Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u hap poligon i ri balistik, që pritet të sigurojë të dhëna më të mira për të gjitha ekzaminimet forenzike të provave balistike që kanë të bëjnë me armë të vogla dhe të lehta. Nga MPB thonë se ekspertiza tani do të kryhet në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Saktësia e rezultateve rrit besueshmërinë në hetime dhe siguron prova më të forta para organeve gjyqësore, prandaj një poligon i tillë shërben edhe si qendër trajnimi, ku stafi profesional mund të përmirësojë aftësitë dhe metodat e tij. Në këtë mënyrë, policia e Maqedonisë jo vetëm që përmirëson punën operative, por edhe ngrit nivelin profesional të përgjithshëm. Me vendosjen e një kapaciteti modern të tillë, policia fiton një mjet të fuqishëm për zgjidhje më të shpejta, më të thella dhe më objektive të rasteve,” shtoi Toshkovski.
Fatkeqësisht, posedimi, keqpërdorimi dhe tregtimi i armëve të vogla dhe të lehta vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e qytetarëve, dhe prej këtu vjen nevoja për punë të vazhdueshme në këtë fushë, theksoi Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian.
Mbi 155.000 copë mjete piroteknike janë zbuluar këtë vit, që është tre herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar 2024, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Kjo është mirë në aspektin e aktivitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por keq në aspektin e sasisë së mjeteve të tilla në përdorim. Vetëm këtë muaj janë zbuluar edhe 30.000 copë të tjera, gjë që tregon se masat e intensifikuara po japin rezultate”, tha Toshkovski.
MPB, shtoi ai, vepron vazhdimisht, duke ndërmarrë masa represive, por edhe parandaluese.
“Duhet të rrisim ndërgjegjësimin tek qytetarët se piroteknika nuk është e nevojshme për një festë të mirë. Është veçanërisht e rrezikshme kur përdoret piroteknikë e patestuar ose e pakontrolluar, prandaj apelojmë të festohet pa to. E përsëris, këtë vit u zbuluan tre herë më shumë mjete piroteknike krahasuar me vitet e kaluara, që është një njohje e punës së pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Do të vazhdojmë me aktivitete të intensifikuara në periudhën e ardhshme, me theks parandalimin, veçanërisht në shkolla”, theksoi Toshkovski.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u dërgoi apel qytetarëve më 9 dhjetor, në të cilin u bën thirrje të përmbahen nga përdorimi i piroteknikës gjatë festave të Vitit të Ri.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në drejtim të transparencës dhe edukimit më të madh të shoferëve, njoftoi se sistemi "Safe City" nuk do të jetë "kurth" për qytetarët. Ai tha se MPB planifikon të ndajë publikisht të gjitha vendet ku janë instaluar kamerat.
Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë.
"Ne udhëhiqemi nga parametrat evropianë që parashikojnë një tolerancë prej tre deri në dhjetë kilometra në orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet me çdo kusht, por të ulet shpejtësia dhe të shpëtohen jetë", theksoi Toshkovski.
Kamerat e “Safe City” të instaluara në rrugët e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë pas 1 shkurtit 2026./Telegrafi/
Mbrëmë në aksion të Byrosë për Siguri Publike janë ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë, kuadër i BDI-së. Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“MPB gjatë mbrëmjes së djeshme, mëngjesin e sotëm dhe gjatë ditës së sotme, po vepron në aksion të koordinuar, në suaza të së cilës një kohë të gjatë po ndërmerren veprime procesuese, pas orientimeve nga PTHP NKOK.
Gjatë ditës së sotme do të japim më tepër informacione, që janë në interes të publikut, por po kemi ndërmarrë veprime që janë në drejtim të privimit nga liria të personit që e përmendët”, tha Toshkovski.
Paraprakisht, nga Prokuroria themelore për ndjekje të krimit të organizuar kumtuan se mbrëmë është kryer aksion në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë.
"Duhet të fillohet me zbatimin e projektit “Safe City”, do t’i zgjidhim të gjitha problemet, të cilat do të dalin në të ardhmen. Duhet të fillojmë kemi 145 viktima", theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në foltoren e Kuvendit në përgjigjen e pyetjes së deputetit Ilir Hasani nga Fronti Evropian, i cili njëherësh si mjek-traumatolog dha mbështetje për zbatimin e këtij projekti, me disa vërejtje, të cilat i kanë dërguar qytetarët.
Toshkovski theksoi se pajtohet me deputetin Hasani se vonë fillohet me këtë projekt, që të mbrohen jetët dhe shëndeti i të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
“Pajtohem me kritikat se po e fillojmë këtë projekt me vonesë. Pajtohem plotësisht, sepse duke parë krahasimisht, pothuajse çdo shtet anëtar i BE-së e ka zbatuar atë thellësisht, rreth dhjetë vjet më parë, rreth 15 vjet më parë, dhe madje edhe më shumë, dhe ne jemi me vonesë. Por nuk jemi me vonesë një ose dy muaj, jemi me vonesë të paktën dhjetë vjet në zbatimin e këtij sistemi”, tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme potencoi se për këtë periudhë testimi prej 15-16 ditë, nga ana e mjekëve është konstatuar se është ulur numri i personave me lëndime të rënda trupore të cilët morën pjesë në aksidentet në komunikacion.
“Sidomos duke pasur parasysh që mesatarja në Maqedoni në 15 vitet e fundit është për fat të keq 145 persona, njerëz tanë, qytetarë tanë, fqinjë tanë, miq tanë, anëtarë të familjes etj., që i kemi humbur, në 15 vitet e fundit, do ta përsëris përsëri, e dini këtë nga përvoja personale, mesatarja është 145 dhe mund të jemi më të këqijtë në Evropë. Është katastrofë ajo që duhet të bëjmë tani, duhet të fillojmë dhe unë me të vërtetë pres mbështetje nga çdo deputet në këtë Kuvend, pavarësisht nëse vjen nga radhët e qeverisë apo të opozitës. Sepse nuk ka politikë në zbatimin e këtij projekti. Nuk ka shqiptarë, nuk ka maqedonas, nuk ka profesorë, nuk ka mjekë, nuk ka avokatë, nuk ka bujq në zbatimin e këtij projekti. Në zbatimin e këtij projekti, po flasim për shpëtimin e jetëve njerëzore, të cilat i humbasim më shumë çdo ditë në Evropë”, shtoi Toshkovski.
Ai si shembull theksoi se nëse në Kroaci mesatarisht në vit humbin jetën në minimum një milion banorë rreth 65, në Slloveni rreth 55, Gjermani dhe Austri rreth 40-45, Suedi, Danimarkë, Norvegji (vendet skandinave) është rreth 20, ndërsa te ne siç tha Toshkovski “doktor për fat të keq mesatarja është në një milion banorë diku rreth 80 dhe kjo jo sot, në vitin 2025, 2024. Kjo është 15 vjet më parë”.
“Jemi një katastrofë, çfarë duhet të bëjmë, duhet të fillojmë, nga duhet të fillojmë – këtu duhet të fillojmë. Kuvendi duhet të miratojë të gjitha ato ligje që u miratuan sot, shpresoj se do të jepni mbështetjen maksimale. A do të bëjmë gabime diku? Po. A mund të përmirësojmë diçka në të ardhmen? Po. Por mendoj se duhet të bini dakord që duhet të fillojmë, do t’i zgjidhim të gjitha problemet që do të lindin në të ardhmen. Duhet të fillojmë, 145 viktima”, theksoi Toshkovski.
Deputeti Hasani theksoi se janë parë disa anomali gjatë periudhës testuese, ndërsa ajo është mbërritja e vërejtjeve ose dënimit për vozitje në 51 kilometra në orë, pastaj një pjesë e qytetarëve nuk kanë telefona mobilë ose adresa elektronike që tu mbërrijnë dënimet, si dhe se zbatimi është vetëm në disa qytete, por jo edhe në të tjerat. Por, si mjek traumatolog e dha mbështetjen për miratimin dhe zbatimin e projektit “Safe City".
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi sot se me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë policia e ka arrestuar ish Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa.
Ai nuk dha informacione shtesë, duke thënë se nuk mund të ndajë më shumë detaje.
“Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake ndërmori veprime në kuadër të kompetencave të saj, gjatë së cilës personi që e përmendët është arrestuar nga ana e Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë ditës së sotme, veprojmë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, sipas udhëzimeve të tyre. Kështu që në këtë moment nuk mund të ndaj më shumë detaje lidhur me këtë lëndë”, tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është i kënaqur me periudhën testuese të projektit “Safe City”.
Ai tha se qytetarët tashmë e kanë ngadalësuar vozitjen dhe se është ulur numri i aksidenteve në trafik.
“Periudha testuese tregon se Maqedonia ka kapacitet të jetë një vend normal. Qytetarët treguan se edhe gjatë një periudhe testuese, kur zbatohet një zgjidhje e re, e kuptuan atë dhe e ngadalësuan vozitjen brenda qytetit kryesor. Ata treguan se mund të sillen ndryshe dhe se tani janë evropianë të vërtetë. Janë ulur numrat e aksidenteve të trafikut në territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht rastet me lëndime të rënda trupore,” deklaroi Toshkovski.
Kujtojmë se dhjetori dhe janari janë faza paralajmëruese për shkeljen në trafik që regjistrohen nga sistemi "Safe City", ndërsa gjobat do të fillojnë nga muaji shkurt.
"Maqedonia as nuk po shqyrton dhe as nuk ka ndonjë shans të pranojë të jetë qendër për pranimin e migrantëve ose vendndodhje për hapjen e kampeve të migrantëve", tha për AIM ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Luftimin e Kontrabandës së Migrantëve në Bruksel.
"Në periudhën e kaluar është ngritur pluhur, veçanërisht nga opozita, megjithëse kjo nuk ka të bëjë fare me realitetin ose logjikën, se Maqedonia duhet të përfaqësojë një lloj qendre qendrore ose terren të përshtatshëm për pranimin e migrantëve, gjë që nuk do të ishte e pranueshme për BE-në ose për vendet që janë miq tradicionalë të Maqedonisë, siç është Britania e Madhe", theksoi Toshkovski.
Ai theksoi se diçka e tillë as nuk është shqyrtuar dhe as nuk është diskutuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, as nuk do të ishte e pranueshme për shtetin.
"Këtu do të doja vetëm të theksoja atë që Presidenti dhe Kryeministri thanë sot, dhe më parë Ministri i Punëve të Jashtme, se Maqedonia as nuk e ka shqyrtuar, as nuk po shqyrton, as nuk ka ndonjë shans të pranojë në të ardhmen të jetë ndonjë lloj qendre qendrore ose të hapë kampe për migrantët. Nuk ka pasur diçka të tillë, as nuk do të ketë", theksoi Toshkovski.
Lidhur me rregulloret ligjore të BE-së që lidhen me Paktin për Azilin dhe Migracionin, Toshkovski theksoi se në kuadër të procesit të anëtarësimit në Union, ajo që do të presë vendin do të jetë puna për harmonizimin e legjislacionit tonë me direktivat evropiane në këtë fushë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka bërë të ditur se i është regjistruar kundërvajtje nga ana e sistemit “Safe City”.
Toshkovski tha se pranoi një SMS për shkelje trafiku pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 1km/h.
Ministri tha se me këtë sistem nuk ka përjashtime e të privilegjuar.
"Këtë mëngjes, ndërsa po udhëtoja me automjetin tim privat për në Kavadar, ku sot mbahet kongresi i partisë, mora një mesazh SMS për një shkelje të rregullave të trafikut të regjistruar nga sistemi "Qyteti i Sigurt", sepse po ngasja 1 km/orë mbi shpejtësinë e lejuar. Ky është ilustrimi më i mirë se si duhet të funksionojë shteti. Sistemi zbatohet dhe i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, dhe nëse regjistron një shkelje - vjen sanksioni, pavarësisht se kush është në automjet. Nuk ka përjashtime, nuk ka selektivitet, nuk ka privilegje.Drejtimi i një automjeti është detyrim, jo privilegj. Kështu ndërtohet besimi, kështu ndërtohet siguria.Qëllimi i "Qytetit të Sigurt" nuk është ndëshkimi, por rendi, disiplina dhe shpëtimi i jetëve njerëzore. Me numrin alarmues të viktimave në rrugë që kemi, duhet të tregojmë shembull personal dhe përgjegjësi. Ky vend do të jetë më i sigurt vetëm nëse ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, përfshirë edhe ne që jemi më përgjegjës për zbatimin e tyre", sqaron Toshkovski.
Kujtojmë se sistemi "Safe City" u vendos në funksion nga data 1 dhjetor vetëm me paralajmërime, teksa nga 1 janari do të nisin edhe gjobat.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se brenda 24 orëve nga aktivizimi provë i sistemit “Safe City” janë regjistruar 110,000 shkelje vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit. Sipas Toshkovskit, pjesa më e madhe e tyre ishin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
“Nuk po them se ‘Safe City’ është perfekt, sigurisht do të ketë disa elementë që do të duhet t’i përmirësojmë dhe do të shohim se mund të bëhet edhe më mirë. Jemi të hapur të veprojmë drejt përmirësimit të sistemit. 110,000 shkelje në Shkup janë regjistruar në 24 orë, 5,000 shkelje për kalim me të kuqe, dhe 90% e shkeljeve janë tejkalim shpejtësie”, tha Toshkovski.
Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të vendoset se sa do të jetë toleranca për tejkalimin e shpejtësisë.
“Ka vende në Evropë ku nuk ka tolerancë fare, ka vende ku toleranca është 10% mbi shpejtësinë e lejuar. Do të diskutojmë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosim,” deklaroi Toshkovski.
Në lidhje me automjetet e huaja, Toshkovski shpjegoi se si do të gjobiten ato.
“As automjetet e huaja nuk do të përjashtohen nga regjistrimi i shkeljeve. Ne kemi vendosur rregulla dhe procedura se si do të konstatohet shkelja. Automjetet e huaja nuk mund të ndalohen të dalin nga Maqedonia, por do të informohen se nuk do të mund të hyjnë përsëri në Maqedoni nëse nuk e paguajnë gjobën. Këtë e kemi pasur parasysh dhe mendoj se kemi ofruar një përgjigje të përshtatshme,” tha Toshkovski.
Ministri gjithashtu deklaroi se në periudhën e fundit janë gjobitur tre ministra.
“Ministrat do të gjobiten. E di që në periudhën e fundit janë gjobitur së paku tre ministra. Nuk do t’i përmend emrat tani. Kur ministrat udhëtojnë me automjete zyrtare dhe me shoqërim policor, nuk mund të gjobiten, por edhe ne përdorim automjete private dhe besoni se as ne nuk do të lihemi pa përgjegjësi,” tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovki ka njoftuar se brenda 12 orëve, sistemi “Safe City” ka regjistruar 65.000 shkelje në komunikacion. Sistemi poashtu ka regjistruar 1000 automjete pa regjistrim.
“Sot nga SPB-Shkup e shënuam fillimin e periudhës provuese të sistemit “Qytet i Sigurt” (Safe City), ku në 12 orët e para u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje. Me këtë projekt po nisemi në një etapë të re të përmirësimit të sigurisë në komunikacion – shkelësit e rregullave të trafikut do të marrin njoftim elektronik për kundërvajtjen e kryer, të dokumentuar me mjete dhe pajisje bashkëkohore të regjistrimit.
Qëllimi ynë është i qartë, më shumë siguri, më pak kundërvajtje dhe tolerancë zero ndaj ngasjes së pakujdesshme, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zonë urbane apo rrugë jashtë vendbanimit. Në 12 orët e para të funksionimit provues të sistemit u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje, nga të cilat 2.800 për kalim në dritë të kuqe dhe 1.000 për automjete të paregjistruara.
Ky numër alarmues edhe një herë e konfirmon domosdoshmërinë dhe arsyetimin e sistemit, nga i cili presim përmirësim të dukshëm të kulturës rrugore, rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe uljen e dëmeve e viktimave në rrugë”, njoftoi Toshkovski./Telegrafi/
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ushtroi të drejtën e tij të votës këtë mëngjes në shkollën fillore "Pestaloci" në Shkup, duke deklaruar se votimi në zgjedhjet lokale ka filluar në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin.
Ministri theksoi se mbi 90 përqind e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme janë të angazhuara në sigurimin e procesit zgjedhor, me një prani të shtuar në terren, veçanërisht rreth "pikave të nxehta" ku pritet një frekuencë më e lartë e qytetarëve.
Lidhur me heshtjen zgjedhore, Toshkovski theksoi se dje janë regjistruar katër ngjarje me shkelje të mundshme, për të cilat po ndërmerren veprime përkatëse hetimore./Telegrafi/
Siguria është baza ndaj së cilës ndërtohet zhvillimi ekonomik, besimi në institucione dhe cilësia e jetesës së qytetarëve. Ministrria e Punëve të Brendshme është tërësisht e përkushtuar në proceset e digjitlizimit, modernizimit dhe transparencës, me qëllim që të krijojmë mjedis të sigurt që do të përgjigjet në nevojat e shekullit të 21-të.
Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshmne, Pançe Toshkovski, në hapjen e edicionit të dhjetë jubilar të Adria security summit, i cili për herë të dytë po mbahet në Shkup.
Ai shtoi se ky samit paraqet platformë jo të rëndësishme rajonale që i bashkon të gjithë që i dedikohen krijimit të bashkësive më të sigurta dhe më rezistente, përfaqësues të institucioneve, ekspertë, kompani, inovatorë dhe profesionistë nga fusha e sigurisë dhe teknologjisë.
Ai theksoi se jetojmë në një kohë kur siguria nuk matet vetëm nga mbrojtja fizike, por edhe nga aftësia për t’iu përgjigjur formave të reja të rreziqeve, nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet digjitale, deri te infrastruktura kritike, siguria urbane dhe menaxhimi i të dhënave.
"Prandaj, ngjarje të tilla janë thelbësore, ato krijojnë një urë lidhëse midis sektorit publik dhe privat, midis institucioneve shtetërore dhe industrisë, ku përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave mund të ndërtojmë së bashku një sistem sigurie më efikas dhe modern".
"Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht nxit bashkëpunimin me Odën e Sigurisë Private, e cila është një nga partnerët kryesorë në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe në mbështetjen e një sistemi të integruar sigurie dhe është partnere në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm", theksoi Toshkovski.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, reagoi përmes një postimi në Facebook ndaj asaj që ai e quajti "sulme të dëshpëruara, të pabaza dhe të motivuara politikisht" nga LSDM-ja, duke deklaruar se përmes kërkesave të vazhdueshme për dorëheqjen e tij po përpiqen të mbulojnë dështimin e tyre dhe frikën nga përgjegjësia.
"Ditët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të një vale tjetër sulmesh të dëshpëruara, të pabaza dhe të motivuara politikisht nga LSDM-ja ndaj meje. Sinqerisht, e kuptoj se dëshpërimi është i madh kur çdo sondazh i ri shkrin mbështetjen e tyre më shpejt sesa arrijnë të shpikin një gënjeshtër të re, por kjo histeri që po shohim nuk është një debat politik, por dëshpërim i maskuar si një njoftim për shtyp. Ka kaluar më shumë se një vit në të cilin aktiviteti i përditshëm i qendrës së shtypit të LSDM-së nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje si papagall i fjalëve: "Dorëheqje për Toshkovskin!" Çdo ditë, e njëjta fjali, i njëjti intonacion. Duket sikur kanë marrë një udhëzim se pavarësisht temës, përgjigjja duhet të jetë "dorëheqje".
Një ditë është siguria, një ditë tjetër mjedisi, të tretën ngrohja në apartamente. Nuk do të habitem nëse LSDM-ja del me një deklaratë urgjente nesër se unë jam personalisht përgjegjës për mungesën e dritës së diellit në Shkup. Për ta, çdo temë është e mirë, vetëm nëse mund të paketohet në fjalën dorëheqje", deklaron Toshkovski.
Natyrisht, shton Toshkovski në reagimin e tij ndaj LSDM-së, nuk është mënyra se si punoj unë që ju shqetëson, por rezultatet e asaj pune, sepse më në fund pas jush, Ministria e Brendshme nuk është një mjet për arritjen e interesave të ngushta partiake dhe të biznesit të individëve të lidhur me qeverinë, por një instrument për zbatimin e ligjit.
Ministri Toshkovski është i vendosur se nuk do të japë dorëheqjen, por përkundrazi, do të vazhdojë të zgjidhë problemet./Telegrafi/
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski mori pjesë në një takim partiak për zgjedhjet në selinë e partisë në pushtet OBRM-PDUKM, kështu deklaruan sot nga opozitarja LSDM.
Nga LSDM kanë akuzuar Toshkovskin se e ka partizuar MPB-në, madje pjesëtarët e policisë kundër ligjit po marrin pjesë nëpër tubimet partiake.
"Në të njëjtin takim mori pjesë edhe inspektori i policisë në Departamentin e Punëve të Brendshme të Prilepit, Sasho Josifoski, gjë që është një shkelje e drejtpërdrejtë e Ligjit për Punët e Brendshme. Natyrisht, policia partiake e Toshkovskit është vënë plotësisht në funksion të OBRM-PDUKM-së në vend të procesit zgjedhor. Ky është një abuzim flagrant i institucioneve për qëllime partiake. Ministri Toshkovski, në vend që të garantojë pavarësinë dhe profesionalizmin e strukturave policore, po e shndërron policinë në një shërbim të OBRM-PDUKM-së. LSDM kërkon shkarkimin e inspektorit të policisë, pezullimin, procedurat disiplinore dhe përgjegjësinë nga Toshkovski", thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me një pjesë të udhëheqjes së Ministrisë, vizitoi Departamentin për Armë, Mjete Shpërthyese dhe Substanca të Rrezikshme – Shkup dhe DPB Gjevgjeli, ku nga afër inspektoi punën aktuale.
Siç njoftoi MPB, u theksua veçanërisht se qytetarët nga rajoni i Shkupit, krahasuar me pjesët e tjera të vendit, presin pak më gjatë për lëshimin e lejeve dhe licencave për armë. Megjithatë, falë bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore, që nga sot është mundësuar kontrolli elektronik i evidencës së kundërvajtjeve të gjykatave.
Punonjësve u janë dhënë udhëzime që sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë kronologjike, të kryejnë të gjitha kontrollet e mbetura të individëve dhe t’i informojnë qytetarët për ecurinë e procedurave.
“Si rezultat i punës së madhe në periudhën e kaluar, vetëm këtë vit, janë shqyrtuar pothuajse 8,000 raste në të gjithë vendin – si nga rastet e mbetura nga vitet e kaluara ashtu edhe nga kërkesat elektronike të sapopranuara. Për krahasim, ajo që është realizuar deri më tani në vitin 2025 është katër herë më shumë se mesatarja vjetore deri në vitin 2023. Mënyra e re e punës çrrënjos korrupsionin në këtë fushë, i cili për fat të keq ishte shumë i theksuar. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të raportojnë nëse dikush kërkon shpërblim për një veprim zyrtar që është një detyrim për t’u kryer”, theksoi ministri Toshkovski.
Në periudhën e ardhshme, shtohet, do të punohet për përmirësimin e aplikacionit dixhital, i cili do t’u lejojë qytetarëve të bashkëngjisin disa nga provat në kërkesë në mënyrë elektronike, dhe prania personale do të kërkohet vetëm gjatë marrjes së miratimit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme të Dibrës gjatë së cilës vizitoi edhe vendkalimin kufitar “Bllatë” që ndodhet në afërsi të Dibrës.
Toshkovski me udhëheqësinë e DPB të Dibrës u informua se situata e sigurisë në të gjithë rajonin është e qëndrueshme me rezultate të dukshme në përballjen me krimin e dhunshëm, krimet kundër pronës dhe avancimin e sigurisë në trafik.
Siç bëjnë të ditur nga MPB, në takim udhëheqësia e informoi ministrin se tashmë po ndërmerren në mënyrë aktive aktivitete operative në drejtim për të siguruar proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe demokratik.
“Sa i përket pikës kufitare ‘Bllatë’, është regjistruar një numër dukshëm më i lartë i pasagjerëve se sa vitin e kaluar dhe vitet e mëparshme. Vendkalimi po bëhet një urë e vërtetë lidhëse për qytetarët që shkojnë për pushime në Shqipërinë fqinje dhe turistët që vijnë për pushime, trajtime, qëndrime gjatë fundjavës, vizita familjare, kremtime në shtëpi, si dhe blerje. Kështu që bashkëpunimi ynë me kolegët nga Shqipëria synon implementimin e sistemit ‘One stop’ i cili përmes zgjidhjeve shtesë infrastrukturore do të sigurojë ulje të përhershme të turmave dhe rrjedhë më efikase të udhëtarëve dhe automjeteve gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht gjatë periudhave të rritjes së trafikut turistik”, tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se në furnizimin me uniforma të reja për Policinë, po veprojnë sipas ligjit, përcjell "TV21".
Sa i përket kritikave për zbatimin e gjuhës shqipe në uniforma, Toshkovski tha se BDI ka pasur mundësi që ta zbarojë rregullore deri sa ka qenë në pushtet.
“Ai ligj është nga viti 2018. BDI kishte mundësi në të kaluarën të tregonin zbatimin e tij. Ajo që po merren hapa nga ana jonë, plotësisht veprojmë sipas ligjit dhe sipas rregulloreve që vlejnë, që sërish do të them, kjo Rregullore është miratuar në kohën kur pushtet në Maqedoni ishin BDI dhe LSDM”, tha Toshkovski.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se është e qartë se vendi është nën sulm hibrid dhe theksoi se Ministria e Brendshme po ndërmerr veprime, por se nuk mund të japë më shumë detaje.
"Fakti është se në Maqedoni kemi pasur një sulm hibrid në muajt e fundit, nga anë të shumëfishta, në fusha të shumëfishta, kemi kërcënuar pika të caktuara jetësore në vend".
Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, pas konferencës së 16-të shkencore ndërkombëtare "Korrupsioni Sistemik - Kërcënimi më i Madh i Sigurisë: Qasje Strategjike të Sigurisë për Zgjidhjen e Sfidave Komplekse", organizuar nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup.
Ministri tregoi se Ministria e Brendshme po ndërmerr veprime dhe se në këtë moment nuk mund të japë më shumë detaje për publikun.
I pyetur nëse ka ndonjë gjurmë të re ose të dyshuar për qendrat e pushtetit, të cilat sipas retorikës që dëgjojmë janë pas zjarreve, Toshkovski u përgjigj vetëm shkurt "po, po", pa dhënë më shumë detaje.
"Kërcënimet hibride janë një term që përdoret shumë shpesh në kuadrin e mendimit shkencor dhe në kuadrin e praktikës, veçanërisht nga shërbimet e sigurisë. Fakti është se në Maqedoni kemi pasur një sulm hibrid në muajt e fundit, nga anë të shumëfishta, në fusha të shumëfishta kemi një kërcënim për pika të caktuara jetësore në vend. Ne të gjithë e shohim atë. Populli maqedonas e sheh atë, ju gazetarët e shihni atë, institucionet e shohin gjithashtu. A po ndërmarrim veprime? Po ndërmarrim veprime. A mund t'i jap informacione shtesë publikut në këtë moment? Jo", tha Toshkovski./Telegrafi/
"Jemi në një moment vendimtar të historisë sonë kur sfidat e sigurisë më nuk kufizohen vetëm me kërcënimet tradicionale siç është krimi i organizuar, tregtia me drogë dhe korrupsioni, por janë të ndërthurura me rreziqe të reja dhe më komplekse, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në hapjen e Konferencës së degës evropiane të Asociacionit të Akademisë kombëtare të Byrosë Federale për Hetime (FBI), që filloi sot në Shkup.
“Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve dhe luftimeve kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë që e punojmë. Ky realitet nuk kërkon nga ne vetëm zgjuarsi dhe reaktivitet, por vizion dhe gatishmëri t’i rishqyrtojmë modelet e vjetra, të pranojmë inovacione dhe të krijojmë një bashkëpunim më të thellë dhe më cilësor ndërkombëtar”, tha Toshkovski.
"Nga ne pritet të jemi të shkathët dhe ekskluziv, të mendojmë prej përpara dhe të ndërtojmë politika dhe praktika që do të jenë mjaft fleksibile për t’u përgjigjur në sfidat e sotme por edhe mjaft strategjike për t’i parashikuar ato që vijnë fillimisht". “Njëkohësisht nuk guxojmë të harojmë se sado që të zhvillohet teknologjia vlerat tona bazë duhet të mbesin të forta dhe të paprekura. Si policë dhe profesionistë në fushën e sigurisë të gjithë ne kemi një mision të përbashkët t’i shërbejmë popullit dhe ta mbrojmë vendin. Kjo konferencë është një mundësi jo vetëm për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, por edhe për rindërtimin e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj vlerave që na bashkojnë siç janë mbrojtja e qytetarëve, përforcimi i sundimit të ligjit dhe përforcimi i besimit në institucione”, tha Toshkovski.
Në hapjen e Konferencës ka folur edhe Uillijam Gabon, kryetar i Asociacionit të Akademisë kombëtare të FBI-së.
Gabon theksoi se Shkupi është një qytet historik i cili gjendet në udhëkryq dhe ku historia pëshpërit nga gurët e tij ndërsa e ardhmja varet nga ata që janë përkushtuar në drejtësinë, bashkëpunimin dhe më e rëndësishmja miqësinë. Ky takim tha ai, është përkushtuar në lidhshmërinë e profesionistëve të cilët mendojnë ngjashëm në Evropë dhe në botë. Konferenca mbahet nga data 20 deri më 24 shtator në Shkup.