❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Kiev

30 November 2025 at 16:52

TIRANË, 30 nĂ«ntor/ATSH/ Festa KombĂ«tare e PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« u kremtua nĂ« zemĂ«r tĂ« UkrainĂ«s, nĂ« njĂ« moment simbolik ku vlerat e lirisĂ« dhe dinjitetit njerĂ«zor marrin kuptim tĂ« veçantĂ«.

Në kryeqytetin ukrainas u organizua një aktivitet për të nderuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë përfaqësues diplomatikë, miq të Shqipërisë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar.

Ceremonia reflektoi jo vetëm respektin për historinë shqiptare, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas, i cili sot po përballet me sfida të rënda për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë së tij.

Gjatë aktivitetit u vu në dukje se festimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Kiev përçon një mesazh të fortë shprese dhe qëndrese, duke theksuar miqësinë mes dy popujve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Ukrainën në këto kohë të vështira.

Aktiviteti u shoqërua me elemente kulturore dhe simbolike shqiptare, duke sjellë në Ukrainë shpirtin e festës kombëtare. /j.p/

The post Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diaspora shqiptare në Turqi feston 28 Nëntorin në rrugët e Stambollit

29 November 2025 at 18:03


Shoqatat që përfaqësojnë diasporën shqiptare në Turqi kanë organizuar aktivitete festive për nder të 28 Nëntorit, duke marshuar në lagje e rrugë të ndryshme të Stambollit me festë.

Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë defiluar nëpër qytet për të shënuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

“E festuam me krenari 28 NĂ«ntorin! Sot u mblodhĂ«m sepse kjo ditĂ« Ă«shtĂ« simbol i rrĂ«njĂ«ve tona, historisĂ« sonĂ« dhe lirisĂ« sonĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e shoqatave shqiptare nĂ« Turqi.

Organizatorët theksojnë se festa e 28 Nëntorit mbetet një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Stamboll, duke i bashkuar ata rreth identitetit, traditës dhe krenarisë kombëtare./Telegrafi/


Kryeqyteti kuq e zi, pamje nga festa e 28 Nëntorit

29 November 2025 at 11:22


Kryeqyteti i Kosovës mbrëmë është mbushur me qindra qytetarë që kanë festuar Ditën e Flamurit dhe 28 Nëntorin, një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Festimet pĂ«rfshinĂ« edhe pĂ«rkujtimin e ditĂ«lindjes sĂ« heroit legjendar Adem Jashari si dhe daljen publike tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga festa, transmeton Telegrafi.

"Kryeqyteti mbrĂ«mĂ« kuq e zi đŸ‡ŠđŸ‡± Festuam sĂ« bashku 28 NĂ«ntorin festĂ«n e madhe tĂ« shqiptarĂ«ve, ditĂ«lindjen e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike tĂ« UÇK-sĂ«! NĂ«n tingujt e bendit Jericho festuan qytetarĂ« nga e gjithĂ« Kosova nĂ« sheshin SkĂ«nderbeu", ka shkruar Rama./Telegrafi/



Atmosferë festive në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për festat e Nëntorit

28 November 2025 at 22:38

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ Festimet pĂ«r 113-vjetorin e PavarĂ«sisĂ« kanĂ« vijuar deri nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« sotme nĂ« rrugĂ«t dhe sheshet kryesore tĂ« kryeqytetit.

Qindra qytetarë u janë bashkuar aktiviteteve festive për 28-29 Nëntorin të cilat nisën në orën 10:00, me ceremoninë e Nderimit të Flamurit dhe vijuan gjatë ditës me veprimtari kulturore dhe artistike.

Me flamuj nĂ« duar dhe simbolet kombĂ«tare, qytetarĂ«t kanĂ« ndjekur koncertet festive nĂ« disa nga pikat kryesore tĂ« TiranĂ«s, pĂ«rgjatĂ« bulevardit “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” deri te sheshi “SkĂ«nderbej”.

Fotoreporter Andrin Hoxha

 

Nga festimet e Ditës së Flamurit dhe Nata e Bardhë në Tiranë
1 nga 30

/e.i/

The post Atmosferë festive në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për festat e Nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian

28 November 2025 at 21:59

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, pĂ«rcolli sot urimin e tij pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri, KosovĂ«, nĂ« tĂ« gjitha trevat rajonale dhe nĂ« DiasporĂ«, me rastin e 113-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Në ceremoninë e pritjes për Ditën e Flamurit në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, Linda Rama, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, por edhe familjarë te firmëtarëve të aktit të shpalljes së Pavarësisë, Kreu i Shtetit u fokusua te mesazhet për bashkimin e forcave për integrimin evropian, qëndrueshmërinë dhe orientimin e qartë drejt integrimit evropian.

Begaj u bëri thirrje shqiptarëve të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivin historik: anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm, duke hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave dhe se mbyllja e tyre deri në vitin 2027 është objektiv strategjik për shtetin.

Në fjalimin e tij, Kreu i Shtetit risolli në vëmendje miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbështetjen e tyre për kombin shqiptar.

Ai theksoi se Shqipëria sot është faktor i besueshëm stabiliteti në rajon dhe aleate e palëkundur e NATO-s.

Presidenti Begaj vuri në dukje rëndësinë e votimit të Diasporës, të realizuar për herë të parë këtë vit, duke e cilësuar si një hap historik që e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe demokracinë më të fortë.

Ai vlerësoi rolin e shqiptarëve kudo në botë si urë e fuqishme me botën dhe burim ekspertize, investimesh dhe diplomacie kulturore.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj u ndal edhe te sfidat kombëtare, duke theksuar se pavarësia matet me standarde, me funksionimin e drejtësisë, cilësinë e shërbimeve publike, besimin e qytetarëve tek institucionet, mundësitë për të rinjtë dhe dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.

Kreu i Shtetit rikujtoi se “pavarĂ«sia Ă«shtĂ« detyrim, Ă«shtĂ« thirrja pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m, tĂ« bashkuar e vizionarĂ«â€, duke kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« dialog dhe kulturĂ« politike qĂ« vendos interesin kombĂ«tar mbi atĂ« partiak.

Presidenti i Republikës u kërkoi shqiptarëve të jenë bashkë për të kapërcyer ndasitë që ngadalësojnë rrugëtimin evropian dhe të fokusohen te çështjet e mëdha që çojnë vendin përpara.

Në përmbyllje të fjalës, Kreu i Shtetit risolli amanetin e etërve të Pavarësisë për ruajtjen e identitetit, forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë, ndërsa theksoi se detyra e sotme është ndërtimi i një Shqipërie moderne, të drejtë dhe evropiane.

Presidenti Begaj mbylli fjalimin me urimin tradicional nĂ« nder tĂ« DitĂ«s sĂ« Flamurit, tĂ« flamurit kuq e zi dhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke thĂ«nĂ« se â€œĂ«shtĂ« koha tĂ« ngremĂ« njĂ« dolli” pĂ«r kombin dhe tĂ« ardhmen e tij.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj:

Të nderuar bashkëkombës kudo ku ndodheni,
Të nderuar miq të Shqipërisë, të nderuar të ftuar!

Në historinë e kombeve, ka një ditë që përmbledh ëndrrat e shekujve.

Për ne shqiptarët, kjo ditë është 28 Nëntori, dita e identitetit, dinjitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Përpara kësaj dite, ne përulemi me respekt e krenari.

Sot, si çdo vit, kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë, flamurit kuq e zi, simbol i historisë dhe sakrificës së shqiptarëve, flamurit që bashkon ëndrrat, aspiratat dhe amanetet e të parëve tanë. Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët.

Kjo ditë është kujtesa e një kombi qëndrestar që, edhe në kohët më të vështira, nuk e humbi besimin te vetja dhe tek e ardhmja e tij. Ne kemi ditur të ecim përpara pa pushtuar, pa kërcënuar, pa dhunuar fqinjët e asnjë vend tjetër, duke u bazuar vetëm te sakrificat e betejat tona për vendin tonë, për Shqipërinë.

113 vjet më parë, Ismail Qemali dhe delegatët që u mblodhën në Vlorë i dhanë jetë shtetit të ri shqiptar. Në një botë që po ndryshonte me shpejtësi dhe plot rreziqe, ata patën guxim, largpamësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie. Në atë ditë të vitit 1912 shqiptarët treguan se kishin një ideal të qartë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për ta ndjekur dhe për ta bërë atë realitet.
Sot, ne nderojmë dhe i jemi mirënjohës përjetë Ismail Qemalit, Atir themelues të shtetit tonë modern së bashku me etërit e pavarësisë për aktin e tyre dhe, mbi të gjitha, për amanetin që na lanë: një shtet që u shërben shqiptarëve.

Vit pas viti, dekadë pas dekade, shekull pas shekulli, 28 Nëntori dëshmon se shqiptarët, të bashkuar, diktojnë fatin e tyre dhe ndërtojnë vizione të reja për vendin.
Ky 28 Nëntor na gjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Jo rastësisht. Falë punës. Falë punës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, falë sakrificave të brezave, falë arritjeve të shqiptarëve në çdo cep të botës dhe po ashtu falë vizionit të qartë Euroatlantik.
Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon.
Shqipëria ka hapur në harkun e një viti të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky është një hap historik.
Mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027, me punë të përbashkët, standarde të larta dhe vendimmarrje të përgjegjshme, është objektivi ynë strategjik. Ky objektiv nuk është thjesht një proces teknik, është një mundësi e madhe për të transformuar veten, është thelbi i shtetit modern që duam. Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale.

Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri.

Këtë vit shënojmë edhe një moment tjetër historik.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, qytetarët tanë në Diasporë patën mundësi të votonin nga vendet ku jetojnë. Ky ishte hap i rëndësishëm për forcimin e demokracisë sonë. Ai e bën kombin më të plotë, e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe klasën politike më të përgjegjshme.

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në çdo kontinent, është një urë e fuqishme me botën, është zemra jonë që rreh larg, është një burim i jashtëzakonshëm ekspertize, investimi dhe diplomacie kulturore.
Detyra jonĂ« si shtet Ă«shtĂ« t’i dĂ«gjojmĂ«, t’i pĂ«rfshijmĂ« dhe t’u krijojmĂ« hapĂ«sira reale pjesĂ«marrjeje.

Të dashur shqiptarë,

Pavarësia sot nuk matet vetëm me histori.
Pavarësia matet me standarde.
Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike.
Pavarësia matet me besimin e qytetarëve tek institucionet.
Pavarësia matet me drejtësi funksionale.
Pavarësia matet me mundësitë që u ofrohen të rinjve.
Pavarësia matet me dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.
Pavarësia matet me dashurinë për vendin.
Këto janë sfidat që na bashkojnë, pavarësisht bindjeve politike.

Të nderuar bashkëkombës,

Koha e shpalljes së Pavarësisë, bota e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit, ishte ajo e përcaktimit të kufijve. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi. Arkitektura e sigurisë globale po rifigurohet me shpejtësinë e evolucionit e teknologjive që ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet tona me territorin, shtetin, komunitetin, madje dhe me njeri-tjetrin.
Në këto kohë transformimesh e transformuese, na duhet vendosmëri, koherencë dhe vizion për të qenë në krahun e duhur të historisë.

Viti 2025 na gjeti në një mjedis gjeopolitik dinamik.
Tirana mblodhi kĂ«tĂ« vit liderĂ«t e 47 vendeve dhe organizatave evropiane, ku siguria evropiane dhe agresioni rus ndaj UkrainĂ«s ishin nĂ« qendĂ«r tĂ« agjendĂ«s. Sfidat e sotme pĂ«rmblidhen nĂ« moton e kĂ«tij samiti: “Evropa e re nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« re: unitet, bashkĂ«punim, veprim i pĂ«rbashkĂ«t”.
Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqe, siguri, zhvillim dhe dialog si aleate e NATO-s dhe si aktor i përgjegjshëm në rajon. Shqipëria mbetet partnere fort e besueshme për aleatët tanë Euroatlantikë.

Ne jemi krenarë për miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mirënjohës për mbështetjen që ata i kanë dhënë kombit shqiptar.

Ne jemi krenarë për rolin tonë në stabilitetin rajonal, sepse pa stabilitet nuk ka zhvillim dhe të ardhme evropiane.
Fatet tona u ndanĂ« kundĂ«r dĂ«shirĂ«s sonĂ«. Sot, fati i ShqipĂ«risĂ«, i KosovĂ«s dhe gjithĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« rajon Ă«shtĂ« nĂ« duart tona. Fatet i kemi bashkuar drejt orientimit Euroatlantik, tĂ« drejtave tĂ« njeriut, mirĂ«qenies dhe begatisĂ«. Çdo arritje e KosovĂ«s dhe komuniteteve shqiptare nĂ« rajon e kudo Ă«shtĂ« krenari pĂ«r ne.
Mbështetja për Kosovën, për konsolidimin e shtetit të saj, për njohje të reja, dialogun dhe integrimin e saj Euroatlantik, është përgjithmonë konstante dhe mbetet një nga përgjegjësitë tona kombëtare.

Sot, kudo ku jetojnë shqiptarët, është ditë feste. Festojnë në Shqipëri e në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo në pesë kontinentet.
ËshtĂ« koha tĂ« jemi bashkĂ«, tĂ« mbĂ«shtesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe tĂ« punojmĂ« qĂ« çdo shqiptar, brenda e jashtĂ« kufijve, tĂ« ndihet pjesĂ« e njĂ« kombi qĂ« ecĂ«n pĂ«rpara.

Në këtë ditë të shenjtë për ne shqiptarët, le të kujtojmë se pavarësia është detyrim, është thirrja për të qenë të përgjegjshëm, të bashkuar e vizionarë.
Shqipëria ndërtohet më mirë dhe prosperon më shpejt me dialog, me debat konstruktiv për çështje të mëdha, jo duke humbur kohën me çështje dytësore, me institucione që punojnë, jo me institucione që bllokojnë njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për një kulturë politike që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar, me një qëllim të madh kombëtar, ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin e përbashkët.

Në këtë rrugëtim evropian: çdo reformë ka rëndësi, çdo institucion ka përgjegjësi, çdo qytetar ka rol.
Të nderuar bashkëkombës,
Në këtë ditë të shenjtë nuk duhet të harrojmë se pavarësia është dhe festë, festa e shoqërisë, e familjes, e të rriturve dhe të vegjëlve, e arritjeve të secilit prej nesh.
Uroj të festoni të përmbushur dhe të gëzuar, si qytetarë të një vendi ku vlerat njerëzore e komunitare mbizotërojnë dhe ku entuziazmi për arritjet në vijim është i vërtetë dhe emocionues!

Shqipëria ka ecur shumë, por ka ende për të bërë. Të punojmë së bashku! Unë besoj fort se me maturi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët, të ndërtojmë vendin që meritojmë e me të cilin krenohemi.

113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë.
Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër: ta bëjmë Shqipërinë një vend të drejtë, të sigurt, modern dhe evropian. Për këtë, na duhet guximi i Vlorës së 1912-ës, urtësia e mençuria e Ismail Qemalit dhe vullneti i çdo shqiptari.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Zoti i bekoftë miqtë e Shqipërisë!

ËshtĂ« koha tĂ« ngremĂ« njĂ« dolli dhe, siç e do tradita shqiptare, e kemi me tre urime:
Urimi i parë: Për Ditën e Flamurit! Ta kemi/gëzojmë përjetë!
Urimi i dytë: Për flamurin kuq e zi, flamurin që na bashkon të gjithëve! Ta nderojmë përjetë!
Urimi i tretë: Për Kombin shqiptar. Lavdi përjetë.

/e.i/

The post Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, prania e Osmanit e bëri festën më kuptimplotë

28 November 2025 at 22:35


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e sotme, më 28 nëntor, në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani këtë ceremoni e bëri kuptimplotë.

“MbrĂ«mja Tradicionale Kuqezi e DitĂ«s sĂ« PavarĂ«sisĂ«, organizuar sonte bukur si asnjĂ«herĂ« nĂ«n kujdesin e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s, me praninĂ« kuptimplotĂ« tĂ« Presidentes sĂ« KosovĂ«s”, shkroi Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi nevojën për një kulturë të re politike në vend, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar mbi atë partiak.
“Ne kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« kulturĂ« politike tĂ« re, qĂ« e vendos interesin kombĂ«tar dhe tĂ« qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojĂ« tĂ« fokusohemi te prioritetet tona kombĂ«tare, qĂ« e çojnĂ« vendin pĂ«rpara. VetĂ«m tĂ« pĂ«rbashkuar nĂ« njĂ« qĂ«llim tĂ« madh kombĂ«tar ne mund tĂ« shmangim ndasitĂ« qĂ« vonojnĂ« rrugĂ«timin tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.”, u shpreh ai.

Begaj theksoi rëndësinë e çdo institucioni dhe qytetari në procesin e reformave dhe integrimit europian, duke theksuar se kontributi i secilit është i pazëvendësueshëm.

“113 vjet mĂ« parĂ«, tĂ« parĂ«t tanĂ« na lanĂ« njĂ« amanet tĂ« çmuar: tĂ« ruajmĂ« identitetin, tĂ« forcojmĂ« shtetin dhe tĂ« mbrojmĂ« lirinĂ«. Detyra jonĂ« sot Ă«shtĂ« ta çojmĂ« kĂ«tĂ« amanet nĂ« njĂ« nivel tjetĂ«r, ta bĂ«jmĂ« ShqipĂ«rinĂ« tĂ« drejtĂ«, tĂ« sigurt, moderne dhe europiane. PĂ«r kĂ«tĂ« na duhet guximi i VlorĂ«s 1912, urtĂ«sia e Ismail Qemalit dhe vullneti i shqiptarit”, tha Begaj.



Festa e Flamurit, spektakël dronësh në qiellin e Vlorës

28 November 2025 at 21:33


Spektakël dronësh ka pasur mbrëmjen e sotme në qiellin e qytetit të Vlorës.

Teksa organizimet për shpalljen e pavarësisë vijojnë, qindra banorë të Vlorës, por dhe qytetarë të ardhur nga trevat e vendit kane ndjekur performancën e dronëve.

Në pamje duket Shqiponja dykrenare me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Nga ana tjetër, koncerti festiv po vijon për qytetaret e Vlorës./Top Channel

- YouTube youtu.be


Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut festojnë 28 Nëntorin

28 November 2025 at 21:22


Edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënuan festën e 28 nëntorit, ditën e Flamurit Shqiptar.

Me rastin e kësaj feste, disa qytetarë me kuaj, të veshur me tesha kombëtare dhe në duar mbanin flamuj kombëtar, defiluan rrugëve të Tetovës.

Për nder të kësaj date të rëndësishme për kombin shqiptar, aktivitete festive u zhvilluan në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

"Në vigjilje të festës së Flamurit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ne si komunë e Tetovës ,si çdo vit po përkrahim të gjitha aktivitetet që po mbahen thuajse në çdo shkollë fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës", ka thënë Albi Qamili, zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës.

28 nëntori në atmosferë festive u shënua edhe në shkollën "Ismail Qemali" në Shkup.

KĂ«saj ceremonie iu bashkua edhe kryetari i KomunĂ«s sĂ« Çairit, Izet Mexhiti.

“Kjo ceremoni merr njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« sepse zhvillohet nĂ« njĂ« shkollĂ« qĂ« mban emrin e udhĂ«heqĂ«sit tĂ« pavarĂ«sisĂ« Ismail Qemali emri i tij Ă«shtĂ« i lidhur nĂ« ditĂ«n e sotme po aq sa flamuri qĂ« valĂ«vitet me krenari sepse ishte ai qĂ« i dha kombit drejtim, vizion, dhe qartĂ«si nĂ« momentet mĂ« vendimtare tĂ« historisĂ« sonĂ«", tha ai.

Për Festën e Flamurit, urimet e tyre për të gjithë shqiptarët, kanë përcjellë të gjithë liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Elia uron 28 Nëntorin me fotografinë e veçantë të Princeshës Geraldinë: Atdheu janë sytë e çiltër të fëmijëve që na bëjnë njerëz më të mirë

By: M C
28 November 2025 at 19:10

Aktorja Elia Zaharia ka zgjedhur një fotografi të veçantë të së bijës, Princeshës Geraldinë, për të uruar 28 Nëntorin. Në këtë ditë të shënuar të Flamurit kombëtar, ajo i dedikon disa rreshta Atdheut dhe uron çdo shqiptar.

Princeshë Geraldina shfaqet e veshur me ngjyrat kombëtare dhe në dorë mban një flamur kuqezi. Nuk dihet nëse fotografia është e sotme apo është shkrepur më herët, pasi pas ndarjes së çiftit mbretëror, nga postimet në rrjetet sociale duket se Geraldina kalon më shumë kohë me të atin.

“Atdheu Ă«shtĂ« dashuri pa kushte, Ă«shtĂ« thirrja mĂ« e fuqishme qĂ« buron nga shekujt, qĂ« na mbush me frymĂ«zim dhe krenari, qĂ« na pulson bashkĂ« me gjakun nĂ« damarĂ«! Atdheu Ă«shtĂ« frymĂ«, Ă«shtĂ« familje, Ă«shtĂ« histori e gjallĂ«! Atdheu janĂ« sytĂ« e gjyshĂ«rve tanĂ«, dashuria dhe sakrificat e tyre, madhĂ«shtia brenda thjeshtĂ«sisĂ« sĂ« tyre!

Atdheu janë sytë e çiltër të fëmijëve, buzëqeshja e tyre që na bën njerëz më të mirë e më të ndërgjegjshëm! Atdheu është natyra e bekuar nga Zoti, lulet e brishta të fushave dhe malet e lartë e të mbushur me legjenda. Atdheu ynë është dhimbje, një dhimbje e ëmbël dashurie, nga ato dashuri që nuk harrohen sado larg të shkosh nëpër botë, sado gjuhë të huaja të flasësh!

Atdheu ynĂ«, gjuha jonĂ« mĂ« e bukura nĂ« botĂ«, qĂ« na bĂ«n tĂ« ndjejmĂ« si vĂ«lla e motĂ«r kĂ«do qĂ« na sjell tingujt e saj kur jetojmĂ« larg! Atdheu ynĂ«, GĂ«zuar 28 NĂ«ntorin, ditĂ«n kur Flamuri i gjakut dhe shqiponjĂ«s u valĂ«vit i lirĂ« nĂ« çdo zemĂ«r shqiptare! Zoti e bekoftĂ« vendin tonĂ«â€, shkruan Elia Zaharia.

The post Elia uron 28 Nëntorin me fotografinë e veçantë të Princeshës Geraldinë: Atdheu janë sytë e çiltër të fëmijëve që na bëjnë njerëz më të mirë appeared first on Albeu.com.

Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian i palëkundur

28 November 2025 at 18:22

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur sot urimit tĂ« Delegacionit tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« ShqipĂ«ri, me rastin e 28 NĂ«ntorit, DitĂ«s sĂ« PavarĂ«sisĂ«.

Në një postim në rrjetin social X, Spiropali falënderon misionin e BE-së për urimet e ngrohta.

“PĂ«rkushtimi i ShqipĂ«risĂ« ndaj integrimit nĂ« BE Ă«shtĂ« i palĂ«kundur; ai Ă«shtĂ« dhe do tĂ« mbetet prioriteti ynĂ« kombĂ«tar mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m deri nĂ« momentin kur tĂ« zĂ«mĂ« vendin tonĂ« tĂ« merituar nĂ« familjen evropiane”, tha Spiropali.

Ministrja Spiropali nĂ«nvizoi se “viti 2025 ka qenĂ« njĂ« vit i jashtĂ«zakonshĂ«m, i shĂ«nuar nga progres i fortĂ« dhe domethĂ«nĂ«s nĂ« marrĂ«dhĂ«niet tona, qĂ« vijojnĂ« tĂ« thellohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«â€.

“AsnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« bashkĂ«punimi ynĂ« nuk ka avancuar me kaq ritĂ«m, koherencĂ« dhe pĂ«rkushtim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« Bruksel dhe nĂ« mbarĂ« EvropĂ«n. Kjo pasqyron bindjen e thellĂ« se vendi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Evropian Ă«shtĂ« njĂ« investim i pĂ«rbashkĂ«t strategjik nĂ« stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit tonĂ«â€, tha Spiropali.

“Ne jemi thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme, udhĂ«heqjen dhe pĂ«rpjekjet e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« Komisionit Evropian, pĂ«rfshirĂ« Delegacionin e BE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa hedhim hapat e radhĂ«s drejt sĂ« ardhmes sonĂ« evropiane”, vijoi Spiropali.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, uroi sot shqiptarët me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“GĂ«zuar 28 NĂ«ntorin, ShqipĂ«ri! GĂ«zuar DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ«! Delegacioni i Bashkimit Evropian nĂ« ShqipĂ«ri ju uron festa tĂ« gĂ«zuara”, shkruhet nĂ« postimin nĂ« rrjetet sociale tĂ« Delegacionit tĂ« BE nĂ« vendin tonĂ«.

/e.i/r.e/

The post Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian i palëkundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November 2025 at 18:18

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« 113-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«, mĂ« 28 NĂ«ntor, nĂ« qytetin e Elbasanit u zhvillua njĂ« ceremoni pĂ«rkujtimore nĂ« nder tĂ« firmĂ«tarit tĂ« Aktit tĂ« PavarĂ«sisĂ«, Aqif PashĂ« Elbasani.

Deputetët e Elbasanit Adi Qose, Aulona Bylykbashi, Sara Mile, Evis Kushi, prefekti i Qarkut Ilir Bejtja, drejtuesi politik i qarkut Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, përfaqësues të pushtetit vendor, qytetarë dhe nxënës të shkollave, vendosën kurora me lule dhe zhvilluan homazhe pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit.

Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Gledian Llatja përcolli urimet për Festën e Flamurit dhe Pavarësisë, duke theksuar rolin historik të Elbasanit si një nga djepet e Pavarësisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Aqif Pashë Elbasanit dhe patriotëve të tjerë elbasanas në themelimin e shtetit shqiptar. Ai nënvizoi se respekti për figurat e historisë është detyrim qytetar dhe institucional, si dhe një mesazh edukues për brezat e rinj.

Edhe drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, në përshëndetjen e tij, vuri theksin te mirënjohja ndaj firmëtarëve të Pavarësisë dhe uroi qytetarët për 28 Nëntorin, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vazhdimit të projekteve zhvillimore në Elbasan dhe në mbarë qarkun.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, ku u bashkuan institucione, përfaqësues politikë dhe qytetarë, duke e kthyer homazhin në një akt simbolik nderimi për historinë, identitetin kombëtar dhe rolin e Elbasanit në Pavarësinë e Shqipërisë.

/e.i/r.e/

The post Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan urimin e veçantĂ« nga stafi i maternitetit “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€

28 November 2025 at 18:10

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ NĂ« Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€, festa e PavarĂ«sisĂ« ka “trokitur” nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« origjinale dhe tĂ« veçantĂ«.

NĂ« formĂ«n e njĂ« urimi pĂ«r festat e NĂ«ntorit, SUOGJ “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€, me njĂ« video tĂ« realizuar me simbolet kombĂ«tare nĂ« ambientet e kĂ«tij spitali, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhin e rĂ«ndĂ«sishĂ«m se “aty lind jeta”.

Kryeministri Edi Rama, ndau nĂ« rrjetet sociale kĂ«tĂ« video, duke e etiketuar si njĂ« urim tĂ« veçantĂ« nga Materniteti “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€.

NĂ« festat e 28 dhe 29 NĂ«ntorit, SUOGJ “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€, feston jo vetĂ«m historinĂ«, por edhe nisjen e çdo jete tĂ« re, qĂ« vjen nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« me shpresĂ« e dritĂ«.

“Çdo foshnje qĂ« lind Ă«shtĂ« shpresĂ«, bekim dhe vazhdimĂ«si pĂ«r popullin dhe Kombin. Bekim pĂ«r çdo jetĂ« qĂ« lind”, thuhet nĂ« postimin e SUOGJ “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€.

/e.i/

The post Rama ndan urimin e veçantĂ« nga stafi i maternitetit “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuq e zi në çdo kufi, festë me flamuj e veshje kombëtare nga Morina në Kakavijë - Rama ndan pamjet

28 November 2025 at 17:56


Nga Morina nĂ« KakavijĂ«, shqiptarĂ«t i kthyen pikat doganore nĂ« ‘arenë’ festĂ«, me valle e kĂ«ngĂ«.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e festës, ku shihen qytetarët me flamuj në duar e veshje kombëtare.

“8 NĂ«ntor 2025. AtmosferĂ« kuqezi nĂ« çdo hyrje tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Nga Morina nĂ« KakavijĂ«, tĂ« gjitha pikat doganore u kthyen nĂ« skenĂ« tĂ« gĂ«zimit dhe energjisĂ« sĂ« bukur shqiptare”, shkruan Rama.



Ndryshe, festimet e Ditës së Pavarësisë përfshinë të gjithë vendin si dhe diasporën shqiptare.

NĂ« ShkodĂ«r, mbi 200 tĂ« ftuar u mblodhĂ«n nĂ« “SofrĂ«n e PavarĂ«sisĂ«â€, me pjesĂ«marrjen e Presidentes sĂ« KosovĂ«s Vjosa Osmani dhe ministres Elisa Spiropali.

MbrĂ«mja solli atmosferĂ« festive, me spektakĂ«l dronĂ«sh dhe mesazhin: “MirĂ« se keni ardhur me bukĂ«, kripĂ« e zemĂ«r”.

Flamuri kombëtar u ngrit nga Forcat e Armatosura dhe u vendosën kurora pranë monumenteve historike.

“Ashtu si Shkodra u ngrit nga kultura, Kosova u ngrit nga sakrifica ndaj sot ecim bashkĂ« krah pĂ«r krah drejt njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« dhe shpresĂ« plotĂ«â€ – u shpreh Vjosa Osmani.

“28 NĂ«ntori i Gjergjit tonĂ« tĂ« madh, dita e PavarĂ«sisĂ« dhe e Flamurit tonĂ« tĂ« shenjtĂ« si dhe njĂ« pĂ«rkim fatlum edhe ditĂ«lindja e Adem Jasharit duhet tĂ« jenĂ« jo vetĂ«m njĂ« ditĂ« feste por dhe njĂ« ditĂ« e fuqishme reflektimi pĂ«r gjithçka qĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« edhe mĂ« shumĂ«â€ – u shpreh Elisa Spiropali.

NĂ« KukĂ«s, ceremonitĂ« u zhvilluan para bashkisĂ« me pjesĂ«marrjen e veteranĂ«ve tĂ« LANÇ-it. NĂ« LezhĂ«, pranĂ« obeliskut tĂ« “BesĂ«lidhjes”, kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe prefekti Taulant Malshi vlerĂ«suan sakrificĂ«n e tĂ« parĂ«ve dhe pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m.

Fieri kremtoi me homazhe dhe koncertin patriotik “BashkĂ« pĂ«r ty Atdhe” me orkestrĂ«n simfonike dhe tenorin Josif Gjipali. Elbasani zhvilloi ceremoninĂ« pranĂ« bustit tĂ« firmĂ«tarit Aqif Pasha, me ngritje flamuri, homazhe dhe pjesĂ«marrje nga tĂ« rinjtĂ« dhe autoritetet.

Gjirokastra kujtoi ditën me homazhe në Kodrën e Rilindasve, duke vendosur kurora mbi eshtrat e patriotëve lokalë. Në Korçë, autoritetet dhe qytetarët kryen homazhe pranë bustit të Luftëtarit Kombëtar dhe vendosën kurora me lule.

Festimet u shtrinë edhe në diasporë, pamjet i takojnë festimeve në Detroit ku mbi 150,000 shqiptarë kremtuan Ditën e Flamurit me dinjitet, duke ruajtur lidhjen me atdheun dhe krenarinë kombëtare.

Festat e Nëntorit kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak

28 November 2025 at 21:55

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ 113-vjetori i PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe festat e NĂ«ntorit, po kremtohen edhe nĂ« PreshevĂ«, Bujanoc, MedvegjĂ« dhe Sanxhak.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se për herë të parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Gonxhja u shpreh se “aktivitete kulturore e artistike, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte dhe panaire artizanĂ«sh po sjellin frymĂ«n e festave nĂ« mbarĂ« LuginĂ«n”.

“FestojmĂ« sĂ« bashku, kudo qĂ« ndodhemi”, shkruan Gonxhja nĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Atmosfera festive është shtrirë edhe mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke përkujtuar sot një ditë të veçantë për shqiptarët, kudo ku ata ndodhen.

/e.i/r.e/

The post Festat e Nëntorit kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 Nëntori, atmosferë kuqezi në të gjitha pikat doganore në vend

28 November 2025 at 15:51

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ Atmosfera festive e 113-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« sot nĂ« çdo pikĂ« doganore tĂ« vendit tonĂ«.

Nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, me veshje popullore dhe flamuj në duar, grupet artistike kanë dhuruar shfaqje me këngë e valle, të cilave u janë bashkuar edhe qytetarë që kaluan në tokën shqiptare përmes pikave doganore.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale një video me rastin e 28 Nëntorit 2025, ndërsa duket atmosfera kuqezi në çdo pikë hyrjeje të Shqipërisë.

“Nga Morina nĂ« KakavijĂ«, tĂ« gjitha pikat doganore u kthyen nĂ« skenĂ« tĂ« gĂ«zimit dhe energjisĂ« sĂ« bukur shqiptare”, shkruan Rama.

Grupet artistike u kanë shpërndarë flamuj udhëtarëve që kanë kaluar sot në pikat doganore në vend, ndërsa të rinjtë dhe grup-moshat e tjera u janë bashkuar valleve në sheshet e pikave doganore.

Kjo atmosferë festive kuqezi është përcjellë në çdo pikë hyrje për në Shqipëri.

/e.i/r.e/

The post 28 Nëntori, atmosferë kuqezi në të gjitha pikat doganore në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mattarella, Steinmeier dhe Erdogan urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

28 November 2025 at 15:16

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj ka marrĂ« kĂ«to ditĂ« telegrame e letra urimi nga e gjithĂ« bota pĂ«r 28 NĂ«ntorin, DitĂ«n e Flamurit.

Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.

Në telegramin e Kreut të Shtetit italian, Sergio Mattarella, shprehen urimet më të mira për Presidentin Begaj dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Presidenti italian nënvizon me kënaqësi të veçantë miqësinë vëllazërore gjithnjë e më të madhe dhe gjithnjë e më të begatë mes dy vendeve. Ai thekson se kjo miqësi është spontane falë afërsisë gjeografike dhe është përforcuar nga rrënjë të përbashkëta historike, si dhe nga një partneritet politik dinamik bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së Atlantikut dhe marrëdhënieve të frytshme ekonomike e kulturore. Po ashtu, vlerësohet në mënyrë të veçantë kontributi i komuniteteve shqiptare në Itali dhe i komunitetit italian në Shqipëri, si ura të gjalla miqësie mes dy popujve.

NĂ« mesazhin e tij, Presidenti italian pĂ«rgĂ«zon, gjithashtu, pĂ«rparimin domethĂ«nĂ«s qĂ« ka bĂ«rĂ« Tirana gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« rrugĂ«timin e saj drejt integrimit evropian. Italia riafirmon mbĂ«shtetjen e saj tĂ« plotĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, duke inkurajuar aspiratĂ«n legjitime tĂ« saj pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e BE-sĂ«.

Edhe presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në telegramin e tij të urimit rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, ndërsa e cilëson vendin tonë një partner të ngushtë dhe të besueshëm për Gjermaninë.

“Ne e vlerĂ«sojmĂ« angazhimin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« vendit tuaj, nĂ« veçanti punĂ«n e tij aktive nĂ« KĂ«shillin e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara dhe pĂ«rfshirjen e tij nĂ« Procesin e Berlinit pĂ«r bashkĂ«punim rajonal nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Duke pritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe KonferencĂ«n e Mbrojtjes Kibernetike tĂ« NATO-s nĂ« TiranĂ«, ShqipĂ«ria ka marrĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« veçantĂ«.

Vendi juaj ka bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m vitet e fundit nĂ« rrugĂ«n drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE. Jam i bindur se proceset e nevojshme tĂ« reformave do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ndiqen vazhdimisht”, shkruan Frank-Walter Steinmeier, i cili garanton se Gjermania do tĂ« vazhdojĂ« ta mbĂ«shtesĂ« ShqipĂ«rinĂ« me tĂ« gjitha aftĂ«sitĂ« e saj nĂ« rrugĂ«n drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, nĂ« mesazhin e urimit dĂ«rguar Presidentit tĂ« RepublikĂ«s thekson se “marrĂ«dhĂ«niet e thella me partnerin tonĂ« strategjik, ShqipĂ«rinĂ«, si nĂ« nivel dypalĂ«sh, ashtu edhe nĂ« atĂ« rajonal, po zhvillohen çdo ditĂ«â€. Erdogan shpreh besimin se ky bashkĂ«punim i palĂ«kundur, i forcuar nga urat e dashurisĂ« midis popujve tanĂ«, do tĂ« bĂ«het edhe mĂ« i fortĂ«, i qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«dimensional nĂ« periudhĂ«n e ardhshme. “Besoj me gjithĂ« zemĂ«r se bashkĂ«punimi midis TurqisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kontribuojĂ« nĂ« paqen, stabilitetin dhe zhvillimin nĂ« Ballkan”, shkruan Erdogan.

Presidenti i KroacisĂ« nĂ« urimet e tij thekson bisedĂ«n qĂ« ka zhvilluar me Presidentin Begaj pĂ«rgjatĂ« Samitit tĂ« Brdo-Brijuni-t tĂ« mbajtur nĂ« TiranĂ«. “Jam i kĂ«naqur qĂ« shkĂ«mbyem mendime mbi pĂ«rparimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe vendeve tĂ« tjera tĂ« EvropĂ«s Juglindore nĂ« rrugĂ«n e tyre drejt Bashkimit Evropian, forcimin e stabilitetit dhe bashkĂ«punimit rajonal, si dhe sfidat aktuale globale qĂ« ndikojnĂ« nĂ« sigurinĂ« dhe zhvillimin e rajonit. Besoj se sĂ« bashku mund tĂ« kontribuojmĂ« nĂ« arritjen e kĂ«tyre qĂ«llimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, shkruan Presidenti kroat Zoran Milanović.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë gjithashtu telegrame urimi nga Kina, Arabia Saudite, Japonia, Estonia, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjera telegrame vijojnë të mbërrijnë në zyrën e Kreut të Shtetit.

/e.i/r.e/

The post Mattarella, Steinmeier dhe Erdogan urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama përkujton ditëlindjen e Adem Jasharit

28 November 2025 at 14:16

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama pĂ«rkujtoi sot komandatin legjendar tĂ« UÇK-sĂ«, Adem Jashari nĂ« pĂ«rvjetorin e tij tĂ« lindjes, qĂ« pĂ«rkon me PavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ« mĂ« 28 NĂ«ntor.

NĂ« 70-vjetorin e lindjes sĂ« tij, Kryeministri Rama u shpreh nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se “Jashari lindi nĂ« DitĂ«n e Flamurit dhe u bĂ« vetĂ« flamur i sakrificĂ«s, lirisĂ« dhe krenarisĂ« kombĂ«tare”.

Adem Jashari lindi mĂ« 28 nĂ«ntor 1955 nĂ« fshatin Prekaz tĂ« PoshtĂ«m tĂ« DrenicĂ«s (KosovĂ«) dhe ra dĂ«shmor mĂ« 7 mars 1998 nĂ« tĂ« njĂ«jtin fshat, gjatĂ« sulmit nĂ« Prekaz. Ai ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK-sĂ«). Pas luftĂ«s, ai u shpall Hero i KosovĂ«s.

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë.

/e.i/r.e/

The post Rama përkujton ditëlindjen e Adem Jasharit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Jeni aleati ynë

28 November 2025 at 14:17


NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.

Në mesazhin e urimit, NATO thotë se Shqipëria është një aleat, duke ftuar të gjithë që ti bashkohen festës, shkruan ATSH.

Postimi është shoqëruar me një imazh ku paraqitet një pjesëtar i FA-ve i pajisur me mjete moderne, duke mbajtur në uniformë flamurin kombëtar shqiptar.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Shqiptarët drejt Greqisë për ditën e Pavarësisë, radhë e gjatë në Kapshticë

28 November 2025 at 13:07


Shqiptarë të shumta kanë vendosur të festojnë ditën e shpalljes së Pavarësisë në Greqi. Shumë shqiptarë janë nisur drejt Greqisë ndërsa raportohet për radhë të gjata në Kapshticë. Radhët shkojnë deri në 1 km dhe drejtuesit e mjeteve kanë pritur deri në 90 minuta për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Për autoritetet tona një fluks i tillë ka qenë i paparashikueshëm, por duket se shqiptarët kanë zgjedhur Greqinë për të kaluar këtë fundjavë.

Policia jonë kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar krahas shtimit të sporteleve.

Të njëjtët burime thanë se edhe pala greke ka shtuar numrin e sporteleve me qëllim përpunimin në kohën e duhur të dokumenteve për shqiptarët që vijnë nga Shqipëria në drejtim të vendit të tyre.


Forca të policisë kufitare janë në monitorim të kësaj situate të krijuar si dhe po kontrollojnë lëvizjen e mjeteve për të mos lejuar anomali nga drejtues të mjeteve që kërkojnë të kalojnë pa respektuar të tjerët që qëndrojnë në radhë.

Ndonëse radhë është e gjatë, është menduar për ta duke u sjellë atmosferën e festës në doganë. Një grup të rinjsh të veshur me rroba popullore kanë ndezur atmosferën teksa vallëzojnë. Pas lodhjes së pritjes nga radhe e gjatë, udhëtarët që hyjnë drejt Shqipërisë përballen me festë./euronewsalbania/

RrugĂ«timi i Isa Boletinit drejt VlorĂ«s – stĂ«rnipi i tij rrĂ«fen vĂ«shtirĂ«sitĂ« e heroit kombĂ«tar

28 November 2025 at 12:28

PRISHTINË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ NĂ« 28 NĂ«ntor, Kulla e Isa Boletinit nĂ« Boletin zgjohet mĂ« herĂ«t se zakonisht. Flamujt valĂ«viten mbi portĂ«n e gurit, ndĂ«rsa vizitorĂ«t nisen tĂ« mbĂ«rrijnĂ« njĂ« nga njĂ«, pĂ«r tĂ« nderuar njeriun qĂ« lidhet ngushtĂ« me fjalinĂ« e tij: “UnĂ« jam mirĂ«, kur Ă«shtĂ« mirĂ« ShqipĂ«ria.”

Brenda, drita që hyn nga dritaret e ngushta bie mbi fotografitë e zeza e të bardha. Në murin e djathtë qëndron portreti i Isa Boletinit, me vështrimin që të përshkon heshtur. Ciceroni u rrëfen nxënësve për përpjekjet e tij, ndërsa fjalët gërshetohen me dridhjen e zërit që zakonisht i mungon ligjërimit të përditshëm. Kjo ditë, duket qartë, e bën secilin më të kujdesshëm, më të butë, më të vetëdijshëm për atë çfarë po prek.

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, teksa ecën mes mureve të gurta të kompleksit, kujton rrënjët e familjes së tij.

“NĂ« fakt, Boletini Ă«shtĂ« shumĂ« i lashtĂ«, i vjetĂ«r. Realisht, familjarĂ«t e mi, pasardhĂ«sit e mi, kanĂ« ardhur nga fshati Isniq, Ă«shtĂ« komuna e Deçanit. Me shumĂ« arsye kanĂ« ardhur kĂ«tu nĂ« Boletin. PĂ«r herĂ«, si familje e madhe qĂ« kemi qenĂ« dhe nuk kemi pranuar asnjĂ« veprim kundĂ«r kombit tonĂ«, dhe kanĂ« ardhur kĂ«tu. Kur kanĂ« ardhur kĂ«tu ka qenĂ« vend i pabanuar, por ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht i pasur, pĂ«r arsye se pĂ«rballĂ« Boletinit gjendet edhe Majdani, pra gurĂ«punishtja e familjes ku 5 gjeneratat kanĂ« punuar me kĂ«tĂ« gur“, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«r KosovaPress.

Ai tregon se familja Boletini ka pasur një zhvillim të madh ndër breza, por ishte lindja e Isa Boletinit ajo që shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë kombëtare.

“Jeta e familjarĂ«ve, jeta e familjes Boletini ka qenĂ« me zhvillim tĂ« madh, mirĂ«po me lindjen e Isa Boletinit, pastaj periudha e tij kohore e ka bĂ«rĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha nĂ« historinĂ« tonĂ« kombĂ«tare, sepse Isa ka lindur nĂ« kohĂ«n e epokĂ«s sĂ« Lidhjes Shqiptare tĂ« Prizrenit dhe nĂ« epokĂ«n e pavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« vitin 1912. Realisht, jeta e tij qysh nĂ« moshĂ«n 15-vjeçare pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Lidhjen Shqiptare tĂ« Prizrenit, 17 vjet nĂ« betejĂ«n e SilvovĂ«s dhe kĂ«shtu nga ajo periudhĂ« kohore deri nĂ« vrasjen e tij mĂ« 23 janar 1916, janĂ« plotĂ«sisht 35 vite. NĂ« fakt, koha e tij ka pasur disa reforma, sepse dihet nĂ« Lidhjen Shqiptare tĂ« Prizrenit, njĂ« nga pikat kryesore qĂ« u dĂ«rgua telegrami sulltanit apo PortĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila u refuzua fuqimisht, ishte hapja e shkollave shqipe“, Ă«shtĂ« shprehur ai.

Në Kullat e Boletinëve, ndërsa shëtit mes mureve të gurta që ruajnë historinë e familjes së tij, trashëgimtari i Isa Boletinit tregon për një nga arritjet më të mëdha të heroit të tyre: hapjen e shkollës së parë shqipe në Kosovë.

“Isa e hapi shkollĂ«n e parĂ« shqipe kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, me ministrin e Arsimit, ku mĂ« ka interesuar mĂ« sĂ« shumti hapja e shkollave shqipe nĂ« territorin e KosovĂ«s dhe del qĂ« kisha shqiptare katolike nĂ« Stubull tĂ« EpĂ«rme e kishin hapur flamurtarĂ«t nĂ« vitin 1897, dmth shkollĂ«n vetĂ«m shkrim-lexim, jo zyrtare, por edhe Isa kĂ«tu e hapi shkollĂ«n 1899 pas dy viteve dhe ajo nuk ishte zyrtare po ishte private ku e solli HoxhĂ«n dhe pĂ«rveç fĂ«mijĂ«ve tĂ« tij dhe nipave tĂ« tij i mĂ«soi edhe fĂ«mijĂ«t e zonave pĂ«rreth. Por jo vetĂ«m, sepse 1908 ai bashkĂ« me Hasan PrishtinĂ«n do ta hapin edhe njĂ« shkollĂ« nĂ« KoshtovĂ« tĂ« MitrovicĂ«s, ku mĂ«sues i parĂ« i saj do tĂ« jetĂ« Isuf Rexha, dhe dihet vizioni i IsĂ«s ishte se ai nuk ishte vetĂ«m njĂ« patriot por ishte edhe njĂ« arsimdashĂ«s, fĂ«mijĂ«t, nipat i shkolloi nĂ« shkollat mĂ« tĂ« mira tĂ« EvropĂ«s tĂ« asaj kohe me fondin e vet, Stamboll, RomĂ« dhe VienĂ«â€œ, potencoi Gazmend Boletini.

Veprimtaria e Isa Boletinit filloi në 1901, me parandalimin e armatosjes së fshehtë të serbëve. Në 1903 pengoi hapjen e konsullatës ruse në Mitrovicë. Pas kthimit në 1906, organizoi veprimtaritë në Kosovë.

“Kontributi i IsĂ«s, pra, fillon nĂ« vitin 1901, ç’armatosjen e serbĂ«ve qĂ« u armatoseshin fshehurazi nĂ« vitin 1901 kĂ«tu nĂ« territorin e KosovĂ«s, pastaj largimin, dĂ«bimin dhe parandalimin e hapjes sĂ« konsullatĂ«s Ruse nĂ« MitrovicĂ« nĂ« fillim tĂ« vitit 1903 dhe pastaj dĂ«bimi i IsĂ«s 1902-1906, nĂ« Stamboll, sepse ai e kundĂ«rshtoi. Pas largimit tĂ« Isa Boletinit, vritet edhe konsulli rus Gregory nĂ« MitrovicĂ«, dhe kĂ«shtu kthimi i IsĂ«s nĂ« MitrovicĂ« nĂ« vitin 1906. Pastaj filloi organizimi i tij nĂ«pĂ«r territoret e KosovĂ«s. 1908 ishte pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Kuvendin e Ferizajit dhe 1910 kĂ«tu fillon ajo epoka mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e jetĂ«s sĂ« tij, sepse ai e bĂ«n pajtimin e gjaqeve tek Verrat e LlukĂ«s mĂ« 4 prill 1910. Me 10 prill, mbas gjashtĂ« ditĂ«sh, udhĂ«heq edhe betejĂ«n, njĂ« nga betejat mĂ« tĂ« pĂ«rgjakshme, e cila quhet Beteja e CaralevĂ«s, Isa Boletini nĂ« CaralevĂ« e Idriz Seferi nĂ« Kaqanik“, theksoi ai.

Gazmend Boletini theksoi se, pas arrestimit të krerëve shqiptarë nga Serbia, Isa Boletini mori rrugën drejt Vlorës me njerëzit e tij. Ata udhëtuan për tre ditë në shi dhe borë, duke ndaluar tek miqtë e tyre, dhe më 28 nëntor nisën nga Fieri për të ngritur flamurin e lirisë.

“Ai dhe njerĂ«zit e tij e kishin marrĂ« rrugĂ«timin e tij drejt VlorĂ«s, do tĂ« thotĂ« konakun e parĂ«, qĂ« tregon njĂ« nip i Isait, e kemi bĂ«rĂ« tek Riz Zymeri nĂ« fshatin Xhonaj, tek njĂ« mik i Isa Boletinit, tĂ« dytit tek Selmi Aga nĂ« Bicaj, tĂ« tretin te Sheh Hasani dhe tĂ« katĂ«rtin tek miku i tij i armĂ«ve Elez Isufi nĂ« DibĂ«r, do tĂ« thotĂ« tre ditĂ« rresht kanĂ« bĂ«rĂ« udhĂ«tim tĂ« pandalshĂ«m dhe nĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«nda, me shi dhe borĂ«, dhe me datĂ«n 28 nĂ«ntor herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes thotĂ« se jemi nisur nga Fieri drejt VlorĂ«s”, tha Gazmend Boletini.

Flamuri qëndron i vendosur në një dollap, dhe afër tij shtrihet xhamadani i Isa Boletinit, i punuar me duart e nënës Ajshe. Gazmend Boletini rrëfen se gjatë regjimit komunist, kur familja u persekutua dhe u dëbua, këto relike historike u dorëzuan në muze, larg shtëpisë së tyre.

Pas luftës së Kosovës, ato u rikthyen, duke u vendosur sërish aty ku i takonte, si dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë, krenarisë dhe trashëgimisë së pashlyeshme të familjes Boletini.

“Pra, flamuri Ă«shtĂ« nga viti 1910 edhe sot e kemi kĂ«tu, kurse afĂ«r tjetrit e kemi xhamadanin e Isa Boletinit, xhamadan i cili Ă«shtĂ« punuar nga nana Ajshe, nana e Isa Boletinit, me duart e saj, e cila na vjen nga Zhabari i MitrovicĂ«s. Xhamadani i ka dikun rreth 115 vite, dhe nĂ« kohĂ«n e regjimit komunist, kur familja jonĂ« u maltretonte, burgoste dhe u dĂ«bua nga vendi jonĂ«, atĂ«herĂ« gratĂ« e shtĂ«pisĂ« e kanĂ« dorĂ«zuar nĂ« vitet e 90-ta nĂ« muzeun e MitrovicĂ«s. Deri nĂ« vitin 99-tĂ«, pas luftĂ«s sĂ« KosovĂ«s, ne kemi arritur me marrĂ« me babĂ«n prapĂ«, sepse forcat paramilitare serbe, kur kanĂ« hyrĂ« nĂ« muze, aty ka pasur veshje kombĂ«tare tĂ« boshnjakĂ«ve, turqve e kĂ«shtu me radhĂ«, dhe kjo ka qenĂ« e pĂ«rmbysur. Ne e kemi marrĂ« e kemi prurĂ« prapĂ« kĂ«tu ku e ka vendin e tij“, tregoi Boletini

Kulla e Boletinit pret vizitorë nga të gjitha trevat dhe jashtë vendit.

“Boletini Ă«shtĂ« i hapur çdo ditĂ«, tash ka kaluar nĂ« atraksion; me njĂ« fjalĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« interesim jashtĂ«zakonisht i madh, jo vetĂ«m nĂ« ditĂ«t e festave nĂ« muajin NĂ«ntor, por i kemi edhe nĂ« pĂ«rditshmĂ«ri vizitat e shumta qĂ« na vijnĂ«, jo vetĂ«m nxĂ«nĂ«sit, por na vijnĂ« edhe nga niveli akademik, institucione tĂ« ndryshme. Kemi vizitorĂ« tĂ« shumtĂ« nga tĂ« gjitha trevat, por edhe nga jashtĂ« vendit. Na vijnĂ« shumĂ«, por pĂ«r fund unĂ« doja qĂ« tĂ« thosha qĂ« me datĂ«n 30 nĂ«ntor, nĂ« NeĂ« York, njĂ« nga rrugĂ«t e NeĂ« Yorkut do tĂ« mbajĂ« emrin e Isa Boletinit. NĂ« pamundĂ«si qĂ« tĂ« jem nĂ« kĂ«tĂ« ceremoni, unĂ« kam zgjedhur qĂ« tĂ« jem tek kjo kullĂ« dhe tĂ« pres mysafirĂ«t e shumtĂ« qĂ« na vijnĂ«â€, ka pĂ«rfunduar Boletini.

Kulla e Isa Boletinit nuk është thjesht një monument; ajo është një dritare drejt historisë dhe krenarisë shqiptare. Vizitorët që vijnë çdo ditë, nga çdo cep i vendit dhe i botës, ndjejnë këtë trashëgimi, duke e bërë historinë të gjallë dhe frymëzuese për brezat e rinj.

/Kosovapress/

The post RrugĂ«timi i Isa Boletinit drejt VlorĂ«s – stĂ«rnipi i tij rrĂ«fen vĂ«shtirĂ«sitĂ« e heroit kombĂ«tar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌