Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bashkia e Tiranës ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, mbështetje edhe për strehim

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë për vitin 2026, votoi disa vendime të rëndësishme kryesisht për mbështetje me subvencion nga bashkia, për strehimin e familjeve në nevojë për disa kategori të caktuara.

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u ndal edhe te situata e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë pak ditë më parë, duke vlerësuar punën e ekipeve të emergjencave.

Ristani tha se pavarësisht sasisë së shirave, Tirana e ka përballuar mjaft mirë situatën e përmbytjeve për shkak të gatishmërisë së ekipeve në terren.

Një tjetër pikë që ceku Ristani ishte dhe puna e bërë nga bashkia e Tiranës përgjatë verës, për të parandaluar daljen e lumit Lana nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta, e cila ka rezultuar mjaft problematike gjatë shirave më herët.

“Dua të shfrytëzoj një moment për të falënderuar punonjësit e bashkisë së Tiranës, të cilët kanë qenë të përfshirë në përballimin e emergjencave dhe situatave që patëm për shkak të motit pak ditë më parë. Arritëm ta përballojmë me sukses. Që nga Tirana dhe zonat qendrore, fshatra dhe zonat e thella malore. Kemi pasur disa banorë të prekur në urën e Farkës, të cilët përkohësisht janë evakuuar, janë vendosur në banesa sociale. Dhe pastaj kur banesat e tyre nuk kanë qenë më në rrezik, janë rikthyer përmes ndihmës së punonjësve tanë të emergjencave”, theksoi Ristani.

Ristani u shpreh se rikujtoi pastrimin e shtratit të Lanës gjatë verës.

“Kjo gjë na ka ndihmuar në përballimin e kësaj situate, sidomos në segmentin e Lanës te Pallati me Shigjeta, e cila është një zonë problematike, ka qenë nën vëzhgim dhe nuk doli këtë radhë nga shtrati”, tha Ristani.

Bashkia miratoi ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, subvencion qiraje për familje në nevojë, përfshirë të moshuar, nëna kryefamiljare dhe persona me aftësi të kufizuar, rritje e pagesës së qirasë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si dhe u miratuan procedura më të qarta që sigurojnë më shumë kontroll për monitorimin e përfituesve të bonusit të strehimit.
/k.s/a.f/r.e/

The post Bashkia e Tiranës ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, mbështetje edhe për strehim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

By: Ela
20 January 2026 at 12:03

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. I besuari i Erion Veliajt, Alban Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. […]

The post U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj, i hapur për qarkullimin e automjeteve

11 January 2026 at 12:46

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka bërë me dije se aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte mbuluar nga dëbora, është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

Ristani theksoi se aksi është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes.

“Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve”, theksoi Ristani.

Për çdo situatë emergjente, Ristani apeloi që të kontaktohet numri 112.

/m.q/j.p/

The post Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj, i hapur për qarkullimin e automjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj, i hapur për qarkullimin e automjeteve

By: melisa
11 January 2026 at 13:15

Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte mbuluar nga dëbora, është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë për të mundësuar lëvizjen e mjeteve, njoftoi Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave.

Source

Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit”

By: Ela
9 January 2026 at 11:35

Nga Boldnews.al Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi mbrëmjen e së Enjtes se zjarri në Tregun e Lirë në zonën e “5 Majit” ishte vendosur nën kontroll, megjithëse flakët masive kanë vijuar gjatë të gjithë natës dhe vijonin deri në orët e para të mëngjesit. Tregu i Lirë është nën administrimin […]

The post Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit” appeared first on BoldNews.al.

Zjarri masiv në tregun te “5 Maji”, Ristani: Flakët nën kontroll, nuk rrezikohen banesat

8 January 2026 at 22:26

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Nënkryetarja e  Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani informoi mbrëmjen e sotme se zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme magazinat e tregut në Tiranë tek zona “5 Maji” është përhapur edhe në kapanonin e dytë.

Ajo gjithsesi theksoi se, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara përreth.

“Zjarri është përhapur për shkak të materialeve të shumta që ndodheshin brenda magazinave. Flakët kanë kaluar edhe në kapanonin e dytë, por nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e tij drejt qendrave të banuara. Jemi duke punuar për ta eliminuar plotësisht zjarrin”, u shpreh Ristani për mediat.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar rreth 60 forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e të gjitha vatrave aktive.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani, foto: Andrin Hoxha
1 nga 14

/gj.m/j.p/

The post Zjarri masiv në tregun te “5 Maji”, Ristani: Flakët nën kontroll, nuk rrezikohen banesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri masiv tek ”5 Maji”, Ristani: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë! S’ka rrezik për banesat

By: redi
8 January 2026 at 22:10

Flakë masive kanë përfshirë një kapanon me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun që ndodhet në rrugën dhe lagjen ”5 Maji” në Tiranë. Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani nga vendngjarja tha se flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, por shtoi edhe se s’ka rrezik për banesat. ”Duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut…

Source

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”

25 December 2025 at 15:34

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, në kryeqytet.

E kthyer tashmë në një traditë të përvitshme nga bashkia Tiranë, festat fetare vijnë më pranë qytetarëve dhe sidomos shtresave më në nevojë.

E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së kryeqytetit, Anuela Ristani e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe, ndërsa ditë pas dite e gjithë lagjja “5 Maji” ka pësuar një transformim të madh.

“Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin. Ashtu si ndajmë edhe për familjet tona. Një tryezë pak më e madhe se ajo e shtëpive tona, por me të njëjtën ëmbëlsi, dhe të njëjtën ngrohtësi, ashtu si do ta kishim në shtëpitë tona. Më bëhet shumë qejfi që kjo qendra shërben si një familje e madhe”, tha Ristani.

Duke sjell në vëmendje investimet e realizuara në lagjen e re të pesë majit, Ristani thekson se “e gjithë lagjja ka marrë një lloj krenarie që nuk është më ajo që quhej “Bregu i Lumit”, por është lagjja e re “5 Maji”. Një lagje për të qenë krenarë, për të qenë në shtëpi, për t’u ndjerë të respektuar, por edhe për t’u ndjerë ngrohtë edhe mirë me njëri-tjetrin”.

Në fund, Ristani përcolli edhe një urim për festat e fundvitit, me apelin për të qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

“Ata nga ju që kanë mundësi, të ndihmojnë të tjerët. Ndonjëherë vetëm një fjalë e mirë, është shumë më e ngrohtë se çdo ndihmë tjetër materiale. Duhet prania dhe ngrohtësia e secilit. Puna jonë është punë fizike. Por ajo që është më e rëndësishme, është të bëjmë të tjerët të ndihen më mirë. Dhe ky do ishte mesazh dhe urimi për këtë vit, të jeni sa më mirë me veten, me njëri-tjetrin, me familjet tuaja. Suksese dhe shëndet të gjithëve. Gëzuar”, deklaroi Ristani.

Dreka e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”
1 nga 3

/e.i/a.f/

The post Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Tiranë miraton buxhetin për vitin 2026, kryetarja Ristani: Jemi afirmuar si qyteti i të ardhmes urbane

By: redi
18 December 2025 at 18:01

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin 2026. Në fillim të fjalës së saj, kryetarja e Komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, bëri një bilanc të investimeve të bashkisë për vitin që lamë pas. ”Viti 2025 e gjeti Tiranën jo thjesht si kryeqytetin administrativ të vendit, por si një qendër aktive evropiane të dialogut, kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Source

334 drejtorë të arsimit parauniversitar, Ristani: Fëmijët në qendër të politikave, krenar që kemi krijuar kushte dhe standarde

By: redi
15 December 2025 at 17:34

Janë 334 drejtorë të arsimit parauniversitar të cilët u çertifikuan sot. Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh krenare për qasjen dhe fokusin që Bashkia e Tiranës ka pasur përgjatë këtij 10-vjeçari jo vetëm sa i përket investimeve publike dhe infrastrukturës në arsimin parauniversitar, por edhe standardeve të edukimit dhe mirërritjes të fëmijëve…

Source

Ristani: Tirana, standarde edukimi të krahasueshme me qytetet evropiane

15 December 2025 at 17:12

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, tha sot se fëmijët janë në qendër të politikave të Bashkisë së Kryeqytetit.

E pranishme në ceremoninë e zhvilluar sot në Tiranë, ku Shkolla e Drejtorëve certifikoi 334 kandidatë për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor, ajo u shpreh se Bashkia e Kryeqytetit i vlerëson fëmijët si një aset të çmuar për të ardhmen.

Ristani, evidentoi investimet në infrastrukturë gjatë dhjetë viteve të fundit të realizuara nga Bashkia e Tiranës, për të ofruar standarde edukimi për fëmijët të krahasueshme me çdo qytet tjetër evropian.

Ristani tha se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi infrastrukturës, por edhe mirërritjes së fëmijëve, duke krijuar kushtet që ata të jenë qytetarë të denjë të së ardhmes, si një një aset i rëndësishëm i shoqërisë.

“Ne i vëmë fëmijët të parët, i vëmë në shtëpitë tona, në kulturën tonë, në mjediset tona, në buxhetin tonë në fund të ditës dhe kjo do të reflektojë jo vetëm në investimet, ato që janë të rënda, por edhe në investimet e buta, pra në infrastrukturën e butë, atë të edukimit, jo vetëm në kushtet në të cilat operojnë kopshtet apo çerdhet tona, pra i gjithë sistemi i arsimit parashkollor por edhe mënyrën se si qasemi ndaj arsimit parashkollor, mënyrën se si sillemi me fëmijët, ambientin që u krijojmë atyre”, tha ajo.

Në ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, si dhe drejtuesja e Shkollës së Drejtorëve, Jola Kepi.

Në përfundim të aktivitetit, u ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit.

/e.xh/a.f/

The post Ristani: Tirana, standarde edukimi të krahasueshme me qytetet evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ristani: Flamuri ynë mbi Tiranën e afruar me standardet evropiane

28 November 2025 at 12:12

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, mori pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit që u zhvillua në kryeqytet, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalën e saj Ristani tha se “nuk ka asgjë më të çmuar se sa të ndash këtë moment me njerëzit, me qytetin që do, me familjen tonë të madhe, këtu në Tiranë”.

Ristani tha se kjo datë “është një kujtesë, mbi çfarë kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemi. Shqiptarët në çdo brez kanë ditur të ngrihen për lirinë, për dinjitetin dhe për të ardhmen. Prandaj, sot ndërsa ndërtojmë Shqipërinë moderne, evropiane, të hapur, 28 nëntori nuk është një përkujtim por është një premtim se rrugëtimi vijon dhe do e çojmë përpara me të njëjtën kurajo që kemi ndriçuar historinë tonë”.

“28 nëntori 1912 në Vlorë ishte një ditë e veçantë por telegrami që Ismail Qemali u dërgoi fuqive të  mëdha nuk ishte thjesht një mesazh diplomatik. Ishte fryma e një kombi që kërkonte të hynte në historinë e vet moderne, me dinjitet dhe me zërin e tij. Ai ishte njoftimi solemn se shqiptarët nuk donin as mëshirë, as përkujdesje por vetëm të drejtën e patjetërsueshme për të qenë zot të vendit të tyre, zot të fatit të tyre”, tha Ristani.

Ristani theksoi se Shqipëria e sotme punon për të forcuar shtetin e konsoliduar demokracinë.

“Pavarësia nuk është vetëm histori; është punë e përditshme. Evropa nuk është vetëm destinacion por është mënyrë e të menduarit, e të vepruarit, për të qëndruar të denjë”, tha Ristani.

Më tej, Ristani theksoi se “le të kujtojmë fjalën që Ismail Qemali u dërgoi Fuqive të Mëdha, jo si një akt protokollar të diplomacisë së epokës, por si një shpallje të identitetit tonë, që Shqipëria është këtu. Shqipëria kërkon vendin e saj mes kombeve”.

“Sot, 113 vjet më vonë, është radha jonë t’i japim zë, po të njëjtit mesazh. Me punën tonë, me integritetin tonë, me institucionet që ndërtojmë çdo ditë. Prandaj sot, teksa flamuri ynë valëvitet mbi Tiranën e rritur, të ndryshuar dhe të afruar me standardet evropiane, le ta kujtojmë këtë të vërtetë të thjeshtë e të fuqishme:

“Flamuri ynë nuk valëvitet vetëm nga era, por nga vullneti. Valëvitet mbi një Shqipëri që ecën me hap të sigurt. Mbi një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe të fortë. Mbi një Shqipëri që e vizaton të ardhmen, duke e ndërtuar sot shtetin, ligjin dhe besimin tek ai”, tha ajo.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Pavarësisë në Tiranë, Foto: Florian Abazaj
1 nga 20

/m.q/a.f/

The post Ristani: Flamuri ynë mbi Tiranën e afruar me standardet evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ristani uron qytetarët: Flamuri i Shqipërisë mbi Tiranën moderne dhe evropiane

By: melisa
28 November 2025 at 12:22

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, mori pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në kryeqytet, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në fjalën e saj, Ristani theksoi: “Nuk ka asgjë më të çmuar se të ndajmë këtë moment me njerëzit, me qytetin që duam, me familjen tonë të madhe këtu, në Tiranë.” Ajo vuri në dukje se kjo datë “është një…

Source

Arben Ristani dhe Bledar Skënderi rikthehen në KQZ

By: redi
21 November 2025 at 17:54

Komisioni i ri Rregullator në KQZ zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë pas rifreskimit. 3 anëtarë u rikonfirmuan (kryetarja Ilirjana Nano-PS, Helga Vukaj-PD dhe Dritan Çaka-PS) ndërsa dy anëtarë të rinj të kësaj trupe, nuk ishin aspak të rinj për institucionin. PS riktheu Bledar Skënderin, i cili më herët ka qenë anëtar i KQZ-së, ndërsa PD risolli Arben Ristanin, i cili dikur ka qenë kryetar i…

Source

Votohen me konsensus anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator të KQZ

6 November 2025 at 13:14

Sipas konsesusit politik të përkthyer në 116 vota, Ilirjana Nano u rizgjodh kryetare e Komisionit Rregullator. Në trupën e anëtarëve u votua me 111 vota pro ish- kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani, i cili ka mbajtur detyrën  e kreut të KQZ-së në vitet 2009-2012 gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ristani pati më pas një […]

The post Votohen me konsensus anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator të KQZ appeared first on Reporter.al.

Ristani, kthim në vendin e “krimit”/ “Bëri” Bashën kryetar bashkie, ish-kreu i KQZ tenton të futet në institucionin e zgjedhjeve

By: xhir jeta
28 October 2025 at 15:29

Arben Ristani po tenton të rikthehet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. 14 vitë nga zgjedhjet lokale të 2011, ku me një vendimarrje të paprecendentë, në kundërshtim edhe me rekomandimet e OSBE, përmbysi rezultatin për Tiranën nga 10 vota plus për Edi Ramën në 189 vota në favor të pd, njeriu qe beri jo me vota por me duart e veta Lulzim Bashën, kryetar bashkie, po tenton te futet serish ne deren nga ku doli me emer jo te mire.

“Zgjodha këtë përshkak të përvojës që kam në këtë fushë, përshkak të pasionit për ketë fushë, dhe mendoj se është një vend ku ka nevojë për kontributet me një lloj cv në fushën përkatëse. Motivimi është dëshira për tju kthyer profesionit dhe mendoj se jam i aftë ta bëj sic duhet.”

Dhe mesa, tashm që zgjedhjet janë në prag, demokratët i jane kthyer besnikut te vjeter te proceseve kontraverse elektorale. Duke I caktuar nje vend si anetare ne komisionin rregullator

“Mendova që në këtë moment të karrierës personale ti kthehem profesionit. Vitet e fundit jam marrë edhe me politikën, mendova se është momenti që ti kthehem profesionit.”

 Kandidatura e Ristanit, i cili në zgjedhjet e 11 majit, nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në Gjirokastër nuk kaloi pa ironi mes mazhorancës dhe opozitës, sa i përket “zhveshjes së tij” nga forca politike që ka përfaqësuar ndër vite.

“Kjo është një vlerë e shtuar që garanton se opozita është mbështetëse e kandidaturës tuaj dhe une nuk më mbetet gje tjetër vecse ta konfirmoj këtë.”

 “Dua të sqaroj që insinuate që bëri kryetari lidhur me mbështetjen tonë në momentin e vlerësimin e kandidaturës tuaj, si një kandidaturë opozitare që u përpoq ta tregonte nuk pasqyron të vertetën e asaj dhe atij debate që u zhvillua sot që per fat keq merr konture politike dhe del jashte konturit të asaj”

Rikthimi i Ristanit lë jashtë rregullatorit edhe partinë e Lirisë. Pasi përvec tij, PD do të mbështetë anetaren aktuale Helga Vukaj. Por nese vukaj ka mbajtur qendrime te moderuara, edhe pse pro PD, ardhja e Ristanit rikthimin e tensionit, edhe në sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./abcnews.al

Edicioni i 9-të i Maratonës, Ristani: Një nga ato gjëra që e bën Tiranën qytet evropian

19 October 2025 at 15:24

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shqipëri, Tirana Marathon mblodhi këtë të dielë mijëra vrapues nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit, për një ditë energjie, pasioni dhe fryme bashkëpunimi.

Në garë morën pjesë mbi 5000 garues nga 56 shtete të ndryshme të botës.

Ky edicion i nëntë i saj shënon gjithashtu vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani theksoi se Maratona e Tiranës është një nga ato gjërat që e bën qytetin e Tiranës qytet evropian dhe ishte pikërisht një ndër përpjekjet më të mëdha për të bërë një ndryshim që nuk zhbëhej dot.

“Njerëzit u mësuan që ka maratonë, kushdo që të jetë, sido që të jetë, çfarëdo që të ndodhë do presin që do të ketë maratonë çdo vit në tetor, në ditë vjeshte të bukur në Tiranë, që asnjëherë edhe kur ka kohë kritike, asnjëherë nuk na zhgënjen dhe tanimë standardi është vendosur dhe asnjë gjë më pak se kjo nuk do të pranohet. Gjithmonë është bërë më mirë, ka pasur gjithmonë e më shumë pjesëmarrës, ka pasur gjithmonë më shumë vende pjesëmarrëse, njeëz që vijnë e udhëtojnë posaçërisht për Maratonën e Tiranës dhe e bën Tiranën njësoj si çdo qytet tjetër evropian që ka maratonën e vet, që ka simbolin e vet edhe të këtij aktiviteti, si të gjërave të tjera”, deklaroi Ristani.

Maratona e këtij viti u zhvillua në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmëmaratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe. Tirana Marathon promovon jetesën aktive, sportin për të gjithë dhe imazhin e Tiranës si qytet modern e mikpritës, duke sjellë ndikim pozitiv në turizëm, ekonomi dhe bashkëjetesë qytetare.

Fituesit e Maratonës së Tiranës

10k-FEMRA-NDERKOMBETAR

Vendi 1- Redia Dauti

Vendi 2- Sebahat Demir

Vendi 3- Natalie Wangler

10k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR

Vendi 1- Adam Lomb

Vendi 2- Albion Ymeri

Vendi 3- Krsysztof Szanowski

21k-FEMRA-NDERKOMBETAR

Vendi 1- Valentine Jebet

Vendi 2- Jacinta Kavindu

Vendi 3- Kristina Pura

21k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR

Vendi 1-Hillary Kimaiyo

Vendi 2- Raphael Gacheru Karita

Vendi 3- Kennedy Kipkemoi Rono

42k-FEMRA-NDERKOMBETAR

Vendi 1- Chelangat Sang

Vendi 2- Rose Jepchumba

Vendi 3- Lina Jepkemoi Kaino

42k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR

Vendi 1- Benard Kiprotich Too

Vendi 2- Derrick Chege Njoroge

Vendi 3- Shedeack Kiptoo Kimoiyo

10k-FEMRA-SHQIPTARE

Vendi 1- Elisabeta Marku

10k-MESHKUJ-SHQIPTAR

Vendi 1- Thomas Greco

21k-FEMRA-SHQIPTARE

Vendi 1- Julinda Peshku

21k-MESHKUJ-SHQIPTAR

Vendi 1- Gent Muca

42k-FEMRA-SHQIPTARE

Vendi 1- Blerina Bregu

42k-MESHKUJ-SHQIPTAR

Vendi 1- Ilir Kellezi

/gj.m/r.e/

The post Edicioni i 9-të i Maratonës, Ristani: Një nga ato gjëra që e bën Tiranën qytet evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ristani del me nxitim, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës

By: Elva
24 September 2025 at 15:12

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në mesditë një takim në Kryeministri me nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë. Raportohet se se nënkryetarja Anuela Ristani ka dalë më herët, […]

The post Ristani del me nxitim, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Anuela Ristani del me nxitim nga mbledhja, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës?

By: V K
24 September 2025 at 15:19

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama, thirri sot në mesdite në një takim në Kryeministri nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-se për zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë.

Ndërkohë, në orën 18:00, kryeministri Rama pritet të mbledhë në një takim edhe ministrat si dhe deputetet e qarkut të Tiranës.

Në fokus të diskutime do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaten Ogerta Manastirliu.

Pak pas mbarimi të mbledhjes në fjalë. Sakaq, siç shihet nga pamjet, nënkryetarja Anuela Ristani, ka dalë më herët nga mbledhja me Ramën, ndërsa ecën me nxitim drejt makinës së saj.

Sakaq, Manastirliu dhe të tjerët dalin më vonë nga takimi, ku në fokus ka qenë zgjedhjet që pritet të mbahen në Bashkinë e Tiranës.

 

The post VIDEO/ Anuela Ristani del me nxitim nga mbledhja, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës? appeared first on Albeu.com.

❌
❌