Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë

20 December 2025 at 15:47

Qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” protestuan të shtunën përpara Kryeministrisë. Në një organizim më të shumtë në numër se 11 ditët e shkuara të protestës së tyre, ata kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se për shkak të korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca të tjerë protestonin, sot [policia] kërkon të na heqë zërin. Zërin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundër qeverisë.

Avokatja dhe përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi tentoi disa herë t’i tregonte forcave të rendit, fletë-njoftimin për protestën, që sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisë.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi këtu për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk ia dalin të krijojnë një familje në këtë vend, sepse lekët e krimit kanë rritur çmimet e apartamenteve,” nënvizoi gjatë fjalës së tij Elton Laska nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrë mjerimin e rrogave të parritura, varfërinë e spitaleve dhe ilaçeve, rrugët e shkatërruara që marrin mbi 350 vjet. Kjo është republika e ‘Ed Banditit’ që do të na mbyllë gojën!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

Në mbyllje të protestës, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

Qëndresa para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhetë” do të vijojë. Ajo është pjesë e një sërë organizimesh nga grupet opozitare, të cilat kanë shtuar zërat kundër qeverisë ditëve të fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

Lexoni gjithashtu:

The post “Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë appeared first on Citizens.al.

Nisma “Shqipëria bëhet”, protestë përpara Kryeministrisë

20 December 2025 at 12:58

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria bëhet” dhe një grup qytetarësh po zhvillojnë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.

Në nisje të protestës, ka pasur edhe një përplasje me aktivistëve dhe forcave të policisë, pasi efektivët kanë tentuar të heqin gjeneratorin e vendosur përballë Kryeministrisë. Kjo ka çuar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij, tha se tani është koha e së mirës kundër së keqes.

“Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale. Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj”, tha Lapaj.

Nisma “Shqipëria bëhet” e Lapajt protestë, Foto Florian Abazaj
1 nga 15
Nisma “Shqipëria bëhet” e Lapajt protestë, Foto Florian Abazaj

/e.i/a.f/

The post Nisma “Shqipëria bëhet”, protestë përpara Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar

19 December 2025 at 17:10

Prej datës 8 dhjetor, lëvizja “Shqipëria Bëhet” proteston ditë-natë përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme.

E drejta për tubime është e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë disa herë duke hequr çadrat dhe një gjenerator që ishte dhuruar për t’u ardhur në ndihmë protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisë nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetëm një karrige”, sipas kryetarit të lëvizjes, Adriatik Lapaj.

Më 8 dhjetor, krahas organizimit të protestës, partia njoftoi policinë për vendosjen edhe të disa çadrave kampingu, të cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatë natës. Qëllimi ishte përballimi i kushteve të vështira atmosferike.

Por, Drejtoria e Policisë Tiranë e refuzoi kërkesën. Sipas përgjigjes që mban firmën e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, një pretendim i cili është hedhur poshtë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenë se natyra e kësaj proteste është pa ndalim dhe kushtet atmosferike janë të ashpra, veçanërisht natën, ju informojmë që do të përdoren çadra kampingu vetëm natën,” ka qenë replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë vendosur në trotuarin poshtë shkallëve kryesore të Kryeministrisë. Shkallët shërbejnë kryesisht si hyrje e Qendrës për Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e përditshme nga hyrja anësore dhe ajo e pasme e godinës.

Më 15 dhjetor, gjatë protestës së Partisë Demokratike, policia kërkoi zhvendosjen e protestuesve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua për shmangien e përplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia Tiranë nuk u është përgjigjur kërkesave për t’u mundësuar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“Çfarë ndryshimi ka nga aparteidi i Afrikës së Jugut kjo, ku qytetarët trajtoheshin në dy kategori, në qytetarë të bardhë dhe me ngjyrë, ndërkohë ne trajtohemi në dy kategori për shkak të bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenë thirrja e vazhdueshme e protestave të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e cila nënkupton dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne një qeverie teknike për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” raportojnë katër përplasje me policinë në rreth dhjetë ditë protesta. Dy për çadrat, një për gjeneratorin dhe një gjatë protestës së PD-së.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morën vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotë Haklaj.

“Kur të çlirohet politikisht Shqipëria, policinë do ta ndajmë nga pushteti dhe do ta kthejmë vërtetë siç ka emrin, të shtetit, komentoi Lapaj rreth dhunës policore.

Sipas Edonës, me qasjen që është parë nga policia, në trotuarin e protestave të “Shqipëria Bëhet”, lejohen vetëm karrige dhe mjete të improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si për shembull një rrethim prej kartoni që pengon erën. Përkundër kësaj gjendjeje, ajo thekson se çadrat përdoren gjerësisht si simbol proteste në botë.

“Kemi pafund raste në botë ku çadrat përdoren edhe si simbolika! Është mjet që nuk ‘procedohet penalisht’ në asnjë vend të botës,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policë që tentuan të na preknin, por për shkak të kamerave të shumta stepën, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“Frikë nuk kam, për shkak se po ushtroj të drejtën time. Kam marrë parasysh çdo gjë, që kur kam ardhur këtu,” theksoi ajo.

The post “Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar appeared first on Citizens.al.

Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Rama do të përçajë opozitën

By: Elva
15 December 2025 at 20:26

Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, pasi policia i largoi më herët për shkak të protestës së Partisë Demokratike. Lapaj tha se policia dhe kryeministri Rama kanë tentuar ta përplasnin me protestuesit demokratë. Ai shtoi se nuk e lejoi që kjo të ndodhte dhe se aktivistët e lëvizjes […]

The post Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Rama do të përçajë opozitën appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Rama më propozoi të bëhesha zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë

By: Elva
13 December 2025 at 15:46

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka ofruar poste qeveritare gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti. Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, Lapaj tha se Rama e ka kontaktuar personalisht për t’i propozuar fillimisht postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa më pas edhe atë të […]

The post Lapaj: Rama më propozoi të bëhesha zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë appeared first on BoldNews.al.

Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

12 December 2025 at 18:02

Prej 8 dhjetorit, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mban një protestë të vazhdueshme para Kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.

Lëvizja e konsideron këtë qasje shembull të degradimit të qeverisjes dhe për këtë kërkon detyrimin për ta larguar qeverinë aktuale, vendosjen e një qeverie teknike dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Qëndresa e përditshme para Kryeministrisë

Grupi i aktivistëve dhe qytetarëve është vendosur në mjedis të hapur, në trotuarin buzë Kryeministrisë dhe e vazhdon protestën pavarësisht temperaturave të ulëta.

Protesta nisi më “8 Dhjetor”, ditën që përkujton lëvizjen e dhjetorit 1990, e cila shënoi nisjen e fundit të diktaturës në Shqipëri. Edona Haklaj, tregoi për Citizens.al se vendimi për protestën erdhi pas diskutimeve dhe dakordësisë në lëvizje se përballë përshkallëzimit të çështjeve korruptive në qeveri, nevojitej medoemos një reagim.

Ajo vetë mundi t’i bashkohej plotësisht protestës ditën e dytë, por tregoi se gjendja ishte e vështirë pasi në ditët e para përpjekja për të ngritur çadra kampingu, të cilat do të përdoreshin nga aktivistet vajza u ndalua nga punonjësit e policisë.

“Arsyetimi ishte absurd kinse ne pengonim qarkullimin e rrugës, në një kohë kur ne jemi vendosur në trotuar,” theksoi Haklaj.

Me kalimin e ditëve, angazhimit iu bashkuan edhe aktivistë dhe qytetarë të tjerë. Mëngjesin e së premtes, grupi ishte me të paktën 10 protestues të cilët e kishin kaluar natën e katërt jashtë.

Për t’u mbrojtur nga i ftohti kishin improvizuar një rrethim me kartonë, të cilët mbaheshin nga karriget. Qytetarë të ndryshëm u kishin sjellë ushqime, ujë, batenie, teksa tre arka me mandarina qëndronin krah megafonit.

“Vështirësia më e madhe është gjatë netëve, pas orës 2-3 ku bëhet shumë ftohtë,” tregoi Haklaj.

Por sipas Haklajt, mbështetja që po u vjen nga qytetarët i ka inkurajuar ata të vijojnë më tej.

Gjatë ditës, qytetarë të ndryshëm ndalen dhe shkëmbejnë biseda me Lapajn dhe aktivsitë të tjerë, ndërsa çdo mbrëmje ora 17:00 shënon momentin kryesor të tubimit, ku fjalime dhe thirrje të ndryshme përcillen “Live!” edhe në rrjetet sociale.

Lapaj tha për Citizens.al se numri i pjesëmarrësve në këto tubime të pasditeve është në rritje. Ai beson se qëndresa e zgjatur mund të krijojë presion të mjaftueshëm për dorëheqjen e Kryeministrit.

Në këtë këndvështrim, ai e përshkruan sheshin si hapësirë të hapur për të gjithë qytetarët pa logo partie, ku secili ta shprehë hallin e vet përballë “autokracisë”, siç e cilëson ai qeverisjen aktuale.

Kërkesa: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Për protestuesit, mosveprimi i Kryeministrit ndaj zëvendëskryeministres Balluku tregon normalizimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Lapaj argumenton se një qeveri që mban në detyrë një zyrtare nën hetim penal ka humbur legjitimitetin moral. Sipas tij, ky rast është simbol i krizës më të gjerë të llogaridhënies dhe transparencës në qeveri.

Përballë kësaj gjendjeje, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, propozon ngritjen e një qeveria teknike njëvjeçare, të përbërë nga intelektualë brenda dhe jashtë vendit, me mandat për reformim të kuadrit zgjedhor.

Qëllimi final, sipas Lapajt, është mbajtja e “zgjedhjeve të para realisht të lira dhe të ndershme pas 34 vitesh pluralizëm”.

Atmosfera në shesh përfshin edhe qytetarë të paorganzuar që kërkojnë ndryshime politike.

“Pretendojmë të hyjmë në Evropë, por kështu [me këtë nivel korrupsioni] nuk na pranon njeri,” tha një qytetar pas takimit mbështetës që pati me Lapajn.

Ai deklaroi se mbështeste çdo protestë, pavarësisht numrit, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj premtimeve politike dhe nevojën për standarde europiane të qeverisjes aktuale.

Protesta e përditshme e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është ndryshe nga të gjitha protestat e deritanishme nga kampi opozitar.

Ajo synon të kthehet në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. Megjithatë, suksesi i saj do të varet nga aftësia për të ruajtur pjesëmarrjen, për të shmangur mbi-politizimin e lëvizjes dhe për të prodhuar presion real ndaj pushtetit.

Në një moment të polarizuar politik, kjo protestë po teston hapësirën që qytetarët kanë për të ndikuar vendimmarrjen qeveritare jashtë mekanizmave të partive tradicionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, protestë para Kryeministrisë

9 December 2025 at 20:15

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, që prej ditës së djeshme po zhvillon një protestë para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e Kryeministrit Rama.

Protestës së tij iu bashkuan sot në orët e pasdites edhe disa qytetarë si dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Gjatë protestës aktivistët vendosën që të ngrenë çadra, por Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke mos lejuar vendosjen e çadrave.

“Kjo është hapësirë publike dhe është për përdorim nga të gjithë”, nënvizoi policia, teksa ndërhyri për të hequr çadrat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj theksoi se ata do të vijojnë protestën duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty me javë.

“Erdhën forcat e policisë në një mënyrë krejt barbare, bënë një sjellje e cila i shkon vetëm vendeve që janë në diktaturë”, u shpreh Lapaj.

“Duan të na ndërpresin ne të drejtën tonë për të protestuar se menduan se do të jemi për pak orë, por ne do të qëndrojmë këtu me javë. Nëse ti mendon se duke mos lejuar çadrat, ne nuk do të ikim dhe pa çadra. Do të bëhemi qindra njerëz këtu, ndoshta mijëra dhe do t’i vendosim qindra çadra këtu”, tha Lapaj.

/m.q/j.p/

The post Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, protestë para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

3 November 2025 at 18:09

Bashkia e Cërrikut po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme të dielën e 9 nëntorit, por në qendrën e qytetit nuk dallohet asnjë entuziazëm. Mes një grupi pensionistësh, pak të rinjve dhe punëtorëve vigjilentë të bashkisë, klima elektorale përjetohet më shumë si kuriozitet. “Nuk është se kemi ndonjë entuziazëm të madh. Duam që kushdo që fiton, […]

The post ‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut appeared first on Reporter.al.

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

By: Ela
29 October 2025 at 12:01

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Elton Laska, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të sigurisë publike në vend, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme për dështim total në garantimin e rendit dhe jetës së qytetarëve. ‘Ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve, Ministria e Brendshme merret me pashaportizime dhe monopatina. Kjo është fytyra e një […]

The post Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar appeared first on BoldNews.al.

Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

22 October 2025 at 17:49

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare. Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të […]

The post Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Protesta para Kuvendit: Banorët e Kurdarisë kundër hidrocentraleve

9 October 2025 at 16:49

Mëngjesi i së enjtes i gjeti banorët e Kurdarisë së Matit para Kuvendit. Ndryshe nga herët e tjera, deputetët hynë në Kuvend nën thirrjet e megafonit për drejtësi dhe anulim të lejeve për ndërtimin e hidrocentralit ‘Doma” në Kurdari.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, të gjithë institucioneve, parlamentit, kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe të gjithë atyre që iu takon pjesa e vetë të na ndihmojnë në këtë drejtim. Ne nuk jemi për politikë, këtu kemi ardhur për hallet tona, ju lutem shumë na ndihmoni”, u shpreh përmes megafonit Enver Dara, banor i zonës.

Përmes pankartave me mesazhe ata shprehën revoltën e tyre dhe pakënaqësitë ndaj përfaqësueve të zonës.

“Kërkojmë drejtësi, mos na detyroni të bëjmë vetëgjyqësi”, “Faleminderit Belinda që na mashtrove”, “Jetojmë me bujqësi dhe blegtori, po na vrisni për së gjalli” ishin disa nga mesazhet e përcjella përmes pankartave që banorët mbanin në duar.

Pasojat e hidrocentralit sipas banorëve janë në bujqësi e blegtori, duke e zhbërë jetesën e tyre në këtë zonë.

“Me këtë ujë jeton fshati, blegtoria. Unë pasi të merret uji të futet në tubacion, ku do t’i marr delet e mia ose lopët, t’i marr me makinë t’i çoj në lumin e Matit? Kjo është poshtërsia më e madhe që i bëhet fshatit Kurdari”, tha njëri nga banorët protestues.

Ata rrëfyen se uji që synon të futet në tuba është një përrua dhe si i tillë përmbush vetëm nevojat e tyre. Së fundmi, zona ka vuajtur dhe thatësira duke mbetur pa ujë.

“Burimet që janë prerë malet, tani duan të na marrin ne ujin ta fusin në tuba. Më mirë merrni armët, ngrëni policinë e të vijë të na vrasë e të jemi të gjithë shqiponjë, më mirë të na zhdukin”, u shpreh një nga banorët e pranishëm.

Rexhep Kuleni tha se në të gjitha mbledhjet dhe dëgjesat që janë kryer, kanë vendosur në shumicë kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

“Janë bërë tre dëgjesa reale me përfaqësues të bashkisë, kryepleqtë, njësia vendore. Në 2018 u bë dëgjesa e parë, 19 veta morën pjesë. U bë dëgjesa e dytë në 2020, ku kanë firmosur 631 banorë kundra. Në 2022 u bë dëgjesa tjetër ku 705 banorë kanë firmosur kundra”, u shpreh Rexhep Kuleni.

Abdulla Abdullaj u shpreh se kanë gjashtë muaj që përplasen me firmën, duke mos i lejuar të nisin punimet. Ai kërkoi nga Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndalojnë hidrocentralet dhe të bëjnë investime që i shërbejnë banorëve në bujqësi e agroturizëm.

“Ne jemi pronarët e atij lumi, nuk është “Doma”. Shteti vjen na kap për zvergu, policia. Jemi në shtëpinë tonë, ku do të ikim”, tha ai.

Dorina Prethi, avokatja e banorëve u shpreh se institucionet që kanë dhënë lejet dhe kanë nënshkruar kontratë për linjat e tubacioneve dhe të tensionit janë në shkelje.

“Ligji parashikon që për çdo vendim të kësaj natyre, kur preket pasuria e përbashkët, kur preket pasuria kombëtare, pasuria publike duhen dëgjuar banorët dhe faktikisht bashkia Klos, Këshilli bashkiak nuk ka organizuar dëgjesë dhe konsultim me publikun, krejtësisht në shkelje me ligjin”, deklaroi avokatja Prethi.

Duke qenë edhe përfaqësuese e partisë “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi solli edhe mbështetjen e kësaj force politike për banorët dhe kauza të tilla.

“Shqipëria Bëhet është jo vetëm në mbrojtje të kësaj kauze, por të çdo kauze që mbështet pasurinë publike, pasuritë kombëtare. Hidrocentrali nuk është për të përfituar një person apo një kompani, ne duhet që pasuritë publike ti përdorim për publikun, ti përdorim për veten tonë, për popullin tonë, për qytetarët tanë”, vijoi ajo më tej në fjalën e saj.

Më 26 shtator banorët patën seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës. Deri më tani nuk është mundësuar sigurimi i padisë.

“Kemi kërkuar sigurimin e padisë, që do të thotë pezullimin e punimeve deri në marrjen e një vendimi, por gjykata nuk e pa të arsyeshme që nisja e punimeve për hidrocentral sjell një dëm të pakthyeshëm. Sipas gjykatës, nëse aty nis hedha e betonit nuk ka rrezik për kthimin e gjendjes në situatën e mëparshme, nuk ka rrezik për ujin”, u shpreh avokatja Prethi.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 16 tetor.

Rezistenca e banorëve ndër vite

Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.

Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.

Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.

Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.

Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.

“Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.

Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.

Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.

“Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.

Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.

Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.

Banorët iu drejtuan edhe institucioneve ndërkombëtare, sikurse Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit Evropian në Shqipëri. Në shtator ata morën përgjigje vetëm nga Delegacioni Evropian, i cili shprehej se kanë ndjekur shqetesimet e banorëve dhe i shohin me prioritet të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pronës dhe respektimin e mbrojtjes së mjedisit.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk ka mandat ligjor për të ndërhyrë në çështje individuale, por do ta ndjekë këtë rast në kuadër të dialogut që zhvillohet me institucionet e qeverisë shqiptare gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhej në komunikimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:

The post Protesta para Kuvendit: Banorët e Kurdarisë kundër hidrocentraleve appeared first on Citizens.al.

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

By: Elva
9 October 2025 at 13:21

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” i është bashkuar sot protestës së banorëve të Kurdarisë, të cilët po kundërshtojnë ndërtimin e HEC-ece në zonë. Në fjalën e saj para protestuesve, përfaqësuese e lëvizjes, nënkryetarja Dorina Prethi, theksoi rëndësinë e reagimit qytetar dhe institucional për mbrojtjen e burimeve natyrore: “Ne duhet të ngrihemi të mbrojmë vendin tonë, sepse pasojat […]

The post ‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë

By: Elva
8 October 2025 at 15:15

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka shpallur mbështetjen për Dionis Sotën, kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 tetor. Vendimi është bërë publik nga kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili tha se kryesia ka zhvilluar një proces vlerësimi të kandidaturave të pavarura përpara se të […]

The post “Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut

By: Ela
7 October 2025 at 11:30

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka prezantuar në Cërrik kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki, Eligert Himën. Eligert Hima, i lindur në Gramsh në vitin 1986 dhe banues në Cërrik që prej vitit 1996, është prind i dy fëmijëve dhe jeton në Romë, ku ka përfunduar studimet e larta për Hetuesi dhe Kriminologji pranë Universita […]

The post Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Kurdarisë kundër ndërtimit të hidrocentralit “DOMA”

By: Elva
26 September 2025 at 15:29

Banorët e zonës së Kurdarisë, së bashku me përfaqësues të Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, përfshirë nënkryetaren Dorina Prethi dhe kreun Adriatik Lapaj, kanë nisur sot pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë gjyqin për ndalimin e ndërtimit të hidrocentralit privat “DOMA”. Prethi  tha se leja e ndërtimit është dhënë pa respektuar procedurat ligjore, duke […]

The post Banorët e Kurdarisë kundër ndërtimit të hidrocentralit “DOMA” appeared first on BoldNews.al.

KQZ kompenson financiarisht 4 subjekte të reja politike për shpenzimet në fushatën elektorale

22 September 2025 at 12:55

Në mbledhjen e kësaj të hëne, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi vendimin për të kompensuar financiarisht Lëvizjen Bashkë, Lëvizjen Shqipëria Bëhet, Partinë Mundësia dhe Partinë Koalicioni Euroatlantik. Këto katër forca politike arritën të përfitonin kompensim financiar pasi morën mbi 1% të votave të vlefshme dhe, në bazë të peshës së tyre politike, kanë […]

The post KQZ kompenson financiarisht 4 subjekte të reja politike për shpenzimet në fushatën elektorale appeared first on Reporter.al.

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

20 September 2025 at 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë një fond prej 12.7 milionë lekësh (127 mln lekë të vjetra) si kompensim financiar paszgjedhor për katër parti politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe që nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës. Përfituesit janë: Lëvizja Bashkë, Lëvizja Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Partia […]

The post 127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja appeared first on BoldNews.al.

Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

11 September 2025 at 17:46

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një video në rrjetet sociale, një ditë para nisjes së Kuvendit të ri, ku ai mbeti jashtë, teksa forca e tij politike do të ketë vetëm një përfaqësues. Lapaj thotë se votat që morën në të gjithë Shqipërinë, do të duhet të përfaqësoheshin në Parlament […]

The post Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës appeared first on BoldNews.al.

Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

25 August 2025 at 12:03

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.

Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin  duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.

/gj.m/j.p/

The post Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌