Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kokainë në flokë, lirohet me kusht presidenti i Fenerbahces

By: xhir jeta
25 December 2025 at 14:31

Kryetari i Fenerbahçes, Sadettin Saran, u la i lirë nën kontroll gjyqësor më 25 tetor, pas ndalimit të tij, pasi një test droge rezultoi pozitiv. Rasti vjen në kuadër të një hetimi të gjerë që prej javësh ka tronditur vendin, ku janë ndaluar prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe influencerë të rrjeteve sociale, nën akuza që përfshijnë prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Saran u mor fillimisht në pyetje më 20 dhjetor si pjesë e hetimit dhe më pas iu nënshtrua testeve toksikologjike. Ai u ndalua më 24 dhjetor, vetëm disa orë pasi ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan gjurmë narkotikësh në mostrat e flokëve të tij.

Sipas raportit zyrtar, në flokët e tij u gjet kokainë, ndërsa testet e gjakut, urinës dhe thonjve rezultuan negative. Deklarata e tij para autoriteteve më 25 dhjetor thuhet se zgjati rreth dy orë.

Saran u lirua nën kontroll gjyqësor dhe do të jetë i detyruar të paraqitet pranë autoriteteve dy herë në javë. Anëtari i bordit të Fenerbahçes, Ertan Torunoğulları, së bashku me disa tifozë, u mblodhën në Gjykatën Çağlayan në Stamboll për të shprehur solidaritet me Saranin, nën masa të shtuara sigurie.

Ndërkohë, bordi ekzekutiv i klubit zhvilloi edhe një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë takim nuk pritej të merrej ndonjë vendim lidhur me drejtimin e klubit; ai u përshkrua si një rishikim i procesit në vazhdim dhe i hapave të mundshëm, në varësi të zhvillimeve të ardhshme.

Fenerbahçe publikoi gjithashtu një deklaratë duke shprehur mbështetje të plotë për Saranin dhe duke siguruar tifozët se aktivitetet e klubit do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali

By: Rovena
24 December 2025 at 22:09

Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë është sekuestruar më shumë se 435 kg kokainë e pastër. Siç raportojnë mediat e huaja, pakot ishin fshehur brenda një ngarkese me 1 mijë çanta me arra.

Sipas dokumenteve të transportit, droga ka origjinë nga Amerika Latine dhe destinacion për Europën Lindore, ndërsa vlera e saj në treg do të kapte vlerën e rreth 70 milionë eurove.

Sekuestrimi vjen në kuadër të inspektimeve të intensifikuara të fundvitit në një nga portet më të ngarkuara të Evropës dhe përbën një nga rastet më të bujshme vitet e fundit në Gioia Tauro.

Policia e konsideron goditje të rëndësishme të ardhurave të organizatave kriminale, pasi porti vazhdon të jetë një pikë “kyçe” për trafikimin ndërkombëtar të drogës në Europë.

ITALI – Policia sekuestron 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese me kikirikë

24 December 2025 at 21:56

ROMË, 24 dhjetor /ATSH/- Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë është sekuestruar më shumë se 435 kilogramë kokainë e pastër, sipas “La Stampa”.

Një “pako” e bukur Krishtlindjesh u kap nga Guardia di Finanza (Policia Financiare Italiane), e cila sekuestroi një tjetër ngarkesë të konsiderueshme me kokainë që kalonte në portin e Gioia Tauro në prag të Krishtlindjeve.

Pakoja me 435 kilogramë kokainë të pastër, një nga ngarkesat më të mëdha të viteve të fundit, e fshehur në një ngarkesë prej afërsisht 1,000 qesesh me kikirikë të dërguara nga Amerika Latine dhe të destinuara, të paktën sipas dokumenteve tregtare që shoqëronin produktin, për në Evropën Lindore.

“Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj të ardhurave të organizatave kriminale, pasi porti vazhdon të jetë një pikë “kyçe” për trafikimin ndërkombëtar të drogës në Evropë”, tha policia.

Nëse do të dilte në treg, kokaina e sekuestruar do t’u kishte sjellë organizatave kriminale mbi 70 milionë euro.

Sekuestrimi vjen në kuadër të inspektimeve të intensifikuara të fundvitit në një nga portet më të ngarkuara të Evropës dhe përbën një nga rastet më të bujshme vitet e fundit në Gioia Tauro. //a.i/

 

 

 

The post ITALI – Policia sekuestron 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese me kikirikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kush s’paguante, kërcënohej me jetë”/ Goditet organizata italo-shqiptare e kokainës, 16 të arrestuar!

By: armand
22 December 2025 at 16:51

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës, që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë është shkatërruar dhe janë kryer 16 arrestime. Gjeneronin 150 mijë euro fitime çdo muaj. Operacioni u mbyll ditën e sotme në Pescara, ku u ekzekutuan të gjithë urdhrat e Gjykatës, me 9 persona në burg dhe 7 në arrest shtëpiak. Urdhrat u […]

The post “Kush s’paguante, kërcënohej me jetë”/ Goditet organizata italo-shqiptare e kokainës, 16 të arrestuar! appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

By: Elva
19 December 2025 at 18:27

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Cesenës, në Itali, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Sipas mediave italiane hetimet nisën pas lëvizjeve të dyshimta që i riu kryente me automjetin e tij, çka çoi në kontrolle të shtuara në zonë. Gjatë kontrollit të makinës, e […]

The post Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Goditet organizata e drogës në Itali/ Arrestohen 9 persona, “kokat e grupit” shqiptar

By: Brisi
17 December 2025 at 17:37

Një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, është goditur nga autoritetet italiane, këtë të mërkurë, ndërsa janë vënë në pranga 9 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas mediave të huaja, grupi është goditur në rajoni e Toskanës dhe organizata drejtohej nga dy shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. Trafiku […]

The post Goditet organizata e drogës në Itali/ Arrestohen 9 persona, “kokat e grupit” shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Kontejneri vinte nga Amerika Latine, sekuestrohen 1 ton kokainë në portin e Pireut, 4 në pranga

By: Brisi
15 December 2025 at 08:55

Autoritetet greke zbuluan mbi 1 ton kokainë në portin e Pireut, si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë nga FBI-ja greke. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së dielës dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Deri të dielën në mbrëmje, peshimi i sasisë së sekuestruar zbuloi se bëhej fjalë për […]

The post Kontejneri vinte nga Amerika Latine, sekuestrohen 1 ton kokainë në portin e Pireut, 4 në pranga appeared first on BoldNews.al.

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar, Policia realizoi planin në bashkëpunim me zyrtarë të AKI-së dhe Prokurorinë

13 December 2025 at 13:29


Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar katër persona si dhe ka konfiskuar mbi 4.6 kilogramë kokainë, pas realizimit të planit taktik “Kulla”, në koordinim me Prokurorinë dhe zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993).

Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.

Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:

  • substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,
  • një pistoletë me 14 fishekë,
  • dy telefona celular,
  • para (euro, lekë dhe dollar kanadez),
  • dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/




Mbushi Siçilinë me kokainë! Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, 5 të arrestuar, një në kërkim

By: armand
11 December 2025 at 19:14

Karabinierët italianë kanë çmontuar sot një organizatë shqipfolëse të trafikut të drogës, që operonte kryesisht në zonën e Teramos, në Siçili. Pesë persona u arrestuan dhe një i gjashtë u shpall në kërkim. Operacioni filloi njëkohësisht në Alba Adriatica, Martinsicuro dhe Tortoreto, me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Teramos […]

The post Mbushi Siçilinë me kokainë! Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, 5 të arrestuar, një në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Qindra kg kokainë nga Shqipëria dhe mbi 400 mijë euro të sekuestruara: Zbërthimi i grupit kriminal

10 December 2025 at 19:29


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar ekzekutimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 10 persona të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Të arrestuarit janë: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, Sokol Qaja dhe Marvin Bushati alias Marvin Kopliku.

Katër të tjerë – Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku dhe Ervis Shuli – janë shpallur në kërkim dhe po ndiqen nga strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas SPAK, gjatë kontrollit janë sekuestruar:

415,000 euro, 7,000 dollarë amerikanë dhe 1,000,000 lekë

11 aparate celularë

3 automjete (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen Golf 6)

1 armë zjarri model Glock me 9 fishekë

1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 1 orë ROLEX, 1 DVR dhe dokumente të ndryshme

Hetimet e SPAK zbulojnë se grupi kriminal trafikonte narkotikë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermanisë, nga Ekuadori drejt Holandës dhe nga Shqipëria drejt Turqisë.

Komunikimet mes të dyshuarve realizoheshin përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”, të dhënat e të cilit u siguruan nga autoritetet franceze.

Operacioni ka përfshirë bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke dhe ekuadoriane, si dhe me Eurojust dhe Europol.

SPAK njofton se hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto aktivitete kriminale dhe administrimin e provave për rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në grup.

Ky operacion është pjesë e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, i regjistruar nga SPAK për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, të kryera gjatë viteve 2020-2021.

Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru

By: armand
7 December 2025 at 16:44

Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë. Sipas autoriteteve droga ishte fshehur në një ngarkesë bananesh dhe kishte destinacion Belgjikën. Vlera e drogës së sekuestruar tejkalon 68 milionë dollarë. “Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruiane sekuestroi kokainë hidroklorur në rajonin Piura (në Perunë veriperëndimore), duke parandaluar […]

The post Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru appeared first on BoldNews.al.

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

By: Ela
6 December 2025 at 11:48

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27 vjeç, të akuzuar për trafik dhe posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje. Operacioni u realizua si pjesë e intensifikimit të kontrolleve para festave të fundvitit. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në Via del Pioppo, ku […]

The post Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari kapet në Francë me 18 kg kokainë me vlerë 1.2 mln euro: Jam në vështirësi financiare

By: Ela
6 December 2025 at 11:01

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi ishte i mbushur me 17.8 kg kokainë e cila ishte ndarë në gjashtëmbëdhjetë pako me vlerë tregu 1.215.500 €. I ndaluar nga oficerët e doganës pak para orës 8 të mëngjesit, ky shqiptar, banor i Montpelier, […]

The post Shqiptari kapet në Francë me 18 kg kokainë me vlerë 1.2 mln euro: Jam në vështirësi financiare appeared first on BoldNews.al.

Trafikonin kokainë, Italia dëbon 3 shqiptarët pas dënimit nga gjykata

By: Ela
5 December 2025 at 10:45

Policia italiane ka kapur teksa trafikonin kokaine 3 shqiptarë, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur dëbimin e menjëhershëm dhe Zyra e Imigracionit ekzekutoi dje urdhrin për shoqërimin me forcë në kufi të tyre. Sipas autoriteteve, të dyshuarit kishin hyrë ilegalisht në Itali, ndërsa u arrestuan me një sasi 100 gramë kokainë në Rimini. Më 16 […]

The post Trafikonin kokainë, Italia dëbon 3 shqiptarët pas dënimit nga gjykata appeared first on BoldNews.al.

Shisnin drogë në doza, 10 të arrestuar dhe 3 nën hetim në Gjirokastër/ EMRAT

By: Ela
29 November 2025 at 10:55

Policia ka goditur një rast të shpërndarjes në doza të kokainës dhe kanabisit në Gjirokastër. Në pranga kanë rënë 10 persona, teksa në gjendje të lirë do të hetohen tre të tjerë. U arrestuan shtetasit: 1. Mihal Llavdaniti; 2. Klajdi Rondo 3. Dorian Alikaj 4. Meteo Rondo, 5. Alsid Cani, 6. Armand Majko, 7. Arben […]

The post Shisnin drogë në doza, 10 të arrestuar dhe 3 nën hetim në Gjirokastër/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Goditet banda e trafikut të kokainës në Itali, drejtohej përmes platformave të enkriptuara nga një shqiptar në Holandë

By: Ela
27 November 2025 at 10:21

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila sipas hetimeve paraprake dyshohet se drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Holandë, raportojne mediat italiane. Në kuadër të operacionit të koordinuar nga Antimafia e Romës, janë ekzekutuar masa sigurie ndaj tetë personave të përfshirë në rrjetin kriminal. Sipas hetimeve, shtetasi […]

The post Goditet banda e trafikut të kokainës në Itali, drejtohej përmes platformave të enkriptuara nga një shqiptar në Holandë appeared first on BoldNews.al.

Shiste kokainë dhe kanabis tek “Ish-parku i autobusëve”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

By: armand
27 November 2025 at 09:22

Policia e Tiranës ka vënë në pranga në 23-vjeçar, i cili shiste kokainë dhe kanabis në doza të vogla zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”. “Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis tek “Ish-parku i autobusëve”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Trafiku i kokainës/ Guardia di Finanza godet grupin kriminal, kush janë shqiptarët e përfshirë

26 November 2025 at 11:18

Një operacion i Guardia di Finanza-s ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e kokainës. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane janë ekzekutuar në total 28 masa sigurie, prej të cilave, 25 në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiudhe Artur Hoxhosmani për të gjithë është vendosur masa ‘arrest në burg’.

Hetimi u përqendrua kryesisht në analizimin e përmbajtjes së bisedave të shkëmbyera në telefonat celularë duke përdorur sistemin SkyECC, ose të ashtuquajturit kriptofone.

Të gjithë të dyshuarit mendohet se janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me ’ndranghetan e Locride-s, e cila me mbështetjen e shqiptarëve, ka organizuar dhe financuar trafik ndërkombëtar droge.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të gjerë kriminal aktiv në importin e kokainës nga Amerika e Jugut. Organizata vepronte ndërkombëtarisht, me lidhje në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, duke përdorur mesazhe të koduara dhe kontakte direkte me brokerë shqiptarë dhe furnizues nga Amerika e Jugut. Në dy vitet e fundit, rrjeti ka trafikuar drogë me vlerë mbi 27 milionë euro.

Kokaina transportohej kryesisht me anije brenda kontejnerëve të mallrave të ligjshëm.

Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në provincat Milano, Pavia, Bergamo, Parma, Imperia, Como, Roma, Taranto dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive speciale të Guardia di Finanza, për të sekuestruar prova dhe pasuri të lidhura me organizatën.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga trafiku i drogës./abcnews.al

Shpërndante kokainë në Vorë, arrestohet 48-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 November 2025 at 13:56

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike, si edhe një automjet. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 41-vjeçar për moskallëzim krimi.

Sipas hetimeve ka rezultuar se 48-vjeçari banues në Kamëz, pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Derë më derë me kokainë”/ Kapet trafikanti shqiptar në Itali

By: Elva
24 November 2025 at 20:45

Një 22-vjeçar shqiptar me qëndrim ilegal në Itali është arrestuar në Piacenza për trafik droge, pasi shpërndante kokainë klientëve “derë më derë” në komunat Gossolengo dhe Podenzano. Ai përdorte një “Fiat Panda” me qira dhe fshehte drogën brenda kanaçeve metalike me aroma të ndryshme. Policia, pas një vëzhgimi disa ditor, ndërhyri në mëngjesin e së […]

The post “Derë më derë me kokainë”/ Kapet trafikanti shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

❌
❌