Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit

26 January 2026 at 19:44

Qytetarë të Kamzës u mblodhën pasditen e së hënës në një protestë të thirrur para bashkisë nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit urban.

Prej disa muajsh, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka vendosur rritjen e biletës për linjat Kamëz-Tiranë dhe Kamëz-Paskuqan. Çmimi u rrit me 10 lekë (25%) duke shkuar në 50 lekë për çdo udhëtim.

“Anëtarët e këshillit nuk janë zgjedhur për t’iu shërbyer privatëve, por qytetarëve,” u shpreh Emiljando Kita nga Lëvizja Bashkë teksa theksoi përmes megafonit para bashkisë se pensionistët dhe studentët do të duhet ta kishin transportin falas dhe jo më të shtrenjtë.

Në protestë morën pjesë edhe pensionistë, të cilët ndanë për Citizens.al shqetësimet për të ardhurat e ulëta, të cilat nuk u mjaftojnë për shpenzimet minimale. Sipas tyre, rritja e biletës është një barrë shtesë për përditshmërinë.

“Unë e kam shtëpinë te karburanti Nokia, për të hipur deri në Institut duhet të paguaj 50 lekë, ose 14 mijë lekë (abonoja). Unë sa u bë 14 mijë nuk e kam marrë më”, u shpreh një pensioniste e pranishme në protestë.

Protestues të tjerë vunë theksin te rritja e kostos së jetesës duke kujtuar se çmimet janë rritur ndjeshëm edhe te produktet e shportës dhe tanimë, me këtë prirje, edhe transporti publik po bëhet më i papërballueshëm, sidomos për ata të cilëve u duhet të lëvizin me dy-tre autobusë çdo ditë.

Sipas qytetarëve, vendimi është marrë pa konsultim publik dhe pa një analizë të mirëfilltë. Ata e cilësuan rritjen si kosto të drejtpërdrejtë për familjet.

“Si kryefamiljare me dy fëmijë, […] kjo na kushton deri në 50 mijë lekë të reja në vit,” theksoi një qytetare e Kamzës e pranishme në protestë.

Vendimi i rritjes së çmimit të biletës u miratua me shumicë të cilësuar të Këshillit Bashkiak: 39 votuan “pro” nga 41 gjithsej. Votat erdhën nga të dyja krahët politikë.

“39 këshilltarët që ju keni votuar ju kanë tradhtuar!” theksoi gjatë protestës Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë.

Sipas drejtuesit të Lëvizjes, Arlind Qori, nuk ka asnjë studim ekonomik që justifikon rritjen e dy prej linjave kryesore të Kamzës. Ai tha se mungojnë të dhënat mbi kostot dhe përfitimet e kompanisë duke nënkuptuar se vendimi favorizon kompaninë private që operon linjat.

“Nuk pati as pesë minuta diskutim publik,” tha Qori. “Vendimi u mor me mospërfillje ndaj qytetarëve.”

“Me neglizhencën më të madhe […] kanë vendosur sikur përpara tyre të mos kishin njerëz, të mos kishin qytetarë, por të kishin dele që ulin kokën përpara të zotit”, theksoi Qori.

Kjo ishte protesta e dytë para Bashkisë Kamëz. Ajo pason një peticion me mbi 2 mijë firma të çuar përpara nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së biletës.

Pas një kërkese të Lëvizjes, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka konstatuar konflikt interesi mes këshilltarëve bashkiak që morën pjesë në votim.

Sipas ILDKPKI-së, pjesëmarrja e Bardhok Osmanit në votim ishte në kundërshtim me ligjin pasi ai është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht administrator i kompanisë “Shpresa-al” që operon të dyja linjat.

Lexoni gjithashtu:

The post Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit appeared first on Citizens.al.

“Dorëzoni Belindën”, Lëvizja Bashkë në protestën e tretë para Kuvendit

19 January 2026 at 20:57

Për të tretën herë radhazi, qytetarë dhe mbështetës të Lëvizjes Bashkë protestuan para Kuvendit.


Me thirrjen “Dorëzoni Belindën” ata kërkuan shkarkimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku pas akuzave për korrupsion.


Njëzëri, protestuesit sollën përmes deklaratave të tyre nevojën për reagim të gjerë qytetar përballë aferave korruptive të drejtuesve shtetërorë si dhe në kushtet ku shteti sipas tyre është kapur nga krimi dhe oligarkia.


“Belindën e shohim në takime si ministre edhe nëpër vepra infrastrukturore për të cilat ajo jo vetëm akuzohet për korrupsion, për zhvatje, për ryshfet, por edhe në vepra infrastrukturore, të cilat sot nuk kushtojnë vetëm paratë, por kushtojnë dhe rrezikojnë edhe jetën e njerëzve në të ardhmen”, u shpreh aktivisti politik Klodi Leka duke kërkuar daljes e saj para drejtësisë.


Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci u shpreh se vjedhja është normalizuar për 35 vite nga drejtuesit e shtetit sa është kthyer tanimë në virtyt. Ndaj edhe sot, sipas tij në vetëdijen e qytetarëve nëse je i angazhuar politikisht pretendohet të bëhesh një hajdut.


“Po pse thotë, ti po të ishe në vendin e Agasit, Ballukut dhe Ramës, nuk do të vidhje dhe ti? Kaq shumë na e kanë ngulitur në tru hajdutërinë kjo kasë politike saqë fëmijës në djep ndonjë ditë, do ti këndohen bëmat e hajdutit më të famshëm e më të zgjuar
”, u shpreh deputeti Muçi për situatën politike në vend.


Sipas tij, ka ardhur koha të flasim për një shtet që përfaqëson shqiptarët për përjashtim.


“Duhet të ketë prioritet kryesor mbrojtjen e shtresave në nevojë; të pensionistëve që ky shtet u ka zhdukur nga regjistrat vitet e kontributit në punë. Të atyre që vdesin të vetmuar nëpër banesat e tyre, të fëmijëve dhe pleqve që lypin rrugëve”, deklaroi deputeti Muçi.


Për aktivistin Enriko Peçuli organizimi në protestë është një domosdoshmëri deri në kushtet kur Edi Rama të dorëzojë Belinda Ballukin dhe “deri sa oligarkët që janë në partneritet me të dorëzojnë privilegjet te njerëzit”.


Peçuli u shpreh se nuk ka si të jetë mirë kur në pallatin e tij uji vjen i ndotur, komshijtë vdesin të vetmuar dhe fëmijët nuk kanë ku të luajnë.


“Nuk jam mirë sepse liberali thotë se e kam unë fajin që nuk po kap paranë, që nuk po punoj më shumë, që nuk po bëj më mirë, që e meritoj qeverinë që kam, që shpresa është vetëm individuale. Po vij në protestë sepse dua të jem mirë, sepse besoj te organizimi i njerëzve nga poshtë”
, tha mes të tjerash Enriko Peçuli.


Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori e zhvendosi narrativën se si duhet të jetë Shqipëria, duke kërkuar një përfytyrim të një vendi, ku të rinjve ju rizgjohet dashuria për shkollën dhe të moshuarit nuk janë më barrë për familjen e tyre.


“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend ku punëtorit i respektohen të drejtat dhe i del paga. Ku fermerit nuk i shkon në kanal djersa e ballit. Ku çiftet e reja nuk kanë më frikë që të bëjnë fëmijë. Ku profesionistët nuk arratisen nga sytë këmbët, por zgjedhin të kthehen dhe të punojnë e jetojnë në Shqipëri”, renditi më tej drejtuesi i Lëvizjes Bashkë.


Aktivisti dhe pedagogu Gabriel Rakaj solli në vëmendje situatën me të cilën u përball vendi nga përmbytjet dhe korrupsionit me investimet në rrugët kryesore të vendit, duke u shprehur se është fyerje kur trumbetohen si arritje rrugë që kanë zgjatur me vite dhe kanë kushtuar miliarda, por ende kanë probleme.


“Na fyejnë kur thotë për shembull për vendlindjen time Shkodrën se nuk u përmbyt vetëm se nuk doli Drini, Buna, Kiri apo liqeni, ndërkohë tokat bujqësore janë përmbytur në Shkodër e kudo tjetër vetëm nga reshjet. Sepse kanalet nuk janë pastruar, siç ndodhi në Durrës, ku përveç shumë kanaleve, kanali kryesor ishte taposur për ti hapur një rrugë një budallallëku, një maskarallëku të oligarkut të naftës, Shefqet Kastrati
”, shtoi më tej në fjalimin e tij Rakaj.


Për pedagogun Ervin Goci komunikimi në televizione është një mbytje e opinionit publik me informacione që nuk kanë lidhje me interesit e sotëm.


“Ne jemi në një situatë ku realiteti po na rrëshket nga duart. Është momenti që secili nga ne të bëjë një pastrim të të gjithë zhurmës mediatike dhe të fillojë të shikojë te komuniteti i vet, te lagjja e vet dhe mbi të gjitha të shikojë cfarë mund të kontribuojë si qytetar dhe jo thjesht si individ”, deklaroi pedagogu Goci.

Dy protestat e para të Lëvizjes Bashkë u zhvilluan më 12 dhe 19 dhjetor 2025, për një buxhet gjithëpërfshirës dhe kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Lexo gjithashtu:

The post “Dorëzoni Belindën”, Lëvizja Bashkë në protestën e tretë para Kuvendit appeared first on Citizens.al.

Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë

By: Brisi
12 January 2026 at 20:55

Dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në mjerim ekstrem në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, mes varfërisë, sëmundjes dhe mungesës totale të kushteve minimale për jetesë. Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare, gjatë një vizite në banesën e familjes, gjetën vetëm zonjën e shtëpisë, Lulietën, 75 vjeçe. E kërrusur, me vështirësi […]

The post Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë appeared first on BoldNews.al.

Të zhytyr në varfëri! Shqiptarët, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

By: Ela
3 January 2026 at 15:16

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në […]

The post Të zhytyr në varfëri! Shqiptarët, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë appeared first on BoldNews.al.

Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët mosbesues ndaj politikës, të shqetësuar për çmimet e larta dhe ndotjen e ajrit

By: Brisi
1 January 2026 at 19:00

Çmimet e larta janë çështja më shqetësuese ekonomike e shqiptarëve sipas rezultateve të Barometrit të Ballkanit 2025 të publikuar së fundmit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Për 72 për qind të shqiptarëve rritja e çmimeve janë problemi më madhor, niveli më i lartë në Rajon, pas Kosovës ku për 77 % të qytetarëve atje çmimet […]

The post Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët mosbesues ndaj politikës, të shqetësuar për çmimet e larta dhe ndotjen e ajrit appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

By: V K
29 December 2025 at 09:21

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar atë që e cilëson si kontrast të thellë mes luksit të përfaqësuesve të qeverisë dhe varfërisë së qytetarëve në Kuçovë dhe zona të tjera të qarkut.

Ai shkruan se, ndërsa përfaqësues të mazhorancës festojnë në ambiente luksoze, një pjesë e madhe e qytetarëve përballen me varfëri, papunësi dhe kushte të vështira jetese.

Gjithashtu, në postimin e tij, Maliqi thekson se ky kontrast tregon shkëputjen e pushtetit nga realiteti i përditshëm i qytetarëve, duke shtuar se propaganda dhe luksi nuk mund të fshehin problemet reale me të cilat përballet shoqëria.

Postimi i Maliqit:

“KONTRASTI ME REALITETIN SOCIALIST

Fotoja e parë: Të pangopurit e PS që festojnë në lokale luksi mes tyre, te “Hani Qerozit”, ndërkohë Kuçova zhytur në varfëri, plehra e qenë!

Fotoja e dytë: Pakot e mia modeste për familjet në nevojë në të gjithë zonën e Kuçovës këtë prag festash.

Të dashur miq, ‘Barkdërrat’ e pangopur, abuzuesit e Rilindjes nuk fryhen dhe as nuk skuqen. Ata s’kanë as turp as moral, por hanë e pijnë, kërcejnë në lokale luksoze e ndërsa populli vuan!!! Jam krenar me mbështetjen që kam marrë ndaj nuk i lë në baltë, ashtu si familja ime do festojnë edhe ata pasi nuk më interesojnë festat kur populli vuan. Këto ditë u përpoqëm të ndihmonim disa familje nevojë për t’i lehtësuar sadopak vuajtjet me pako modeste nga ana jonë në bashkëpunim me biznesin e ndershëm. Kontrastin kuptojeni vetë. Zoti i sheh më mirë se kushdo. Mbetem me njerëzit në nevojë dhe në mbeshtetje të plotë të tyre. Rilindja mendjen e ka te parfumosja, veshjet luksoze, pijet e shtrenjta, vallet lokalet lluksoze dhe reklamë e propagandë ndërkohë që populli ne vuajtje në mjerim, duke u lutur në Zot.

Ju uroj gëzuar dhe të keni besim se me fitoren tonë të përbashkët do jem zëri dhe mbështetja juaj për punësim, mirëqënie dhe ndryshim.

Gëzuar!”, shkruan Maliqi.

 

The post Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi appeared first on Albeu.com.

Kongresi Amerikan për Ballkanin Perëndimor: Korrupsion në Shqipëri dhe rajon, varfëria në nivele të larta

By: armand
26 December 2025 at 17:48

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projektligj të ri të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, i cili synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e […]

The post Kongresi Amerikan për Ballkanin Perëndimor: Korrupsion në Shqipëri dhe rajon, varfëria në nivele të larta appeared first on BoldNews.al.

Shifrat e INSTAT/ Gjysma e të punësuarve në vend paguhen më pak se 52 mijë lekë në muaj

By: Brisi
24 December 2025 at 08:29

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë. Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë […]

The post Shifrat e INSTAT/ Gjysma e të punësuarve në vend paguhen më pak se 52 mijë lekë në muaj appeared first on BoldNews.al.

INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

By: V K
11 December 2025 at 09:16

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë, po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qarqeve të tjera dhe kryeqytetit.

Të dhënat mbi ekonominë e Rajoneve të publikuara së fundmi nga INSTAT që i referohen vitit 2023, tregojnë se, gjysma e qarqeve rreth 5 prej tyre e kishin PBB-në për frymë më pak se gjysma e kryeqytetit.

Qarku me të ardhurat më të ulëta është Kukësi, me vetëm 40.2% të Tiranës, çka vë në dukje pabarazitë e mëdha territoriale në vend.

Pas tij vijnë Dibra dhe Berati, me rreth 43–44% të nivelit të Tiranës, ndërsa Elbasani dhe Korça shfaqin një situatë pak më të mirë, por sërish nën 50% te të ardhurave për frymë të Tiranës.

Lezha dhe Shkodra gjithashtu, kanë të ardhura për frymë që variojnë nga 50.7% deri në 56.4% të Tiranës, Gjirokastra ngjitet në 62.5%, duke hyrë në grupin e qarqeve me të ardhura më afër mesatares kombëtare.

Në vijim, Vlora, Fieri dhe Durrësi paraqiten si qarqet më të zhvilluara jashtë Tiranës, me nivel të të ardhurave që shkon nga 71% në mbi 79% të vlerës së kryeqytetit, për shkak të peshës së lartë të sektorëve të turizmit, industrisë dhe transportit në këto rajone.

Në vitin 2023, në rajonin e Veriut, ku bëjnë pjesë qarqet e Shkodrës, Durrësi, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës PBB për frymë është 819 mijë Lekë ose 16,80 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, PBB për frymë rezultoi 1,9 milionë lekë në 2023 ose 21,8 % mbi mesataren e vendit.

Në rajonin e Jugut të vendit, ku përfshihen qarku i Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës PBB për frymë ishte 845 mijë lekë në 2023 ose 14,12 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.3 milionë lekë, duke u vlerësuar 38,9 % mbi mesataren e vendit.

Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë, e ndjekur nga qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku dhe qarku Berat me 599 mije Lekë.

Në vitet në vijim hendeku i ekonomik me rajonet e tjera pritet të thellohet më tej, për shkak se PBB-ja e kryeqytetit po rritet me ritme më të shpejta./B.Hoxha

The post INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush në Finiq

By: Elva
5 December 2025 at 21:15

Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale. Aty ku duhej të kishin mbërritur ndihma, ka mbërritur balta. Aty ku duhej të ishin shteti dhe strukturat, ka […]

The post Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush në Finiq appeared first on BoldNews.al.

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

By: Brisi
6 November 2025 at 19:30

Rritja e paralajmëruar e pensioneve sjell më shumë premtime se zgjidhje. Qeveria e quan “revolucion”, por ekspertët thonë se është vetëm një bonus i përkohshëm që nuk ndryshon realitetin e varfërisë. Ndërsa skema e pensioneve mbetet e paqëndrueshme, të moshuarit vazhdojnë të jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Nga janari 2026, qeveria shqiptare premton një “revolucion” […]

The post Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat appeared first on BoldNews.al.

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

By: Ela
28 October 2025 at 08:16

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta. Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë […]

The post Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë appeared first on BoldNews.al.

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

By: Ela
27 October 2025 at 13:17

Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin. INSTAT raportoi se në Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, […]

The post INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9% appeared first on BoldNews.al.

“Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

By: Ela
25 October 2025 at 11:27

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur për gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si pasojë direkte të politikave të gabuara të qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit. Në një video në rrjete sociale, Tabaku thekson se 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për […]

The post “Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin appeared first on BoldNews.al.

Jorida Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

By: V K
24 October 2025 at 10:05

Përmes një video në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar duke denoncuar ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit, që sipas saj tregojnë jo forcë ekonomike, por një strategji të qëllimshme manipulimi të opinionit publik.

“Suficiti buxhetor që shpall qeveria nuk është shenjë e mirëmenaxhimit, por tregues i një krize që po fshihet pas shifrave”, deklaron Tabaku, duke theksuar se ndërkohë që familjet shqiptare luftojnë për mbijetesë, qeveria mban paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve pa i kthyer ato në shërbime dhe mbështetje reale.

Ajo thekson se sektorë jetikë për ekonominë si bujqësia dhe industria fason janë në rënie të vazhdueshme, ndërsa qeveria ka ulur fondet për bujqësinë me 6% dhe për pushtetin lokal me 10%, duke paralizuar investimet e vogla dhe shërbimet publike.

“Qeveria ato para që i mbledh nga taksat i përdor për tendera korruptivë apo për bonuse elektorale për pensionistët sa herë që ka zgjedhje”, nënvizon deputetja demokrate.

Sipas saj, në vend të një buxheti që përmbush nevojat reale të qytetarëve, Rama ka zgjedhur të vazhdojë për të 13-in vit radhazi të njëjtën mendësi ekonomike që ka sjellë varfëri, rënie prodhimi dhe rritje çmimesh.

“Shqipëria ka nevojë për një buxhet që ndihmon familjet, jo për një propagandë që fsheh krizat me numra”, përfundon Tabaku, duke bërë thirrje për politika që mbështesin shtresat e mesme, prodhuesit vendas dhe fermerët, ata që sot ndihen më të braktisurit nga qeveria.

 

The post Jorida Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

By: armand
24 October 2025 at 09:48

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit, që sipas saj tregojnë jo forcë ekonomike, por një strategji të qëllimshme manipulimi të opinionit publik. “Suficiti buxhetor që shpall qeveria nuk është shenjë e mirëmenaxhimit, por tregues i një krize që […]

The post Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë, rekord Veriu

By: Ela
17 October 2025 at 13:31

Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere: -Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më […]

The post Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë, rekord Veriu appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Banka Botërore: Pothuajse 700 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme

17 October 2025 at 11:27

UASHINGTON, 17 tetor /ATSH-AA/ – Sipas Bankës Botërore, pothuajse 700 milionë njerëz në mbarë botën klasifikohen si të tillë që jetojnë në varfëri ekstreme, duke mbijetuar me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person.

OKB-ja shpalli 17 tetorin si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë në një rezolutë të miratuar më 22 dhjetor të vitit 1992.

Për çdo vit, OKB-ja organizon ngjarje dhe konferenca të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin global rreth varfërisë dhe për të mobilizuar përpjekjet ndërkombëtare për ta luftuar atë.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë është dhënia fund e keqtrajtimit shoqëror dhe institucional duke siguruar respekt dhe mbështetje efektive për familjet.

Varfëria në rritje pas dekadash rënie

Sipas një raporti të OKB-së, varfëria ekstreme globale kishte rënë me shpejtësi nga viti 1990 deri në vitin 2019.

Megjithatë, pandemia COVID-19 dhe krizat që pasuan shkaktuan rritjen më të madhe globale të varfërisë për herë të parë në dekada. Që nga viti 2019, pothuajse asnjë përparim nuk është bërë drejt zhdukjes së varfërisë.

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës, veçanërisht në rajone të tilla si Azia Jugore dhe Afrika sub-sahariane, jeton nën nivelet e mirëqenies ekonomike që do të konsideroheshin varfëri në shumë vende me të ardhura të larta dhe të mesme.

Në nivel global, rreth 1 miliard njerëz jetojnë me të ardhura midis 2.15 dhe 3.65 dollarë në ditë, ndërsa pothuajse gjysma e popullsisë së botës mbijeton me më pak se 6.85 dollarë në ditë.

8,5 për qind e popullsisë globale në varfëri ekstreme

Raporti global i varfërisë i Bankës Botërore për vitin 2024 vlerëson se rreth 8,5 për qind e popullsisë së botës jeton në varfëri ekstreme, që do të thotë se afër 700 milionë njerëz mbijetojnë me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person.

Ata që jetojnë me më pak se ky prag klasifikohen si jashtëzakonisht të varfër.

Pavarësisht këtyre sfidave, Azia Lindore, Paqësori dhe Azia Jugore dallohen si rajonet që kanë bërë përparimin më të madh në uljen e varfërisë gjatë 25 viteve të fundit.

Duke parë përpara, parashikimet sugjerojnë se deri në vitin 2030, rreth 7,3 për qind e popullsisë globale do të jetojë ende në varfëri ekstreme, me vetëm 69 milionë njerëz që pritet të ngrihen mbi këtë prag.

Vendet më të varfra në botë, kryesisht në Afrikë

Sipas platformës mediatike online ‘Visual Capitalist’, e cila citoi të dhëna nga raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Perspektivën Ekonomike Botërore, i publikuar në prill të vitit 2025, shumica e vendeve më të varfra në botë, të matura sipas prodhimit bruto të brendshëm bruto (PBB) për frymë, ndodhen në Afrikën sub-sahariane.

Sudani i Jugut renditet si vendi më i varfër në botë, me një PBB për frymë prej 251 dollarësh.

Pas tij vjen Jemeni, me 417 dollarë për frymë, që përfaqëson më të varfrit në Lindjen e Mesme. Burundi në Afrikën Lindore renditet i treti me 490 dollarë, ndërsa Republika Qendrore Afrikane vjen me 532 dollarë.

Vende të tjera në listë përfshijnë Malavin (580 dollarë), Madagaskarin (595 dollarë), Sudanin (625 dollarë), Mozambikun (663 dollarë), Republikën Demokratike të Kongos (743 dollarë) dhe Nigerin (751 dollarë), duke i bërë ato 10 vendet më të varfra në botë.

Përpjekjet e OKB-së për zhdukjen e varfërisë

Brenda kuadrit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, OKB thekson se zhdukja e të gjitha formave të varfërisë mbetet thelbësore për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Organizata thekson nevojën që vendet në zhvillim të zbatojnë programe dhe politika të synuara që adresojnë varfërinë në të gjitha dimensionet e saj dhe të mobilizojnë burimet e nevojshme për këtë qëllim.

Deri në vitin 2030, OKB synon të sigurojë që këto vende të kenë qasje të barabartë në burimet ekonomike dhe natyrore, shërbimet themelore dhe të drejtat përmes krijimit të kornizave efektive të politikave kombëtare dhe rajonale.   /os/

The post FOKUS – Banka Botërore: Pothuajse 700 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT publikon rezultatet: Gati 1 në 5 shqiptarë në rrezik varfërie

By: V K
16 October 2025 at 07:43

Treguesit e varfërisë rezultojnë të ketë shfaqur përmirësim në vitin 2024. Në vitin 2024, janë vlerësuar rreth 4,7% më pak individë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, krahasuar me vitin 2023.

INSTAT, raportoi se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

INSTAT, ka publikuar rezultatet e vitit 2024 të anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material dhe social në njësitë ekonomike familjare në Shqipëri.

Treguesit kryesorë për monitorimin e varfërisë relative, shpërndarjen e të ardhurave dhe të treguesve të tjerë të nivelit të jetesës bazohen në objektivin e agjendës së Evropa 2030.

Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Evropa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social.

Për vitin 2024, ky tregues është vlerësuar 32,8 %, kundrejt 35,9 % vlerësuar në vitin 2023.

Sipas agjendës EU 2030 individët e grupmoshës 18-64-vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2024, sipas vlerësimeve përbëjnë 8,4 %, kundrejt 9,7 % në vitin 2023, me një rënie prej 1,3 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE), i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim:

Ky tregues, në vitin 2024, sipas agjendës Evropa 2030, është vlerësuar 40,5 %, kundrejt 43,2 % vlerësuar në vitin 2023.

INSTAT sqaron se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Ndikimi i përfitimeve sociale, është i dukshëm nëse do të vlerësonim rrezikun për të qenë i varfër para dhe pas transfertave:

Në vitin 2024, 36,7% e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale (duke përfshirë edhe pensionet e pleqerisë/familjare);

Nëse në nivelin e të ardhurave të disponueshme, do të përfshiheshin pensionet e pleqërisë/familjare, por jo përfitime të tjera sociale, rreziku për të qënë i varfër do të vlerësohej 22,7 %.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë

Trendi në zbritje vihet re përgjatë grupmoshave, por një zbritje më të madhe kanë grupmoshat 0-17-vjeç ku, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2024, në krahasim me vitin 2023, është zvogëluar me rreth 0,9 pikë përqindje në këtë grupmoshë.

Grupmosha mbi 65-vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2024 me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023.

Rreziku për të qenë i varfër sipas llojit të NjEF

Në vitin 2024, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në NjEF pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët, krahasuar me NjEF me fëmijë në varësi.

Niveli i pabarazisë

Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat:

Në vitin 2024, Gini është vlerësuar 29,8 %, duke pësuar rënie me 0,8 pikë përqindje nga viti 2023.

Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë):

Në vitin 2024 raporti S80/S20 është vlerësuar 4,8, kundrejt raportit 5,0 që u vlerësua në vitin 2023.

Të ardhurat mesatare mujore të disponueshme

Në vitin 2024, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 23,2 %, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 51 mijë lekë./ Monitor

The post INSTAT publikon rezultatet: Gati 1 në 5 shqiptarë në rrezik varfërie appeared first on Albeu.com.

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

By: Ela
1 October 2025 at 10:52

Kostot e jetesës rriten veçanërisht për familjet me fëmijë në Shqipëri, ndërsa individët e vetëm përballen me presionin e inflacionit të përditshëm, por me një nivel më të ulët të shpenzimeve. Për periudhën 2021–2023, familjet me më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzojnë dukshëm më shumë, sipas raportit të INSTAT, ndërsa individët që jetojnë vetëm […]

The post Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌