Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

36 vjet më parë u dha i vetmi Super Top i Artë në histori

24 December 2025 at 18:07


I vetmi Super Top i Artë në histori u nda në prag të Krishtlindjeve të vitit 1989 dhe mbetet një nga çmimet më unike në historinë e futbollit.

Ky çmim prestigjioz iu dha Alfredo Di Stéfanos, i cili u shpall futbollisti më i madh i fituesve të "Topit të Artë" deri në atë periudhë, duke lënë pas emra legjendarë si Johan Cruyff dhe Michel Platini. Super Topi i Artë përfaqësonte një vlerësim të veçantë për ndikimin dhe madhështinë e një lojtari në historinë e futbollit.

Sipas njoftimeve, France Football ka vendosur që ky çmim historik të jepet sërish në vitin 2029, duke ringjallur një traditë që deri tani ka pasur vetëm një fitues.

Alfredo Di Stéfano ishte figura qendrore e Real Madridit legjendar të viteve 1950, skuadër me të cilën fitoi plot pesë tituj radhazi të Kupës së Kampionëve të Evropës.

Ai ishte gjithashtu dy herë fitues i Topit të Artë, në vitet 1957 dhe 1959, duke vulosur statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. I lindur në Argjentinë, Di Stéfano përfaqësoi kryesisht Kombëtaren e Spanjës në arenën ndërkombëtare. Ai u nda nga jeta në vitin 2014, në moshën 89-vjeçare.

Në vitin 1989, Marco van Basten fitoi Topin e Artë të dytë nga tre gjithsej në karrierën e tij, por redaksia e France Football vendosi të shkojë edhe më tej, duke krijuar një çmim të posaçëm për të shpërblyer futbollistin që kishte lënë gjurmën më të madhe në evolucionin e lojës deri në atë kohë.

Në këtë garë simbolike, Di Stefano doli fitues përpara emrave të mëdhenj si Johan Cruyff dhe Michel Platini, të dy fitues të trefishtë të Topit të Artë.

Në listën e kandidatëve për Super Topin e Artë ishin gjithashtu legjenda të tjera të futbollit botëror, si Franz Beckenbauer, Kevin Keegan dhe Karl-Heinz Rummenigge, çka e bën edhe më të veçantë triumfin e Di Stéfanos dhe peshën historike të këtij çmimi unik. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Rivaliteti i “të artëve”/ Balaj, Tetova dhe Bregu kërkojnë suksesin ekipor, pas atyre personalë

By: Rovena
16 December 2025 at 13:29

Të gjithë të lumtur dhe me trofe në duar. Por pas sukseseve personalë, menjëherë pas ceremonisë së “Topit të Artë” shqiptar, rivaliteti për triumfin ekipor në Kategorinë Superiore nxjerr sërish krye, mes urimit dhe dëshirës për të fituar nga vetë protagonistët.

Bekim Balaj fitoi “Topin e Artë” dhe “Këpucën e Artë”, por sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznisë është gati t’i shkëmbejë me suksesin e skuadrës. Por shkodranët duhet të mundin rivalitetin e fortë të kundërshtarëve, mes tyre Egnatia, kampione në fuqi. Trajneri i saj, Edlir Tetova, i zgjedhur sërish si më i miri i vitit, nuk do të ndalet këtu.

Mes fituesëve të mbrëmjes së futbollit shqiptar ishte edhe Devi Bregu. Ai u zgjodh si pjesë e “Skuadrës së Vitit”, por objektivat e tij me Dinamo City deri në fund të 2025 janë të mëdha.

Kategoria Superiore ka edhe dy ndeshje në program deri në fund të 2025, ndërsa një takim i rëndësishëm është finalja e Superkupës së Shqipërisë me 28 dhjetor.

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

15 December 2025 at 22:25

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur sonte në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit kombëtar, i cili sipas tij, “bashkon të gjithë shqiptarët bashkë si qeliza të të njëjtit organizëm”.

Rama falënderoi ata që kanë hedhur hapat e parë për të ndërtuar këtë kombëtare sot, duke hedhur bazat e kësaj historie suksesi, që na bëjnë krenarë, si De Biazi, Edi Reja etj.

Kreu i qeverisë vlerësoi po ashtu presidentin e FSHF-së, Armand Duka për organizimin e këtij eventi.

“Është çdo vit e më i mirë, çdo vit e më spektakolar, dhe mbi të gjitha dua ta komplimentoj që ka rritur shumë nivelin e të ftuarve, duke nisur nga legjenda e futbolllit botëror, Cambiaso, dhe duke vazhduar me shefin e arbitrave të Italisë, Singor (zotin) Rochin. Në një bisedë që kam patur me Cambiason, më kujtohet një fjalë që më ka mbetur në mendje, kur më tha që për të luajtur me fanellën e Argjentinës një futbollist është gati t’i dhurojë të dyja këmbët”, u shpreh Rama.

Rama kujtoi se ka pasur nderin ta veshë fanellën e kombëtares, por jo si lojtar i nivelit të Kreshnik Çipit, apo Mujo Tarkës, por si lojtar i nivelit të Balajt.

Sipas Ramës, veshja e fanellës ka një ndjesi drithëruese.

“Kaq e vërtetë është kjo, që të gjithë e kemi të qartë që falë këtyre djemve të Kombëtares që janë këtu të pranishëm, trajnerit Silvinjo, Pablos dhe ekipit drejtues të Kombëtares sesi ajo fanellë na përfshin të gjithëve në një lum popullor emocionesh, ku dhe ne shqiptarët që nuk arrijmë të bëhemi bashkë as për orën, papritur bëhemi bashkë si qeliza të të njëjtit organizëm. Ky është ekipi kombëtar dhe vlera e jashtëzakonshme e ekipit kombëtar si për ata që kanë privilegjin e madh të veshin fanellën, apo ata që kanë fatin e madh që të ndjekin ndeshjet e një kombëtareje si kjo që kemi pasur vitet e fundit”, tha Rama.

Ndërsa i dorëzoi kapitenit të Kombëtares Berat Gjimshiti trofeun si lojtari më i votuar nga vetë ekipi, Rama e falënderoi për gjithçka bën si forcë e shembullit në fushë.

“Të falënderoj edhe që na bëre ta harrojmë Lorik Canën, se menduam se nuk do na ndahej nga mendja. Në njëfarë mënyre e fute te të gjithë pensionistët që dalin këtu për të përshëndetur”, tha Rama.

Kryeministri i uroi Gjimshitit akoma më shumë forcë dhe vullnet për të drejtuar të gjithë ekipin e Kombëtares nga prapavija.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton “Topin e Artë” 2025

15 December 2025 at 22:13

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri.

Në ceremoninë që po mbahet sonte në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, sulmuesi shkodran triumfoi përballë ‘rivalëve’ si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City-t).

Ky është “Topi i Artë” i dytë në karrierën e sulmuesit të Vllaznisë. Presidenti Armand Duka i dorëzoi djaloshit shkodran trofeun më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke e uruar për sezonin fantastik në radhët e Vllaznisë.

“E tepruam pak ne shkodranët sonte”, tha Balaj në nisje të fjalës së tij.

“Realisht dua ta nis me një falenderim për djemtë e ekipit kombëtar, që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët, na kanë bërë që të ëndërrojmë për Botërorin. Meqë jemi te Kombëtarja, dua të falenderoj misterin tim, Gianni De Biasi, më ka bërë që të vesh fanellën e kombëtares.

Është një krenari e madhe. Për të kaluar te “Topi i Artë” një tripletë personale e paplotësuar mund të them, e paplotësuar për titullin kampion. Një gjë që ne në Shkodër e presim, një pritje që zgjat, i mërzit të gjithë”, tha Balaj.

Ai kujtoi dhe një histori nga vitit i kaluar. “Jam i lidhur me qytetin, Shkodrën, e kujtoj edhe me vitin që shkoi, thëniet e njerëzve që takoja. ‘T’i gëzosh trofetë, por kupën kur po na e sjell?’. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion në Shkodër”.

“Vitin që kaloi i shkuam afër, humbëm një finale, por nuk dorëzohemi. Jam i bindur që do të kthehemi me presidentin Xhaferri në krye, me profesorin tim Martinin dhe gjithë atë grup fantastik që kemi, do tentojmë deri në fund titullin kampion”, tha Balaj.

/r.e/

The post Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton “Topin e Artë” 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

15 December 2025 at 21:51

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e mbajtur sonte në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, theksoi se futbolli shqiptar po jeton një moment historik zhvillimi dhe konsolidimi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në pah sukseset e Kombëtares, e cila për herë të parë në histori është kualifikuar në fazën play-off të Botërorit 2026, si dhe organizimin me sukses të eventeve madhore të UEFA-s në Shqipëri, Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Presidenti Duka theksoi gjithashtu mbështetjen konkrete për klubet, me shpërndarjen e 3 milionë eurove nga viti 2026 për “Abissnet Superiore” dhe Kategorinë e Parë, rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes në futboll dhe investimet e rëndësishme në infrastrukturë dhe teknologji.

Në mbyllje, Duka riafirmoi angazhimin e FSHF-së për të synuar standarde edhe më të larta dhe për të ndërtuar një të ardhme edhe më të fortë për futbollin shqiptar.

Më poshtë fjala e plotë e presidentit Armand Duka:

“Mirëmbrëma, e mirë se keni ardhur në mbrëmjen “Topi i Artë” 2025, e cila është më shumë se një ceremoni çmimesh. Është festa e futbollit – një gjuhë e përbashkët që lidh fëmijët që ëndërrojnë – me kampionët që na përfaqësojnë. Është çasti kur ndalemi, shohim pas me mirënjohje dhe përpara me besim, duke nderuar jo vetëm gola e trofe, por edhe të gjithë ata që i japin frymë futbollit çdo ditë.

Futboll do të luhet gjithmonë… është luajtur para nesh dhe do të luhet edhe pas nesh. Ajo që ka rëndësi është që, për aq kohë sa i dedikohemi futbollit, ta bëjmë sa më mirë dhe të jemi krenarë për gjurmën që ne lëmë pas.

I tillë ka qenë për ne viti që po mbyllet, pasi ky vit shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit tonë. Rezultatet e Kombëtares, progresi i klubeve, tribunat e mbushura dhe pozicionimi i Shqipërisë në hartën e futbollit europian dëshmojnë qartë se futbolli shqiptar ka hyrë në një etapë të re zhvillimi.

Në muajin maj, vendi ynë priti për herë të parë finalet e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të UEFA-s – EURO U17. Ndërsa në shtator, e shndërruam Tiranën në qendrën e futbollit europian, duke mikpritur Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje i treguan

Europës se Shqipëria është e aftë të organizojë evente madhore me standarde të larta, duke reflektuar mikpritjen, profesionalizmin dhe vlerat thellësisht të rrënjosura në ADN-në tonë.

Sigurisht, këtë vit emocionet më të forta na i dha Kombëtarja. Për herë të parë në histori, Shqipëria është në fazën play-off të Botërorit 2026. Kjo fjali që dikur dukej e pamundur, sot është bërë realitet!

Të dashur futbollistë të Kombëtares,

Gjatë këtyre kualifikueseve ju keni qenë frymëzim për çdo fëmijë që ka veshur fanellën kuqezi, për çdo familje që është mbledhur para ekranit, për çdo tifoz që ka brohoritur nga ulëset e stadiumeve, si dhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ne do të jemi krah

jush në çdo hap drejt ëndrrës sonë të madhe, Botërorit! Por sonte, edhe pse emocionet e Kombëtares janë në zemrën e secilit nga ne, kjo mbrëmje u takon edhe atyre që mbajnë peshën e garës çdo javë: klubeve tona. Pikërisht për këtë arsye, angazhimi që mora në Asamblenë e FSHF-së këtë vit nuk është më thjesht një fjali në procesverbal, por është kthyer në realitet konkret: 3 milionë euro do t’u shpërndahen klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, duke nisur nga fillimi i vitit 2026. Një investim ky, që do të ndihet në çdo klub, në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje.

Futbolli shqiptar nuk kufizohet vetëm në 90 minuta në një stadium elitar; ai përfaqëson një univers të tërë energjie që pulson në çdo cep të vendit. Në sistemin tonë janë të regjistruar 27.866 persona të angazhuar në futboll si lojtarë, trajnerë, arbitra dhe vëzhgues, ndërsa janë organizuar 14.354 ndeshje në të gjitha nivelet – nga kampionatet elitare deri te garat amatore. Veçanërisht inkurajuese është rritja që kemi shënuar: 10% më shumë futbollistë djem dhe 23.8% më shumë vajza, krahasuar me sezonin e kaluar – një hap gjigant për vetëm një sezon.

Nëse Johan Krojf ka thënë se “ndeshjet fitohen shumë përpara se të hysh në fushë”, atëherë ne e dimë mirë se ato fitohen në projektet ku investojmë sot: në akademitë ku formohen lojtarët, në kurset ku trajnohen trajnerët, në infrastrukturën ku rriten gjeneratat e reja dhe në mbështetjen që i japim futbollit të vajzave.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë këtij viti kemi përmbyllur një sërë investimesh konkrete në infrastrukturë, ku janë ndërtuar 14 fusha të reja futbolli në zona të ndryshme të vendit. Në total, vetëm për fusha dhe stadiume janë investuar 6,419,000 euro, pa llogaritur këtu edhe investimin prej 1 milionë eurosh në sistemin VAR.

Këto nuk janë thjesht kantierë dhe projekte, janë fusha ku do të rriten ëndrra, stadiume ku do të këndohet për fitore dhe një mesazh i qartë se futbolli shqiptar po forcon themelet e së ardhmes.

Një falënderim i posaçëm shkon për partnerët tanë strategjikë – Vodafone, Credins Bank, Sigal, Macron, Uji Tepelena, Western Union, Zenith, Birra Vatan dhe Abissnet – të cilët me mbështetjen e tyre na kanë ndihmuar në realizimin e projekteve tona.

Falënderoj veçanërisht Kryeministrin, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe të gjitha institucionet shtetërore për mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin që kemi ndërtuar ndër vite. Sot, i nderuar Kryeministër, më shumë se kurrë mendoj se ky bashkëpunim ka nevojë të thellohet.

Futbolli, siç e kam thënë shpesh, është më shumë se sport: është mënyrë jetese, një shkollë disipline dhe karakteri për fëmijët tanë. Prandaj dua t’i inkurajoj të gjithë partnerët institucionalë të marrim së bashku një përgjegjësi edhe më të madhe në vitet që vijnë – për t’u dhënë brezave të rinj më shumë hapësira, më shumë mundësi dhe një të ardhme të shëndetshme përmes sportit. Të dashur miq, Le ta mbyll këtë fjalë me një zotim të qartë: në vitin 2026 nuk do të mjaftohemi me atë që kemi arritur. Do të synojmë më lart, do të jemi më të rreptë me veten dhe më të guximshëm në ëndrrat tona për futbollin shqiptar. Sepse kjo është mënyra se si e jetojmë ne futbollin: si një forcë që na bashkon, na emocionon dhe na bën të besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me ne! Gëzuar mbrëmjen e “Topit të Artë 2025” dhe rroftë futbolli shqiptar!”, tha presidenti Duka.

/a.f/r.e/

The post Duka: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit”

15 December 2025 at 21:32

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Për të dytin vit radhazi, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i vitit 2025”, pas një tjetër edicioni të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin.

Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.

Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo i dorëzoi trofeun e rëndësishëm, Edlir Tetovës, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi.

/r.e/

The post Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sonte ”Topi i Artë” shqiptar, gara për 9 çmime

By: redi
15 December 2025 at 15:57

Sonte do të mbahet ”Topi i Artë” shqiptar dhe të nominuar janë Dejvi Bregu i Dinamos, Baton Zabërgja ish-dinamovit i cili tani luan në Ukrainë, Bekim Balaj i Vllaznisë si dhe portieri i Egnatias dhe Kombëtares Mario Dajsinani. Fituesi në fuqi i këtij çmimi është sulmuesi Balaj, ndërsa përveç fituesit të Topit të Artë për djem do të jetë edhe ai për vajza. Mbrëmja gala do të nisë në orën 20:00…

Source

Ousmane Dembele favorit edhe për çmimin e më të mirit nga FIFA

15 December 2025 at 14:53


Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmati janë favoritët kryesorë për të fituar çmimet FIFA The Best 2025 në kategoritë për meshkuj dhe femra, raporton “Mundo Deportivo”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, në kuadër të një gale diskrete të organizuar nga FIFA në Doha të Katarit.

Dembele pritet të jetë i pranishëm personalisht në ceremoni, gati tre muaj pasi fitoi për herë të parë në karrierë Topin e Artë. Anësori i PSG-së shihet si favorit i padiskutueshëm pas një sezoni vendimtar në nivel klubesh, ku paraqitjet e tij patën ndikim të drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës franceze.

Ndryshe nga Topi i Artë, votimi për çmimin FIFA The Best përfshin gazetarë, trajnerë të përfaqësueseve kombëtare dhe kapitenë ekipesh, gjë që i jep procesit një dimension më të gjerë vlerësimi.

Në kategorinë e trajnerëve, kandidati kryesor është Luis Enrique. Trajneri i PSG-së spikat pas drejtimit të klubit drejt një triplete historike, duke u konsideruar zgjedhja më e fortë për këtë çmim.

Çmimet FIFA The Best do të ndahen një ditë para finales së Kupës Interkontinentale, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Doha mes PSG-së dhe Flamengos, duke e bërë kryeqytetin e Katarit qendër të vëmendjes së futbollit botëror për disa ditë radhazi./Telegrafi

Mbrëmja Gala “Topi i Artë”, katër lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”

11 December 2025 at 15:20

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave.

Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes katër emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.

Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Egnatias) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).

Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu, teksa më 15 dhjetor do të vendoset se cila prej vajzave do të ngrejë lart “Topin a Artë” 2025.

/a.f/r.e/

The post Mbrëmja Gala “Topi i Artë”, katër lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Topi i Artë 2025”, prezantohen të nominuarit për dy kategori

By: redi
8 December 2025 at 16:40

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, që do të mbahet më 15 dhjetor, do të shpërndajë një sërë çmimesh të rëndësishme, mes të cilave spikat trofeu prestigjioz “Talenti i Vitit” në kategorinë e djemve dhe vajzave. Ky vlerësim synon të nderojë pasionin, talentin dhe ëndrrat e futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët shihen si e ardhmja e futbollit në vend. Në kategorinë e djemve, për trofeun “Talenti…

Source

"Dhe ai është vetëm i shtati?", spanjollët tallen me Topin e Artë për shkak të Mbappes

4 December 2025 at 08:44


Sulmuesi francez, Kylian Mbappe e udhëhoqi Real Madridin të mërkurën mbrëma me një lojë të shkëlqyer për të fituar në udhëtim te Athletico Bilbao me rezultat 3-0.

Gazeta Marca në komentin e ndeshjes thekson se është Mbappe dhe portieri Thibaut Courtois që i udhëhoqën Mbretërit, të cilët përndryshe nuk binden, por morën tre pikë shumë të rëndësishme.

“Në disa momente, duket sikur Madridi është kthyer 20 vjet prapa, në kohën e Galaktikëve, një periudhë mungesash në të cilën skuadra ia doli mbanë falë një portieri, Casillas, dhe një sulmuesi me numër nëntë, Ronaldo Nazario. Ndeshje si ajo në San Mames do të jenë përsëri një debat se kush është më i mirë midis Iker dhe Courtois, i cili i bëri nderim paraardhësit të tij me një pritje të pabesueshme kundër Berenguero”, shkruan Marca në tekstin e titullit “Mbappe është Cristiano (dhe) Ronaldo”, teksa shton më vonë edhe një pjesë teksti.

“Sa i përket numrit 9 nëntëshes, sot dhjetëshes, për shkak të këtyre gjërave të marketingut, ekipi po shijon periudhën më të mirë të karrierës së Mbappes. Ai i bëri nderim R9 me një nga ato lëvizje që braziliani e patentoi para se t'i dëmtoheshin gjunjët. Kiki është brilant, duke ecur në rrugën e tij midis grykësisë së pangopur të Cristianos dhe fuqisë së kontrolluar të mitit me skaje trekëndëshi. Lojtari më i mirë në botë, por, mos harroni, i shtati në garën për Topin e Artë. Hahaha!", mbyll shkrimin gazeta Marca.

🧐 Mbappé es Cristiano (y) Ronaldo https://t.co/wR7OiHnu1H
— MARCA (@marca) December 3, 2025


Ju kujtojmë se me tre humbje radhazi dhe një total prej vetëm tre pikësh kundër ekipeve nga pjesa e poshtme e tabelës, Real Madridi humbi vendin e parë ndaj Barcelonës.

Kjo është arsyeja pse atij iu desh të performonte në ndeshjen më të vështirë jashtë fushe në Spanjë mbrëmë, por Mbappe i shkëlqyer i qetësoi 50,000 tifozët baskë në një ‘San Mames’ të mbushur plot duke shënuar dy gola, ndërsa asistoi një për Eduardo Camavingan.

Pas 20 ndeshjeve këtë sezon, sulmuesi francez ka tashmë 25 gola dhe katër asistime. /Telegrafi/

“Nuk kam asnjë ide pse Raphinha nuk e fitoi Topin e Artë”, Simeone e ngrit në qiell yllin e Barcelonës

3 December 2025 at 10:45


Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte i mahnitur nga Raphinha pas fitores 3-1 të Barcelonës kundër ekipit të tij të martën.

Barcelona mposhti Atleticon në derbin e javës me rezultat 3-1, edhe pse ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Alex Baena.

Raphinha barazoi rezultatin për Barçën, përpara se Dani Olmo të gjente golin e epërsisë dhe Ferran Torres të vuloste rezultatin përfundimtar.

"Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, apo edhe si mbrojtës krahu", tha fillimisht Simeone.

Life is better with Rapha pic.twitter.com/hwgffel1Ar
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 2, 2025

“Ai [Raphinha] mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon. Nuk kam idenë se si nuk e fitoi Topin e Artë”.

“Të gjithë zgjedhin kë të duan, por unë e zgjedh atë”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Sa i përket Topit të Artë, Ousmane Dembele i PSG-së e fitoi atë, ndërsa Lamine Yamal u rendit i dyti. Raphinha ishte i pesti në listë pas Vitinha dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/

“E dija që do ta fitoja”, Ousmane Dembele tregon prapaskenat e ceremonisë së Topit të Artë

24 November 2025 at 14:49


Ylli i PSG-së, Ousmane Dembele, ka rrëfyer për herë të parë emocionet dhe momentet e veçanta nga ceremonia ku fitoi Topin e Artë, në një intervistë ekskluzive për “GQ France”.

Francezi e fitoi Topin e Artë në vitin 2025, duke mposhtur në garë yllin e Barcelonës Lamine Yamal dhe bashkëlojtarin Vitinha.

Duke treguar fillimin e asaj nate të madhe, Dembele shpjegoi se ishte gjithmonë i qetë duke bërë shaka me miqtë.

“Në fillim isha në makinë me shokët e mi të skuadrës, Joao (Neves) dhe Desire (Doue) dhe sinqerisht isha shumë i relaksuar. Për më tepër, po shikonim ndeshjen PSG–OM që po luhej në të njëjtën kohë, kështu që ishim të fokusuar. Edhe në tapetin e kuq qëndrova i qetë, dhe vetëm kur filloi ceremonia nisa të ndjeja pak presion. U stresova pak”.

Ousmane Dembele

Ceremonia zgjati dy orë, ndoshta dy orë e gjysmë, por për Dembele gjithçka kaloi shpejtë.

“Ishte fantastike, të gjitha fjalimet, të gjitha çmimet që u dhanë… Ishte kënaqësi t’i shihja lojtarët që i njihja, si Iniesta, Raphinha, Yamal, me të cilin kam luajtur. Legjenda si Gullit dhe Ronaldinho, dhe po ashtu presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Normalisht, isha i lumtur të isha me shokët e skuadrës. Prania dhe përkrahja e presidentit Nasser Al-Khelaifi më prekën shumë”.

A mendoi ndonjëherë se mund të mos fitonte? Përgjigjja e tij është e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë: “Nuk e mendova fare këtë sepse e dija që do ta fitoja”.

“Kur e kuptove 100%? Kur Ronaldinho hapi zarfin”, shtoi ai./Telegrafi/

La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë? – Yamal thotë se i do të gjitha

21 November 2025 at 13:50


Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur besimin dhe dëshirën e tij për të fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon me ekipin dhe kombëtaren.

Yamal është njëri nga emrat më të përfolur në botë viteve të fundit dhe ishte shumë afër të fitonte Topin e Artë 2025, por u mposht në fund nga Ousmane Dembele.

Megjithatë, 18-vjeçari spanjoll nuk është dorëzuar dhe synon të fitojë çmimin e madh individual, por edhe çdo trofe tjetër ekipor me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.

“La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë? Dua gjithçka. Shpresoj t’i arrij të gjitha dhe për sa kohë që mund të luajmë, është e mundur”, tha 18-vjeçari pasi fitoi çmimin Di Stefano, i cili u dha nga Marca lojtarit më të mirë të sezonit 2024/25.

“Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i shkëlqyer për ekipin. Për mua, kjo sjell lumturi dhe krenari”.

“Grumbullimi i çmimeve në moshën time është shumë pozitiv. Do të vazhdoj të punoj dhe të luftoj për të arritur gjëra të tilla", përfundoi sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/

Harry Kane e thotë hapur: Dua Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës sepse edhe nëse shënoj 100 gola nuk mjaftojnë për Topin e Artë

16 November 2025 at 15:21


Sulmuesi Harry Kane ka pranuar se numri i golave nuk është faktori vendimtar për të fituar Topin e Artë 2026, pavarësisht nisjes fenomenale të sezonit me Bayern Munich.

I pyetur për gjasat e tij për trofeun individual më prestigjioz, ai u shpreh qartë:

“Mund të shënoj 100 gola këtë sezon, por nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës, me gjasë nuk do ta fitosh Topin e Artë. Është njësoj për Erling Haaland, njësoj për çdo lojtar. Duhet t’i fitosh ato trofe të mëdhenj”.

Kane tha se forma e Bayernit po e ndihmon të mbajë gjallë ëndrrën: “Me mënyrën si po ecën sezoni si ekip me Bayern Munich, duket se jemi në formë të shkëlqyer”.

“Duket se jemi një nga favoritët për Ligën e Kampionëve, me siguri. Kjo ndoshta i rrit pak shanset e mia. E njëjta gjë edhe me Anglinë. Besoj se do të hyjmë në Botëror si një nga favoritët”.

“Kur hyn në një vit, si një vit i Kupës së Botës, ka shumë emocione, shumë zhurmë. Duhet të qëndrosh i fokusuar te momenti. Nga ana ime, kam edhe gjashtë javë para se të marrë një pushim. Ndihem mirë. Dhe ai pushim do të na ndihmojë. Nëse gjërat shkojnë siç dua me klub dhe kombëtare, atëherë me siguri do të jem në garë për një trofe si Topi i Artë”.

Kane po kalon një super formë këtë sezon, me 23 gola në 17 ndeshje për Bayernin, duke e pozicionuar veten mes pretendentëve të mëdhenj – nëse trofetë kolektivë nuk i mungojnë./Telegrafi

A e njihni? Ishte i treti në garën për Topin e Artë dhe tani si 54-vjeçar luan në divizionin e katërt

28 October 2025 at 15:41


Një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, Jari Litmanen (54 vjeç), u shfaq në dy ndeshje në nivelin e katërt të futbollit estonez, duke luajtur për ekipin e tretë të klubit JK Talinna Kalev.

Litmanen është i lidhur me Estoninë nga gruaja e tij, dhe ai zgjodhi këtë klub sepse edhe dy djemtë e tij luajnë atje.

"Ishte një moment që ndodh vetëm një herë në jetë. Pata mundësinë të luaja me dy djemtë e mi në një ndeshje zyrtare. Kjo ishte padyshim ëndrra ime e fundit si futbollist. Faleminderit trajnerit dhe lojtarëve, me të gjithë ju së bashku u bë e mundur", shkroi legjenda finlandeze e futbollit në Instagram.

🇪🇪🇫🇮 || 54 year old Jari Litmanen made his debut for Tallinna Kalev Junnior at the start of the month and has played 2 games total.

The Finnish legend even got to be on the pitch with his 2 sons vs Zapoos

Estonian football at its finest 😅🇪🇪 pic.twitter.com/FySTHWDGCF
— 🇪🇪 Estonian Football Podcast 🇪🇪 (@EstonianFBP) October 26, 2025

Litmanen luajti vetëm katër minuta në ndeshjen e parë, por në të dytën ai luajti tashmë gjysmë ore.

Ai luajti 137 herë për ekipin kombëtar finlandez, por la gjurmë të thella te Ajax, për të cilin luajti nga viti 1992 deri në vitin 1999.

Në 228 paraqitje, ai shënoi 129 herë, dhe kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 1995, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, kur përfundoi i treti në garën për Topin e Artë.

Më vonë ai luajti për Barcelonën dhe Liverpoolin, duke i dhënë fund karrierës së tij profesionale në vitin 2011 në Helsinki në moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/

Trajneri gjerman trondit me deklaratën: Jadon Sancho do ta fitojë Topin e Artë

24 October 2025 at 18:41


Trajneri gjerman Edin Terzic është shprehur se beson fort në potencialin e Jadon Sanchos, duke deklaruar se anglezi ka gjithçka që i duhet për ta fituar një ditë Topin e Artë.

Terzic, i cili ka punuar ndër vite me emra si Declan Rice, Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Alexander Isak, theksoi se të gjithë ata kanë cilësi për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë.

“Të gjithë këta futbollistë janë të aftë të fitojnë Topin e Artë në të ardhmen. Edhe Jadon. Kur flasim për talent, ndoshta pesë vite më parë njerëzit thoshin të njëjtën gjë për Ousmane Dembele. Unë po flas për talent të pastër dhe potencial”.

“Mënyra si mund të arrijnë në majë ndryshon: Haaland do të arrijë atje vetëm nëse mbetet i uritur për sukses, Jadon nëse vazhdon të buzëqeshë, ndërsa Jude ka nevojë për të dyja”.

Ish trajneri i Borussias e lavdëroi veçanërisht Bellinghamin dhe Rice, duke i cilësuar si liderët e brezit të ri anglez.

“Unë e pëlqej shumë Jude. Ai dhe Declan do të jenë lojtarë kyç për futbollin anglez për 10 vitet e ardhshme. Janë liderë të vërtetë dhe Jude ka aftësinë të gjejë zgjidhje në nivelet më të larta dhe të përmirësojë të gjithë ata që e rrethojnë”.

Sancho përndryshe po synon ta rifitojë formën e dikurshme që kishte te Dortmundi, si i huazuar nga Man Utd te Aston Villa./Telegrafi

Fabio Cannavaro mban rekordin e çuditshëm për Topin e Artë që Ronaldo dhe Messi nuk mundën kurrë ta arrijnë

21 October 2025 at 16:00


Fabio Cannavaro mban një rekord të çuditshëm të Topit të Artë që as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk e kanë arritur kurrë.

Mbrojtësi e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për Napolin, Interin dhe Juventusin, përpara se të transferohej te Real Madridi.

Momenti i tij më i madh erdhi në vitin 2006, kur ai e udhëhoqi Italinë drejt lavdisë në Kupën e Botës. Italia pësoi vetëm dy gola gjatë gjithë turneut, duke mbajtur portën e paprekur pesë herë, ndërsa mposhti Francën në finale.

Atë vit Cannavaro ngriti Topin e Artë, duke u bërë vetëm mbrojtësi i tretë në histori që e arrin këtë pas Franz Beckenbauer dhe Matthias Sammer.

Që atëherë, trofeu është dominuar nga Ronaldo dhe Messi, të cilët, së bashku, e kanë fituar çmimin 13 herë.

Por Cannavaro mban një rekord unik, si lojtari i vetëm që ka fituar ndonjëherë Topin e Artë në të njëjtin sezon ku klubi i tij ra nga kategoria.

Juventusi fitoi dy tituj radhazi në ligë në vitet 2005 dhe 2006, por iu hoqën ato dhe ranë në Serie B pas skandalit të njohur si Calciopoli.

Disa lojtarë, përfshirë Gianluigi Buffon, qëndruan për ta rikthyer Juventusin në ligën e parë, por shumë të tjerë, përfshirë Cannavaron, u larguan.

Ai u bashkua me Real Madridin për 7 milionë euro dhe kaloi tre sezone në kryeqytetin spanjoll, duke fituar dy tituj të La Ligës gjatë asaj kohe.

Pas tre vitesh, ai u rikthye te Juventusi si lojtar lirë, por periudha e tij e dytë zgjati vetëm një sezon.

Cannavaro është një nga disa lojtarë të profilit të lartë, përfshirë Zinedine Zidane, Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata, që kanë luajtur si për Juventusin ashtu edhe për Real Madridin.

Këto klube do të takohen të mërkurën, më 22 tetor, në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. /Telegrafi/

Renditja për Topin e Artë 2026: Lideri nuk është Kane apo Mbappe, ndërsa Yamal dhe Dembele janë jashtë top 10

16 October 2025 at 21:48


Një muaj më parë u nda Topi i Artë 2025, dhe menjëherë pas fitores së Ousmane Dembele, fokusi është zhvendosur drejt identifikimit të favoritëve të mundshëm për vitin 2026.

Tribuna.com ka nisur projektin në formatin klasik të renditjes, ku do të pasqyrohen rregullisht kandidatët kryesorë për Topin e Artë, bazuar në paraqitjet e tyre gjatë gjithë sezonit.

Zakonisht, pranvera është periudha vendimtare (sidomos me Kupën e Botës 2026 në horizont), por edhe performanca e qëndrueshme gjatë vitit ka peshë të madhe — dhe, për më tepër, është interesante të vëzhgohen lojtarët që shkëlqejnë në faza të ndryshme të sezonit 2025/26.

Dy muajt e parë të sezonit janë mjaftueshëm për të krijuar renditjen e parë të përkohshme. Sigurisht që përzgjedhja ka një dozë subjektiviteti, por kriteret kryesore janë: Performancat individuale dhe statistikat, ndikimi në ekip dhe rezultatet e skuadrës dhe prania në media dhe buja që krijojnë (një faktor që nuk mund të neglizhohet në epokën e rrjeteve sociale).

15. Christian Pulisic (Milan)

I vetmi lojtar në “Top 15” që nuk garon në kupat evropiane – por më i miri në këtë kategori. Statistikat e tij janë mbresëlënëse: 8 kontribute në gola (6 gola + 2 asistime) në 8 ndeshje. Do të kishte pasur më shumë, po të kishte shënuar penalltinë ndaj Juventusit në rezultatin 0-0. Pulisic është gjithashtu lider në 7 ligat më të forta evropiane për “xG + asistime për 90 minuta”, duke përjashtuar penalltitë.

Christian Pulisic

14. Ousmane Dembele (PSG)

Mbulimi mediatik e mban në listë – si fituesi aktual i Topit të Artë, pavarësisht fillimit të ngadalshëm për shkak të lëndimeve. Ka luajtur vetëm katër ndeshje, me 2 gola dhe 2 asistime. Nga antihero në protagonist, rruga e Dembele drejt majës ka qenë e veçantë. Megjithatë, ai është në vendin e 14-të dhe rrezikon të bjerë nga “Top 15” nëse nuk kthehet shpejt në formën e duhur.

Ousmane Dembele

13. Kevin De Bruyne (Napoli)

Rikthimi i 34-vjeçarit ka tejkaluar pritjet. Ai po shkëlqen te Napoli, që kryeson Serie A dhe ka marrë fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve falë asistimeve të tij. Me 5 gola në 8 ndeshje dhe dominim në statistika kreative, De Bruyne tregon se ende mund të bëjë diferencën — megjithëse qëndrueshmëria mbetet problem në disa ndeshje.

Kevin De Bruyne

12. Declan Rice (Arsenal)

Lideri i padiskutueshëm i Arsenalit. Rice është “motori” i skuadrës, po aq i vlefshëm në mbrojtje dhe në ndërtim loje. Ai merr përsipër goditjet standarde dhe shpesh është vendimtar në duele të ngushta Falë kontributit të tij, Arsenali është ngjitur në vendin e parë në Ligën Premier.

Declan Rice

11. Lamine Yamal (Barcelona)

Një tjetër histori me shumë bujë mediatike. Edhe pse lëndimet e kanë penguar, 18-vjeçari ka 2 gola dhe 4 asistime në 5 ndeshje.
Një dëmtim i fundit mund ta mbajë jashtë për disa javë – por Barcelona shpreson ta rikthejë shpejt në formë për të ruajtur ritmin.

Lamine Yamal

10. Dominik Szoboszlai (Liverpool)

Hungarezi është kthyer në një element kyç të Liverpoolit – 10 paraqitje si titullar në 11 ndeshje. Ai është bërë “Valverde i Liverpoolit” me shumëfunksionalitetin e tij: luan në disa pozicione, shënon nga goditjet e dënimit dhe kontribuon në organizimin e lojës (2 asistime në 10 ndeshje).

Dominik Szoboszlai

9. Julian Alvarez (Atletico Madrid)

Statistikat e tij janë të shkëlqyera: 7 gola + 4 asistime në 12 ndeshje. Megjithatë, forma e tij nuk është reflektuar në suksesin e skuadrës, pasi Atletico ka pasur disa luhatje. Dy golat e tij në derbi kundër Real Madridit mbeten kulmi i sezonit deri më tani.

Julian Alvarez

8. Michael Olise (Bayern Munich)

Francezi është bërë një faktor kyç në suksesin perfekt të Bayern Munich këtë sezon. Me 5 gola dhe 4 asistime në 10 ndeshje, Olise po shfaq ndikim të madh në çdo sektor të sulmit. Në këtë formë, ai është ndër më të rëndësishmit për kampionët gjermanë.

Michael Olise

7. Arda Guler (Real Madrid)

Turku i ri po shkëlqen nën trajnerin Xabi Alonso. Ai ka marrë rolin e një dirigjenti të vërtetë në mesfushë, duke kontrolluar tempin e lojës dhe duke marrë pjesë aktive në sulm. Statistikat e tij: 4 gola dhe 6 asistime në 16 ndeshje. Tifozët e Real Madridit tashmë e krahasojnë partneritetin e tij me Mbappe me duon legjendare Ozil–Ronaldo.

Arda Guler

6. Vitinha (PSG)

Fituesi i vendit të tretë në Topin e Artë 2025 ka ruajtur nivelin. Ai mbetet ndër më të qëndrueshmit e PSG-së dhe shpesh shihet si “asistent trajneri” në fushë. Edhe pse ende nuk ka ndikuar në trofetë e klubit këtë sezon, performancat e tij janë të jashtëzakonshme.

Vitinha

5. Pedri (Barcelona)

Pedri është zemra e Barcelonës. Ai përcakton stilin dhe ritmin e skuadrës, me inteligjencë të lartë taktike dhe kontroll të lojës.
Në një skuadër që ende po kërkon ekuilibrin, Pedri duket si i vetmi që po luan në mënyrë të qëndrueshme — dhe kjo e ngre më lart se Vitinha.

Pedri

4. Erling Haaland (Manchester City)

15 gola dhe 2 asistime në 13 ndeshje – Haaland është rikthyer në versionin e tij më të mirë. Megjithatë, Man City po kalon disa vështirësi, duke humbur pikë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Kjo e mban norvegjezin jashtë “Top 3-shes”.

Erling Haaland

3. Kylian Mbappe (Real Madrid)

Mbappe ka shënuar në 11 nga 12 ndeshjet me klubin dhe Kombëtaren këtë sezon. Ai është integruar plotësisht te Real Madrid dhe po ruan formën që e bëri kampion në pranverë. Megjithatë, disa pengesa – përfshirë rezultatet e paqëndrueshme të Realit – e ndalin ta kryesojë renditjen.

Kylian Mbappe

2. Harry Kane (Bayern Munich)

Në aspektin numerik, askush nuk e kalon: 21 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje. Kane është përshtatur shkëlqyeshëm në Gjermani dhe po udhëheq Bayern drejt një sezoni perfekt. Me këtë ritëm, ai është pretendent serioz për Topin e Artë 2026.

Harry Kane

1. Nuno Mendes (PSG)

Lider surprizë. Rezultatet e fundit tregojnë se nën kriteret e reja të vlerësimit (sidomos pas përfshirjes së UEFA-s), lojtarët e nënvlerësuar po marrin më shumë vlerësim – ashtu si Rodri dhe Vitinha vitin e kaluar. Mendes ka qenë fantastik në javët e fundit: asistime, gola dhe paraqitje të klasit kundër Barcelonës dhe Lille. Mbrojtësi i krahut ka bërë gjithçka që një lojtar modern mund të bëjë – dhe për momentin, meriton majën e renditjes. Edhe pse me kalimin e sezonit mund të bjerë nga vendi i parë, momentalisht Nuno Mendes është lideri i padiskutueshëm i Renditjes së Fuqisë për Topin e Artë 2026.

Nuno Mendes

/Telegrafi/

Harry Kane: Do të doja shumë ta fitoja Topin e Artë

7 October 2025 at 08:22


Sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane ka hedhur kandidaturën e tij për të fituar Topin e Artë të ardhshëm të vitit 2026.

Viti 2025 u kurorëzua me suksesin e Ousmane Dembele, i cili fitoi të gjithë trofetë vendor me Paris Saint-Germain, si dhe Ligën e Kampionëve në Evropë.

Ylli francez mposhti Lamine Yamalin në garë me një diferencë të dukshme, teksa emrat pas tyre si Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphinha ishin shumë larg.

Megjithatë, kur nuk kanë kaluar ende as një muaj nga ndarja e çmimit të madh individual, disa futbollistë e kanë hedhur kandidaturën për Topin e Artë 2026.

Njëri nga ta është sulmuesi anglez, Kane, i cili e ka nisur në mënyrë perfekte këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje deri tani.

“Do të doja shumë ta fitoja Topin e Artë! Në thelb është një trofe ekipor që e fiton individi më i mirë nga ai ekip”, ka thënë fillimisht Kane për The Guardian.

“Do të jetë një fitues i Ligës së Kampionëve ose një fitues i Kupës së Botës… Do të ishte pothuajse sezoni perfekt”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

❌
❌