Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kriza e ujit në Vlorë/ Sa kohë i duhet qeverisë për të rregulluar një tubacion?

By: Brisi
28 December 2025 at 12:01

Qyteti i Vlorës, po përballet prej tre ditësh, me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionet jetike të tyre. Sipas raportimeve, situata ka ardhur si pasojë e dëmtimit të një tubacioni kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që riparimi i defektit ka zgjatur më tepër sesa […]

The post Kriza e ujit në Vlorë/ Sa kohë i duhet qeverisë për të rregulluar një tubacion? appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit/ Fluks makinash në portin e Vlorës

By: Ela
24 December 2025 at 10:05

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës së premte të javës që lamëpas duke vazhduar në rritje për disa ditë. Megjithëse fundjave, e shtuna dhe e diela mbeten pika kulmore me shifra më të larta në rritje edhe ditët e kësaj jave […]

The post Festat e fundvitit/ Fluks makinash në portin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

By: M C
23 December 2025 at 21:20

Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti i Vlorës i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor.

Me një status të publikuar në rrjete sociale, pronari i VIA-s thotë se operimi në aeroport do të vijojë tashmë normalisht, duke lënë të kuptohet se drejtësia është shprehur dhe mesa duket nga përplasja me ortakun në dyert e gjykatave, Pacolli ka dalë i fituar.

“Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!

Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.

Eshtë një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësija në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.

Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtesise!” shkruan Pacolli.

Behgjet Pacolli, pronar i “Mabco Construction S.A.” nisi një përplasje në gjykata me ortakun e tij Valon Ademi pronar i 2A Grop dhe shkak ishte ndarja e aksioneve për aeroportin e Vlorës.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë ku atij i kaluan 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkoi të njihet si 47% aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

The post Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës appeared first on Albeu.com.

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj Ademit

By: Elva
23 December 2025 at 22:28

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar përballjen ligjore për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaron se nga dita e sotme Vlora International Airport i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor, […]

The post Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj Ademit appeared first on BoldNews.al.

Shfrytëzonin për prostitucion një shtetase kineze/ Vlorë, procedohen penalisht 3 persona

By: Rovena
23 December 2025 at 15:26

Policia e Vlorës ka zbuluar në lagjen pavarësia një apartament të marrë me qira, ku shfrytëzohej për prostitucion, një shtetase kineze.

Policia identifikon 3 shtetas kinezë, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale. Vihen në pranga 2 prej tyre, tjetri shpallet në kërkim.  Procedohen penalisht shtetasja kineze që ushtronte prostitucion dhe një shtetas tjetër.

Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar

22 December 2025 at 15:06

Autor: Artan Rama

Konventa e Bernës është tërhequr këtë radhë nga kërkesa drejtuar Shqipërisë “[për] ndalimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, deri në kryerjen e vlerësimit të duhur mjedisor”. Në mbledhjen e mbajtur nga 8-12 dhjetor 2025, në Strasburg, Komiteti Drejtues shprehu keqardhjen që për dy vjet rresht, Shqipëria e shpërfilli çështjen. Duket se kërkesa e ka humbur rëndësinë, per shkak se punimet e aeroportit po shkojnë drejt fundit.

Kërkesa për ndalimin e punimeve ishte më e rëndësishmja, mes dhjetë të tjerave, që Komiteti Drejtues i Konventës i kërkoi Shqipërisë dy vjet më parë, në formën e një rekomandimi të vetëm, i njohur zyrtarisht si Rekomandimi 219 (2023). Vendimi për Shqipërinë ishte marrë në 1 dhjetor 2023, në mbledhjen nr. 43 të Komitetit Drejtues, pas një inspektimi të përbashkët të tre konventave për mbrojtjen e natyrës në vendngjarje (on-site), në vitin 2022.

Rekomandimi kërkonte edhe zbatimin e masave të tjera për të mbrojtur speciet, kafshët, insektet dhe habitatet e egra të Peizazhit të Mbrojtur Ligatinor Pishë-Poro-Nartë, ku po ndërtohet aeroporti. Rekomandimi entuziazmoi veçanërisht aktivistët dhe mbrojtësit e natyrës, të cilët e panë si një mbështetje që do të lehtësonte përpjekjet për ndalimin përfundimtar të tij.

Punimet e aeroportit filluan në vitin 2021, mbi gjurmën e një piste të braktisur, e cila përdorej dikur për ngritjen e avionëve të vegjël mësimorë, por që ndodhej brenda ekosistemit ligatinor “Peizazhi i Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë”, pjesë e Rrjetit Emerald, për të cilin shteti shqiptar, në përputhje me legjislacioni mjedisor të brendshëm, por edhe si një vend anëtar i Konventës së Bernës, kishte detyrimin për ta mbrojtur.

Kryeministri Rama nxitoi të deklaronte publikisht fillimin e punimeve, ende pa mbaruar shqyrtimi i dokumentacionit mjedisor e planifikues. EcoAlbania dhe PPNEA, dy organizata mjedisore nga Shqipëria e denoncuan çeljen e kantierit për ndërtimin e aeroportit në Konventën e Bernës, ndërkohë që PPNEA dhe AOS (Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë) ngritën një padi kundër autoriteteve planifikuese vendase.

Autoritetet nuk iu shmangën Konventës, por nuk i morën seriozisht, asnjëherë, kërkesat e saj. Ndërkohë, aeroporti vijoi të ndërtohej me mbështetjen e plotë të qeverisë, e cila tenderoi dhe financoi disa vepra publike, si pjesë e infrastrukturës në ndihmë të aeroportit. Qeveria e përdori Konventën për të propaganduar shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe disa punë të tjera, si veprime në favor të mjedisit dhe për të përbaltur aktivistët dhe organizatat e pavarura mjedisore se po përhapnin informacione të rreme për punën e qeverisë.

Shprehim keqardhjen e thellë për vazhdimin e punimeve”, – përsëriti për të dytin vit rresht Konventa në fillim të dhjetorit. Por kaq! Asgjë më shumë për ndalimin e tyre (ose mosndalimin…)! Sepse Konventa e Bernës nuk ka të tjera mjete, përveç se të monitorojë zbatimin e rekomandimeve. Dhe kur ato nuk zbatohen, rekomandimet shndërrohen në opinione. Edhe opinionet janë të dobishme, pasi sistemet dhe përgjegjësitë e ndryshme penale të vendeve anëtare nuk garantojnë harmoninë dhe fleksibilitetin që siguron Konventa. Por për kundërshtarët e natyrës, për vendimmarrësit dhe për spekulantët pa moral, fryma e bashkëpunimit (emancipimit), kundrejt sanksionimit përbën, gjithmonë, një përparësi praktike, çka për habitatet natyrore mbetet jetike. Është e kuptueshme si sportiviteti i vendimeve rekomanduese krijon lehtësi në komunikimin mes shteteve anëtare, por duke mos qenë detyruese, e kanë të vështirë që t’u kundërvihen vendimeve të gabuara e t’i prapësojnë ato.

Në përfundim, qeveria nuk u tërhoq nga ndërtimi i aeroportit (që ka deklaruar se do të nisë operimin brenda pak muajve të ardhshëm); nuk u tërhoq nga marrja e ujit nga burimi i Lepushës në Shushicë, për ta kaluar matanë malit, për llogari të Bashkisë së Himarës, të ardhurat e së cilës po rriten ndjeshëm prej boom-it turistik. Qeveria dobësoi mbrojtjen e parqeve kombëtare dhe të peizazheve të mbrojtura natyrore, duke lejuar investimet strategjike në turizëm dhe në energji, kjo e fundit e propaganduar si e rinovueshme. Dhe e gjitha, në kohën kur Bashkimi Evropian po nxiton t’ia heqë pengesat e anëtarësimit.

Por në fund të fundit, i tërë ky aksion (ndërveprues) përbën edhe një përvojë në betejën mjedisore; një leksion për të zbërthyer mendimin e çuditshëm të utopisë dhe të butaforisë, se për të qenë i suksesshëm nuk ka rëndësi rezultati, por procesi; për të kuptuar jo vetëm natyrën fizike, por edhe atë njerëzore: botën e iluzionit të propagandës dhe optimizmin e rremë që ajo përcjell.

Për të kuptuar se energjitë dhe veprimet duhen racionalizuar dhe duhen ndarë dhe se qëllimi është rezultati, ndërsa procesi, mjeti dhe se rezultati lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e Natyrës, me thelbin e saj material. Natyra është e thjeshtë, por pikërisht aty qëndron edhe kompleksiteti i saj.

The post Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar appeared first on Citizens.al.

Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

By: Brisi
15 December 2025 at 20:33

Për më shumë se tre vjet, gjykatat shqiptare me në krye Gjykatën e Lartë mbajnë peng procesin e hetimit gjyqësor në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Përveçse një projekt i ndërtuar në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë, duke ngritur shqetësime serioze të mëdha për mjedisin, janë edhe gjykatat ato të cilat po luajnë “ping-pong […]

The post Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Tjetër dorëheqje në Bashkinë e Vlorës, largohet nënkryetari Elis Halili

By: Elva
9 December 2025 at 17:36

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës, pas disa muajsh në këtë post. Halili mbajti për një periudhë rreth dy muaj detyrën e kryetarit të komanduar të bashkisë, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Ermal Dredha, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama. Pas zgjedhjeve vendore, ku në krye të Bashkisë së […]

The post Tjetër dorëheqje në Bashkinë e Vlorës, largohet nënkryetari Elis Halili appeared first on BoldNews.al.

Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri të një personi nën hetim

4 December 2025 at 10:47

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Vlorës sekuestroi 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C dhe të familjarëve të tij, i cili është nën hetim për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas prokurorisë, hetimet e zhvilluara të vitit 2023, çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan 7 pasuri të llojit “Njësi”, 1 truall, 1 bodrum, 2 apartamente dhe 1 ndërtesë.

/m.q/j.p/

The post Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri të një personi nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prona, apartamente dhe biznese/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri

By: V K
4 December 2025 at 09:43

Prokuroria e Vlorës, ka sekuestruar 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, theksohet se me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij, ndërsa janë nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’

Hetimet që çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

Prokuroria e Vlorës, sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale

The post Prona, apartamente dhe biznese/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri appeared first on Albeu.com.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

VIDEO/ Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, investimi milionësh përmbytet pas shiut të parë

By: Brisi
22 November 2025 at 13:32

Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është zhytur në ujë me reshjet e para të dimrit. Sic mund të shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, pista është e mbuluar thuajse totalisht nga uji duke treguar se infrastruktura e drenazhimit ka qënë e papërgatitur dhe duke […]

The post VIDEO/ Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, investimi milionësh përmbytet pas shiut të parë appeared first on BoldNews.al.

Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK-ut, akuzojnë për shpronësimin e paligjshëm

By: V K
17 November 2025 at 11:35

Këtë të hënë, banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK. Në paditë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.

Konkretisht, mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.

KALLËZIMI I PLOTË:

Kërkojmë ndjekjen penale të Këshillit të Ministrave, dhe verifikimeve dhe hetimit penal sipas pretendimeve të kallëzimit për rolin, veprimet dhe mosveprimet institucionale që dyshohet se kanë kontribuar në krijimin, lejimin dhe konsolidimin e një situate të përshkruar në kallëzim si cenim i të drejtave themelore të komunitetit autokton, duke kërkuar vlerësimin penal të elementëve që kallëzuesit i konsiderojnë si në përputhje me nenin 74 të Kodit Penal (krime kundër njerëzimit), nëse këto veprime apo mosveprime institucionale sipas pretendimeve të kallëzimit kanë sjellë pasoja në formën e dëbimit ekonomik, shpronësimit faktik, zhvendosjes së popullsisë, privimit nga mjetet e jetesës dhe shkatërrimit sistematik të infrastrukturës së komunitetit, të cilat dyshohen të jenë kryer në kuadër të një modeli të strukturuar të shpërdorimit të kompetencave publike dhe mbështetjes indirekte të pastrimit të produkteve të veprës penale në kuptimin e nenit 287 të Kodit Penal, gjithmonë në kuadër të vlerësimit të SPAK dhe pa paragjykim mbi fajësinë e askujt.

The post Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK-ut, akuzojnë për shpronësimin e paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

By: armand
16 November 2025 at 18:40

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se gjatë datave 16–19 nëntor pritet një përkeqësim i ndjeshëm i motit, duke bërë apel që mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det të hapur. Njoftimi bazohet në parashikimin e kushteve hidrometeorologjike, ku parashihen erëra të forta me drejtim jug–juglindje, me forcë […]

The post Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla appeared first on BoldNews.al.

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

By: Brisi
15 November 2025 at 11:37

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me koncesionin e Portit të Vlorës, ku një ditë më parë u raportua se pronar është deklaruar një pensionist i kompanisë “Salillari”. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se pas kësaj afere fshihet Edi Rama, ndërsa ka parashtruar edhe një skemë […]

The post Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

By: Brisi
9 November 2025 at 16:51

Koncensioni i aeroportit të Vlorës është i formës BOT ( build operate transer ) ose ndërto , opero, transfero. Sipas frymës së ligjit konsorciumi fitues privat duhet të kishte eksperiencë në të ndërtim edhe operimin e aeroporteve. Madje një nga arsyet përse jepet me koncension është kapaciteti i aftësive të partnerit privat për të operuar […]

The post Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim appeared first on BoldNews.al.

“Tjetër dëshmi për korrupsionin e Ballukut”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës

By: armand
8 November 2025 at 16:27

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli ka zbardhur një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. Ai shton se përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të […]

The post “Tjetër dëshmi për korrupsionin e Ballukut”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

By: M C
6 November 2025 at 23:19

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me ortakun e tij në aeroportin e Vlorës, Valon Ademi.

Pacolli tha se nuk ka bërë padi i pari, por se pala tjetër ka bërë padi konkrete në Prokurori dhe se ka bërë postime të shpeshta në rrjete sociale dhe në vende të tjera.

Ai u shpreh se gjithmonë ka dashur ta ruajë dinjitetin e Shqipërisë.

Behgjet Pacolli: Nuk jam i hetuar. Jam paditur. Nuk jam nën hetim. Unë isha në Prokurori dhe besoj në drejtësinë shqiptare, besoj fuqishëm. Shqipërisë i duhet një drejtësi e drejtë. Unë kam qenë pala e tradhtuar dhe e mashtruar. Unë mund t’i padisja menjëherë ata, por se ata (pala tjetër) kanë dalë dhe kanë bërë padi, dikush ka bërë padi penale, dikush ka bërë postime nëpër rrjete sociale, negative për mua.

Unë kam dashur ta ruaj dinjitetin e Shqipërisë. Ne tani kemi bërë kundër-padi dhe një apel në shkallën e dytë kemi apeluar masën e dytë dhe besoj se do vendoset në anën e së drejtës. Drejtësia, sado që vonohet, një ditë vjen si rrufeja.

Kujtojmë se Behgjet Pacolli ka pasur një ‘përplasje’ me ortakun e tij Valon Ademi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ai u thirr edhe në Prokurorinë e Tiranës.

The post Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar appeared first on Albeu.com.

“Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës

By: Elva
6 November 2025 at 21:59

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku foli për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës dhe për përplasjet me ortakun e tij. Pacolli tha se ndjehet jashtëzakonisht i fyer nga akuzat dhe epitetet e fundit që, sipas tij, janë ngritur pa asnjë bazë. Ai mohoi […]

The post “Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

By: Brisi
5 November 2025 at 13:00

Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Vlorës. Seanca e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak […]

The post Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn appeared first on BoldNews.al.

❌
❌