Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Papunësia në vendnumëro! 3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie

By: Elva
10 December 2025 at 21:07

Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e tretë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në tremujorin e tretë, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604 persona dhe shënoi rënie prej 0,6% me të njëjtin tremujor të […]

The post Papunësia në vendnumëro! 3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie appeared first on BoldNews.al.

Papunësia në “vendnumëro”/ 3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie

By: M C
10 December 2025 at 19:08

Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e tretë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në tremujorin e tretë, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604 persona dhe shënoi rënie prej 0,6% me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar raportoi INSTAT sot.

Papunësia në vendnumëro

Në 3-mujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues ka mbetur i pandryshuar dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,4 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë është 6,8% për burrat dhe 9,7% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 1,2 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,9 pikë përqindje për burrat.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 15,0%.

Ky tregues është ulur me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grup-moshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,6%.

Punësimi, në rënie

Sipas INSTAT numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604, duke shënuar një rritje prej 0,7%, krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shënoi një rënie prej 0,6%.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,8%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 -64 vjeç është 69,6 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e dytë 2025, është rritur me 0,5 pikë përqindje.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 76,6%, ndërsa për gratë është 62,7%, duke paraqitur një hendek gjinor prej 13,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është ulur me 0,3 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë e moshës 15 -29 vjeç është 45,5%. Ky tregues është ulur me 0,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e punësimit është 78,5%.

Rritet pjesëmarrja në tregun e punës

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 76,5%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2% për gratë dhe 82,9% për burrat, duke paraqitur një hendek gjinor prej 12,8 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,7 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,5%.

Ky tregues është ulur me 2,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0%

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e inaktivitetit për popullsinë 15-64 vjeç është 23,5%.

Nga totali i popullsisë ekonomikisht jo-aktive në moshë pune 19,6% është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake; o 9,9% është në pension ose pension të parakohshëm, 14,9% është në paaftësi të përhershme për punë dhe 1,9% e popullsisë deklaron se nuk po kërkon punë, pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.

Shkalla e inaktivitetit për të rinjtë 15-29 vjeç është 46,5%, prej të cilëve 72,8% e të rinjtë ekonomikisht jo-aktivë janë të përfshirë në arsim ose trajnim.

Ndërkohë, vetëm 0,9% janë të papunë të dekurajuar dhe për grup-moshën 30-64 vjeç, popullsia ekonomikisht jo-aktive përbën 15,0%, ku vetëm 3,0% e tyre klasifikohen si të dekurajuar, pra individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i punës./MONITOR

The post Papunësia në “vendnumëro”/ 3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie appeared first on Albeu.com.

Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë

By: V K
8 December 2025 at 08:21

Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.

Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.

Të gjendur në këtë situatë, shumica e të rinjve shqiptarë në grupmoshën 15–29 vjeç shohin emigrimin si zgjidhjen kryesore për jetën e tyre.

Megjithë përpjekjet, sistemi arsimor në vend nuk po mund të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe cilësia e të nxënit ka pësuar ulje.

Luhatjet në arsim dhe punësim e kanë çorientuar rininë, e cila, në vend që të reagojë dhe të kërkojë llogari, po zgjedh largimin.

Në 13 vite të rinjtë tkurren me 45%

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se në vitin 2024 në të gjithë vendin kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45 për qind më pak se në censin e vitit 2011.

Rënia e popullsisë së re në moshë më shumë sesa me lindjet më pak lidhet me emigracionin e lartë, që ka marrë përmasat e pandemisë në këtë grup-moshë.

Numri i të rinjve ndërmjet dy censeve 2011–2023 ka rënë tre herë më shumë se popullsia e përgjithshme.

Në arsim, të dhënat e vitit 2024–2025 tregojnë se numri i nxënësve dhe studentëve po vazhdon të tkurret.

Regjistrimet në sistemin parauniversitar kanë rënë, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar, ndërsa edhe universitetet po përballen me më pak aplikime dhe më shumë braktisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se për periudhën 2020–2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra me mbi 31%, ose 112 mijë më pak.

Kjo tkurrje demografike po bën që vendi të ketë gjithnjë e më pak të rinj që hyjnë në sistemin arsimor, më pak studentë që diplomohen dhe më pak fuqi punëtore të kualifikuar për të ardhmen.

Papunësi e lartë

Megjithatë, edhe ata që diplomohen ndeshen me sfida të mëdha në tregun e punës. Punësimi i të rinjve mbetet problematik, me nivele papunësie që luhaten rreth 22% për moshat 15–29 vjeç.

Një tjetër fenomen shqetësues është papunësia mes të diplomuarve në universitet.

Pavarësisht viteve të studimit dhe investimeve të familjeve, rreth 15% e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë.

Kjo ndodh sepse universitetet prodhojnë më shumë specialistë në fusha si drejtësia, ekonomia dhe menaxhimi, ndërkohë që tregu kërkon profile teknike, inxhinierike, profesione të zanatit, turizëm dhe teknologji.

Kjo mospërputhje shton nën-punësimin dhe detyron të rinjtë ose të punojnë jashtë profilit, ose të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Emigrimi si zgjidhje

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet e OECD-së, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania (12.7 emigrantë për 1000 banorë), Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).

Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.

Shumica e këtyre emigrantëve, mbi 80%, janë të rinj. Niveli i lartë i emigrimit është ndoshta pasqyra e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike të brezit të ri.

Shqipëria ka hyrë në periudhën e fortë të emigrimit që prej viteve ’90, fenomen që në vend që të zbutet vetëm forcohet.

Çdo vit largohet një numër i madh i të rinjve, kryesisht të kualifikuar, duke krijuar një humbje të madhe të kapitalit njerëzor.

Sipas raportimeve dhe vlerësimeve të fundit, Shqipëria është ndër vendet e Europës me normën më të lartë të largimeve të të rinjve në raport me popullsinë.

Popullsia e të rinjve 0–29 vjeç është përgjysmuar brenda më pak se dy dekadave, një rënie dramatike me ndikim të thellë në ekonominë dhe strukturën sociale të vendit.

Shkaku kryesor mbetet mungesa e perspektivës, pagat e ulëta, mundësi të pakta zhvillimi profesional, mosbesimi tek institucionet dhe tek e ardhmja.

1 në 4 të rinj rri kot

Të rinjtë në Shqipëri që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen (NEET) paraqesin sot një nga sfidat më të mëdha sociale të vendit. Në vitin 2024, mbi 22% e të rinjve 15–29 vjeç nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në arsim.

Në grupmoshën 15–24 vjeç, norma e NEET arrin në 21.3 për qind. Në grupmoshën 25–29 vjeç, situata përkeqësohet ndjeshëm, norma e NEET ngjitet në 31.1 për qind dhe përqindja e të rinjve që janë tërësisht inaktivë rritet dukshëm, sidomos mes grave.

Gjysma e të rinjve me arsim të ulët rezultojnë NEET deri në moshën 29 vjeç, dhe shumica e tyre janë inaktivë, jo thjesht të papunë.

Rreth një e pesta e të gjithë NEET-ëve me arsim të ulët ende deklarojnë se kërkojnë punë, por pjesa më e madhe, 40 deri në 50 për qind, kanë braktisur çdo lidhje me tregun e punës ose arsimin.

Edhe pse norma e braktisjes së hershme të shkollës ka rënë nga 17.4% në vitin 2021 në 13.5% në vitin 2023, furnizimi me të rinj të pashkolluar mbetet i lartë.

Në Shkodër, niveli i NEET-ëve është 22%, më i ulëti ndër qarqet e krahasuara. Tirana shfaq një nivel më të lartë në rang vendi me rreth 27%.

Të gjitha rajonet karakterizohen nga një problem i përhapur i papunësisë afatgjatë. Rreth 69 deri në 75 për qind e të rinjve që kërkojnë punë kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë, duke treguar një shkëputje të thellë nga tregu i punës dhe një risk të lartë për të kaluar në inaktivitet.

Universitetet të zhytura në korrupsion

Qëndresa Qytetare ka analizuar se gjatë viteve 2021–2025, sipas prokurorive, janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike.

Nga analiza rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete.

Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK).

Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).

Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%) pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike të marra në analizë. Nivele të larta të perceptimit (96%) janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (77.5%).

Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%).

Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).

Pasojat

Është krijuar një cikël dobësish në vend që po dekurajon të rinjtë. Arsimi nuk po prodhon aftësi që kërkon ekonomia, ekonomia nuk po prodhon vende të mjaftueshme pune me kushte të pranueshme për të rinjtë. Mungesa e perspektivës ekonomike dhe sociale i shtyn të rinjtë drejt emigrimit.

Largimi i të rinjve rrudh më tej bazën e popullsisë së re, ul numrin e nxënësve dhe studentëve, dobëson tregun e punës dhe ndikon në cilësinë e zhvillimit ekonomik.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë të plakjes së popullsisë, mungesës së fuqisë punëtore dhe pamundësisë për të zhvilluar një ekonomi konkurruese pa rininë.

Në këtë realitet, pyetja nuk është më “a po ikin të rinjtë?”, por “si të krijohet një klimë që i mban, i punëson dhe i zhvillon ata”.

Sfida duket se është strukturore dhe kërkon reformë në arsimin profesional dhe universitar, politika punësimi të lidhura me sektorët prioritarë, si dhe programe konkrete që ndalojnë ose ngadalësojnë emigrimin.

Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm./ Monitor

The post Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë appeared first on Albeu.com.

Raporti i Progresit: Papunësi e lartë, boshllëqe gjinore dhe rritje çmimesh në Kosovë

4 November 2025 at 16:49


Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, ku theksohen sfidat e vazhdueshme në tregun e punës, rritja e çmimeve dhe vonesat në publikimin e të dhënave zyrtare.

Në raport thuhet se tregu i punës në Kosovë “karakterizohet nga pjesëmarrje ende shumë e ulët, papunësi e lartë dhe boshllëqe të mëdha gjinore”.

Sipas rapotit, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore publikohen me vonesë, me të dhënat më të fundit që i referohen vitit 2024.

“Ndërkohë, shkalla e papunësisë ra me 0.1 pikë përqindjeje në 10.8%, pavarësisht rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në 43.3% nga 40.7% në vitin 2023. Hendeku midis shkallës së punësimit të meshkujve dhe femrave (55.9% dhe 21.2%) u zgjerua. Në vitin 2024, pjesa e të rinjve (15-24 vjeç) që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim ra në 31.4%, nga 33.4% një vit më parë”, thuhet në raport.

Sipas BE-së, këto rezultate të dobëta në tregun e punës po kontribuojnë në normat e larta të emigrimit.

Raporti gjithashtu thekson se inflacioni i çmimeve të konsumit është rritur ndjeshëm në vitin 2025. “Inflacioni u rrit në një mesatare prej 2.8% në vit në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe më tej në 4.3% dhe 4.5% në korrik dhe gusht, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ushqimit dhe pijeve joalkoolike”, theksohet në dokument.

BE kujton se më 16 prill, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kishte miratuar një rritje lineare të tarifës së energjisë elektrike prej 16.1% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, e cila hyri në fuqi më 1 maj.

Në anën tjetër, raporti e vlerëson pozitivisht nivelin e borxhit publik të Kosovës, i cili mbetet ndër më të ulëtit në rajon.
“Në sajë të një suficiti primar margjinal dhe rritjes së lartë nominale të PBB-së, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ra në 16.9% në fund të vitit 2024 – niveli më i ulët që nga viti 2017 – dhe më tej në 16% në fund të qershorit 2025”, thuhet në raport.

Megjithatë, borxhi i jashtëm u rrit me 12% në vitin 2024, për shkak të kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Raporti vëren se “bllokimi politik ka penguar ratifikimin e marrëveshjeve të reja të financimit të jashtëm me institucionet financiare ndërkombëtare”.

Në maj 2025, Fitch Ratings riafirmoi vlerësimin e saj sovran për Kosovën në nivelin ‘BB-’ me perspektivë të qëndrueshme, duke përmirësuar mundësitë e aksesit të vendit në tregjet ndërkombëtare financiare.

ASK: Shkalla e papunësisë në vitin 2024 ishte rreth 11 për qind

1 October 2025 at 17:10


Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se në vitin 2024, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë 10.8%.

Në vitin 2014 shkalla e papunësisë ka qenë 35.3%, duke shënuar një ulje prej rreth 25% në vitin 2024.

Në Raportin Vjetari Statistikor për vitin 2025, në vitin 2014 fuqia punëtore ka qenë 500 mijë e 251 persona, kurse në vitin 2024 ka pësuar rënie, duke u evidentuar 464 mijë e 567 persona si fuqi punëtore.

Në ndërkohë, edhe popullsia ekonomikisht jo aktive ka shënuar ulje. “Popullsia ekonomikisht jo aktive” nënkupton personat që janë në moshë pune, por që as nuk janë të punësuar e as nuk janë aktivisht në kërkim të një pune dhe rrjedhimisht nuk konsiderohen pjesë e fuqisë punëtore.

Sipas ASK-së, në vitin 2014, popullsia ekonomikisht jo aktive ka qenë 702 mijë e 238 persona, kurse në vitin 2024 janë regjistruar 610 mijë e 137 persona të tillë.

Shkalla e punësimit në vitin 2014 ka qenë 26.9%, ndërsa në vitin 2024 kjo ka shënuar rritje, duke arritur në 38.6%. Shkalla e punësimit më e ulëta në 10 vitet e fundit ka qenë në vitin 2015, me 25.2%.

Në anën tjetër, paga mesatare neto në Kosovë në vitin 2014 ka qenë 365 euro, kurse në vitin 2024 ka arritur në 552 euro. Sipas ASK-së, në sektorin publik paga mesatare neto në vitin 2024 ka arritur në 668 euro, për dallim 423 euro sa ka qenë në vitin 2014.

Për çdo vit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Raportin e njohur si “Vjetari Statistikor”, i cili ofron të dhëna themelore statistikore për Kosovën, si në fushën demografike, ekonomike, bujqësore.

Aty përfshihen statistika për popullsinë, ekonomitë familjare, lindjet, vdekjet, arsimin, kulturën, shëndetësinë, mirëqenien sociale apo energjinë.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Sondazhi nga IRI: 56% e qytetarëve të Kosovës kërkojnë ndryshim, shqetësimet kryesore çmimet e larta dhe papunësia

25 September 2025 at 21:59


Sipas sondazhit rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar gjatë maj–qershor 2025, qytetarët e Kosovës shprehin pakënaqësi në drejtimin politik të vendit, duke kërkuar ndryshim dhe lidership të ri.

Në pyetjen “Çka i duhet më së shumti vendit në këtë kohë?”, 56% e të anketuarve zgjodhën ndryshim, duke nxjerrë në pah nevojën për ndryshime ekonomike dhe ndërrim të lidershipit, të cilat përbëjnë 82% të përgjigjeve.

Sondazhi IRI

Nga të anketuarit që mbështesin ndryshimin:

44% kërkojnë ndryshim ekonomik dhe përmirësim të drejtësisë sociale

38% duan ndërrim të drejtuesve kryesorë politikë dhe partive në pushtet

9% kërkojnë ndryshim të standardeve kulturore dhe arsimore, përfshirë median dhe uljen e dhunës

9% duan ndryshim të standardeve administrative dhe ulje të korrupsionit

1% nuk e dinë ose refuzuan të përgjigjen


Performanca e qeverisë shihet e ndarë dhe e prirur kah negativiteti:

  • 38% e vlerësojnë “disi të mirë”
  • 22% “disi të keqe”
  • 25% “shumë të keqe”
  • 12% “shumë të mirë”
  • 2% pa përgjigje

Në pyetjen nëse politikanët aktualë janë drejtuesit e duhur për të ardhmen:

  • 50% besojnë se nevojitet një lider i ri
  • 44% mendojnë se politikanët aktualë janë të përshtatshëm
  • 7% nuk e dinë ose refuzuan

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish:

  1. Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%
  2. Papunësia – 19%
  3. Korrupsioni – 6%

Ndërkohë që korrupsioni përmendet më pak si problem kryesor, ai mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit.

"Blejmë kur ka aksione": Familjet kosovare nën presionin e inflacionit

24 September 2025 at 17:58


Familjet në Kosovë po përballen me rritje të lartë të çmimeve, duke shpenzuar më shumë, por duke blerë më pak.

Anketa e IRI-së zbulon se 45% e qytetarëve e konsiderojnë koston e jetesës si problemin kryesor, një rritje nga 28% vitin e kaluar.

Inflacioni në gusht 2023 arriti 4.5%, me rritje të ndjeshme të çmimeve për energjinë elektrike (17%) dhe ushqimet (9.2%).

Teuta Halimi, rreth të 40-tave, hap derën e dyqanit dhe del me pak gjëra. Çmimet janë rritur aq shumë, saqë çdo javë thotë se i duhet të shkurtojë listën e blerjeve.

Jeton në Prishtinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, punon në sektorin publik dhe merr një pagë prej rreth 630 eurosh në muaj.

“Qumështi, vaji, kafeja, sheqeri - të gjitha janë shtrenjtuar. Për t’i mbuluar vetëm gjërat bazike, do të duheshin tri paga”, thotë Teuta për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëshorti i saj punon, por pagat e tyre shkojnë pothuajse tërësisht për ushqime dhe fatura, duke e bërë çdo muaj sfidë për familjen.

“Po shpenzojmë më shumë, por po blejmë më pak. Blejmë vetëm kur artikujt janë në aksion [në zbritje]”, thotë Teuta.

E, situata e saj reflekton realitetin e shumë familjeve në Kosovë.

Një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën maj-korrik të këtij viti, tregon se 45% e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë koston e jetesës dhe çmimet e larta si problem kryesor - një rritje e ndjeshme krahasuar me 28% vitin e kaluar.

Kjo përqindje është, po ashtu, më e larta mes pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas 45 vjetësh punë, të varur nga ndihma e fëmijës

Pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekur nga rritja e çmimeve - shpesh të detyruar të heqin dorë nga produktet e caktuara ose t’i shtyjnë pagesat e domosdoshme.

Xhylnaze Hima dhe Muharrem Vataj kanë punuar për rreth 45 vjet, por sot jetojnë me dy pensione që bashkë kanë vlerën e 440 eurove.

“Në përgjithësi, ushqimet janë shtrenjtuar pa masë dhe pa kontroll. Sot qumështi ka një çmim, nesër krejt tjetër”, thotë Muharremi, ndërsa bashkë me Xhylnazen qëndrojnë të ulur në një park në kryeqytet.

Edhe ky çift thotë se përpiqet të kursejë duke blerë kryesisht gjatë aksioneve në dyqane.

Por më e dhimbshmja, thotë Xhylnazja, është se pas gjithë viteve të punës, tani janë të detyruar të varen nga ndihma e vajzës së tyre që jeton në Shtetet e Bashkuara.

“Na vjen keq për të. Ne kemi kontribuar gjithë jetën, e tani pensioni nuk na mjafton. Vajza na thotë: ‘Mos u mërzisni, kërkoni çfarë ju nevojitet’...”, rrëfen Xhylnazja.

Rritje e inflacionit

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se inflacioni, që reflekton rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, është rritur për 4.5% në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e ndjeshme u regjistrua tek energjia elektrike, me 17%, e ndjekur nga produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike, që u shtrenjtuan për 9.2%.

Për shembull, në gusht të vitit 2024, një litër vaj kushtonte 1.43 euro, krahasuar me 1.66 euro muajin e kaluar, ndërsa pakot e vezëve u shtrenjtuan nga 2.50 euro në 3.55 euro.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Arbër Hoti, thotë se inflacioni nuk është thjesht një shifër statistikore - ai përkthehet drejtpërdrejt në ulje reale të fuqisë blerëse të qytetarëve.

“Me çdo euro që një familje fiton sot, blen më pak produkte dhe shërbime sesa blinte një vit apo dy vjet më parë”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Inflacioni në Kosovë kulmoi në mbi 14% në vitin 2022, pas krizës së tregjeve që pasoi luftën në Ukrainë.

Ai ra gradualisht duke arritur një mesatare vjetore prej rreth 2% vitin e kaluar, por tani është rikthyer në rreth 4-5%.

Hoti thotë se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj inflacionit, pasi shumica e produkteve konsumohen nga importet - duke importuar indirekt edhe rritjen e çmimeve jashtë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor

By: V K
24 September 2025 at 08:18

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15-vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.

Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64-vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.

Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15-vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29-vjeç, me një tkurrje prej 5,6%.

Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64-vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.

Popullsia inaktive mbi 15-vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, ç`ka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.

Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.

Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29-vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64-vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.

Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.

Pas censit deri në fillim të 2025, popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.

Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë, më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

The post Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor appeared first on Albeu.com.

Programi i qeverisë për punësimin/ Eksperti: Turizmi uli papunësinë, por 20% e të rinjve janë pa punë për shkak të pagës

By: Rovena
23 September 2025 at 14:27

Eksperti për politikat e punësimit, Arbër Xhihani, në një intervistë për emisionin “Money Report” në ABC News, ka theksuar se sektori i turizmit ka dhënë kontributin më të madh në uljen e papunësisë në vend, e cila ka arritur nivelin 8.5%.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet papunësia e të rinjve, e cila ka kaluar nivelin 20%, një shifër që konsiderohet shqetësuese dhe që pritet të jetë në qendër të politikave qeveritare në katërvjeçarin e ardhshëm.

Xhihani vë në dukje se kërkesat për paga më të larta dhe kushtet e punës janë faktorë që ndikojnë në angazhimin e të rinjve në tregun e punës, ndërsa thekson nevojën për një riorganizim të sistemit arsimor dhe orientimin drejt edukimit profesional.

“Sektori i turizmit, ka pasur pjesën më të madhe të numrit të të punësuarve, çka rrit n djeshëm uljen e papunësisë. Kemi një ulje të papunësisë që arritur vlerën 8.5%, çka tregon se më shumë kemi angazhime në punë. Problematika kryesore mbetet papunësia te të rinjtë, e cila kalon nivelin 20%. E cila është shifër shqetësuese. Ky është fokusi kruesor që do të kenë politikat e qeverisë në 4-vjeçarin e ardhshëm.

Papunësia te të rinjtë është më e theksuar për shkak, të pretendimeve për një pagë më të lartë për të përmbushur kërkesat e tyre. Gjatë vitit 2024 ka pasur një rritje të pagës mesatare. Por, nuk është vetëm paga që ndikon tek pritshmëritë, por janë edhe kushtet e punës, trajtimi i punonjësve e shumë të tjerë. Për këtë arsye ka humbur dhe besimi tek punëkërkuesit shqiptar. Mendoj se kjo po ndryshon edhe për shkak të disa politikave. Prandaj dhe duhet një riorganizim i sistemit arsimor.

Mbi 80% e vendeve vakante të punës kërkojnë një njohuri specifike të punëmarrësit, kërkojnë profesionistë. Garancia rinore është një instrument shumë i rëndësishëm i cili do të jetë një suport në rritje për të gjithë të rinjtë që të nisin një edukim profesional dhe për të patur një vend pune”, tha eksperti./abcnews.al

 

Programi i qeverisë për punësimin/ Nga garancia rinore, te arsimi profesional e programet për diasporën

By: Rovena
23 September 2025 at 14:10

Integrimi i të rinjve në tregun e punës dhe ulja e papunësisë janë përcaktuar si sfida kryesore në programin ekonomik drejt 2030. Një ndër objektivat kryesore mbetet ulja e papunësinë së përgjithshme në 6% deri në 2030 ndërsa  papunësia tek  të rinjtë nën 15%.

Për të arritur këtë janë  parashikuar të ndërmerren një sërë masash siç është garancia rinore që ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi. Fokus i veçantë parashikohet të ketë edhe arsimi profesional.

Në program përcaktohet që 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional, shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.

Ndërkohë që gjatë këtij viti sektori i turizmit konfirmohet një motor i punësimit.

Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën prill–qershor papunësia në vend ka pësuar një tjetër ulje duke regjistruar nivelin 8.5%.

Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar. Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare në vend arriti 83,906 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./abcnews.al

Papunësia e fshehur në Evropë: Cilat vende përballen me dobësinë më të madhe të tregut të punës?

21 September 2025 at 23:58


Përkufizimi i papunësisë është kufizues, duke përjashtuar shumë njerëz që nuk janë në punë.

Dështimi i tregut të punës, duke kapur grupe shtesë njerëzish pa punë, ofron një pamje më gjithëpërfshirëse sesa vetëm papunësia, transmeton Telegrafi.

Që nga tremujori i dytë i vitit 2025, 13.3 milionë njerëz të moshës 15 deri në 74 vjeç në BE janë zyrtarisht të papunë.

Megjithatë, kjo shifër rritet në 26.8 milionë kur përfshihet e ashtuquajtura 'papunësi e fshehur', pasi përkufizimi standard i punësimit është shumë kufizues.

Ai përjashton tre grupe kryesore:

njerëzit e disponueshëm për të punuar, por që nuk kërkojnë aktivisht punë

njerëzit e nënpunësuar që punojnë me kohë të pjesshme

njerëzit që kërkojnë punë, por që nuk janë menjëherë të disponueshëm

Sipas Eurostat, këto grupe, së bashku me të papunët, përbëjnë të ashtuquajturën 'dështim të tregut të punës'. Por në cilat vende evropiane fuqia punëtore është nënshfrytëzuar?

Në BE, dobësimi i tregut të punës ishte 11.7% në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas Eurostat. Kjo shifër kombinon 5.8% papunësi, 2.6% të njerëzve të disponueshëm për të punuar, por që nuk kërkojnë aktivisht punësim, 2.4% nën-punësim dhe 0.9% të atyre që kërkojnë punë, por që nuk janë menjëherë të disponueshëm.

Në 33 vende evropiane, ngadalësia në tregun e punës varion nga 5.1% në Poloni në 25.8% në Turqi, e cila dallohet si një përjashtim. Dy vendet nordike, Finlanda (19.5%) dhe Suedia (18.8%), renditen midis tre vendeve kryesore, të ndjekura nga Spanja (18.6%).

Kjo 'papunësi e fshehur' është gjithashtu e lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (17.1%), Francë (15.4%) dhe Itali (15%).

Polonia (5.1%), Sllovenia (5.3%), Malta (5.4%) dhe Bullgaria (5.5%) regjistrojnë normat më të ulëta të ngadalësisë në tregun e punës në Evropë, të gjitha nën 6%.

Ndër katër ekonomitë më të mëdha të BE-së, Gjermania ka ngadalësinë më të ulët në tregun e punës me 7.8% - e vetmja nën mesataren e BE-së. Tre të tjerat - Franca, Italia dhe Spanja - janë në grupin kryesor, me norma në ose mbi 15%.

Totali i katër variablave që përbëjnë ngadalësinë e tregut të punës në grafik mund të ndryshojë pak në të gjitha vendet në të dhënat e Eurostat, për shkak të rrumbullakosjes dhe në disa raste për shkak të përshtatjeve sezonale.

Faktorët shkaktarë të ndryshimeve në ngadalësi midis vendeve

Dorothea Schmidt-Klau, shefe e degës së punësimit, tregjeve të punës dhe të rinjve në ILO në Gjenevë, shpjegoi se katër faktorë kryesorë nxisin ndryshimet e rëndësishme në ngadalësinë e tregut të punës në të gjitha vendet evropiane.

Njëri është shkalla e lartë e papunësisë vazhdimisht që i dekurajon njerëzit të kërkojnë punë. Shpesh, ata nuk i besojnë sistemit për t'i ndihmuar të gjejnë punë të përshtatshme.

"Dekada të papunësisë së lartë kanë krijuar një ndjesi se kërkimi është i kotë. Kur njerëzit besojnë se ka pak shanse për të gjetur punë të përshtatshme, ata shpesh ndalojnë së kërkuari, edhe nëse mbeten të gatshëm dhe të aftë të fillojnë punë", tha ajo.

Një faktor tjetër është sistemi i pamjaftueshëm i mbështetjes, siç janë opsionet e kufizuara të kujdesit familjar dhe normat shoqërore shtypëse.

“Kjo shpjegon një pjesë të madhe të ndryshimit në aspektin e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore midis vendeve të Evropës Veriore dhe vendeve të Evropës Jugore”, tha ajo.

Arsyeja tjetër e mundshme është mungesa e vendeve të punës dhe pozicioneve me cilësi të lartë, që përputhen me aspiratat dhe nevojat e atyre që kërkojnë punë.

Për më tepër, mospërputhjet e aftësive mund të mbeten një pengesë edhe për punëtorët që investojnë në arsimin dhe trajnimin e tyre.

“Ata u desh ta kuptonin shumë vonë se aftësitë e tyre nuk përputhen me atë që kërkojnë ndërmarrjet, një arsye e fortë për të hequr dorë nga shpresa”, tha Schmidt-Klau.

Të disponueshëm për të punuar, por jo duke kërkuar aktivisht punë: Pse?

Pas personave të papunë, kontribuesi i dytë më i madh në ngadalësinë e tregut të punës në BE janë ata që janë të disponueshëm për të punuar, por jo duke kërkuar aktivisht punë.

Ky grup tregon ndryshime të konsiderueshme në të gjitha vendet, duke filluar nga vetëm 0.3% në Çeki në 12.3% në Turqi.

Turqia është i vetmi vend ku pjesa e njerëzve të disponueshëm për të punuar, por jo duke kërkuar tejkalon shkallën e papunësisë (8.6%).

Kjo shkallë është gjithashtu relativisht e lartë në Itali (6.6%) dhe Suedi (4.4%). Në të kundërt, është vetëm 2.8% në Spanjë, pavarësisht se Spanja ka shkallën më të lartë të papunësisë në BE.

Personat e nënpunësuar që punojnë me kohë të pjesshme

Shkallat më të larta të personave të nënpunësuar që punojnë me kohë të pjesshme gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në ngadalësinë e përgjithshme të tregut të punës në disa vende.

Holanda (5.1%), Finlanda (4.8%) dhe Irlanda (4.7%) formojnë tre vendet e para, ndërsa shkalla është gjithashtu mbi 4% në Zvicër, Turqi dhe Spanjë.

Një e treta e ngadalësisë nga papunësia në katër vende

Papunësia përbën afërsisht një të tretën e ngadalësisë totale të tregut të punës në katër vende: Holanda dhe Turqia (të dyja 33%), dhe Irlanda dhe Zvicra (36%).

Kjo sugjeron se ka një numër shumë të madh njerëzish pa punë përtej atyre të kapur nga shkallët e papunësisë, duke nënvizuar rëndësinë e shikimit të shifrave të ngadalësisë. /Telegrafi/

Sa është pagesa e papunësisë në Alaska në vitin 2025?

By: gaze tare
15 September 2025 at 21:40

Për shumë banorë të Alaskës, përfitimet e papunësisë janë një mbështetje jetësore, veçanërisht gjatë muajve të dimrit kur tregu shtetëror i punës bëhet sezonal. Gjatë këtyre kohërave, Departamenti i Punës dhe Zhvillimit të Fuqisë Punëtore i Alaskës (DOLWD) bëhet një burim kyç për ata që e gjejnë veten të papunë.

Një nga pyetjet më të rëndësishme për punëtorët që kërkojnë këtë përfitim është padyshim se sa para mund të presin të marrin. Shuma e përfitimit të papunësisë nuk është një shumë fikse, pasi llogaritet bazuar në faktorë individualë, siç janë pagat e fituara gjatë një periudhe të caktuar kohore, prandaj kini kujdes për specifikat.

Cila është pagesa e papunësisë në Alaska në vitin 2025?

Shuma e marrë për përfitimet e papunësisë në Alaska nuk është një shifër fikse, por llogaritet individualisht për secilin aplikant bazuar në historikun e pagave të tyre.

Shuma e pagesës javore të papunësisë përcaktohet sipas pagave që personi ka fituar gjatë “periudhës bazë” . Kjo periudhë mbulon katër tremujorët e parë të pesë tremujorëve të fundit të plotë para se të dorëzohet aplikimi.

Për t’u kualifikuar, personi duhet të ketë fituar të paktën 2,500 dollarë në atë periudhë kohore, me një minimum prej 250 dollarësh jashtë tremujorit në të cilin ka fituar më shumë të ardhura.

Çfarë nevojitet për të përfituar nga përfitimet e papunësisë në Alaskë?

Informacioni i nevojshëm për të aksesuar është si më poshtë:

  • Numri i Sigurimeve Shoqërore
  • Adresa dhe numri i telefonit të vendit tuaj të fundit të punës.
  • Datat e punësimit tuaj të fundit, duke përfshirë ditën e parë dhe të fundit të punës.
  • Pagat e fituara në javën e fundit të punësimit.
  • Të ardhura të tjera të zbritshme: pagesa e pushimeve ose pagesa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës e marrë në javën e fundit të punësimit.
  • Testi i pagës.
  • Punonjësit federalë duhet të dërgojnë me postë ose faks kopje të Formularëve Standardë SF8 dhe SF50, dhe, kur është e mundur, një Deklaratë Leje dhe të Ardhurash (LES).
  • Ish-personeli ushtarak duhet të dërgojë një kopje të anëtarit 4 të DD214 me postë ose faks.

The post Sa është pagesa e papunësisë në Alaska në vitin 2025? appeared first on iconstyle.al.

Për herë të parë në një dekadë, papunësia në Gjermani kalon 3 milionë

By: Elva
31 August 2025 at 17:46

Papunësia në Gjermani ka arritur mbi 3 milionë njerëz për herë të parë në më shumë se dhjetë vitet e fundit, sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në Nuremberg. Numri i të papunëve u rrit në gusht me 46,000 krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 3.025 milionë. Kjo është 153,000 më […]

The post Për herë të parë në një dekadë, papunësia në Gjermani kalon 3 milionë appeared first on BoldNews.al.

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

By: Elva
23 August 2025 at 08:24

Këtë vit janë rritur vështirësitë për të gjetur punë nga të sapodiplomuarit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve me arsim të lartë tregojnë se norma e papunësisë erdhi në […]

The post Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë appeared first on BoldNews.al.

Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

By: Elva
20 August 2025 at 08:19

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e […]

The post Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve appeared first on BoldNews.al.

Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

6 August 2025 at 16:49

Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë […]

The post Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi appeared first on BoldNews.al.

Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

By: user7
9 July 2025 at 07:43

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë. Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit. Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë. Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë. Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./MONITOR

The post Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025 appeared first on Lapsi.al.

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

By: V K
9 July 2025 at 07:51

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë, janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve, tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 v-eç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm.

Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në Universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës, drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%.

Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori, tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit.

Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë.

Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë, po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë.

Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29-vjeç, është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7-vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3-vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2-vjeç./ Monitor

The post INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025 appeared first on Albeu.com.

Nuk ‘pi ujë’ diploma, papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë shënon rritje në vitin 2025

9 July 2025 at 08:30

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025.

Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë. Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit. Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë. Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë. Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./Monitor

The post Nuk ‘pi ujë’ diploma, papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë shënon rritje në vitin 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌