Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ASH-Taravari për punësimet në Spitalin e Tetovës: U lanë pa punë ata që me vite kanë punuar me kontrata të përkohshme

23 December 2025 at 21:45


Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliun për punësimet e fundit në Spitalin e Tetovës, duke akuzuar se janë lënë jashtë dhjetëra të punësuar që kanë punuar një kohë të gjatë aty.

“Dhjetëra punonjës shëndetësor të cilët për vite me radhë, gjatë një dekade kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare dhe janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht nga premtimeve të përsëritura nga ministri Azir Aliu, përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve".

"Bëhet fjalë për personel me përvojë shumëvjeçare që kanë bartur barrën kryesore të funksionimit të spitalit dhe gjatë periudhës më kritike të pandemisë, në vend që kontribut që ky kanë dhënë në veçanti të qytetarëve të Tetovës të vlerësohet në angazhim të plotë me vendime pune, ata janë zëvendësuar në mënyrë të fshehtë dhe të pa pritur me persona të tjerë”, tha Viola Ramadani nga ASH-Taravari.

ASH e Ziadin Selës do ta përkrah Zulhajrat Demirin për zgjedhjet në Vrapçisht

12 December 2025 at 18:00


Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në zgjedhjet e 11 janarit në Komunën e Vrapçishtit do ta përkrah kandidaturën e Zuli Demirit. Partia e Selës fton anëtarësinë e saj të përkrah Demirin në zgjedhjet në Vrapçisht, në të cilat nuk u arrit censusi në zgjedhjet e rregullta.
"Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, në zgjedhjet e 11 Janarit. Duke besuar në personalitetin, përgaditjen dhe aftësitë e dëshmuara deri më tani, si një personalitet i formuar, njeri besnik dhe punëtor, menaxhues i suksesshëm në përgjegjësitë që ka bartur deri më tani, jemi të bindur se me të njëjtin përkushtin dhe sukses do të menaxhojë edhe këtë detyrë të re".
"Ftojmë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët, që në mënyrë masovike të mobilizohen dhe të mbështesin njeriun i cili me punë dhe ndershmëri e ka dëshmuar tanimë se është zgjedhja më e mirë për të menaxhuar Komunën e Vrapçishtit", thonë nga ASH e Ziadin Selës.

Ndryshe, dje edhe koalicioni VLEN doli në mbështetje të kandidaturës së Demirit, i cili përball do të ketë kryetarin e deritanishëm Isen Shabani, i cili do të përkrahet nga koalicioni AKI./Telegrafi/

Sela: Unë jam kryetar i ASH-së, vulat na takojnë ne

10 December 2025 at 22:56


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar çështjen e vulave të partisë.

Ai në emisionin Click Plus në Tv21 tha se ai mbetet kryetar i ASH-së sepse ai e ka ndërtuar atë parti.

"Ne nuk e kemi problem që edhe të krijojmë edhe subjek të ri politik. Por unë kam një parim në jetë, siç nuk pranoj të marrë diçka që nuk më përket, ashtu nuk lejoj që dikush tjetër të marrë atë që e kam ndërtuar. Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka një parti, që është Lidhja Shqiptare, që quhet, që ka kryetarin e saj", tha Sela.

- Kush është kryetari?

"Është një zonjushë, Arbëresha Selimi, është kryetare e Lidhjes Shqiptare, por unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Këto janë të dhëna publike, nuk e kemi regjistruar…nuk është regjistruar në ilegalitet”, tha mes tjerash Sela.

Sela tha se është i bindur që do të marrin vulat e ASH-së.

“Dy herë është vendosur në favorin tonë në lidhje me vulat, dhe nuk ka pse mos të vendoset edhe për të tretën herë, që vulat na takojnë ne”, tha mes tjerash Ziadin Sela duke shtuar se në aspektin juridik, ende nuk i kanë vulat.

ASH e Taravarit mbështet protestën në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës

9 December 2025 at 21:32


Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se mbështet protestën që organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen të paraburgosur padrejtësisht në Hagë, theksohet në komunikatën e ASH-së. së Taravarit.

”Në këtë moment të rëndësishëm për dinjitetin kombëtar, u bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen masivisht në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Zëri ynë i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe të së vërtetës për luftën çlirimtare, luftën më të pastër dhe më të drejtë që populli shqiptar ka zhvilluar për liri.

Çdo përpjekje për të njollosur këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë është goditje ndaj vlerave, sakrificës dhe kontributit të një brezi të tërë që luftoi për lirinë e Kosovës’, thonë nga ASH.

ASH e Ziadin Selës thërret Kuvendin e partisë: Do të flasim për hapat e radhës për strukturimin e organeve

8 December 2025 at 19:24


Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës këtë muaj do të mbajë mbledhje të Kuvendit të partisë, në të cilin siç thonë, do të diskutojnë për hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve.

Siç njoftojnë nga partia e Selës, mbledhja e Kuvendit do të mbahet më 27 dhjetor.

"Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirrjen e Kuvendit të partisë".

"Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike".

"Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mbetet në mbrojtje të kauzës kombëtare, zëri i artikulimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve dhe ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit si rrugë të vetme për perspektivën e qytetarëve", thonë nga ASH.

ASH: Paralajmërimet nga "Safe City" po bëhen vetëm në gjuhën maqedone, VLEN duhet të reagojë

3 December 2025 at 19:30


Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas fillimit të funksionimit të sistemit"Safe City", pasi njoftimet nga MPB po vijnë vetëm në gjuhën maqedone e jo dhe në gjuhën shqipe.

"Pas lëshimit në përdorim të projektit “Safe City” në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë kanë nisur edhe SMS porositë e para për qytetarët me paralajmërime. Edhe pse këtë projekt mund ta vlerësojmë si një hap drejt sigurisë në komunikacion, është e pafalshme që SMS porositë të lëshohen pa gjuhën shqipe. Dhe le ta themi qartë: kjo nuk është hera e parë që institucionet e shtetit e shpërfillin gjuhën shqipe. Ky problem është i përsëritur dhe tashmë i qëllimshëm", thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

ASH ka kritikuar dhe koalicionin VLEN në qeveri për mosreagim.

"VLEN-i, që mban pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, duhet të përgjigjet: çfarë funksioni real ushtron në këtë dikaster? A është aty për të garantuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë, apo shërben vetëm si dekor politik, pa asnjë ndikim të vërtetë brenda strukturave të VMRO-së?'Safe City’ pa gjuhën shqipe, VLEN-i si dekor në Qeveri sërish hesht Nëse VLEN-i pretendon se përfaqëson shqiptarët në institucionet shtetërore, atëherë pse hesht përballë një shkeljeje kaq elementare dhe të përsëritur? Pse nuk reagoi për faktin se edhe ky projekt, ashtu si shumë herë më parë, injoron detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe? Sepse nëse një zëvendësministër nuk arrin të sigurojë as zbatimin bazik të gjuhës shqipe të ministrisë që ai përfaqëson, atëherë roli i tij nuk është përfaqësim – është nënshtrim", thonë nga ASH-ja.

Zyrtare: Ilir Demiri do të veprojë tashmë si deputet i pavarur

30 November 2025 at 09:50


Deputeti Ilir Demiri do të veprojë si i pavarur. Ai e informoi Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për këtë vendim, njoftoi zyra e Kryetarit të Kuvendit.

Demiri u zgjodh deputet nga njësia e gjashtë zgjedhore si anëtar i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Zijadin Selës, një parti që garoi në zgjedhjet parlamentare në Koalicionin "Fronti Evropian" të udhëhequr nga BDI.

Vendimi i Demirit për të vepruar në mënyrë të pavarur vjen menjëherë pasi Sela njoftoi se po largohej nga koalicioni me BDI-në.

Kryesia Qendrore, siç raportoi ASH më 18 nëntor, vendosi që partia të veprojë në mënyrë të pavarur, dhe deputetët e saj në Kuvend do të jenë një grup i pavarur.

ASH e Selës ndahet nga AKI, në Kuvend do të veprojnë si grup i pavarur

18 November 2025 at 22:04


Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës njofton se ka zhvilluar mbledhjen e radhës në të cilën morën vendim që të ndahen nga AKI dhe në Kuvend të veprojnë si grup i pavarur, thuhet në njfotim.

Nga ASH thonë se në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni me të cilin garuam doli fitues në nivel kombëtar, me sasinë e votave të fituara në listat për këshilltarë dhe numrin e këshilltarëve të fituar, por jemi të pakënaqur nga epilogu në garën për kryetarë komunash ku u përballëm me një inzhinjering të fuqishëm shtetëror dhe bashkëveprime të subjekteve shqiptare në pushtet me partitë maqedonase nga të gjitha kampet, me të vetmin qëllim, realizimin e platformës së OBRM-PDUKM-së për defaktorizimin e shqiptarëve në vend.

"Nga këto skenare më shumë se ne si subjekte humbën vetë shqiptarët, pasi pas pushtetit qëndror, tani shqiptarët u degraduan edhe në nivel të pushtetit lokal. Por, edhe përskaj kësaj situate Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur në mbrojtjen e kauzës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke e vlerësuar si të rëndësishëm rritjen dhe forcimin e angazhimit politik për arritjen e idealit dhe objektivit tonë.

Pas diskutimeve përmbajtësore dhe shumë të rëndësishme, anëtarët e Kryesisë në mënyrë unanime sollën vendim për veprim autonom të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa ditëve në vijim deputetët e ASH do të procesojnë në Kuvend edhe vendimin për veprim si grup i pavarur.

Aleanca për Shqiptarët mbetet zëri i fuqishëm opozitar i shqiptarëve, duke ruajtur komunikimin me subjektet opozitare shqiptare, për çka në kohë kemi njoftuar edhe partnerët tanë të deritanishëm të koalicionit", thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/

Snopçe: Zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht duhet të mbahen deri fund të dhjetorit

13 November 2025 at 15:27


Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, reagoi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), duke theksuar se afati ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në katër komunat ku nuk pati regjistrim të popullsisë filloi më 29 tetor, ndërsa jo nga dita e shpalljes përfundimtare të rezultateve.

Sipas tij, afati 60-ditor për mbajtjen e zgjedhjeve në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë filloi të ecë nga kjo datë, kështu që ato duhet të mbahen më së voni deri në fund të dhjetorit.

“Duhet të bëhet një dallim midis përfundimit për shpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve dhe përfundimit të zgjedhjeve. Ligji është i qartë - afati 60-ditor llogaritet nga shpallja e rezultateve përfundimtare, që në këtë rast është 29 tetori.

Prandaj, zgjedhjet duhet të mbahen deri në fund të dhjetorit”, theksoi Snopçe./Telegrafi/

Snopçe: Mexhiti për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj

10 November 2025 at 21:47


Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe (krahu i Arben Taravarit), komentoi situatën brenda BDI-së ku tha se një pjesë e BDI-së e udhëhequr me Izet Mexhitin fitoi pjesën tjetër të BDI-së.

Sipas Snopçes, në "Debat në Shenja" tha se Izet Mexhiti nuk ka qenë kurrë opozitë brenda BDI-së.

“Faktikisht ai një vit ka pretenduar të jetë opozitë, por nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj” theksoi ai.

Deputeti gjithashtu theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar të qëndrojë kritike ndaj veprimeve politike që i sheh të padrejta, duke ruajtur rolin e saj në skenën politike shqiptare.

Snopçe deklaroi se ASH historikisht ka vepruar nga opozita.

“Aleanca për Shqiptarët historikisht në pjesën e saj më të madhe politike ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe.

Lloga: Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë që nuk ka letërnjoftim biometrik

6 November 2025 at 15:53


Ish-ministri, Krenar Lloga sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka letërnjoftim biometrik.

"Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike.

Këto dokumente janë lehtësisht të falsifikueshme dhe mund të keqpërdoren sidomos gjatë proceseve zgjedhore (procesi i përgjimeve tregoi një gjë tillë), gjë që cenon rezultatin zgjedhor, ndershmërinë e procesit, por edhe sigurinë e vendit, përfshirë edhe atë të rajonit (duke pasur parasysh lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes letërnjoftimeve).

Nëse ka një urgjencë në vend, ajo është transformimi i të gjithë këtyre dokumenteve personale në biometrike", shkruan Lloga./Telegrafi/

Taravari: Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?

3 November 2025 at 12:10


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke e pranuar rezultatin si një përgjigje të qartë nga qytetarët, por edhe duke shprehur reflektim për ecurinë e koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI).

Taravari në profilin e tij në Facebook shkruan se qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna.

Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të Gjithëve!

Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën. Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan! Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore por nuk kemi kryetarë. Qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna. Gjithsesi në Gostivar dhe Vrapçisht qëlluam në shenjë, aty jemi fitues dhe kjo fitore është jo thjesht lokale, por aty fituam kundër një shteti që na mban peng me census.

Gjithsesi këto janë çaste të gëzuara me të drejtë për fituesit, janë çaste të vështira me të drejtë për ata që nuk ia dolën, janë çaste zemërimi për ata që u tradhëtuan, janë çaste qesharake për disa don kishotë që janë me grupin fitues vetëm sepse tradhëtuan, por me pak fjalë shumica është nën emocion dhe emocioni nuk lejon qartësi", shkruan Taravari.

Ai në fund shtron edhe një pyetje se në këto zgjedhje a kanë fituar shqiptarët?.

"Mua më ndihmon profesioni im të jem racional dhe i ftohtë përballë fakteve, dhe kam një pyetje: Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?! Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë fatkeqësisht shumë shpejt!", shton Taravari./Telegrafi/


Taravari: Unë dhe Mexhiti ishim të pafuqishëm për të ndikuar në vendimet e administratës

26 September 2025 at 21:11


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët thotë se ka që një vit e gjysmë askush nuk flet për integrimin evropian.

"Nga dhjetori kryeministri Mickoski e bëri se kjo nuk bëhet, se nuk ka gatishmëri se për t'i pranuar kërkesat bullgare, se nuk do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Dhe kaluan një vit e gjysmë dhe askush nuk flet për integrimet evropiane", tha Taravari në "Shenja",

Taravari gjithashtu theksoi se nga kredia hungareze asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar.

Taravari tha se pavarësisht pozicionit të tij dhe të Izet Mexhitit brenda koalicionit, kishin qenë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative, siç është ndërrimi i një drejtori shkolle./Telegrafi/

ASH, Taravari: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij

18 September 2025 at 09:33



Aleanca për Shqiptarët, krahu u Arben Taravarit, shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk është vetëm një lojë simbolike, por një projekt i mirëfilltë që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë të ardhmen europiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit.

"Në vend që të mësojë nga paralajmërimet e qarta të Raportit të Parlamentit Europian, Shkupi zyrtar ka lejuar që kjo agjendë të marrë hov. Nënshkrimi i memorandumit mes Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Republikës Srpska, i cili përfaqëson një entitet që sfidon hapur sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës, është një shembull i qartë se si institucionet tona po futen në rrjete që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Po ashtu, kontratat strategjike të MEPSO-s me kompani serbe për projekte kyçe të rrjetit energjetik ngrejnë dyshime serioze mbi varësinë energjetike dhe komprometimin e sigurisë sonë kombëtare.

Kjo strategji shtrihet edhe më tej: përmes rrjetit hotelier, sistemit bankar, telekomunikimeve dhe televizioneve serbe, ndërhyrja bëhet e gjithanshme dhe e qëndrueshme, duke krijuar varësi strukturore që shkojnë përtej marrëdhënieve normale ekonomike. Ndërkohë, përfshirja e zyrtarëve serbë në aktivitete politike dhe kulturore në vend, si rasti i fundit me pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Shkup me ftesë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, tregon qartë se ky projekt nuk është më i fshehur: është i hapur, i drejtpërdrejtë dhe antievropian.

Alarmante është edhe paraqitja e grupeve paramilitare me bereta të kuqe në qytete të Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë sinjal të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Serbia po shfaqet qartë si shtet-proksi i Rusisë në rajon, duke përdorur instrumente të buta dhe të forta për të ndikuar mbi vendimmarrjen tonë strategjike.

E gjithë kjo ndodh nën një qeveri që jo vetëm nuk e mbron vendin nga ky ndikim, por shpeshherë e legjitimon dhe e përforcon atë. OBRM-PDUKM, me partnerët e saj të koalicionit VLEN dhe ZNAM, në vend që të mbrojnë interesin kombëtar, paraqiten si protagonistë të këtyre zhvillimeve, duke i hapur derën një agjende të rrezikshme për stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut", thonë nga ASH.

Nga atje shtojnë se orientimi europian dhe euroatlantik i vendit është i panegociueshëm./Telegrafi/

ASh, Taravari: Qeveria e OBRM-PDUKM-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

10 September 2025 at 10:57


Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon qeverinë OBRM-PDUKM-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”.

"Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në Kajmakçallan, nuk janë thjesht kujtesë historike, por një mesazh politik me ngarkesë të qartë aktuale: krijimi i “unitetit të popullit serb” kudo që jeton. Kjo retorikë është e rrezikshme për rajonin dhe për Maqedoninë e Veriut në veçanti, sepse e vendos vendin tonë në orbitën e projektit famëkeq të “Botës Serbe”.

Fatkeqësisht, qeveria aktuale e OBRM-PDUKM-së bashkë me vazalët e saj të VLEN-it, me heshtjen dhe nënshtrimin e tyre politik, e kanë futur Maqedoninë e Veriut me të dyja këmbët në këtë “Botë Serbe”. Duke mos reaguar dhe duke pranuar imponimin e narrativave nacionaliste nga Beogradi, ata po e bëjnë vendin tonë pjesë të një projekti që mohon identitetin dhe sovranitetin e qytetarëve tanë", thuhet në kumtesën e ASh-së.

Nga atje thonë se Maqedonia e Veriut nuk është dhe nuk mund të bëhet kurrë “portë e lirisë” për ushtritë dhe planet hegjemoniste të Serbisë. Qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ata që besojnë në një shtet evropian, duhet të kuptojnë se rruga jonë është drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian, jo kthim pas në skenarë të rrezikshëm të shekullit të kaluar.

Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojë qartë dhe pa ekuivoke ndaj këtyre deklaratave provokuese, në vend që të heshtë nga frika e prishjes së raporteve me Beogradin. Sovraniteti i Maqedonisë së Veriut dhe qetësia ndër-etnike nuk mund të jenë monedhë shkëmbimi në pazaret politike të OBRM-PDUKM-së dhe vasalëve të saj.

ASH, Sela: RMV po shndërrohet në provincë serbe me bekimin e Qeverisë

8 September 2025 at 17:57

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ndaj një ceremonie të zhvilluar sot nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë, ku u shpall publikisht përfshirja e Maqedonisë së Veriut në projektin serb “Sërbski Svet”, duke e quajtur këtë një akt të rëndë kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit.

Sipas ASH kjo paraqet një miratim zyrtar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjithë atë që ndodhi e u tha nga ministrja sërbe.

Nga ASH thonë se në aktivitetet e mbajtura në Manastir dhe Kajmakçallan, Maqedonia e Veriut u cilësua “tokë serbe”, ndërsa qytetet si Manastiri dhe Ohri u shpallën “qytete serbe”, me flamurin serb të shpallur “Flamur të bashkimit”.

Nga atje theksojnë se kjo ceremoni u mbajt në prezencë të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviç.

“Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Sërbisë sot e shpalli Maqedoninë e Veriut tokë sërbe, duke publikuar edhe zyrtarisht implementimin e projektit për futjen e vendit tonë në të ashtuquajturën “Sërbski Svet”.

Nga Manastiri dhe Kajmakallën u kremtua okupimi i Maqedonisë nga Sërbia, Manastiri dhe Ohri u shpallën qytete sërbe, ndërsa flamurin sërb e shpallën “Flamur të bashkimit”. E gjithë kjo ndodhi në prezencë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç, që paraqet një miratim zyrtar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjithë atë që ndodhi e u tha nga ministrja sërbe. E gjithë ceremonia u shoqërua me policë e ushtarë të Sërbisë, që simbolizon okupimin e vendit dhe shkel Kushtetutën dhe sovranitetin.

Ky akt konfirmon të gjitha paralajmërimet tona se Qeveria OBRM-PDUKM-ZNAM po e bën Maqedoninë e Veriut pjesë të Botës Sërbe, ndërsa partitë shqiptare nga VLEN e legjitimojnë dhe arsyetojnë tanimë edhe me veprime konkrete”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

The post ASH, Sela: RMV po shndërrohet në provincë serbe me bekimin e Qeverisë appeared first on Telegrafi.

ASH: Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm se e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit

7 September 2025 at 15:58

Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media, ka pyetur publikisht zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti se çfarë ndodhi me kazinotë dhe bastoret në Maqedoninë e Veriut – u mbyllën apo, përkundrazi, u shtuan edhe më shumë?

ASH ka apeluar deri tek qeveria që të zbatojnë masat për kufizimin e kontrollit të lojërave të fatit.

Reagimi i plotë:

“Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm sa e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit, këtë herë me ligj dhe Maliq. E Maliqi, në këtë rast, është vetë Izet Mexhiti – kumbara i kumarit. Ndryshimet e fundit hoqën edhe argumentin e vetëm që përdornin Mexhiti dhe klika VLEN. Me këto ndryshime, përsëri mundësohet organizimi i lojërave të fatit online nga subjekte private – saktësisht siç ka qenë edhe më herët.
Kur ishte në opozitë, Mexhiti premtonte se do të mbyllte të gjitha kazinotë dhe bastoret që po shkatërrojnë mijëra familje shqiptare. Sot, nga posti qeveritar, realiteti është krejt ndryshe: në vend të shuarjes së këtij fenomeni, çdo ditë po hapen pika të reja.
Heshtja dhe justifikimet nuk mund ta fshehin të vërtetën. Mexhiti u paraqit si shpëtimtar nga bixhozi, por sot është kthyer në simbol të dështimit dhe hipokrizisë politike”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë të zbatojë menjëherë masa për kufizimin dhe kontrollin e lojërave të fatit, në vend që, sic thonë ata, të bëhen palë me mafien e bixhozit.
“Qytetarët meritojnë qeveri që kujdeset për familjet, jo pushtetarë që premtojnë një gjë dhe bëjnë të kundërtën”, kanë thënë nga ASH-ja.

The post ASH: Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm se e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit appeared first on Telegrafi.

ASH e Taravarit: Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë

3 September 2025 at 09:17

Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit thonë se “letra e fundit nga Bullgaria, që akuzon Maqedoninë e Veriut dhe vë në pikëpyetje integrimin evropian, është dëshmi e hidhur e kapitullimit të plotë të qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it”.

Nga ASH thonë se kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin përballë krimit dhe nepotizmit.

“Me heshtjen e saj, ajo ka humbur shpresat e integrimit dhe ka rrënuar ardhmërinë e rinisë së këtij vendi. Në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, ajo e ka ulur kokën dhe e ka lënë vendin pa dinjitet. OBRM-PDUKM mashtron, VLEN justifikon – ndërsa qytetarët paguajnë çmimin me izolim dhe poshtërim ndërkombëtar. Na premtuan “rrugë të shpejtë drejt BE-së”. Rezultati? Letra denigruese nga një vend anëtar i BE-së dhe një perspektivë evropiane e bllokuar. Në vend të vizionit diplomatik, kemi paaftësi. Në vend të politikës së jashtme, kemi pazare për karrige. Në vend të integrimit, kemi stagnim dhe krizë”.

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë motori i integrimit euroatlantik. Sot, VLEN ka zgjedhur të jetë fasadë e VMRO-së, duke u kthyer në mbulesë për politikat antievropiane të saj. Në vend që të mbrojë shqiptarët, VLEN po e poshtëron zërin e tyre. Në vend që të jetë garant i ardhmërisë, është bërë garant i dështimit. Qeveria duhet të tregojë pse Maqedonia e Veriut ndodhet sot në pozitën më të turpshme diplomatike në rajon. VLEN duhet të tregojë pse hesht dhe pse pranon të jetë ortak në këtë tradhti politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

The post ASH e Taravarit: Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë appeared first on Telegrafi.

ASH: Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit

31 August 2025 at 13:09

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, thotë se barazia reale dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat në të gjitha nivelet e shtetit janë shtylla mbi të cilat duhet të ndërtohet një pakt i ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Në komunikatën e tyre për media, thuhet se asnjë shtet nuk funksionin mbi margjinalizimin por mbi barazinë.

Reagimi i plotë:

“Platforma kombëtare e propozuar nga Aleanca parashikon që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si maqedonasit në çdo sferë të jetës: arsim, ekonomi, kulturë, administratë dhe siguri publike. Kjo do të thotë se institucionet shtetërore – nga administrata deri te policia dhe gjyqësori – duhet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të vendit, duke garantuar që shqiptarët të mos mbeten të nën-përfaqësuar.

Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit. Prandaj, platforma e Aleancës synon ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, duke siguruar që komuniteti shqiptar të mos mbetet i përjashtuar nga zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore.

Boshti kryesor i kësaj marrëveshjeje të re politike është krijimi i kushteve që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të barabartë, e jo si qytetarë të dorës së dytë. Vetëm përmes këtij parimi mund të ndërtohet bashkëpunim i qëndrueshëm për zhvillimin e shtetit dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit evropian.

Në një kohë kur po diskutohet për heqjen e parimit të balansuesit dhe miratimin e një ligji të ri diskriminues mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, Aleanca për Shqiptarët thekson se ky është një hap prapa për të drejtat e shqiptarëve dhe një kërcënim për kohezionin shoqëror.

Për këtë arsye, ftojmë partitë shqiptare, sektorin civil, intelektualët dhe të gjitha shtresat shoqërore të përkrahin paktin politik të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, si garanci për një shtet funksional, të barabartë dhe evropian”, thonë nga ASH.

The post ASH: Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit appeared first on Telegrafi.

ASH: VLEN janë pajtuar me Mickoskin që të rrënojnë çdo gjë shqiptare

24 August 2025 at 19:03

“Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin, me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese”, reaguan sot nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga ASH thonë se Qeveria nuk u tërhoq nga qëllimi i saj për të minimizuar rolin e komunave të udhëhequra nga shqiptarët dhe të faktorit politik shqiptar në tërësi.

“Situata është e qartë: VLEN-i është pajtuar me pretendimet e Mickoskit për të rrënuar çdo gjë shqiptare. Madje, anëtari i tyre në KShZ, Abdush Demiri, mungoi në seancën vendimtare për fatin e mërgatës dhe të komunave shqiptare. Dhe sot, pa fije turpi, të njëjtit dalin në terren e kërkojnë besimin e qytetarëve për të marrë në qeverisje komunat që, me heshtjen dhe aprovimin e tyre, u masakruan e u relativizuan nga qeveria më antishqiptare që ka njohur pluralizmi politik. Kjo manovër nuk kalon te shqiptarët. Tetori është afër dhe verdikti i shqiptarëve do të jetë fatal për këtë grupim të izoluar, që për pushtet e për të shpëtuar përfaqësuesit e vet nga skandalet korruptive, shqelmoi çdo arritje shqiptare. Po të mos ishin shndërruar në vazalë të VLEN-it dhe po të pranoheshin kërkesat e Aleancës për Shqiptarët, sot nuk do të ndodheshim përpara këtij absurdi të vendimit arbitrar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Aleanca për Shqiptarët mbetet në anën e qytetarëve, duke mbrojtur interesin kombëtar dhe barazinë e vërtetë politike”, thuhet në reagimin e ASH-së.

The post ASH: VLEN janë pajtuar me Mickoskin që të rrënojnë çdo gjë shqiptare appeared first on Telegrafi.

❌
❌