FOKUS â Tesla pĂ«son rĂ«nie nĂ« EvropĂ«, shkak konkurrenca kineze dhe reagimeve politike
KALIFORNI, 23 dhjetor /ATSH-AA/ â Shitjet e gjigantit amerikan tĂ« automjeteve elektrike (EV) Tesla ranĂ« me 34.2 pĂ«r qind nĂ« Bashkimin Evropian nĂ« nĂ«ntor nĂ« bazĂ« vjetore, bĂ«ri tĂ« ditur Shoqata Evropiane e Prodhuesve tĂ« Automobilave (ACEA).
Kompania e automjeteve elektrike Tesla e miliarderit Elon Musk shiti 12.130 njësi në BE muajin e kaluar, tregoi raporti i ACEA-s. Ndërkohë shifra ka qenë 18.430 në të njëjtin muaj të vitit 2024.
Pjesa e tregut të kompanisë ra në 1.4 për qind nga 2.1 për qind në nëntor të vitit të kaluar. Në 11 muajt e parë të vitit, shitjet e Tesla ranë me 38.8 për qind në BE krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke zbritur në 129.024 njësi.
Në Evropë, përfshirë BE-në, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Teslës ranë me 11.8 për qind nga viti në vit në 22.801 njësi.
Ndërkohë, shitjet e përgjithshme të automjeteve elektrike me bateri u rritën me 44.1 për qind duke arritur në 188.730 njësi në BE.
Ndërkohë BYD-i kinez, një nga konkurrentët kryesorë të Teslës, shënoi rritje në shitjet e tij në BE me 235.2 për qind nga viti në vit duke arritur në 16.158 njësi. Pjesa e tregut e BYD u rrit në 1.8 për qind në nëntor, nga 0.6 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Shitjet e Teslës kanë rënë me shpejtësi në Evropë këtë vit pjesërisht për shkak të qëndrimeve politike kontroverse të Musk-ut, ndërhyrjes së tij në politikën evropiane dhe konkurrencës së shpejtë nga markat kineze.
The post FOKUS â Tesla pĂ«son rĂ«nie nĂ« EvropĂ«, shkak konkurrenca kineze dhe reagimeve politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
