Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

By: Brisi
28 December 2025 at 08:05

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi. Shqipëria në këtë mënyrë […]

The post Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

By: Ela
26 December 2025 at 08:50

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për […]

The post Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa

By: Brisi
23 December 2025 at 11:57

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes së të huajve në vend gjatë nëntorit. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë. Konkretisht sipas […]

The post Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa appeared first on BoldNews.al.

Viti i dytë i liberalizimit të vizave në Kosovë/ Bien kërkesat për azil në BE

By: Brisi
22 December 2025 at 09:54

“Pa viza drejt 29 vendeve anëtare të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtare të BE-së…” Ky lajm kishte ardhur me paralajmërimin se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova. Dhe, gjatë vitit të parë, më 2024, kishte ndodhur pikërisht kjo, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat. Trendi, megjithatë, […]

The post Viti i dytë i liberalizimit të vizave në Kosovë/ Bien kërkesat për azil në BE appeared first on BoldNews.al.

Rekord i ri kalimesh ilegale për në Angli, 13 gomone u nisën nga La Manshi vetëm të shtunën

By: armand
21 December 2025 at 20:24

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit. Ky është një rekord […]

The post Rekord i ri kalimesh ilegale për në Angli, 13 gomone u nisën nga La Manshi vetëm të shtunën appeared first on BoldNews.al.

Rritja e frikshme e emigracionit, 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

By: Ela
19 December 2025 at 13:51

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit. Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej […]

The post Rritja e frikshme e emigracionit, 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon

By: Ela
18 December 2025 at 09:04

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate. Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një […]

The post Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon appeared first on BoldNews.al.

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT

By: V K
16 December 2025 at 14:04

Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre, me katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnje 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent, pavarësisht telefonatave të përditshme në numrin 115.

Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë.

 

 

Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Është gjithmonë kështu. Kemi parë familje me fëmijë që qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale. Prefektura nuk po e bën pjesën e saj”.

Mediat franceze shkruajnë se, prefektura mban qëndrimin se kjo familje nuk është prioritet për përfitimin e strehimit emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se familja ndodhet në situatë të parregullt dhe se Gjykata Administrative e Montpeljesë, më 8 dhjetor, ka rrëzuar kërkesën e tyre për të përfituar strehim emergjent.

Një tubim i ri solidariteti është parashikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë.

 

The post Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues

12 December 2025 at 14:12

Mes pakënaqësisë për rritjen e pabarazisë, abuzimeve dhe orientimin e fondeve publike kryesisht drejt koncesioneve, Lëvizja Bashkë shprehu kundërshtinë e saj ndaj buxhetit të 2026 përmes një proteste para Kuvendit. Ata kërkuan përgjegjësi nga qeveria për abuzimet me detyrën, politika që garantojnë dinjitet dhe minimum jetik.

Buxheti 2026 rikthen Lëvizjen Bashkë para Kuvendit

Mirjeta, pensioniste nga Tirana, thotë se jeton me 17 mijë lekë në muaj. Ajo tregon se pa ndihmën e fëmijëve nuk do të siguronte as bukën e përditshme. Bashkë me shoqen e saj dhe dhjetëra qytetarë, ajo iu bashkua të enjten protestës së Lëvizjes Bashkë para Kuvendit, me thirrjen “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë!”.

Ndërsa qytetarët protestonin, Kuvendi diskutonte buxhetin e vitit 2026. Lëvizja Bashkë e konsideroi atë të pabarabartë, regresiv dhe të ndërtuar mbi politika që rëndojnë shtresat e varfra.

Eduart Koruni, profesionist i sapodalë në pension, tha për Citizens.al se shumica e pensionistëve marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj. Ai thekson se kjo shumë nuk mjafton “as për bukë dhe djathë”.

Klodi Leka, nga Lëvizja Bashkë, kritikoi mënyrën e mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ai theksoi pabarazinë e taksimit duke këmbëngulur se “shteti taton 20% bukën, 6% kazinotë dhe 0% investitorët strategjikë.”

Mirela Ruko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Lëvizjes, theksoi peshën që mbajnë mësuesit, mjekët, punëtorët dhe bujqit në ekonominë e vendit. Ajo argumentoi se pasuria e krijuar me mundin e tyre përfundon në projekte klienteliste.

“Ne nuk kemi plaçkë për t’u shitur dhe asnjë ditë për t’u falur atyre,” thirri Ruko teksa shtoi se “nuk jemi popull i varfër, ka kaq vite që grabitemi dhe me mundin dhe djersën tonë ata [pushtetarët] kanë ndërtuar kështjella”.

Protestuesit përmendën pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra në qeveri si simbol të krizës së thellë të korrupsionit që, sipas tyre, ka kapluar pushtetin e Kryeministrit Edi Rama.

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, tha se korrupsioni “vret përditë në kantieret e ndërtimit, në miniera dhe në rrugët ku të rinjtë shtyhen drejt kriminalizimit”.

Ai shtoi se 720 mijë pensionistë mbijetojnë vetëm falë solidaritetit familjar.

“Pa ndihmën e fëmijëve, qindra mijëra prej tyre do të ishin duke lypur,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi iu bashkua protestës pas debatit në Kuvend, duke kritikuar orientimin e buxhetit të vitit 2026 ku 27% e tij shkon për koncesionet dhe marrëveshjet në partneritet me privatët.

Muçi theksoi se arsimi dhe shëndetësia mbeten në nivele minimale, me vetëm 2.3% dhe 2.9% të PBB-së, larg standardeve të BE-së që ofrojnë dy deri pesë herë më shumë se kaq.

Bora Mema, nga Lëvizja, u shpreh se pabarazitë e thella ekonomike e bëjnë demokracinë vetëm një iluzion. Ajo theksoi se liria e konsumit nuk është liri reale për qytetarët me të ardhura minimale.

“E vetmja liri është për të ditur cilat produkte do të zgjedhim me aq pak qindarka sa kemi në xhep”, u shpreh Mema, e cila bëri një paralele me lëvizjen për ndryshimin e sistemit 35 vite më parë.

Protesta e Lëvizjes Bashkë evidentoi sërish shqetësimin në rritje për pabarazinë sociale, prioritetet fiskale dhe abuzimet me fondet publike.

Për këtë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut, ngritjen e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Lexoni gjithashtu:

The post Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues appeared first on Citizens.al.

Rama tallet me të rinjtë: Punë ka, po s’duan të punojnë

By: Brisi
12 December 2025 at 14:18

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar me dekaratat e tij tallëse kundrejt të rinjve, të cilët pasi i përzuri nga vendi i tyre, i akuzon edhe për mungesë vullneti për të punuar. Gjatë një takimi me të rinjtë këtë të premte, Rama u shpreh se ata që thonë se në Shqipëri nuk ka punë, sipas tij […]

The post Rama tallet me të rinjtë: Punë ka, po s’duan të punojnë appeared first on BoldNews.al.

“Rinia shqiptare, sot në gjendje alarmante”/ Këlliçi: Zgjedhin të largohen se nuk kanë siguri

By: armand
8 December 2025 at 18:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se 8 dhjetori i këtij viti e gjen rininë në një gjendje alarmante. I ftuar në “Task Force” në Syri Tv, Këlliçi tha se sot rinia është larguar nga vendi për shkak të mungesës së sigurisë ekonomike, juridike dhe fizike. Më tej ai tha se kjo ditë […]

The post “Rinia shqiptare, sot në gjendje alarmante”/ Këlliçi: Zgjedhin të largohen se nuk kanë siguri appeared first on BoldNews.al.

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

By: Ela
8 December 2025 at 08:09

Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune. Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe […]

The post Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë appeared first on BoldNews.al.

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

By: Ela
7 December 2025 at 09:07

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH. Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit të publikuar së fundmi tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga […]

The post BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit appeared first on BoldNews.al.

Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

By: Brisi
24 November 2025 at 17:52

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në […]

The post Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

By: beni
4 November 2025 at 07:59

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë […]

The post Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë appeared first on BoldNews.al.

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

By: Ela
6 October 2025 at 09:10

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në nisje të vitit të ri akademik, ka uruar studentët e pedagogët. Ligjvënësi demokrat megjithatë ka vendosur në pah disa nga problematikat, teksa shprehet se janë mijëra studentë më pak në auditore. Gjekmarkaj thekson se emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. […]

The post “Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit appeared first on BoldNews.al.

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

By: Ela
30 September 2025 at 10:59

Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. […]

The post Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi appeared first on BoldNews.al.

Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

By: V K
24 September 2025 at 07:31

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.

Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.

Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.

Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore, shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%.

Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.

Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.

Vendet e Europës Qendrore e Veriore, kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.

Një faktor që ushqen emigracionin

Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri, lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.

Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo, tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.

Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse

Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur, është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.

Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.

Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.

Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin

Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar.

Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:

-një dhomë për familjen;

-një dhomë për çdo çift në familje;

-një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;

-një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;

-një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;

-një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./ Monitor

The post Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

By: Ela
15 September 2025 at 09:13

Një 29-vjeçar, Amarildo Luca, i akuzuar për dhënie ndihmë në emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, është ekstraduar nga Italia. Ndaj Amarildo Lucës, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. “Ekstradohet nga […]

The post Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

"Drejt Kanadasë e SHBA-së" - Policia e Shtetit publikon pamje nga arrestimi i të dyshuarve për trafikim me njerëz

11 September 2025 at 14:59


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të përfshirë në një rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore.

Në njoftim thuhet se operacioni policor i koduar "Rrjeti", nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës ka rezultuar me arrestimin e tre shtetasve, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.

“Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, A.P., 60 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.

Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash ‘cash’, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar. /Telegrafi/


❌
❌