Para Drejtorisë rajonale të Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) në Tetovë pasdite dhjetëra qytetarë protestuan kundër vendimeve të ndara nga ky institucion për pagesën e tatimit të të ardhurave të fituara në vend të huaj.
Kryesisht më të prekur janë personat që kamë punuar përmes firmave të huaja në Afganistan dhe Irak.
Argumentet kryesore të këtij grupi të qytetarëve janë se ata kanë qenë 183 ditë në vend të huaj dhe se me këtë nuk janë rezidentë tatimorë.
“Ne nuk dëshirojmë t’i paguajmë këto tatime, pasi nuk dëshirojmë t’i paguajmë gabimet e institucionit në këtë rast, gabimin e Drejtorisë shtetërore për të ardhura publike”, tha Besir Abdullahi, pjesëmarrës i protestës.
Po kërkohet takim me udhëheqësinë e DAP-së me qëllim që vendimet e dhëna të anulohen.
“Ne kërkojmë takim së bashku ose të jetë i hapur për të gjithë, për të parashtruar pyetje, për të ditur se si duhet të reagojmë, çfarë dokumentesh duhet t’i dërgojmë institucionit për ta mbyllur këtë çështje”, tha Fariz Bajrami, po ashtu pjesëmarrës në protestë.
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka njoftuar disa herë deri tani se qëndrimi jashtë vendit më i gjatë se 183 ditë nuk e përjashton rezidencën tatimore.
Zv.kryetari i Tetovës Albi Qamili, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për pozitën e tij të re në Komunën e Tetovës, mandatin e ri, si dhe ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë.
Ai tha se që i ri është angazhuar në çështjet shoqërore, ndërsa kujtoi edhe momentet kur është arrestuar nga policia. Qamili tha se në aspektin juridik ka ekzistuar mundësia që këshilltarët komunal të emërohen zv.kryetar të komunës.
"Në aspektin juridik ka ekzistuar mundësia që njëri nga këshilltarët komunal të emërohet zv.kryetar, i cili do të ketë kompetenca të deleguara në rast të mungesë së kryetarit. Në aspektin praktik jam dora e djathtë e tij në punët e përditshme. E dini vëllimin e punëve të kryetarit Bilall Kasami dhe ai ka vlerësuar që të ketë një dorë të djathtë".
"Që i ri kam qenë i prirur për çështjet shoqërore. Vitet më të mira që i kujtoj dhe që më kanë formësuar më shumë si njeri janë ato vitet e opozitarizmit. Ju e dini se gjithë atë aktivitet që e kemi bërë, gjithë ato aksione guerile, bashkë me shokë shpesh kemi përfunduar në stacione policore, por kjo na ka bërë të vazhdojmë edhe më fortë. Madje i falënderoj ata për ato më kanë ndodhur", tha Qamili.
Sa i përket mandatit të ri të Bilall Kasamit në Komunën e Tetovës, Qamili tha se do të realizohen shumë projekte.
"Mandati i parë ishte për ta stabilizuar Tetovën nga ajo katrahurë që e la udhëheqësia e kaluar. Në katër vitet e ardhshme në Tetovë do të realizohen shumë projekte të mëdha infrastrukturore. Po ndërtohen dy shkolla të reja të mesme, që asnjëherë nuk ka ndodhur. Gjimnazi 7 Marsi dhe Shkolla Tekstile do të bëhen me objekte të reja. Prioritet është që të përfundohet stadiumi i qytetit, ku përfundimisht Shkëndija lojërat evropiane t'i luajë në stadiumin e qytetit. Po ndërtohen pishina të reja, ndërtohen salla sportive. Komuna e Tetovës është e vetmja që ka asfaltuar më shumë rrugë pas zgjedhjeve, sesa para zgjedhjeve. Tetova do të jetë me problemet bazë të rregulluara", tha Qamili.
Ai foli edhe për Komisionin për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, tek i cili u zgjodh kryetar, ndërsa tha se emrat e rinj të rrugëve të Tetovës do të pasqyrojnë realitetin dhe identitetin e qytetit.
"Rrugët e Tetovës mbi të gjitha të pasqyrojnë realitetin e Tetovës, sepse emërtimet aktuale nuk pasqyrojnë asnjë realitet të Tetovës. Kjo vlen edhe për komunitetin shqiptar, por edhe për atë maqedonas. Kemi në Tetovë rrugë të quajtur “Lenin”, shkollë të quajtur “Nikolla Shtejn”, që nuk përfaqësojnë askënd”, tha Albi Qamili./Telegrafi/
Në Tetovë u formua komision për emërimin dhe riemërtimin e rrugëve. Ky vendim i Këshillit komunalë ngjalli reagime te partitë LSDM dhe "E Majta", ndërsa OBRM-PDUKM u shpreh pro emërtimit të rrugëve që nuk kanë emra, por kundërshtoi ndërrimin e emrave ekzistues. Edhe përkundër përplasjeve, grupi i punës për u formua, ndërsa do të kryesohet nga këshilltari Albi Qamili.
“Nuk mendoj që do ketë ndonjë problem, sepse e thash, riemërtimi i rrugëve në Tetovë në pasqyrojë realitetin qytetar, karakterin urban, historinë e identitetin e Tetovës dhe nuk mendoj që do kemi ndonjë mosmarrëveshje. Kryesisht do të jemi të fokusuar tek rrugët që nuk kanë aspak emër, por edhe emrat e rrugëve ekzistuese do kenë pa dyshim ndryshime”, theksoi Albi Qamili – kryetar i grupit të punës për emërtim të emrave të rrugëve.
Këshilltari i AKI-së në komunë, Arlind Murtezani, kishte kritika ndaj shumicës së këshilltarëve, pasi siç tha, kryetari nuk ua jep fjalën këshilltarëve.
“U emërova si anëtar i Komisionit për riemërtimin e rrugëve ku do të ketë edhe ndryshime, përveç emërimeve që janë caktuar, për shkak se nuk e lidhën Tetovën me emrat si “JNA”, “Marshall Tito” e kështu me radhë, do të kërkoj që të ndryshohen këto rrugë, por këtë seancë më e rëndësishëm ishte se shumica e demonstroi fuqinë e saj duke më përjashtuar mua si këshilltar, duke u munduar të mos ma jap fjalën që më takon dhe e kam obligim. Kryetari i këshillit, së bashku me shumicën, e prunë një vendim të atillë duke u arsyetim se bëjmë shkelje të procedurës së këshillit”, tha Arlind Murtezani Këshilltar i AKI-së.
Aktualisht në Tetovë janë gjithsej 265 rrugë, prej të cilave 111 janë me emra, 113 me numra dhe 41 nuk kanë aspak emër.
Të gjithë personat që kanë punuar në shtetet e lindjes, sot sërish protestuan para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë, kundër tatimeve të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës të cilët ata kanë punuar jashtë vendit.
Protestuesit thanë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
“Kërkojmë që të gjitha vendimet e nxjerrë me bazë retroaktive të anulohen. Nuk mundet të pranohet që qytetarët të detyrohen sot për detyrime që në kohën kur janë krijuar nuk kanë ekzistuar ose janë interpretuar ndryshe. Kërkojmë që të gjitha vendimet tashmë të nxjerra mbi bazë retroaktive të anulohen dhe çdo procedurë e tillë të ndalet deri në sqarimin e plotë ligjor”, tha Bajrami.
Ata kërkojnë përfshirjen e ekspertëve të pavarur për interpretim të drejtë të ligjit për tatim, veçanërisht për çështjen e rezidencës tatimore dhe rregullin e 183 ditëve e më shumë, si dhe hapje të debatit në Kuvend.
Ndërmarrësi i ri nga Tetova Kadir Ismaili, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për veprimtarinë e tij në Kinë, dallimin e jetës në Kinë dhe vendet tona, si dhe tema tjera.
Ismaili tha se veprimtaria e tij është që të ndihmojë bizneset në Maqedoninë e Veriut për të sjellë mallra nga Kina, duke i treguar edhe vështirësitë që has, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Çdo kush që bënë biznes e dijnë se mund të kenë probleme, unë ofroj minimalizimin e problemeve. Unë iu ndihmoj bizneseve për sjelljen e produkteve nga Kina. Kam themeluar kompaninë në Kinë, Hong Kong dhe Maqedoni. Përveç asaj ne i gjejmë edhe çmimet më konkurruese. Kemi magazinat tona në Kinë, i kontrollojmë. Pastaj e ngarkojmë dhe i nisim për në Selanik ose Durrës. Pastaj kujdesemi që produkti të shkojë deri në derën e klientit".
"Koha nga bërja e pagesës deri në arritjen e dërgesave zakonisht shkon deri në 50 ditë. Çmimi i transportit ndryshon. Ato përditësohen çdo 15 ditë. Një kontejner që e nisëm para dy muajve është diku 2 mijë dollar, sot është deri në 4200 dollar", tha Kadir Ismaili.
E pyetëm për çmimet e jetesës në Kinë, ndërsa ai tha se faturën e fundit të energjisë elektrike e ka paguar më pak se 3 euro. "E ndryshova banesën, dhe para asaj fatura e rrymës ishte diku rreth 3 euro. Banesa ka qenë rreth 80 metër katror. Shërbimet tjera psh çmimi i veturës, nëse nuk e marrish elektrike, fillon nga 6 mijë euro. Ndërsa veturat elektrike fillojnë nga 8 mijë euro, kurse ato më të mirat nga 13 mijë euro", tha Ismaili.
Ai gjithashtu tregoi histori interesante që ka pasur me popullin kinez, ndërsa tha se kultura e shqiptarëve ngjason shumë me atë të kinezëve.
Temperaturat jo konstante kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojn ndihmë në Spitalin e Tetovës. Më të prekur janë fëmijët dhe personat që janë me sëmundje krronike të cilët ankohen për dhimbje fyti, plogështi, temperatura, kollitje dhe probleme me gëlltitjen tha mjeku am Bekim Ismaili. “Sigurisht që për dallim nga viti i kaluar sivjet numrat janë më të lart se vititn e kalum.Këtë vit i ka kaplaur të gjitha grup moshat gripi sezonal,diku mund të themë lirshëm që kemi rritje diku rreth 20-30% për dallim nga viti i kaluar i pacientëve janë të tanguar nga këto viroza. Ankesat më të shumta janë vinë me plogështi, me kokë dhimbje,me kollitje,teshitje, skuqe të fytit gërvishtje të fytit gjatë gëlltitjes dhe një plogëshit totale dhe një jo disponim total”, deklaroi mjeku familjar Bekim Ismaili. Mjeku Ismaili, apelon që pacientet që shohën shenja viroze mos të dalin nga shtëpia, pasi duke ruajtur veten ruajm edhe të tjerat. “Apeli për të gjithë është të ruajm veten që ti ruajm të tjerët. Të githë ata që kanë filluar të kenë simptoma të gripit sezonal të shmangen dhe mos futen aty ku ka edhe tjerë persona mos të përhapet gripi ashtu edhe i kemi numrat e rritur që të kujdesem mos të hapet në mas të madhe dhe të shkaktojn probleme më të mëdha tek pacient që ja më të ndijeshëm” është shprehur Ismaili. Ismaili thotë se numri i pacienteve me grip mund të rritet me fillimin e vitit akademik. Ndërkohë theksoi se personat që kanë marr vaksinat kundër gripit më lehet e kalojn gripin se sa ato persona që nuk janë vaksinuar.
Nga dita e sotme komuna e Tetovës ka lëshuar dy autobusë për në Kodër të diellit, edhe atë, një në orën 8 të mëngjesit, dhe i dyti në orën dhjetë. Autobusët do të lëvizin deri në fund të sezonit, por vetëm gjatë ditëve të vikendit, me përjashtim ditën e hënë kur do vazhdohet me të njëjtin itinerar me autobusët për në Kodër të Diellit shkaku i festës. Banorët kanë mirëpritur lëshimin e autobusëve, por kërkojnë që linjë të rregullt të ketë çdo ditë të javës dhe jo vetëm në vikend. Zakonisht këtë periudhë dimërore, për vikende dhe ditë festash qytetarët ja mësyjnë Kodrës së Diellit, por për shkak pamjaftueshmërisë së parkingjeve shkaktohet kaos. Me lëshimin e linjës së autobusëve, pritet që lartë të ketë më pak vetura.
Mbi 3000 shtëpi të ndërtuara pa leje në komunën e Tetovës, të cilëve përshka të mungesës të dokumentacionit ju është refuzuar lënda për legalizim, kanë mundësi që deri më 3 Mars ti dërzojn edhe një herë dokumentet e nevojshme për legalizim thoën nga komuna e Tetovës. Ata thonë se bëhët fjalë për ndërtimet gjatë periudhës 2011-2018. Siaps tyre shumica e shtëpive të ndërtuara pa leje dhe pa dokumente janë në qytet, por ka edhe në fshatrat e Tetovës. “Deri më 3 Mars është thirrja që kemi bërë që të gjithë qytetarët që kanë probleme pronaore juridike, mungesë të dokumentacionit ti sjellin në mënyrë që këta lënd të përfundohen.Nga gjithsej 14451 lënd që janë numri për momentin është rreth 3000 lënd.Pra janë 3000 lëndë që kanë probleme dokumentacioni ose probleme të ndryshme,dhe thirrja është deri më 3 Mars të sjellin dokumentat se pas këtij afati nuk do mund të legalizohen të njejtat.Bëhët fjalë për objekte që kanë mungesë dokumentacioni. Thirrja vlene vetëm për ato ndërtime që janë ndërtuar gjatë periudhës 2011-2018-të,shumica e objekteve janë në qytet por ka edhe në fshatrat e Tetovës,por dokumentet që janë pa dokumentacion të nevojshëm janë në qytet” deklaroi Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës. Por, mbetet në pikëpyetje shtëpit që janë ndërtuar në vakëf të BFI-së, të cilët nuk arrin të gjejn një zgjedhje ligjore. Nga komuna e Tetovës thonë se ky probleme është i kahëmotshëm. “Ai është si problem i më hershëm. Shumica e shtëpive aty janë ndërtuar la leje dhe pa kriter ndërtimit, dhe është pornlem i veçant dhe sigurisht që do merren masa”, u shpreh zëdhënësi i komunës se Tetovës Albion Alili. Ndërkohë, nga Myfteni e Tetovës, janë përgjigjur shkurt duke theksuar se kjo temë një herë duhet diskutuar në organet më të larta të BFI-së. Myftiu Selver Xhemaili, tha se ka gadishmëri për të diskutuar me institucione relevante. Nga ana tjetër edhe shumë vikend shtëpiza presin legalizim në Kodër të Diellit, ndërsa gjatë vizitës së fundit në qendrën turistike Kodra e Diellit, kryeministri i vendit Hristijan Mickovski, është deklaraur i prer që as ka ligj për ta e as do ketë.
MPB Maqedoni njofton se dje dhe sot (15/16.01.2026) oficerë policie nga Stacioni Policor i Tetovës, Stacioni Policor i Ohrit, Stacioni Policor i Shtipit kryen aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga vjedhjet dhe mashtrimet. Gjatë ditës së djeshme në Ohër, Departamenti i Preventivës i Stacionit Policor të Ohrit zbatoi fushatë parandaluese të trafikut "Bëhu shofer i përgjegjshëm - përdor pajisje dimërore".
Siç thonë nga MPB, në disa pika në qytet, përmes bisedave me drejtuesit e mjeteve motorike, ata i kujtuan ata nevojën dhe detyrimin ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, si parakusht themelor për lëvizje të sigurt të mjeteve motorike në kushte dimërore.
"Sot, në Delçevë, oficerë policie nga Stacioni Policor i Delçevës i informuan qytetarët për pasojat e dëmshme, por edhe për sanksionet nëse përdorin telefon celular gjatë drejtimit të automjetit".
"Seksioni i Preventivës i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës dje, në tregun e qytetit në Tetovë, zhvilloi një aktivitet parandalues për të mbrojtur qytetarët nga vjedhjet e xhepave. Zyrtarët policorë i informuan qytetarët se si të mbrohen nga krime të tilla, por edhe ku të raportojnë nëse përsëri bien viktimë".
"Oficerët e policisë nga RCGR Lindje kryen gjithashtu një aktivitet parandalues në Delçevë për parandalimin e krimeve kundër pronës me theks të veçantë në mbrojtjen nga mashtrimet, veçanërisht të drejtuara ndaj qytetarëve të moshuar".
"Përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe shpërndarjes së materialeve edukative, qytetarët u informuan për llojin më të zakonshëm të mashtrimit me aksidente të rreme trafiku, ku mashtruesit, duke u paraqitur si oficerë policie, avokatë, prokurorë ose mjekë në telefon, kërkojnë një shumë të caktuar parash nga viktima. Ata u këshilluan që nëse marrin një telefonatë të tillë, duhet ta ndërpresin bisedën dhe menjëherë ta raportojnë rastin në një stacion policor ose në numrat e telefonit 112 ose 192", thonë nga MPB.
SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën "Boro Vuliq" në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.
Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
"Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga SPB Tetovë.
Kamera nga sistemi "Safe City" ditëve të fundit janë vendosur edhe përgjatë rrugëve dhe bulevardeve të Tetovës. Në Tetovë, deri më tani nuk ka pasur kamera të tilla në rrugët e qytetit, por vetëm në hyrje të qytetit nga ana e Shkupit.
Kamerat janë instaluar në bulevardet "Ilinden" dhe "Vidoe Smilevski-Bato", por qytetarët thonë se kanë vënë re kamera të tilla edhe në vende të tjera.
Tetovarët shpresojnë që "Safe City" do të kontribuojë në rregullimin e trafikut kaotik në qytet.
Kamerat nga sistemi "Safe City" janë instaluar tashmë në Shkup dhe Kumanovë, si dhe në autostradat "Nëna Terezë" dhe "Miqësia".
Periudha e testimit filloi më 1 dhjetor, ndërsa sistemi zyrtarisht do të fillojë të funksionojë me gjoba më 1 shkurt. MPB raportoi se mbi 110,000 shkelje u regjistruan në 24 orët e para të periudhës së testimit.
Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar. Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove.
“Më 22.12.2025, në orën 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të policisë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati Kalishtë i Gostivarit. Ajo dyshohet se më herët gjatë ditës kishte kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari në vlerë rreth 9.000 euro".
"Stoli e marrë është gjetur dhe iu është kthyer pronarit, ndërsa M.S. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të ndiqet me kallëzim të përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.
Shumë qytete në vend përballen me ndotje enorme të ajrit. Situata është e rëndë edhe në Tetovë. Mjekët thonë se ajri i ndotur ka rritur numrin e thirrjeve në Urgjencë. Mjekët thonë se në rastet kur ndotja është e lartë qytetarët rekomandohen të mos qëndrojnë për gjatë kohë në ambiente të hapura, sidomos në mbrëmë kur ndotja arrin kulmin.
“Sikurse çdo vit, edhe sivjet numri i personave që kërkojnë ndihmë me paraqitjen e ndotjes është rritur, me ç’rast më së shpeshti janë problemet me frymëmarrjen, sëmundje të mushkërive dhe shpesh ka edhe persona që marrin edhe infeksione”, tha Igor Malldenovski, Udhëheqës i Ndihmës së shpejtë Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës thonë se do të kontrollohen sidomos kompanitë, ndërsa do të punohet edhe në drejtim të ngritjes së vetëdijes për përdorimin e transportit publik.
“Ky plan parasheh disa aktivitete apo masa, siç janë kontrollet inspektuese nëpër fabrika që janë me instalime të lejes A dhe të lejes B, kompani të kontrollit teknik, pra kontroll të djegies që bëjnë që të jetë dru i thatë dhe të mos përdoren goma apo plastika e tjerë. Si komuna jemi duke hartuar edhe planin e mobilitetit i cili parasheh linjë të veçantë të transportit publik që do ul ndotjen që vjen nga komunikacioni i tepërt nga veturat”, tha Albi Qamili, komuna e Tetovës.
Ndotja e madhe e ajrit që paraqitet së fundmi në Tetovë, ka të bëj edhe me numrin e madh të automjeteve të vjetra më shumë se 15 vite./Alsat/
Të gjithë të lumtur dhe me trofe në duar. Por pas sukseseve personalë, menjëherë pas ceremonisë së “Topit të Artë” shqiptar, rivaliteti për triumfin ekipor në Kategorinë Superiore nxjerr sërish krye, mes urimit dhe dëshirës për të fituar nga vetë protagonistët.
Bekim Balaj fitoi “Topin e Artë” dhe “Këpucën e Artë”, por sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznisë është gati t’i shkëmbejë me suksesin e skuadrës. Por shkodranët duhet të mundin rivalitetin e fortë të kundërshtarëve, mes tyre Egnatia, kampione në fuqi. Trajneri i saj, Edlir Tetova, i zgjedhur sërish si më i miri i vitit, nuk do të ndalet këtu.
Mes fituesëve të mbrëmjes së futbollit shqiptar ishte edhe Devi Bregu. Ai u zgjodh si pjesë e “Skuadrës së Vitit”, por objektivat e tij me Dinamo City deri në fund të 2025 janë të mëdha.
Kategoria Superiore ka edhe dy ndeshje në program deri në fund të 2025, ndërsa një takim i rëndësishëm është finalja e Superkupës së Shqipërisë me 28 dhjetor.
TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Për të dytin vit radhazi, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i vitit 2025”, pas një tjetër edicioni të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin.
Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.
Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo i dorëzoi trofeun e rëndësishëm, Edlir Tetovës, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi.
SPB Tetovë njofton se sot rreth orës 08:00, zyrtarët policor e privuan nga liria 30-vjeçarin F.R. nga fshati Orash, komuna e Jegunovcës.
"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orashje, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë automatike 7.62 mm me dy karikatorë me gjithsej 22 fishekë 7.62 mm, 78 fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një mulli dhe një peshore dixhitale".
"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet edhe I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila u arrestua dhe u ndalua në stacion policor për tejkalim të afatit të qëndrimit të saj turistik", thonë nga SPB Tetovë.
Gjithashtu thonë se F.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
SPB Tetovë ka njoftuar për dy raste të ndryshme, në të cilat janë ndaluar dy të rinj për shkak të posedimit të lëndëve narkotike. Nga SPB Tetovë thonë se ndaj tyre do të dorëzohen aktakuza përkatëse.
"Më 08.12.2025 në orën 20:00 në një rrugë lokale në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.F. (24) nga fshati Tearcë e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve "Opel" me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të tij personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. A.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse".
"Më 08.12.2025 në orën 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Grupçin e kanë privuar nga liria personin M.I. (25) nga fshati Pallaticë për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të hartohet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.
Në dhjetëditëshin e parë të muajit dhjetor, në Tetovë vërehet një atmosferë e zbehur festive. Edhe pse qytetarët tashmë katër vite nuk e kanë parë qytetin e zbukuruar për festat e fundvitit, ata shprehen se këtë vit Tetova duhet të zbukurohet. Sipas tyre, duhet të ndihet fryma e festës dhe zbukurimi i qytetit do të ishte një hap i mirë që Tetova të jetë si të gjitha qytetet e tjera.
“Besoj se po, është festë për të gjithë qytetarët dhe shumë kohë qyteti nuk ka qenë i zbukuruar. Duhet të zbukurohet".
“Duhet të zbukurohet, të kemi një atmosferë festive – jemi bërë zi".
“Po, patjetër.”
“Qyteti i Tetovës duhet të zbukurohet, meqë nuk është zbukuruar këto katër vitet e fundit. Këtë vit mendoj se duhet të zbukurohet, sepse qytetarët duhet të jenë të kënaqur me pamjen e qytetit".
Nga Komuna e Tetovës thonë se këtë vit qyteti do të zbukurohet, por se po presin oferta më të mira dhe mënyrat për të mbuluar shpenzimet financiare për zbukurimin e tij.
“Po, qyteti do të zbukurohet për festat e fundvitit. Jemi duke mbledhur ofertat më të mira dhe duke parë mundësinë se si do të mbulohet financiarisht. Qyteti do të zbukurohet për festat e fundvitit. Besoj se nga 10 dhjetori do të nisë edhe zbukurimi”, theksoi Albi Qamili, zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës.
Qytetarët e Tetovës, gjatë festave të fundvitit në katër vitet e fundit, janë detyruar të shkojnë në qytete të tjera për të festuar natën e ndërrimit të viteve, pasi Tetova nuk ka pasur asnjë organizim në qendër të qytetit./TV21/
Shefja e Sektorit për Çështje të Trafikut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Maja Arsovska-Manov, në një paraqitje në TV Telma, deklaroi se sistemi elektronik "Safe City" aktualisht funksionon në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit, dhe deri në fund të dhjetorit do të aktivizohet edhe në Kumanovë dhe Tetovë.
Ajo shpjegoi se ky është një sistem plotësisht i aktivizuar për zbulimin automatik të shkeljeve të trafikut, i cili siç tha, tashmë po jep rezultate në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Deri në fund të këtij muaji, planifikojmë ta vëmë në funksion në Kumanovë dhe Tetovë, dhe nga viti i ardhshëm i njëjti sistem do të zbatohet në territorin e të gjithë vendit", tha Arsovska Manov.
Sipas MPB-së, pajisjet janë instaluar edhe në Korridoret 8 dhe 10, dhe regjistrimi automatik i shkeljeve të trafikut në këto rrugë kritike pritet të fillojë në çdo moment.
Ajo gjithashtu theksoi më tej se aktualisht nuk ka statistika të përgjithshme për aksidentet ose shkeljet, pasi çdo ditë nga qytetarët merren raportime.
"Nuk mundëm të bënim llogaritje menjëherë. Ndërsa qytetarët raportojnë defekte dhe keqfunksionime në sistemin e kamerave, ekipet dalin menjëherë dhe i rregullojnë ato. Periudha është e shkurtër që ne të dalim me statistika dhe të themi se është mirë, po zvogëlohet, duhet kohë", shton Arsovska-Manov./Telegrafi/
Ditën e djeshme, trajneri i Egnatias Edlir Tetova, i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër në një nga spitalet e kryeqytetit, që për fat të mirë ka shkuar në rregull dhe raportohet se trajneri është në gjendje të normalizuar.
Gjithçka në fakt ka ndodhur shumë shpejt në dy ditët e fundit dhe “Panorama Sport”, ka mësuar detaje të kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak klubin rrogozhinas.
Mësohet se tekniku ka ndjerë shqetësime në natën e së hënës dhe është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital.
Atje, pas vizitave përkatëse, i është identifikuar problemi në zemër dhe i është bërë e qartë që kishte nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale.
Procedurë e cila është kryesor sot me sukses dhe tashmë pritet të mësohet vetëm sa kohë do të qëndrojë larg fushave të lojës tekniku durrsak i rrogozhinasve.