❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

18 December 2025 at 21:42


Shqipëria vijon të përballet me një rënie të ndjeshme të popullsisë, duke shënuar ritmet më të larta negative në rajon.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet ndër shtetet me tkurrjen më të madhe demografike, si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.

Të dhënat tregojnë se ndryshimi i popullsisë në Shqipëri ndikohet kryesisht nga bilanci negativ migrator, ndërsa rritja natyrore (lindje minus vdekje) mbetet shumë e ulët.

Kjo e dallon Shqipërinë nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat, ndonëse po përballen me plakje të popullsisë, kanë ritme më të moderuara të rënies.

Eurostat vë në dukje se trendi është afatgjatë dhe lidhet me largimin e të rinjve drejt vendeve të BE-së, mungesën e kthimit të emigrantëve dhe uljen e numrit të lindjeve vit pas viti. Shqipëria, sipas këtyre të dhënave, po humbet popullsi më shpejt se mesatarja e rajonit dhe e disa vendeve të Europës Lindore.

Këto zhvillime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë sfidë madhore për politikat publike në vitet në vijim./Euronews Albania

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

By: Brisi
16 November 2025 at 13:31

Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier. Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc [
]

The post Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ appeared first on BoldNews.al.

Raporti i INSTAT për popullsinë/ Më shumë vdekje se lindje, ja qarqet me bilanc negativ

By: V K
16 November 2025 at 13:51

Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025, nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.

Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.

Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.

Korça mban vendin e parë për bilanc negativ, me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje.

Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.

Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.

Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.

Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.

Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.

Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.

Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet./TCH

The post Raporti i INSTAT për popullsinë/ Më shumë vdekje se lindje, ja qarqet me bilanc negativ appeared first on Albeu.com.

Tkurrje pa fundosje

By: Mira Leka
17 October 2025 at 22:00

Një popullsi në rënie nuk ka pse të jetë një katastrofë. Ekonomia e një bote që po tkurret, shkruan The Economist

 

Sipas Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe babai i të paktën një duzine fëmijësh, rreziku më i madh për të ardhmen e qytetërimit është kolapsi i popullsisë. Duke e parë në një këndvështrim shumë afatgjatë, ai ka të drejtë.

Nëse popullsia e botës do të bjerë pafundësisht, njerëzimi do të zhduket. Por ashtu siç rritja e popullsisë nuk i ka shteruar burimet e botës dhe nuk ka shkaktuar uri masive, siç profetët e fatkeqësive e kanë parashikuar me bindje për shekuj, edhe tkurrja nuk është një katastrofë në shkallën kohore që përdorin njerëzit normalë.

Një popullsi në tkurrje do të ketë pasoja të thella. Ajo do të përmbysë pritshmëritë për gjithçka, nga banesat tek emetimet e gazeve serrë. Një forcë pune në tkurrje dhe një numër gjithnjë e më i vogël konsumatorësh do të detyrojë rishikimin e çmimeve për shumë mallra, shërbime dhe asete.

Qeveritë do të duhet të mendojnë sërish se si do të financojnë pensionet dhe kujdesin shëndetësor, si dhe të gjejnë mënyra për të zvogëluar qytetet dhe qytezat pa shkaktuar kaos. Në shumë aspekte, tranzicioni nga e vjetra tek e reja do të jetë i vështirë.

Por një skenar i vështirë nuk do të thotë domosdoshmërisht katastrofik. Nënkuptimi i atyre që e shohin rënien e popullsisë si një fatkeqësi është se shoqëritë njerëzore nuk mund të lulëzojnë pa u zgjeruar. Të dhënat që e vërtetojnë këtë janë të pakta.

Pesimistët priren të përqendrohen te tre probleme të mundshme. Së pari, ata vënë në dukje se vendet, dhe veçanërisht qeveritë e tyre, kanë disa kosto fikse, sidomos borxhin publik.

Nëse numri i njerëzve bie, kostoja për person rritet. Së dyti, ata theksojnë se shoqëritë në tkurrje janë gjithashtu në moshë të thyer, dhe se kostoja e kujdesit për të moshuarit bëhet e papërballueshme, pasi shpërndahet mbi një numër gjithnjë e më të vogël punëtorësh.

Së fundmi, ata shqetësohen se popullsitë më të vogla gjenerojnë më pak ide të mira dhe për rrjedhojë do të kenë rritje më të ulët të produktivitetit duke e bërë një zgjidhje të dukshme për dy problemet e para të paarritshme. Por asnjëri prej këtyre problemeve nuk është aq i ngatërruar sa duket.

Le të marrim shembullin e borxhit. Duke i marrë faktorët e tjerë të pandryshueshëm, më pak njerëz do të thotë më pak rritje ekonomike. Më pak rritje, nga ana tjetër, do të thotë më pak të ardhura tatimore dhe për rrjedhojë, vështirësi më të mëdha për të mbajtur borxhin publik.

Por ka edhe një faktor tjetër: normat e interesit. Mbajtja e borxhit në nivele të qëndrueshme si pjesë e PBB-së varet jo vetëm nga madhësia e ekonomisë, por edhe nga kostoja e huamarrjes.

Në fakt, shkalla e problemit të borxhit të shkaktuar nga tkurrja e popullsisë do të varet nga modelet e kursimeve dhe shpenzimeve në një shoqëri më të vogël e më të moshuar, të cilat do të përcaktojnë normën e interesit.

NjĂ« teori Ă«shtĂ« se qeveritĂ« do t’i “pĂ«rkĂ«dhelin” tĂ« moshuarit me ndihma, duke nxitur njĂ« valĂ« shpenzimesh. Kjo do tĂ« çonte normat e interesit drejt qiellit, dhe raportin borxh-PBB gjithashtu nĂ« rritje.

Por shumĂ« ekonomistĂ« janĂ« mĂ« tĂ« qetĂ«. NjerĂ«zit nĂ« mbarĂ« botĂ«n priren tĂ« kursejnĂ« pĂ«r pleqĂ«rinĂ« e tyre, sepse nuk u besojnĂ« qeverive qĂ« t’i mbajnĂ«.

FMN-ja parashikon se edhe shoqëritë e moshuara në të ardhmen do të bëjnë të njëjtën gjë. Punëtorët më të moshuar do të kursejnë më shumë për pensionin e tyre.

NjĂ« mungesĂ« relative e mundĂ«sive pĂ«r investim nĂ« njĂ« ekonomi nĂ« tkurrje do t’i detyrojĂ« ata tĂ« pranojnĂ« kthime mĂ« tĂ« ulĂ«ta, ndaj normat e interesit do tĂ« bien. Kjo do t’u mundĂ«sonte qeverive tĂ« shlyenin mĂ« lehtĂ« borxhet e tyre.

 

Barra

Edhe në aspekte të tjera, një popullsi e moshuar nuk është një barrë aq e rëndë sa mund të duket fillimisht. Nuk ka dyshim se ndërsa popullsia tkurret, pjesa e njerëzve në moshë pune do të bjerë dhe pjesa e të moshuarve që kanë nevojë për kujdes do të rritet.

ë fakt, kjo tashmë po ndodh: në shumicën e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta, pjesa e të rriturve në moshë pune është afër kulmit ose ka filluar të bjerë. Kjo do të ulë prodhimin për frymë.

Fatmirësisht, megjithatë, ka mënyra për të përballuar. Faktori kritik, në aspektin ekonomik, nuk është numri i njerëzve, por numri i atyre që punojnë. Dhe kjo nuk varet vetëm nga madhësia e popullsisë në moshë pune, por edhe nga shkalla e pjesëmarrjes, përqindja e atyre në moshë pune që janë në punë ose që kërkojnë punë. Në të gjitha vendet e pasura, numri i personave në punë është shumë më i vogël se popullsia në moshë pune.

Për shembull, në vitin 2024 rreth 9 milionë nga 43 milionë të rriturit në moshë pune në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishin as në punë, as në një program arsimor me kohë të plotë.

Rritja e shkallës së pjesëmarrjes mund të kompensojë një tkurrje të madhe të popullsisë në moshë pune. Për më tepër, ekonomitë priren të përballojnë mjaft mirë luhatjet në shkallën e pjesëmarrjes, gjë që sugjeron se ato mund të përballojnë edhe një tkurrje të popullsisë.

Midis viteve 1990 dhe 2024, popullsia jashtë tregut të punës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 15%. Ndërsa, Zyra e Statistikave Kombëtare llogarit se deri në vitin 2100, popullsia në moshë pune do të jetë tkurrur me vetëm 7% nga kulmi i saj.

NjĂ« tjetĂ«r mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballur Ă«shtĂ« rritja e moshĂ«s sĂ« daljes nĂ« pension. Edhe kjo tashmĂ« po ndodh. NjĂ« studim i fundit i Goldman Sachs gjeti se punĂ«tori mesatar nĂ« njĂ« vend tĂ« pasur sot punon katĂ«r vjet mĂ« shumĂ« sesa nĂ« vitin 2000.

Punëtorët më të moshuar, në mënyrë të habitshme, po bëhen gjithashtu më produktivë. Mesatarisht, një 70-vjeçar në vitin 2022 kishte të njëjtat aftësi njohëse si një 53-vjeçar në vitin 2000.

Edhe tĂ« rinjtĂ« i imponojnĂ« shoqĂ«risĂ« barrĂ«t e tyre. Rinia zakonisht zgjat mĂ« shumĂ« se nĂ« dekadat e kaluara, pasi studimet e gjata i vonojnĂ« tĂ« rinjtĂ« pĂ«r t’iu bashkuar fuqisĂ« punĂ«tore deri nĂ« tĂ« njĂ«zetat.

Kjo i ka bërë ata tepër të kushtueshëm për qeveritë në botën e pasur. Shteti britanik shpenzon çdo vit mesatarisht më shumë për një person nën 25 vjeç, kryesisht për arsim dhe kujdes shëndetësor, sesa për kujdes shëndetësor dhe pension për një të moshuar.

Më pak njerëz do të zbusin dhimbjen e rritjes më të ulët. Investimet do të jenë me të vërtetë të dobësuara në ekonomitë me popullsi në tkurrje, pasi ka pak nevojë për formim të ri kapitali.

Por kĂ«to vende gjithsesi pĂ«rfitojnĂ« nga “thellimi i kapitalit”, pasi stoku i kapitalit pĂ«r person rritet, gjĂ« qĂ« duhet tĂ« shtyjĂ« pĂ«rpara produktivitetin.

Në një punim të botuar vitin e kaluar, David Weil, ekonomist në Universitetin Brown, modeloi efektet më të gjera ekonomike të normave të ulëta ose të larta të lindshmërisë.

Konsumi për person ndryshonte pak, pavarësisht nëse popullsia rritej apo tkurrej. Edhe duke marrë parasysh shpenzimet për rritjen e të rinjve dhe kujdesin ndaj të moshuarve, standardet e jetesës vazhdonin të përmirësoheshin në të dy rastet.

Më pas vjen pyetja se si popullsitë në tkurrje do të ndikojnë në inovacion. Kjo është kritike, pasi idetë nxisin produktivitetin, dhe produktiviteti më i lartë është mënyra më e dukshme për të kompensuar më pak punëtorë.

Popullsitë më të mëdha priren të gjenerojnë më shumë kërkime dhe të ngrenë më shumë biznese. Rritja më e ngadaltë e fuqisë punëtore të SHBA-së shpjegon rreth një të tretën e rënies së fundit në krijimin e bizneseve të reja atje, sipas ekonomistëve.

Me kalimin e kohës, këto trende padyshim do të çojnë në tregje më të përqendruara dhe ekonomitë më pak efikase.

Megjithatë, bota duket ende larg nga shterimi i kapacitetit të saj për inovacion. Izraeli, vendi që punëson përqindjen më të madhe të fuqisë punëtore në kërkim dhe zhvillim, ende përdor vetëm 1% të punonjësve për këtë.

Kjo sugjeron se, edhe me një pishinë më të vogël pune, një pjesë e konsiderueshme mund të fokusohet te kërkimi.

Në vendet në zhvillim si Pakistani, ku më pak se një në 10.000 njerëz punon në teknologji ose kërkim, pengesa kryesore për inovacion nuk është numri i njerëzve, por sistemi i dobët arsimor dhe mjedisi i biznesit që i pengon ata të realizojnë potencialin e tyre ekonomik.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, teknologjia mund ta bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« gjetjen e ideve tĂ« reja. Deri tani, kĂ«rkimet kanĂ« dokumentuar pĂ«rdorimin e InteligjencĂ«s Artificiale (IA) pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« njerĂ«zve tĂ« kryejnĂ« vetĂ«m detyra rutinĂ«, si pĂ«rpunimi i tĂ« dhĂ«nave.

Por disa mendojnë se IA mund të bëjë më shumë. Në vitin 2020, Charles Jones dhe Nick Bloom, të dy ekonomistë në Stanford, dokumentuan se studiuesit po bënin më pak zbulime sesa në të kaluarën. Shpejtësia e inovacionit po ngadalësohej.

Tani Jones mendon se IA mund të ndihmojë në kërkimin e ideve në kufirin e dijes. Disa kompani të IA, gjithmonë optimiste, parashikojnë se deri në vitin 2028, modelet do të mbikëqyrin zhvillimin e tyre.

Këto përparime hapin mundësi joshëse për ekonominë botërore në 75 vitet e ardhshme. Krahas tyre, pyetja nëse ka disa milionë akademikë shtesë, që prodhojnë kërkime me ritme të ngadalta, duket e parëndësishme. Jones mund të jetë gabim. Por ka shumë gjasa që IA të ndihmojë në gjenerimin e ideve të reja në botë në dekadat e ardhshme.

 

Kërcënimi i gerontokracisë

Popullsia e botës nuk po bie aq shpejt sa për të shuar inovacionin ose për të falimentuar qeveritë. Musk, së bashku me të tjerë të shqetësuar rreth kësaj çështjeje, mendon se mënyra e vetme për të shmangur katastrofën është të përmbyset trendi duke nxitur miliarda lindje të reja.

Por nëse ekzistojnë politika për të nxitur një bum demografik, qeveritë nuk i kanë gjetur ende. Dhe ato do të krijonin një popullsi të mbushur me të rinj, gjë që nuk është më pak sfiduese nga ana fiskale se një shoqëri në plakje.

ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« qeveritĂ« pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r tkurrjen e madhe? Shumëçka do tĂ« bĂ«het vetvetiu.

Në vitet në vijim, ndërsa shoqëritë plaken, do të ketë më shumë pensionistë që votojnë dhe konsumojnë. Fertiliteti ra gjatë pjesës më të madhe të shekujve XIX dhe XX, ndërsa Revolucioni Industrial rriti standardet e jetesës në Perëndim.

Më pas, nevoja për të siguruar të moshuarit çoi në inovacione si pensionet shtetërore dhe shtëpitë moderne të të moshuarve. Të njëjtat forca duhet të shtyjnë qeveritë dhe sipërmarrësit të gjejnë zgjidhje për shoqëritë që plaken.

Ndërsa shkollat mbyllen, qytetet bëhen më pak miqësore për fëmijët dhe politikanët përqendrohen te të moshuarit, të rinjtë mund të mbeten pas.

Rreziku i vërtetë nuk është katastrofa ekonomike. Përkundrazi, është se, në procesin e plakjes, bota mund të bëhet një vend më i keq për të pasur fëmijë. Në vitin 2024, sipas OKB-së, përafërsisht po aq njerëz kanë më shumë fëmijë sesa do të donin, sa edhe ata që kanë më pak.

Por pa shumë bashkëmoshatarë që janë prindër, dhe me pak mbështetje shtetërore, më pak çifte mund të zgjedhin të lindin fëmijë, duke krijuar një cikël të fertilitetit në rënie dhe dëshirash të paplotësuara për të pasur fëmijë.

Në vend që të shqetësohen për një katastrofë ekonomike që nuk ka pse të ndodhë, ose të përpiqen më kot të rrisin normat e lindshmërisë, qeveritë duhet të përgatiten për shoqëritë e moshuara dhe për jetët e reja që ende do të lindin në to.

 

 

 

The post Tkurrje pa fundosje appeared first on Revista Monitor.

Paradoksi shqiptar. Të varfër, por me kursime rekord në banka

29 September 2025 at 17:49


TĂ« varfĂ«r, por me kursime nĂ« banka. NĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« gati 42 pĂ«r qind e popullsisĂ« kanĂ« nĂ« xhepa mĂ« pak se 550 lekĂ« (5.6 euro)pĂ«r tĂ« shpenzuar nĂ« ditĂ«, depozitat nĂ« banka kanĂ« arritur nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta qĂ« prej viteve ‘90.

Leons Hasani, ekspert pĂ«r ekonominĂ«, shprehet pĂ«r A2CNN: “Vitet e fundit kemi njĂ« rritje tĂ« pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«. NdĂ«rkohĂ« kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerĂ«sohen tĂ« ardhurat e familjeve nĂ« veri tĂ« vendit, qĂ« presin mĂ« shumĂ« dĂ«rgesa emigrantĂ«sh. Ndryshe ndodh nĂ« Korçë apo DurrĂ«s”.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se me gjithë zhvlerësimin, euro është valuta kryesore në të cilën shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Në 11 bankat e nivelit të dytë në fund të qershorit pati mbi 8.2 miliardë euro të kursyera.

Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisĂ«, thekson: “Kjo pasi ka shumĂ« tĂ« rinj veçanĂ«risht qĂ« tĂ« ardhurat e tyre po i kanĂ« nĂ« euro. JanĂ« ata qĂ« kanĂ« aftĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« kursyer qĂ« punojnĂ« nĂ« kompani tĂ« huaja”.

Por, situata nuk përputhet tërësisht me atë që shqiptarët thonë.

“UnĂ« punoj dhe ha, nuk kam kursime. Nuk na del pĂ«r tĂ« kursyer. Kurse sot e kurse nesĂ«r, nuk kemi ça bĂ«jmĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« vend jemi. Nuk del dot jashtĂ« kornizĂ«s. Nuk kemi ndonjĂ« buxhet pĂ«r tĂ« kursyer. Nuk na del”, thonĂ« qytetarĂ«t.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të qershorit stoku i depozitave në monedhën kombëtare ishte pak më shumë se 671 miliardë lekë (rreth 7 miliardë euro).

Në raport me korrikun, kursimet në lekë rezultojnë të jenë zgjeruar me 0.9 për qind./A2 CNN

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

26 September 2025 at 15:02

ShqipĂ«ria renditet mes 10 vendeve qĂ« po pĂ«rjetojnĂ« tkurrje mĂ« tĂ« madhe tĂ« popullsisĂ« nĂ« botĂ«. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r vitin 2024, popullsia e vendit u zvogĂ«lua me -1.15%, duke reflektuar presionin e dyfishtĂ« tĂ« emigracionit dhe tĂ« normave tĂ« ulĂ«ta tĂ« lindshmĂ«risĂ«. Ky zhvillim po ushtron ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« tregun e [
]

The post Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë, kryeson Kosova

26 September 2025 at 11:58

Shqipëria renditet mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, popullsia e vendit u zvogëlua me -1.15%, duke reflektuar presionin e dyfishtë të emigracionit dhe të normave të ulëta të lindshmërisë. Ky zhvillim po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe perspektivën afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2%, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje; Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Ndërsa Censi i vitit 2023 zbuloi se në një dekadë, popullsia e vendi është tkurrur me rreth 400 mijë persona, duke mbajtur rekord në Europë për reduktimin e popullatës në 10 vitet e fundit.

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Ndërkohë, Kosova kryeson listën botërore për rënien më të fortë të popullsisë, me një tkurrje rekord prej -9.69% në vitin 2024. Emigracioni masiv, sidomos i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian, po e kthen këtë fenomen në një sfidë serioze demografike dhe ekonomike për vendin.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 42 vende dhe territore po tkurren aktualisht, me disa prej tyre që përjetojnë rënie më të shpejta se të tjerat. Në këtë infografikë, paraqiten zonat ku po ndodhin tkurrjet më të shpejta, sipas të dhënave të vitit 2024.

Nga ana tjetër popullsia e përgjithshme e botës vazhdon të rritet me një normë mesatare prej 1%.

Europa Lindore kryeson në rënien e popullsisë
Një pjesë e konsiderueshme e vendeve në tkurrje ndodhen në Europën Lindore, ku Kosova, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut po përjetojnë rëniet më të thella.

NjĂ« arsye kryesore pĂ«r kĂ«tĂ« prirje Ă«shtĂ« emigracioni, akti i largimit nga vendi i origjinĂ«s pĂ«r t’u vendosur nĂ« njĂ« tjetĂ«r.

Europa Lindore ka përjetuar norma të larta emigracioni gjatë dekadave të fundit për shkak të hendekut të pagave me Europën Perëndimore, si dhe integrimit në BE (që krijon një rrugë ligjore për lëvizjen e fuqisë punëtore).

Ekonomitë e mëdha i bashkohen listës
Një prirje tjetër interesante është përfshirja e ekonomive të mëdha si Gjermania, Japonia, Kina dhe Italia. Edhe pse rëniet e tyre janë të moderuara, madhësia e këtyre vendeve bën që ndryshimi demografik të ketë pasoja të gjera globale.

Qeveritë po marrin masa për të rritur normat e lindshmërisë, por është ende herët për të gjykuar efektivitetin e tyre.

Në Japoni, për shembull, qeveria ka krijuar Agjencinë e Fëmijëve dhe Familjeve, një strukturë e re administrative që mbikëqyr çështje si mirëqenia e fëmijëve dhe aksesin në çerdhe. Ndërkohë, në Kinë, qeveria ka zbatuar një subvencion kombëtar prej 3,600 juanësh (rreth 500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç.

 

 

The post Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë, kryeson Kosova appeared first on Revista Monitor.

PĂ«rqĂ«ndrimi i ekonomisĂ« nĂ« TiranĂ« – DurrĂ«s po rrit pabarazinĂ« rajonale

7 September 2025 at 10:35

Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-Durrës po rrit pabarazinë rajonale. Rajoni Tiranë-Durrës është epiqendra e shërbimeve, financave, tregtisë, ndërtimit dhe gjithnjë e më shumë edhe e teknologjisë. Në këtë rajon ndodhen qendrat kryesore tregtare dhe bizneset e mëdha, institucionet financiare, qeveritare dhe arsimore, porti më i madh i vendit dhe aeroporti i vetëm [
]

The post PĂ«rqĂ«ndrimi i ekonomisĂ« nĂ« TiranĂ« – DurrĂ«s po rrit pabarazinĂ« rajonale appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

7 September 2025 at 08:03

Numri i bizneseve nĂ« qarqet e vendit po ndjek zhvillimet e popullsisĂ«. Bizneset e tregtisĂ« u tkurrĂ«n nĂ« tĂ« gjitha qarqet, pĂ«rveç DurrĂ«sit dhe TiranĂ«s nĂ« vitin 2024 nĂ« krahasim me 2023. Sektori i industrisĂ« po zhvendoset nga qytetet e mĂ«dha nĂ« kĂ«rkim tĂ« kostove tĂ« lira, ndĂ«rsa bumi turistik nuk e rriti numrin e [
]

The post Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – UNRWA: NjerĂ«zit do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« Gaza sepse nuk kanĂ« ku tĂ« shkojnĂ«

22 August 2025 at 13:37

MADRID, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – TashmĂ« 16 000 njerĂ«z janĂ« larguar nga Gaza dhe mĂ« shumĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« largohen, ndĂ«rsa Izraeli e vĂ«shtirĂ«son situatĂ«n.

Por, ka njerëz që nuk duan të largohen sepse nuk kanë ku të shkojnë. Zona e sigurt, Al Mawasi, vazhdon të bombardohet.

Drejtoresha e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Spanjë, Raquel Martí, denoncoi situatën e dëshpëruar të civilëve, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi ratifikimin e planit ushtarak për të marrë kontrollin e Gazës dhe nisjen e njëkohshme të negociatave për armëpushim.

NĂ« deklaratat pĂ«r radion ”Cadena Ser”, MartĂ­ shprehu skepticizmin e saj nĂ« lidhje me qĂ«llimet e paqes tĂ« kryeministrit izraelit.

“PĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« kemi dĂ«gjuar Netanyahun tĂ« flasĂ« pĂ«r negociata paqeje dhe ai vazhdon tĂ« masakrojĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, me plane gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara kundĂ«r popullsisĂ« sĂ« GazĂ«s”, vuri nĂ« dukje ajo.

Sipas drejtoreshĂ«s sĂ« agjencisĂ« sĂ« OKB-sĂ«, ‘’popullsia pĂ«rballet me njĂ« zgjedhje tĂ« pamundur pa alternative’’.

“PalestinezĂ«t zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« Gaza sepse, nĂ«se nuk vdesin atje, do tĂ« vdesin kudo tjetĂ«r. Ata nuk kanĂ« ku tĂ« shkojnĂ«â€, vĂ«rejti Raquel Marti, duke denoncuar kushtet katastrofike tĂ« civilĂ«ve./    /os/

The post FOKUS – UNRWA: NjerĂ«zit do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« Gaza sepse nuk kanĂ« ku tĂ« shkojnĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë

By: V K
22 August 2025 at 07:49

Programi i Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqimin, FAO, nĂ« hartĂ«n globale mbi prevalencĂ«n e nĂ«n-ushqyerjes pĂ«r periudhĂ«n 2022–2024, tregon se ShqipĂ«ria ka nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« nĂ«n-ushqyerjes nĂ« EuropĂ«, duke u klasifikuar vetĂ«m me UkrainĂ«n njĂ« vend tashmĂ« prej vitesh nĂ« luftĂ«.

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« FAO-s pĂ«r periudhĂ«n 2022–2024, ShqipĂ«ria shfaqet si i vetmi vend nĂ« EuropĂ« ku nĂ«n-ushqyerja Ă«shtĂ« ende problem.

Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane, kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm.

Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

TĂ« dhĂ«nat e FAO, tregojnĂ« se nĂ«n-ushqyerja nĂ« ShqipĂ«ri erdhi nĂ« rritje. NĂ« fillim tĂ« periudhĂ«s (2014–2016), prevalenca e nĂ«n-ushqyerjes ka qenĂ« 4.5%, duke mbetur relativisht e qĂ«ndrueshme pĂ«r disa vite radhazi, me luhatje tĂ« vogla nĂ« intervalin 4.3–4.5%.

Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

MegjithatĂ«, pas vitit 2019–2020 vihet re njĂ« tendencĂ« rritĂ«se. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nĂ«n-ushqyerjes arrin nĂ« 5.4% pĂ«r vitet 2020–2021, duke u rritur mĂ« tej nĂ« 5.8% nĂ« 2021–2022 dhe duke shĂ«nuar njĂ« kulm tĂ« ri nĂ« 6.2% nĂ« periudhĂ«n 2021–2023.

NĂ« periudhĂ«n mĂ« tĂ« fundit, 2022–2024, niveli i nĂ«n-ushqyerjes ra nĂ« 5.4%, duke shĂ«nuar njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« lehtĂ«, por mbetet dukshĂ«m mĂ« i lartĂ« sesa mesatarja e viteve tĂ« mĂ«parshme.

FAO raporton se Shqipëria, jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanĂ« çuar fenomenin e nĂ«n-ushqyerjes drejt zhdukjes, ShqipĂ«ria ka mbetur njĂ« “pikĂ« e errĂ«t” nĂ« njĂ« kontinent qĂ« konsiderohet shembull i sigurisĂ« ushqimore./ Monitor

The post Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë appeared first on Albeu.com.

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

7 August 2025 at 20:44

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për një regjistrim të ri të popullsisë në SHBA, i cili sipas tij do të përjashtojë personat që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme. Ky është veprimi më i fundit i Trump në përpjekjen për të ndryshuar institucionet ekonomike më të rëndësishme të SHBA-së. Në një postim [
]

The post Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët appeared first on BoldNews.al.

Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

6 August 2025 at 16:49

Si asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r, treguesit e punĂ«simit, papunĂ«sisĂ«, “dembelĂ«ve” dhe forcĂ«s sĂ« punĂ«s shĂ«nuan rĂ«nie njĂ«herazi duke reflektuar ngjarje mĂ« tĂ« thella se dinamikat e tregut tĂ« punĂ«s, konkretisht reduktimin e popullsisĂ«. TĂ« dhĂ«nat e INSTAT tregojnĂ« se nĂ« tremujorin e parĂ« ishin tĂ« punĂ«suar gati 10 mijĂ« persona mĂ« pak se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« [
]

The post Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi appeared first on BoldNews.al.

Si po plaket forca e punës

By: Mira Leka
19 July 2025 at 22:08

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni Ă«shtĂ« global. Revista “The Economist”, sĂ« fundmi nĂ« njĂ« shkrim, analizonte shkaqet e rritjes sĂ« plakjes sĂ« popullsisĂ« nga rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«.

Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar  tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

 

Burimi: INSTAT

 

Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

TĂ« dhĂ«nat e INSTAT pĂ«r shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« forcat e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« periudhĂ«n 2019–2024 tregojnĂ« njĂ« tendencĂ« tĂ« plakjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pjesĂ«marrja e grupmoshĂ«s 55-64 vjeç Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m – nga 62,9% nĂ« 2019 nĂ« mbi 75% nĂ« vitin 2024, duke dĂ«shmuar njĂ« prani gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« punonjĂ«sve mĂ« tĂ« moshuar nĂ« tregun e punĂ«s.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« kĂ«saj grupmoshe pĂ«r t’u integruar nĂ« tregun e punĂ«s, çka mund tĂ« lidhet me arsimin, papunĂ«sinĂ«, emigracionin ose mungesĂ«n e mundĂ«sive tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori.

NjĂ« zhvillim interesant Ă«shtĂ« rritja e pjesĂ«marrjes edhe nĂ« grupmoshĂ«n mbi 65 vjeç, ku nĂ« dy tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, njĂ« rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% qĂ« ishte nĂ« vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexo edhe:

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

 

 

The post Si po plaket forca e punës appeared first on Revista Monitor.

Cikli i rrezikshëm i emigracionit; Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

By: Mira Leka
5 July 2025 at 22:12

ShqipĂ«ria po hyn nĂ« njĂ« cikĂ«l tĂ« shpejtĂ« boshatisjeje. Teksa popullsia e re nĂ« moshĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie tĂ« shpejtĂ«, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, emigracioni i tĂ« rinjve po pĂ«rforcohet mĂ« tej, nĂ« vend qĂ« tĂ« ulet. Popullsia nĂ« grupmoshĂ«n 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionĂ« e 365 mijĂ« persona nĂ« vitin 2011, por nĂ« 2024 ra nĂ« 764 mijĂ« persona, me tkurrje 44%. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, nga viti 2015 deri nĂ« 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijĂ« persona nĂ« vit, 80% e tyre tĂ« rinj, ndĂ«rsa nga 2020 – 2025 ky tregues Ă«shtĂ« mesatarisht -34,5 mijĂ« nĂ« vit. Emigracioni i tĂ« rinjve Ă«shtĂ« rritur mĂ« shumĂ« se dyfishi pas pandemisĂ«, teksa asnjĂ« politikĂ« nuk po arrin ta ndalĂ« zbrazjen qĂ« po gĂ«rryen nga rrĂ«njĂ«t ekonominĂ« dhe tĂ« ardhmen. Si po ndikon emigracioni nĂ« ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarĂ« kĂ«shillojnĂ« ekspertĂ«t

 

Blerina Hoxha

Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.

Popullsia nĂ« grupmoshĂ«n 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionĂ« e 365 mijĂ« persona nĂ« vitin 2011, por mĂ« 2024 ishin vetĂ«m 764 mijĂ« persona nĂ« kĂ«tĂ« grupmoshĂ«, me tkurrje 44%.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

 

Burimi: INSTAT

 

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Grupmosha 18–34 vjeç pĂ«rbĂ«nte rreth 80% tĂ« emigrantĂ«ve tĂ« rinj shqiptarĂ«, sipas Eurostat.

 

Burimi: Eurostat

 

Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.

Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.

Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.

Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.

Emigracioni lartĂ« ka krijuar edhe efekt psikologjik. TĂ« rinjtĂ« ndihen tĂ« paktĂ« nĂ« njĂ« shoqĂ«ri tĂ« plakur e tĂ« zbrazur dhe janĂ« mĂ« motivuar pĂ«r t’u larguar.

 

Burimi: INSTAT, 2023-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023

 

Efektet në tregun e punës dhe në çmime

Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.

Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.

Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqësi janë mbi moshën 50 vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.

Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.

Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-sĂ« tregojnĂ« se emigracioni e pĂ«rshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertĂ«n dhe shtrembĂ«ron ekuilibrin prodhim–konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.

Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve pĂ«r ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur nĂ« vend tĂ« 10-tĂ« ndĂ«r 40 vende europiane. Prodhuesit vendas pĂ«rballen me kosto tĂ« larta inputesh, teksa mungojnĂ« subvencionet pĂ«r bujqĂ«sinĂ«.

Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.

Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.

Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.

Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%.

 

Burimi: INSTAT, 2024-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023

 

Lexoni edhe:

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

Shqipëria, si laborator i migracionit

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha

 

 

The post Cikli i rrezikshëm i emigracionit; Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet appeared first on Revista Monitor.

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

By: Oldi
29 June 2025 at 16:13

Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë [
]

The post Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve appeared first on BoldNews.al.

Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak

By: user 11
17 June 2025 at 08:31

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç.

Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.

Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE.

Sipas “Youth Study 2024”, 1 nĂ« 3 tĂ« rinj shpreh dĂ«shirĂ« tĂ« largohet kryesisht pĂ«r paga e standard jetese mĂ« tĂ« lartĂ«; 1 nĂ« 5 synon tĂ« mos kthehet.

Tregu europian i punĂ«s, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale nĂ« BE, marrĂ«veshjet MB-ShqipĂ«ri) veprojnĂ« si faktorĂ« qĂ« po nxisin mĂ« tej largimin e tĂ« rinjve.

Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.

Maturantët e 2018-ës sot janë të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak.

Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.

Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.

Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« statistikĂ«, por paralajmĂ«ron transformime tĂ« thella nĂ« tregun e arsimit, nĂ« ekonomi dhe nĂ« strukturĂ«n shoqĂ«rore shqiptare. Tregu i punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri ofron ende paga mĂ« tĂ« ulĂ«ta se vendet fqinje, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mungesa e stafeve tĂ« kualifikuara (mĂ«sues, infermierĂ«, inxhinierĂ«) krijon spirale “brain-drain”.

DemografĂ«t lajmĂ«rojnĂ« se nĂ«se institucionet nuk veprojnĂ« sot, duke venĂ« popullsinĂ« dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmĂ«ri-emigracion do tĂ« imponojĂ« ndryshime shumĂ« mĂ« tĂ« kushtueshme. Sakaq, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« pĂ«rballet me njĂ« hendek tĂ« pĂ«rhershĂ«m, ku mungesa e kapitalit njerĂ«zor do tĂ« kufizojĂ« rritjen ekonomike dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u integruar me sukses nĂ« tregun unik evropian./ Monitor

The post Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak appeared first on Lapsi.al.

Braktisja e Veriut/ Shkodra me tkurrjen më të lartë të popullsisë

By: Ardit
15 June 2025 at 09:09

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë. Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 [
]

The post Braktisja e Veriut/ Shkodra me tkurrjen më të lartë të popullsisë appeared first on BoldNews.al.

Binomi, ekonomi – plakje/ ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« bjerĂ« nĂ«n kufirin e 2 milionĂ« banorĂ«ve pĂ«rpara vitit 2035

15 June 2025 at 09:28

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Popullsia ra në 11 qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shkodra pësoi tkurrjen më të madhe. Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, përllogarisin institucionet ndërkombëtare.

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

TĂ« dhĂ«nat e reja zyrtare mbi popullsinĂ« treguan se mĂ« 1 janar 2025, nĂ« vend jetojnĂ« 2,36 milionĂ« banorĂ«, me rĂ«nie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me mĂ« shumĂ« se 27 – 30 mijĂ« banorĂ« nĂ« vit, e pĂ«rqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojĂ« treguesin e popullsisĂ« pĂ«rtej çdo skenari dhe gjithashtu i bĂ«n edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtira zgjidhjet.

NĂ« vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ« me – 28,8 mijĂ« persona nga -13,761 persona nĂ« vitin 2023. Ky ritĂ«m i largimit ka ndikuar jo vetĂ«m nĂ« numrin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« popullsisĂ«, por edhe nĂ« strukturĂ«n e saj demografike, pasi largohen mĂ« sĂ« shumti tĂ« rinjtĂ« dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit. Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension. Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

Binomi, ekonomi – plakje

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetĂ«r, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 Ă«shtĂ« rreth 3.5% nĂ« vit, nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« ngushtuar hendekun me BE-nĂ«.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

PĂ«r tĂ« zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet tĂ« rritet mĂ« shumĂ« se 5% nĂ« vit, – pĂ«rllogarisin institucione tĂ« tilla si FMN-ja. PĂ«r tĂ« zbutur efektet e plakjes, vendi ynĂ« duhet tĂ« investojĂ« te popullsia e mbetur sidomos nĂ« dixhitalizim, automatizim nĂ« agropĂ«rpunim, grante nĂ« kĂ«rkim dhe zhvillim dhe tĂ« krijojĂ« njĂ« ambient tĂ« favorshĂ«m pĂ«r kthimin e diasporĂ«s.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës. Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve. Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë. Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim./ Monitor

The post Binomi, ekonomi – plakje/ ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« bjerĂ« nĂ«n kufirin e 2 milionĂ« banorĂ«ve pĂ«rpara vitit 2035 appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

By: Mira Leka
14 June 2025 at 22:12

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Popullsia ra në 11 qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shkodra pësoi tkurrjen më të madhe. Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, përllogarisin institucionet ndërkombëtare

 

Blerina Hoxha

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023.

Tkurrja me mĂ« shumĂ« se 27 – 30 mijĂ« banorĂ« nĂ« vit, e pĂ«rqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojĂ« treguesin e popullsisĂ« pĂ«rtej çdo skenari dhe gjithashtu i bĂ«n edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtira zgjidhjet.

NĂ« vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ« me – 28,8 mijĂ« persona nga -13,761 persona nĂ« vitin 2023.

Ky ritëm i largimit ka ndikuar jo vetëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë, por edhe në strukturën e saj demografike, pasi largohen më së shumti të rinjtë dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.

Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

 

Burimi: INSTAT

 

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit.

Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension.

Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

 

Burimi: INSTAT

 

Binomi, ekonomi – plakje

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetĂ«r, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 Ă«shtĂ« rreth 3.5% nĂ« vit, nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« ngushtuar hendekun me BE-nĂ«.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

PĂ«r tĂ« zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet tĂ« rritet mĂ« shumĂ« se 5% nĂ« vit, – pĂ«rllogarisin institucione tĂ« tilla si FMN-ja.

Për të zbutur efektet e plakjes, vendi ynë duhet të investojë te popullsia e mbetur sidomos në dixhitalizim, automatizim në agropërpunim, grante në kërkim dhe zhvillim dhe të krijojë një ambient të favorshëm për kthimin e diasporës.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës.

Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve.

Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë.

Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim.

 

Lexoni edhe:

Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

The post Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035 appeared first on Revista Monitor.

❌
❌