Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 January 2026Main stream

OBRM-PDUKM: Kongresi i LSDM-së ishte një dështim

24 January 2026 at 16:45


Partia në pushtet OBRM-PDUKM e cilëson si dështim kongresin e LSDM-së.

Ata e pyesin Filipçen pse në kongres nuk dha llogari për atë se pse partia është bërë partia e tretë në Maqedoni dhe e pesta në Shkup.

"Pyesim Filipçen pse nuk u distancua nga krimet e klanit DUBAI ku pjesë përbërëse është edhe vet ai. Pyesim Filipçen pse LSDM i shërbente Bullgarisë dhe Greqisë dhe e imponoi marrëveshjen franceze. Pyesim dhe pse u bënë çirak të BDI-së në krim dhe nuk u distancuan nga Artan Grubi dhe krimet e tij në Lotari. Pyesim pse nuk u distancuan as nga Vasko Kovaçevski i cili ndodhet në arrati pasi dëmtoi buxhetin për 6,5 milion euro në rastin “Aditivi”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për ta nuk ka zgjidhje më të mirë se Filipçe në krye të LSDM-së .

Before yesterdayMain stream

Stojanoska akuzon, BDI reagon për pretendimet se Ahmeti ka kërkuar të futet në qeveri

23 January 2026 at 19:28


Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska ka akuzuar sot se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kërkuar të bëhet pjesë e qeverisë pa kryetar parlamenti dhe me më pak ministri se partneri aktual shqiptar në qeveri, informon Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka shtuar se OBRM-PDUKM ishte e vendosur që BDI-në ta dërgojë në opozitë, ndaj edhe ashtu ndodhi.

"Ali Ahmeti thotë se është pajtuar me Presidentin Mickoski një vit më parë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, por nuk po e thotë të vërtetën për takimin në zyrën time, ku i ofroi të bashkohej me Qeverinë, pa kërkuar kryetarin e Kuvendit dhe duke pranuar një vend ministror më pak se sa kërkonte Vlen, vetëm për të qenë pjesë e së njëjtës qeveri. Por ne mbetëm të palëkundur në atë që ishte një mesazh nga populli - se BDI duhet të kalojë në opozitë. Herën tjetër, para se të thotë gënjeshtra, le ta mendojë me kujdes dhe të jetë i përgatitur që ne do ta themi të vërtetën", u shpreh Stojanoska.

Ndaj kësaj deklarate reaguan nga BDI, duke thënë se Ali Ahmeti nuk ka pasur as takime e as pazare për tu bërë pjesë e Qeverisë.

"Deklarata e deputetes Dafina Stojanovska duket më shumë si një përzierje kujtimesh sesa si një fakt politik. Në gjithë atë lëvizje mes dhjetra banesave që ajo i posedon duket se është ngatërruar se kush ka qenë me kë dhe ku. Një gjë është e sigurt: Ali Ahmeti nuk ka pasur asnjë takim me të, as dhe nuk ka pasur kurrë oferta për hyrje në Qeveri apo pazare politike. Çdo gjë tjetër është përpjekje për sensacion, jo për të vërtetën", deklaruan nga BDI.

Kritikat dhe akuzat ndërmjet pushtetit dhe opozitës filluan sot pasi me shumicë prej 81 votash u miratua aktivizimi i sistemit "Safe City", që do të gjobisë shkelësit e rregullave në komunikacion nga data 1 shkurt.

Për këtë ligj pati reagime të ashpra nga opozita shqiptare, duke e cilësuar ligjin si harxhime shtesë për qytetarët dhe sistemin si antikushtetues dhe diskriminues, pasi i njejti momentalisht do të zbatohet vetëm në tre qytete dhe jo në gjithë territorin e vendit. /Telegrafi/

Ristoska: Kam ngritur padi kundër OBRM-PDUKM-së

22 January 2026 at 13:46


Prokurorja Lence Ristoska ka ngritur padi kundër OBRM-PDUKM-së. Ajo thotë se po përdor të gjitha mekanizmat institucionalë që ka në dispozicion, duke theksuar se është e papranueshme që çdo i akuzuar të ushtrojë presion ndaj një prokurori publik, dhe më pak nga një pozicion pushteti.

"Po marr përsipër të gjitha mekanizmat institucionalë që kam në dispozicion, sepse është e papranueshme që çdo i akuzuar të ushtrojë presion ndaj një prokurori publik, dhe më pak nga një pozicion pushteti, dhe kam ngritur padi kundër partisë politike OBRM-PDUKM. Siç dihet, kam paraqitur një raport për Kryeministrin në Këshillin e Prokurorëve Publikë, si një institucion përgjegjës për mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve publikë", theksoi Ristoska.

Ndërsa gjyqet për "Talir 1" dhe "Talir 2" janë duke vazhduar, raste në të cilat OBRM-PDUKM dhe e gjithë prona e partisë në pushtet janë të ngrira, vazhdojnë fyerjet publike të partisë në pushtet OBRM-PDUKM ndaj Ristoskës.

Kohët e fundit, kryeministri Hristijan Mickoski e quajti prokuroren një "mediokre" me një "matricë korrupsioni politik"./Telegrafi/

Stojanoski: Me Kodin e ri penal drejtësia do të vlejë për të gjithë

21 January 2026 at 22:12


Para këtij aksioni ku u arrestua dhe u kap gjykatësi i Gjykatës së Apelit me 350.000 euro të fshehura në mur në shtëpinë familjare, gjithashtu u arrestua edge gjykatësi suprem me 10.000 euro ryshfet, që do të thotë se ajo metastazë në gjyqësorin e vendit ekziston, 35 vite qytetarët e kanë parë, ndërkaq ajo që tani inkurajon është që përfundimisht institucionet tregojnë shenja rezistence ndaj një sistemi të këtillë dhe dëshirojnë ta thajnë këtë kënetë politike gjyqësore e cila thjeshtë e hante sistemin tonë, theksoi Bojan Stojanoski, deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, në televizionin Njusmaks Ballkans në emisionin “Qëndrimi i rajonit”.

Stojanoski, gjithashtu, theksoi se do të miratohen pesë ligje të cilat do t’i ashpërsojnë kriteret për zgjedhje të gjykatësve, prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor, me qëllim që të parandalohen dukuritë e këtilla, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Stojanoski më tej theksoi se me Kodin e ri penal janë paraparë dënime të ashpra me qëllim që të tregohet se secili në shtet duhet t’i respektojë ligjet, ndërkaq drejtësia vlen për të gjithë.

“Kjo është një porosi që gjykatësit e tjerë të cilët mund të mendojnë për veprime të tilla, se krimi është i pashpagueshëm, ne tani po krijojmë zgjidhje të cilat do të jenë sistematike, nga të cilat dikush nesër do të jetë në gjendje të ndjekë penalisht zyrtarët e kësaj qeverie, politikanët e përgjegjshëm mendojnë kështu. Në Kodin penal që do ta votojmë të premten, janë ashpërsuar të gjitha dënimet, ne vendosëm si deputetë në përputhje me kompetencat kushtetuese të propozojmë dënime më të larta ligjore, sepse njëherë e përgjithmonë duhet të tregojmë se të gjithë në këtë vend duhet ta dinë se duhet të punojnë sipas ligjit, dhe nuk ka të paprekshëm, drejtësia duhet të arrijë tek të gjithë", tha Stojanoski.

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe e kthyen Maqedoninë në shtet "reket"

19 January 2026 at 19:54


OBRM-PDUKM sot bëri akuza të rënda kundër ish-udhëheqësisë shtetërore, duke pretenduar se gjatë qeverisjes së LSDM-së, institucionet u keqpërdorën për interesa private dhe biznesi.

"Gjatë epokës së LSD-së, institucionet shtetërore nuk u shërbyen qytetarëve, por përkundrazi për të kënaqur orekset e biznesit të Zoran Zaev dhe Venko Filipçe.

Zaev dhe Filipçe përdorën të gjithë pushtetin e tyre politik dhe institucional për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi Dr. Mitrev në mënyrë që klinika e tij private të merrej me një çmim të volitshëm", thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM pretendon se përpjekje të tilla për të marrë përsipër institucionin privat të kujdesit shëndetësor u konfirmuan edhe publikisht.

"Fakti që dyshja Zaev-Filipçe u përpoq të merrte përsipër spitalin privat të Dr. Zhan Mitrev u dëshmua nga vetë ai në një intervistë televizive", thuhet në deklaratë./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Filipçe refuzon dialogun dhe ndërtimin e një konsensusi mbi interesat shtetërore

9 January 2026 at 15:29


"Venko Filipçe nuk po refuzon vetëm një takim udhëheqësish, por Filipçe po refuzon dialogun dhe një dorë ndihme për të ndërtuar një konsensus politik për interesat e shtetit", thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së pasi LSDM hodhi poshtë thirrjen për t'u ulur në të njëjtën tryezë me kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Ai interesohet për reformat në gjyqësor, sigurinë, lirinë e shprehjes dhe përparimin e shtetit. Në të ashtuquajturin brifing të sotëm me gazetarët, Filipçe konfirmoi se është i interesuar vetëm për vendin e tij partiak në LSD, të cilin e ruan me besnikëri për mentorin dhe mikun e tij besnik nga partitë e çmendura në Dubai dhe Halkidiki.

Ne e kuptojmë pse ai është kundër reformave në gjyqësor dhe prokurori. Sepse është i frikësuar deri në palcë nga spastrimi i kuadrove të zgjedhura nga "Bihaçka" që e mbrojnë atë nga përgjegjësia për krimin e komisionit 20% për spitalet modulare, i cili në Tetovë merr jetën e 14 personave të djegur të gjallë vetëm në dy minuta", thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

OBRM-PDUKM, LSDM-së: Akuzat e juaja ju bëjnë faktor në Serbi, por jo në Maqedoni

6 January 2026 at 13:23


OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, ku sipas tyre, deklaratat dhe analizat e dërguara nga Beogradi, të shkruara nga ish-këshilltari i Zaevit, Bashanoviç, e bëjnë Venko Filipçen si opozitë me ndikim kryesisht në Serbi, dhe jo në Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se nuk ndërhyn në çështjet politike të Serbisë dhe se prioriteti i kësaj partie mbetet gjithmonë interesi i qytetarëve të Maqedonisë.

“OBRM-PDUKM nuk ndërhyn në çështjet politike të Serbisë dhe për ne interesi i vetëm është interesi i qytetarëve të vendit. Kur lakmia e Zaevit bashkohen me servilizmin e Filipçes, rezultati i një simbioze të tillë është "ZaeFçe".

Kur kjo simbiozë e re politike ZaeFçe shfaqet në skenën shoqërore në Maqedoni, LSDM e ka bërë veten masë dhe pjatë shërbimi për të gjitha forcat që duan të përfitojnë nga partia për interesat e tyre personale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM: LSDM e nisi Vitin e Ri me ankesat e vjetra

3 January 2026 at 14:30


Partia në pushtet, OBRM-PDUKM, ka kritikuar partinë opozitare LSDM për fillimin e vitit të ri me ankesat e vjetra.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM ankohet për raste që nuk ekzistojnë.

"Ata ende flasin për migrantë që nuk ekzistojnë, për borxhe që nuk ekzistojnë, për vrima në Buxhet që nuk ekzistojnë. Por ne e dimë se ata ende nuk e kuptojnë se ne nuk e drejtojmë vendin si ata e drejtuan. Nëse donin sillnin migrantë vitin 2018, ne nuk do ta bëjmë. Nëse i futën njerëzit dhe brezat tanë borxhe, ne nuk do t'i futim borxhe. Nëse e lanë Buxhetin me vrima dhe bosh, ne nuk do ta bëjmë këtë", thonë nga OBRM-PDUKM.

Shtojnë se viti 2026 do të jetë viti i kthimit të borxheve dhe kredive tuaja.

"Viti 2026 do jetë gjithashtu viti i nxitjes rritjes ekonomike, rritjes pagave dhe pensioneve, rritjes standardit jetesës qytetarëve, si dhe vendeve reja punës, investimeve dhe fabrikave. Prandaj, LSDM nuk duhet shqetësohet, Qeveria udhëhiqet nga një parti mendon mirë për qytetarët", thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM: Opinioni ka të drejtë të dijë se sa para investoi Filipçe në Dubai për të marrë një vizë të artë dhe si e fitoi atë

29 December 2025 at 10:05


Pas dëshmisë së ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Toma Avramski, se ish-kryeministri po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, e njëjta gjë u konfirmua nga Venko Filipçe dhe LSD, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

"Si LSD ashtu edhe Filipçe konfirmuan se Zaev po ndërton një ndërtesë në Dubai, nga ku të dy kanë viza të arta, por thonë se Filipce nuk është partner në këtë projekt ndërtimi shumëmilionësh.

Ajo që duket si dilemë, dhe për të cilën Filipçe ende nuk jep përgjigje, është se si dhe mbi çfarë baze e mori vizën e artë për në Dubai?

Për njëfarë kohe, ai pretendonte se e mori vizën e artë për shkak të negociatave për një angazhim pune në një spital atje dhe se do t'i vërtetonte të gjitha këto me fakte dhe prova, por deri më sot publiku maqedonas nuk ka parë asnjë dokument.

Nga ana tjetër, marrja e një vize të artë në Dubai kërkon një investim prej të paktën 500.000 dollarësh në biznes dhe pasuri të paluajtshme.
Prandaj, opinioni ka të drejtë të marrë një përgjigje të qartë nëse Venko Filipçe e mori vizën për shkak të një investimi prej të paktën 500.000 dollarësh, në pasuri të paluajtshme apo në biznes?", akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Lidhur me investimet në pasuri të paluajtshme në Dubai, në të njëjtën dëshmi publike, Avramski pretendon se si Zaev ashtu edhe Filipçe kanë apartamente atje dhe se ai ishte në ndërtesën ku të dy i blenë apartamentet./Telegrafi/

LSDM: OBRM-PDUKM po tenton ta shkatërrojë partinë tonë nga brenda, por nuk do ta lejojmë

28 December 2025 at 10:34


Nuk do të na heshtin, përpjekjet për të shkatërruar LSDM-në nga brenda do të parandalohen, thanë nga LSDM në një deklaratë.

Nga LSDM deklaruan se OBRM-PDUKM ka aktivizuar një operacion të organizuar dhe të koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda.

"I gjithë plani u krijua dy javë më parë, kur qeveria kuptoi se po humbiste mbështetjen e qytetarëve pas zbulimeve për emigrantët për para dhe pas hapjes së aferave kriminale-korrupsion të zyrtarëve më të lartë të OBRM-PDUKM-së nga Ekipi Antikorrupsion i LSDM-së. OBRM-PDUKM mendoi se do të na dobësonte dhe do të na heshtte, por gabuan. Përpjekja e parë për destabilizim u zbulua plotësisht dhe dështoi. Tani jemi më të fortë. Dje, Jovan Despotovski as nuk u përpoq mohonte bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-, as tekstet e koordinuara me Geroskin, por shpjegoi se ishte "i moderuar" tradhtinë e tij. Tani është e qartë për gjithë se kush po shkaktonte trazira radhët tona - OBRM-PDUKM-, dhe është e qartë për gjithë se përpjekjet për shkatërruar LSDM- do parandalohen",deklaruan nga LSDM.

Në reagim thuhet se LSDM gjithmonë ka qenë dhe është ende një parti me dialog brenda partisë, ndaj nuk do të përçahen për interesat e huaja.

OBRM-PDUKM: Filipçe duhet të përgjigjet se si e mori vizën e artë në Dubai dhe investimet së bashku me Zaevin

27 December 2025 at 11:52


OBRM-PDUKM i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, të japë përgjigje publike se si e ka marrë të ashtuquajturën vizë të artë në Dubai dhe në çfarë emri është regjistruar apartamenti, i cili, sipas tyre, është përmendur në një dëshmi publike që lidhet me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Partia deklaron se pas një periudhe të gjatë akuzash publike dhe disa ditësh pas dëshmisë se Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, ka mbërritur një konfirmim indirekt nga Filipçe.

Siç raporton OBRM-PDUKM, kur u pyet nga një gazetar nëse po ndërton një ndërtesë të lartë në Dubai së bashku me Zaevin, Filipçe u përgjigj se nuk po ndërton, gjë që, sipas tyre, është një konfirmim se ndërtesa po ndërtohet nga Zaev.

"Pranimi se Filipçe nuk po ndërton nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si një pranim dhe konfirmim i tezave tona dhe dëshmisë së Toma Avramskit, se Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai", deklaron OBRM-PDUKM.

Partia shton se kjo, sipas mendimit të tyre, përfaqëson konfirmim zyrtar se ish-kryeministri e ka zgjeruar biznesin e tij në sektorin e ndërtimit dhe po investon në ndërtesa të larta në Dubai.

Në deklaratë, OBRM-PDUKM gjithashtu i bën pyetje shtesë Filipçes, në lidhje me mënyrën se si ai mori vizën e artë në Dubai.

"Deri më sot, nuk janë publikuar dokumente në lidhje me bisedimet e avancuara për një angazhim pune me një spital në Dubai, megjithëse Filipçe pretendoi se e mori vizën mbi këtë bazë", thuhet në deklaratë.

Partia po pyet gjithashtu nëse apartamenti i përmendur në dëshmi është në pronësi të Filipçes apo i është transferuar një pale të tretë.

Njëkohësisht, OBRM-PDUKM i ka kërkuar gjithashtu Zoran Zaevit të përgjigjet publikisht në pyetjet rreth burimit të fondeve me të cilat, sipas akuzave të tyre, ai po investon në ndërtimin e rrokaqiejve në Dubai.

Mickoski: Gjykata e Apelit ka përcaktuar se LSDM ka bërë deklarata të rreme dhe shpifje të rënda

18 December 2025 at 15:54


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski njofton se Gjykata e Apelit ka marrë vendim sipas të cilës LSDM ka thënë të pavërteta dhe ka shpif ndaj tij.

#Gjykata e Apelit, me një vendim përfundimtar, përcaktoi se LSDM tha të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë.

Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM është vendosur edhe zyrtarisht nga gjyqësori si një parti shpifëse.

Ajo që ata e paraqitën për vite me radhë si një "luftë politike", sot është vendosur zyrtarisht si e palejueshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ky vendim e ekspozon qartë modelin e tyre politik: në vend të argumenteve, sulme; në vend të programeve, diskreditim; në vend të përgjegjësisë, gënjeshtra të vendosura në publik me qëllim shkaktimin e dëmit.
Kritika politike është legjitime dhe e nevojshme. Shpifja dhe gënjeshtrat nuk janë politikë, por abuzim i hapësirës publike", srkuan Mickoski.

Ai shton se Maqedonia duhet të ecë përpara me politikë të bazuar në të vërtetën, idetë dhe përgjegjësinë, jo në sajesa dhe sulme personale./Telegrafi/

Dy Rezoluta në Kuvend kundër migrantëve, njëra nga pushteti dhe tjetra nga opozita

15 December 2025 at 22:07


OBRM-DUKM-ja dorëzoi propozim-Rezolutën si kundërpërgjigje ndaj propozim-Rezolutës së LSDM-së për migrantët. Nga partia në pushtet thonë se kanë firmosur edhe deputetë të ZNAM-it dhe VLEN-it dhe se dokumenti është garanci që në vend nuk do të pranohen migrantë dhe nuk do të ketë kampe migrantësh. Sipas tyre, Rezoluta e LSDM-së nuk është e sinqertë dhe ka për qëllim manipulimin e opinionit.

“Me këtë rezolutë janë theksuar të gjitha kornizat dhe qytetarët munden të jenë të qetë se siguria e shtetit nuk do të rrënohet. Nuk kemi mesazhe të fshehta ashtu siç na akuzuan një ditë më parë. Me vetëdije dhe me qëllim gjithkund ku drejtohemi, përmendim migrantët dhe vlerësojmë se më nuk munden të merren me këtë temë dhe të luajnë me ndjenjat e qytetarëve të shtetit”, tha Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM.

LSDM-ja thotë se duhet të votohet Rezoluta e tyre e cila qartë thotë se nuk do të pranohen migrantë.

“Me kundër-rezolutën, OBRM-PDUKM dhe ZNAM e konfirmuan atë që me ditë jemi duke e thënë; ekziston marrëveshje për migrantë në këmbim të parave. Shteti është në gjendje të rëndë financiare. Boshllëku buxhetor për momentin është një miliardë euro. Thesari mbyllet para kohe, vonojnë pagesat për pushimin e lindjes, vonojnë pagesat për ndihmat sociale, pagesa e TVSH-së, nuk ka para për rroga dhe pensione”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Tema e migrantëve u aktualizua pasi mediat britanike raportuan për një marrëveshje të mundshme mes qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të Maqedonisë për strehimin e azilkërkuese të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar. /Alsat/

OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM parashtruan “Rezolutë për dënim të manipulimeve të opozitës” për emigrantët

15 December 2025 at 14:14


OBRM-PDUKM së bashku me deputetët nga koalicioni VLEN dhe nga ZNAM përgatiti dhe parashtroi Rezolutë për dënim të manipulimeve të opozitës dhe për vërtetim të politikave kundër emigracionit ilegal, i përbërë nga nëntë pika me të cilën përfundimisht i vihet fundi temës manipulative me emigrantë, deklaroi Nikolla Micevski, koordinues i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Me Rezolutën, siç theksoi, dënohet çdo sjellje manipulaltive dhe konstatohet se i vihet fundi të gjitha spekulimeve dhe manipulimeve të rrejshme me gjoja pranimin e emigrantëve dhe ndërtimin e kampeve për emigrantë në shtet dhe me të cilën qartë dhe sigurt vizatohet korniza e politikës së emigracionit.

“Pas përhapjes së lajmeve të rrejshme, të pavërtetave dhe manipulimeve nga ana e LSDM-së, OBRM-PDUKM si parti shtetformuese përgatiti rezolutë me të cilën njëherë e përgjithmonë i vemi pikën temës së trilluar për emigrantët nga LSDM. Me këtë Rezolutë konstatojmë se Qeveria dhe Kuvendi asnjëherë nuk do të lejojnë të negociohet për emigrantët. Qytetarët të jenë të qetë, OBRM-PDUKM kujdeset për sigurinë e popullit”, deklaroi Micevski.

Rezoluta, siç sqaroi Micevski, është parashtruar sot dhe pritet tashmë nesër të gjendet në rend dite.

Lidhur me rezolutën nga LSDM, dhe nëse e kanë shqyrtuar, Micevski tha se nuk besojnë në qëllimin e ndershëm dhe nga ai shkak e parashtrojnë këtë Rezolutë në të cilën ceken të gjitha elementet e nevojshme.

OBRM-PDUKM: Marrëveshjet e mëparshme për pranimin e emigrantëve, do të anulohen

14 December 2025 at 18:22


OBRM-PDUKM i ka heshur poshtë akuzat e opozitës maqedonase për pranimin e emigrantëve në Maqedoninë e Veriut.

Partia në pushtet paralajmëroi një rezolutë parlamentare që dënon dezinformatat, anulon marrëveshjet e mëparshme për kampet e migrantëve dhe vendos politika të qarta kundër migracionit të paligjshëm.

“Rezoluta përbëhet nga 9 pika dhe në të dënohen dezinformatat për pranimin e supozuar të migrantëve dhe ndërtimin e kampeve, konfirmohet se politika të tilla nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë, anulohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të qeverisë së Zaevit lidhur me kampet e migrantëve dhe bëhet thirrje për diskurs të përgjegjshëm dhe të qartë, mbrojtje të sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve ndëretnike”, thanë nga OBRM-PDUKM.

Sqaruan se Rezoluta vendos një politikë të qartë shtetërore kundër migracionit ilegal dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit të saj.

Milloshoski: Temën e emigrantëve LSDM po e përdor si manipulim politik

11 December 2025 at 21:11


Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Miloshoski, deklaroi se Maqedonia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje për investime, bashkëpunim dhe projekte, duke theksuar se tema e migrantëve po përdoret si manipulim politik nga kreu i LSDM-së, Venkо Filipçe.

“Maqedonia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar marrëveshje për investime dhe projekte. Asnjëherë nuk është hapur temë që përfshin migrantë. Kjo është një temë e lehtë për t’u manipuluar, dhe besoj se për Filipçen kjo temë ka rol të dyfishtë. Si kryetar i LSDM-së, ai përballet me ‘migrantë partiakë’ që po largohen në opsione të tjera politike, sepse shohin se LSDM po e humb ndikimin që dikur e ka pasur. Prandaj, e këshillojnë që këtë temë ta përdorë për mbulim”, tha Miloshoski.

Ai shtoi se, ndryshe nga LSDM, asnjë funksionar i lartë i OBRM-PDUKM-së nuk ka bërë deklarata të ngjashme si ish-aktivistja e LSDM-së, Mersiha Smailoviq. Më tej, ai potencoi se numri i personave që kanë marrë status azilant në Maqedoni është vetëm 14 – 9 nga Kosova, 3 nga Kongo dhe 2 nga Siria.

“E njëjta shifër është edhe te anëtarët e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së që dhanë dorëheqje me kërkesë të Filipçes – 14. Ndoshta kjo përputhje është rastësi, por flet shumë për gjendjen në LSDM”, u shpreh Miloshoski.

Deputeti theksoi se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse deri tani në Maqedoni nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare në lidhje me pranimin e migrantëve dhe, sipas tij, çdo kërkesë e tillë do të refuzohej kategorikisht.

“Nuk ka asnjë kërkesë nga Britania për migrantë, dhe edhe sikur të vinte, do të refuzohej. Tema e migrantëve është një manipulim politik, të cilin Filipçe e përdor për të mbuluar dobësitë e partisë së tij – mungesën e ideve, mungesën e kuadrit dhe mungesën e njerëzve për debat publik. Ai detyrohet të kapet pas kësaj teme deri në shkurt apo mars”, tha Miloshoski.

Sipas tij, kjo është një tentativë e LSDM-së për të kamufluar krizën e brendshme dhe “zbrazëtinë partiake” me të cilën po përballet.

OBRM-PDUKM: LSDM kërkon vëmendje me gënjeshtra, nuk do të ketë emigrantë

10 December 2025 at 10:54


OBRM-PDUKM në pushtet akuzon LSDM-në se po përpiqet të tërheqë vëmendjen përmes të pavërtetave lidhur me temën e emigrnatëve.

"LSD përpiqet të tërheqë një lloj vëmendjeje mediatike çdo ditë duke përhapur lajme të rreme, spekulime dhe të pavërteta. Si një disk ose kasetë e prishur që rrotullohet në rrathë, LSD, në mungesën e saj të veprimit, pa një program, pa një ide, pa kritikë të arsyeshme, po ngjall shqetësime në publik", thonë OBRM-PDUKM.

Ata thonë se edhe kryeministri Hristijan Mickoski mohoi se do të ketë emigrantë në Maqedoni.

"Sot, për herë të parë, nuk e dimë sa herë, si OBRM-PDUKM, dhe dje kryeministri Hristijan Mickoski, tashmë mohoi se do të ketë emigrantë në Maqedoni, po i themi përsëri LSD-së, nuk do të ketë emigrantë në Maqedoni", thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Petrushevski: Nuk do të ketë emigrim të paligjshëm vend

9 December 2025 at 22:06


Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski tha se nuk do të ketë emigrim të paligjshëm vend dhe se kjo çështje është mbyllur.
Ai në emisionin "Top Tema" tha se opozita maqedonase po manipulon me opinionin.

"Kush kujt i beson është ajo që thonë qytetarët në zgjedhje dhe këtë e bënë shumë të qartë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale.

Mediat dhe politikanët britanikë kanë të drejtë legjitime të debatojnë për problemet që duan të zgjidhin. Fakti në Maqedoni është se opozita, në mungesë të një oferte, po mobilizon qytetarët dhe sot ata kanë filluar "Luftën për Maqedoninë" me një peticion online kundër emigrantëve, të cilin Kryeministri dhe çdo anëtar i qeverisë dhe deputetët e shumicës qeverisëse thonë qartë dhe pa mëdyshje se nuk ekziston.

Nuk do të ketë migrim të paligjshëm dhe kjo çështje është mbyllur dhe imponuar nga opozita në Maqedoni", tha Brane Petrushevski./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Kur nuk ka fakte, LSDM përpiqet të krijojë një skandal të rremë me interpretime dhe dezinformata klasike

8 December 2025 at 11:16


LSDM po reagon përsëri me konstrukte politike, pa ofruar asnjë provë konkrete për ndonjë shkelje, thonë nga OBRM-PDUKM.

"Është çështje logjike elementare që Tomovski nuk ka autoritet, asnjë pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik dhe asnjë vendim zyrtar që mund të lidhet me tenderët. Kjo është një situatë faktike qartësisht e verifikueshme.

Kur nuk ka fakte, LSD po përpiqet të krijojë një skandal të rremë me interpretime dhe dezinformim klasik. Kjo strategji mund të ketë pasur një gjysmë-efekt në të kaluarën, por sot qytetarët presin argumente, jo insinuata.

Përgjegjësia nuk ndërtohet me zhurmë politike, por me prova të qarta dhe të padiskutueshme. Nëse LSD ka prova, le t'i publikojë. Nëse jo, le të ndalojë së abuzuari me termin "korrupsion" për sulme të përditshme politike për të fshehur krimet dhe tradhtitë e veta", thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

LSDM: OBRM-PDUKM mori përkrahje në kongres nga partia e Orbanit, njeriu i cili po e mbron të arratisurin, Nikolla Gruevski

7 December 2025 at 12:30


“Kongresi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar, i organizuar nga dyshja Mickoski-Gruevski, është një konfirmim i gjithçkaje që kemi thënë. Ata morën mbështetjen më të fortë nga Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz. Ai po fshihet dhe po mbron me sukses Nikolla Gruevskin, të arratisurin nga drejtësia që vodhi 2 miliardë euro dhe iku, por ende e menaxhon OBRM-PDUKM-në nga larg”, thotë LSDM.

Reagimi i plotë:

"Bizneset, kreditë, bankat, kjo qeveri është e lidhur drejtpërdrejt me Orbanin. Është pjesë e vertikalës përmes partive politike, Fidesz i Orbanit, SNS e Vuçiçit në Serbi dhe OBRM-PDUKM e Gruevskit dhe Mickoskit, e cila ka vepruar në të njëjtën linjë për vite me radhë.
Çfarë ka të përbashkët ky bosht përveç biznesit të madh, interesave të ndërthurura, pushtetit dhe ndikimit?
Protestat e mëdha në Hungari dhe Serbi kundër politikave që ndiqen janë të lidhura pikërisht nga korrupsioni.
Në Serbinë fqinje, protestat kanë vazhduar për më shumë se një vit, pas shembjes së një tendë në Novi Sad ku vdiqën 16 persona, një skandal që lidhet edhe me 115 milionë dollarë për shkak të tenderëve të manipuluar, vetëm një pikë uji në oqean.
Në Hungari, shpërtheu një skandal i madh me një pallat luksoz të lidhur me Orbanin, me kopshte palmash, një kopsht zoologjik privat, zebra, shatërvanë, një garazh nëntokësor dhe çfarë jo tjetër.
Tingëllon e njohur, apo jo? Protesta masive u mbajtën në Budapest kundër tij dhe media hungareze i krahasoi ato me protestat në Serbi kundër korrupsionit.
Në Maqedoni, e njëjta gjë... histori, korrupsioni po lulëzon. Çdo ditë, dalin skandale të mëdha rreth mënyrës se si qeveria po pompon para nga qytetarët përmes tenderëve të manipuluar.
Pra, gjithçka është e qartë. Kriminelët mbrojnë njëri-tjetrin. Kongresi i OBRM-PDUKM-së e konfirmoi këtë.
Puna nuk ka mbaruar. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

❌
❌