Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ASH-Taravari për punësimet në Spitalin e Tetovës: U lanë pa punë ata që me vite kanë punuar me kontrata të përkohshme

23 December 2025 at 21:45


Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliun për punësimet e fundit në Spitalin e Tetovës, duke akuzuar se janë lënë jashtë dhjetëra të punësuar që kanë punuar një kohë të gjatë aty.

“Dhjetëra punonjës shëndetësor të cilët për vite me radhë, gjatë një dekade kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare dhe janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht nga premtimeve të përsëritura nga ministri Azir Aliu, përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve".

"Bëhet fjalë për personel me përvojë shumëvjeçare që kanë bartur barrën kryesore të funksionimit të spitalit dhe gjatë periudhës më kritike të pandemisë, në vend që kontribut që ky kanë dhënë në veçanti të qytetarëve të Tetovës të vlerësohet në angazhim të plotë me vendime pune, ata janë zëvendësuar në mënyrë të fshehtë dhe të pa pritur me persona të tjerë”, tha Viola Ramadani nga ASH-Taravari.

Musiala, kthimi i yllit Bavarez/ Mediat gjermane raportojnë se mesfushori do të luajë në janar

13 December 2025 at 12:46

Ishte vërtet një moment i mallkuar.

Është fatkeqësi kur njëri nga futbollistët e rinj më të talentuar në botë pëson një dëmtim, dhe për Xhamal Musialën i erdhi keq edhe kundërshtarëve.

Ylli I mesfushës së Bajernit dhe të Gjermanisë u lëndua në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klubet në 5 korrik të këtij viti, në disfatën ndaj Paris SG, por lajmet e mira kanë nisur të vijnë.

E përditshmja “Tages Cajtung”, në shtojcën që mbulon Mynihun dhe Bavarinë, shkruan se 22-vjeçari ka ecur shumë mirë me riaftësimin, dhe se tashmë mund të parashikohet se kur do të jetë në fushë.

Siç njoftojnë mediat dhe portalet pranë tifozëve bavarezë, Musiala pritet të aktivizohet qoftë edhe disa minuta në miqësoren që Bajerni do ta luajë me Lajpcigun në 6 janar, pra pas vetëm 25 ditëve.

Deri tani janë bërë 161 ditë që ylli gjerman është jashtë terreneve, dhe ka humbur 23 ndeshje gjithsej.

Natyrisht, kthimi i tij do të ishte një plus më tepër për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vinsent Kompani, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, pavarësisht mungesës së talentit.

Bajerni ka 21 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje në Gjermani dhe në Europë, me golaverazhin e mrekullueshëm, 79 gola të shënuara e 22 të pësuara.

Taravari: Nëse VLEN-i do të duhet të identifikohej me një person, padyshim është Bejta

11 December 2025 at 13:47


Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Nevzat Bejtës për kandidat të VLEN-it për Gostivarin për zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe Arben Taravari.

Ai me një postim të shkurt në rrjetin social facebook shkruan: “Nëse do të duhej Vleni në tërësi të identifikohet me një person, pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta”, shkruan Taravari.

Kujtojmë se AKI në Gostivar do të garojë me Valbon Limanin i cili fitoi zgjedhjet por nuk u arrit censusi i nevojshëm.

Përsëritja e zgjedhjeve për komunat ku nuk ka pasur census janë caktuar të mbahen më 11 janar.

ASH e Taravarit mbështet protestën në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës

9 December 2025 at 21:32


Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se mbështet protestën që organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen të paraburgosur padrejtësisht në Hagë, theksohet në komunikatën e ASH-së. së Taravarit.

”Në këtë moment të rëndësishëm për dinjitetin kombëtar, u bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen masivisht në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Zëri ynë i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe të së vërtetës për luftën çlirimtare, luftën më të pastër dhe më të drejtë që populli shqiptar ka zhvilluar për liri.

Çdo përpjekje për të njollosur këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë është goditje ndaj vlerave, sakrificës dhe kontributit të një brezi të tërë që luftoi për lirinë e Kosovës’, thonë nga ASH.

Taravari: Sot ka ardhur në Komunë "i besuari" i Qeverisë për të zëvendësuar të besuarin nga populli

25 November 2025 at 17:04


Pasi Qeveria emëroi sot të besuarit e saj në komunat ku do të ketë rivotim më 11 janar, ka reaguar kreu Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, informon Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse qeveria vendosi që me Gostivarin të udhëheqë Fadil Xhelili, Taravari në reagimin e tij në Facebook shkruan se ardhja e re është zëvendësim i të besuarit nga populli, duke iu referuar Valbon Limanit i cili doli fitues në zgjedhjet e 19 tetorit.

Reagimi i plotë:

"Sot ka ardhur në Komunë "i besuari" i Qeverisë për të zëvendësuar Të Besuarin nga Populli. Në 11 Janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm se për ne ka vetëm një Kryetar dhe ai është Valbon Limani!"

Kujtojmë se sot qeveria emëroi të besuarit e saj në katër komunat ku nuk u arrit cenzusi në zgjedhjet e 19 tetorit, dhe atë: Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë. /Telegrafi/

Taravari: Do të vazhdojmë të mbetemi në AKI, kandidati i përbashkët për Gostivarin do të jetë Valbon Limani

19 November 2025 at 17:16


Ndryshe nga Ziadin Sela, i cili u largua nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI, kreu i një krahu tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se mbetet pjesë e AKI.

Në fakt, Taravari thotë se ai dhe ASH po vazhdojnë si AKI dhe gjithashtu thotë se pret "reforma të mira" në Kongresin e BDI-së që është planifikuar të mbahet dhjetorin e ardhshëm.

Njëkohësisht, ai hedh poshtë mundësinë që BDI të paraqes kandidatin e tyre për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, të cilat do të mbahen në fillim të vitit 2026, pasi nuk u arrit censusi në raundin e parë të zgjedhjeve të kaluara lokale.

Ai thotë se ekziston një marrëveshje që kandidati i përbashkët i ASH-së dhe BDI-së do të jetë përsëri kryetari aktual në detyrë, Valbon Limani, i cili në fakt pasoi Taravarin në këtë pozicion, pasi ai u zgjodh Ministër i Shëndetësisë.

"Kemi një marrëveshje, kandidati i përbashkët për Gostivarin do të jetë Valbon Limani, që fitoi me 17.000 vota kundër 4.200 dhe i mungonin vetëm 21 vota për të arritur censusi. Kjo temë është zgjidhur prej kohësh", thotë Taravari për "Fokus".

Ai thekson se nëse fitorja në Gostivar ishte 4:1 në raundin e parë, edhe më e madhe ishte dallimi në favor të kandidatit të tij Isen Shabani në komunën e Vrapçishtit, ku do të mbahen zgjedhje të përsëritura për shkak të censusit, së bashku në 2 komuna të tjera Qendër Zhup dhe Mavrovë./Telegrafi/

Mit’hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje, terror psikologjik për popullin

By: redi
11 November 2025 at 20:58

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari thotë se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është krim i organizuar. “Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë…

Source

Taravari: Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?

3 November 2025 at 12:10


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke e pranuar rezultatin si një përgjigje të qartë nga qytetarët, por edhe duke shprehur reflektim për ecurinë e koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI).

Taravari në profilin e tij në Facebook shkruan se qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna.

Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të Gjithëve!

Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën. Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan! Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore por nuk kemi kryetarë. Qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna. Gjithsesi në Gostivar dhe Vrapçisht qëlluam në shenjë, aty jemi fitues dhe kjo fitore është jo thjesht lokale, por aty fituam kundër një shteti që na mban peng me census.

Gjithsesi këto janë çaste të gëzuara me të drejtë për fituesit, janë çaste të vështira me të drejtë për ata që nuk ia dolën, janë çaste zemërimi për ata që u tradhëtuan, janë çaste qesharake për disa don kishotë që janë me grupin fitues vetëm sepse tradhëtuan, por me pak fjalë shumica është nën emocion dhe emocioni nuk lejon qartësi", shkruan Taravari.

Ai në fund shtron edhe një pyetje se në këto zgjedhje a kanë fituar shqiptarët?.

"Mua më ndihmon profesioni im të jem racional dhe i ftohtë përballë fakteve, dhe kam një pyetje: Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?! Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë fatkeqësisht shumë shpejt!", shton Taravari./Telegrafi/


Reagon Taravari: Uroj fituesit e zgjedhjeve, Gostivari konfirmon që është baza e re e opozitës shqiptare

20 October 2025 at 20:27


Arben Taravari ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultatit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Taravari thotë se Valbon Limani dhe Isën Shabani kanë arritur rezultate rekord të cilat duhet të certifikohen në raundin e dytë.

"Të dashur qytetarë. Këto kanë qenë orë të jashtëzakonshme. Duke ju falenderuar për votën tuaj jam i gëzuar të ndaj me ju lajmin se Valbon Limani dhe Isen Shabani kanë arritur rezultate rekord të cilat do të çertifikohen në raundin e dytë sepse për fare pak nuk e kanë plotësuar censusin".

"Kandidati Blerant Ramadani ka humbur numerikisht me një diferencë shumë të vogël por kjo humbje është vetëm një fraksion përpara suksesit që ky djalë ka dhe do të ketë. Nazim Taipi e ka humbur Tearcën por është një vlerë e shtuar në forcën tonë politike".

"Uroj të gjithë fituesit e këtyre zgjedhjeve pa përjashtim, dhe i uroj suksese të gjithë atyre që ende vazhdojnë garën. Tashmë Gostivari konfirmon që është baza e re e opozitës shqiptare dhe kjo do të sjellë risi në të gjithë dinamikën politike", ka shkruar Taravari.

Taravari: Nga VLEN-i u largova për të mos i defaktorizuar shqiptarët

13 October 2025 at 13:01


Nëpër tubimet e fushatës zgjedhore, ende flitet për kalimin e Taravarit nga VLEN te AKI. Vet Taravari thotë se nuk ka mundur të shoh defaktorizimin e shqiptarëve në Qeveri, andaj siç shton, ka dalë në anën tjetër që të mos defaktorizohen edhe komunat.

“Në qoftë se e vlerësoja personalisht, do të duhej të rri aty si Izeti dhe Bilalli, të rri, të heshti, ta marr një rrogë ministri, t’i bëj disa punësime, po ani se në Gostivar, Tetovë e Çair, kryetarët e këtyre komunave urbane do të jenë kukulla, sikur ministrat që janë tash në këtë qeveri “, tha Arben Taravari – AKI.

Nga ana tjetër Izet Mexhiti nga Saraji tha se Taravari e ka humbur rrugën dhe se BDI po fshihet pas një emri tjetër si AKI.

“Xhaxhi Ali i thotë anëtarësisë së vet, votoni dhe vraponi për kandidatin që e servon Taravari, mirëpo nuk e di si ku përfundon Taravari, siç nuk ka ditë me ato zik-zaket e tij, herë te VLENI herë andej, herë këndej, e ka humbur busullën”, pohoi Izet Mexhiti – VLEN.

Siç dihet fillimisht Arben Taravari si kryetar i ASH-së, u nda nga Ziadin Sela për tu bashkuar me VLEN-in, me çka pas zgjedhjeve parlamentare u bë pjesë e Qeverisë. Më vonë Taravari u nda nga VLEN-i për t’iu bashkuar AKI-së, ose Frontit Europian, pjesë e së cilës është edhe Ziadin Sela.

Ahmeti-Mickoskit: Me zagarë nuk dilet në gjah për shqiponja

28 September 2025 at 20:18


Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), mbajti sonte në Shkup konventën promovuese, me ç'rast fjalim rasti patën të gjithë liderët e koalicionit, informon Telegrafi Maqedoni.

Ali Ahmeti tha se qeveria aktuale po prek në Marrëveshjen e Ohrit, teksa pati porosi edhe për kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Kjo qeveri bashkë me hyzmeqarë dhe vazalë tentuan të prekin e ta rrënojnë Marrëveshjen e Ohrit. Duke prekur gjuhën shqipe, duke hequr balancuesin etj. Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar nga të gjithë. Mickoski don me dal trim mbi trima, Hristijani me argatët e tij, me gabimet e një pas njëshme, vetëm se i mobilizon shqiptarët. Ne nuk hedhim gurin e ta fshehim dorën, sepse na akuzuan nga qeveria se po ndezim zjarre, se duam të djegim xhamia, se duam të vrasim njërin nga kandidatët e tyre, këto janë shpifje të tmerrshme! Mickoski përballe ka kuadro dhe ekipe mirë të specializuara në të gjitha fushat, sepse secili kandidat i joni është më i mirë se tjetri. Hristijan, me zagarë në gjueti dilet për lepuj e jo për shqiponja. Shqiponjat fluturojnë lartë, zagarët ruaj për lepuj", tha Ahmeti.

Skender Rexhepi – Zejdi tha se shqiptarët ashtu siç nuk duruan qeverinë anti-shqiptare të vitit 2008, nuk e durojnë as qeverinë aktuale OBRM-PDUKM-VLEN.

"Në momente të duhura shqiptarët kanë ditur gjithmonë të bashkohen. Këto zgjedhje janë jo vetëm zgjedhje lokale por referendum për rrëzimin e qeverisë anti-shqiptare OBRM-PDUKM-VLEN. Në 2008-tën shqiptarët e flakën qeverinë servile të PDSH-së ndaj OBRM-PDUKM-së, e sot do ta sjellin ndryshimin ne", tha Rexhepi.

Arben Taravari tha se pas 19 tetorit, VLEN do të shkrihet në OBRM-PDUKM.

"Kemi kandidatura me njerëz të ri, kemi poashtu edhe njerëz që kanë treguar rezultate ndër vite dhe padyshim që meritojnë edhe një mandate. Jemi bërë bashkë sepse brenga kryesorja e imja është rruga europiane e Maqedonisë. Shqipëria vazhdon tutje, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa ne ngecëm. Më 19 tetor faturën e fitores do të ja çojmë z.Mickoskit. Disa nga VLEN-I do të shkrihen në OBRM-PDUKM e disa prej tyre do të duan të bashkohen edhe me ne", u shpreh Taravari.

Ziadin Sela tha se shqiptarët nuk lejojnë që të drejtat e tyre të merren, sepse të njejtat u fituan me luftë dhe sakrificë.

"Të shenjta i kemi malet, historinë por më të shtrenjtë I kemi të vegjlit tanë. Mendojmë dhe punojmë për të ardhmen e tyre, ndaj ne nuk e durojmë diskriminimin, nuk lejojmë përbuzjen dhe të bëhemi vasal. Jemi bërë bashkë të mbrojmë dinjitetin dhe krenarinë tonë. U munduan të na e marrin gjuhën, të na fshijnë edhe diasporën dhe po e fshijnë vasalët edhe numrin e këshilltarëve nga listat, por nuk do të ja arrijnë sepse të gjitha ato u arritën me gjak dhe mund", tha Sela. /Telegrafi

Taravari: Unë dhe Mexhiti ishim të pafuqishëm për të ndikuar në vendimet e administratës

26 September 2025 at 21:11


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët thotë se ka që një vit e gjysmë askush nuk flet për integrimin evropian.

"Nga dhjetori kryeministri Mickoski e bëri se kjo nuk bëhet, se nuk ka gatishmëri se për t'i pranuar kërkesat bullgare, se nuk do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Dhe kaluan një vit e gjysmë dhe askush nuk flet për integrimet evropiane", tha Taravari në "Shenja",

Taravari gjithashtu theksoi se nga kredia hungareze asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar.

Taravari tha se pavarësisht pozicionit të tij dhe të Izet Mexhitit brenda koalicionit, kishin qenë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative, siç është ndërrimi i një drejtori shkolle./Telegrafi/

Taravari: Unë nuk do ta duroja mënyrën se si Mickoski i trajton liderët e VLEN-it

16 September 2025 at 17:11


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për VLEN-in, zgjedhjet lokale, si dhe kalimin e tij në koalicionin "Aleanca Kombëtare për Integrim".

Taravari tha se u largua nga VLEN-i pasi nuk u realizuan premtimet që i dhanë, si dhe për shkak të mosfunksionimit të duhur të koalicionit. Ai gjithashtu tha se nuk do ta duronte sjelljen e Mickoskit, që sipas tij, ua bënë liderëve të VLEN-it.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"VLEN-i ishte një prej projekteve më shpresëdhënësve për shqiptarët, që filloi nga fundi i shkurtit 2024 për të sjellë ndryshimin te shqiptarët. Arritëm rezultat tl jashtëzakonshëm duke marrë 107 mijë vota dhe ndodhi ndryshimi. Por ndryshimi duhet të jetë për të mirë. Vazhdoj të mendoj se në aspekt kuantitativ VLEN-i bukur u përfaqësua në pushtet, por dalëngadalë vërejta se kishte disfunksionaliteti brenda VLEN-it".

"Dhe ASH nisi konsolidimin e partisë si dhe pashë se kjo krijoi kompleksitet te partitë tjera. ASH në anketa dilte gjysma e VLEN-it në besueshmëri dhe OBRM-PDUKM i shfrytëzoi duke dominuar. Faktori ndërkombëtar na tregonte se nuk ishim duke shkuar në rrugë të mbarë. Nuk i realizuam premtimet që i dhamë si VLEN", tha Taravari.

"Ne si ASH kishim dy opsione që t'i mbajmë postet dhe ta mbyllim gojën ose të largohemi. Kur i shoh paraqitjet se si kryeministri i trajton funksionarët e VLEN-it është e padurueshme", theksoi Taravari për kohën kur ishte brenda VLEN-it.
Ndërsa sa i përket koalicionit AKI, Taravari tha se është projekt i përkohshëm.

"Është projekt që derisa të stabilizohet Maqedonia dhe të fillojë negociatat. Në momentin që do të bëjmë ndryshimet kushtetuese rivalët do të jenë Aleanca për Shqiptarët dhe BDI. Në momentin që Maqedonia fillon negociatat me BE-në, nuk do të ketë nevojë që AKI të ekzistojë".

"Zgjedhjet lokale janë administrative ku votohen përfaqësues për udhëheqje të komunave. Në bazë të kërkesave të vendbanimeve do të ndihmojmë kryetarët e partive brenda koalicionit AKI", tha Taravari, duke u shprehur i bindur se koalicioni AKI do të jetë fitues në zgjedhjet lokale.

Ndërsa sa i përket ASH-së, ai tha se nuk ka tre Aleanca.

"Me sa kam informata Sela ka informuar parti të re. Edhe Ziadinit edhe Arben Fetait u uroj suksese. Vulat e ASH-së i kemi ne duke qëndruar mbi këto fraksione", theksoi Taravari./Telegrafi/

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë në zgjedhjet lokale

13 September 2025 at 12:47


Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”.

Votuan kandidatët për kryetar komune dhe u miratuan listat për këshilltarë komunal.

Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari, ai tha se në zgjedhjet lokale do të fitojnë bindshëm.

”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca për Shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për kryetar”, tha Taravari.

Fetai: Me Taravarin u ndamë pa asnjë fjalë të keqe, ai e shiti lojën e u bashkua me BDI-në

11 September 2025 at 22:08


Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai në emisionin “Libero” me Resul Sinanin tha se me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, është ndarë pa asnjë fjalë të keqe dhe me mirëkuptim.

“Politikisht u ndamë pa asnjë fjalë të keqe, me mirëkuptim. Dje sa pastroja telefonin, pashë mesazhet e fundit që kam këmbyer me të, ku më thotë "po e di, e kemi diskutuar e kuptoj qëndrimin tënd”, tha Fetai.

Ai shtoi se BDI gjen mënyrat për të thyer dhe ndarë, sipas maksimës së vjetër latine, “përçaj dhe sundo” dhe këtë e kanë bërë gjatë këtyre 22 viteve.

“Para Arbenit (Taravarit) e kishim një kryetar tjetër që quhej Ziadin Sela i cili e bëri të njëjtën para një viti duke iu bashkëngjitur BDI-së dhe në fund u fut në lista të përbashkëta me BDI-në për zgjedhjet lokale më 19 tetor.Taravari e bëri të njëjtën, 1 vit pas Selës, e bëmë një betejë atëherë për të vazhduar kursin tonë, për të bërë këtë koalicionin opozitar, pra VLEN. Ende pa u bërë gjashtë muaj qeverisje Arbeni filloi të japë shenjat e para se e ka shitur lojën, tentonte të sabotojë koalicionin në mënyrë që të shkaktohet krizë e shumicës parlamentare dhe të shkohej në zgjedhje të dyfishta”, deklaroi Fetai.

ASh, Taravari: Qeveria e OBRM-PDUKM-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

10 September 2025 at 10:57


Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon qeverinë OBRM-PDUKM-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”.

"Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në Kajmakçallan, nuk janë thjesht kujtesë historike, por një mesazh politik me ngarkesë të qartë aktuale: krijimi i “unitetit të popullit serb” kudo që jeton. Kjo retorikë është e rrezikshme për rajonin dhe për Maqedoninë e Veriut në veçanti, sepse e vendos vendin tonë në orbitën e projektit famëkeq të “Botës Serbe”.

Fatkeqësisht, qeveria aktuale e OBRM-PDUKM-së bashkë me vazalët e saj të VLEN-it, me heshtjen dhe nënshtrimin e tyre politik, e kanë futur Maqedoninë e Veriut me të dyja këmbët në këtë “Botë Serbe”. Duke mos reaguar dhe duke pranuar imponimin e narrativave nacionaliste nga Beogradi, ata po e bëjnë vendin tonë pjesë të një projekti që mohon identitetin dhe sovranitetin e qytetarëve tanë", thuhet në kumtesën e ASh-së.

Nga atje thonë se Maqedonia e Veriut nuk është dhe nuk mund të bëhet kurrë “portë e lirisë” për ushtritë dhe planet hegjemoniste të Serbisë. Qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ata që besojnë në një shtet evropian, duhet të kuptojnë se rruga jonë është drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian, jo kthim pas në skenarë të rrezikshëm të shekullit të kaluar.

Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojë qartë dhe pa ekuivoke ndaj këtyre deklaratave provokuese, në vend që të heshtë nga frika e prishjes së raporteve me Beogradin. Sovraniteti i Maqedonisë së Veriut dhe qetësia ndër-etnike nuk mund të jenë monedhë shkëmbimi në pazaret politike të OBRM-PDUKM-së dhe vasalëve të saj.

ASH e Taravarit: Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë

3 September 2025 at 09:17

Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit thonë se “letra e fundit nga Bullgaria, që akuzon Maqedoninë e Veriut dhe vë në pikëpyetje integrimin evropian, është dëshmi e hidhur e kapitullimit të plotë të qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it”.

Nga ASH thonë se kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin përballë krimit dhe nepotizmit.

“Me heshtjen e saj, ajo ka humbur shpresat e integrimit dhe ka rrënuar ardhmërinë e rinisë së këtij vendi. Në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, ajo e ka ulur kokën dhe e ka lënë vendin pa dinjitet. OBRM-PDUKM mashtron, VLEN justifikon – ndërsa qytetarët paguajnë çmimin me izolim dhe poshtërim ndërkombëtar. Na premtuan “rrugë të shpejtë drejt BE-së”. Rezultati? Letra denigruese nga një vend anëtar i BE-së dhe një perspektivë evropiane e bllokuar. Në vend të vizionit diplomatik, kemi paaftësi. Në vend të politikës së jashtme, kemi pazare për karrige. Në vend të integrimit, kemi stagnim dhe krizë”.

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë motori i integrimit euroatlantik. Sot, VLEN ka zgjedhur të jetë fasadë e VMRO-së, duke u kthyer në mbulesë për politikat antievropiane të saj. Në vend që të mbrojë shqiptarët, VLEN po e poshtëron zërin e tyre. Në vend që të jetë garant i ardhmërisë, është bërë garant i dështimit. Qeveria duhet të tregojë pse Maqedonia e Veriut ndodhet sot në pozitën më të turpshme diplomatike në rajon. VLEN duhet të tregojë pse hesht dhe pse pranon të jetë ortak në këtë tradhti politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

The post ASH e Taravarit: Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë appeared first on Telegrafi.

ASH: Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit

31 August 2025 at 13:09

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, thotë se barazia reale dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat në të gjitha nivelet e shtetit janë shtylla mbi të cilat duhet të ndërtohet një pakt i ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Në komunikatën e tyre për media, thuhet se asnjë shtet nuk funksionin mbi margjinalizimin por mbi barazinë.

Reagimi i plotë:

“Platforma kombëtare e propozuar nga Aleanca parashikon që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si maqedonasit në çdo sferë të jetës: arsim, ekonomi, kulturë, administratë dhe siguri publike. Kjo do të thotë se institucionet shtetërore – nga administrata deri te policia dhe gjyqësori – duhet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të vendit, duke garantuar që shqiptarët të mos mbeten të nën-përfaqësuar.

Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit. Prandaj, platforma e Aleancës synon ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, duke siguruar që komuniteti shqiptar të mos mbetet i përjashtuar nga zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore.

Boshti kryesor i kësaj marrëveshjeje të re politike është krijimi i kushteve që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të barabartë, e jo si qytetarë të dorës së dytë. Vetëm përmes këtij parimi mund të ndërtohet bashkëpunim i qëndrueshëm për zhvillimin e shtetit dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit evropian.

Në një kohë kur po diskutohet për heqjen e parimit të balansuesit dhe miratimin e një ligji të ri diskriminues mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, Aleanca për Shqiptarët thekson se ky është një hap prapa për të drejtat e shqiptarëve dhe një kërcënim për kohezionin shoqëror.

Për këtë arsye, ftojmë partitë shqiptare, sektorin civil, intelektualët dhe të gjitha shtresat shoqërore të përkrahin paktin politik të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, si garanci për një shtet funksional, të barabartë dhe evropian”, thonë nga ASH.

The post ASH: Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit appeared first on Telegrafi.

ASh, Taravari: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën?

20 August 2025 at 09:43

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in për politikat e saja ndaj mërgatës shqiptare dhe për mos zbatim të premtimeve të dhëna ndaj tyre.

“Gjatë fushatave zgjedhore, VLEN i kushtoi rëndësi të veçantë mërgatës shqiptare, duke premtuar garantimin dhe lehtësimin e votimit të saj sipas modeleve evropiane, eliminimin e deputetëve të diasporës dhe përfshirjen e votuesve jo-rezidentë në listat e brendshme. Po ashtu, u premtua krijimi i Ministrisë së Diasporës me buxhet të veçantë, përfshirja e kuadrove nga mërgata në kabinetin qeveritar dhe në administratë, si dhe lehtësira tatimore e subvencione për kthimin e mërgimtarëve dhe hapjen e bizneseve në vend.

Pas gati një viti e gjysmë qeverisjeje, këto zotime kanë mbetur vetëm në letër.

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN të përgjigjet: a është kthyer ndonjë mërgimtar përmes masave të premtuara, apo, përkundrazi, është shtuar numri i atyre që e kanë lëshuar vendin?

Pse nuk është themeluar ende Ministria e Diasporës dhe pse nuk janë përfshirë kuadro nga mërgata në nivele vendimmarrëse?

A po rrezikon mërgata të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se qeveria nuk ka tërhequr vendimin për fshirjen e saj nga listat zgjedhore dhe për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Mërgata shqiptare ka dhënë shumë për vendin tonë – me punë, remitanca dhe kontribut të pandërprerë. Për këtë arsye, premtimet ndaj saj nuk guxojnë të mbeten të pambajtura”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën? appeared first on Telegrafi.

ASh, Taravari: OBRM-PDUKM-VLEN janë duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues

18 August 2025 at 08:39

VLEN erdhi në pushtet me premtime të mëdha për shqiptarët, por realiteti është krejt i kundërt. Nga premtimet e tyre të shumta, realizimi është zero, ndërsa i vetmi “rezultat” është degradimi i pozitës së shqiptarëve në shtet, akuzojnë sot nga ASh e Arben Taravatit.

“Një nga premtimet madhore ishte decentralizimi. VLEN premtonte më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat, zhvillim dhe barazi për qytetarët, modele evropiane të decentralizimit si Gjermania dhe Belgjika, si dhe komuna si nivel kryesor shtetëror për investime, administratë, rend civil dhe shërbime publike.

Por, çfarë ndodhi në realitet?

Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN është duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues se kurrë më parë, duke i marrë kompetencat komunave, sikurse vendimi arbitrar për uljen e numrit të këshilltarëve komunal, që prek drejtpërdrejtë përfaqësimin e shqiptarëve, sidomos të mërgatës. Ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese, por qeveria dhe shumica parlamentare vazhdojnë ta injorojnë vendimin dhe të mbajnë në fuqi një diskriminim flagrant ndaj shqiptarëve.

Kjo është prova më e qartë se VLEN nuk punon për interesat e shqiptarëve, por vetëm për interesa të ngushta pushteti dhe për llogari të OBRM-PDUKM-së.

Aleanca për Shqiptarët rithekson se decentralizimi është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerë evropiane. Çdo tentim për centralizim të pushtetit është hap prapa, dëmton zhvillimin ekonomik dhe thellon pabarazinë mes rajoneve të privilegjuara dhe atyre me shumicë shqiptare.

Nisur nga ky realitet i hidhur, bëhet edhe më e qartë se vendimi i Aleancës për Shqiptarët për të braktisur këtë qeveri antishqiptare dhe koalicionin VLEN ka qenë i drejtë, i qëlluar dhe vizionar. Çdo ditë që kalon dëshmon se ky vendim ishte jo vetëm reagim politik, por edhe alarm i domosdoshëm kundër padrejtësive sistematike që po u bëhen shqiptarëve nga kjo shumicë parlamentare, e cila në vend të barazisë dhe zhvillimit, ka zgjedhur rrugën e centralizimit, diskriminimit dhe degradimit të pozitës së shqiptarëve në shtet”, thonë nga ASh./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: OBRM-PDUKM-VLEN janë duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues appeared first on Telegrafi.

❌
❌