Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

18 December 2025 at 21:42


Shqipëria vijon të përballet me një rënie të ndjeshme të popullsisë, duke shënuar ritmet më të larta negative në rajon.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet ndër shtetet me tkurrjen më të madhe demografike, si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.

Të dhënat tregojnë se ndryshimi i popullsisë në Shqipëri ndikohet kryesisht nga bilanci negativ migrator, ndërsa rritja natyrore (lindje minus vdekje) mbetet shumë e ulët.

Kjo e dallon Shqipërinë nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat, ndonëse po përballen me plakje të popullsisë, kanë ritme më të moderuara të rënies.

Eurostat vë në dukje se trendi është afatgjatë dhe lidhet me largimin e të rinjve drejt vendeve të BE-së, mungesën e kthimit të emigrantëve dhe uljen e numrit të lindjeve vit pas viti. Shqipëria, sipas këtyre të dhënave, po humbet popullsi më shpejt se mesatarja e rajonit dhe e disa vendeve të Europës Lindore.

Këto zhvillime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë sfidë madhore për politikat publike në vitet në vijim./Euronews Albania

Remitencat e diasporës: Në Kosovë u dërguan 1.32 miliardë euro gjatë vitit 2024

17 December 2025 at 21:01


Gjatë vitit 2024, remitencat e diasporës kanë vijuar të jenë një burim kyç financiar për vendet e Ballkanit, duke u llogaritur në miliarda euro dhe duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë kombëtare.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se shumë vende të rajonit mbeten të varura nga paratë e dërguara nga mërgimtarët, si për konsumin familjar ashtu edhe për stabilitetin ekonomik.

Në mesin e vendeve të rajonit, Kroacia renditet ndër të parat për nga vlera absolute e remitencave, me rreth 2.27 miliardë euro të dërguara gjatë vitit të kaluar, që përfaqësojnë rreth 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Bosnje dhe Hercegovina vijon të mbetet ndër ekonomitë më të varura nga remitencat, me rreth 1.99 miliardë euro nga diaspora, ose 7.6 për qind të PBB-së.

Shqipëria ka përfituar rreth 1.28 miliardë euro nga emigrantët e saj gjatë vitit 2024, një shumë që llogaritet në rreth 5.1 për qind të ekonomisë kombëtare.

Ndërkohë, Kosova shënon nivelin më të lartë të varësisë nga remitencat në rajon, me rreth 1.32 miliardë euro të dërguara nga diaspora, që përfaqësojnë afërsisht 12.7 për qind të PBB-së.

Në fund të listës qëndrojnë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi ka regjistruar rreth 345 milionë euro remitenca, ose 4.5 për qind të PBB-së, ndërsa Maqedonia e Veriut rreth 310 milionë euro, që përbëjnë rreth 2 për qind të ekonomisë së saj.

Ekspertët theksojnë se remitencat mbeten jetike për mbulimin e shpenzimeve bazë, ruajtjen e stabilitetit social dhe mbështetjen e ekonomive familjare në rajon, megjithëse ndikimi i tyre afatgjatë në zhvillimin ekonomik varet nga orientimi i këtyre mjeteve drejt investimeve prodhuese dhe qëndrueshmërisë ekonomike./Telegrafi/

Mërgimtarët vitin e kaluar kanë dërguar 310 milionë euro në Maqedoni

16 December 2025 at 09:44


Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022.

Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.

Në vitin 2024, suficit në transfertat personale kanë nëntë vende nga BE-ja, mes të cilave Kroacia (2,6% e PBB-së), Bullgaria (1,3%) dhe Portugalia (1,2%). Në të kundërt, Malta (-2,8%), Qiproja (-0,9%), Belgjika (-0,6%), Greqia, Spanja dhe Franca (secila nga -0,5%), treguan deficite më të mëdha të transfertave personale si pjesë e PBB-së së tyre, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Transferet personale të parave të dërguara nga banorët e BE-së ndaj personave që nuk janë banorë të BE-së, vitin e kaluar arrijnë 52,1 miliardë euro, që është rritje prej 6% në krahasim me vitin 2023 (49,2 miliardë euro), ndërsa fluksi i transfertave personale ndaj amvisërive për banorë të BE-së arrin gjithsej 14,8 miliardë euro, që është rritje prej 7% në krahasim me vitin 2023.

Në pesë vitet e fundit është shënuar rritje e madhe e fluksit të transfertave personale. Fluksi është rritur për 51%, ndërsa qarkullimi rritje në mënyrë më të ngadaltë, duke u rritur për 26%. Si rezultat i kësaj, ka zgjerim të bilancit negativ për BE-në në krahasim me vendet që nuk janë anëtare të BE-së, duke arritur 37,3 miliardë euro në vitin 2024.

Eurostat: Shqipëria, vetëm 3.2 % e fëmijëve nuk ndjekin shkollën

15 December 2025 at 21:46


Shqipëria ka përqindjen më të ulët të të rinjve të cilët nuk ndjekin shkollën në moshën 15 vjeç e lart. Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT tregojnë se në vendin tonë përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën është 3.2 për qind, afro 10 herë më pak se Europa.

Po ashtu, Shqipëria paraqitet me shifra shumë të ulëta të braktisjes së shkollës në grupmoshën 15–34 vjeç dhe në krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo edhe Italia.

Greqia ka nivelin më të ulët të braktisjes së shkollës tek të rinjtë me 2.2%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 6.4% dhe Italia, e cila ka shifrën më të lartë me 8.1%.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se 14.2% e njerëzve të moshës 15–34 vjeç në BE kanë braktisur arsimin ose trajnimin formal të paktën një herë gjatë jetës së tyre.
Shkallët më të larta të braktisjes u regjistruan në Holandë (32.2%), Danimarkë (27.1%), Luksemburg (24.8%) dhe Estoni (24.4%).

Në të gjitha nivelet e arsimit (të ulët, të mesëm dhe të lartë), arsyeja më e zakonshme për mospërfundimin e një programi arsimor ishte se nuk i plotësonte pritjet ose ishte shumë i vështirë. Kjo u pasua nga arsye të tjera familjare ose personale dhe preferenca për punë./ Tv Klan

Shqipëria, e fundit në Europë për porositë online dhe shërbimet bankare

By: gaze tare
3 December 2025 at 12:11

Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.

Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë) kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024. Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%. Përdorues ditorë të internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.

Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë. Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së. Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019. Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë.

Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend. Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.

Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.

Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore. Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë. Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone./Monitor

 

The post Shqipëria, e fundit në Europë për porositë online dhe shërbimet bankare appeared first on iconstyle.al.

Metodologjia e Eurostat, argëtimi dhe ushqimet rritje më të fortë të çmimeve në tetor

19 November 2025 at 14:45

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat, gati 0,1% më shumë se matjet kombëtare.

Sipas INSTAT rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,8%, “Shërbimi arsimor” me 2,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5%.

Në muajin Tetor 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,01%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Veshje dhe këpucë” me 1,1%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Transporti” me 0,2%.

Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 8.3% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Sllovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.2%.

Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

 

 

The post Metodologjia e Eurostat, argëtimi dhe ushqimet rritje më të fortë të çmimeve në tetor appeared first on Revista Monitor.

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

By: beni
3 November 2025 at 09:03

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar shifrat e EUROSTAT për varfërinë në vendin tonë, ku sipas statistikave 40.5% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Tabaku thotë se këto shifra janë sipas saj vetëm maja e ajsbergut të krizës në xhepat e qytetarëve dhe në tavolinën e familjeve tona. Ajo shton se një dekadë me radhë, ekonomia […]

The post Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë appeared first on BoldNews.al.

Çmimet e shtëpive në të gjithë Evropën: Cilat vende kanë rritjet më të larta?

7 October 2025 at 23:55


Çmimet e shtëpive në vendet e BE-së u rritën kryesisht nga prilli në qershor, me rritjet më të mëdha të vërejtura në vende si Portugalia dhe Bullgaria, shkruan euronews.

Çmimet e shtëpive në BE vazhduan të rriten në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke shënuar rritjen e shtatë radhazi nga viti në vit, transmeton Telegrafi.

Nominalisht, çmimet u rritën në të gjitha vendet e BE-së përveç Finlandës, ndërsa kostot u rritën gjithashtu në 21 nga 26 vendet kur u përshtatën për inflacionin.

Të dhënat tregojnë se ndërsa shumë evropianë ende po përpiqen të ngjiten në shkallën e strehimit, shqetësimet për përballueshmërinë nuk po i ulin ende çmimet në shumë fusha.

Por cilat vende kanë parë rritjet më të forta gjatë vitit të kaluar? Dhe si krahasohen këto trende me ndryshimet afatgjata?

Shtatë vende të BE-së shënojnë rritje nominale mbi 10%

Sipas Eurostat-it, çmimet e shtëpive në BE u rritën me një mesatare prej 5.4% nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2025. Shtatë vende regjistruan rritje prej më shumë se 10%, me Portugalinë (17.1%), Bullgarinë (15.5%) dhe Hungarinë (15.1%) që shënuan rritjen më të fortë.

Kroacia (13.2%), Spanja (12.8%), Sllovakia (11.3%) dhe Çekia (10.5%) gjithashtu shënuan rritje dyshifrore.

Në të kundërt, Finlanda ishte i vetmi vend që regjistroi një rënie, me çmimet e shtëpive që ranë me 1.3% nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Në tre vende, çmimet e shtëpive u rritën me 1% ose më pak: Franca (0.5%), Suedia (0.7%) dhe Qiproja (1%).

Midis ekonomive të tjera kryesore të BE-së, rritjet e çmimeve ishin më modeste dhe nën mesataren e BE-së. Gjermania regjistroi një rritje prej 3.2%, ndërsa Italia pa një rritje prej 3.9%.

Çmimet e shtëpive në Turqi janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, megjithëse të dhënat për periudhën më të fundit nuk janë ende të disponueshme. Sipas të dhënave të fundit nga tremujori i katërt i vitit 2024, çmimet u rritën me 28.5%, duke e bërë Turqinë vendin me performancën më të lartë.

Çmimet e deflatuara rriten në Portugali dhe Bullgari

Ndryshimet e deflatuara, ose reale, ofrojnë një pamje më të saktë të lëvizjeve të çmimeve duke marrë parasysh inflacionin e çmimeve të konsumit. Kur u përshtatën për inflacionin, çmimet e shtëpive në BE u rritën mesatarisht me 2.8%.

Portugalia (14.3%) dhe Bullgaria (14.1%) regjistruan rritjen më të fortë të çmimeve reale, të dyja duke tejkaluar 14%. Hungaria dhe Spanja (9.2% secila) dhe Kroacia (8.9%) gjithashtu panë rritje të konsiderueshme, duke iu afruar niveleve dyshifrore.

"Rritja e çmimeve reale të shtëpive në Portugali është nxitur nga kërkesa e fortë e huaj, veçanërisht nga nomadët digjitalë dhe emigrantët që zhvendosen sipas stimujve tatimorë dhe programeve të qëndrimit, të kombinuara me një mungesë të vazhdueshme të furnizimit me strehim", tha Mikk Kalmet nga Global Property Guide për Euronews Business.

Ai vuri në dukje se ndërtimet e kufizuara të reja, veçanërisht në Lisbonë dhe rajonet bregdetare, kanë amplifikuar konkurrencën për pronat ekzistuese, duke i shtyrë çmimet shumë mbi rritjen e të ardhurave lokale.

Sipas Indeksit të Pronave Deloitte 2025, "rritja ekonomike, qasja më e lehtë në hipoteka dhe optimizmi rreth pranimit në Eurozonë" luajtën një rol të rëndësishëm në rritjet e fundit në Bullgari, ndërsa kërkesa mbetet e fortë.

Çmimet e shtëpive ranë në pesë vende në terma realë, megjithëse rëniet ishin kryesisht modeste. Finlanda regjistroi rënien më të madhe me 2.6%, e ndjekur nga Suedia (1.7%) dhe Rumania (1.2%). Në Francë (0.1%) dhe Austri (0.3%), rëniet ishin minimale.

Në Itali (1.8%) dhe Gjermani (0.7%), rritja ishte modeste, duke mbetur nën 2%.

Ndryshimi pesëvjeçar në çmimet e pasurive të paluajtshme

Shqyrtimi i ndryshimeve afatgjata të çmimeve gjithashtu ofron një pamje më të mirë se si po evoluon tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale.

Midis tremujorëve të dytë të vitit 2020 dhe 2025, çmimet reale të shtëpive u rritën më dramatikisht në Portugali, me 40.6%. Portugalia dallohet, me të gjitha vendet e tjera që po rriten me më pak se 30%.

“Ndikimi nga pandemia është ende një nxitës kyç pasi gjithnjë e më shumë punonjës dhe sipërmarrës mund të veprojnë nga distanca nga kudo dhe regjimi tatimor i Banorëve Jo-Zakonorë (NHR) i ka shtuar popullaritetin Portugalisë”, tha Alex Koch de Gooreynd nga Knight Frank për Euronews Business.

Ai theksoi se tregu tradicional në të gjithë Portugalinë është udhëhequr gjithmonë nga blerësit e stilit të jetesës dhe investitorët që kërkojnë mundësi në të gjitha qendrat kryesore të Porto, Lisbonës, Cascais, Comporta dhe Algarve.

“Një trend i ri ka qenë rritja e kërkesës për fshatin më të qetë të Alentejo si nga investitorët ashtu edhe nga familjet”, shtoi ai.

Kroacia (29.9%), Hungaria (29.4%), Lituania (28.8%), Bullgaria (25.1%), Estonia (22.5%) dhe Sllovenia (20.3%) gjithashtu regjistruan një rritje të fortë reale, secila mbi 20%. /Telegrafi/

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

By: V K
16 September 2025 at 07:51

Nga viti 2008 deri në 2024, rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.

Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit, për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur, duke u përshpejtuar vitet e fundit.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë.

Pas vitit 2015, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.

Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024.

Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.

Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.

Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike, është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë.

Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.

Paga mesatare në Shqipëri, ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane.

Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.

Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.

Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE, e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./ Monitor

The post Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

By: Elva
14 September 2025 at 08:55

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht […]

The post Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së appeared first on BoldNews.al.

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

By: V K
12 September 2025 at 07:44

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.

Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024, tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).

Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europiane, e cila është vendosur në 100%. Vetëm Maqedonia e Veriut, me një indeks prej 49.5, është më e lirë se Shqipëria në këtë kategori.

Kjo do të thotë se ushqimi në restorante dhe akomodimi në Shqipëri kushtojnë gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të BE-së.

Shqipëria është më e lirë se vende të rajonit si Turqia (68.9), Rumania (68.5) apo Bullgaria (53.2) – dhe shumë më e lirë se shtete si Italia (106.9), Franca (110.0) apo Gjermania (112.1).

Përveç të dhënave zyrtare nga Eurostat, edhe platforma ndërkombëtare Numbeo konfirmon se Tirana është një nga qytetet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë.

Sipas Numbeo-s, një vakt i thjeshtë për një person kushton mesatarisht 9 euro, ndërsa një darkë për dy persona, në një restorant me çmim mesatar është rreth 22.50 euro.

Këto çmime janë dukshëm më të ulëta krahasuar me qytete si Roma (15€/33€), Athina (15€/27€) apo Parisi (15€/31€) – pa përmendur kryeqytete si Stokholmi ku një darkë e ngjashme kap 51 euro.

Në këtë kontekst, të dhënat nga Eurostat dhe Numbeo plotësojnë njëra-tjetrën, Shqipëria jo vetëm që renditet e dyta më e lirë në Europë për restorante e hotele, por ofron gjithashtu një raport cilësi–çmim shumë konkurrues, veçanërisht për turistët nga Europa Perëndimore që në vendin e tyre do të paguanin dyfish për të njëjtën përvojë.

Media e njohur “Travel and Tour World” e cilëson Shqipërinë si një nga destinacionet më të përballueshme në Mesdhe, krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Ajo veçon Sarandën si një “Ibiza me çmime të buta”, ku një darkë për dy kushton rreth 5,000 lekë dhe një birrë vetëm 250 lekë. Sipas medias, turistët po e zgjedhin Shqipërinë për çmimet e ulëta, atmosferën e qetë dhe përvojën autentike që ofron.

Ky avantazh e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët që kërkojnë përvoja kulinare dhe kulturore me çmime të përballueshme.

Por ekspertët paralajmërojnë se ruajtja e këtij avantazhi kërkon kujdes në menaxhimin e cilësisë, që çmimet e ulëta të mos kthehen në sinjal të një shërbimi të dobët.

Në këtë sfond, Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, paralajmëron: “Restorantet nuk mund të ofrojnë standard cilësor me kosto të ulët, pasi qiratë dhe pagat po standardizohen drejt rajonit.”

Por, nëse Shqipëria zgjedh të ndjekë rrugën e rritjes së çmimeve pa një strategji të qartë për të ruajtur cilësinë dhe identitetin gastronomik, rrezikon të përballet me të njëjtin fat si Kroacia. Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Express”, në shumë zona bregdetare kroate, përvoja ushqimore është kthyer në një nga ankesat kryesore të turistëve.

Rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë – përkundrazi, siç raportojnë vetë pushuesit, “ushqimi nuk është më aq i freskët dhe tradicional sa dikur”. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht në segmentin që kërkon përvoja autentike dhe të përballueshme.

Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për Shqipërinë, ku ende ekziston një mundësi reale për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm rreth kuzhinës vendase. Siç thekson Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”, “çmimet e ulëta janë përparësi, por nuk duhet të jenë qëllimi kryesor – prioritet duhet të mbetet ofrimi i një përvoje të mirëfilltë, të kujdesshme dhe me standard.”

Përballja me sfidat e brendshme kërkon më shumë sesa mbajtja artificiale e çmimeve të ulëta. Enri Jahaj thekson se “sfida më e madhe është punësimi, mbajtja e ulët e shpenzimeve dhe bashkëpunimi i sektorit së bashku”.

Në mungesë të kësaj qasjeje kolektive dhe mbështetjes për ruajtjen e cilësisë me një kosto të arsyeshme, edhe vetë avantazhi aktual i Shqipërisë mund të venitet, duke i hapur rrugë një cikli rënës në turizmin gastronomik./ Monitor

The post EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë appeared first on Albeu.com.

Cilat vende evropiane kanë më shumë vende pune të lira?

25 August 2025 at 23:56

Në Gjermani ka mbi 1 milion vende pune të lira, 750,000 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 500,000 në Francë.

Euronews Business shqyrton më nga afër normat dhe numrat e vendeve të lira të punës në të gjithë Evropën, transmeton Telegrafi.

Papunësia dhe mungesa e fuqisë punëtore janë probleme serioze në të gjithë Evropën. Eurostat vlerëson se afërsisht 13.1 milion njerëz ishin të papunë në BE në maj të këtij viti.

Pavarësisht se Komisioni Evropian prezantoi disa politika për të adresuar sfidat e punësimit dhe ato sociale në BE, miliona vende pune mbeten të lira.

Që nga tremujori i dytë i vitit 2025, ka mbi 1 milion vende pune të lira në Gjermani dhe gjysmë milioni në Francë.

Pra, ku janë normat e vendeve të lira të punës më të larta dhe më të ulëta në Evropë? Sa vende pune të lira ka në të gjitha vendet evropiane? Dhe cilat vende kanë më shumë nevojë për punëtorë?

Çfarë është një vend pune i lirë?

Një vend pune i lirë është një vend pune i paguar që është krijuar rishtazi, i pazënë ose gati të bëhet i lirë. Sipas Eurostat, kjo do të thotë që punëdhënësi po kërkon në mënyrë aktive një kandidat të përshtatshëm nga jashtë ndërmarrjes. Punëdhënësi mund të planifikojë ta mbushë vendin e punës menjëherë ose brenda një periudhe të caktuar kohore.

Në llogaritjen e shkallës së vendeve të lira të punës (JVR), merren parasysh si numri i vendeve të lira të punës ashtu edhe numri i vendeve të zëna, për të treguar kërkesën totale dhe vendet e lira të punës. Në thelb, ajo mat përqindjen e totalit të vendeve të lira të punës.

Për shembull, një shkallë prej 3% do të thotë që nëse ka gjithsej 100 vende pune, 97 janë të zëna dhe 3 janë të lira.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, 2.1% e vendeve të punës në BE janë të lira. Kjo është më pak se 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2025 dhe nga 2.4% në tremujorin e dytë të vitit 2024.

JVR varion nga 0.6% në Rumani në 4.2% në Holandë. Ky hendek i gjerë pasqyron kushtet e ndryshme të tregut të punës në të gjithë Evropën.

JVR është gjithashtu 3% ose më i lartë në Belgjikë (4.1%), Austri dhe Norvegji (të dyja 3.4%), dhe Maltë (3%). Kjo tregon se Evropa Veriperëndimore ka kërkesën më të lartë për punëtorë. Evropa Lindore dhe Jugore tregojnë kërkesë më të dobët.

Për disa vende, të dhënat e tremujorit të dytë nuk janë ende të disponueshme, kështu që shifrat e tremujorit të parë përdoren për krahasim. Kjo mund të ndikojë pak në renditje.

Shkalla e vendeve të lira të punës mbi mesataren e BE-së në Gjermani dhe Francë

Pas Rumanisë, normat e vendeve të lira të punës janë më të ulëta në Spanjë dhe Poloni (0.8%), Bullgari (0.9%) dhe Turqi dhe Sllovaki (1.1%).

JVR është mbi mesataren e BE-së (2.1%) në dy ekonomitë më të mëdha të Evropës. Ajo qëndron në 2.5% si në Gjermani ashtu edhe në Francë. Në Itali, shkalla është 1.7%.

Numrat aktualë të vendeve të lira të punës mund të ofrojnë gjithashtu një pasqyrë më të thellë.

Renditja e vendeve të lira të punës: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda

Midis 30 vendeve, duke përfshirë anëtarët e BE-së, kandidatët, Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Gjermania ka numrin më të lartë të vendeve të lira të punës me 1.05 milion.

Në të njëjtën kohë, Gjermania është destinacioni më i popullarizuar për migrim në Evropë. Gjermania kishte numrin më të madh absolut të emigrantëve në vitin 2023, sipas Eurostat. Ajo mori 324,000 nga vendet e BE-së, 905,000 nga vendet jo-anëtare të BE-së dhe 42,000 me origjinë të panjohur – një total prej 1,271,000.

Megjithatë, Spanja tregon një pamje të ndryshme. Ajo renditet e 8-ta në vendet e lira të punës me 145,000, por vjen menjëherë pas Gjermanisë në imigracionin total me 1.25 milion. Kjo tregon se çdo vend duhet të shqyrtohet veçmas, duke marrë parasysh faktorë të tillë si madhësia e ekonomisë së saj dhe tendencat e rritjes.

Mbretëria e Bashkuar (vlerësim i Zyrës për Statistikat Kombëtare) është e dyta me 781,000, e ndjekur nga Franca me 504,000. Holanda renditet e katërta me 400,000 vende të lira pune.

Turqia ka 206,000 vende të lira pune. Gjithashtu, ajo regjistroi shkallën më të lartë të të rinjve që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim (NEET) në vitin 2024.

Vende të tjera me mbi 100,000 vende të lira pune përfshijnë Belgjikën (170,000), Austrinë (148,000), Spanjën (145,000), Suedinë (113,000), Norvegjinë (107,000) dhe Poloninë (101,000).

Islanda (5,000) ka numrin më të ulët të vendeve të lira të punës, e ndjekur nga Luksemburgu (7,000), Malta (8,000) dhe Maqedonia e Veriut (10,000).

Kërkesa e paplotësuar për punë dhe boshllëku i aftësive

Çfarë na tregon JVR? Eurostat e shpjegon këtë: “Shkalla e vendeve të lira të punës pasqyron kërkesën e paplotësuar për punë, si dhe mospërputhjet e mundshme midis aftësive dhe disponueshmërisë së atyre që janë të papunë dhe atyre që kërkohen nga punëdhënësit”.

Mungesat e aftësive po bëhen një sfidë e madhe për punëdhënësit në të gjithë Evropën sipas anketave. Për shembull, një anketë e vitit 2023 nga ManpowerGroup zbuloi se 75% e punëdhënësve në 21 vende evropiane nuk mund të gjenin punëtorë me aftësitë e duhura. Kjo është nga 42% në vitin 2018 – një rritje prej 33 pikësh përqindjeje. Në këtë anketë, Gjermania dhe Greqia regjistruan shkallën më të lartë me 82%.

Në mënyrë të ngjashme, në fund të vitit 2023, një anketë e Eurobarometrit zbuloi se 54% e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) të BE-së renditën mungesat e aftësive midis tre problemeve të tyre kryesore.

Shumica e njoftimeve të punës sipas profesionit dhe pagat më të larta

Ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë vendet e lira të punës sipas sektorit, ato nuk ofrojnë një ndarje të detajuar sipas profesionit. Për të kuptuar se cilët sektorë kanë më shumë njoftime pune në Evropë, një artikull i Euronews Business ofron një pamje të qartë bazuar në të dhënat e fundit nga platforma globale e punësimit Indeed.

Nëse jeni kuriozë se cilat karriera ofrojnë pagat më të larta, ky artikull paraqet në mënyrë gjithëpërfshirëse trendet më të fundit të pagave dhe profesioneve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën. /Telegrafi/

 

The post Cilat vende evropiane kanë më shumë vende pune të lira? appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

By: Elva
21 August 2025 at 15:12

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm […]

The post Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare appeared first on BoldNews.al.

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

By: Elva
3 July 2025 at 08:18

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara. Ky renditje […]

The post Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë appeared first on BoldNews.al.

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

By: Ardit
22 June 2025 at 08:08

Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit një rritje të qëndrueshme ekonomike në përqindje, duke u renditur shpesh në grupin e vendeve me ritmet më të larta në rajon. Megjithatë, ky sukses nominal fshihet pas një realiteti të pakëndshëm: rritja nuk po përkthehet në mirëqenie të prekshme për qytetarët. Sipas të dhënave më të fundit […]

The post Rritja që nuk po sjell mirëqenie appeared first on BoldNews.al.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 June 2025 at 21:53

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë është barazuar në vitin 2024.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Ky vlerësim del në raportin e fundit të Eurostat, ku indeksi i Çmimeve të Ushqimeve për vendin tonë e kaluar nivelin 100% për herë të parë pas 20 viteve.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 70% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a, pati një rritje të shpejtë, dhe në vitin 2024 çmimet u barazuan.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, të cilat shiten sa 131% e mesatares së BE-së, nga 120%, vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera dhe pijet janë rreth 20% më shtrenjtë se në BE, ndërkohë, më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër, Islandë dhe Norvegji, ndërsa më lirë janë në Turqia Rumani dhe Maqedoninë e Veriut.

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

By: V K
19 June 2025 at 08:09

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të lirë, “jo kaq të shtrenjtë”. “Sapo dolëm nga supermarketi.

Ndërkohë që ishim brenda, nuk patëm kohë të llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do të na kushtonin rreth 10-15 euro”, – tregon ai.

Morëm disa gjëra për darkë: një verë, pije, pasta, mish, salcë domatesh dhe perime për sallatë. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, në total, paguam rreth 35 euro, më shtrenjtë sesa në Bolonjë”, – shton Alesandro.

Elmor, një tjetër turist nga Britania ka bërë një koment në faqen Visit Albania për një supermarket në Golem.

Blemë (me peshë) 5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë jeshile, një qese me patate të vogla dhe një spec jeshil… 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nëse çmimi ishte i saktë, dhe shitësja nisi të shtypte numrat në kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund të ishte e vërtetë, apo jo!? Sot u futëm edhe në një supermarket tjetër për disa gjëra të vogla – asgjë e madhe, asnjë produkt britanik që normalisht kushton më shumë – dhe pagova me kartë…

Mbi 14 paund!?. Zonja që na pret këtu na tha se në fakt është më lirë të hash në restorante sesa të përpiqesh të gatuash vetë në apartamentin me vetëshërbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

Për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%), që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së.

Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janë më të shtrenjtat në rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2).

Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës./ Monitor

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë appeared first on Albeu.com.

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

By: gaze tare
17 June 2025 at 19:44

Eurostat, ka publikuar një raport lidhur me numrin e kërkesave për azil, për periudhën mars të vitit 2025.

Sipas këtij raporti, në mars të këtij viti pati 57 mijë e 925 azilkërkues (aplikantë për herë të parë), të cilët aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian. Duke e krahasuar këto vlera me marsin e vitit 2024, numri i azilkërkuesve ka shënuar një rënie prej 23%. Por, krahasuar me shkurtin e vitt 2025, ka një rënie prej vetëm 2%.

Numri më i lartë i azilkërkuesve nga Venezuela

Venezuela shënohet të ketë numrin më të madh të njerëzve të cilët kërkuan azil në mars të këtij viti. Rreth 8 mijë e 600 aplikantë për herë të parë u regjistruan nga Venezuela.

Në radhë të dytë vijnë afganët, 5 mijë e 650 të tillë dhe në vend të tretë bangladeshasit me 3 mijë e 145 azilkërkues.

Vendet që morën numrin më të lartë të kërkesave për azil

Sipas Eurostat, kanë qenë Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania ato të cilat morën numrin më të lartë të kërkesave për azil.

E para qëndron Spanja, me 13 mijë e 335 azilkërkues. Së dyti, vjen Franca me 10 mijë e 690 kërkesa për azil dhe së treti, Gjermania me 8 mijë e 975 azilkërkues.

Këto tre shtete, përbënin 78% e të gjitha kërkesave për azil për muajin mars 2025.

Shqetësues numri i lartë i azilkërkuesve të mitur, të pashoqëruar

Nga ky raport, shihet se është në trend rritës numri i azilkërkuesve të moshës së mitur, të cilët nuk janë të shoqëruar nga ndonjë i rritur.

Në muajin mars 2025, u shënuan plot 1 mijë e 595 të mitur azilkërkues, të pashoqëruar.

Pjesa më e madhe e këtyre të miturve ishin me prejardhje nga Siria, 250 të tillë. Më pas vinin nga Afganistani (240 të mitur), e së treti nga Venezuela (150 të mitur).

Vendi i BE-së që mori numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (485 të mitur), e ndjekur nga Spanja (330 të mitur) dhe Greqia (160 të mitur).

Në ulje statusi i mbrojtjes për azilkërkuesit

Teksa këta persona janë në kërkim të një vendi më të mirë, me standarte jetese më të larta, vendimet e qeverive të huaja nuk janë gjithnjë pozitive.

Sipas Eurostat, për tremujorin e parë të vitit 2025, vendet e Bashkimit Evropian u dhanë statusin e mbrojtjes vetëm 66 mijë e 315 azilkërkuesve. Ky numër, shënon rënien prej 33%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, kur u shënuan 99 mijë e 390 statuse të tilla.

Nga 66 mijë e 315 azilkërkues që kanë përfituar statusin e mbrojtjes në shkallën e parë, 49% e tyre kanë marrë statusin “refugjat”, 26% atë “humanitar” dhe 25% kanë marrë statusin “mbrojtje plotësuese”.

Numri më i lartë i dhënies së statusit të mbrotjes shënohet nga Gjermania e cila e dha këtë status për 15 mijë e 590 persona. Në vend të dytë vjen Franca, që ka dhënë statusin e mbrojtjes për 12 mijë e 625 persona, ndërsa e treta është Spanja. Kjo e fundit ka dhënë statusin e mbrojtjes për 11 mijë e 565 azilkërkues.

Azilkërkuesit që morën këto statuse ishin kryesisht afganë (18 mijë e 500 azilkërkues). Numër të lartë azilkërkuesish që morën statusin e mbrojtjes u shënuan dhe nga Venezuela (8 mijë e 675 të tillë), si dhe nga Ukraina (4 mijë e 285 azilkërkues).

Këto shifra bëhen fjalë për tremujorin e parë të vitit 2025./TvKlan

The post Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025 appeared first on iconstyle.al.

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25 May 2025 at 17:19

Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111.4  të burgosurish. Vendi ynë kryeson gjithashtu në rajon, i ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Numri i lartë i të burgosurve rrjedhimisht ka çuar në institucione të vuajtjes së dënimit të tejmbushura, në raport me shumicën e Europës.

“Herë pas here këto limite arrihen dhe kalojnë në mbingopje dhe kanë shërbyer për shfryrje amnistitë e bëra. Numri i personave që janë në vuajtje të dënimit është i lartë, por shpesh edhe më i lartë është numri i i atyre në paraburgim”, tha eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Softa i cilëson si tendenca shqetësuese diskutimet mes Shqipërisë dhe disa vendeve perëndimore për transferimin e të burgosurve për të vuajtur dënimin në territorin shqiptar. Zvarritja e proceseve gjyqësore është një tjetër aspekt që ndikon në mbingarkesën në burgje.

“Përshpejtimi i këtyre procedurave është një zgjidhje, por edhe masa të tjera sigurie alternative për vepra që nuk kanë rrezikshmëri të lartë”, tha Softa.

Softa shprehet se krijimi i kushteve për vënien në funksion të burgjeve të hapura është një alternativë tjetër që i shërben uljes së ngarkesës në institucionet e vuajtjes së dënimit./rtsh

The post Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve appeared first on Telegrafi.

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me më pak makina në Europë

22 May 2025 at 17:04

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat dhe të përditësuara me popullsinë e Censit të vitit 2023, tregojnë se në fund të vitit të kaluar në vend ishin të regjistruara rreth 742 mijë automjete aktive, që përkthehet në 306 makina për çdo 1000 banorë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 176 automjete për 1000 banorë, dhe Maqedoninë e Veriut, me 264.

Por situata ndryshon në Tiranë. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend. Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Të dhënat i afrohen mesatares së Bashkimit Europian, që është rreth 550 makina për 1000 banorë. Megjithatë, kjo shifër nuk e reflekton realitetin e gjithë vendit, pasi zonat e tjera mbeten shumë më poshtë kësaj mesatareje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka pak makina për banor, por trafiku urban, veçanërisht në Tiranë, është gjithnjë e më problematik. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin urban, cilësinë e transportit publik dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore.

Vendi me numrin më të lartë, të mjeteve, është Italia, ku sipas Eurostat, janë 694 makina për 1000 banorë. Ndërkohë, vendet si Holanda, Suedia dhe Danimarka kryesojnë për përqindjen më të lartë të automjeteve elektrike, duke reflektuar një tjetër tendencë drejt teknologjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vendet lindore dhe qendrore të Europës kanë parë një rritje të shpejtë në motorizim gjatë dy dekadave të fundit. Rumania, për shembull, ka pasur rritjen më të lartë mesatare vjetore të makinave për banor, me +5.4% në vit, e ndjekur nga Polonia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eurostat: Shqipëria ndër vendet me më pak makina në Europë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌