritet brenda muajit dhjetor, kur edhe do të publikohen Urdhëresat Tarifore për të gjitha kompanitë e ujësjellësit për tre vitet e ardhshme (2026–2028). /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini” realizon pastrim dhe debllokim të rrjetit të kanalizimit në Deçan

27 November 2025 at 10:52


Ekipet e Njësisë Operative të KRU “Hidrodrini” në Deçan, të mbështetura edhe nga sektori i kanalizimit në Pejë, kanë kryer sot një aksion pastrimi dhe debllokimi në pusetat dhe rrjetin e kanalizimit në disa zona kyçe të qytetit.

Ky intervenim është pjesë e angazhimeve të rregullta për mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit, me qëllim parandalimin e bllokimeve që shkaktohen nga mbeturinat dhe materialet e papërshtatshme që shpesh përfundojnë në këtë rrjet, përcjell Telegrafi.

Gjatë punimeve, ekipet kanë hasur në objekte të ngurta, mbeturina dhe materiale ushqimore të hedhura në mënyrë të pakontrolluar, të cilat dëmtojnë funksionimin e sistemit dhe shkaktojnë probleme të përsëritura.

Kompania apelon tek qytetarët që të shmangin hedhjen e materialeve të tilla në kanalizim dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës publike, në mënyrë që të sigurohen shërbime më cilësore dhe funksionale për të gjithë. /Telegrafi/


Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës më 12 nëntor

11 November 2025 at 17:25


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë ka njoftuar se të mërkurën, më 12 nëntor 2025, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:00 deri në ora 15:00 dhe do të përfshijë pjesë të lagjeve “Puhovci”, “Qendra”, “Kapesnica” dhe “Dardania”, konkretisht rrugët Nënë Tereza, Lekë Dukagjini, Mbretëresha Teutë, Qashi e Gjatë, Toni Bler, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, Bakir dhe Adem Gjuka, UÇK, Sali Qeku, Ardian Krasniqi, si dhe rrugët përreth tyre.

Nga kompania është bërë e ditur se këto punime janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë, ndërsa qytetarët janë ftuar për mirëkuptim gjatë periudhës së ndërprerjes.

“KRU ‘Hidrodrini’ falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/


KRU “Hidrodrini” u bën thirrje konsumatorëve të nënshkruajnë kontratat për shërbimet e ujit

3 November 2025 at 11:47


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e mbulueshmërisë së saj se nënshkrimi i kontratës për shërbimet e ujit është obligim ligjor dhe një garanci për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Në njoftim thuhet se të gjithë konsumatorët që ende nuk e kanë nënshkruar kontratën, ftohen ta bëjnë këtë në zyrat përkatëse të kompanisë në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Kompania sqaron se nënshkrimi i kontratës nuk nënkupton pranim të borxhit të mëparshëm, por përbën një hap të rëndësishëm për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale dhe për sigurimin e shërbimeve të rregullta të ujit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Nënshkruaj kontratën – siguro shërbimin tënd të ujit!”, theksohet në komunikatën e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/


Reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në Junik

3 November 2025 at 11:33


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Junik, ka njoftuar se për shkak të rënies së nivelit të ujit në burime, nga sot do të fillojë zbatimi i reduktimeve të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, reduktimet do të aplikohen çdo ditë nga ora 13:00 deri në ora 17:00, deri në një njoftim të ri nga kompania, njofton Telegrafi.

KRU “Hidrodrini” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë masë të përkohshme, duke theksuar se masa është e domosdoshme për të siguruar menaxhim të qëndrueshëm të rezervave ujore.

“Orari mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Media të KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/

“Kur përqafohen Drini dhe Buna” dhe Shkodra shndërrohet në një amfiteatër i spektaklit të natyrës

By: berti
2 November 2025 at 10:14

Nga Albert Vataj Takimi i Drinit dhe Bunës është një prej mrekullive të Shkodrës. Kjo tablo natyrore bëhet edhe më madhështore kur e sheh si pjesë të një simfonie më të gjerë ujërash që e rrethojnë qytetin dhe e bëjnë atë një nga peizazhet më të bekuara të Shqipërisë. Drini zbret nga Alpet me energjinë e rrëkeve të egra dhe me shpirtin e luginave të thella që ka përshkuar. Buna, e qetë…

Source

KRU “Hidrodrini” ndërmerr aksion çkyçjeje ndaj konsumatorëve borxhlinj në Pejë dhe Vitomiricë

27 October 2025 at 15:57


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë ka zhvilluar një aksion në terren për çkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të pashlyera ndaj ndërmarrjes.

Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni është realizuar në disa zona të qytetit të Pejës, përfshirë B.T. “Kristali”, fshatin Qyshk dhe rajonin e Vitomiricës. Çkyçjet janë bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e kompanisë.



“Hidrodrini” ka bërë të ditur se inspektorët janë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha oraret, përfshirë edhe fundjavat, me qëllim të zbatimit të rregullit dhe disiplinës në pagesat për shërbimin e ujësjellësit.

Në njoftim, kompania ka apeluar për ndërgjegjësim të qytetarëve lidhur me pagesat e rregullta të faturave: “Uji është jetë — ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”. /Telegrafi/

Turbullira në Fabrikën e Ujit në Klinë, “Hidrodrini” ndalon përkohësisht prodhimin e ujit të pijshëm

24 October 2025 at 11:08


Pas reshjeve të fundit atmosferike, në Fabrikën e Ujit të Pijshëm në Klinë janë paraqitur turbullira të para në sistemin e përpunimit të ujit dhe në fundrrues.

Sipas njoftimit nga KRU “Hidrodrini” – Pejë, reshjet kanë ndikuar në funksionimin e pajisjeve të filtrimit, të cilat ishin në fazën provuese pas një periudhe njëmujore pune me mikrofiltra, përcjell Telegrafi.



Për këtë arsye, ekipet e specialistëve kanë filluar remontin dhe kontrollimin e detajuar të të gjithë sektorëve të fabrikës. Deri në përfundimin e punimeve, që pritet të zgjasin nga 3 deri në 5 ditë, fabrika do të ndalojë përkohësisht prodhimin e ujit të pijshëm nga mikrofiltrat.

Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ujë për konsumatorët do të bëhet nga burimet ujore të mëparshme, derisa fabrika të rikthehet plotësisht në prodhim.

“Hidrodrini” ka apeluar qytetarët që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës, për shkak të turbullirave të shkaktuara nga reshjet. /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini” apelon për kujdes ndaj rrjetit të kanalizimit në Pejë

22 October 2025 at 13:49


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët lidhur me përdorimin e rrjetit të kanalizimit, pas rasteve të shpeshta të hedhjes së substancave të dëmshme që po ndikojnë negativisht në funksionimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN).

Në njoftimin e kompanisë thuhet se kohëve të fundit është vërejtur shkarkimi i vajrave, substancave toksike, letrave të lagura dhe materialeve të tjera jo të lejueshme në rrjetin e kanalizimit, çka po shkakton bllokime dhe dëmtime në procesin e trajtimit të ujërave të ndotura, përcjell Telegrafi.



“Hidrodrini” kujton se impianti në Pejë është ndër më modernët në rajon, dhe përmes procesit biologjik arrin ta kthejë ujin e ndotur në ujë të pastër që derdhet në lumë. Mirëpo, hedhja e vajrave dhe substancave të dëmshme dëmton seriozisht procesin biologjik dhe mund ta nxjerrë impiantin jashtë funksionit.

Kompania u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi për mjedisin dhe infrastrukturën e përbashkët, duke theksuar se “uji i pastër është përgjegjësi e të gjithëve”. /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini”: Uji nga Fabrika e Klinës është i pijshëm

14 October 2025 at 15:52


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë ka bërë të ditur se furnizimi me ujë nga fundrruesi në ultrafiltra dhe procesimi në Fabrikën e Ujit në Klinë ka kaluar me sukses të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme.

Sipas njoftimit të kompanisë, analizat e kryera në vazhdimësi nga Laboratori i akredituar i KRU “Hidrodrini” dhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik (IRSHP) konfirmojnë se uji i kësaj pike furnizuese është brenda normave të lejuara për konsum njerëzor, përcjell Telegrafi.



“Rezultatet tregojnë qartë se uji i furnizuar nga kjo pikë është brenda të gjitha standardeve të përcaktuara për ujin e pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ky verifikim vjen pas testimeve të vazhdueshme që janë zhvilluar që nga faza e parë e procesimit, duke siguruar qytetarët për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm që shpërndahet nga Fabrika e Klinës. /Telegrafi/

Banorët e Martaneshit denoncojnë firmën e HEC-it: Po devijon ujërat, nga Mati në Drin

2 October 2025 at 20:56

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një tjetër problematikë për ndërtimin e HEC-eve, kësaj herë në zonën e Martaneshit, në Bulqizë. Grupi i emisionit Fiks Fare u rikthye në këtë vend pas plot 7 vitesh e gjysmë, ku në muajin qershor 2018, u denoncua shkatërrimi i një sipërfaqe të stërmadhe me pyje e kullota nga firma “Teodori […]

The post Banorët e Martaneshit denoncojnë firmën e HEC-it: Po devijon ujërat, nga Mati në Drin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌