Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrahje në Dumnicë të Podujevës, dërgohet në mbajtje një person

23 December 2025 at 10:20


Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:35 në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Vrasja e dy policëve në Podujevë më 2004-ën, Apeli merr vendim për Alban Dezdarin

17 December 2025 at 19:34


Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën I dhe II- pjesën liruese ndaj të akuzuarve Bedri Kraniqi dhe Alban Dezdari lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë. Ndërkaq është ndryshuar aktgjykimi sa i përket pikës III, duke liruar kështu Alban Dezdarin nga akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 shtator 2023 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për “Vrasje të rëndë në bashkëkryerje” dhe “Vrasje të rëndë në tentativë, në bashkëkryerje”, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimi të Apelit të marrë më 17 dhjetor 2025, ankesë ndaj vendimit të Themelores kishte ushtruar Prokuroria Speciale, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe për shkak të shkeljes se Ligjit Penal. PSRK kishte propozuar që Apeli ta prish aktgjykimin e Themelores sa i përket pjesës liruese dhe që dy të akuzuarit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit, apo që lëndën ta kthejë në rivendosje.

Mbrojtësi i të akuzuarit Alban Dezdari, avokati Florent Latifaj, ka ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit mbi dënimin, me propozim që Apeli të anulojë aktgjykimin e ankimuar, dhe të mbrojturin e tij ta lirojë nga aktakuza, me arsyetimin se nuk ka prova nga të cilat vërtetohet që Dezdari të ketë kryer veprën penale për të cilën është shpallur fajtor.

Kurse, Prokuroria e Apelit përmes me parashtresës ka propozuar që të aprovohet si e bazuar ankesa e PSRK-së dhe të ndryshohet aktgjykimi i ankimuar sa i përket pjesës liruese dhe të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari- të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave të KPRK-së, apo aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe lënda për këtë pikë të kthehet në rigjykim. Ndërsa, ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Dezdari, të refuzohet si e pabazuar.

Kolegji penal i Gjykatës së Apeli gjen se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, siç pretendon në ankesë Prokuroria Speciale sa i përket pikës I. dhe II. të dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar, në pjesën liruese për dy të akuzuarit, për “Vrasje të rëndë në bashkëkryerje” dhe “Vrasje të rëndë në tentativë në bashkëkryerje”.

Apeli vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye në raport me të gjitha provat që janë administruar, duke arsyetuar konkretisht se cilave prova ua ka falë besimin dhe cilave jo, në raport me faktet e çështjes penale.

“… edhe Gjykata e Apelit vlerëson se arsyet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë janë të drejta dhe qojnë në konkludimin që ka nxjerr gjykata e shkallës së parë, se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”, thuhet në vendim.

Apeli nuk e gjen të bazuar pretendimin e Prokurorisë se Themelorja nuk ua ka falur besimin provave që janë administruar në shqyrtim gjyqësor.

Në vendimin e Apelit thuhet se gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe se në këtë drejtim asnjë fakt nuk ka ngelur në mëdyshje sikurse pa të drejtë pretendohet në ankesën e ushtruar nga Prokuroria.

Aty thuhet se Prokuroria Speciale aktakuzën ndaj Krasniqit dhe Dezdarit e ngriti duke u mbështetur në deklaratën e Shkumbin Mehmetit.

“Kolegji vëren se dëshmitari Sh.M është person i dënuar si kryes i veprës penale në lidhje me ngjarjen e datës me 23 mars 2004 kur ishte sulmuar një patrollë e Policisë së UNMIK-ut, me ç’rast kishin vdekur policët P.E dhe A.Rr, dhe ky dëshmitar kishte dhënë disa dëshmi kontradiktore në lidhje me Bedri Krasniqin”, thuhet në vendim.

Në lidhje me të akuzuarin Bedri Krasniqi, Apeli thekson se këto deklarime nuk përputhen më asnjë provë tjetër, qoftë materiale ose personale. As provat e administruara nga Themelorja në shqyrtim gjyqësor, thuhet se nuk e ndërlidhin qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi Krasniqi si kryerës të veprës penale.

“Pothuajse të gjitha provat e propozuara nga prokurori dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nga gjykata shkallës së parë, janë prova të cilat janë administruar në procesin gjyqësor të vitit 2006, i cili proces është përmbyllur me aktgjykim në nëntor të vitit 2007, kur tani dëshmitari Sh.M ishte shpallur fajtor dhe këto prova as në atë kohë në procesin e parë e as në procesin gjyqësor të tanishëm nuk e kanë implikuar të akuzuarin Bedri Krasniqi, qofshin ato masa të fshehta të përgjimit të telekomunikimeve qofshin ato edhe dëshmitë e dëshmitareve”, thuhet në vendim.

Po ashtu, Apeli pajtohet me konstatimin e gjykatës së shkallës së parë se përgjimet që ishin pjesë e provave të propozuara dhe të administruara në shqyrtimin gjyqësor, nuk e inkriminojnë të akuzuarin Krasniqi, përkundrazi ato vërtetojnë pafajësinë e tij lidhur me këtë rast, si dhe forcojnë alibinë e tij se i njëjti ditën e krimit kishte qenë në protestë në Deçan, pasi në bazë të përgjimeve mund të vërtetohet se ka qenë i interesuar për pjesëmarrje sepse e kishte pyetur A.M., (i dyshuar atëkohë) se a do të ketë protestë.

Apeli pajtohet edhe me vlerësimin e Themelores se dëshmia e dëshmitarit G.K (polic) nuk ka vlerë provuese në drejtim të kryerjes së veprës penale nga të akuzuarit, pasi që ajo më shumë bazohet në intuitën hetuese të të njëjtit, i cili ka theksuar se ka qenë duke e hetuar të pandehurin Bedri për një rast tjetër dhe se gjatë përgjimeve e ka njohur zërin e Bedri Krasniqit.

Gjithashtu, thuhet se provat e administruara në procesin gjyqësor si masat e fshehta teknike të përgjimit dhe hetimit, nuk e implikojnë të akuzuarin Alban Dezdari si kryerës të krimit, ngase nuk është subjekt i këtyre përgjimeve, pra nuk përmendet fare.

“Asnjë nga dëshmitarët që ishin prezent në skenën e krimit si B.M, R.M, M.M, Sh.R, Xh.F, nuk kanë mundur të identifikojnë Bedri Krasniqin e as Alban Dezdarin si kryes të krimit, dhe as policët të cilët ishin në ndjekje të kryesve të veprës penale”, arsyeton Apeli.

Më tej, thuhet se dëshmitari Mehmeti në shqyrtimin gjyqësor të datës 15 maj 2023 kishte përshkruar edhe një herë ngjarjen duke potencuar se të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari nuk ishin në skenën e krimit ditën kritike pra me datën 23 mars 2004, rrjedhimisht nuk ishin pjesëmarrës, ndërsa arsyeja se pse i ka implikuar në rast kishte qenë sipas tij “pasi që i është premtuar nga ana e prokurorit ndërkombëtar se atij do ti zbutet dënimi”.

“…këtë e kishe bërë edhe për disa arsye tjera, duke potencuar se Alban Dezdari si nip i I. dhe Q.K, ku dëshmitari kishte akuzuar këta dy të fundit si përgjegjës për atë çfarë i kishte ndodhur dëshmitarit, i kishte portretizuar si persona kyç të organizimit të aktiviteteve kriminale dhe ashtu siç është shprehur ka dashur që me inkriminimin e Alban Dezdarit dhe mbajtjen e tij në burg “me ja pre krahët këtij grupi”, siç është shprehur dëshmitari. Po ashtu, në lidhje me inkriminimin e të akuzuarit Bedri Krasniqi ishte shprehur se e kishte bërë pasi që i njëjti nuk kishte bashkëpunuar për ti zbuluar shumë krime tjera që kanë ndodhur në Kosovë dhe se vetëm pasi që është refuzuar kërkesa e tij nga Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të flas të vërtetën”, theksohet në vendim.

Sipas Apelit, është i drejtë përfundimi i gjykatës së shkallës së parë se pas administrimit të gjithave provave në këtë çështje penale nuk është vërtetuar se të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari kanë kryer veprat penale që ngarkohen në aktakuzë, andaj në mungesë të provave të njëjtit më të drejtë edhe janë liruar nga akuza.

Shkalla e dytë thotë se me asnjë provë nuk është provuar se ditën kritike të akuzuarit të kenë qëlluar me armë dhe t’i kenë privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut dhe zyrtarin policor të Kosovës.

Sa i përket të akuzuarit Alban Dezdari, Apeli gjen se i akuzuari nuk mund të shpallet fajtor për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrase”, meqenëse nuk ka qenë kurrë i akuzuar nga Prokuroria se ka kryer këtë vepër penale për të cilën është shpallë fajtor.

“Gjykata shkallës së parë në aktgjykimin e ankimuar ka konstatuar se ka ardhë në përfundim se Alban Dezdari duke qenë i vetëdijshëm se armët që i ka transportuar me kërkesë të dajës së tij kanë pasur për qëllim që të përdorën me rastin e trazirave të datës 17 Mars 2004, kanë pasur apo kanë mundur të shkaktojnë dëm në njerëz dhe po ato armë janë përdorur me rastin e privimit nga jeta të P.E- zyrtar policor i UNMIK-ut dhe A.Rr- zyrtar policor i Kosovës me datë 23 Mars 2004”, thuhet në vendim.

Shkalla e dytë thotë se e ka parasysh faktin se Alban Dezdari ka deklaruar që ka transportuar armë në Mitrovicë më 17 mars 2004, por me asnjë provë nuk është vërtetuar se ato armë janë përdorur më 23 mars 2004, apo që Albani t’i ketë transportuar ato armë më qëllim që të përdoren atë ditë.

“Kolegji Penal i Gjykatës se Apelit rikujton se Gjykata nuk mund të ndërtoj akuzë tërësisht të re ndaj të akuzuarit, nëse Prokurori nuk akuzon. Pra, gjykata konform dispozitës se nenit 359 të KPPK-së, duhet të qëndroj brenda obligimit të kësaj dispozite ligjore ku aktgjykimi duhet ti referohet të akuzuarit dhe veprës penale që është objekt i akuzës (identitetin subjektiv dhe objektiv)”, thuhet tutje.

Apeli thekson se Gjykata mund të bëjë rikualifikim të ndonjë vepre penale në kuadër të veprës për të cilën ngarkohet i akuzuari, mund të nxjerr ndonjë provë për të vërtetuar drejt gjendjen faktike, por nuk mund të ndërtojë përshkrim faktik dhe vepër të re penale për të cilën Prokuroria nuk akuzon.

“Për këtë arsye, duke pas parasysh se në rastin konkret nuk kemi aktakuzë për ndonjë vepër penale që elementet e saj përmbushen me veprimet inkriminuese të akuzuarit Alban Dezdari, Gjykata e Apelit të njëjtin e ka liruar nga kjo akuzë (përshkrim faktik) e ndërtuar nga gjykata shkallës së parë për ndihmë në kryerjen e veprës penale, Vrasje nga neni 30 par.2, nënpar.2 dhe 6, dhe neni 24 të Ligjit Penal të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK-së), për të cilën është shpallur fajtor me aktgjykimin e ankimuar”, thuhet në vendim.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Ish-Gjykata e Qarkut e Prishtinës, më 9 nëntor 2007, fajtor për sulmin që ishte konsideruar si terrorist e kishte shpallur vetëm Shkumbin Mehmetin, të cilin e kishte dënuar me 30 vite burgim, ndërsa i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Prokuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.

Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit qëllimisht kishin rrezikuar jetën e më shumë personave, të cilët ishin në automjete që vinin prapa veturës së UNMIK-ut, duke vepruar për motive nacionaliste dhe qëllimisht kishin kryer këto dy vrasje.

Komuna e Podujevës publikon listën përfundimtare të përfituesve në projektin “Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve”

10 December 2025 at 14:31


Komuna e Podujevës ka bërë publike listën përfundimtare të 29 përfituesve të projektit “Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve”, i cili zbatohet nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Përfituesit janë përzgjedhur pas vlerësimit të aplikimeve, me qëllim të fuqizimit të bizneseve lokale dhe rritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese.

Lista përfshin biznese dhe individë nga Podujeva dhe fshatrat përreth, të cilët do të pajisen me makineri profesionale dhe pajisje të ndryshme, varësisht nga nevojat e tyre operacionale. Ndër pajisjet e ndara janë makina qepëse industriale, mikserë për brumë, makineri për shtypjen e nxehët, pajisje për industrinë ushqimore, frigoriferë profesionalë, si dhe ngritës për autoservis.

Përfituesja me më së shumti pikë është Filloreta Maçani Lalloshi nga Podujeva, e cila ka siguruar 92 pikë dhe ka fituar një makinë qepëse industriale overlluk. Përfitues të tjerë janë biznese të vogla familjare, punishte artizanale, prodhues lokalë dhe ofrues të shërbimeve teknike.

Pajisjet e akorduara synojnë t’i ndihmojnë bizneset e vogla dhe të mesme që të rrisin prodhimin, cilësinë e shërbimeve dhe të krijojnë kushte më të favorshme për zhvillim ekonomik në komunë.

Komuna e Podujevës ka njoftuar se projekti është pjesë e planit të mbështetjes së ndërmarrësisë lokale dhe do të vazhdojë me thirrje të reja edhe në vitet e ardhshme. /Telegrafi/


Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

10 December 2025 at 11:12


Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar po kalonte kufirin në mënyrë të paautorizuar duke transportuar 21 krerë dele me një qerre, transmeton KosovaPress.

Në raport thuhet se, në momentin kur patrulla policore e ka vërejtur, i dyshuari ka tentuar të largohet duke marrë rrugë malore, por kafshët janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 09.12.2025 – 16:00. Është raportuar se një i dyshuar ishte duke kontrabanduar disa kafshë. Në momentin që i dyshuari ka parë policinë ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore. Në qerre ishin 21 krerë kafshë (dele) të cilat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se personi i përfshirë është paraqitur më pas në polici, ku pas inicimit të rastit është liruar me vendim të prokurorit. Procedura ndaj tij do të vazhdojë sipas procedurës së rregullt. /Telegrafi/

Premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut” jepet të mërkurën në Podujevë

9 December 2025 at 14:31


Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën, më 10 dhjetor, në ora 18:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të shfaqet premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut”.

Shfaqja, e cila sjell një rrëfim magjik për miqësinë, solidaritetin dhe mirëkuptimin, përcjell mesazhin se dallimet nuk janë pengesë, por pasuri që na bën unikë dhe të vlefshëm.

Krijuese e tekstit është Ulpianë Maloku, ndërsa regjinë e mban Armend Zeqiri. Në role paraqiten aktorët Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Sindi Çitaku dhe Gani Morina.

Ekipi realizues përfshin edhe Xheraldina Krasniqin si asistente regjie, Adelinë Mziun në kostumografi, Artan Hasanin në skenografi, si dhe Skender Latifin dhe Jeton Berishën në ndriçim. Punëtor skene është Arton Mustafa. Hyrja për publikun është falas. /Telegrafi/



Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë

7 December 2025 at 20:35


Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të partisë për të mos e përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë veprim si “një padrejtësi të pashembullt” dhe “manovër të ulët”.

Në një deklaratë drejtuar “qëndrestarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve”, Veliu falënderoi qytetarët dhe aktivistët që, sipas tij, kanë kërkuar publikisht përfshirjen e tij në listë, për të fuqizuar degën e LDK-së në Podujevë dhe partinë në nivel qendror.

“Edhe pse nuk kam humbur asnjë garë në jetën time politike, sot po shoh një padrejtësi të pashembullt brenda vetë partisë sime,” u shpreh ai.

Veliu deklaroi se përjashtimi i tij nuk është vendim politik, por “manovër e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që kanë harruar kush e ka mbajtur LDK-në fituese për vite me radhë”.

Duke e cilësuar veten si një figurë me “fuqi elektorale dhe integritet të dëshmuar”, ai akuzoi zyrtarë të partisë për frikë dhe përpjekje për ta margjinalizuar: “Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua, por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur.”

Në fund, Veliu paralajmëroi se nuk do të tërhiqet dhe se do të kërkojë transparencë e drejtësi deri në fund.

“Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare. Ky është vetëm fillimi,” deklaroi ai./Telegrafi/


Shtatë të arrestuar në Podujevë, u përleshen fizikisht pas një mosmarrëveshjeje

3 December 2025 at 09:35


Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e shtatë personave në Podujevë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu”, të martën në ora 12:30.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Aksident në rrugën Prishtinë–Podujevë, autobusi përplaset me veturën në Lluzhan

27 November 2025 at 09:14


Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën Prishtinë - Podujevë përkatësisht në fshatin Lluzhan.

Në aksident janë përfshirë një autobus me një veturë.

Deri më tani nuk dihet për dëmet e shkaktuara nga ky aksident.

Lajmi në përditësim…/Kp/

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të bixhozit të paligjshëm

23 November 2025 at 09:26


Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm.

Rasti është raportuar më 22 nëntor 2025, rreth orës 21:24.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit m/k, njësitet policore kanë sekuestruar pajisje të përdorura për lojëra të fatit, si dhe 69.80 euro para të gatshme që dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Pas intervistimit, dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Telegrafi/

Rrokulliset me traktor – vdes një person në Podujevë

17 November 2025 at 14:25



Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti me traktor në Podujevë.

Viktima, mashkull po drejtonte një traktor me rimorkio të ngarkuar me pleh organik kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rruge dhe duke u rrokullisur në një lum.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar familjarëve. /Telegrafi/

Kërkohet për vjedhje të rëndë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit

14 November 2025 at 10:41


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.

Në njoftim the se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Dy persona arrestohen në Podujevë, njërit i gjendet granatë dore

13 November 2025 at 09:36


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes – granatë dore.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari i parë është arrestuar për posedim të paautorizuar të mjetit shpërthyes, ndërsa i dyti për moslajmërim të veprës penale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësia për deminim e KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen dhe asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurt.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë do të shfaqet komedia “3 yje dhe 3 karrige”

11 November 2025 at 16:44


Në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, sonte në orën 19:00 do të jepet repriza e komedisë “3 yje dhe 3 karrige”, e autorit Valentin Krasnogorov.

Shfaqja, e cila premton mbrëmje plot humor e emocione, është në regji të Skënder Podvoricës, ndërsa në role paraqiten aktorët e njohur: Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Kumrie Hoxha, Gani Morina, Valire Haxhijaj – Zeneli dhe Sindi Çitaku.

Teatri “Avdush Hasani” fton publikun llapjan të shijojë këtë komedi të suksesshme që po rikthehet në skenë pas interesimit të madh të publikut. /Telegrafi/


Godet zyrtarin policor me veturë në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

10 November 2025 at 08:34


Një person është arrestuar pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:25 në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Tutje bëhet e ditur se zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë

3 November 2025 at 14:55


Në Podujevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore “Shaban Shala”.

Në ceremoninë e mbajtur morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Arsimit Avni Fetahu, drejtues të tjerë komunalë, përfaqësues të shkollës si dhe nxënës.

Salla e re, me sipërfaqe prej 650 metrash katrorë dhe vlerë investimi prej 378,970.95 euro, do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive gjatë gjithë vitit shkollor.

Ky projekt po realizohet si bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /Telegrafi/


Rrihen katër persona mes vete në Podujevë, dërgohen në mbajtje

3 November 2025 at 08:55


Katër pesona janë arrestuar pasi ishin rrahur mes vete ku për pasojë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:50 në fshatin Lupç i Epërm, në Podujevë.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin të dyshuari e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejmë mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Mbolli bimë kanabisi, Policia arreston të dyshuarin në Gërdoc të Podujevës

25 October 2025 at 13:56


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një kontrolli në shtëpinë dhe objektet e një dyshuari në Gërdoc të Podujevës janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:30.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Podujevë

23 October 2025 at 20:56


Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar për vrasjen që kishte ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht zyrtarët e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, të cilët kanë lokalizuar dhe ndaluar të dyshuarin.

I arrestuari është identifikuar si A.H., mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale të vrasjes.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme ndaj të dyshuarit do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Vrasje në tentativë në Podujevë

22 October 2025 at 08:34


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër të dyshuar në Podujevë për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 14:53.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rastet e lartcekura”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në dy lokacione- në shtëpitë e të dyshuarave kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pistoletë me 50-fishekë, 2-karikatorë të AK-47 me 45-fishekë, ndërsa në lokacionin e dytë 10-fishekë të armës së shkurtë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Tri plantacione kanabisi zbulohen në Podujevë

17 October 2025 at 08:50


Në pyllin e fshatit Zhiti, komuna e Podujevës, janë zbuluar tri plantacione të mbjella me gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas autoriteteve, pas marrjes së mostrave dhe me vendim të prokurorit përgjegjës, bimët e paligjshme bashkë me mjetet e përdorura për kultivim janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet kanë nisur procedurat për të identifikuar personat e përfshirë. /Telegrafi/

❌
❌