Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë

By: V K
28 December 2025 at 09:38

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Sipas raportimeve paraprake, nga ngjarja tragjike kanë humbur jetën katër pasagjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje mbizotëroi kaosi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të ndihmuar të lënduarit.

Një numër i madh zjarrfikësish, efektivësh policie dhe ndihmës mjekësorë u angazhuan në operacionin e shpëtimit.

Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve më të afërta për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Autobusi bie në përrua në Turqi, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur

By: Elva
27 December 2025 at 18:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Esenyurtit, në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke shkaktuar humbjen e jetës së tre personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve. Sipas autoriteteve turke, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë […]

The post Autobusi bie në përrua në Turqi, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet presidenti i Fenerbahçes në Stamboll, i përfshirë në trafik droge

By: Elva
25 December 2025 at 08:54

Presidenti i klubit turk Fenerbahçe, Sadettin Saran, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll, në kuadër të një hetimi të gjerë antidrogë që përfshin edhe figura të njohura të botës së artit dhe mediave në Turqi. Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili mban shtetësi turke dhe amerikane, u vu në pranga pasi analizat laboratorike […]

The post Arrestohet presidenti i Fenerbahçes në Stamboll, i përfshirë në trafik droge appeared first on BoldNews.al.

Operacion anti-drogë në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

By: armand
19 December 2025 at 21:10

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyüboğlu dhe shtatë persona të tjerë pas një hetim për drogë në Stamboll. Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit. Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për […]

The post Operacion anti-drogë në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën, shtrenjtohet Stambolli

By: Ela
10 December 2025 at 12:34

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ku shteti ka 10% të aksioneve, ka anuluar fluturimet për gjithë këtë javë drejt Stambollit. Që nga e shtuna e datës 6 dhjetor, avionët e kompanisë nuk janë ngritur asnjëherë nga toka. Ndërsa në sistem biletat filluan të shiteshin duke filluar nga e marta (9 dhjetor), agjencitë e […]

The post Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën, shtrenjtohet Stambolli appeared first on BoldNews.al.

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

8 December 2025 at 22:51


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Turqia, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll Organizat e Industrisë dhe Biznesit Turko-Ndërkombëtar.

Gjatë takimit, njofton zyra për informim e AKB-së, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.

"Z. Osman Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës. Ai u shpreh se ekziston potencial i madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Nga ana tjetër, Agim Shahini vlerësoi lartë gatishmërinë e UTSIAD-it për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e AKB-së për të lehtësuar lidhjen e bizneseve dhe për të krijuar ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve", thuhet pos tjerash në këtë njoftim.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimin e komunikimit dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme.

Detaje të reja, çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll?

7 December 2025 at 23:08


Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.

Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.

Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të kryejnë pasim ose të përsërisin procedurat e uljes.

Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar.

Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet turke kanë njoftuar se pista do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit dhe untilizimit të avionit.

Paralelisht, SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil e Turqisë) dhe administrata e aeroportit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit./Telegrafi/

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

7 December 2025 at 22:01


Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:

📌 Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
📞 +90 542 711 80 99
✉️ embassy.turkey@rks-gov.net

📌 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
📞 +90 531 105 63 91
✉️ consulategeneral.ist@rks-gov.net

Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në aeroportin e Stambollit

By: armand
7 December 2025 at 22:14

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista menjëherë pas aterrimit. Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës […]

The post Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në aeroportin e Stambollit appeared first on BoldNews.al.

Diaspora shqiptare në Turqi feston 28 Nëntorin në rrugët e Stambollit

29 November 2025 at 18:03


Shoqatat që përfaqësojnë diasporën shqiptare në Turqi kanë organizuar aktivitete festive për nder të 28 Nëntorit, duke marshuar në lagje e rrugë të ndryshme të Stambollit me festë.

Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë defiluar nëpër qytet për të shënuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

“E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi.

Organizatorët theksojnë se festa e 28 Nëntorit mbetet një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Stamboll, duke i bashkuar ata rreth identitetit, traditës dhe krenarisë kombëtare./Telegrafi/


STAMBOLL – Papa Leone XIV viziton “Xhaminë Blu”, por nuk lutet

29 November 2025 at 10:35

STAMBOLL, 29 nëntor /ATSH-ANSA/- Papa Leone XIV vizitoi Xhaminë Blu ne Stamboll, në nderim të vendit kryesor të kultit të metropolit turk.

Papa Leone vizitoi vendin e adhurimit pa këpucë, siç kërkohet nga ligji islamik.

Ai është Papa i tretë që viziton këtë xhami pas Papa Benediktit XVI në vitin 2006 dhe Papa Françeskut në vitin 2014.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Papa Leone nuk vizitoi Shën Sofinë, e shndërruar nga muze në xhami vitet e fundit – e cila ndodhet përballë.

Papa nuk u ndal për një moment lutjeje në heshtje, ashtu siç bënë Papa Benedikti XVI – vizita e tij ndodhi pak muaj pas incidentit të fjalimit të Regensburgut – që shkaktoi kundërshtime të forta në botën myslimane – dhe disa vite më vonë, Papa Françesku.

“Më thanë se do të lutej dhe unë thashë po, dhe i thashë: nëse dëshironi të kryeni një akt adhurimi, mund ta bëni, kjo është shtëpia e Allahut, por Papa Leone tha: jo, unë preferoj të vizitoj xhaminë, të ndiej atmosferën e xhamisë”, u tha gazetarëve muezini i Xhamisë, Asgin Tunca.

“Papa Leone e kaloi vizitën e tij në Xhami në heshtje, në një frymë reflektimi dhe dëgjimi. Me respekt të thellë për vendin dhe për besimin e atyre që ishin mbledhur atje në lutje”, tha zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë,

Papa Leone XIV u prit nga Myftiu i Madh i Stambollit dhe muezini, të cilët i shpjeguan historinë dhe arkitekturën e vendit.

E ndërtuar në vitin 1600 nën sundimin e Sulltan Ahmetit I, xhamia është e zbukuruar me 21,043 pllaka qeramike ngjyrë turkeze, duke i dhënë asaj emërtimin “Xhamia Blu”.

Si çdo vizitor i xhamisë, Papa Leone hoqi këpucët në hyrje, duke qëndruar me çorape të bardha.

Ai ndaloi veçanërisht për të admiruar mirhabin, pikën që tregonte drejtimin e Mekës, të kurorëzuar nga një mbishkrim i një vargu nga Kurani, Surja 19, që lidhet me Marinë, një figurë e nderuar jo vetëm në Krishterim, por edhe në Islam. //a.i/

The post STAMBOLL – Papa Leone XIV viziton “Xhaminë Blu”, por nuk lutet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macet e Stambollit, ambasadoret jozyrtare turistike që përhapin dashuri dhe jetë

21 November 2025 at 09:54

LONDËR, 21 nëntor /ATSH/- Stambolli është një qytet që mjaullin pa pushim, plot dashuri dhe jetë. Lidhja e tij me macet daton shumë shekuj më parë, sipas BBC.

Më shumë se 15 milionë njerëz konkurrojnë për hapësirë ​​në qytetin më të madh të Turqisë, i cili shtrihet në Evropë dhe Azi në të dyja anët e Bosforit, ashtu si një mace shtëpiake e ulur gjysmë në divan dhe gjysmë në tavolinë.

Rreth një çerek milioni mace të humbura jetojnë kudo në Stamboll, nga rrugët e tij dredha-dredha, xhamitë, stacionet e metrosë dhe kafenetë.

Macet enden në vetë pëlhurën dhe historinë e qytetit, janë aq të kudondodhura sa qilimat në shitje në çdo cep.

“Macet e Stambollit, në përgjithësi, nuk janë as kafshë shtëpiake as kafshë të humbura, por një hibrid i këtyre termave”, tha Marcel Heijnen, fotograf dhe autor i “Macet e Qytetit të Stambollit”, duke shtuar se macet nuk janë në pronësi të njerëzve të caktuar – por, për to kujdeset komuniteti në lagjet e tyre përkatëse.

Kujdesin e komunitetit vendas për macet ai thekson se nuk e ka parë askund tjetër.

“Çdo komunë ka një departament veterinar që ndihmon kafshët e rrugës me shërbime falas sterilizimi”, tha Fatih Dagli, bashkëthemelues i Muzeut të Maceve në Stamboll.

“Klinika private për kafshët ofron gjithashtu shërbime me zbritje për macet e rrugës, dhe banorët shpesh kontribuojnë për të paguar faturat e veterinerit”, shtoi ai.

Ky përkushtim ndaj maceve nuk është diçka e re.

“Adhurimi i maceve endacake daton që nga koha kur Stambolli ishte nën sundimin osman”, tha Heijnen.

“Gjatë kësaj periudhe, fondacionet lokale u siguruan për kujdesin ndaj kafshëve endacake. Kjo dashuri për to u shndërrua në një profesion me kohë të plotë kur u krijua një punë e quajtur “kujdestar macesh”, tha ai.

“Kujdestarët ishin të ngarkuar me detyrën e sigurimit që macet e qytetit të ushqeheshin, ndërsa banorët kishin gjithashtu mundësinë të blinin ushqim dhe t’i ushqenin vetë macet”, shtoi ai.

“Që nga fenikasit, ishte shumë e zakonshme që tregtarët detarë të mbanin macet në bord për t’u mbrojtur nga brejtësit”, tha Dagli duke shtuar se me mbërritjen e anijeve tregtare të mëndafshit dhe erëzave në portet e ngarkuara të Stambollit gjatë epokës romake – erdhën edhe macet e panumërta.

Sot, banorët “njerëzorë” të Stambollit ende ndajnë me kënaqësi hapësirat e tyre, brenda dhe jashtë qytetit me macet.

“Catstanbul” përdoret gjerësisht nga adhuruesit e maceve në të gjithë botën – dhe shumë turistë vizitojnë Stambollin vetëm për shkak të maceve.

Në një metropol kaq të zhurmshëm, macet e rrugës së Stambollit dëshmojnë se janë qytetarët e tij më të qetë.

Qoftë duke ndarë një stol druri ndërsa uleni për t’u qetësuar pasi keni vizituar Kullën e Gallatës, qoftë duke u mbështetur në një mur ndërsa admironi pamjen 360 gradë të qytetit, macet e Stambollit të japin një ndjesi qetësie shumë të nevojshme në një vend që ndonjëherë mund të duket kaotik.

Gjithashtu, ka mace të panumërta që ofrojnë të njëjtin kujdes për të tjerët, ato ndalen me dëshirë dhe mund të ulen në prehrin tuaj mikpritës, një ftesë miqësore që nuk njeh kufij apo barriera gjuhësore.

Të gjitha qëniet e gjalla, madje edhe macet që mbijetojnë në rrugë, meritojnë një mirësi të tillë.

Kur një mace e Stambollit zgjedh prehrin tuaj për një sy gjumë, ndërsa aroma e mishit të qebapit, shafranit, misrit të pjekur në skarë dhe të freskët rrotullohet rreth jush, Stambolli bëhet një qytet më i butë dhe më i këndshëm ndaj shqisave.

Qytetet rrallë njihen për “butësinë” e tyre. Ato janë ndërtuar për njerëzit, të mbushura me elementë si rrugë, ndërtesa dhe ura, dhe të bëra nga materiale të forta si tulla, beton, qelqi dhe çeliku.

“Të kesh një specie tjetër të gjallë që kërkon vendin e vet në atë ndërthurje është vërtet e veçantë. Të shohësh vendasit që kujdesen për këta bashkëtokësorë është edhe më speciale”, Heijnen.

Ndryshe nga disa vende më pak mikpritëse anembanë globit, ku jeta në rrugë është shumë më pak e sjellshme ndaj kafshëve endacakë, macet e Stambollit duket se ia kanë dalë.

Nëse vizitoni zonën historike të Fatih-ut për të parë xhamitë e famshme Blu dhe Shën Sofia, ka të ngjarë të shihni maçokun Sulo.

Në Sheshin Sultanahmet, do të shihni një qen të shëndoshë në ngjyre gri dhe të bardhë duke pozuar për foto turistike.

Në lagjet kodrinore dhe përgjatë Bosforit, macet pushojnë në stola dhe shkallë dhe mblidhen për një sy gjumë në mesditë – në shtëpizat prej druri të ndërtuara posaçërisht për macet.

Jashtë tregjeve dhe stacioneve të metrosë, tasa me ushqim të thatë dhe ujë presin që macet e uritura të kalojnë, ndërsa vendasit dhe vizitorët ndajnë porcione nga vaktet e tyre në kafene me macet e rrugës duke i fërkuar butësisht ato.

Këto ditë, macet kanë një punë tjetër. Ato janë ambasadore jozyrtare turistike, duke zbutur një qytet të vështirë dhe të zhurmshëm.

Shumë nga macet e rrugës së Stambollit do të shfaqen te këmbët dhe në fotot tuaja, fytyrat, putrat dhe mjaullimat e tyre do të mbeten të ngulitura në kokën dhe zemrën tuaj shumë kohë pasi të largoheni nga ky vend.

Ato janë një kujtesë joshëse e asaj që është e mundur kur ne i ndajmë në paqe hapësirat tona, ushqimin dhe jetën tonë me të tjerët, në shtëpi dhe gjatë udhëtimit. //a.i/

 

The post Macet e Stambollit, ambasadoret jozyrtare turistike që përhapin dashuri dhe jetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

By: M C
12 November 2025 at 18:15

Në aktpadinë e tij shokuese ndaj rivalit më të madh të Rexhep Tajip Erdoganit, kryeprokurori publik i qytetit më të Turqisë e akuzoi kryebashkiakun e njohur të Stambollit Ekrem Imamoglu për 142 vepra penale korrupsioni, të cilat diktojnë dënime me burgim që variojnë nga 828 deri në 2,352 vjet.

Rasti gjithëpërfshirës i korrupsionit që shënjestron Imamoglunë, përfshin mashtrim të dyshuar, ryshfet dhe krim të organizuar, sipas njoftimit të Prokurorisë, ku nënvizohet se një aktakuzë ishte përgatitur nga Byroja e Hetimit të Krimit të Organizuar si pjesë e një hetimi për atë që e përshkroi si “një organizatë kriminale”.

Imamoglu, një figurë kryesore e opozitës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës turke dhe e konsideruar si rivali më serioz i presidentit Erdogan, u burgos në mars së bashku me 105 të tjerë si pjesë e një hetimi të gjerë. Ai mohon me forcë të gjitha akuzat, që për ndjekësit e tij kanë një sfond të qartë politik.

Kryeprokurori Akin Gurlek u tha gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë përpiluar një aktakuzë prej 3,900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale të cilat përfshijnë 402 të dyshuar.

”Ekrem Imamoglu është themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës”, citohet të ketë thënë Gurlek, që shpjegoi se çështja përqendrohet tek akuzat për manipulim të tenderëve komunalë dhe blerje të paligjshme të pronave gjatë kohës së Imamoglut si kryetar bashkie.Prokurorët pretendojnë se krimet shtrihen në një dekadë, duke rezultuar në një humbje financiare publike në vlerë prej rreth 3.8 miliardë dollarë.

The post 2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale appeared first on Albeu.com.

Prokuroria turke kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu

By: Elva
11 November 2025 at 15:45

Një prokuror turk ka kërkuar dënim rekord me mbi 2.000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në paraburgim që prej marsit, nën akuzat për korrupsion. Imamoglu dhe partia e tij, Partia Republikane Popullore (CHP), i mohojnë akuzat, duke i cilësuar ato si pjesë e një fushate të motivuar politikisht nga […]

The post Prokuroria turke kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu appeared first on BoldNews.al.

ANKARA – Merz i ofron Turqisë partneritet më të ngushtë, mbështet rrugën e saj drejt BE-së

30 October 2025 at 16:30

ANKARA, 30 tetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi sot Turqisë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mbështetje për rifillimin e përpjekjeve të Ankarasë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, një proces që ka ngecur prej disa kohësh.

“Si gjermanë dhe si evropianë, ne duhet të forcojmë partneritetet tona strategjike – dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç një partneriteti të fortë dhe të thellë me Turqinë”, tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Ankara.

“Le ta shfrytëzojmë edhe më mirë potencialin e madh të marrëdhënieve tona në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha kancelari gjerman.

Merz nisi sot vizitën e tij të parë në Turqi, me qëllim rindërtimin e lidhjeve që kishin qenë të tendosura për vite me radhë.

Ai i përshkroi marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë si kryesisht gjithëpërfshirëse dhe të thella, duke theksuar kontributet e punonjësve me origjinë turke që u zhvendosën në Gjermani disa dekada më parë.

Merz premtoi mbështetjen gjermane për ambiciet e Turqisë për anëtarësim në BE, por theksoi nevojën për progres në standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

“Ka pasur vendime në Turqi që ende nuk i përmbushin plotësisht standardet e kritereve të Kopenhagënit. Ne jemi në bisedime për këtë”, tha Merz.

Një pikë polemike është arrestimi i kryebashkiakut popullor të Stambollit, Ekrem İmamoglu.

Ndërsa Merz nuk e përmendi rastin drejtpërdrejt, ai kërkoi respekt për pavarësinë gjyqësore dhe shtetin e së drejtës – duke thënë se kishte shprehur shqetësim në lidhje me gjyqësorin gjatë bisedimeve me Erdogan. //a.i/

The post ANKARA – Merz i ofron Turqisë partneritet më të ngushtë, mbështet rrugën e saj drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sukses ndërkombëtar për Kosovën, Shërbimi Korrektues shpërblehet me çmimin e Ekselencës në Stamboll

30 October 2025 at 09:59


Në Stamboll, në Forumin Ndërkombëtar të Shefave të Shërbimeve, Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me çmimin ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ky çmim vlerëson përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e ShKK-së për një sistem korrektues më human, më efikas dhe me standarde ndërkombëtare.

“Krenarë për ekipin tonë dhe për Kosovën që po njihet në arenën ndërkombëtare për punë dhe rezultate të jashtëzakonshme”, shkruhet në postim. /Telegrafi/


VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

29 October 2025 at 18:11

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin tronditës kur shembet një pallat shtatë katësh në Stamboll të Turqisë dhe shkakton bilancin tragjik. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Gebze, provinca Kocaeli pranë Stambollit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe prindërit janë ende nën rrënoja, u regjistrua nga një kamera sigurie në zonë dhe ishin vetëm 7 sekonda […]

The post VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët appeared first on BoldNews.al.

Stambolli tronditet nga një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të Rihterit

By: Rovena
2 October 2025 at 19:33

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të Rihterit ka tronditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, të enjten, duke bërë që disa njerëz të dilnin me nxitim në rrugë, kanë thënë dëshmitarë për Reuters dhe agjencia e fatkeqësive AFAD.

AFAD ka njoftuar se dridhja kishte epiqendrën në Detin Marmara, në jugperëndim të Stambollit, përgjatë një vije çarjeje që prej kohësh është parë si një rrezik për qytetin me 16 milionë banorë.

Nuk dihet ende nëse ka pasoja në njerëz.

Tërmet i fortë në Turqi

By: Elva
2 October 2025 at 15:25

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë pasditen e sotme, me epiqendër në Detin e Marmarasë, rreth 18 kilometra në jug të qytetit Marmara, në jugperëndim të Stambollit. Lëkundjet janë ndjerë në një zonë të gjerë, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima në Stamboll dhe zonat përreth. Instituti Euro-Mesdhetar […]

The post Tërmet i fortë në Turqi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

By: Elva
10 August 2025 at 22:54

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme provincën Balıkesir në Turqi, me epiqendër rrethin Sındırgı. Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave dhe panik mes banorëve. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët largoheshin të […]

The post VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌