Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave

11 December 2025 at 13:03


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pritën sot në Qeveri studentë përfitues të skemave të ndryshme të bursave, përfshirë bursat për studime jashtë vendit në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, si dhe përfituesit e bursave të komuniteteve.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti uroi studentët për suksesin e arritur dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që synojnë shkollimin në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

"Ai theksoi se investimi në arsim cilësor mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, duke shprehur besimin se këta të rinj do të jenë kontribues të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe shoqëror të vendit pas përfundimit të studimeve", thuhet në njoftim.

Ndërsa ministrja Nagavci vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e studentëve fitues të bursave, duke theksuar se skemat mbështetëse për studentët përfaqësojnë investim të drejtpërdrejtë në kapitalin njerëzor të Kosovës.

"Në vijim rikujtoi se gjatë pesë viteve të fundit MAShTI ka zgjeruar ndjeshëm skemat e bursave, si për studentët brenda vendit ashtu edhe për ata që studiojnë jashtë dhe theksoi përkushtimin për të vazhduar punën drejt rritjes së cilësisë në arsim dhe zgjerimit të mundësive për studentët"

Studentët përfitues shprehën mirënjohjen për mbështetjen e ofruar dhe vlerësuan mundësinë për të ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Ata theksuan se do t’i vënë njohuritë e fituara në shërbim të avancimit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe MAShTI rikonfirmuan përkushtimin për të vazhduar politikat mbështetëse që u mundësojnë të rinjve të vendit të përfitojnë nga arsimi cilësor në vend dhe jashtë tij, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shtetit. /Telegrafi/

“Dita e Rinisë”/ Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

By: armand
8 December 2025 at 19:18

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur sot në Foltoren e organizuar përpara Kryeministrisë, theksoi rëndësinë historike të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, duke rikujtuar lëvizjen e studentëve të dhjetorit 1990. Berisha e cilësoi sheshin ku u mblodhën qytetarët si “sheshin e lirisë”, duke e lidhur simbolikisht me sakrificën e studentëve të […]

The post “Dita e Rinisë”/ Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër appeared first on BoldNews.al.

Ku jemi me botimin e teksteve mësimore universitare?

28 November 2025 at 17:01

Autor: Prof. Aleko Miho | Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Libri universitar, ose më saktë tekstet mësimore universitare, në këto 30-40 vitet e fundit janë lënë në heshtje, janë harruar nga institucionet përkatëse, dhe jo pak janë anatemuar dhe përfolur.

Vendi që zënë në panaire ndër vite është thuajse i papërfillshëm, ndërkohë libri universitar është ushqim i rëndësishëm për formimin profesional për breza të tërë studentësh që ndjekin programet e studimit në dhjetëra universitete publike dhe private në vend.

Nga cilësia e shkollimit të tyre varet shumë gjithë fati i zhvillimit dhe e ardhmja e gjithë vendit.

Nevojitet më shumë se kurrë një tekst mësimor i saktë shkencërisht, i përditësuar, i shkruar thjesht dhe qartë, i shqipëruar mirë, i ilustruar, i formatuar dhe shtypur bukur, por edhe me kosto jo shumë të lartë, për të mundësuar blerjen jashtë çdolloj tundimi nga studentët.

Kjo do të ndikonte shumë në cilësinë e dijes në secilin program studimi dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Mbresa nga Panairi i Librit

Më 16 nëntor bëmë një vizitë relativisht të shpejtë në Panairin e Librit bashkë me nipin dhe mbesën. Them të shpejtë, sepse nuk donim të ngarkoheshim shumë me blerjet tunduese, që për të vegjlit janë edhe më të mëdha. Kjo si për çmimet e librave, por edhe për hapësirën fizike që librat zënë në shtëpi.

Për më tepër që në gjithë këto vite nuk frekuentohet më Biblioteka e Shkollës, e Lagjes, apo e Qytetit, për të qarkulluar librin, dhe shpesh librat ngarkojnë gjithnjë e më shumë raftet tona.

Me këtë rast, më vjen shumë mirë që kjo veprimtari tashmë e kthyer në traditë ngjall shumë interes te qytetarët e Tiranës, te rinia, dhe sidomos te të vegjlit.

Për këtë përgëzoj shumë organizatorët dhe u shpreh mirënjohje për gjithë përpjekjet autorëve, përkthyesve, botuesve, redaktuesve, shtypshkronjave etj.

Interesi për librin ngjall gjithmonë shpresë për më shumë progres dhe mirëqenie, për më shumë demokraci në vend.

Po me librin universitar si është qasja?

Në këtë atmosferë të librit po sjell në vëmendje të shoqërisë, institucioneve të arsimit të lartë (IAL-ve), por dhe vendimmarrjes dhe politikës një shqetësim jo fort të vogël, atë të Librit Universitar, i cili vazhdon të jetë në mes të katër udhëve!

Ndërkohë, nuk duhet harruar se arsimi, veçanërisht arsimi i lartë, janë djepi i dijes, faktorë kyç për ekonominë, mirëqenien, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pas falimentimit në vitet 1990-të të ShBLU-së (Shtëpisë Botuese të Librit Universitar), botimi dhe ribotimi i librit universitar vazhdon të bëhet në mënyrë të çorganizuar, mbështetur thjesht në nisma vetjake të secilit titullar lënde, shpesh pa rregulla të mirëfillta formatimi, përkthimi, redaktimi shkencor, gjuhësor, pa rregulla në çmim, në magazinim dhe shitje, por dhe pa rregulla në honorar dhe në mbrojtje të të drejtave të secilit autor libri.

Kjo anarki lë shkas edhe për abuzime nga autorët, dhe për përfolje nga studentët dhe nga shoqëria në përgjithësi. Por ajo që është më e keqja, ky është një ushqim i pakontrolluar që u jepet studentëve, jo pa pasoja në themelet e dijes shkencore dhe në formimin që ata marrin në universitet.

TVSH zero për botimin e plotë të librit universitar

Sot kemi mbi 40 universitete aktive në vend, publike dhe private, në të cilat zhvillohen rreth 1,400 programe studimi në të gjitha ciklet.

Në secilin program studimi zhvillohen të paktën 30 lëndë në ciklin e parë e deri në 20 lëndë në ciklin e dytë.

Në secilën lëndë ka nevojë për të paktën një tekst mësimor bazë, mundësisht në gjuhën shqipe, dhe jo rrallë edhe për tekste të tjera ndihmëse, për ushtrimet, seminaret, praktikat laboratorike, praktikat në terren etj.

Nga një përllogaritje tepër e përafërt, numri i titujve të teksteve universitare që nevojiten për një zhvillim normal të procesit mësimor mund të kalojë edhe 50,000 në gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend.

Ky numër mund të jetë edhe më i lartë nëse marrim parasysh tekstet e mirëfillta shkencore, monografitë, të cilat mbështesin njëkohësisht edhe mësimdhënien në lëndë të caktuara.

Tirazhi i shtypit për secilin nga këta tituj është tepër i kufizuar, pasi vetë tregu studentor është i tillë; sidomos e theksuar kjo në vitet e fundit që numri i studentëve që frekentojnë shumicën e programeve të studimit ka rënë ndjeshëm.

Për mbulimin e një periudhe 10-vjeçare në degët tona biologjike, tirazhi do të luhatej nga 100 kopje për programet me grupe të vogla studentësh, sidomos ato Master, e deri në 1000 kopje maksimumi.

Kjo e bën shtypin e tyre me njëfarë çmimi më të lartë; për rrjedhojë edhe përditësimi/rishtypja e tyre nga autorët është tepër e ngadaltë, edhe kjo jo pa pasoja në cilësinë e transmetimit të dijes te studenti.

Këtu, këshillë e fortë do të ishte zero tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH 0) për botimin e plotë të librit universitar, përfshirë shtypin dhe shitjen.

Pasi vërtet tekstet në shqip nuk kushtojnë shumë, por TVSH-ja e shtypit prej 20% bën që çmimi në shitje të rritet 20-30% më shumë, pikërisht prej tirazhit të ulët.

Këtu as që bëhet fjalë për honorarin e autorit, i cili ka ardhur duke u bërë në vite gjithnjë e më qesharak, duke bërë që shumë nga titullarët e lëndëve bazë në programe studimi të rëndësishëm të heqin dorë nga shkrimi i librit universitar.

Kopertina e Praktikumit të Botanikës, mbështetur nga Fondacioni Zviceran Die Sylvia und Reinhard Bachofen-Stiftung/Citizens.al.

Teksti universitar origjinal në shqip dhe zgjidhjet e tjera

Për botimin e librit universitar pati një nismë nga Qeveria para pak vitesh në vazhdën e Paktit për Universitetin edhe për përkthime titujsh të teksteve kryesore universitare, por pa ndonjë prurje konkrete.

Për librin shkencor, Akademia e Shkencave është i vetmi institucion që boton, me tituj dhe tirazh relativisht të kufizuar, por dhe me kosto relativisht të lartë.

Po ashtu ndonjë universitet dhe autor i veçantë mund të botojnë aty-këtu vepra të caktuara shkencore. Pavarësisht, këto botime mund të japin ndikim të tërthortë dhe në procesin mësimor në universitete.

Shumëkush e zgjidh këtë me leksione të shkruara që i shpërndan elektronikisht te studentët, të cilët ndonjëherë edhe i shtypin.

Në disa raste për lëndë të veçanta mund të këshillohet literaturë në gjuhë të huaj; nuk është aspak keq, sidomos në rastet e diplomave të dyfishta, të cilat po shtohen gjithnjë e më shumë me prirjet e sotme të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Në shumë fusha sot është e mundshme të gjesh burime online. Mendoj që krahas anëve pozitive që mund të ketë një burim elektronik, përsëri nuk zëvendëson Studimin mbi një tekst mësimor të shtypur, në këndin e qetë të studimit.

Kurse zgjidhja me leksione të shkruara nuk do ishte në asnjë rast një zgjidhje e duhur. Edhe gjuha e huaj ende nuk përtypet sa duhet nga një masë jo e vogël studentësh.

Kur është i shkruar mirë sipas gjithë standardeve, në përmbajtje dhe shtyp, teksti universitar origjinal në gjuhën shqipe zhvillon shumë më saktë programin e lëndës, mbart në të gjithë krerët, gjuhën, frymën, dhe këndvështrimin e titullarit të lëndës.

Shpesh brenda tekstit secili autor fut shembuj origjinalë nga vendi; si i tillë, libri që flet shqip e transmeton më mirë dijen se një tekst universitar i huaj sado i mirë qoftë, si i përkthyer apo përshtatur.

Pa folur pastaj për koston e lartë që kanë tekstet e huaja, si kur blihen online, dhe më shumë kur ato përkthehen apo përshtaten në shqip.

Një student i zakonshëm tundohet shumë sot të blejë librin universitar në shqip, dhe me autor vetë përgjegjegjësin e lëndës; edhe pse çmimi mund të shkojë vetëm rreth 10-15 euro, jo më të blejë një libër në gjuhë të huaj që kushton gati 10-15 herë më shumë.

Kujtojmë që studentët janë një shtresë e shoqërisë jo fort e kamur, por dhe tepër e brishtë për qasjen ndaj librit.

Urgjente ringritja e Shtëpisë Botuese të Librit Universitar

Nga sa më sipër, botimi i librit universitar ka nevojë të dalë nga kjo anarki ku është zhytur.

Kjo do kërkonte fillimisht rregulla shumë të forta, në të gjitha hallkat, duke filluar që nga njësitë bazë në çdo IAL, deri në një Shtëpi Botuese të përbashkët të Librit Universitar.

Për këtë, nëpërmjet organizimeve të përbashkëta nevojitet që gjithë IAL-të të mendojnë seriozisht, bashkë dhe me Ministrinë e Arsimit, me Agjencitë për Mbështetjen dhe Akreditimin e IAL-ve (AKKSHI & ASCAL), dhe nga vetë Qeveria dhe politikëbërja.

Shumë institucione kanë aktivë Këshilla Botues të Buletineve Shkencore. Këta mund të zgjeroheshin dhe merrnin përsipër edhe rregullat për Botimin e Librit Universitar brenda njësive kryesore në IAL, nën vlerësimin, recensimin dhe miratimin paraprak të njësive bazë ku zhvillohet secila lëndë mësimore e veçantë.

Për këtë edhe të motivoheshin, pasi shpesh kjo punë nga institucionet bëhet falas!

Botimi i librit universitar nuk mund të jetë kurrë fitimprurës

Krahas rëndësisë së madhe që ka botimi i librit universitar, përsëri ky sektor nuk mund të jetë kurrë fitimprurës, për shkak të tirazhit të ulët të shtypit për një hapësirë relativisht të kufizuar si Shqipëria, ndoshta përfshirë këtu dhe diaspora, me numër gjithnjë e më të pakët studentësh në programe studimi jetike për ekonominë e vendit.

Për këtë ka shumë nevojë për subvencion nga Buxheti i Shetit, nga Donatorë brenda vendit dhe jashtë vendit. Nëse vihet re seriozitet dhe përkushtim në sektorin botues mendoj se edhe donatorët nuk mungojnë.

Një shembull i freskët është shtypi i Praktikumit të Botanikës, falë mbështetjes së Fondacionit Zviceran Die Sylvia und Reinhard Bachofen-Stiftung, ndaj të cilit shprehim mirënjohjen tonë më të thellë.

Në vitet 2005, nëpërmjet projektit të përbashkët TEMPUS (2003-2006), me Universitetet e Jenës (Gjermani) dhe Barit (Itali) ndër të tjera u bë e mundur edhe mbështetja e shtypit për mbi 30 tekstesh të ndryshme me tirazh që të mbulonin mësimdhënien në lëndët biologjike për të paktën 5 vite.

Lexoni gjithashtu:

The post Ku jemi me botimin e teksteve mësimore universitare? appeared first on Citizens.al.

Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit

6 November 2025 at 07:29


Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët mund të përfitojnë zbritje prej 50% në udhëtimet me tren, por vetëm nëse plotësojnë disa kushte të përcaktuara nga kompania.

Sipas njoftimit, studentët duhet të posedojnë ID kartelën e fakultetit për vitin akademik aktual ose fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës.

Gjithashtu, studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat duhet të kenë vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik përkatës.

Në rastet kur studentët nuk kanë ID kartelë nga fakulteti, ata duhet të sigurojnë një vërtetim zyrtar nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre si studentë.

Nga kompania Trainkos bëhet e ditur se këto kërkesa kanë për qëllim të sigurojnë transparencë dhe verifikim të saktë të statusit të studentëve që përfitojnë nga lehtësia e udhëtimit.

“Falënderojmë studentët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre,” thuhet në njoftimin e Departamentit të Transportit të Udhëtarëve të Trainkos Sh.A.

Ky vendim synon të lehtësojë udhëtimet e studentëve drejt qyteteve të ndryshme të Kosovës, duke mbështetur qasjen më të lirë dhe të qëndrueshme në transport publik. /Telegrafi/

Studentët e Maqedonisë së Veriut prej nesër do të kenë mundësi të aplikojnë për bursa

31 October 2025 at 22:18


Rreth dy javë është e hapur mundësia për aplikim të studentëve të Maqedonisë së Veriut për bursa studentore në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët se prej më 1 nëntor fillon aplikimi për bursat për studentë, për gjithsej katër kategori, dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor”, raportoi Ministria.

Studentët do të mund të aplikojnë për Konkurs në formë elektronike.

Ministria sivjet ka vendosur të jep edhe 15 bursa për studentët e regjistruar në vitin e parë te programet studimore për gjuhë maqedonase.

Komuna e Dragashit hap konkurs për ndarjen e bursave për studentët

27 October 2025 at 13:35


Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Dragashit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e komunës që ndjekin studimet në universitetet publike të Republikës së Kosovës për vitin akademik 2025/2026.

Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e rregullt që janë banorë të Komunës së Dragashit, pa dallime etnike, gjinore apo fetare, përjashtuar studentët e nivelit pasuniversitar – master dhe doktoraturë, raporton Telegrafi.



Bursat komunale ndahen për studentët e nivelit themelor (bachelor) të regjistruar në universitetet publike të Kosovës, të cilët nuk janë përfitues të bursave nga Ministria e Arsimit apo universitetet. Studentët duhet të mos jenë në vitin e parë apo në vitin e fundit të studimeve (absolventë) dhe të mos kenë përsëritur vitin akademik.

Në kuadër të kritereve të veçanta, përparësi u jepet studentëve me nota të larta mesatare, atyre që janë pjesë e familjeve me asistencë sociale, që studiojnë në lëndë deficitare, që vijnë nga familje të dëshmorëve apo veteranëve, si dhe studentëve pa prindër apo me nevoja të veçanta.

Aplikimet do të jenë të hapura për 15 ditë, nga 27 tetori deri më 10 nëntor 2025, ndërsa formularët mund të merren dhe dorëzohen në zyrat e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe në objektin e DKRS-së në Dragash, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 15:00.

Shuma e bursës do të përcaktohet në varësi të numrit të përfituesve, ndërsa përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga një komision i posaçëm në kuadër të DKA-së. Pas miratimit të listës përfundimtare nga kryetari i komunës, studentët përfitues do të nënshkruajnë kontratë individuale për shfrytëzimin e bursës. /Telegrafi/

Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët

23 October 2025 at 20:32

Në Tiranë, vetëm 1 në 11 studentë jetojnë në konvikte, pjesa me e madhe përballet me qiratë e shtrenjta. Gjithnjë e më shumë studentë po braktisin konviktet dhe po zgjedhin banesa private, të shtyrë nga kushtet e dobëta të jetesës dhe tarifat në rritje. Vetëm 4,063 studentë janë akomoduar këtë vit në dy rezidencat publike […]

The post Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët appeared first on BoldNews.al.

“Shënime nga leksioni i hapur i Samir Manes në Universitetin Politeknik”

23 October 2025 at 09:06

Në përgjithësi, kur biznesi futet në universitet, kufiri mes dijes dhe interesit zbehet. Në një vend si Shqipëria, ku interesi privat dhe ndërtimi po udhëheqin debatin mbi hapësirat publike, arkitektura po bëhet më shumë një instrument i tregut sesa një reflektim mbi zhvillimin urban.

Prania e sipërmarrësve, si Samir Mane në auditorin e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) prezantohen si takime me “mbështetësit e kreativitetit” duke vënë thelbësisht në diskutim idenë se universitetet publike kultivojnë mendje kritike apo thjeshtë fuqi punëtore.

“Arkitektët shqiptarë janë më të lirë”

Një makinë luksoze Bentley dalloi përpara UPT-së mëngjesin e së hënës. Nga modeli Mulsanne Extended Wheelbase i vitit 2017çmuar në internet rreth €350,000 doli sipërmarrësi Samir Mane, i ftuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) për një leksion të hapur me studentët.

Sipërmarrësi, mbështetës i konkursit “Riciklo-Kreativ” të FAU-t, u prit nga dekani Armand Vokshi dhe një auditor i mbushur plot.

Megjithatë, për mua që e ndoqa leksionin, mu duk se interesi i studentëve pjesëmarrës ishte më tepër për një vend pune në grupin BALFIN sesa për debat mbi zhvillimin urban dhe etikën e ndërtimit.

Kështu, në vend të një bashkëbisedimi kritik, ora me Manen u shndërrua në një vetë-prezantim për sukseset e tij si investitor. Ai foli për “qëndrueshmëri”, por shmangu të flasë për ndikimin e projekteve që mbajnë firmën e tij.

Mbase kjo ishte ajo që dhe unë do të duhej të prisja, nisur nga titulli i leksionit: “Arkitektura dhe biznesi – Vizioni i një sipërmarrësi që i ka paraprirë kohës”.

Makina e sipërmarrësit S.Mane në UPT/Citizens.al

I pyetur nga Dekani Vokshi për raportin mes arkitektëve vendas dhe të huaj, Mane tha se preferonte vendasit sepse “njohin më mirë materialet, kontekstin dhe kanë raport çmimi më të arsyeshëm”. Për planet urbane, ai shtoi se “nuk janë të qarta dhe duhen më afatgjate”.

Kur iu drejtua një pyetje nëse i dukej apo jo i qëndrueshëm tregu i ndërtimit në Tiranë, Mane u përgjigj me diplomaci:

“Nuk dua të keqinterpretohem nga opinioni im, por aktualisht nuk kemi projekte në Tiranë.”

Ky takim më nxiti të përmbledh në këtë shkrim historinë e sipërmarrjes që tregoi Mane dhe anët e diskutueshme në zhvillimet e projekteve të tij, kryesisht në ndërtim.

Mane drejton një nga konglomeratet më të mëdha private në Shqipëri që kalon kufijtë, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Austrinë, Zvicrën, Greqinë, Italinë dhe Kanadanë.

Grupi i tij deklaron mbi 5,000 të punësuar në të gjitha vendet ku operon, ndërsa aktiviteti më i madh mbetet sektori i tregtisë me pakicë (retail), përmes markave si SPAR Albania, Neptun, Jumbo, dhe së fundmi Fashion Group Albania. 

Në sektorin financiar, kontrollon Tirana Bank, ndërsa në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme zotëron projekte të mëdha si Green Coast Resort & Residences, Rolling Hills, Univers City apo dhe Vlora Marina.

Ai paraqitet shpesh si “histori suksesi”. Së fundmi u përfshi edhe në Forbes si miliarderi i parë shqiptar, por zgjerimi i tij i madhe ka ngjallur diskutime mbi përqendrimin e pushtetit ekonomik, ndikimin në tregun e pasurive të paluajtshme dhe lidhjet me politikat publike që favorizojnë zhvillimet e mëdha urbane në Shqipëri.

Nga tregtia në ndërtim, historiku i sipërmarrjes

Mane e nisi sipërmarrjen si tregtar elektroshtëpiakesh në vitin 1993 kur themeloi kompaninë Alba Trade në Austri. Paralelisht nisi një grup investimi që do të quhej Balkan Finance Investment (BALFIN).

Sipërmarrësi S.Mane dhe dekani i FAU-t, A.Vokshi/Citizens.al

Asokohe ishte 25 vjeç. Kishte rreth dy vite qe kishte emigruar pas rënies së diktaturës. Nga Shqipëria qe larguar si student i gjeologji-minierave, studime të cilat për shkak të rrethanave nuk i mbylli dot.

Mane tregoi gjatë leksionit të hapur se emigrimi në Austri ishte vendimtar. Sipas tij, specifikat që gjeti në Vjenë atë periudhë e bënë të hidhte suksesshëm hapat e parë në sipërmarrje.

“Nëse do të kisha bërë ndryshe duke emigruar në vende të tjera, them se nuk do t’ia kisha dalë njësoj,” tha ai.

Pas suksesit me elektroshtëpiaket dhe themelimit të filialit Neptun, në fillimvitet 2000, Mane vendosi të kthehej përfundimisht në Shqipëri.

Ai tregoi se investimi i parë që e lidhi me sektorin e ndërtimit ishte Qendra Tregtare Univers (QTU, 2005) në anë të autostradës Tiranë-Durrës.

Sipas tij, ky projekt me rreth 85 dyqane dhe hapësira rekreative u përqendrua te funksionaliteti dhe synimi për të rrëzuar skepticizmin se “nuk shkohet deri në autostradë për dy kilogramë domate”.

Investimi rezultoi i suksesshëm dhe pas QTU-së, Mane zgjeroi sipërmarrjen në tregtinë me pakicë duke hapur qendrën e dytë tregtare në lindje të Tiranës: Tirana East Gate (TEG, 2011).

Filozofia në këtë investim me 150 dyqane dhe zona rekreative ishte ndryshe. Sipas tij, u synua për një qasje më elitare me një zonë rezidenciale prej 250 vilash përreth: Rolling Hills.

Në vijim, kodrat e Lundrës dhe Mulletit u mbushën me projekte të ngjashme, të cilat sot shtrihen deri në Mjull-Bathore.

“Rreth 1.2 miliardë euro janë investuar nga sipërmarrje të tjera përreth, të cilat e kanë kthyer TEG-un në pikë referimi,” u shpreh krenar Mane.

Projektet rezidenciale rreth TEG-ut/Citizens.al

Qasja si ndërtues e ktheu sërish Manen te QTU-ja krah së cilës grupi BALFIN ka zhvilluar një bllok rezidencial me pallate të quajtur Univers City (2018-2027). Ai tha se në këtë projekt që synon shtimin me rreth 18,000 banorë të zonës, filozofia ka qenë për të garantuar “apartamente të përballueshme”.

“Ne tanimë nuk ndërtojmë thjesht pallate, por zona të plota urbane që kanë jetë,” u shpreh drejtuesi i grupit, Erion Avrami gjatë prezantimit të projekteve.

Pas projekteve QTU-TEG, grupi BALFIN nisi ta gërshetojë ndërtimin me turizmin. Projekti fillestar dhe më madhor mbetet Green Coast (2015-2030) në Palasë me rreth 500 vila elitare, 7 hotele dhe mbi 100 dyqane, bare dhe restorante.

Projekti përkoi edhe me zhvillimin e infrastrukturës nga qeveria, me një tunel (2020-24) rreth 6 km që e lidhi Palasën direkt me Dukatin dhe Vlorën duke shmangur Llogaranë.

Paralelisht BALFIN vijoi investimet në turizëm me projektin Vala Mar në Gjirin e Lalzit (2017-2028), që parashikonte tre blloqe rezidenciale me vila.

“Shume keq, por s’kam qene asnjehere aty,” rrëfeu Mane gjatë leksionit teksa shtoi se po mendonte ta vizitonte zonën së shpejti. 

Vlora Marina (2022-31) që parashikon një port jahtesh me rreth 440 vende ankorimi si dhe një bllok pallatesh me rreth 1,000 apartamente rezidenciale dhe hotelerie janë projekti radhës për grupin e Manes. 

Avrami tregoi më pas se grupi BALFIN parashikon investime edhe në Korçë dhe Lezhë. Kështu grupi i sipërmarrësit më të suksesshëm në vend mënjanon qartë kryeqytetin, ndryshe nga investitorë të tjerë të mëdhenj si Kastrati, Nova apo Fusha.

Investimet e kontestuara

Përtej suksesit të përcjellë gjerësisht nga shtrirja në media, por tashmë edhe në auditorët e universiteteve, Mane nuk ka pasur sukses në sektorin minerar.

S.Mane dhe E.Avram duke prezantuar në UPT/Citizens.al

Në këtë sektor ai hyri duke blerë koncesionarin e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë “Albchrome” (ACR, 2013). Tre vite më pas, duke premtuar investime, grupi i tij përfitoi nga qeveria zgjatje me 10 vite (deri 2040) të koncesionit.

Por aksidentet e vazhdueshme dhe shembjet në galeri (2015-20: 27 viktima) nxitën revoltë mes minatorëve për kushtet e punës. Një grupim i mbështetur nga Lëvizja Bashkë – që asokohe vepronte si Organizata Politike – organizuan një valë protestash.

Mane u vu në qendër të një fushate që e etiketoi publikisht atë si “shtypës të punëtorëve”. Në vitin 2021, BALFIN ia lëshoi koncesionin turqve të Yildirim International Mining (YIM).

I pyetur për këtë tërheqje pavarësisht se investoi si njohës i gjeologji-minierave, Mane tha se ajo ndodhi prej luhatjeve të çmimit të kromit. Ai theksoi se nuk pendohej për investimet që kishte bërë, apo dhe humbjet.

“Biznesi në sektorin minerar është i vështirë për sa kohë je i ekspozuar ndaj bursave ndërkombëtare me çmime që luhaten thuajse çdo ditë. Mendoj se jam tërhequr në momentin e duhur,” u shpreh kreu i BALFIN-it.

Në suksesin e qendrës tregtare TEG, për të cilën nuk u fol gjatë leksionit, ndihmoi dhe infrastruktura rrugore.

Investimi i Manes u trajtua nga qeveria si “strategjik” – edhe pse asokohe nuk kishte një ligj të mirfilltë për të. Projekti i Unazës së Madhe u vijua rreth 3 km përtej nga Sauku në Lundër për ta qasur TEG-un me rrugë.

Sot, fluksi “i qarkullimeve të jashtme” të kryeqytetit nuk është unazor. Harta e Unazës së Madhe i ngjan një dardhe dhe qarkullimi futet medoemos në rrethrrotullimin e TEG-ut duke i shërbyer kësaj qendre tregtare dhe zonës rezidenciale pranë saj.

Sikur të mos mjaftonte kjo, anës TEG-ut u vendos edhe terminali i linjave ndërqytetase për juglindjen.

Kështu, pavarësisht përmbylljes së projektit të Unazës së Madhe, trafiku që gjenerohet te rrethrrotullimi i TEG-ut kërkon shpesh ndërhyrjen e policisë rrugore.

Trajtimet preferenciale të qeverisë ndaj sipërmarrësve u ligjëruan më vonë përmes ligjit kontravers të “Investimeve Strategjike“. Natyrisht nga ky ligj nuk do të bënte përjashtim Mane, i cili përfitoi ndër të parët statusin me projektin e Green Coast në Palasë.

Masterplani i Green Coast 1 dhe Green Coast 2/Citizens.al

Sipas një hulumtimi të BIRN një pjesë e resortit u ngrit mbi prona të kontestuara, të cilat në vitin 2014 po hetoheshin nga Prokuroria e Vlorës.

Përfitime të tilla përmes përkrahjeve politike apo ligjore i kanë dhënë edhe më shumë zë etiketimit të Manes si “oligark” nga grupimet politike të opozitës.

Nëse vijojmë më tej, një video virale e këngëtares Ledina Çelo, e cila ankohej këtë verë për mungesën e ujit në Green Coast nxorri në pah problemet me furnizimin.

Kjo ndodhi teksa qeveria hasi kundërshti nga komuniteti i banorëve të Tragjasit ndaj projektit të ujësjellësit për bregdetin e Dhraleos, Palasë. Ky projekt synon marrjen e ujit nga burimet e fshatrave përtej Llogarasë për resortet turistike.

I pyetur se çfarë zgjidhje po mendonte grupi BALFIN për këtë situatë pasi projekti i tyre me ndërtime në Palasë po vijon të zgjerohet dhe kërkesa për ujë pritet të jetë më e madhe, Mane fillimisht mohoi të kishte një probelem të tillë, më pas theksoi se ishte detyrë e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje.

Ai tha se grupi i tij kishte investuar në një sistem osmozë, pra një mini-impjant desalinizimi, dhe se për momentin i shërbente resortit prurje me rreth 20 litra në sekondë.

“Nuk ka një problem uji në Green Coast, kemi investuar dhe besoj deri vitin tjetër kjo çështje është e zgjidhur,” u shpreh fillimisht Mane.

“Por duhet ta theksojmë, kudo në botë infrastrukturën nuk e bën investitori, pra nuk e sjell ujin investitori,” vijoi ai.

“Shteti duhet që ta bëjë atë investim në çdo mënyrë, sepse nga mbi 1 miliardë euro investime që janë bërë aty nga të gjithë, shteti duhet t’i kishte paraprirë dhe ta bënte investimin që i takon, në këtë kuptim ta sjellë ujin nga të dojë, nga Vlora, nga Hëna, nuk na intereson,” theksoi më tej.

Impianti që përmendi Mane kuptueshëm nuk mjafton për të përmbushur nevojat e një resorti me pishina dhe qindra vila. Ai mund të zbusë mungesën e ujit për nevoja të brendshme, por nuk mund ta zgjidhë plotësisht problemin.

Auditori i UPT gjatë një ore leksioni me sipërmarrësin S.Mane/Citizens.al

Ajo që qartësisht Mane pret nga qeveria është një trajtim preferencial kundrejt komuniteteve si Tragjasi dhe Dukati dhe “privatizimi” i burimit të tyre ujor. Nevoja për kapjen e burimeve është një efekt domino i resorteve të bregdetit që Shqipëria ka nisur ta hasë tashmë që këto resorte po masivizohen.

Sigurisht, në aspektin ligjor Mane dhe investitorë të ngjashëm me të kanë të drejtë. Statusi i investitorit strategjik ua garanton mbështetjen me kanalizime dhe furnizim me ujë.

Por me këtë qasje resorti i tij, që për më tepër quhet “Green”, nuk qëllon të jetë aq miqësor me natyrën përderisa pret t’i gëzohet futjes në tuba të burimeve të lira dhe nga ana tjetër nuk siguron alternativa dhe zgjidhje të qenëdrueshme.

Kështu, nga historia e sipërmarrjeve të Manes na takon ta themi dhe diskutojmë që ajo është një lloj rezultati i fuqisë së influencave ekonomike përballë brishtësisë së institucioneve shqiptare për të balancuar interesat private me ato publike.

Në këtë kontekst, nëse hapësirat e universiteteve nuk ruajnë qasjen kritike, rrezikojnë të kthehen në një terren rekrutimi për vizionin e biznesit, duke u larguar nga ideja e të qenit laboratorë të ideve që vënë në pikëpyetje vetë këtë model zhvillimi.

Lexoni gjithashtu:

The post “Shënime nga leksioni i hapur i Samir Manes në Universitetin Politeknik” appeared first on Citizens.al.

Komuna e Drenasit ndan 200 bursa për studentët e nivelit Bachelor

14 October 2025 at 11:08


Drejtoria për Arsim e Komunës së Drenasit ka shpallur konkursin për ndarjen e 200 bursave komunale për studentët e rregullt të nivelit Bachelor për vitin akademik 2025/2026.

Bursat në vlerë prej 500 euro secila do të ndahen për studentët e Komunës së Drenasit që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, në të gjitha drejtimet e studimit. Numri i bursave mund të rritet në varësi të buxhetit të komunës dhe donatorëve, përcjell Telegrafi.



Të drejtë aplikimi kanë:

  • Studentët banorë të Komunës së Drenasit;
  • Studentët e rregullt në universitetet publike të Kosovës (nga viti I deri në vitin VI);
  • Studentët që nuk kanë përsëritur vitin akademik.

Përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të pikëve, ku merren parasysh nota mesatare dhe kategori të veçanta si: statusi social, gjendja ekonomike, drejtimet deficitare, dhe kriteret familjare apo shëndetësore.

Për më shumë rreth bursës, klikoni këtu: https://gllogoc.rks-gov.net/.../Konkursi-per-bursa...

Aplikimi:

Aplikacionet dorëzohen nga data 14 tetor deri më 28 tetor 2025, në objektin e Komunës së Drenasit, Rr. “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” Nr. 2, kati i parë, Zyra me Shërbime me Qytetarë, sportelet 10, 11 dhe 12, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.

Formulari i aplikimit mund të merret në Drejtor i të Arsimit ose të shkarkohet në faqen zyrtare të komunës: (https://gllogoc.rks-gov.net/.../Formular_i_Aplikimit_per...)

Përfituesit do të njoftohen pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes. /Telegrafi/

Komuna e Obiliqit hap konkursin për bursa studentore për vitin akademik 2025–2026

10 October 2025 at 08:42


Komuna e Obiliqit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e komunës që ndjekin studimet në universitetet publike të vendit, për nivelet bachelor, master dhe doktoratë, për vitin akademik 2025–2026, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit zyrtar, fletëkërkesat për aplikim mund të merren në zyrën pritëse të objektit të komunës ose të shkarkohen nga faqja zyrtare e Komunës së Obiliqit në adresën:
🔗 https://obiliq.rks-gov.net/.../Fletekerkese-per-bursa...

Komuna ka inkurajuar të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të aplikojnë, duke theksuar se ky program bursash synon të mbështesë arsimimin e lartë, përkushtimin akademik dhe zhvillimin profesional të të rinjve të komunës.

Ky është një nga mekanizmat përmes të cilëve Komuna e Obiliqit synon të investojë në kapitalin njerëzor dhe të përkrahë të rinjtë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. /Telegrafi/


Hapet aplikimi për mbështetjen e studentëve me nga 100 euro

9 October 2025 at 17:20


Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja për shtesën e njëhershme 100 euro.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

“Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet. Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit”, shkruan Murati.

Murati edhe për Bursën e Mobilitetit të Studentëve ka dhënë detaje.

“Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë. Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro. Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet”, shkruan ai.

Dy ditë më parë qeveria në detyrë mori vendim që shuma e përgjithshme për përkrahjen e studentëve është raportuar të jetë 26 milionë euro.

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

By: Elva
8 October 2025 at 11:19

Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte. Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime […]

The post Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje appeared first on BoldNews.al.

Qeveria miratoi vendimin për ndarjen e 100 eurove për studentët, reagimi i opozitës dhe organizatave

8 October 2025 at 07:48


Qeveria në detyrë të martën miratoi kërkesën e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret me fillimin e vitit të ri akademik, por ky vendim u kritikua nga opozita, sipas të cilëve është përpjekje për blerje të votave.

Në mbledhje të Qeverisë u bë e ditur se ndarja e 100 eurove për studentë pritet të kenë kosto rreth 6 milionë euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete do të sigurohen nga Programi i Ringjalljes Ekonomike.

“Siç e theksuam kemi të bëjmë me ndarjen e 100 eurove për studentët që plotësojnë kriteret, ngjashëm siç kanë qenë masat gjatë viteve të mëparshme, dhe ky veprim parashihet të ketë koston rreth 6 milionë euro që pritet të sigurohen nga Pako e Ringjalljes Ekonomike”, tha Murati.

Ministri theksoi se për formën e aplikimit dhe datat e ekzekutimit studentët do të njoftohen.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përveç ndarjes së 100 eurove, studentët që janë në nivelin bachelor do të përfitojnë edhe bursën për mobilitet.

“Tashmë e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetarët. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet. Kur zvogëlohet pabarazia në shoqëri, rritet kërkesa agregate në ekonomi. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike sot e miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentet që i plotësojnë kriteret. Mbështetja për studentë nuk mbaron me kaq. Sot do të miratojmë edhe bursën e mobilitetit për studentet bachelor. Shuma e mbështetjes do të varet nga distanca nëpërmjet vendbanimit dhe vendit ku studioni”, ka thënë ai.

Bursa për mobilitet do të kap vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit.

Kurti ka shtuar se të hyrat buxhetore kanë shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraprak

Krasniqi kritikon ndarjen e 100 eurove për studentë: Përpjekje e dëshpëruar për blerje vote

Por, pas vendimit të Qeverisë në detyrë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ai këtë veprim e ka cilësuar si një tentativë të hapur për blerje të votës.

Sipas Krasniqit, ky është një reagim i vonuar dhe i motivuar nga paniku elektoral.

“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën,” shkroi Krasniqi në një postim në rrjete sociale.

Ai theksoi se kjo shumë nuk përfaqëson një mbështetje të sinqertë për studentët, por është një manovër elektorale.

“Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote.”

Megjithatë, kreu i PDK-së ftoi studentët të marrin këto mjete, duke theksuar se ato u takojnë, por të mos lejojnë që kjo t’i ndikojë në zgjedhjen e tyre.

“Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”, tha Krasniqi.



Qeveria ndau 100 euro, Cakolli: Shembull i përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke ndarë nga 100 euro për studentët e vendit.

Cakolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miratimi i këtyre masave vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale përbën shembull të qartë të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale.

Tutje ai tha se ndarja e këtyre mjeteve si edhe masat e tjera financiare nuk janë aktivitete të domosdoshme e as të parapara me buxhetin vjetor.

“Ndarja e 100 eurove për studentë nga Qeveria në detyrë, ashtu si edhe masat e tjera financiare, nuk janë aktivitete të domosdoshme, as të parapara me buxhetin vjetor apo planin e punës (i cili as nuk është publik). Rrjedhimisht, vendimet bien ndesh me Ligjin për Qeverinë dhe kufizimet që ai parasheh për qeverinë në detyrë”.

Sipas tij, në total, vlera financiare e masave të ndërmarra nga Qeveria në detyrë tashmë ka kaluar vlerën prej mbi 100 milionë eurosh, që tejkalon kufijtë e vendimmarrjes administrative për "çështje rutinore apo të domosdoshme", duke hyrë në sferën e vendimeve me ndikim politik dhe elektoral.

“Përtej aspektit ligjor, miratimi i këtyre masave vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale përbën shembull të qartë të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale. Një veprim i tillë cenon garën e barabartë zgjedhore, duke krijuar avantazh të padrejtë për kandidatët e subjektit politik që udhëheq qeverinë dhe ndikon në sjelljen e votuesve, sidomos tek grupet e ndjeshme si studentët”, ka shkruar Cakolli. /Telegrafi/


Qeveria miraton ndarjen e 100 eurove për studentët

7 October 2025 at 12:31


Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret me fillimin e vitit të ri akademik.

Këto mjete pritet të kenë kosto rreth 6 milionë euro.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete do të sigurohen nga Programi i Ringjalljes Ekonomike.

“Siç e theksuat kemi të bëjmë me ndarjen e 100 eurove për studentët që plotësojnë kriteret, ngjashëm siç kanë qenë masat gjatë viteve të mëparshme, dhe ky veprim parashihet të ketë koston rreth 6 milionë euro që pritet të sigurohen nga Pako e Ringjalljes Ekonomike”, tha Murati.

Ministri theksoi se për formën e aplikimit dhe datat e ekzekutimit do të njoftohen në vijim.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përveq ndarjes së 100 eurove, studentët që janë në nivelin bachelor do të përfitojnë edhe bursën për mobilitet.

“Tashmë e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetaret. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet. Kur zvogëlohet pabarazia në shoqëri, rritet kërkesa agregate në ekonomi. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike sot e miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentet që i plotësojnë kriteret. Mbështetja për studentë nuk mbaron me kaq. Sot do të miratojmë edhe bursën e mobilitetit për studentet bachelor. Shuma e mbështetjes do të varet nga distanca nëpërmjet vendbanimit dhe vendit ku studioni”, ka thënë ai.

Bursa për mobilitet do të kap vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit.

Kurti ka shtuar se të hyrat buxhetore kanë shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraprak./Telegrafi/


Viti i ri akademik/ Presidenti Begaj uron studentët: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën

By: V K
6 October 2025 at 09:21

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në mesazhin e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve, Presidenti Begaj, bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri, duhet t’i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar.

Kreu i Shtetit deklaroi para auditorit në këtë fillim të vitit të ri akademik, se të rinjtë janë gjenerata e së ardhmes së Shqipërisë dhe se studimet universitare nuk duhet të synojnë vetëm një diplomë, por të shfrytëzohen si mundësi për dije, përkushtim dhe përgjegjësi.

“Arsimi i lartë, – theksoi Presidenti Begaj, – nuk është vetëm një derë drejt një profesioni, por është çelësi për të kuptuar botën, për të marrë dije të thella që japin zgjidhje përballë sfidave”.

Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës inkurajoi pedagogët të ofrojnë për të rinjtë mundësi, për një arsim cilësor dhe studentët i këshilloi të investojnë dijet e tyre në Shqipëri, për të qenë udhëheqësit e së ardhmes.

 

The post Viti i ri akademik/ Presidenti Begaj uron studentët: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën appeared first on Albeu.com.

Nis sot viti i ri akademik, studentët u drejtohen auditorëve

By: V K
6 October 2025 at 08:30

Këtë të hënë, në të gjithë Universitetet e vendit studentët nisin vitin e ri akademik 2024-2025.

Ndërkohë që këtë vit vijon ende raundi i dytë i regjistrimeve në Universitete, i cili ka nisur më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48-orëshe.

Ndërsa raundi i tretë, zhvillohet nga data 13 tetor deri më 24 tetor 2025.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga Qytet Studenti, ku bëri me dije se këtë vit do të akomodohen 700 studentë më shumë se vitet e tjera.

“MIRËMËNGJES dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

 

The post Nis sot viti i ri akademik, studentët u drejtohen auditorëve appeared first on Albeu.com.

MAShTI shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për vitin akademik

3 October 2025 at 15:40


Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit, duke synuar mbështetjen e ekselencës akademike, përfshirjes dhe diversitetit.

Skemat e bursave1. Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 € për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.

2. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – Deri në 5,000 € për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.

3. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) – Deri në 7,000 € për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.

4. Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 € në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.

5. Bursa elitare për studentët në universitetet publike – Për studentët e nivelit bachelor dhe master me mesatare së paku 9 (ose 8 për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian), si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara. Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova.

Konkursi për të gjitha skemat është i hapur nga 3 tetor deri më 18 tetor 2025, ora 16:00. Listat e përfituesve do të publikohen në faqen zyrtare të MAShTI. Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 7 ditësh nga shpallja e rezultateve.

Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në faqen e MASHT-it./Telegrafi/

Tubimet paralele në disa qytete të Serbisë: Vuçiq në Vozhdovc, incidente në Kralevë dhe Novi Sad

13 September 2025 at 20:01


Në disa qytete të Serbisë sonte, protesta "kundër bllokadave", të organizuara nga aktivistë të afërt me partinë në pushtet dhe të tjerë që mbështesin luftën studentore.

Protesta janë paralajmëruar në Gornji Milanovc, Beograd, Zrenjanin, Nish, Vranjë, Kralevë, Sombor, Kikindë dhe Pirot, transmeton Telegrafi.

Protestat "kundër bllokadave" u thirrën nga Partia Progresive Serbe ose Qendra për Stabilitet Social, e cila është në marrëdhënie të ngushta me autoritetet.

Qytetarët që u shtynë nga parku nga FON në Vojvode Stepe nga policia janë rrethuar nga të dyja anët, duke mos i lejuar të lëvizin drejt Trosharinës ose Autokomandës, derisa mbështetësit e SNS-së që ecin përgjatë bulevarit Çlirimi të shpërndahen.

Velimir nga asambleja e Vozhdovcit i tha N1 se po e fton presidentin t'i vizitojë dhe nuk e di pse ka frikë.

"Nuk e di se kë kërcënuam aty ku ishim, është e qartë se policia po zbaton veprime selektive dhe sipas udhëzimeve të një njeriu. Nuk ndihemi të sigurt", tha ai, duke shtuar se policia i injoroi akuzat e tyre se kishte banditë në Vojvode Stepe.

Edhe në Çaçak ka dy tubime. Në tubimin kundër bllokadave kishte shumë më pak simpatizantë të SNS-së sesa fundjavën e kaluar, është e qartë se këtë herë nuk u sollën mysafirë nga jashtë.

Në një moment, xhandarmëria i pengoi dy grupet të takoheshin në qendër të qytetit, por gjithçka përfundoi me hedhjen e vezëve dhe shisheve.

Dy tubime në Zajeçar, në dy vende të ndryshme Simpatizantët e SNS-së u mblodhën pranë ndërtesës së teatrit, nga ku filluan ecjen e tyre, por pas vetëm 100 metrash, ata ndaluan së ecuri sepse një kolonë qytetarësh që janë kundër tubimit kundër bllokadave i takoi në anën tjetër të rrugës.

Qytetarët u përpoqën ta ndanin rrugën Nikola Pashiq me shirit burokratik, por policia nuk i lejoi.

Banorët e Zrenjaninit u penguan të ndalonin pjesëmarrësit në tubimin kundër bllokadës

Qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së Këshillave Qytetare të Zrenjaninit u nisën për të takuar pjesëmarrësit në tubimin "Zrenjanini kundër bllokadave dhe dhunës", por u penguan nga një kordon policor.

Qytetarët u nisën nga sheshi Zoran Gjingjiq, drejt rrugës Mbreti Petri, ku ndodhen zyrat e SNS-së dhe ku u mblodhën mbështetësit e qeverisë, dhe u ndaluan jo shumë larg atij vendi, përpara Bashkisë në qendër të qytetit.

Midis qytetarëve ka edhe veteranë të luftës. Pjesëmarrësit në tubimin kundër bllokadës lëshuan tullumbace të bardha me fjalët dialog, siguri, progres të shkruara mbi to, dhe më pas u nisën për një shëtitje.

Këshillat Qytetare të Zrenjaninit kishin thënë më parë se Zrenjanini "u përket qytetarëve të lirë".

E gazetarët e N1 u ofenduan në tubimin e SNS-së, kryetari i bashkisë së Novi Sadit në kolonë.

Kryetari i bashkisë Zharko Miqin u pa gjithashtu në kolonën e qytetarëve kundër bllokadave në Petrovaradin.

Ai nuk donte të bënte deklarata, tha shkurt se ishte në një shëtitje të këndshme me "njerëz të mrekullueshëm".

Ndërkohë, njerëzit e mbledhur në kolonë filluan t'i bërtisnin ekipit të gazetarëve të N1 se ishin ustashë, duke i mallkuar dhe fyer ata. /Telegrafi/

Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet

By: M C
5 September 2025 at 19:29

Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” do të mbahet sonte në Novi Sad të Serbisë, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit.

Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, ndërsa para fillimit të protestës, forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.

Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.

Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve të hapura.

The post Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet appeared first on Albeu.com.

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

By: M C
28 August 2025 at 23:10

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025.

Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga shkollat e larta, rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, bëri të ditur se ka një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që kanë aplikuar në këtë universitet.

Megjithatë, problem mbeten degët e mësuesisë, veçanërisht ato të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku këtë vit ka rreth 600 aplikime më pak. Rënie e interesit pritet të ketë edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si dhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë në profilet e mësuesisë.

Nesër nisin regjistrimet e studentëve të rinj sipas degëve ku kanë fituar në raundin e parë. Ky raund është i ndarë në 7 faza 48-orëshe dhe do të zgjasë dy javë, për t’i hapur më pas rrugë raundit të dytë, me synim plotësimin e kuotave të mbetura bosh.

The post Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet appeared first on Albeu.com.

❌
❌