Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rina Balaj feston 8 vite karrierë muzikore: Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim

By: D Marku
18 December 2025 at 14:38

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të veçantë për të festuar tetë vite karrierë.

“Gëzuar tetë vite të Rinës. Tetë vite muzikë, tetë vite ëndrra, rritje dhe sfida. Faleminderit secilit që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi – atyre që më kanë besuar kur gjithçka ishte e pasigurt, atyre që më kanë ngritur kur jam lodhur, dhe atyre që më kanë dëgjuar edhe në heshtje”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Çdo mbështetje, çdo mesazh, çdo emocion i ndarë me ju ka lënë gjurmë në zemrën time. Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim. Faleminderit që jeni këtu”.

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar reperen për sukseset e saj dhe për rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.

Balaj ka fituar popullaritet të madh për stilin e saj unik, tekstet e fuqishme dhe performancat energjike, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të muzikës urbane në vend dhe më gjerë.

Ky postim shënon një moment reflektimi dhe falënderimi për gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve të karrierës.

Ajo nisi në labelin ‘ON Records’ dhe prej vitesh është në treg si artiste e pavarur.

The post Rina Balaj feston 8 vite karrierë muzikore: Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim appeared first on Albeu.com.

Rina Balaj feston 8 vite karrierë muzikore: Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim

18 December 2025 at 08:47


Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të veçantë për të festuar tetë vite karrierë.

"Gëzuar tetë vite të Rinës. Tetë vite muzikë, tetë vite ëndrra, rritje dhe sfida. Faleminderit secilit që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi – atyre që më kanë besuar kur gjithçka ishte e pasigurt, atyre që më kanë ngritur kur jam lodhur, dhe atyre që më kanë dëgjuar edhe në heshtje", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Çdo mbështetje, çdo mesazh, çdo emocion i ndarë me ju ka lënë gjurmë në zemrën time. Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim. Faleminderit që jeni këtu".

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar reperen për sukseset e saj dhe për rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.

Balaj ka fituar popullaritet të madh për stilin e saj unik, tekstet e fuqishme dhe performancat energjike, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të muzikës urbane në vend dhe më gjerë.

Ky postim shënon një moment reflektimi dhe falënderimi për gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve të karrierës.

Ajo nisi në labelin 'ON Records' dhe prej vitesh është në treg si artiste e pavarur. /Telegrafi/

Bekim Balaj pas fitimit të “Topit të Artë”: Duam titullin kampion

By: V K
16 December 2025 at 09:24

Dy shkodranë fituan “Topin e Artë” në mbrëmjen Gala “Topi i Artë” që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Bëhet fjalë për kapitenët Bekim Balaj dhe Megi Doçi.

Gjatë fjalës së tij, pas marrjes së trofeut mes batutash Balaj tha se “shkodranët e kanë tepruar pak”, teksa shtoi se ky trofe për të ishte një tripletë personale.

Por, për sulmuesin nuk mjafton, ai shtoi se tashmë synon që ekipi i tij të fitojë titullin kampion.

“E tepruam pak ne shkodranët sonte. Realisht dua ta nis me një falenderim për djemtë e ekipit kombëtar, që na kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët, na kanë bërë që të ëndërrojmë për Botërorin. Meqë jemi te kombëtarja dua të falenderoj misterin tim Xhani De Biazi, më ka bërë që të vesh fanellën kombëtaren.

Është një krenari e madhe. Për të kaluar te “Topi i Artë” një tribletë personale e paplotësuar mund të them, e paplotësuar për titullin kampion. Një gjë që ne në Shkodër e presim, një pritje që zgjat, i mërzit të gjithë dhe ndoshta deri diku jam i lidhur me qytetin, Shkodrën, e kujtoj edhe me vitin që shkoi, thëniet e njerëzve që takoja. ‘T’i gëzosh trofetë, por kupën ku po na i sjell’. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion në Shkodër.

Vitin që kaloi i shkuam afër, humbëm një finale, por nuk dorëzohemi. Jam i bindur që do të kthehemi me presidentin Xhaferri në krye, me profesorin tim Martinin dhe gjithë atë grup fantastik që kemi, do tentojmë deri në fund titullin kampion”, tha Balaj.

The post Bekim Balaj pas fitimit të “Topit të Artë”: Duam titullin kampion appeared first on Albeu.com.

FSHF zgjedh më të mirët, nderohen edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë

15 December 2025 at 23:47


Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.

Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.

Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotmen ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik. “Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar. /Telegrafi/

Futbolli shqiptar/ Topi i Artë” shkon për Bekim Balajn, Gjimshiti zgjidhet më i miri

By: gaze tare
15 December 2025 at 22:28

Në një mbrëmje gala u mbajt në Teatrin e Operës dhe Baletit, aty ku u ndanë çmimet e më të mirëve në futbollin shqiptar.

Trofen kryesor, atë të “Topit të Artë” e fitoi sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili fitoi dhe Këpucën e Artë për meshkuj.

Gjatë fjalës së tij, pas marrjes së trofeut mes batutash Balaj tha se “shkodranët e kanë tepruar pak”, teksa shtoi se ky trofe për të ishte një tripletë personale. Por, për sulmuesin nuk mjafton, ai shtoi se tashmë synon që ekipi i tij të fitojë titullin kampion.

“E tepruam pak ne shkodranët sonte. Realisht dua ta nis me një falenderim për djemtë e ekipit kombëtar, që na kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët, na kanë bërë që të ëndërrojmë për Botërorin. Meqë jemi te kombëtarja dua të falenderoj misterin tim Gianni De Biasi, më ka bërë që të vesh fanellën kombëtaren.

Është një krenari e madhe. Për të kaluar te “Topi i Artë” një tribletë personale e paplotësuar mund të them, e paplotësuar për titullin kampion. Një gjë që ne në Shkodër e presim, një pritje që zgjat, i mërzit të gjithë dhe ndoshta deri diku jam i lidhur me qytetin, Shkodrën, e kujtoj edhe me vitin që shkoi, thëniet e njerëzve që takoja. ‘T’i gëzosh trofetë, por kupën ku po na i sjell’. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion në Shkodër.

Vitin që kaloi i shkuam afër, humbëm një finale, por nuk dorëzohemi. Jam i bindur që do të kthehemi me presidentin Xhaferri në krye, me profesorin tim Martinin dhe gjithë atë grup fantastik që kemi, do tentojmë deri në fund titullin kampion”, tha Balaj.

“Topi i Artë” për femra i shkoi yllit të Vllaznisë, Megi Doci. Sa i përket trajnerit më të mirë, ky çmim u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.

Lojtarët e Kombëtares votuan gjithashtu për më të mirin e ekipit kuqezi, ku u zgjodh kapiteni Berat Gjimshiti. Gjithashtu, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën dhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore.

The post Futbolli shqiptar/ Topi i Artë” shkon për Bekim Balajn, Gjimshiti zgjidhet më i miri appeared first on iconstyle.al.

Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton “Topin e Artë” 2025

15 December 2025 at 22:13

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri.

Në ceremoninë që po mbahet sonte në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, sulmuesi shkodran triumfoi përballë ‘rivalëve’ si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City-t).

Ky është “Topi i Artë” i dytë në karrierën e sulmuesit të Vllaznisë. Presidenti Armand Duka i dorëzoi djaloshit shkodran trofeun më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke e uruar për sezonin fantastik në radhët e Vllaznisë.

“E tepruam pak ne shkodranët sonte”, tha Balaj në nisje të fjalës së tij.

“Realisht dua ta nis me një falenderim për djemtë e ekipit kombëtar, që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët, na kanë bërë që të ëndërrojmë për Botërorin. Meqë jemi te Kombëtarja, dua të falenderoj misterin tim, Gianni De Biasi, më ka bërë që të vesh fanellën e kombëtares.

Është një krenari e madhe. Për të kaluar te “Topi i Artë” një tripletë personale e paplotësuar mund të them, e paplotësuar për titullin kampion. Një gjë që ne në Shkodër e presim, një pritje që zgjat, i mërzit të gjithë”, tha Balaj.

Ai kujtoi dhe një histori nga vitit i kaluar. “Jam i lidhur me qytetin, Shkodrën, e kujtoj edhe me vitin që shkoi, thëniet e njerëzve që takoja. ‘T’i gëzosh trofetë, por kupën kur po na e sjell?’. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion në Shkodër”.

“Vitin që kaloi i shkuam afër, humbëm një finale, por nuk dorëzohemi. Jam i bindur që do të kthehemi me presidentin Xhaferri në krye, me profesorin tim Martinin dhe gjithë atë grup fantastik që kemi, do tentojmë deri në fund titullin kampion”, tha Balaj.

/r.e/

The post Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton “Topin e Artë” 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bekim Balaj nderohet me “Këpucën e Artë” në prezencën e legjendës Esteban Cambiasso: Vioresin Sinani idhull për mua, pres të bëhem baba

By: M C
15 December 2025 at 21:30

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj u nderua në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, si “Këpuca e Artë” për edicionin 2024-2025 në Superiore me 17 gola.

FSHF si organizatore kishte vendosur që emrin e fituesit ta citonte legjenda e Real Madrid dhe Interit Esteban Cambiasso. Bomberi Balaj foli pas këtij suksesi:

“Jam tifiz i Real Madid dhe më vjen mirë që emrin tim si fitues e tha një legjendë e tyre si Esteban Cambiasso. Vioresin Sinani është një idhur për mua. Po pres të bëhem baba i një djali. Vendosa të bëja sonte publike”.

The post Bekim Balaj nderohet me “Këpucën e Artë” në prezencën e legjendës Esteban Cambiasso: Vioresin Sinani idhull për mua, pres të bëhem baba appeared first on Albeu.com.

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

24 October 2025 at 19:35

Vllaznia ka fituar klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, me rezultatin 3-1, e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Kryeqytetasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Tabekou në minutën e 9-të. Megjithatë shkodranët përmbysën gjithçka shumë shpejt, me golat e Yago dhe Balajt që në fraksionin e parë të […]

The post Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin appeared first on BoldNews.al.

Rina Balaj shfaq fizikun e mrekullueshëm në fotografitë e fundit

22 September 2025 at 10:09


Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një paraqitje të shkëlqyer gjatë pushimeve të saj në plazh.

Me bikini dhe një shami të bukur të mbajtur në duar, ajo ka dalë përpara kamerës, duke shfaqur një pamje të mrekullueshme dhe natyrale, me një sfond spektakolar të perëndimit të diellit.

Me flokët e kuqe dhe syzet e diellit të stilizuara, Rina tregon një nivel të papërmbajtur të besimit në vetvete.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Pozat e saj elegante dhe energjia që ajo përcjell janë të dukshme në secilën fotografi. Të tri fotografitë paraqesin momentet më të bukura të një gruaje që shijon jetën dhe e di si të bëjë çdo moment të veçantë.

Përveç kësaj, Rina ka publikuar së fundmi këngën "Ego", një bashkëpunim me këngëtarin Lluni, që ka marrë shumë vëmendje nga publiku.

Ky lançim i ri e ka pozicionuar edhe më shumë Rinën si një figurë të rëndësishme në industrinë muzikore, duke u shfaqur e fuqishme si në skenë, ashtu edhe në jetën e përditshme. /Telegrafi/


Foto: Rina Balaj/Instagram

Foto: Rina Balaj/Instagram

Foto: Rina Balaj/Instagram

Rina Balaj dhe Lluni publikojnë këngën e re “Ego”

21 September 2025 at 13:30


Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, rikthehet me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Lluni.

Titulli i këngës është “Ego”, dhe ajo shoqërohet edhe me një videoklip zyrtar, që tashmë është i disponueshëm për fansat.

Projekti është realizuar në bashkëpunim të ngushtë mes artistëve, ku për tekstin janë përkujdesur vetë Rina Balaj, Lluni dhe reperi Fuego.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky bashkëpunim sjell një kombinim të stileve dhe energjive të ndryshme, duke i dhënë këngës një identitet të veçantë.

Videoklipi i këngës përmban imazhe dinamike dhe skena të fuqishme që reflektojnë tematikën e “Ego”, duke pasqyruar një stil modern dhe vizualisht tërheqës.

Foto: Screenshot/YouTube

Fansat e të dy artistëve kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë projekt të ri.

Rina Balaj, e njohur për sukseset e saj në skenën muzikore shqiptare, dhe Lluni, që ka një stil unik në muzikën urbane, kanë bashkuar forcat për të krijuar një këngë që synon të bëhet hit. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Rina Balaj shfaqet me flokë të kuqe dhe veshje provokuese në fotosesionin më të ri

2 September 2025 at 09:54

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet më e guximshme se kurrë.

Këngëtarja u paraqit me flokë të kuqe të ndezura dhe një veshje të zezë me prerje provokuese, që i thekson linjat trupore dhe stilin e saj karakteristik.

Në pozat e realizuara në studio, Rina nxori në pah tatuazhet dhe aksesorët e shumtë, duke përforcuar imazhin e saj ‘rebel’ dhe të pandikuar nga rregullat e zakonshme të showbiz-it.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “edhe kur se du vjen prap”, një frazë që ndezi komente të shumta dhe që fansat e lidhën me temat e dashurisë dhe pavarësisë që ajo shpesh trajton në muzikën e saj.

Fotosesioni i ri është pritur me shumë reagime, duke marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente brenda pak orësh. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj shfaqet me flokë të kuqe dhe veshje provokuese në fotosesionin më të ri appeared first on Telegrafi.

“Arena e Yjeve” sjell episodin e 54-të kushtuar figurave që lanë gjurmë në futbollin kosovar

30 August 2025 at 17:16

Podcasti “Arena e Yjeve”, i mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, këtë fundjavë vjen me një episod të veçantë, kushtuar figurave të njohura që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e futbollit kosovar.

Në episodin e 54-të do të rikthehen rrëfimet e  Malsor Gjonbalaj, Bekim Iusfi, Hysni Gjinovci, Faruk Statovci dhe Ismet Munishi – ish-futbollistë që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar si lojtarë dhe disa prej tyre tashmë si trajnerë.

Nga momentet kyçe të karrierës së tyre, përvojat, gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve, ky episod sjell disa rrëfime plot emocion që nuk i keni dëgjuar më herët.

Episodi i 54-të transmetohet të shtunën, në ora 17:10, në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Malsor Gjonbalaj – Profesori modest i futbollit, nga loja te trajneri

Bekim Isufi – Ndarja Dritës e Gjilanit dhe “ëndrra” që e largoi nga Ballkani

Hysni Gjinovci – Debutimi si 15-vjeçar, pjesëtar i UÇK-së, rikthimi në futboll

Faruk Statovci- Fillimi i karrierës, periudha te Drita dhe dashuria për ‘Bezin’

Ismet Munishi – Aventurat si lojtar në disa shtete dhe ndeshjet me Kosovën

/TELEGRAFI/

The post “Arena e Yjeve” sjell episodin e 54-të kushtuar figurave që lanë gjurmë në futbollin kosovar appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

8 August 2025 at 19:29

Rina Balaj ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish të reja ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Këngëtarja e njohur ka publikuar së fundmi disa imazhe ku shihet me një fustan të gjatë, ngjyrë të kuqe të ndezur, i cili i thekson linjat trupore në mënyrë perfekte.

Veshja me prerje elegante dhe detaje minimaliste vë në pah stilin gjithnjë në evolucion të Rinës, e cila këtë herë ka zgjedhur një pamje më glamuroze, por me sensualitet të theksuar.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Flokët e kuqe, të lëshuara në onde, kombinohen në mënyrë perfekte me ngjyrën e fustanit, duke e kthyer këngëtaren në një figurë që tërheq gjithë vëmendjen.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo pozon me vetëbesim dhe qëndrim të fuqishëm përpara një sfondi minimalist, që e lë në qendër të vëmendjes vetëm atë dhe pamjen e saj.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke e përgëzuar për stilin dhe elegancën.

Rina vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj të guximshme dhe gjithmonë trendi. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik

3 August 2025 at 13:38

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të re mahnitëse, duke sjellë një kombinim perfekt të elegancës dhe stilit personal.

Në setin e fundit fotografik, këngëtarja shfaqet me një fustan të gjatë rozë, në stil princeshe, me një bust të zbukuruar që i jep një prekje romantike dhe delikate pamjes së saj.

Me flokët e kuq të ndezur, një element që e dallon gjithmonë, Rina ka shtuar edhe një detaj luksi që nuk mund të kalonte pa u vënë re – çantën ikonike Hermes Birkin në ngjyrë turkuaz.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ky aksesor, i njohur si një nga më të dëshiruarit në botën e modës dhe me një çmim që shkon në mijëra euro, ka kompletuar në mënyrë të përkryer dukjen e saj glamuroze.

Në fotografi, artistja shfaqet ulur në tokë, me takat e hequra pranë saj, duke dhënë një kontrast interesant mes luksit dhe thjeshtësisë, një qasje e lirë, por njëkohësisht e sofistikuar, që e bën Rina Balajn një nga figurat më të veçanta të skenës muzikore dhe të modës shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën

By: armand
31 July 2025 at 21:19

Vllaznia po luan sot në Islandë përballë Vikingur ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra e Martinit e nisi keq sfidën pasi pësoi gol që në minutën e 10-të. Megjithatë ashtu si edhe në ndeshjen e parë reagimi i shkodranëve ka ardhur teksa shkodranët vendosën baraspeshën në minutën e 28-të. […]

The post Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën appeared first on BoldNews.al.

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

27 July 2025 at 22:29

Valentina Veshaj, mësuesja e kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj i cili u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij në Vlorë, ka folur në A2 CNN, ku shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe të shëmtuar në të cilën u përfshi nxënësi i saj. Sipas saj, 18-vjeçari është një fëmijë i mrekullueshëm dhe nxënës […]

The post Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë appeared first on BoldNews.al.

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

27 July 2025 at 18:32

Vali Veshajh, mësuesja e kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj i cili u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij në Vlorë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen në fjalë. Mësuesja e të riut shprehet se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer, me nota 10-ta dhe se punonte për të siguruar […]

The post “Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia me besim në Europë/ Trajneri Martini e kapiteni Balaj optimistë para turit të dytë

By: xhir jeta
24 July 2025 at 13:20

Në kushtet që jemi arritën diçka të madhe.

Vllaznia kaloi turin e parë eliminator në Ligën e Konferencës pas fitores ndaj ekipit letonez, Daugavpils, por ritmi I futbollit veror nuk të lejon të festosh gjatë.

Këtë mbrëmje, skuadra shqiptare pret rivalin nga Islanda, Vikingur, një sfidë në stadiumin “Loro Boriçi” që nis në orën 20:30.

Ky është një rikthim pas çudisë tipike shqiptare, sepse Daugavpils u prit në “Elbasan Arenë”.

Trajneri Edi Martini komenton shanset e kuqebluve.

“Kemi përballë një ekip që është shumë i fortë fizikisht, është në fazën më të mirë të kampionatit. Kishin një ndeshje që luajtën me një lojtar mangët në pjesë të dytë, por sulmin dhe gjendjen fizike e kanë shumë të mirë. Janë prej të hënës në Shkodër që tregon edhe frikën e tyre karshi nesh. Janë më favoritë se ne, por ne do bëjmë maksimumin e mundshëm’

Si e pret Vllaznia këtë ndeshje?

“Përditë jemi më mirë, gjendja e lojtarëve. Por Qato nuk do jetë pjesë e ekipit, që na bën një dëm të madh. Të shohim edhe Salën, ka qenë me temperaturë, janë mungesa të rëndësishme”

Po kapiteni Bekim Balaj, çfarë mendon për këtë duel?

“Ndeshje e rëndësishme, kaluam turin e parë sigurisht me vështirësitë e veta por që kthehemi në Shkodër në Loro Boroci, edhe mbështetja e tifozëve do jetë një mbështetje e madhe për ne, shpresoj që t’ia dalim me sukses”/abcnews.al

Te Vllaznia janë optimistë për kualifikimin, Balaj: Do provojmë çdo gjë

By: armand
23 July 2025 at 15:48

Vllaznia do të zbresë në fushë ditën e nesërme për t’u përballur me Vikingurin në sfidën e turit të dytë të Ligës së Konferencës. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm që zhvillohet në “Loro Boriçi”, kapiteni Bekim Balaj doli në konferencë për shtyp për mediat. Ai ka ndarë bindjen e tij se skuadra është […]

The post Te Vllaznia janë optimistë për kualifikimin, Balaj: Do provojmë çdo gjë appeared first on BoldNews.al.

“Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

By: gaze tare
3 July 2025 at 15:55

Këngëtarja Rina Balaj është rikthyer fuqishëm me këngën “Deja Vu”, që po pushton TikTok-un por duket se rrugëtimi nuk ka qenë pa pengesa.

Në një reagim në Instagram, ajo ka akuzuar platformat digjitale për “shadow ban”, duke thënë se kënga nuk i shfaqet më në kërkime. Madje, Rina dyshon për ndërhyrje të qëllimshme në kanalin e saj, duke ngritur pikëpyetje për sabotim apo edhe hakim.

Por Rina s’e ka ndërmend të ndalet.
“Ne po fitojmë gjithsesi, pasi kënga po bëhet virale në TikTok, prandaj shkoni në dreq,” – shkroi ajo, me një dozë tipike të ironisë dhe rebelimit që e karakterizon.

The post “Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌