❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Auditoret bosh, valixhet plot/ Mbi 10 mijĂ« vende bosh nĂ« universitete pĂ«r vitin akademik 2024–2025

By: Elva
24 December 2025 at 21:14

VetĂ«m 66.92% e totalit tĂ« kuotave tĂ« ofruara nga universitetet nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« plotĂ«suar me studentĂ« pĂ«r vitin akademik 2024–2025. TĂ« dhĂ«nat nga Qendra e ShĂ«rbimeve Arsimore (QSHA) dhe tregojnĂ« se mbi 10 mijĂ« vende studimi kanĂ« mbetur bosh nĂ« rang kombĂ«tar. Sipas raportit, universitetet publike dhe private kanĂ« ofruar gjithsej 32 177 kuota, ndĂ«rsa [
]

The post Auditoret bosh, valixhet plot/ Mbi 10 mijĂ« vende bosh nĂ« universitete pĂ«r vitin akademik 2024–2025 appeared first on BoldNews.al.

Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës

By: Mira Leka
19 December 2025 at 22:04

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional.

 

Nga Prof. Myqerem Tafaj

Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në sektorët prodhues, ashtu edhe në sektorët e shërbimeve.

Kjo situatë po merr formën e krizës për burime njerëzore të mirëkualifikuara, sidomos në disa profesione të lidhura me disa sektorë kyç të ekonomisë sonë, si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe akuakultura, agropërpunimi si sektorë kyç të prodhimit të ushqimeve shtazore e bimore për popullatën, përpunimit dhe sigurisë së tyre. Situatë e ngjashme ekziston edhe për fusha e sektorë të tjerë, si pyjet, mjedisi, burimet minerare dhe burimet e tjera natyrore të vendit.

Pa harruar, nĂ« kĂ«tĂ« kontekst, edhe thellimin e prirjes negative tĂ« largimit tĂ« tĂ« rinjve nĂ« profesionet e tjera qĂ« nuk lidhen me sektorĂ« prodhues, por me sektorĂ« bazĂ« tĂ« shĂ«rbimeve siç Ă«shtĂ« arsimi, konkretisht mĂ«suesia nĂ« shkencat natyrore dhe ato ekzakte, aq sa numri i studentĂ«ve nĂ« programet e mĂ«suesisĂ« nĂ« matematikĂ«, fizikĂ« dhe kimi Ă«shtĂ« aq i ulĂ«t, sa me vĂ«shtirĂ«si krijohet ndonjĂ« njĂ« grup i vogĂ«l mĂ«simor pĂ«r t’i mbajtur hapur kĂ«to programe studimi.

Nga ana tjetĂ«r, po thellohet, nga viti nĂ« vit, prirja horizontale, pra qĂ« prek thuajse tĂ« gjithĂ« fushat dhe profesionet, ajo e uljes sĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« studentĂ«ve tĂ« rinj qĂ« regjistrohen, krahasuar me grupin e programeve tĂ« preferuara si mjekĂ«sia, shkencat teknike mjekĂ«sore, tĂ« kĂ«rkuara tani si lloj “green card” pĂ«r tregun europian tĂ« punĂ«s nĂ« sektorin e shĂ«rbimit shĂ«ndetĂ«sor dhe tĂ« kujdesit social, sidomos tĂ« GjermanisĂ«, por edhe tĂ« vendeve tĂ« tjera.

Deri tani, këtë natyrë po merrnin edhe profesionet e IT, të cilët, me zhvillimet e vrullshme të AI, nuk mund të prognozohet se me çfarë sfidash do të përballen, madje edhe në të ardhmen e afërt.

Ky është karakterizim më shumë sasior i situatës së burimeve njerëzore të kualifikuara, çka është evidentuar në disa studime të tregut të punës në vendin tonë. Por, më kritike është ana tjetër e medaljes: cilësia e të shkolluarve. Në çdo studim apo anketim që bëhet edhe në vendin tonë, sipërmarrja e vlerëson të pakënaqshëm nivelin e përgatitjes së të porsadiplomuarve, sidomos atë të formimit praktik të tyre.

SipĂ«rmarrjet pĂ«rpiqen tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« nivelin e kualifikimit pĂ«r specialistĂ«t/ekspertĂ«t qĂ« rekrutojnĂ« pĂ«rmes afrimit tĂ« stazheve disamujore nĂ« kompani/biznes, pĂ«rpara se atyre t’u besohen poste dhe detyra tĂ« caktuara. E njĂ«jta situatĂ« Ă«shtĂ« edhe me nxĂ«nĂ«sit qĂ« pĂ«rfundojnĂ« shkollat e mesme profesionale qĂ« punĂ«sohen si punĂ«torĂ« tĂ« kualifikuar ose teknikĂ« tĂ« mesĂ«m nĂ« kompani dhe biznese.

Edhe atyre u duhen 1-2 vite praktikë me mjeshtrit në profesione, në mënyrë që të fillojnë të punojnë disi të pavarur.

Kjo situatĂ« e pĂ«rshkruar mĂ« sipĂ«r Ă«shtĂ« e mirĂ«njohur pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Çështja Ă«shtĂ« se cilat janĂ« rrugĂ«t e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« kĂ«saj situate, dhe, mĂ« konkretisht, çfarĂ« roli mund tĂ« ketĂ« vetĂ« sipĂ«rmarrja nĂ« kĂ«tĂ« sfidĂ«.

Sipas përcaktimit në Kushtetutën tonë, arsimimi dhe kualifikimi sipas aftësive të fëmijëve dhe të rinjve është një nga objektivat themelorë socialë që synon shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që ai disponon.

Shkalla e përmbushjes së këtij objektivi social të shtetit reflektohet, më së pari, në kuadrin ligjor që mishëron këtë objektiv në ligje, si dhe me investimin që bën/planifikon qeveria, në burime njerëzore dhe mjete financiare, për arsimimin dhe kualifikimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Pavarësisht nga premtimet qeveritare, i gjithë opinioni është i bindur se investimi që ofron qeveria për arsimin është akoma shumë larg nevojave të mëdha të këtij sektori. Edhe në buxhetin e vitit 2026, investimi për një nxënës dhe student në arsimin publik është disa herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD.

Kjo do të thotë se, me një investim kaq të ulët, rruga e arritjes së standardeve europiane të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, nga ai parashkollor deri tek ai universitar, do të jetë shumë e gjatë.

Ndërkohë, sipërmarrja e vendit tonë kërkon cilësi më të lartë shkollimi dhe kualifikimi për të rinjtë që punëson. Pyetja që lind është: si mund të ndikojë vetë sipërmarrja për të rritur cilësinë e të shkolluarve?

Përvoja e vendeve të tjera ofron një sërë modelesh të mirënjohura të kontributit të sipërmarrjes në arsimin profesional të mesëm dhe të lartë, si dhe në kërkimin shkencor.

Por, unë dëshiroj të qëndroj në këtë shkrim, tek një prej modeleve më të suksesshme të kontributit të sipërmarrjes në arsim.

ËshtĂ« fjala pĂ«r arsimin profesional dual, i cili origjinon nga shekulli i kaluar, i institucionalizuar me ligj federal nĂ« vitin 1969 nĂ« Gjermani, dhe pastaj u pĂ«rhap, nĂ« forma tĂ« ndryshme, nĂ« shumĂ« vende tĂ« tjera tĂ« EuropĂ«s dhe mĂ« gjerĂ«.

Zhvillimi i vrullshëm i industrisë gjermane pas Luftës së Dytë Botërore çoi në rritjen e nevojës jo vetëm për punëtorë, por edhe për teknikë të mesëm, si dhe specialistë të mirëshkolluar, jo vetëm teorikisht, por edhe nga ana praktike.

Prandaj, nĂ« fillim tĂ« viteve ‘70-tĂ«, kompania Daimler-Benz nĂ« Stuttgart, u bĂ« nismĂ«tare pĂ«r hapjen e Akademive tĂ« arsimit profesional dual. Kjo kompani, sĂ« bashku me disa tĂ« tjera tĂ« mirĂ«njohura tĂ« organizuara nĂ« Dhoma/Unione/Shoqata tĂ« industrisĂ« tĂ« kĂ«tij Landi, themeluan edhe AkademitĂ« (Berufsakademie) e para tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« profesional dual (“Duale berufliche Bildung”) pĂ«r shkollimin e teknikĂ«ve dhe specialistĂ«ve tĂ« lartĂ«.

Në dekadën e fundit, Akademitë profesionale janë transformuar në Shkolla të larta Duale (Duale Hochschulen).

Në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual thuajse gjysma e kohës së studimeve zhvillohet direkt në kompani/biznese, sipas parimit të të mësuarit përmes punës praktike profesionale të nxënësit/studentit në kompani.

Shqipëria e ka në kuadrin ligjor në fuqi, kolonën e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional. Arsimi i mesëm profesional në të gjitha format e tij, përfshirë edhe ai dual, është i institucionalizuar në ligjin e arsimit dhe formimit profesional.

Ndërsa ligji i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, rregullon arsimin e lartë profesional në formën e programeve të arsimit të lartë post-sekondar 2-vjeçar profesional, bachelor (që nuk përjashton formën profesionale), si dhe masterit profesional (1 dhe 2-vjeçar).

Të tre këto forma të arsimit të lartë mund të ofrohen nga të gjithë llojet e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), përkatësisht universitetet, kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale të larta.

Por ky ligj nuk e pĂ«rfshin nĂ« asnjĂ« nen tĂ« tij arsimin e lartĂ« profesional me emĂ«rtimin “dual”, edhe pse e njeh AkademinĂ« profesionale si institucion i arsimit tĂ« lartĂ« i profilizuar, i cili, nĂ« pĂ«rputhje me fushĂ«n pĂ«rkatĂ«se tĂ« kompetencĂ«s, mund tĂ« ofrojĂ« programe tĂ« studimeve nĂ« tĂ« gjitha ciklet e studimit (post-sekondar, Bachelor, Master), si dhe programe studimi me karakter profesional.

Pra, legjislacioni ynë i arsimit ka hapësirë jo të vogël për zhvillimin edhe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional të formës duale. Aktualisht, disa shkolla të mesme profesionale kanë filluar të ofrojnë programe duale, me mbështetjen e projekteve të vendeve partnere, të koordinuar kryesisht nga Zvicra.

Edhe pse ligji i arsimit të lartë nuk e citon literalisht arsimin e lartë dual, aktet nënligjore rregullatore mundësojnë aplikimin e programeve Bachelor dhe Master të integruar me praktikën (formalisht të ngjashëm me arsimin dual), madje edhe me një raport të formimit praktik deri në 1/3 e totalit të krediteve (d.m.th. raporti teori afro 60-65% dhe praktikë afro 30-35%) në ciklin post-sekondar, Bachelor dhe Master profesional.

Disa nisma tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« tĂ« integruar me praktikĂ«n janĂ« zhvilluar qĂ« nga viti 2007 dhe funksionojnĂ« aktualisht nĂ« vendin tonĂ«, nĂ« forma tĂ« ngjashme me atĂ« dual, nĂ« ciklin Bachelor (nĂ« fushĂ«n e menaxhimit tĂ« bankave, turizmit dhe sipĂ«rmarrjes, zooteknisĂ« dhe sigurisĂ« sĂ« produkteve shtazore, si dhe disa programe profesionale nĂ« shĂ«rbimet e makinave, etj.). ShumĂ« nga kurrikulat e programeve 2-vjeçare post-sekondare, qĂ« ofrojnĂ« aktualisht IAL publike dhe private, janĂ« tĂ« “prekur” nga sindromi i ngarkesĂ«s sĂ« madhe teorike, me njĂ« formim tĂ« dobĂ«t praktik.

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional.

Prej vitesh janë bërë përpjekje me mbështetjen e madhe të projekteve të disa vendeve (Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, etj.), për përfshirjen e biznesit dhe rritjen e rolit të tij në zhvillimin e arsimit të mesëm profesional, jo vetëm për formimin praktik të nxënësve, por edhe për hartimin e kurrikulave të programeve. Përfaqësues të biznesit janë prej gati 15 vitesh pjesë të bordeve të shkollave të mesme profesionale, si dhe të Këshillit Kombëtar të Arsimit Profesional.

Megjithatë, në çdo raport për arsimin tonë profesional, ende lexon se përfshirja e biznesit në zhvillimin e arsimit profesional është e mangët dhe roli i tij është ende i dobët. Këtë e dëgjuam edhe tani, në diskutimet për buxhetin e arsimit profesional, të shprehur nga ministria që e mbulon këtë sektor.

Në tërësi, deri tani, pas mbi tri dekadash, përparimi në arsimin e mesëm profesional është modest, edhe pse arsimi i mesëm profesional është nënsektori që ka pasur mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të huaj, sidomos Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Ndërsa në arsimin e lartë profesional në vendin tonë kemi vetëm elemente embrionale, më shumë në formë ose strukturën e kurrikulës.

Nga përvoja e vendeve që kanë traditën më të mirë në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional, dihet se roli i sipërmarrjes është përcaktues për zhvillimin e kësaj forme të arsimit.

Edhe pse projektet e para të reformimit të arsimit të mesëm profesional kanë filluar në vitet e para gati 30 vitesh, nuk mund të pritej ndonjë progres domethënës, sepse sipërmarrja private ishte inekzistente.

Sigurisht, ato zhvillime ruajtĂ«n tĂ« paktĂ«n personelin pedagogjik, kontribuuan nĂ« reformimin e kurrikulave, dhe, gradualisht, pĂ«rmirĂ«suan infrastrukturĂ«n e shkollave tĂ« mesme profesionale. SipĂ«rmarrja filloi tĂ« zhvillohet realisht nĂ« dekadĂ«n e dytĂ« tĂ« tranzicionit, pĂ«r t’u fuqizuar nĂ« dekadĂ«n e tretĂ« tĂ« tij.

Sot, disa industri dhe sektorë të vendit tonë janë të zhvilluara e të fuqizuara mirë, siç janë sektorët e ndërtimit, ushqimit, turizmit, IT, bankave, dhe energjisë. Këto industri janë edhe të mirorganizuara në Shoqata/Unione/Dhoma relativisht të konsoliduara.

Këto organizime kanë arritur tani një stad të përparuar të organizimit dhe kanë, në anëtarësinë e tyre, biznese me potenciale investimi të konsiderueshme, çka u jep atyre mundësinë të bëhen vërtet aktorët kyç në zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional në vendin tonë, për përgatitjen forcave të kualifikuara të punës të të gjithë niveleve (punëtorë të kualifikuar, teknikë të mesëm dhe specialistëve të lartë).

Këtë rol të aktorit kryesor sipërmarrja mund ta përmbushë në shumë forma. Njëra mund të ishte përmes një partneriteti institucional me shkollat dhe universitetet private ekzistuese, që kanë interes për një partneritet të tillë. Në disa vende ekziston edhe partneriteti me shkollat dhe universitetet publike, ku Shoqatat/Dhomat e sipërmarrjes private kontribuojnë për infrastrukturën mësimore praktike dhe mbështetjen financiare për formimin praktik të nxënësve dhe studentëve, dhe, në këmbim, marrin pjesë në bordet këshilluese për ofertën akademike (llojet e programeve dhe degëve) si dhe në bordet e mbikëqyrjes së shkollave dhe universiteteve që afrojnë këto programe.

Kjo formë është ndoshta akoma jo aq realiste, kryesisht për mentalitetin e të gjithë aktorëve (sipërmarrje, shkolla të mesme e të larta, shteti). Forma tjetër, ndoshta më realiste, do të ishte themelimi i shkollave të mesme dhe akademive profesionale duale nga vetë Dhomat/Unionet/Shoqatat e sipërmarrjeve. Hapësira ligjore ekziston pjesërisht në kuadrin aktual ligjor të arsimit profesional dhe arsimit të lartë për këto forma bashkëpunimi.

Por kuadri ligjor ekzistues duhet zgjeruar dhe përmirësuar, për të rregulluar njohjen e kontributit të biznesit në shkollim, mbështetjen e praktikave dhe stazheve praktike të paguara të nxënësve dhe studentëve, format e zhvillimit të studimeve, si dhe ndarja e qartë, strikte, e përgjegjësive midis partnerëve të biznesit (që lidhet me mbështetjen financiare dhe infrastrukturën, si dhe drejtimin menaxherial), nga përgjegjësitë e kolonës akademike që është e ndarë strikt nga ajo menaxheriale dhe drejtohet nga personeli drejtues akademik i shkollave dhe akademive profesionale. Modele shumë të mira orientuese për këto forma të shkollave dhe akademive profesionale ekzistojnë në shumë vende, sidomos në Gjermani dhe Zvicër.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, sipĂ«rmarrja mund tĂ« ndĂ«rmerrte njĂ« hap shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r t’u bĂ«rĂ« realisht aktor dhe kontributor kryesor nĂ« zhvillimin e arsimit tĂ« mesĂ«m dhe tĂ« lartĂ« profesional pĂ«r pĂ«rgatitjen e forcave tĂ« kualifikuara tĂ« punĂ«s qĂ« i duhen asaj (sipĂ«rmarrjes).

Ekzistojnë shumë forma të tjera të rritjes së kontributit të sipërmarrjes në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional që aplikohen thuajse në të gjitha vendet e Europës dhe më gjerë, të cilat mund të përshtaten edhe për vendin tonë. Ky shkrim nuk mund të jetë ezaurues në karakterizimin e tyre.

Por, unĂ« mendoj se njĂ« AleancĂ« reale midis sipĂ«rmarrjes, shtetit dhe shkollave/universiteteve, Ă«shtĂ« faktor kyç pĂ«rcaktues pĂ«r zhvillimin e modernizimin e shpejtĂ« tĂ« arsimit tonĂ« tĂ« mesĂ«m dhe tĂ« lartĂ« profesional, i cili mund tĂ« pĂ«rgatitĂ« punĂ«torĂ« tĂ« kualifikuar, teknikĂ« tĂ« mesĂ«m dhe specialistĂ« dhe ekspertĂ« tĂ« lartĂ«, me aftĂ«si teorike e praktike pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar me sukses zhvillimin e dijes dhe teknologjisĂ« nĂ« vendin tonĂ«, si dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur nevojave tĂ« tregut tonĂ« tĂ« punĂ«s, privat dhe publik.

Kjo Aleancë është e mundur të realizohet, sepse sot

(i) sipërmarrja është fuqizuar dhe e mirorganizuar, kërkesa e saj për profesionistë të mirëshkolluar është rritur, dhe ajo është ndërgjegjësuar shumë më mirë për rolin që duhet të luajë në arsimin profesional;

(ii) shteti ka mundësi financiare shumë më të mëdha për të investuar në arsimin profesional dhe për të promovuar më shumë rolin e biznesit;

(iii) kuadri ligjor e ka institucionalizuar disi mirë kolonën e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional,

(iv) shkollat profesionale dhe universitetet janë më të fuqizuara dhe kanë interes më të madh për bashkëpunim me sipërmarrjen për zhvillimin e ofertës së arsimit të mesëm dhe të lartë profesional, dhe

(v) mbështetja e huaj për zhvillimin e këtij lloji të arsimit është shumë më e madhe, dhe ajo do të rritet më tej, sa më shumë Shqipëria i afrohet BE, i cili ka programe shumë të mëdha mbështetëse për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional.

Atëherë çfarë duhet të ndodhë që kjo Aleancë të institucionalizohet dhe të veprojë realisht?

Deri tani pranohet nga të gjithë aktorët se kjo Aleancë është e domosdoshme. Por qeverisë i takon lidershipi për krijimin dhe funksionimin e kësaj Aleance.

Ajo duhet të krijojë disa parakushte të tjera që e mundësojnë këtë rol të ri të sipërmarrjes, duke filluar me përmirësimet e duhura në kuadrin ligjor të arsimit profesional dhe sidomos të arsimit të lartë, deri te rregullimet nxitëse financiare. Modelet ekzistojnë dhe janë përshtatur edhe në vende të tjera të Ballkanit (p.sh. Serbia ka përshtatur plotësisht modelin e Zvicrës për arsimin dual).

Këto rregullime duhet të prekin edhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe IAL publike apo private, që ofrojnë programe të arsimit profesional dual. Ndoshta do të ishte një zgjidhje më e mirë hartimi i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional. Qeveria ka deklaruar disa herë që do të bëjë ndryshime në kuadrin ligjor të arsimit të lartë.

Nëse nuk do të konsiderohet opsioni i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual, ndryshime e ligjit të arsimit të lartë duhet të rregullonin plotësisht edhe arsimin e lartë profesional, përfshirë formën duale të tij.

 

 

The post Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës appeared first on Revista Monitor.

MĂ«suesit nĂ« protestĂ«: “Diferencimi nĂ« rroga dhe mungesa e pagĂ«s sĂ« 13-tĂ« po cenojnĂ« dinjitetin”

18 December 2025 at 18:15

Mësues dhe punonjës të sistemit arsimor protestuan mesditën e së enjtes para Kuvendit. Ata drejtuan dy kërkesa kryesore: rikthimin e pagës së 13-të dhe ndalimin e diferencimin në rroga mes arsimtarëve që janë diplomuar para dhe pas sistemit të Bolonjës.

Në qershor të vitit 2024, Ministria e Arsimit miratoi rritjen e pagave për mësuesit, mesatarisht 18 mijë lekë të reja në muaj. Por kjo rritje nuk ka prekur mësuesit që janë diplomuar para sistemit të Bolonjës, duke pasur një diferencë prej 5 mijë lekësh në pagë.

Alma Lama, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar sqaron se kjo prek rreth 12 mijë mësues.

“Ne Sindikata e bashkuar e Arsimit Shqiptar jemi sot pĂ«rpara parlamentit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, me qĂ«llim qĂ« ti kĂ«rkojmĂ« deputetĂ«ve tĂ« çdo krahu politik tĂ« mbĂ«shtesĂ« mĂ«suesit. Numri i mĂ«suesve tĂ« prekur nga diplomat Ă«shtĂ« mbi 11 mijĂ« dhe ndjeshmĂ«ria duhet tĂ« ishte edhe mĂ« e madhe”, u shpreh Alma Lama para mĂ«suesve tĂ« mbledhur para Kuvendit.

Sindikata ka ndërmarrë një nismë për ndryshime ligjore me qëllim që ti jepet fund këtij diferencimi të arsimtarëve, e mbështetur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

“NĂ« nenin 124, pas pikĂ«s 4, tĂ« shtohet pika 4.1, me pĂ«rmbajtje si mĂ« poshtĂ«: personat e diplomuar me programe studimi tĂ« pĂ«rfunduara, para pĂ«rshtatjes sĂ« tyre sipas parimit tĂ« procesit tĂ« BolonjĂ«s, tĂ« trajtohen nga ana administrative dhe financiare sipas nivelit diplomĂ«s qĂ« kanĂ« pasur pĂ«rpara hyrjes nĂ« fuqi tĂ« kĂ«tij ligji”, theksoi Alma Lama, duke nĂ«nvizuar se kjo pĂ«rfshin diplomat e programve 3-vjeçare dhe diplomat master profesional.

Një nga mësueset e pranishme në protestë u shpreh se janë etiketuar si të pashkollë, duke qenë të diferencuar nga mësuesit e sapo diplomuar së fundmi. Deputetja Ina Zhupa deklaroi para mësuesve se njohja e diplomës para sistemit të Bolonjës është një padrejtësi e bërë nga ish-ministrja Manastirliu.

“PĂ«r tĂ« kursyer me demek lekĂ« nĂ« buxhetin e shtetit, ato para qĂ« kursehen nga ju, harxhohen pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« 10 metra rrugĂ«â€, deklaroi deputetja Zhupa.

Ndërsa për kërkesën për pagë të 13-të ajo u shpreh se është një e drejtë që buron edhe nga kontrata kolektive.

“Ju nuk merrni asnjĂ« mbĂ«shtetje nga shteti, kur gjithĂ« sistemi SMIP dhe gjithçka tjetĂ«r e bĂ«ni pa asnjĂ« para, me bĂ«ni me internetin tuaj, e bĂ«ni nĂ« kohĂ«n tuaj, e bĂ«ni me buxhetin tuaj. Ndaj paga e 13-tĂ« do tĂ« ishte minimumi pĂ«r ju”, u shpreh mĂ« tej deputetja Ina Zhupa.

Të njëjtin mendim ndau edhe deputetja Erisa Xhixho.

“NĂ« qoftĂ« se do ta kisha njĂ« vendimmarrje, pagĂ«n e mĂ«suesit do ta vija pas pagĂ«s sĂ« presidentit nĂ« hierarkinĂ« e pagave, sepse domosdoshmĂ«ria pĂ«r tĂ« pasur njĂ« sistem arsimor cilĂ«sor Ă«shtĂ« jetike. Ta çojmĂ« buxhetin e arsimit 5% dhe ti japim pagĂ«n e merituar, dinjitetin e merituar mĂ«suesve”, pĂ«rfundoi ajo.

Mësuesit e pranishëm në protestë u shprehën se bëhet fjalë për dinjitetin e tyre dhe se ndjehen të nëpërkëmbur.

“Me paga 700-800 mijĂ« lekĂ«she do tĂ« hyjmĂ« nĂ« bashkimin Evropian? VetĂ« e kanĂ« deklaruar qĂ« minimumi i pagĂ«s sĂ« shtresĂ«s sĂ« mesme duhet tĂ« jetĂ« 1 milion e gjysmĂ« (tĂ« vjetra). E kemi gjysmĂ« pĂ«r gjysmĂ«â€, u shpreh Marina Llozhi, mĂ«suese prej 40 vitesh nĂ« arsimin shqiptar.

Ajo tha për Citizens.al se rritja e pagës, e kryer një vit më parë nuk justifikon ngarkesën që mësuesit kanë.

“Ne punojmĂ« me pĂ«rkushtim, i jemi pĂ«rgjigjur tĂ« gjitha kĂ«rkesave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit, jo Zoom-it, jo SMIP-it, jo digjitalizimit, jo tabelave tĂ« “smartlab” dhe tĂ« gjitha kĂ«to nĂ« shumicĂ«n e rasteve me paratĂ« e mĂ«suesit”, u shpreh Marina Llozhi.

Sipas saj, çdo gjë është mundësuar nga ajo personalisht për të siguruar një orë mësimore digjitale.

“UnĂ« personalisht kam laptop personal, kam video projektor personal, kam bokse personale, qĂ« realizoj digjitalizimin qĂ« kĂ«rkon Ministria e Arsimit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« si do ta bĂ«j digjitalizimin, kur nuk Ă«shtĂ« rritur buxheti pĂ«r arsimin”, shtoi mĂ« tej mĂ«suese Marina.

Në tjetër mësues pjesëmarrës në protestë, tregon se ngarkesa është shtuar jashtëzakonisht.

“MĂ«suesit duhet tĂ« bĂ«jnĂ« shumĂ« role dhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« pĂ«rkryer tĂ« mundshme. NĂ« njĂ« moment qĂ« çedon, flaket tej. NjĂ« nga pikat kryesore Ă«shtĂ« shpĂ«rblimi. Deri nĂ« vitin 2012-2013 ka ekzistuar, por pastaj u hoq. PunĂ«n e bĂ«jmĂ« me pĂ«rkushtim, por vlerĂ«simi Ă«shtĂ« i ulĂ«t”, u shpreh ai.

Ndërsa shtoi më tej se edhe pse misioni i mësuesit është të përgatisë nxënësit nga ana intelektuale, tanimë kjo gjë po kalon në plan të dytë.

“NdĂ«rkohĂ« po kalojmĂ« nĂ« planet kryesore tĂ« edukimit apo mĂ« keq akoma, tĂ« policit. Po menaxhojmĂ« situata qĂ« duhet tĂ« menaxhohen tjetĂ«rkund”, pĂ«rfundoi ai.

NĂ« ligjin 80/2015, “PĂ«r arsimin e lartĂ«â€ pĂ«rcaktohet se diplomat e programeve tĂ« studimit qĂ« kanĂ« zgjatur 3 vite (6 semestra), janĂ« ekuivalente me diplomat “Bachelor”.

NdĂ«rsa diplomat e programeve tĂ« studimit, qĂ« kanĂ« zgjatur sĂ« paku 4 vite akademike (8 semestra) janĂ« ekuivalente me diplomat “Master i shkencave”.

Lexo gjithashtu:

The post MĂ«suesit nĂ« protestĂ«: “Diferencimi nĂ« rroga dhe mungesa e pagĂ«s sĂ« 13-tĂ« po cenojnĂ« dinjitetin” appeared first on Citizens.al.

Eurostat: Shqipëria, vetëm 3.2 % e fëmijëve nuk ndjekin shkollën

15 December 2025 at 21:46


Shqipëria ka përqindjen më të ulët të të rinjve të cilët nuk ndjekin shkollën në moshën 15 vjeç e lart. Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT tregojnë se në vendin tonë përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën është 3.2 për qind, afro 10 herë më pak se Europa.

Po ashtu, ShqipĂ«ria paraqitet me shifra shumĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« braktisjes sĂ« shkollĂ«s nĂ« grupmoshĂ«n 15–34 vjeç dhe nĂ« krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo edhe Italia.

Greqia ka nivelin më të ulët të braktisjes së shkollës tek të rinjtë me 2.2%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 6.4% dhe Italia, e cila ka shifrën më të lartë me 8.1%.

TĂ« dhĂ«nat e Eurostat tregojnĂ« se 14.2% e njerĂ«zve tĂ« moshĂ«s 15–34 vjeç nĂ« BE kanĂ« braktisur arsimin ose trajnimin formal tĂ« paktĂ«n njĂ« herĂ« gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tyre.
Shkallët më të larta të braktisjes u regjistruan në Holandë (32.2%), Danimarkë (27.1%), Luksemburg (24.8%) dhe Estoni (24.4%).

Në të gjitha nivelet e arsimit (të ulët, të mesëm dhe të lartë), arsyeja më e zakonshme për mospërfundimin e një programi arsimor ishte se nuk i plotësonte pritjet ose ishte shumë i vështirë. Kjo u pasua nga arsye të tjera familjare ose personale dhe preferenca për punë./ Tv Klan

334 drejtorë të arsimit parauniversitar, Ristani: Fëmijët në qendër të politikave, krenar që kemi krijuar kushte dhe standarde

By: redi
15 December 2025 at 17:34

JanĂ« 334 drejtorĂ« tĂ« arsimit parauniversitar tĂ« cilĂ«t u çertifikuan sot. Kryetarja e Komanduar e BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Anuela Ristani u shpreh krenare pĂ«r qasjen dhe fokusin qĂ« Bashkia e TiranĂ«s ka pasur pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij 10-vjeçari jo vetĂ«m sa i pĂ«rket investimeve publike dhe infrastrukturĂ«s nĂ« arsimin parauniversitar, por edhe standardeve tĂ« edukimit dhe mirĂ«rritjes tĂ« fĂ«mijĂ«ve


Source

Ku jemi me botimin e teksteve mësimore universitare?

28 November 2025 at 17:01

Autor: Prof. Aleko Miho | Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Libri universitar, ose më saktë tekstet mësimore universitare, në këto 30-40 vitet e fundit janë lënë në heshtje, janë harruar nga institucionet përkatëse, dhe jo pak janë anatemuar dhe përfolur.

Vendi që zënë në panaire ndër vite është thuajse i papërfillshëm, ndërkohë libri universitar është ushqim i rëndësishëm për formimin profesional për breza të tërë studentësh që ndjekin programet e studimit në dhjetëra universitete publike dhe private në vend.

Nga cilësia e shkollimit të tyre varet shumë gjithë fati i zhvillimit dhe e ardhmja e gjithë vendit.

Nevojitet më shumë se kurrë një tekst mësimor i saktë shkencërisht, i përditësuar, i shkruar thjesht dhe qartë, i shqipëruar mirë, i ilustruar, i formatuar dhe shtypur bukur, por edhe me kosto jo shumë të lartë, për të mundësuar blerjen jashtë çdolloj tundimi nga studentët.

Kjo do të ndikonte shumë në cilësinë e dijes në secilin program studimi dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Mbresa nga Panairi i Librit

Më 16 nëntor bëmë një vizitë relativisht të shpejtë në Panairin e Librit bashkë me nipin dhe mbesën. Them të shpejtë, sepse nuk donim të ngarkoheshim shumë me blerjet tunduese, që për të vegjlit janë edhe më të mëdha. Kjo si për çmimet e librave, por edhe për hapësirën fizike që librat zënë në shtëpi.

Për më tepër që në gjithë këto vite nuk frekuentohet më Biblioteka e Shkollës, e Lagjes, apo e Qytetit, për të qarkulluar librin, dhe shpesh librat ngarkojnë gjithnjë e më shumë raftet tona.

Me këtë rast, më vjen shumë mirë që kjo veprimtari tashmë e kthyer në traditë ngjall shumë interes te qytetarët e Tiranës, te rinia, dhe sidomos te të vegjlit.

Për këtë përgëzoj shumë organizatorët dhe u shpreh mirënjohje për gjithë përpjekjet autorëve, përkthyesve, botuesve, redaktuesve, shtypshkronjave etj.

Interesi për librin ngjall gjithmonë shpresë për më shumë progres dhe mirëqenie, për më shumë demokraci në vend.

Po me librin universitar si është qasja?

Në këtë atmosferë të librit po sjell në vëmendje të shoqërisë, institucioneve të arsimit të lartë (IAL-ve), por dhe vendimmarrjes dhe politikës një shqetësim jo fort të vogël, atë të Librit Universitar, i cili vazhdon të jetë në mes të katër udhëve!

Ndërkohë, nuk duhet harruar se arsimi, veçanërisht arsimi i lartë, janë djepi i dijes, faktorë kyç për ekonominë, mirëqenien, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pas falimentimit në vitet 1990-të të ShBLU-së (Shtëpisë Botuese të Librit Universitar), botimi dhe ribotimi i librit universitar vazhdon të bëhet në mënyrë të çorganizuar, mbështetur thjesht në nisma vetjake të secilit titullar lënde, shpesh pa rregulla të mirëfillta formatimi, përkthimi, redaktimi shkencor, gjuhësor, pa rregulla në çmim, në magazinim dhe shitje, por dhe pa rregulla në honorar dhe në mbrojtje të të drejtave të secilit autor libri.

Kjo anarki lë shkas edhe për abuzime nga autorët, dhe për përfolje nga studentët dhe nga shoqëria në përgjithësi. Por ajo që është më e keqja, ky është një ushqim i pakontrolluar që u jepet studentëve, jo pa pasoja në themelet e dijes shkencore dhe në formimin që ata marrin në universitet.

TVSH zero për botimin e plotë të librit universitar

Sot kemi mbi 40 universitete aktive në vend, publike dhe private, në të cilat zhvillohen rreth 1,400 programe studimi në të gjitha ciklet.

Në secilin program studimi zhvillohen të paktën 30 lëndë në ciklin e parë e deri në 20 lëndë në ciklin e dytë.

Në secilën lëndë ka nevojë për të paktën një tekst mësimor bazë, mundësisht në gjuhën shqipe, dhe jo rrallë edhe për tekste të tjera ndihmëse, për ushtrimet, seminaret, praktikat laboratorike, praktikat në terren etj.

Nga një përllogaritje tepër e përafërt, numri i titujve të teksteve universitare që nevojiten për një zhvillim normal të procesit mësimor mund të kalojë edhe 50,000 në gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend.

Ky numër mund të jetë edhe më i lartë nëse marrim parasysh tekstet e mirëfillta shkencore, monografitë, të cilat mbështesin njëkohësisht edhe mësimdhënien në lëndë të caktuara.

Tirazhi i shtypit për secilin nga këta tituj është tepër i kufizuar, pasi vetë tregu studentor është i tillë; sidomos e theksuar kjo në vitet e fundit që numri i studentëve që frekentojnë shumicën e programeve të studimit ka rënë ndjeshëm.

Për mbulimin e një periudhe 10-vjeçare në degët tona biologjike, tirazhi do të luhatej nga 100 kopje për programet me grupe të vogla studentësh, sidomos ato Master, e deri në 1000 kopje maksimumi.

Kjo e bën shtypin e tyre me njëfarë çmimi më të lartë; për rrjedhojë edhe përditësimi/rishtypja e tyre nga autorët është tepër e ngadaltë, edhe kjo jo pa pasoja në cilësinë e transmetimit të dijes te studenti.

Këtu, këshillë e fortë do të ishte zero tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH 0) për botimin e plotë të librit universitar, përfshirë shtypin dhe shitjen.

Pasi vërtet tekstet në shqip nuk kushtojnë shumë, por TVSH-ja e shtypit prej 20% bën që çmimi në shitje të rritet 20-30% më shumë, pikërisht prej tirazhit të ulët.

Këtu as që bëhet fjalë për honorarin e autorit, i cili ka ardhur duke u bërë në vite gjithnjë e më qesharak, duke bërë që shumë nga titullarët e lëndëve bazë në programe studimi të rëndësishëm të heqin dorë nga shkrimi i librit universitar.

Kopertina e Praktikumit të Botanikës, mbështetur nga Fondacioni Zviceran Die Sylvia und Reinhard Bachofen-Stiftung/Citizens.al.

Teksti universitar origjinal në shqip dhe zgjidhjet e tjera

Për botimin e librit universitar pati një nismë nga Qeveria para pak vitesh në vazhdën e Paktit për Universitetin edhe për përkthime titujsh të teksteve kryesore universitare, por pa ndonjë prurje konkrete.

Për librin shkencor, Akademia e Shkencave është i vetmi institucion që boton, me tituj dhe tirazh relativisht të kufizuar, por dhe me kosto relativisht të lartë.

Po ashtu ndonjë universitet dhe autor i veçantë mund të botojnë aty-këtu vepra të caktuara shkencore. Pavarësisht, këto botime mund të japin ndikim të tërthortë dhe në procesin mësimor në universitete.

Shumëkush e zgjidh këtë me leksione të shkruara që i shpërndan elektronikisht te studentët, të cilët ndonjëherë edhe i shtypin.

Në disa raste për lëndë të veçanta mund të këshillohet literaturë në gjuhë të huaj; nuk është aspak keq, sidomos në rastet e diplomave të dyfishta, të cilat po shtohen gjithnjë e më shumë me prirjet e sotme të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Në shumë fusha sot është e mundshme të gjesh burime online. Mendoj që krahas anëve pozitive që mund të ketë një burim elektronik, përsëri nuk zëvendëson Studimin mbi një tekst mësimor të shtypur, në këndin e qetë të studimit.

Kurse zgjidhja me leksione të shkruara nuk do ishte në asnjë rast një zgjidhje e duhur. Edhe gjuha e huaj ende nuk përtypet sa duhet nga një masë jo e vogël studentësh.

Kur është i shkruar mirë sipas gjithë standardeve, në përmbajtje dhe shtyp, teksti universitar origjinal në gjuhën shqipe zhvillon shumë më saktë programin e lëndës, mbart në të gjithë krerët, gjuhën, frymën, dhe këndvështrimin e titullarit të lëndës.

Shpesh brenda tekstit secili autor fut shembuj origjinalë nga vendi; si i tillë, libri që flet shqip e transmeton më mirë dijen se një tekst universitar i huaj sado i mirë qoftë, si i përkthyer apo përshtatur.

Pa folur pastaj për koston e lartë që kanë tekstet e huaja, si kur blihen online, dhe më shumë kur ato përkthehen apo përshtaten në shqip.

Një student i zakonshëm tundohet shumë sot të blejë librin universitar në shqip, dhe me autor vetë përgjegjegjësin e lëndës; edhe pse çmimi mund të shkojë vetëm rreth 10-15 euro, jo më të blejë një libër në gjuhë të huaj që kushton gati 10-15 herë më shumë.

Kujtojmë që studentët janë një shtresë e shoqërisë jo fort e kamur, por dhe tepër e brishtë për qasjen ndaj librit.

Urgjente ringritja e Shtëpisë Botuese të Librit Universitar

Nga sa më sipër, botimi i librit universitar ka nevojë të dalë nga kjo anarki ku është zhytur.

Kjo do kërkonte fillimisht rregulla shumë të forta, në të gjitha hallkat, duke filluar që nga njësitë bazë në çdo IAL, deri në një Shtëpi Botuese të përbashkët të Librit Universitar.

Për këtë, nëpërmjet organizimeve të përbashkëta nevojitet që gjithë IAL-të të mendojnë seriozisht, bashkë dhe me Ministrinë e Arsimit, me Agjencitë për Mbështetjen dhe Akreditimin e IAL-ve (AKKSHI & ASCAL), dhe nga vetë Qeveria dhe politikëbërja.

Shumë institucione kanë aktivë Këshilla Botues të Buletineve Shkencore. Këta mund të zgjeroheshin dhe merrnin përsipër edhe rregullat për Botimin e Librit Universitar brenda njësive kryesore në IAL, nën vlerësimin, recensimin dhe miratimin paraprak të njësive bazë ku zhvillohet secila lëndë mësimore e veçantë.

Për këtë edhe të motivoheshin, pasi shpesh kjo punë nga institucionet bëhet falas!

Botimi i librit universitar nuk mund të jetë kurrë fitimprurës

Krahas rëndësisë së madhe që ka botimi i librit universitar, përsëri ky sektor nuk mund të jetë kurrë fitimprurës, për shkak të tirazhit të ulët të shtypit për një hapësirë relativisht të kufizuar si Shqipëria, ndoshta përfshirë këtu dhe diaspora, me numër gjithnjë e më të pakët studentësh në programe studimi jetike për ekonominë e vendit.

Për këtë ka shumë nevojë për subvencion nga Buxheti i Shetit, nga Donatorë brenda vendit dhe jashtë vendit. Nëse vihet re seriozitet dhe përkushtim në sektorin botues mendoj se edhe donatorët nuk mungojnë.

Një shembull i freskët është shtypi i Praktikumit të Botanikës, falë mbështetjes së Fondacionit Zviceran Die Sylvia und Reinhard Bachofen-Stiftung, ndaj të cilit shprehim mirënjohjen tonë më të thellë.

Në vitet 2005, nëpërmjet projektit të përbashkët TEMPUS (2003-2006), me Universitetet e Jenës (Gjermani) dhe Barit (Itali) ndër të tjera u bë e mundur edhe mbështetja e shtypit për mbi 30 tekstesh të ndryshme me tirazh që të mbulonin mësimdhënien në lëndët biologjike për të paktën 5 vite.

Lexoni gjithashtu:

The post Ku jemi me botimin e teksteve mësimore universitare? appeared first on Citizens.al.

Rama: AnĂ«tarĂ«simi nĂ« BE objektivi historik qĂ« s’ka kompromis

By: melisa
23 November 2025 at 18:02

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se momenti i anĂ«tarĂ«simit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian do tĂ« jetĂ« i vetmi rast kur ai do tĂ« ndihet plotĂ«sisht i kĂ«naqur, njĂ« ngjarje tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si epokale, historike dhe tĂ« jashtĂ«zakonshme. GjatĂ« podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se natyra e tij Ă«shtĂ« tĂ« mos jetĂ« kurrĂ« plotĂ«sisht i kĂ«naqur me punĂ«n apo rezultatet qĂ« arrin. “Vuaj nga pakĂ«naqĂ«sia.

Source

Dita e Alfabetit, PL: Buxheti për arsimin larg misionit të vërtetë të dijes

22 November 2025 at 12:30

TIRANË, 22 nĂ«ntor /ATSH/ Partia e LirisĂ« reagoi sot nĂ« DitĂ«n e Alfabetit  mbi gjendjen e arsimit nĂ« ShqipĂ«ri, duke e cilĂ«suar buxhetin e vitit 2026 “larg misionit tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« dijes dhe emancipimit tĂ« brezave tĂ« rinj”.

Zv.sekretarja e PĂ«rgjithshme e PL, Brunilda Haxhiu, deklaroi se investimet kapitale nĂ« arsim janĂ« vetĂ«m 0.2–0.3% e PBB-sĂ«, niveli mĂ« i ulĂ«t nĂ« rajon, ndĂ«rkohĂ« qĂ« 40% e shkollave janĂ« ndĂ«rtuar para viteve ’90 dhe janĂ« tĂ« amortizuara, duke rrezikuar sigurinĂ« e fĂ«mijĂ«ve.

Ajo theksoi se kërkimi shkencor financohet me vetëm 0.06% të PBB-së, shumë më pak se mesatarja europiane prej 2.2%, çka e lë arsimin e lartë të mbështetet pothuajse vetëm te projektet e huaja.

PL ngriti shqetësim edhe për mungesën e kushteve bazë në shkolla, klasat e mbingarkuara, mungesën e laboratorëve dhe mjeteve didaktike, transportin arsimor të munguar për mijëra nxënës, si dhe faktin se një psikolog mbulon deri në 1,500 fëmijë.

Sipas Haxhiut, 63% e maturantëve planifikojnë të ikin nga Shqipëria, pasi nuk shohin perspektivë për të ardhmen e tyre.

PL apeloi për një rikonceptim të arsimit, rritje të ndjeshme të financimit, rikthim të figurës së mësuesit si autoritet i dijes, investime në laboratorë, siguri në shkolla dhe politika që u ofrojnë të rinjve mundësi reale punësimi dhe zhvillimi.

/gj.m/j.p/

 

The post Dita e Alfabetit, PL: Buxheti për arsimin larg misionit të vërtetë të dijes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strasburgu shqyrton ankesën e studentëve të mjekësisë për punësimin e detyruar

21 November 2025 at 14:16

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka regjistruar ankimimin e 36 studentëve të mjekësisë kundër ligjit që i detyron të punojnë tre vite në Shqipëri, përndryshe duhet të shlyejnë tarifën e plotë të studimeve, që është përllogaritur të jetë rreth 15,000 euro.

Shqyrtimi në Strasburg kthen sërish në qendër të debatit një çështje që ka prodhuar protesta, bojkot dhe shqetësime të vazhdueshme për lirinë e zgjedhjes së profesionistëve të rinj.

Ligji u miratua fillimisht në korrik 2023 me pesë vite punësim të detyruar, por u ndryshua në shtator 2024 duke e ulur periudhën në tre vite. Rregullat e reja hynë në fuqi për vitin akademik 2025-2026 dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën e pajisjes me diplomë dhe licencë të mjekëve të rinj.

Për shqyrtimin e çështjes, GJEDNJ i ka dërguar qeverisë një listë pyetjesh që lidhen me procesin e regjistrimit në Universitetin e Mjekësisë, mënyrën e pagesës së tarifave, kufizimet e lirisë profesionale, të drejtës për një proces gjyqësor të drejtë dhe proporcionalitetin e detyrimit për punësim.

Studentët e mjekësisë përballen me dy alternativa: të nënshkruajnë kontratë me shtetin ose të refuzojnë dhe të paguajnë tarifën e plotë për gjashtë vitet e studimit.

Me një vendim të tetorit 2023, bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë vlerësoi se kostoja e një viti akademik për studentët e këtij universiteti ishte 248,975 lekë (rreth 2,500 euro) për një total rreth 15,000 euro.

Ata që pranojnë kontratën e marrin diplomën vetëm pasi të kenë përfunduar tre vitet e detyruara të punës në sistemin shëndetësor shqiptar.

Pyetjet e Strasburgut për çështjen e studentëve të mjekësisë.

Ligji parashikon që brenda tre muajsh pas licencimit, Ministria e Shëndetësisë të punësojë mjekët sipas notës mesatare duke i përjashtuar nga konkurrimi.

Në mungesë të një vendi në sistemin publik, mjeku i ri mund të punësohet në sektorin privat, me detyrim njoftimin e ministrisë. Nëse nuk punësohen brenda nëntë muajsh, ata përfitojnë një pagesë prej 80% të pagës mesatare për këtë periudhë.

Studentët që janë ankuar çështjen pretendojnë shkelje të së drejtës për arsim, punë të detyruar dhe diskriminim.

Çështja ngre dilema tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si shteti menaxhon mungesĂ«n e mjekĂ«ve nĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sor, duke e mbĂ«shtetur zgjidhjen te njĂ« model i detyrimit administrativ, nĂ« vend tĂ« reformave qĂ« mund tĂ« mbajnĂ« profesionistĂ«t nĂ« vend nĂ« mĂ«nyrĂ« vullnetare.

Ndërkohë, vetë pranimi i çështjes në Strasburg hap një proces që mund të kthehet në precedent për të drejtat profesionale të studentëve dhe standardet e shtetit në raport me politikat e punësimit.

Si u miratua ligji për studentët e mjekësisë

  • Qershor 2023: Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi idenĂ« e tre viteve punĂ« tĂ« detyruar. StudentĂ«t kundĂ«rshtuan me protesta.
  • Korrik 2023 – Kryeministri Rama e zgjeroi propozimin nĂ« pesĂ« vite detyrim. Protestat vazhduan.
  • Korrik 2023 – Shumica socialiste miratoi ligjin. StudentĂ«t paralajmĂ«ruan bojkot.
  • Tetor 2023 – Viti akademik nisi me bojkot. Ligji u dĂ«rgua pĂ«r pezullim nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese teksa universiteti pranoi tĂ« mos aplikojĂ« kontrata deri sa tĂ« kishte njĂ« vendim.
  • NĂ«ntor 2023 – Gjykata e pezulloi ligjin dhe kĂ«rkoi ndryshime.
  • Shtator 2024 – Kuvendi uli detyrimin nga pesĂ« nĂ« tre vite.
  • Qershor 2024 – StudentĂ«t iu drejtuan GJEDNJ-sĂ«.
  • NĂ«ntor 2025 – GJEDNJ regjistroi ankimimin dhe nisi pyetjet pĂ«r palĂ«t.

Lexo gjithashtu:

The post Strasburgu shqyrton ankesën e studentëve të mjekësisë për punësimin e detyruar appeared first on Citizens.al.

€103 milionĂ« tenderĂ« pa llogaridhĂ«nie, QĂ«ndresa Qytetare zbardh shpenzimet e universiteteve

20 November 2025 at 15:30

Shpenzimet e universiteteve publike rikthehen sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa Qëndresa Qytetare ekspozoi sot vlerën dhe numrin e përgjithshëm të kontratave, prokurimeve dhe tenderëve të institucioneve të arsimit të lartë.

Ekspozita e sotme pranĂ« Rektoratit tĂ« Universitetit tĂ« TiranĂ«s (UT), e paraqiti panoramĂ«n institucionale si njĂ« “bunker transparence”, ku mungesa e llogaridhĂ«nies duket tĂ« jetĂ« shndĂ«rruar nĂ« normĂ«.

Të dhënat e analizuara nga Qëndresa Qytetare për vitin 2025 tregojnë një model keqmenaxhimi financiar.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kanë zbuluar qindra mijëra euro abuzime me prokurimet publike, ndërsa universitetet e rretheve shpenzojnë deri në 77% të buxhetit vetëm për paga e honorare, pa investime, pa laboratorë dhe pa kërkim shkencor.

Sipas drejtuesit tĂ« organizatĂ«s, Rigels Xhemollari, refuzimi i transparencĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« standard. Ai tha gjatĂ« hapjes sĂ« aktivitetit se Universiteti i TiranĂ«s dhe Universiteti i MjekĂ«sisĂ« nuk kanĂ« pranuar tĂ« japin as kontratat e blerjeve tĂ« detergjenteve, duke i konsideruar ato “sekrete tregtare”.

“MĂ« falni, si mund tĂ« jetĂ« sekret tregtar detergjenti, montimi i dyerve, apo dhe ceremonia e diplomimit tĂ« studentĂ«ve. PavarĂ«sisht se kĂ«tĂ« çështje e kemi fituar edhe nĂ« gjykatĂ« kĂ«to universitete vijojnĂ« ta shpĂ«rdorojnĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« transparencĂ«,” tha drejtuesi i QĂ«ndresĂ«s Qytetare.

Xhemollari theksoi se kjo prirje vjen teksa këtë vit SPAK ka lëshuar 28 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, të përfshirë në nëntë procedura të dyshuara për abuzime me rreth 900,000 euro dhe paralelisht, KLSH ka propozuar gjithashtu 35 masa disiplinore për dy universitete të tjera, si dhe Akademinë e Shkencave.

Këto masa, sipas Qëndresës Qytetare, tregojnë dhe njëherë dinamikën dhe përmasën e korrupsionit në universitete.

“Sot shpresa e vetme Ă«shtĂ« qĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ«, tĂ« thellohen nĂ« hetime dhe tĂ« vazhdojnĂ« edhe me raste tĂ« tjera qĂ« tĂ« kthehen sytĂ« te universitetet pĂ«r tĂ« parĂ« se si shkojnĂ« kĂ«to shpenzime, ku shkojnĂ«, a janĂ« tĂ« prekshme apo kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me tenderĂ« tĂ« korruptuar,” tha Kolindo Vjerdha, aktivist i QĂ«ndresĂ«s.

Në total, tetë universitetet publike shpenzuan këtë vit 103 milion euro, por vetëm 4.2% shkoi për kërkim shkencor.

Shkodra dhe Korça arrijnë nivelin kritik: 77% e buxhetit u përdor vetëm për paga, duke e reduktuar funksionin akademik në minimum.

Një tjetër kontradiktë lidhet me shpenzimet e sigurisë. UT pagoi 1.65 milion euro për roje, Elbasani rreth 1 milion, ndërsa Politekniku 842 mijë euro. Për kontekst, Universiteti i Durrësit shpenzon katër herë më pak, pa pasur asnjë ndryshim në nivelin e sigurisë në kampuse.

“Universiteti Ă«shtĂ« katandisur nĂ« njĂ« njĂ«si qĂ« bĂ«n tenderĂ« dhe paguan rroga, pra njĂ« lloj institucioni i vdekur, i cili nuk bĂ«n ndonjĂ« dallim tĂ« madh, ku ta di unĂ«, nga njĂ« bashki, komunale e njĂ« qyteti dytĂ«sor nĂ« ShqipĂ«ri,” komentoi Ervin Goci, pedagog.

Sipas Qëndresës Qytetare, hendeku mes shpenzimeve dhe shërbimeve të ofruara për studentët është i dukshëm.

UPT deklaroi 70 mijë euro shpenzime vjetore për bojë printerësh. Kjo u konsiderua si shpenzim abuziv për sa kohë studentët si për shembull ata të Arkitekturës paguajnë nga 100 deri në 200 euro në muaj për printime jashtë institucionit.

Në disa fakultete raportohen blerje kompjuterësh, materialesh laboratorike dhe pajisjesh të cilat, sipas Qëndresës Qytetare, as studentët, as pedagogët nuk i kanë parë ndonjëherë.

Këto modele shpenzimesh sugjerojnë mungesë planifikimi, por edhe dyshime për tenderime klienteliste.

“Ndodhemi tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« sistem arsimor, i cili nuk na jep mbrapsht minimalisht dinjitetin e njĂ« studenti, pĂ«r mua problemi qĂ«ndron se sa nga kĂ«to shpenzime kthehen mbrapsht te studentĂ«t?” komentoi Mateo Yskollari, aktivist i QĂ«ndresĂ«s.

Pa transparencë dhe pa monitorim të brendshëm, universitetet rrezikojnë të kthehen në struktura që konsumojnë vetëm paga dhe kontrata, pa prodhuar dije, kërkim apo inovacion.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, QĂ«ndresa Qytetare kĂ«rkoi ribĂ«rjen e portalit “U-Transparenca”, rritjen e fondeve pĂ«r kĂ«rkim shkencor dhe forcimin e auditimit tĂ« brendshĂ«m.

Xhemollari theksoi se universitetet publike financohen nga taksat e qytetarëve dhe tarifat e studentëve, dhe për rrjedhojë ato nuk mund të funksionojnë me kontrata sekrete, tenderë të dyshimtë dhe vija të prishura llogaridhënieje.

â€œĂ‡Ă«shtja nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m financiare, por lidhet me cilĂ«sinĂ« e dijes, besimin publik dhe tĂ« ardhmen e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« vend,” theksoi Xhemollari.

Lexoni gjithashtu:

The post €103 milionĂ« tenderĂ« pa llogaridhĂ«nie, QĂ«ndresa Qytetare zbardh shpenzimet e universiteteve appeared first on Citizens.al.

Kumbaro: Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet sipas modelit të Cambridge

14 November 2025 at 12:32

TIRANË, 14 nĂ«ntor/ATSH/ Qendra e ShĂ«rbimeve Arsimore do tĂ« transformohet nĂ« Agjenci tĂ« ShĂ«rbimeve Arsimore, pĂ«rmes ekspertizĂ«s dhe modelit tĂ« Universitetit tĂ« Cambridge.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet të buxhetit 2026.

“Kemi edhe financimet nga donatorĂ«t e huaj, por sigurisht janĂ« para qĂ« shkojnĂ« pĂ«r sektorin dhe rrisin financimin total tĂ« sektorit. Fondi Shqiptaro–Amerikan pĂ«r Zhvillim ka programuar 8 milionĂ« euro pĂ«r vitin 2026 dedikuar arsimit, ku njĂ« prej projekteve kryesore Ă«shtĂ« transformimi i QendrĂ«s sĂ« ShĂ«rbimeve Arsimore nĂ« Agjenci tĂ« ShĂ«rbimeve Arsimore, qĂ« ka pĂ«r mision garantimin e interesit publik nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve nĂ« fushĂ«n e arsimit, profesioneve tĂ« rregulluara, vlerĂ«simeve kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare, nxitjen me synimin e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimeve arsimore dhe krijimin e kushteve tĂ« favorshme nĂ« interes tĂ« publikut”, theksoi Kumbaro.

Në partneritet me AADF, vijoi Kumbaro, Agjencia e Shërbimeve Arsimore do të ndërtohet sipas modeleve të Cambridge, duke siguruar ekspertizën më të mirë britanike, si edhe duke pasur mjedise bashkëkohore për zhvillimin e testimeve kombëtare.

Sipas saj, një tjetër program i financuar nga AADF, është edhe Junior Archivement Albania, program që për vitin 2026 financohet me rreth 1 milion euro.

“Po ashtu, Britich Council, njĂ« tjetĂ«r partner i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i MinistrisĂ« sĂ« Arsimit, ka programuar rreth 860 mijĂ« euro financim pĂ«r programet tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r vitin 2026, sikundĂ«r janĂ« edhe UNICEF dhe World Vision Albania, edhe kĂ«to me buxhete tĂ« dedikuara pĂ«r Arsimin. NdĂ«rkohĂ« njĂ« zĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m buxhetor janĂ« edhe investimet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku pĂ«rveç infrastrukturĂ«s arsimore pĂ«r Liceun Franko-Shqiptar nĂ« Korçë, programohen edhe mbi 8 milionĂ« euro pĂ«r transformimin e infrastrukturĂ«s akomoduese nĂ« kampuset rajonale tĂ« arsimit profesional nĂ« Elbasan, LushnjĂ«, VlorĂ«, DibĂ«r, ShkodĂ«r dhe KukĂ«s”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro bĂ«ri tĂ« ditur se “rreth 4 milionĂ« euro shkojnĂ« pĂ«r Kompleksin e Dijes nĂ« Korçë, njĂ« strukturĂ« e re inovative pranĂ« Universitetit “Fan Noli”, ndĂ«rsa 21 milionĂ« euro do tĂ« shkojnĂ« pĂ«r ngritjen e Kolegjit tĂ« EvropĂ«s nĂ« TiranĂ«â€.

/k.s/r.e/a.f/

The post Kumbaro: Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet sipas modelit të Cambridge appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2026/ ShĂ«ndetĂ«sia, mbrojtja sociale dhe arsimi “nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit”

By: Ela
12 November 2025 at 11:55

Shpërndarja e shpenzimeve buxhetore tregon për një zhvendosje të lehtë drejt forcimit të funksioneve publike dhe të sigurisë, teksa shihet rënie e mbështetjes për politikat sociale dhe arsimin. Sipas të dhënave të projektbuxhetit 2026, fondi për shërbimet e përgjithshme publike do të jetë 68,5 miliardë lekë dukë zënë 7,7% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore nga [
]

The post Buxheti 2026/ ShĂ«ndetĂ«sia, mbrojtja sociale dhe arsimi “nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit” appeared first on BoldNews.al.

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

By: Ela
9 November 2025 at 11:01

NĂ«nkryetari i KĂ«shillit Bashkiak tĂ« TiranĂ«s dhe kĂ«shilltar ekonomik i PartisĂ« Demokratike, Dorian Teliti ka kritikuar ashpĂ«r projektbuxhetin pĂ«r vitin 2026, duke theksuar se ShĂ«ndetĂ«sia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore tĂ« njĂ« shoqĂ«rie tĂ« suksesshme, mbeten nĂ« fund tĂ« prioritetve. Teliti shprehet se, ndonĂ«se qeveria Rama kishte premtuar njĂ« financim prej 5% tĂ« PBB-sĂ«, projekti i [
]

The post Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë! appeared first on BoldNews.al.

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

By: Elva
8 November 2025 at 13:44

Partia Demokratike akuzon qeverinĂ« se po e lĂ« arsimin dhe kĂ«rkimin shkencor jashtĂ« prioriteteve kombĂ«tare, duke e çuar vendin drejt njĂ« krize tĂ« thellĂ« nĂ« dije dhe zhvillim. Drejtuesja e Departamentit tĂ« Arsimit nĂ« PD, Lili Sula, deklaroi se buxheti i parashikuar pĂ«r arsimin dhe shkencĂ«n pĂ«r vitin 2026, nĂ« masĂ«n 2.53% tĂ« PBB-sĂ«, Ă«shtĂ« [
]

The post PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

“Edhe 100 vjet varfĂ«ri”/Raporti: ShqipĂ«ria po largohet nga standardet e BE-sĂ«

By: Elva
8 November 2025 at 08:09

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje në drejtimet kryesore, arsim, shëndetësi dhe qeverisje po bëhen hapa pas, duke thelluar më tej hendekun, në vend që ta ngushtonim. Ndryshe nga shtetet e pjesës lindore të Europës, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përparuar njësoj në ekonomi, [
]

The post “Edhe 100 vjet varfĂ«ri”/Raporti: ShqipĂ«ria po largohet nga standardet e BE-sĂ« appeared first on BoldNews.al.

KĂ«shilli i Ministrave miraton ndryshime nĂ« disa institucione: EmĂ«rime dhe shkarkime nĂ« “Arsim” dhe “Ekonomi”

5 November 2025 at 17:47

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Këshillit të Ministrave ka miratuar disa vendime dhe projektligje. Në njoftimin zyrtar sqarohet gjithashtu se në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve.

Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit dhe Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë.

Ndërsa Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma lirohet nga detyra.

Gjithashtu në njoftimin zyrtar nënvizohet;

– Znj. Armela Baka emĂ«rohet zĂ«vendĂ«sministĂ«r i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zĂ«vendĂ«sministĂ«r i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrĂ«.

– Z. Martin Kajo emĂ«rohet zĂ«vendĂ«sministĂ«r i EkonomisĂ« dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zĂ«vendĂ«sministĂ«r i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrĂ«.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut tĂ« ShkodrĂ«s, lirohet nga kjo detyrĂ«.

– Znj. Holta Duda emĂ«rohet prefekt i Qarkut tĂ« ShkodrĂ«s.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut tĂ« GjirokastrĂ«s, lirohet nga kjo detyrĂ«.

– Znj. Albana Hasanaj emĂ«rohet prefekt i Qarkut tĂ« GjirokastrĂ«s.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anĂ«tar i kĂ«shillit drejtues tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, pĂ«rfaqĂ«sues i MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, dhe emĂ«rimin e znj. Viola Haxhiademi anĂ«tar tĂ« kĂ«shillit drejtues tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, pĂ«rfaqĂ«sues i MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«.

– Lirimin e z. Alban MĂ«sonjĂ«si, anĂ«tar i kĂ«shillit drejtues tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, pĂ«rfaqĂ«sues i MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, dhe emĂ«rimin e z. Dritan Palnikaj anĂ«tar tĂ« kĂ«shillit drejtues tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, pĂ«rfaqĂ«sues i MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural.

Rritet buxheti për arsimin, ja si do ndahen paratë

By: redi
4 November 2025 at 16:27

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 62 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin (pas sportin tashmë) rritet në mbi 64 miliardë gjatë 2026-s Arsimi bazë është gati 37 miliardë lekë, ndjekur nga arsimi universitar dhe ai i mesëm. Pjesa tjetër e parave shkon për shkencën dhe zhvillimin e sportit. Me gjithë rritjen


Source

Segregimi qĂ« s’mbaron: 10 vite pas vendimit tĂ« Strasburgut, “Naim FrashĂ«ri” mbetet simboli i ndarjes etnike nĂ« arsim

29 October 2025 at 17:20

Autor: Brejdon Xhavara | Citizens.al

NĂ« lagjen “Kulla e Hirit” tĂ« Korçës, njĂ« shkollĂ« publike qĂ« dikur njihej pĂ«r cilĂ«sinĂ« dhe traditĂ«n e saj tĂ« mĂ«simdhĂ«nies Ă«shtĂ« kthyer prej mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade simbol i dĂ«shtimit institucional.

Shkolla 9-vjeçare “Naim FrashĂ«ri”, nĂ« zemĂ«r tĂ« qytetit, mbetet hapĂ«sirĂ« e ndarjes etnike pĂ«r fĂ«mijĂ«t nga komunitetet rom dhe egjiptian qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« mbi 90% tĂ« nxĂ«nĂ«sve tĂ« regjistruar.

Ky rast ka kaluar përmes institucioneve shqiptare, gjykatave kombëtare dhe përfundimisht në Strasburg, ku Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) konstatoi diskriminim për shkak të segregimit etnik.

Por dhjetë vjet më vonë, pas dëmshpërblimeve, planeve të veprimit dhe premtimeve, situata mbetet pothuajse e pandryshuar.

“FĂ«mijĂ«t tanĂ« nuk po mĂ«sojnĂ« dot as tĂ« lexojnĂ«â€

Historia nisi nĂ« vitin 2014, kur njĂ« grup nĂ«nash rome iu drejtua orgazatĂ«s “QĂ«ndistaret” dhe “QendrĂ«s pĂ«r tĂ« drejtat e Gruas Rome” pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ«. Ato shprehnin shqetĂ«simin se fĂ«mijĂ«t e tyre, megjithĂ«se nĂ« klasĂ«n e pestĂ«, nuk dinin tĂ« lexonin, tĂ« shkruanin emrin apo tĂ« bĂ«nin ushtrime elementare.

Hetimet e mĂ«vonshme tĂ« organizatave zbuluan se nĂ« shkollĂ«n “Naim FrashĂ«ri”, pĂ«rveç mbingarkesĂ«s me nxĂ«nĂ«s nga komunitetet rome dhe egjiptiane, cilĂ«sia e mĂ«simdhĂ«nies ishte ndĂ«r mĂ« tĂ« ulĂ«tat nĂ« rajon.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« u artikulua publikisht fjala “segregim” – njĂ« ndarje etnike faktike qĂ« ndodhte pa asnjĂ« urdhĂ«r zyrtar, por me tolerimin e autoriteteve.

“Shteti ishte dĂ«shmitar i njĂ« procesi segregimi qĂ« ndodhi nĂ« mĂ«nyrĂ« graduale, pa ndĂ«rhyrje,” shprehet aktivistja Manjola Veizi, njĂ« nga drejtuesit e organizatave qĂ« ngriti rastin fillimisht.

“PĂ«r vite me radhĂ« ne kemi kĂ«rkuar masa pĂ«r tĂ« shmangur kĂ«tĂ« situatĂ«, por pĂ«rgjigjet kanĂ« munguar.”

Sipas saj, pas viteve ’90, ndĂ«rsa shumĂ« familje rome u pĂ«rqendruan nĂ« lagjen “Kulla e Hirit”, shkollat e tjera tĂ« qytetit nisĂ«n tĂ« mos pranojnĂ« mĂ« nxĂ«nĂ«s nga kjo zonĂ«.

“Ishte njĂ« proces i heshtur pĂ«rjashtimi,” shton ajo. “NĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale, ‘Naim FrashĂ«ri’ mbeti vetĂ«m pĂ«r komunitetin rom dhe egjiptian. Dhe bashkĂ« me kĂ«tĂ« ndarje, ra edhe cilĂ«sia e arsimit.”

Nga Komisioneri në Strasburg: Një rrugë e gjatë drejt drejtësisë

Në vitin 2014, pas ankesave të prindërve dhe hetimit të shoqërisë civile, çështja iu dërgua Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky institucion konstatoi se autoritetet kishin dështuar të parandalonin dhe frenonin ndarjen etnike në shkollë, duke shkelur parimin e barazisë në arsim.

Por vendimi i Komisionerit nuk u zbatua plotësisht. Për këtë arsye, organizatat e përfshira dhe familjet e prekura iu drejtuan Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Në vitin 2022, kjo gjykatë shpalli vendimin historik: Shteti Shqiptar kishte shkelur Nenin 1 të Protokollit Nr.12 të Konventës Evropiane, që ndalon çdo formë diskriminimi.

GJEDNJ konstatoi se Shqipëria kishte dështuar të merrte masa efektive për ndalimin e segregimit dhe se vonesat e institucioneve nuk mund të justifikoheshin objektivisht.

Si rezultat, Gjykata urdhĂ«roi qeverinĂ« shqiptare tĂ« marrĂ« masa konkrete pĂ«r tĂ« “ç-segreguar” shkollĂ«n, tĂ« kompensojĂ« familjet e prekura me 4,500 euro pĂ«r çdo familje dhe tĂ« raportojĂ« periodikisht tek Komiteti i Ministrave i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s pĂ«r zbatimin e masave.

Vendimi u konsiderua një fitore ligjore për komunitetet e margjinalizuara, por faktet tregojnë se  ndryshimi ka qenë më shumë në letra sesa në realitet.

DhjetĂ« vite mĂ« pas: ÇfarĂ« ka ndryshuar?

Në tetor 2024, organizatat e përfshira paraqitën një ankesë pranë Këshillit të Evropës, tek Komiteti i Ministrave, duke raportuar progresin e pjesshëm dhe problemet e vazhdueshme.

Sipas tyre, ndarja etnike nĂ« “Naim FrashĂ«ri” vazhdon tĂ« jetĂ« e pranishme, ndĂ«rsa fĂ«mijĂ«t romĂ« dhe egjiptianĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« veçuar nga bashkĂ«moshatarĂ«t e tyre.

Raportimet e qeverisĂ« shqiptare tregojnĂ« pĂ«r “masa sistemike” si: plane veprimi, ndryshime ligjore, trajnime pĂ«r mĂ«suesit dhe promovim tĂ« rasteve tĂ« suksesit tĂ« nxĂ«nĂ«sve romĂ«.

MegjithatĂ«, monitorimet e konsiderojnĂ« zbatimin tĂ« pjesshĂ«m dhe jofunksional, raporti i vitit 2020 nga “European Commision against Racism and Tolerance” (ECRI) nĂ« faqen 20 pika 46 pĂ«rshkruan qartĂ« se:

“NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, tĂ« tri shkollat ekzistuese kanĂ« shumicĂ« tĂ« nxĂ«nĂ«sve romĂ« dhe egjiptianĂ« me 530 nga 700 (sipas vetĂ«deklarimit, pasi asnjĂ« pĂ«rkatĂ«si etnike nuk regjistrohet nĂ« regjistrin civil). Mesatarja e pĂ«rgjithshme sipas shkollĂ«s Ă«shtĂ« 70%: Naim FrashĂ«ri (95%), Asdreni (51%), Ismail Qemali (67%)”.

Gjithashtu në Planin Kombëtarë për Integrimin e Minoritetit Rom dhe Egjiptian 2021-2025, thuhet se ka 5 shkolla dhe 12 klasa me përqendrim shpërpjesëtimor të nxënësve romë dhe egjiptianë dhe targeti për vitin 2025 është që asnjë shkollë të mos jetë e segreguar.

NĂ« njĂ« shkĂ«mbim komunikimi tĂ« AvokaturĂ«s sĂ« Shtetit midis GJEDNJ i berĂ« publik nĂ« maj tĂ« vitit 2023 pĂ«r rastin e segregimit tĂ« shkollĂ«s “Naim FrashĂ«ri” nĂ« Korçë, pranohet qĂ« kjo shkollĂ« Ă«shtĂ« e segreguar dhe qeveria shqiptare do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« sĂ«rĂ« hapash konkrete pĂ«r arsimin gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, duke trajnuar mĂ«suesit pĂ«r “antigypsizmin” dhe vendosur nĂ« kurrikula mĂ«simore materiale tĂ« historisĂ« sĂ« komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.

Por nĂ« Tetor tĂ« vitit 2024, pala paditĂ«se “European Roma Rights Center” (ERRC) nĂ« njĂ« komunikim pĂ«r kĂ«tĂ« çështje deklaroi se kĂ«to masa nuk janĂ« zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive.

“Qeveria mund tĂ« ketĂ« pĂ«rgatitur dokumente dhe statistika, por realiteti nĂ« terren nuk ka ndryshuar,” thuhet nĂ« raportin e vitit 2024.

“NxĂ«nĂ«sit janĂ« ende tĂ« ndarĂ«, shumĂ« prej tyre braktisin shkollĂ«n, dhe pĂ«rfshirja nĂ« arsimin e mesĂ«m mbetet minimale.”

Komisioneri pĂ«r Mbrojtjen nga Diskriminimi konfirmoi se pĂ«rveç Korçës, raste tĂ« ngjashme janĂ« konstatuar edhe nĂ« MoravĂ«, Berat dhe ShkodĂ«r. Sipas zyrtarĂ«ve tĂ« kĂ«tij institucioni, “edhe pse vendimi i Strasburgut Ă«shtĂ« i qartĂ«, masat pĂ«r ta zbatuar janĂ« minimale, tĂ« vonuara dhe pa vullnet tĂ« plotĂ« politik.”

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« studim fizibiliteti pĂ«r situatĂ«n e ‘Naim FrashĂ«rit’ nĂ« vitin 2024, por pavarĂ«sisht takimeve tĂ« shumta, nuk kemi parĂ« ndryshime tĂ« prekshme nĂ« terren,” deklaron Komisioneri Robert Gajda.

“JanĂ« bĂ«rĂ« ndĂ«rhyrje infrastrukturore, por jo masa pĂ«r ç-segregim real,”

Ai shton se segregimi arsimor nuk është problem lokal, por fenomen kombëtar:

“NĂ« shumĂ« qytete, tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t romĂ« janĂ« pĂ«rqendruar nĂ« njĂ« ose dy shkolla, ndĂ«rsa shkollat e tjera tĂ« qytetit nuk kanĂ« asnjĂ« nxĂ«nĂ«s rom apo egjiptian. Kjo krijon dy realitete arsimore paralele, qĂ« dĂ«mtojnĂ« tĂ« gjithĂ«.”

Ministria e Arsimit: “Po zbatojmĂ« planin e veprimit”

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje zyrtare pĂ«r Citizens.al, Ministria e Arsimit theksoi se Ă«shtĂ« nĂ« proces tĂ« zbatimit tĂ« vendimit tĂ« Strasburgut dhe tĂ« “Planit KombĂ«tar tĂ« Veprimit pĂ«r BarazinĂ«, PĂ«rfshirjen dhe PjesĂ«marrjen e RomĂ«ve dhe EgjiptianĂ«ve 2021-2025”.

Sipas Ministrisë parashikohet që për vitin shkollor 2025-2026 të kryhet monitorimi i mbipërfaqësimit të nxënësve romë dhe egjiptianë, si dhe marrja e masave për parandalimin dhe shmangien e segregimit. Ministria gjithashtu thekson se po trajnon stafet e institucioneve për arsimin gjithëpërfshirës dhe antixhipsizmin.

MegjithatĂ«, organizatat qĂ« ndjekin rastin theksojnĂ« se kĂ«to masa janĂ« mĂ« shumĂ« “administrative dhe raportuese”, sesa ndĂ«rhyrje qĂ« prodhojnĂ« ndryshim real.

Nga ana e saj, Bashkia e Korçës thotë se ka ndjekur rekomandimet e Strasburgut, duke punësuar një mediator kulturor nga komuniteti egjiptian, i cili punon ngushtë me shkollën dhe familjet për të reduktuar ndarjen.

“Bashkia, mbi bazĂ« tĂ« kompetencave tĂ« saj, ka respektuar dhe ka vijuar punĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ«,” thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e DrejtorisĂ« sĂ« Kujdesit Social.

Por Etleva Tare, e cila punon pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi vlerëson se ndërhyrje të tilla mbeten të pamjaftueshme nëse nuk ndryshojnë politikat e regjistrimit dhe rajonizimit të shkollave ku fëmijët shpesh përfundojnë në të njëjtën shkollë thjesht për shkak të adresës.

“Segregimi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ndarje fizike, por edhe rĂ«nie e nivelit tĂ« mĂ«simdhĂ«nies,” shpjegon aktivistia Veizi.

Sipas saj, nĂ« “Naim FrashĂ«ri” pritet qĂ« çdo vit vetĂ«m 3-4 nxĂ«nĂ«s tĂ« vazhdojnĂ« nĂ« shkollĂ« tĂ« mesme.

“MĂ«suesit kanĂ« ulur pritshmĂ«ritĂ«, sepse fĂ«mijĂ«t vijnĂ« nga familje me kushte tĂ« vĂ«shtira, ku prindĂ«rit shpesh nuk dinĂ« shkrim e kĂ«ndim. Ky Ă«shtĂ« njĂ« rreth vicioz i dĂ«shtimit arsimor.”

Nga ana tjetër, fëmijët që rriten në shkolla ku nuk ka asnjë nxënës rom apo egjiptian humbasin mundësinë për të njohur diversitetin dhe për të mësuar bashkëjetesën.

“Kjo ndarje dĂ«mton tĂ« gjithĂ« shoqĂ«rinĂ«,” thotĂ« Komisioneri.

Krahasime rajonale: Shqipëria ende prapa

ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« e vetme nĂ« kĂ«tĂ« problem. Vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Hungaria kanĂ« pasur gjithashtu vendime gjyqĂ«sore pĂ«r segregimin e nxĂ«nĂ«sve romĂ«, por shumĂ« prej tyre kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa konkretĂ« pĂ«r integrim – nga transporti falas pĂ«r fĂ«mijĂ«t e komuniteteve, deri tek rishpĂ«rndarja gjeografike e nxĂ«nĂ«sve dhe programet pĂ«r diversitet kulturor nĂ« shkolla.

Në Shqipëri, megjithëse ekzistojnë politika dhe plane, mungon zbatimi praktik dhe bashkërendimi mes institucioneve lokale, ministrive dhe komuniteteve.

DhjetĂ« vite pas ankesĂ«s sĂ« parĂ« dhe tre vite pas vendimit tĂ« Strasburgut, realiteti i “Naim FrashĂ«rit” mbetet njĂ« kujtesĂ« e dhimbshme e njĂ« drejtĂ«sie tĂ« vonuar. Familjet morĂ«n dĂ«mshpĂ«rblim, por fĂ«mijĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« ndjekin tĂ« njĂ«jtĂ«n shkollĂ« tĂ« ndarĂ«.

Zbatimi i vendimit të GJEDNJ-së është cilësuar si i pjesshëm,  dëmshpërblimet janë kryer, por segregimi nuk është çrrënjosur. Për më tepër, raste të reja po shfaqen në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë.

Manjola Veizi nga “Qendra pĂ«r tĂ« drejtat e grave Rome” thotĂ« se zgjidhja kĂ«rkon vullnet politik, planifikim afatgjatĂ« dhe bashkĂ«punim real mes institucioneve dhe komunitetit.

Ndryshe, rreziku është që brezi i ardhshëm të përjetojë të njëjtën histori ndarjeje, thjesht me emra të tjerë shkollash.

Lexoni gjithashtu:

The post Segregimi qĂ« s’mbaron: 10 vite pas vendimit tĂ« Strasburgut, “Naim FrashĂ«ri” mbetet simboli i ndarjes etnike nĂ« arsim appeared first on Citizens.al.

Kumbaro: Fondet e kërkimit shkencor janë rritur pesë herë

21 October 2025 at 12:25

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tryezĂ«n ministrore tĂ« vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor pĂ«r KĂ«rkimin Shkencor dhe Inovacionin nĂ« PodgoricĂ«, ku temat kryesore ishin infrastrukturat kĂ«rkimore dhe Inteligjenca Artificiale nĂ« shkencĂ«.

Kumbaro tha se së bashku me eurokomisioneren Ekaterina Zaharieve ndanë zhvillimet më të fundit të Shqipërisë në këtë drejtim, ku fondet për kërkim shkencor janë rritur me pesë herë, ndërsa investimet e infrastrukturës kërkimore janë dyfishuar.

“PĂ«rmes programeve tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« KĂ«rkimit Shkencor dhe Inovacionit, njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« po i jepet si bashkĂ«punimeve me diasporĂ«n akademike, ashtu edhe mbĂ«shtetjes sĂ« studimeve tĂ« doktoraturĂ«s sipas fushave prioritare, ndĂ«rsa implementimin e InteligjencĂ«s Artificiale e kemi nisur qĂ« nĂ« arsimin parauniversitar pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« zinxhir tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« pĂ«rdorimit nĂ« AI nĂ« shĂ«rbim tĂ« shkencĂ«s”, u shpreh Kumbaro nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Ministrja Kumbaro theksoi se “nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, roli i infrastrukturave kĂ«rkimore dhe i inteligjencĂ«s artificiale nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m teknik, por Ă«shtĂ« thellĂ«sisht njerĂ«zor, sepse nĂ« qendĂ«r tĂ« çdo transformimi qĂ«ndron dija, bashkĂ«punimi dhe krijimtaria”.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro: Fondet e kërkimit shkencor janë rritur pesë herë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

19 October 2025 at 08:27

Çdo mĂ«ngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« fshatin Myç- Has dhe ndĂ«rron dy makina pĂ«r tĂ« mbĂ«rritur nĂ« shkollĂ«n profesionale “11 Marsi” tĂ« Prizrenit, rreth 55 kilometra nĂ« verilindje. KatĂ«rmbĂ«dhjetĂ«vjeçari nga Hasi Ă«shtĂ« nxĂ«nĂ«s i vitit tĂ« parĂ« dhe studion nĂ« degĂ«n e MekanikĂ«s. NĂ« mungesĂ« tĂ« shkollĂ«s profesionale [
]

The post Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional appeared first on Reporter.al.

❌
❌