Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ITALI – Istat: Gjithnjë e më pak njerëz duan të kenë fëmijë

22 December 2025 at 18:11

ROMË, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2024, vetëm 21.2% e personave të moshës 18 deri në 49 vjeç kanë ndërmend të kenë një fëmijë brenda tre viteve të ardhshme (krahasuar me 25% në vitin 2003), sipas raportit të Istat mbi qëllimet e fertilitetit.

Mbi 10.5 milionë njerëz nuk duan të kenë fëmijë ose fëmijë të tjerë në tre vitet pas anketës ose në të ardhmen.

Një e treta përmendin arsyet ekonomike për këtë vendim, 9.4% përmendin kushtet e papërshtatshme të punës dhe 8.6% përmendin mungesën e një partneri.

Midis grave, gjysma besojnë se të paturit e një fëmije do të përkeqësojë mundësitë e tyre të punësimit.    /os/

The post ITALI – Istat: Gjithnjë e më pak njerëz duan të kenë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Publikohen shifrat/ Popullsia e Shqipërisë në rënie, tkurrja më e lartë në rajon për shkak të emigracionit dhe lindjeve të ulëta

By: V K
18 December 2025 at 08:45

Popullsia e Shqipërisë, po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit, sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.

Në vitin 2025, popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat, në tabelën e mëposhtme rënia e popullsisë së Bosnjë-Hercegovinës është –0.3%, ajo e Maqedonisë së Veriut –0.2%, e Serbisë -0.6% dhe Mali i Zi me -0.1%.

Në 4 vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor popullsia ra mesatarisht me 0.3 %, ndërsa në Shqipëri gati 4 herë më shumë, me 1.1%.

Diferenca tregon se fenomenet demografike, veçanërisht emigracioni i vazhdueshëm dhe ulja e lindshmërisë, po ndikojnë vendin tonë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me statusin kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Në vitet e fundit rënia e popullsisë, është përshpejtuar për shkak të tkurrjes së të rinjve që po ulin me shpejtësi lindjet nga viti në vit.

Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30-vjeç, po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë.

Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe profesionistët, largohen për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe mundësi më të qëndrueshme karriere në vendet e BE-së.

Kjo tendencë është rritur pas liberalizimit të tregut europian të punës dhe skemave të rekrutimit të vendeve si Gjermania, që kanë kërkesa të mëdha për fuqi punëtore.

Të dhënat e brendshme tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim, u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.

Gjithashtu, Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë.

Shumë çifte të reja shtyjnë krijimin e familjes për shkak të pasigurisë ekonomike, kostove të larta të rritjes së fëmijëve dhe emigrimit të partnerëve.

Në dekadën në vijim numri i vdekjeve, pritet të jetë më i lartë se ai i lindjeve dhe do krijojë deficit natyror që vetëm do të thellohet nëse nuk merren masa frenuese./MONITOR

The post Publikohen shifrat/ Popullsia e Shqipërisë në rënie, tkurrja më e lartë në rajon për shkak të emigracionit dhe lindjeve të ulëta appeared first on Albeu.com.

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

By: V K
18 December 2025 at 07:38

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor, teksa në të gjithë 11 -mujorin tkurrja ishte 7%, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në këtë 11-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 24 miliardë lekë ose 7%.

Më herët, INSTAT kishte raportuar se vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, ç`ka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale.

Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 11 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji.

Eksportet e tekstileve e këpucë, u rikuperuan në shtator dhe për 11 mujorin janë me një rënie -1.2%.

Si njëmbëdhjete mujor, importet janë ulur me 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024

Gjatë muajit Nëntor 2025, në rënien e eksporteve prej 6,9%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,0 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje.

Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga +0,3 pikë përqindje.

Deficiti tregtar arriti vlerën 488 mld lekë në 11 mujor, duke u rritur me 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta.

Në nëntor eksportet në këtë grup ranë me -3.2%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria.

Për 9-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1.2% me bazë vjetore.

Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri, është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.

Materiale ndërtimi i kthehen rritjes

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” pas një rënie të vazhdueshme këtë vit u rriten në tetor dhe nëntor.

Gjatë muajit të kaluar eksportet në këtë grup u rriten me 2.7%. Për 10–mujorin, ky grup ra me 27.6%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rënie në nëntor

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje, por në nëntor edhe eksportet në këtë grup ranë me -5.2%.

Fermerët pohuan se sezoni i ngrohte në Rajon ka ulur kërkesën për prodhim nga vendi ynë. Në janar-nëntor, ky grup u rrit me 5.8%, teksa në nëntor eksportet në këtë grup ranë.

Eksportet e ushqimeve dhe pijeve u rriten në sasi më shumë se në në vlerë në janar -nëntor me rreth 5.8 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit.

Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.

Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!

Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.

Pas rishikimit të shifrave, për 11 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -8.6%, duke u kthyer në realitet. Në nëntor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me -25.6%.

Makineritë e pajisjet rriten në nëntor

Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” iu kthye rritjes në nëntor me 3.5%, ndërsa për 11 mujorin zgjerimi është 5.5%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Rritet deficiti tregtar

Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025.

Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Bien eksportet me Italinë dhe Kosovën

Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2024 janë Italia (7,6 %), Gjermania (22,1 %), Spanja (17,6%), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (6,9%), Greqia (6,2%), Kina (0,1), etj.

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,7%), Kosova (11,2%) dhe Kina (0,1%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (2,3%) dhe Spanja (23,6%).

Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (1,5%), Greqia (2,8%), Gjermania (8,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (7,4%), Turqia (17,0%), SHBA (10,3%) etj.

Në Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8% të importeve gjithsej.

Në periudhën Janar-Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (10,4%), Greqia (7,7%) dhe Turqia (7,3%).

Ulen importet nga Turqia dhe Italia rriten nga Kina

Gjatë këtij 11–mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (12,5%) dhe Gjermania (6,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (22,6%), Greqia (3,5%) dhe Kosova (2,2%)./ Monitor

The post Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7% appeared first on Albeu.com.

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit/ Ja me sa shitet në treg, vështirësohet eksporti

By: V K
3 December 2025 at 08:26

Për shumë zona të vendit këtë vit, sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet. Fermerë dhe përpunues pohojnë se rënia e prodhimit është ndikuar nga kushtet klimaterike, veçanërisht thatësira e muajve të verës dhe mungesa e mekanizmit për punët në ullishte.

Rënia e prodhimit të ullinjve ka ndikuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit për grumbullim, duke vështirësuar situatën e konkurrueshmërisë në eksport.

Agron Çakalli drejtues i Federatës Bujqësore në Elbasan, tha se prej fermerëve të zonave të Elbasanit dhe Gramshit vaji po grumbullohet me çmim 700 lekë për litër.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh.

Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit. Çmimi i vajit për grumbullim është rritur deri 11%.

Përpunuesit ngrenë shqetësimin se çmimi i vajit të ullirit si lëndë e parë, vijon të mbetet më i larta sesa vendet e tjera prodhuese të ullinjve.

Sipas tyre në Greqi dhe Spanjë vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

“Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë”, pohon Çakalli.

Aldo Jolla përpunues dhe grumbullues në zonën e Dumresë gjithashtu tha se edhe sivjet çmimi i kërkuar nga fermerët është i pakunkurrueshëm për eksport.

Sipas tij prej fermerëve vaji po kërkohet me çmim 600 deri 650 lekë për litër, teksa prej grosistëve italianë vaji po kërkohet me çmim deri 450 lekë për litër. Në këtë zonë çmimi i kërkuar është gati në nivelet e vitit të kaluar.

“Çmimi i vajit të ullirit vijon të mbetet i lartë krahasuar me çmimin e vajit të ullirit të prodhuar në Europë. Çmimet variojnë 4.3 euro për litër në Spanjë dhe 4.5 euro për litër në Greqi.

Fermeri shqiptar nuk konkurron dot me këto çmime, pasi kostoja e prodhimit për të mbetet e lartë. Ndërsa ne si grumbullues nuk mund të blejmë vaj me këtë çmim, pasi nuk konkurrojmë dot në eksport. Nga mungesa e eksportit rrezikohet të rritet stoku i vajit të fermerëve në shtëpi”.

Përpunuesit rendisin një sërë arsyesh se pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Duke përfshirë kostot e larta të prodhimit që janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç në Greqi ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend./Monitor

The post Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit/ Ja me sa shitet në treg, vështirësohet eksporti appeared first on Albeu.com.

BM – Migrimi neto bie më shumë nga parashikimet

18 November 2025 at 20:49

LONDËR, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Migrimi neto drejt Mbretërisë së Bashkuar vitet e fundit arriti kulmin në një nivel më të lartë se sa ishte vlerësuar fillimisht dhe që atëherë ka rënë më ndjeshëm, tregojnë shifrat e fundit.

Metodat e përmirësuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) sugjerojnë se migracioni neto arriti një pikë më të lartë dhe pak më herët, në 944 000 për vitin që përfundoi në mars 2023, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 906 000 për vitin që përfundoi në qershor 2023.

Pas kësaj, ndodhi një rënie më e thellë sesa ishte raportuar fillimisht, me migracionin në dhjetor 2024 të vlerësuar tani në 345 000, më pak se parashikimi origjinal prej 431 000 i publikuar nga ONS në maj të këtij viti.

Shkaku kryesor i ndryshimit në shifrat e migracionit neto është përmirësimi i mënyrës se si ONS llogarit migracionin e shtetasve britanikë.

Migracioni neto është diferenca midis numrit të njerëzve që migrojnë afatgjatë në MB dhe atyre që largohen nga vendi.

”Vlerësimet për migracionin neto të shtetasve britanikë më parë bazohej në Anketën Ndërkombëtare të Pasagjerëve (IPS), e cila kishte një madhësi shumë të vogël të mostrës dhe ishte zgjatur përtej qëllimit të saj origjinal, ndaj nuk konsiderohej më një matës i besueshëm”, tha ONS.

Tani vlerësimet prodhohen duke përdorur të dhëna më të forta dhe gjithëpërfshirëse nga Departamenti i Punës dhe Pensioneve, që përfshin të gjithë personat me numër sigurimi kombëtar dhe mund të përdoret për të përcaktuar statusin e mundshëm të migracionit të individëve në Britaninë e Madhe.

Këto të dhëna të përmirësuara kanë çuar në rishikimin në rritje të vlerësimeve për emigracionin e shtetasve britanikë.

Në vitin 2024, tani vlerësohet se rreth 257 000 shtetas britanikë kanë lënë vendin krahasuar me parashikimin fillestar prej 77 000 personash./  /Ad.Ab./

The post BM – Migrimi neto bie më shumë nga parashikimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thellohen pabarazitë e zhvillimet ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

By: Brisi
14 November 2025 at 08:15

Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë-Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie. Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje […]

The post Thellohen pabarazitë e zhvillimet ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie appeared first on BoldNews.al.

GJERMANI – Rënie e dukshme e kërkesave për azil

2 November 2025 at 14:18

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Trendi në rënie i njerëzve që kërkojnë azil në Gjermani ka vazhduar, me 97 277 aplikime gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, krahasuar me 199 947 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Kthesa jonë e migracionit po funksionon. Ne e kemi ulur ndjeshëm faktorin tërheqës dhe efektin magnetik të Gjermanisë”, tha sot ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt për tabloidin me qarkullim masiv ‘’Bild’’.

Një zëdhënës i ministrit vuri në dukje rritjen e kontrolleve kufitare.

‘’Rreth 18 600 njerëzve u është refuzuar hyrja ose janë kthyer mbrapsht në kufijtë gjermanë që nga maji’’, tha ai.

Me marrjen e detyrës në maj, Dobrindt dha udhëzime që azilkërkuesit duhet të refuzohen në kufi.

Masat e marra nga vendet e Ballkanit mund të kenë luajtur gjithashtu një rol në shifrat e reduktuara.

Një faktor tjetër është situata e ndryshuar në Siri, më parë burimi i shumë azilkërkuesve, ku regjimi i Bashar al-Assad u rrëzua në dhjetor./  a.jor.

The post GJERMANI – Rënie e dukshme e kërkesave për azil appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

31 October 2025 at 11:11

Autor: Xhevahir Zhabina | Citizens.al

Durrësi dhe Vlora janë dy nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe janë shëmbëlltyra se si është zhvilluar Shqipëria gjatë tranzicionit. Për forcat politike që e kanë qeverisur vendin ato konsiderohen histori suksesi.

Por, pavarësisht dëshirës së pushtetit për të na ofruar këtë pamje, të dhënat e censit të vitit 2023, tregojnë një realitet tjetër, ku gati gjysma banesave të këtyre dy qarqeve janë bosh.

Ky fakt ngre pikëpyetje të mëdha mbi modelin e zhvillimit ekonomik të këtyre dy qendrave të rëndësishme në të cilat është investuar ndjeshëm në ndërtim. Por të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e objekteve të reja janë pa rezidentë.

Vetëm 7% e banorëve të qarkut Durrës dhe 2% e banorëve të Vlorës jetojnë në banesa të ndërtuara mes viteve 2016-2023.

Durrës, një në dy banesa bosh.

Qarku i Durrësit, i dyti më i rëndësishëm në vend, përfshin bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë dhe numëron 226,863 banorë, me një rënie prej 36,848 banorësh (14%), krahasuar me censin e viti 2011.

Në letër, është një zonë dinamike me portin më të madh të vendit, afërsi me Tiranën dhe një vijë bregdetare që tërheq investime e turizëm.

Por tabloja nuk është kaq optimiste. Sipas censit të vitit 2023 në qarkun e Durrësit ka 117,303 banesa, nga të cilat 51,127 (43,6%) janë bosh, ndërsa 66,176 janë të banuara.

Situata bëhet më dramatike kur ndarja e banesave bosh bëhet në nivel bashkish.

Bashkia Durrës, përfshin pjesën dërrmuese të njësive bosh. Gjithsej ajo ka 91,378 njësi banimi, nga të cilat 46,7938 (51.2%) janë të banuara ndërsa 44,595 (48.8%) jo. Kjo tregon se thuajse gjysma e banesave është bosh.

Në Shijak dhe Krujë, ku presioni nga turizmi dhe ndërtimi janë ndjerë më pak, shifrat janë më të ulëta, me përqindje boshatisjeje respektivisht 32.5% dhe 21.3%.

Ndërsa popullsia e Shqipërisë ulet, si rezultat i emigrimit masiv dhe faktit që Tirana është ajo që tërheq edhe ato pak banorë nga lëvizjet e brendshme demografike, Durrësi është kthyer në “depo betoni” për apartamente që presin pushuesit e verës, emigrantët me kursime, apo investitorë dhe spekulantë të fokusuar në tregun e pronave të paluajtshme.

Por jo për njerëzit që jetojnë dhe duan të jetojnë aty përditë.

Në qarkun e Durrësit nga viti 2013 deri në vitin 2024 janë shtuar 779,000 m2 ndërtim i destinuar vetëm për banim.

Vlora më keq së Durrësi

Vlora është qarku ku fenomeni i banesave bosh është më i theksuar. Në letër Vlora është histori suksesi, me investime strategjike, turizëm në rritje dhe zhvillim të shpejtë të bregdetit.

Sipas censit te vitit 2023, popullsia e qarkut Vlorë ka rënë me 28,959 (17%) nga viti 2011.

Në total qarku ka 109,375 banesa me destinacion banimin, nga këto, 52,296 janë të banuara (47.8%), ndërsa 57,079 (52.2%) jo. Më shumë se gjysma e shtëpive në qarkun e Vlorës janë bosh.

Në bashkinë Vlorë, e cila përfshin vetë qytetin dhe zonat përreth, nga 63,428 banesa në total, 33,561 janë bosh (53%), ndërsa 29,867(47%) janë të banuara.

Në Sarandë, një tjetër model i zhvillimit të turizmit shqiptar, fenomeni është edhe më i theksuar, nga 20,790 banesa, 12,919 janë bosh, dhe vetëm 7,871 kanë njerëz brenda.

Në përqindje, kjo do të thotë 62% banesa bosh dhe vetëm 38% të banuara.

Himara, një tjetër destinacion turistik i ngjashëm, ka 7,292 banesa, nga të cilat 4,173 janë bosh (57%) dhe 3,119 (43%) të banuara.

Në Delvinë, Konispol dhe Finiq, zona që nuk kanë ndjerë të njëjtin presion për ndërtime dhe turizëm, vetëm afërsisht 1 në 3 apartamente është bosh.

Selenica bën përjashtim në qarkun Vlorë me nivelin e lartë të banesave bosh ndonëse jo një zonë turistike.

Për urbanisten Doriana Musai ndërtimi është shndërruar në model ekonomik për të mbajtur gjallë “statistikat e zhvillimit”.

Qeveria shpall sukseset me fjalë si ‘turizëm’, ‘investime strategjike’ dhe ‘modernizim’, por në realitet po krijon qytete fantazmë, ku gjysma e dritareve nuk ndizen kurrë, thotë Musai.

93-98% e banorëve të Vlorës dhe Durrësit banojnë në ndërtesa të para vitit 2016

Censi i dy viteve më parë, përveç numrit të banesave bosh dhe të banuara, tregon edhe vjetërsinë e ndërtesave ku jetojnë banorët e dy qarqeve.

Por këtë të dhënë Instituti i Statistikave e ka publikuar vetëm në rang qarku, në këtë fazë mungojnë të dhënat në nivel bashkie dhe njësie administrative.

Ne i kërkuam INSTAT të na i vinte në dispozicion këto të dhëna, por pas disa komunikimeve me përfaqësues të këtij institucioni dhe të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, na u tha se këto të dhëna ishin duke u përpunuar dhe në momentin që ky proces do të ketë përfunduar do të na vihen në dispozicion.

Megjithatë mbi aq sa është publike kemi mundur të ndërtojmë një ide se ku jetojnë banorët e qarkut të Durrës.

Nga totali prej 66,176 njësi të banuara në Durrës në nivel prefekture grafiku i mëposhtëm na tregon ku banojnë qytetarët e qarkut të grupuar sipas vitit të ndërtimit të banesës.

Më shumë se gjysma e njësive të banuara në Durrës (57%) janë ndërtuar para viteve 2000.

Banesat e ndërtuara në vitet 2001-2010 zënë 30% të totalit të banesave të banuara, ato të ndërtuara pas vitit 2010 zënë 14% të totalit të banesave të banuara.

Më shumë se gjysma e banorëve rezident të qarkut jetojnë në banesa të ndërtuara gjatë komunizmit apo vitet e para të demokracisë dhe jo ato të valës ndërtimore post 2000.

Ndërsa, në Vlorë totali prej 52,296 njësive të banuara është i ndarë sipas grafikut të mposhtëm.

Në këtë qark fakti që shumica e banorëve rezident jetojnë në banesa të vjetra bëhet dhe me evident, duke nxjerrë në pah që janë banesat e post 2000 kanë tendencë të jenë bosh.

Dy në tre njësi të banuara, janë ndërtuar para viteve 2000.

Banesat e ndërtuara në vitet 2001-2010 zënë 23% të totalit të banesave te jetuara. Ndërsa banesat e ndërtuara pas vitit 2010 zënë vetëm 8% të totalit të Banesave të banuara.

Dy të tretat e banorëve rezident të qarkut jetojnë në banesa të ndërtuara gjatë komunizmit apo vitet e para të demokracisë dhe jo ato të valës ndërtimore post 2000.

Në qarkun Vlorë nga 2013 deri në 2024 janë miratuar 722,000 m2 ndërtim me destinacion banimin. Vlen të përmendet që vetëm në 2014 janë dhënë 266,000 m2 ndërtim për banim. 

Njësitë e reja të banimit pas 2016 zënë një përqindje shumë të vogël në totalin e shtëpive të banuara, në Durrës 7% dhe në Vlorë 2% . Pra, ndërtesat e reja nuk po zëvendësojnë të vjetrat, por shtohen mbi to.

Kërkuam nga INSTAT edhe të dhëna mbi njësitë e banimit që janë bosh në këto dy qarqe, ku të përcaktonte se në cilat njësi administrative dhe cilës periudhë të ndërtimit i përkasin njësitë e banimit bosh, edhe këtë informacion nuk arritëm ta marrim me argumentin e njëjtë se të dhënat janë duke u përpunuar.

Industria e ndërtimit për urbanisten Doriana Musai është shumë e ekspozuar ndaj dy fenomeneve spekulimi dhe pastrim parash dhe investimet në pasuri të paluajtshme janë kthyer në strehim për kapitalin e pasigurt, përfshirë korrupsionin dhe krimin financiar.

“Në mungesë të tregjeve të tjera të sigurta, betoni është bërë ‘banka’ më e sigurt për kursimet, shpesh me burim të dyshimtë. SPAK na konfirmon ne shumë raste këtë skemë të ngritur,” thotë Musai.

Krahasimi i Durrësit dhe Vlorës me Selaniku

Në këto dy qarqe po ndodh një fenomen i çuditshëm, popullsia nga censi në cens është ulur, banesat bosh janë rritur, por gjithashtu metrat e ndërtimit me destinacion banimin janë shtuar.

Sipas një studimi të kryer nga tre pedagogë (Azmi Stringa, Manjola Naco dhe Alban Korbi), thuhet se pjesa e njësive të pabanuara u rrit dhe së bashku me to u rrit edhe çmimi i pasurive të paluajtshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve u rritën me afërsisht 44% në vitin 2024.

Faktorë të shumtë po kontribuojnë në këtë rritje janë zgjerimi i turizmit dhe kërkesa për qira ditore (afatshkurtra si Airbnb), blerja spekulative e shtëpive dhe një pjesë në rritje e blerjeve nga blerësit e huaj, e vlerësuar në 20% të transaksioneve në vitin 2024.

“Ky bashkim i mungesës së alternativave të tjera të investimit, profilit të rrezikut të vendit (pasiguria në të bërit biznes nxit investimet në pasuri të paluajtshme), investimeve spekulative, kërkesës së jashtme nga turizmi, korrupsioni dhe krimi financiar po prodhon një rezultat paradoksal, ndërsa popullsia e Shqipërisë është në rënie, numri i shtëpive të zbrazëta vazhdon të rritet dhe çmimet përshkallëzohen përtej mundësive të qytetarëve mesatarë” thuhet në studim

Studimi bën një krahasim me një qendër të rëndësishme të turizmit në Greqi, siç është Selaniku dhe kjo zonë është dukshëm më mirë se Durrësi dhe Vlora. Sipas mediave greke, një në tre shtëpi në rajonin e Maqedonisë Qendrore është bosh, pra rreth 33%.

Ndërsa Durrësi dhe Vlorë janë rreth 50% me trend rritjen e kësaj shifre për shkak se projekti “Durrës Yacht Marina”, dhe “Vlora Marina” do të sjellin në treg mijëra apartamente të tjera.

Doriana Musai thotë se po ndërtohet një ekonomi e iluzioneve, ku “zhvillimi” nuk matet me rritjen e cilësisë së jetës së njerëzve, por me numrin e lejeve të ndërtimit dhe m² të betonit të shitur.

“Në këtë kuptim, Durrësi dhe Vlora po bëhen viktima të suksesit të rremë, duke u shndërruar në qytete turistike për disa, por të pabanuara për shumicën”, përmbyll Musai.

Lexoni gjithashtu:

The post Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh appeared first on Citizens.al.

Më pak emigrantë dhe turistë? Depozitat në valutë, rritjen më të ngadaltë në gusht që nga 2020-a

By: V K
30 September 2025 at 07:35

Muaji gusht ka sjellë një rritje të kursimeve në lekë dhe sidomos në valutë, një tendencë e përhershme sezonale kjo që lidhet si me prurjet e emigrantëve dhe vitet e fundit, ashtu edhe me të ardhurat që gjenerohen nga turizmi.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit gusht ishte 671.7 miliardë lekë, me një rritje prej 0.91%, ose rreth 6.1 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm.

Në raport me korrikun, kur depozitat në lekë me bazë mujore u shtuan me 10.5 miliardë lekë, ritmet e rritjes janë ngadalësuar.

Me bazë vjetore (gusht 2025/gusht 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 13%, ose gati 77 miliardë lekë më shumë.

Në korrik dhe në gusht, një periudhë sezonale, kur ka si prurje nga emigrantët ashtu dhe të ardhura nga turizmi është rikthyer rritja e depozitave në valutë, pas ngadalësimit të qershorit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.49 miliardë euro në fund të muajt gusht, me një rritje prej 227 milionë eurosh, ose 2.7% më shumë në raport me muajin e mëparshëm.

Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.

Megjithatë e krahasuar me vitet e mëparshme, shtesa e muajit gusht është më e ulëta që nga viti 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Në gusht 2024, në banka hynë si formë kursimesh në euro 292 milionë euro më shumë, në të njëjtin muaj të 2023-t shtesa ishte 286 milionë euro, në gusht 2022 në 257 milionë euro dhe në 2021 ishte 248 milionë euro.

Përgjithësisht rritja e depozitave në valutë në gusht reflekton prurjet e emigrantëve, por vitet e fundit fluksi i madh i turistëve ndikonte që shumë familje të jetojnë me turizëm, të gjeneronin më shumë të ardhura në euro.

Ngadalësimi i këtij viti tregon për një rritje më të dobët të turizmit, siç kanë deklaruar dhe operatorët, apo stepje të prurjeve të emigrantëve nga euro e dobët.

Me bazë vjetore (gusht 2025/gusht 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.2%, ose 570 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të gushtit, stoku total i depozitave ishte 1.44 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 105 miliardë lekësh, ose 7.9% më shumë.

Stabilizimi i euros, ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 77 miliardë lekë (rreth 770 mln euro) dhe ato në euro me 570 milionë euro, me një total prej 1.34 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit./ Monitor

The post Më pak emigrantë dhe turistë? Depozitat në valutë, rritjen më të ngadaltë në gusht që nga 2020-a appeared first on Albeu.com.

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor

By: V K
24 September 2025 at 08:18

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15-vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.

Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64-vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.

Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15-vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29-vjeç, me një tkurrje prej 5,6%.

Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64-vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.

Popullsia inaktive mbi 15-vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, ç`ka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.

Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.

Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29-vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64-vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.

Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.

Pas censit deri në fillim të 2025, popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.

Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë, më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

The post Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor appeared first on Albeu.com.

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

17 September 2025 at 19:13

Vlera e arit ka pësuar rënie për shkak të një rritjeje të lehtë të dollarit, pasi një ditë më parë arriti një rekord të ri, për shkak të pritshmërive për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale. Ari spot ra me 0.5%, në 3,671.61 dollarë për ons, pasi arriti një rekord të ri në […]

The post Ari “humbet terren” pas vlerave rekord appeared first on BoldNews.al.

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 September 2025 at 08:37

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet. Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka […]

The post (Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

7 September 2025 at 08:03

Numri i bizneseve në qarqet e vendit po ndjek zhvillimet e popullsisë. Bizneset e tregtisë u tkurrën në të gjitha qarqet, përveç Durrësit dhe Tiranës në vitin 2024 në krahasim me 2023. Sektori i industrisë po zhvendoset nga qytetet e mëdha në kërkim të kostove të lira, ndërsa bumi turistik nuk e rriti numrin e […]

The post Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve appeared first on BoldNews.al.

”Nutrition and Health”: Konsumimi i pijeve me sheqer nxit rënien e flokëve

6 September 2025 at 12:33

LISBONE, 6 shtator /ATSH/ – E dimë prej kohësh se pirja e pijeve me sheqer mund të na bëjë të shtojmë në peshë dhe të rrisim rrezikun e zhvillimit të diabetit, me rreziqe kardiovaskulare që pasojnë.

Tani, një studim nga Universiteti i Portos ka zbuluar një efekt të ri të habitshëm: konsumi i rregullt i këtyre pijeve rrit gjithashtu rrezikun e rënies së flokëve. Anasjelltas, një nivel i mirë i vitaminës D mund të ndihmojë në parandalimin e alopecisë, shkruan salute.eu.

Studimi, i botuar në revistën Nutrition and Health, bazohet në të dhëna nga 17 botime të rishikuara nga kolegët që përfshijnë një total prej më shumë se 61 330 pjesëmarrësish.

Qëllimi i studiuesve ishte të kuptonin ndikimin e dietës në shëndetin e flokëve.

Rezultatet e studimit tregojnë se përqendrimet e larta të vitaminës D shoqërohen me alopeci më pak të rëndë, ndërsa konsumi i lartë i pijeve me sheqer ishte i lidhur pozitivisht me rënien e flokëve, veçanërisht tek burrat. /os/

The post ”Nutrition and Health”: Konsumimi i pijeve me sheqer nxit rënien e flokëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

15 August 2025 at 08:47

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990. Sipas të dhënave krahasuar me një […]

The post Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik appeared first on BoldNews.al.

Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve

By: M C
14 August 2025 at 16:57

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%. Sipas ekspertëve të këmbimit valuator, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj.

Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, Banka Qendrore ka rifilluar blerjet e valutës për të frenuar mbiccmimin e monedhës vendase. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionëeuro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të jetë një faktor me ndikim në nivelete ulëta të inflacionit të ulët të importuar në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë evidenton se inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut vazhdon të ndikojë negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga turizmi, që po bëhet gjithnjë e më shumë sektor themelor për ekonominë shqiptare./ Monitor

The post Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve appeared first on Albeu.com.

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

By: Ardit
12 August 2025 at 14:27

Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim. Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024. Rënia e lindjeve u thellua […]

The post Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025 appeared first on BoldNews.al.

Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

6 August 2025 at 16:49

Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë […]

The post Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – BYD tejkalon edhe shitjet e ”Tesla”-s

BERLIN, 6 gusht /ATSH-AA/ – Sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve (SMMT) dhe autoritetit gjerman KBA, gjiganti amerikan i automjeteve elektrike ”Tesla” gjatë muajit korrik pësoi një rënie të mprehtë të shitjeve në dy tregjet më të mëdha të automobila ve në Evropë.

Sipas të dhënave të publikuara, regjistrimet e automjeteve të reja ranë me rreth 60 për qind në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 55,1 për qind në Gjermani.

Kompania shiti vetëm 987 njësi në Mbretërinë e Bashkuar, nga rreth 2 462 që kishte shitur një vit më parë, si dhe 1 110 njësi në Gjermani.

Ndërkohë, gjiganti kinez i automjeteve elektrike BYD në korrik u ngjit fuqishëm në të dy tregjet.

Shitjet në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 390 për qind, duke arritur në 3 184 njësi, ndërsa në Gjermani regjistrimet e kompanisë kineze u rritën pothuajse pesëfish, respektivisht në 1 126 njësi.

Pavarësisht rritjes së përgjithshme të tregut të automjeteve elektrike, me shitjet e automjeteve elektrike me bateri në Gjermani që u rritën me 58 për qind në 48 614 njësi dhe tregun e Mbretërisë së Bashkuar që u zgjerua me 9,1 për qind, ”Tesla” humbi ndjeshëm terren në rajon.

Të dhënat më të fundit konfirmojnë një rënie rajonale të shitjeve të kompanisë së Elon Musk, e cila po përballet me konkurrencë të ashpër, veçanërisht nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike, si dhe me dëme në imazhin e markës për shkak të komenteve përçarëse të Muskut dhe lidhjeve të tij me administratën e presidentit Donald Trump.

Kundërpërgjigja ndaj kësaj mund të ndihet më fuqishëm në Evropë, gjë që dëshmohet nga rënia e ndjeshme e shitjeve të kompanisë Tesla në rajon në gjysmën e parë të vitit.

Të dhënat nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave treguan një rënie prej 43,7 për qind nga viti në vit në gjashtëmujorin e parë të vitit.

”Tesla” gjithashtu humbi pjesë të tregut në Evropë për të gjashtin muaj radhazi në muajin qershor.   /os/

The post FOKUS – BYD tejkalon edhe shitjet e ”Tesla”-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri

By: V K
27 July 2025 at 14:16

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend.

Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve në vend, me tradita në zhvillimin e bregtorisë.

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, numri i lopëve në vend arriti në 224 mijë krerë nga 232 mijë në vitin 2023, me rënie 3,5%.

Rënia e numrit të lopëve është shënuar për qarqet, si: Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan.

Berati është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të numrit të lopëve në nivel kombëtar. Numri i lopëve ka rënë nga 11,2 mijë në 9,1 mijë, një tkurrje prej rreth 18,2%. Kjo tregon një tendencë të fortë në tkurrjen e blegtorisë në këtë zonë.

Korça, një nga qarqet më të njohura për blegtorinë, ka pësuar ulje të ndjeshme prej 15,8%. Nga 27,3 mijë lopë në vitin 2023, numri i tyre ka rënë në 23 mijë në 2024.

Edhe pse një nga qarqet me numër të lartë lopësh, Shkodra ka shënuar një ulje prej 13,7% nga 23,8 mijë krerë në 2023, në rreth 21 mijë krerë lopë për 2024.

Gjirokastra gjithashtu ka pësuar rënie të numrit të lopëve prej 6,3%, nga 9,2 mijë në 8,7 mijë lopë. Edhe për Qarkun e Elbasani, numri i lopëve ka pësuar një rënie prej 5,8%, ku nga 18,4 mijë krerë që ishin në 2023, numri i tyre për 2024 arriti në 17,3 mijë lopë.

 

 

Rënie nëpër qarqe është shënuar edhe te numri i deleve. Qarku me rënien më të madhe është Berati, ku numri i deleve ka rënë nga 62 mijë në 51,3 mijë, që përkthehet në një ulje prej rreth 17,2%. Korça gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme, nga rreth 140 mijë krerë në 126 mijë, apo 10% më pak.

Vlora ka pësuar rënie prej rreth 4,7% nga rreth 283 mijë krerë në 270 mijë. Qarqet e Dibrës dhe Durrësit kanë pësuar ulje të vogla, përkatësisht rreth 2,3% dhe 5,2%. Elbasani ka pasur rënie prej 4,6%. Kukësi ka rënë me rreth 2%.

Në anën tjetër, disa qarqe kanë pasur rritje të lehtë të numrit të deleve, si: Fieri me një rritje prej 1,1%. Gjirokastra pothuajse e pandryshuar. Lezha, Shkodra dhe Tirana kanë shënuar rritje të vogla nga 2-5%.

 

 

Po ashtu, në vitin 2024, numri i dhive ka pësuar ndryshime në qarqe të ndryshme. Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Tiranë kanë shënuar rënie në numrin e dhive, me rënien më të madhe në Berat prej rreth 19,7%.

Gjirokastra është e qëndrueshme me një ndryshim minimal, ndërsa Shkodra dhe Vlora kanë regjistruar rritje të dukshme përkatësisht 19% dhe 11,3%.

Grumbullimi i qumështit ndjek tendencën rënëse të bagëtive

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe gjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive, veçanërisht për fermat e vogla.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonësh nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023.

Krahasuar me 2023, sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështit të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

 

 

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkoi për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe 0,5% qumësht i skremuar.

Përpunuesit e qumështit në vend raportojnë rënie të ndjeshme të sasisë së qumështit të grumbulluar, e ndikuar drejtpërdrejt nga mbyllja progresive e fermave të vogla me 4, 5 apo 10 krerë bagëti.

Sipas tyre, ky trend ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë.

Së pari, emigracionit masiv në zonat rurale, që ka boshatisur familjet dhe ka lënë fermat pa trashëgimtarë aktivë.

Së dyti, kostove të papërballueshme të fuqisë punëtore, sidomos për punët në stallë, ku mungesa e të rinjve e ka bërë të domosdoshme punësimin e stafit të paguar.

“Shumë prej drejtuesve të fermave të vogla janë të moshuar dhe nuk mund t’i përballojnë më punët e përditshme të fermës. Ata janë të detyruar të punësojnë të rinj, por aktualisht një punëtor stalle kushton nga 800 deri në 1,000 euro në muaj.

Kjo kosto është e papërballueshme për fermat me pak krerë”, – pohon një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit në vend.

Kjo situatë po krijon një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu, për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar jashtë po përdoret, kryesisht në sezonin e verës, si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 milionë litra qumësht. Kjo ishte sasia më e lartë e qumështit të importuar prej 2016-s. Në janar-prill 2025 u importuan 5,1 milionë litra qumësht.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet janë ulur 15,4%./ Monitor.al

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

❌
❌