Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (64) nga fshati Rostushë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar".
Siç njoftojnë nga MPB, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, personi i kallëzuar, si drejtor i një shkolle fillore në fshatin Rostushë ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke mundësuar punësimin e kuadrove të papërshtatshme, përkatësisht mësuesve joprofesionalë që u japin mësim nxënësve në fshatin Rostushë dhe mësuesve të klasave në fshatrat Velebrdo dhe Trebishtë që nuk i kishin përfunduar studimet.
"Të njëjtit nuk ishin të përshtatshëm për të dhënë mësim në përputhje me Ligjin për Mësuesit dhe Bashkëpunëtorët Profesionalë, siç u përcaktua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit gjatë një inspektimi më 19.09.2025", thonë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se duke filluar nga nesër (17.12.2025), në një sportel të posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e MTV-së (kati përdhes) në Shkup, i cili do të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit që kanë paraqitur gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndonjë ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta.
Nga MPB thonë se e njëjta gjë mund të bëhet përmes stacioneve të kontrollit teknik të automjeteve në vendin ku është i vendosur një oficer i MPB-së.
"Gjithashtu, qytetarët do të mund të paraqesin një shënim me shkrim me email në adresën bezbedengrad@moi.gov.mk nëse kanë ndonjë paqartësi, pyetje ose problem në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e sistemit "Qytet i Sigurt", me ç'rast të gjitha shënimet e paraqitura do të regjistrohen dhe shqyrtohen në përputhje me procedurat e përcaktuara, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe komunikimit më efikas me qytetarët", thonë nga MPB.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se një 52 vjeçar nga Shkupi me iniciale A.J është privuar nga liria për shkak se gjatë kontrollit të automjetit “Ford Transit” me targa të Shkupit janë gjetur 300 qilima pa dokumentacion përkatës. Mjeti dhe mallrat janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet procedurë përkatëse ligjore
““Më datë 15.12.2025, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese, në kuadër të Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion, në territorin e SPB Ohër, konkretisht në vendin e quajtur Podmojë, e kanë privuar nga liria personin A.J. (52) nga Shkupi. Pas ndalimit të një automjeti transportues të tipit “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J., gjatë kontrollit të pjesës së pasme të automjetit janë gjetur 300 copë qilima, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Personi është arrestuar, ndërsa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse ligjore”, bëjnë të ditur nga MPB.
Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme, në të cilin kanë qenë dy shtetas të Kosovës, të cilën kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi ku është rrëzuar avioni, i cili shihet se ka përfunduar në ujërat e Liqenit të Mavrovës.
“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Siç thanë prej atje, avioni është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave. Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D.M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.
Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023.
Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.
Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se në bord kanë qenë dy shtetas të Kosovës, ndërsa piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.
“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thanë nga SPB-Tetovë.
Një njëzet e shtatë vjeçar nga fshati Romanovce në rajonin e Kumanovës u ndalua dje, i njëjti kërkohej me urdhër arrest për të për të vuajtur dënimin me burg.
"Më 08.12.2025 në orën 05.30, zyrtarët policorë në SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh (27) nga fshati Romanovce, rajoni i Kumanovës".
"Ai kërkohej me urdhër arresti pas vendimit gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e shtatë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë".
"S.Sh. u dërgua në institucionin ndëshkues dhe korrektues Kshanje për të vuajtur dënimin e tij", tha policia e Kumanovës në një njoftim.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht brenda 24 orëve të kaluara, janë regjistruar gjithsej 50.652 kundërvajtje nga ana e sistemit “Safe City”.
Kundërvajtjet janë regjistruar në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.
"Më 02.12.2025 janë regjistruar gjithsej 50.652 shkelje, nga të cilat 48.861 për shpejtësi, 1.366 për kalim në semafor të kuqe dhe 425 për automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB.
Prej 1 dhjetorit në Maqedoninë e Veriut janë lëshuar në përdorim kamerat "Safe City", të cilat do të regjistrojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit. Gjatë muajit dhjetor qytetarët që thyejnë rregullat e trafikut do të marrin vetëm paralajmërime, ndërsa duke filluar nga 1 janari i vitit 2026 do të ketë edhe gjoba.
Ky projekt është konceptuar si tranzicion i madh teknologjik në patrullimin e policisë dhe kontrollin e trafikut. Qëllimi i sistemit, siç thonë nga MPB, është “trafik më i rregullt dhe më i sigurt, përmirësimi i kulturës së trafikut, zvogëlimi i aksidenteve, dëmeve dhe viktimave në rrugë”.
Në 24 orët e para të funksionimit të kamera, u regjistruan një numër i madh i shkeljeve. Vetëm në territorin e Shkupit, kamerat kapën rreth 110 mijë shkelje, pjesa më e madhe e të cilave ishin tejkalim i shpejtësisë.
“Nuk po them se ‘Safe City’ është perfekt, sigurisht do të ketë disa elementë që do të duhet t’i përmirësojmë dhe do të shohim se mund të bëhet edhe më mirë. Jemi të hapur të veprojmë drejt përmirësimit të sistemit. 110,000 shkelje në Shkup janë regjistruar në 24 orë, 5,000 shkelje për kalim me të kuqe, dhe 90% e shkeljeve janë tejkalim shpejtësie”, tha Toshkovski.
Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të vendoset se sa do të jetë toleranca për tejkalimin e shpejtësisë.
“Ka vende në Evropë ku nuk ka tolerancë fare, ka vende ku toleranca është 10% mbi shpejtësinë e lejuar. Do të diskutojmë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosim,” deklaroi Toshkovski.
Si funksionon në të vërtetë Safe City?
Sistemi Safe City regjistron automatikisht shkeljet e trafikut përmes një rrjeti kamerash, sensorësh dhe pajisjesh regjistrimi, të cilat fillimisht janë instaluar në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në rrugët e autostradave kryesore. Në fazën e parë, sistemi do të monitorojë katër kategori shkeljesh: shpejtësia, kalimi në semafor të kuq, drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar dhe parkimi i papërshtatshëm, ndërsa në fazën tjetër do të shtohen lloje të tjera të shkeljeve.
Kjo kërkon ndryshime në Ligjin për Sigurinë në Rrugë, si dhe pesë ose gjashtë ligje të tjera që janë tashmë në procedurë parlamentare dhe ndryshimet e të cilave janë të nevojshme që sistemi i ri të funksionojë pa probleme, me qëllim minimizimin e ndikimit njerëzor.
Pasi kamera zbulon një shkelje, softueri identifikon automatikisht targën dhe lidh automjetin me pronarin, dhe më pas MPB dërgon SMS dhe email me raport dhe urdhër pagesë. Ndërkohë, pjesëtarët e MPB, të cilët do të luajnë rolin e kontrolluesit, do të kontrollojnë sistemin dhe çdo mesazh që ai dërgon për të vlerësuar nëse shkelja e regjistruar nga sistemi është e vlefshme dhe teknikisht e saktë.
Pas kësaj, pronari ka periudhë prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës, pas skadimit të kësaj periudhe, shuma e plotë duhet të paguhet brenda tetë ditëve të ardhshme, para se të fillojë procedura e marrjes me forcë. Për shkeljet për të cilat parashikohet edhe ndalim drejtimi, MPB paraqet gjithashtu kërkesë në gjykatën kompetente.
Pagesa mund të bëhet elektronikisht, ndërsa sistemi do të njoftojë menjëherë MPB-në se gjoba është paguar. Në fazën e dytë të projektit, është planifikuar të zgjerohet gama e veprave penale që sistemi do të regjistrojë.
Si do të dënohen pronarët e veturave me regjistrim të huaj?
Nga gjobat nuk do të kursehen as automjetet e huaja. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, një ditë pas vënies në funksion të kamerave "Safe City", tha se sistemi i këtij projekti i njeh edhe automjetet me regjistrim të huaj dhe do të gjobis pronarët e atyre automjeteve që bëjnë shkelje.
Shoferëve të automjeteve me regjistrim të huaj që bëjnë shkelje në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndalohet dalja nga shteti pasi kjo është e rregulluar me ligj, por do t'u ndalohet hyrja në RMV në rast se kanë gjoba të papaguara.
“As automjetet e huaja nuk do të përjashtohen nga regjistrimi i shkeljeve. Ne kemi vendosur rregulla dhe procedura se si do të konstatohet shkelja. Automjetet e huaja nuk mund të ndalohen të dalin nga Maqedonia, por do të informohen se nuk do të mund të hyjnë përsëri në Maqedoni nëse nuk e paguajnë gjobën. Këtë e kemi pasur parasysh dhe mendoj se kemi ofruar një përgjigje të përshtatshme", tha Toshkovski.
Praktikat në shtetet evropiane
Ideja e "Safe City" nuk është e re, në shumë qytete dhe vende evropiane sistemet automatike të kontrollit të trafikut (kamera, ANPR, softuer për njohjen e shkeljeve) kanë qenë prej kohësh pjesë e “infrastrukturës inteligjente”. Për shembull, në vende si Suedia dhe Belgjika, studime të shumta tregojnë se sanksionimi automatik çon në ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, veçanërisht ato që lidhen me shpejtësinë dhe manovrimin e gabuar.
Në Qipro, vendosja e kamerave mobile për njohjen e targave rezultoi në ulje prej 39% të vdekjeve nga aksidentet rrugore në 18 muaj që nga fillimi.
Hulumtimet tregojnë se sisteme të tilla si Safe City, ku kamerat, softuerët e analizës dhe sanksionimi automatik janë të integruar, mund të përmirësojnë sigurinë, të zvogëlojnë pasigurinë e trafikut dhe të stimulojnë shoferët të ngasin me përgjegjësi, veçanërisht në vendet ku njohuritë nga kontrolli tradicional ishin të pamjaftueshme.
Kjo do të thotë që Maqedonia, me lansimin e Safe City, po i bashkohet një trendi të gjerë evropian, por suksesi i vërtetë do të varet nga mënyra se si do të mirëmbahet sistemi, sa transparent do të jetë dhe si do të reagojnë qytetarët.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti i specializuar për ndjekjen penale të veprave të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, dorëzoi kallëzim penal kundër Z.T. dhe K.D., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepër penale "ngacmim gjatë kryerjes së detyrës".
Siç thonë nga MPB, dy të pandehurit, oficerë policie në Stacionin Policor të Koçanit në SPB Shtip, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare më 07.09.2025 në lidhje me një denoncim për muzikë me zë të lartë, hynë në oborrin e personit të raportuar për muzikë me zë të lartë dhe, pa i përmbushur kushtet për përdorimin e mjeteve të shtrëngimit, në mënyrë të paautorizuar përdorën forcë fizike ndaj tij dhe i shkaktuan lëndime trupore.
"Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të paraqesë propozim për të filluar procedurë kundër të dyve për të përcaktuar përgjegjësinë për shkeljen e rregullave të punës dhe disiplinës dhe do të vendosë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore", thonë nga MPB.
MPB Maqedoni njofton se për një muaj, janë shqiptuar 101 sanksione për errësimin e xhamave të veturave.
“Në periudhën nga 01.11.2025 deri më 30.11.2025, Sektori Çështje Komunikacioni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve".
"Gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Shumica janë regjistruar në territorin e SPB-Tetovë – 45 dhe SPB-Kumanovë – 22. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur kallëzime përkatëse. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thonë mes tjerash nga MPB.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se brenda 24 orëve nga aktivizimi provë i sistemit “Safe City” janë regjistruar 110,000 shkelje vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit. Sipas Toshkovskit, pjesa më e madhe e tyre ishin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
“Nuk po them se ‘Safe City’ është perfekt, sigurisht do të ketë disa elementë që do të duhet t’i përmirësojmë dhe do të shohim se mund të bëhet edhe më mirë. Jemi të hapur të veprojmë drejt përmirësimit të sistemit. 110,000 shkelje në Shkup janë regjistruar në 24 orë, 5,000 shkelje për kalim me të kuqe, dhe 90% e shkeljeve janë tejkalim shpejtësie”, tha Toshkovski.
Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të vendoset se sa do të jetë toleranca për tejkalimin e shpejtësisë.
“Ka vende në Evropë ku nuk ka tolerancë fare, ka vende ku toleranca është 10% mbi shpejtësinë e lejuar. Do të diskutojmë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosim,” deklaroi Toshkovski.
Në lidhje me automjetet e huaja, Toshkovski shpjegoi se si do të gjobiten ato.
“As automjetet e huaja nuk do të përjashtohen nga regjistrimi i shkeljeve. Ne kemi vendosur rregulla dhe procedura se si do të konstatohet shkelja. Automjetet e huaja nuk mund të ndalohen të dalin nga Maqedonia, por do të informohen se nuk do të mund të hyjnë përsëri në Maqedoni nëse nuk e paguajnë gjobën. Këtë e kemi pasur parasysh dhe mendoj se kemi ofruar një përgjigje të përshtatshme,” tha Toshkovski.
Ministri gjithashtu deklaroi se në periudhën e fundit janë gjobitur tre ministra.
“Ministrat do të gjobiten. E di që në periudhën e fundit janë gjobitur së paku tre ministra. Nuk do t’i përmend emrat tani. Kur ministrat udhëtojnë me automjete zyrtare dhe me shoqërim policor, nuk mund të gjobiten, por edhe ne përdorim automjete private dhe besoni se as ne nuk do të lihemi pa përgjegjësi,” tha Toshkovski.
MPB Maqedoni njofton se dje (30.11.2025), rreth orës 20:00, në zonën e fshatit Reçicë, rajoni i Kumanovës, oficerë policie nga Njësia mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion privuan nga liria dy të mitur të moshës 15 vjeç nga Koçani.
Siç thonë nga MPB, në autostradën nga pika pagesore e Romanovcës deri në pikën kufitare Tabanoc, oficerët e policisë i dhanë shenjë ndalimi një automjeti "Volkswagen Passat" me targa të Delçevës, në të cilin po transportoheshin të miturit, por automjeti vazhdoi të lëvizte.
"Pastaj në zonën e fshatit Reçicë, në një rrugë të vjetër që të çon në një fermë derrash, automjeti u ndal dhe të miturit ikën. Në automjet u gjetën pesë migrantë, tre prej të cilëve ishin nga Maroku dhe nga një nga Algjeria dhe Sudani. Pas masave të marra, të miturit u gjetën gjithashtu dhe u privuan nga liria. Migrantët janë vendosur në një qendër pritjeje dhe tranziti dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet një raport përkatës", thonë nga MPB.
MPB Maqedoni njofton se në natën midis datave 29 dhe 30 nëntor 2025, DPB Kërçovë, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht, kryen aksion kontrolluestë intensifikuar në objektet e hotelerisë në Kërçovë.
"Gjatë kontrollit të një objekti hotelierik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë gjetur D.R. (23) si këngëtar, dhe K.D. (27), E.P. (25), F.J. (28) dhe I.K. (24), si anëtarë të një grupi muzikor, të gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët performuan pa marrë më parë leje pune përkatëse, duke kryer kështu kundërvajtje sipas nenit 23, paragrafi 3 i Ligjit për të Huajt ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë", thonë nga MPB.
Gjithashtu theksojnë se është ngritur kallëzim penal kundër tyre./Telegrafi/
SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me ngjarjen në Nerasht të Tetovës, ku është gjetur i vdekur një person.
Siç thonë nga SPB Tetovë, sot (24.11.2025) në ora 02:00 në SPB Tetovë, B.B. (33) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova është larguar nga shtëpia me automjetin e tipit "Audi" me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.
"Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar "Audi Q5" me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen".
"Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët janë duke kryer këqyrjen dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin A.B. nga Tetova", thonë nga SPB Tetovë.
Sot në mëngjes, në dy shkolla private dhe një muze në Shkup kanë arritur emaile që raportonin për bomba të vendosura në objektet e tyre, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Kontrollet policore kanë treguar se bëhet fjalë për njoftime të rreme.
“Pasi sot në orën 9:00 u raportua se në adresat elektronike të dy shkollave private dhe muzeut në Shkup kishin arritur emaile për gjoja bomba të vendosura, menjëherë u ndërmorën masat dhe aktivitetet e duhura, u kryen kontrollet e nevojshme dhe u konstatua se bëhet fjalë për njoftime të rreme", thonë nga SPB Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, të cilët sipas Policisë, janë kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë.
Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një burrë 27 vjeç dhe një grua 22 vjeçe, të cilët dyshohet se po transportonin emigrantë nga Siria dhe Egjipti.
“Më 17.11.2025 rreth orës 03:30, në dalje nga Gjevgjelia drejt autostradës Gjevgjeli – Shkup, punonjës policie nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bogorodicë” arrestuan M.E. (27 vjeç) dhe V.E. (22 vjeçe), të dy nga Shqipëria".
"Sipas Policisë, punonjësit vërejtën një automjet “Volkswagen Touran” me targa shqiptare që po lëvizte me shpejtësi të madhe, i cili drejtohej nga M.E., ndërsa pasagjere ishte V.E. Afër automjetit u gjetën pesë persona emigrantë, njëri nga Siria dhe katër nga Egjipti. Automjeti dhe emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit në Gjevgjeli, ndërsa të arrestuarit u mbajtën në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin publik, kundër tyre është ngritur padi penale në procedurë të shpejtë”, thonë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim kundërvajtës kundër tifozit 33-vjeçar me inicialet F.F. i cili pas mbarimit të ndeshjes mes KF Pobeda dhe Shkëndijës së Haraçinës sulmoi dhunshëm hapësirat e zhveshtores ku ndodheshin futbollistët e Shkëndijës.
“Më 1 nëntor të vitit 2025 rreth orës 15:30 në Prilep, në Stadiumin e Qytetit “Goce Dellçev” i ka shkelur dispozitat e Ligjit në mënyrë që i njëjti ka dëmtuar dhe shkatërruar inventar dhe pjesë të tjera të objektit sportiv”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndonëse MPB nuk përmend lartësinë e gjobës, sipas neneve të Ligjit për Parandalimin e Dhunës, gjobat për personat fizik që kryejnë akte të tilla sikur tifozi në fjalë, parashikohet gjobë prej 500 deri në 1000 euro. Pavarësisht se Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, derisa gjobiti Klubin me 3.000 euro dhe i ndaloi prezencë të publikut në 4 ndeshjet e ardhshme, kishte konstatuar se me sjelljen e tij personi në fjalë ka rrezikuar sigurinë e lojtarëve të Shkëndijës, kjo për autoritetet ka qenë e pa mjaftueshme që të gjejnë elemente të përgjegjësisë penale për dhunën e shkaktuar.
Ndërkohë, nuk ka kallëzim përkatës për rastin e 2 gushtit, respektivisht thirrjeve raciste, në sy të kryeministrit dhe kreut shtetëror, në sallën sportive të Kumanovës gjatë ndeshjes kualifikuese të basketbollit mes reprezentacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Kallëzim përkatës, nuk ka edhe për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së 25 gushtit në Kavadar mes KF Pelishterit dhe FC Shkupit. Nga MPB thonë se kanë ndërmarrë masa për identifikimin e personave, ndërsa klubin Pelister i kanë shqiptuar gjobë. /Alsat/
Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se disa qytetarëve u janë dërguar ftesa të rreme nga autorë që përfaqësojnë veten në mënyrë të rreme në emër të Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike në lidhje me hetim të supozuar në vazhdim.
Nga MPB thonë se "mesazhet japin udhëzime brenda 24 orëve për të shkuar në një stacion policie ose për të dërguar një email kthimi sepse marrësi i mesazhit dyshohet se është subjekt i hetimeve penale për një numër krimesh, siç janë pornografia e fëmijëve, pedofilia dhe trafikimi i drogës".
"Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se këto janë mesazhe të rreme që nuk janë dërguar nga Byroja e Sigurisë Publike e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto email-e janë përpjekje klasike për mashtrim në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të qytetarëve, me qëllim keqpërdorimin e mëtejshëm. Ftesat për qytetarët për procedurat hetimore nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk dërgohen përmes adresave të email-it".
"U bëjmë thirrje qytetarëve të mos hapin mesazhe të tilla, të mos kontaktojnë dërguesin dhe të mos ndajnë asnjë të dhënë personale të kërkuar nga mashtruesit. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hapin lidhje dhe skedarë që janë të bashkangjitur në ndonjë mesazh emaili që vjen nga një dërgues i panjohur, me qëllim që të mbrojnë sistemin e tyre kompjuterik nga programet keqdashëse", thonë nga MPB.
Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë të 25-vjeçares nga Kosova.
Megjithatë, nga Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale".
"Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria./TV21/
MPB Maqedoni njofton se sot (03.11.2025) në Shkup, zyrtartët e policisë nga SPB Shkup arrestuan H.K. (37) nga Shkupi, i cili rreth orës 12:30 në bulevardin Goce Delçev në Shkup, me automjetin "Passat" me targa të Shkupit goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shupi, cili vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra.
"Pas aksidentit, shoferi i automjetit "Passat" braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga oficerët e policisë, ai u gjet dhe u arrestua".
"Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Në gjykimin për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten dha mbrojtjen i akuzuari Kadri Brahimi i cili tha se në pakot ku u gjet droga kanë menduar se gjendet mishi i bardhë dhe se sipas tij, po të mos reagonte Policia, malli do të shpërndahej nëpër markete. Kurse, i akuzuari Fehmi Bytyqi, i cili tregoi se video-incizimin e kontejnerit e dërgoi tek pronari i kompanisë Izet Sheqiri, procedurë që e kishte bërë çdo herë.
Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari Brahimi deklaroi se detyrë e tij e vetme në “MC FOOD” është numërimi i mallit dhe evidentimi i tij. Tha se në rastet kur kanë nevojë punëtorët për shkarkim të mallit, u ndihmon atyre.
I pyetur se pse përderisa sipas video-incizimeve edhe punëtorë të tjerë ishin prezent por vetë e kishte shkarkuar mallin nga kontejneri për në depo, Brahimi tha se për arsye personale të karakterit familjar e ka zbrazur mallin dhe për të zgjidhur më pas problemet familjare gjatë kohës së pauzës.
Lidhur me trajtimin e kamionëve me urgjencë dhe atyre të rregullt- për procedurat e shkarkimi, i akuzuari Brahimi tha se në rastet kur nevojitet që kontejneri i një kompanie përkatëse të zbraset më shpejtë, atë e trajtojnë me proritet për zbrasje, ndërkaq për kontejnerin ku u gjet narkotiku, ai tha se nuk ka pasur urgjencë.
Po ashtu, Brahimi tha se malli që ka qenë në kontejnerë ka pasur dy lloj barkodesh, andaj edhe e kanë veçuar mallin në dy vende. Tha se identifikimin e mallit për veçim të palëve në depo e bëjnë paraprakisht.
Sipas tij, prokurori i rastit, Valdet Gashi i ka thënë se nëse bëhet dëshmitar bashkëpunues do ta lirojë nga masa e paraburigmit.
Për të akuzuarin Izet Sheqiri, Brahimi tha nuk është interesuar asnjëherë për asnjë kontejner dhe se vetëm në raste kur ka mungesa të mëdha të mallit e njoftojnë atë.
Brahimi tha se për shkak të mosdijenisë se çka gjendet në paketimet e mallit përpos mishit të bardhë, për çka edhe është bërë porosia, kishte gjasa që po të mos reagonte Policia, malli do të shpërndahej nëpër markete.
Lidhur me atë se kur e ka kuptuar se në ato paketime është gjetur kokainë, Brahimi tha se e ka kuptuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan përmes mediave kur pa në televizon brenda burgut.
Në këtë seancë filloi dhënien e mbrojtjes edhe i akuzuari Fehmi Bytyqi, i cili tregoi se detyrë të rregullt kishte dërgimin e video-incizimeve të kontejnerëve tek pronari i kompanisë Izet Sheqiri. Transportimi i mallit bëhej nga Porti i Durrësit për në Prishtinë. Tha se këtë procedurë e ka bërë gjithmonë.
“E ka mbajt telefonin tem, mua më ka filmu tu i këputë bllombat dhe po ashtu të gjitha procedurat dhe atë incizim me të 15-in, të dy incizimet Durrës dhe Prishtinë e kemi pas obligim me ia dërgu Izetit”, tha Bytyqi.
Ai sqaroi se së paku katër bllomba i kishte të vendosura kontejneri ku edhe ishte gjetur sasia e narkotikut prej 400 kilogramëve.
Gjithnjë sipas Bytyqit, procedura e forografimit dhe incizimit është bërë në çdo rast dhe jo vetëm të kontejnerit ku edhe ishte gjetur substanca narkotike.
I akuzuari Bytyqi tha se nuk posedon video apo fotografi të rasteve të tjera të transportimit që mallit që ka bërë e që ia ka dërguar të akuzuarit Izet Sheqiri.
Bytyqi tha se arsyeja se pse ka qenë pikërisht ai vozitës i kamionit me kontejner nga ku u gjet edhe droga, është se e kishte radhën për transportin në vend të kolegut që ishin në pozita pune të shoferit të kamionit.
Po ashtu, Bytyqi tha se kontejneri që ishte i porositur për sjellje të mishit të bardhë futej në skenim dhe në rast dyshimi i njëjti kontrollohej edhe fizikisht nga doganierët.
Në këtë seancë ishte planifikuar të japë mbrojtjen i akuzuari Kadri Sheqiri, mirëpo meqenëse nuk ndihej mirë me shëndet, ai u lirua nga kjo seancë dhe vazhduan me mbrojtjen dy të akuzuarit e lartpëmendur.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.