Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kreta shndërrohet në pikë kyçe të emigracionit në Mesdheun Lindor

By: melisa
23 December 2025 at 11:50

Fluksi i emigrantëve drejt ishullit të Kretës vijon pa u ndalur, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi autoritetet greke dhe strukturat e pritjes. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, Roja Bregdetare Greke ka kryer dy operacione të reja shpëtimi, pas lokalizimit të dy gomoneve me gjithsej 61 emigrantë në det të hapur, në jug të ishullit të Gavdos. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë edhe forcat e…

Source

Festat e fundvitit, të huajt zgjedhin Durrësin

22 December 2025 at 23:50


Hotelet në Durrës kanë përfunduar përgatitjet për festat e fundvitit. Interesi për të kaluar natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve është i lartë, ndërsa këtë vit vihet re një prani më e madhe e turistëve të huaj që kanë zgjedhur Durrësin për këto festa.

Sipas operatorëve turistikë, kapacitetet e hoteleve në zonën e plazhit janë ezauruar në rreth 90 për qind të kapacitetit të tyre.

“Këtë vit kemi një risi, që viti i ri ka pasur një kërkesë të lartë të huajsh për të festuar në Shqipëri. Pra kemi 90% të rezervimeve janë nga shtetas të huaj, të cilët janë shtetas bullgarë, gjerman, por edhe anglez. Gjëja e veçantë është që kemi një grup nga Amerika, prej rreth 40 personash, të cilët kanë vendosur të festojnë vitin e ri në Shqipëri”, tha Blerim Norja, operator turistik.

Hoteleritë janë përgatitur me programe të veçanta artistike dhe festive për t’i ofruar një atmosferë të veçantë klientëve.

“Ajo gjëja që është më interesante dhe që tërheq më shumë është tradita shqiptare, pasi mënyra se si ne festojmë dhe mënyra se si ne organizojmë është 100% traditë. Pra, kemi menunë tonë të pa negociueshme, pra menu tradicionale shqiptare që nuk mungon kurrë bakllavaja, gjeli i detit, byrek me qumësht… por dhe mënyra se si orgaziojmë festën që është muzikë shqiptare, valle shqiptare dhe kostume tradicionale shqiptare. Pra, çdo gjë 100% traditë”, shton Norja.

Durrësi vijon të forcohet si një destinacion turistik ndërkombëtar, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Kulinaria, traditat dhe mikpritja mbeten ndër vlerat më të vlerësuara nga turistët e huaj./Tv Klan

Kalaja e Rozafës, tërheqëse për vizitorët edhe në mbrëmje

19 December 2025 at 18:42

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kalaja e Rozafës, e stiluar me ndriçim të veçantë këtë fundvit, po mirëpret vizitorët jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e mbrëmjes.

Ndriçimi, i cili ravijëzon konturet e një prej dëshmive më tërheqëse të historisë shqiptare, e ka shndërruar kalanë e Rozafës në një pikë takimi për vizitorë vendas dhe të huaj, që dëshirojnë të shijojnë mbrëmjet mes historisë, si edhe panoramën mbresëlënëse të qytetit të Shkodrës nga lart.

Kryeministri Edi Rama, ndau pamjet e kalasë së Rozafës, ku dukshëm elementi i ndriçimit e ka shndërruar atë në një vepër artistike dhe kulturore të qytetit të Shkodrës.

Deri në muajin gusht ajo është vizituar nga 124 856 turistë vendas e të huaj.

Kalaja e Rozafës është një prej fortifikimeve më të rëndësishme që gjenden në vendin tonë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ajo ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese, të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Hyrja kryesore për në kala ndodhet në verilindje.

Kalaja e Rozafës mundëson një pamje 360° të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që vizitorët, përjetojnë historinë e lashtë të këtij vendi sa herë e vizitojnë atë.

1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Kalaja e Rozafës, tërheqëse për vizitorët edhe në mbrëmje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një Zvicër shqiptare, Thethi ku natyra dhe qetësia sundojnë

By: melisa
14 December 2025 at 19:18

Me më pak vizitorë dhe kosto më të ulëta, Thethi po shfaqet si një alternativë e shkëlqyer ndaj destinacioneve alpine si Zvicra. Për këtë fshat të vogël malor në veri të Shqipërisë ka shkruar së fundmi edhe gazetarja Hannah Reid për prestigjiozen britanike Express, duke e cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të Evropës. I vendosur në qarkun e Shkodrës, në zemër të Alpeve Shqiptare…

Source

Gastronomët në Ohër e Strugë kërkojnë masa konkrete për “shpëtimin” e tyre

14 December 2025 at 17:14


Ulja e TVSH-së për ushqimet nga 18% në 10%, si dhe subvencionimi i kontributeve për të punësuarit.

Këto janë disa nga kërkesat kryesore të gastronomëve në prag të vitit të ri. Sezoni jo aq i mirë turistik këtë verë, si dhe problemet me të cilat përballen për shkak të mungesës së stafit dhe çmimeve të larta të produkteve, i ka detyruar përsëri gastronomet sërish të drejtohen tek Qeveria.

„Në rajonin Ohër-Strugë ka turizëm sezonal dhe përballemi me probleme për të mbajtur punonjësit gjatë 12 muajve. Është kërkuar dhe ende kërkojmë një formë subvencioni për punonjësit që qëndrojnë 12 muaj në punë, që të subvencionohen të paktën për periudhën më të ulët sezonale, për të na ndihmuar që të mos kemi humbje të mëdha“, tha Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.

Kërkesat tashmë janë paraqitur brenda këshillit të ri të themeluar për turizëm, ku marrin pjesë ministri i kulturës e turizmit, si dhe përfaqësues të sektorit turistik.

„Tatimi për restorantet duhet të ulet, TVSH-ja, për të qenë më konkurrues. Nëse ajo ulet dhe punonjësit janë të shtrenjtë, atëherë një kafe në Ohër del shtrenjtë. Por kjo kontribuon në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve. Është e nevojshme që kjo çështje të rishikohet“, shtoi Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.

Megjithatë, disa mendojnë se duhet të tregohet kujdes për llojin e ndihmës që vjen nga shteti.

„Nuk duhet të lejojmë që kjo të kthehet në një marrëdhënie borxh-kreditor, apo të arrijë në një nivel të parazitizmit. Që nga viti 2010 deri sot, turizmi dhe zhvillimi turistik kanë qenë të bazuar kryesisht në subvencione. Duhet të bëhet një reset, çdo ndihmë është e mirëpritur, por duhet të mendohet në mënyrë sipërmarrëse“, u shpreh Kliment Naumov – profesor në Fakultetin e Turizmit.

Naumov thotë se subvencionimi është një masë ekonomike afatshkurtër, duke aluduar në ndihmën financiare që shteti ka dhënë gjatë viteve për çdo turist të huaj të sjellë në Maqedoni. Për shembull, për turistët nga vendet e Beneluksit ndahen 65 euro për çdo turist të sjellë, të cilat, sipas tij, në fund përfundojnë tek operatori turistik i huaj, në vend që të përfshihen në ekonominë vendase./Alsat.mk

Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

11 November 2025 at 07:38

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Borova, një prej destinacioneve tërheqëse në Kolonjë, po merr vëmendjen e pushuesve vendas, por edhe atyre të huaj.

Borova, “e veshur” me ngjyrat e arta të vjeshtës këtë nëntor, mbetet një përvojë e bukur për turistët dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga “Borova në Kolonjë, me ngjyrat magjike të vjeshtës”, shkruan Kryeministri.

Natyra e bukur, bujtinat me ushqime tradicionale dhe investimet në infrastrukturë, kanë bërë që Borova të kthehet në një atraksion për ata që zgjedhin ta vizitojnë këtë zonë.

Gjithashtu, malet e Kolonjës, si ai i Gramozit, mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të tjera për turistët e aventurës në këtë zonë. /e.i/

/e.i/r.e/a.f/

The post Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autobusi turistik që shëtit vizitorët në Tiranë (VIDEO)

By: lindita
8 November 2025 at 09:14

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme një nga të rejat më të fundit në transportin qytetar, autobusin turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët e Tiranës. “Dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Source

Rama: Autobus turistik për vizitorët duke treguar historinë e kryeqytetit

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/- Turistët e huaj kanë mundësi që të eksplorojnë dhe vizitojnë më lehtë pikat kryesore të kryeqytetit shqiptar nëpërmjet Tirana City Tour, autobusi turistik me çati të hapur.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje teksa turistët e shumtë që kanë zgjedhur për të vizituar Tiranën, shohin dhe njihen më nga afër me atraksionet dhe historinë e kryeqytetit përmes udhëtimit panoramik.

Rama shprehet se autobusi turistik shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë.

Autobusi turistik u mundëson vizitorëve vendas dhe të huaj, tur në të gjithë qytetin duke eksploruar atraksionet, monumentet dhe historinë e qytetit, nga Sheshi “Skënderbej” deri në Bunk’Art 1 shoqëruar edhe me një guidë audio shumëgjuhëshe që i jep jetë çdo ndalese.

The post Rama: Autobus turistik për vizitorët duke treguar historinë e kryeqytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama: Autobus turistik për vizitorët duke treguar historinë e kryeqytetit (VIDEO)

By: V K
8 November 2025 at 09:27

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale në rrjetet sociale një nga të rejat më të fundit në transportin qytetar, autobusin turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët e Tiranës.

Autobusi, i cili ndjek një itinerar turistik përmes qendrës dhe zonave historike të Tiranës, u ofron vizitorëve mundësinë të njohin më afër historinë dhe zhvillimin e qytetit nëpërmjet një udhëtimi panoramik.

“Mirëmëngjes dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

 

The post Kryeministri Rama: Autobus turistik për vizitorët duke treguar historinë e kryeqytetit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Potenciali turistik për “Shqipërinë 2030” në TIF, në fokus turizmi gjithëvjetor

6 November 2025 at 21:51

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi sot dhe në të ardhmen”.

Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, pushtetit lokal, organizatave dhe biznesit, folën për potencialin turistik që ka vendi ynë dhe nismat që do të kontribuojnë për zhvillimin e qëndrueshëm.

Lira Pipa, zëvendësministre e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, foli për bumin turistik të vendit, i cili një dekadë më parë, as nuk imagjinohej.

“Vitin e kaluar Shqipëria priti 12 milionë turisë, dhe brenda një 10-vjeçari shohim që numri është trefishuar. Askush nuk e besonte se Shqipëria do të bëhej një destinacion kaq i kërkuar. Pavarësisht entuziazmit dhe investimit të shumëkujt që e shikon Shqipërinë si një vend me potencial, oferta jonë turistike shoqërohet edhe me sfida dhe që tani ne duam të krijojmë cilësi, duke e ndërlidhur turizmin me artet, kulturën, historinë dhe sportin”, tha Pipa.

Programi i GIZ ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e rajoneve, duke kontribuar me ide dhe projekte konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.

“Shqipëria autentike duhet të ruajë trendin e turizmit dhe kjo është shumë e rëndësishme. GIZ punon në këtë drejtim. Ne punojmë për nxitjen e turizmit aktiv, përmes aktiviteteve sportive si, hiking, çiklizmi, mountain bike e sportet ujore dhe po ngremë platforma për të nxitur këto aktivitete. Në fokusin tonë është edhe agroturizmi, përmes të cilit shumë banorë lokalë mund të përfitojnë. Ne duam që produkti shqiptar të ketë identitet në kulinari. Italia dhe Franca janë kampione për produktin kulinar. Ne jemi në proces për të regjistruar markat, në mënyrë që fermerët të përfitojnë”, tha Sofjola Kotelli, drejtuese e programit SRD, në GIZ.

Pervin Gjikuria, sekretar i përgjithshëm i bashkisë Himarë foli për potencialet e fshehura dhe të nënreklamuara, për të cilat destinacione si Himara apo edhe vende të tjera janë krejtësisht të panjohura.

“Himara nuk është vetëm det. Ne kemi një natyrë mahnitëse, dhe shumë njerëz që kalojnë në rrugën e lumit të Vlorës mbeten të mahnitur. Ne duam që ta përfshijmë Himarën në turizëm gjithëvjetor. Turizmi fetar është një tjetër angazhim i bashkisë, pasi fshatrat tanë kanë dhjetëra kisha, të cilat ngjallin kureshtjen e banorëve vendas dhe të huaj. Cilësia e shërbimit është ajo çka ne duam të arrijmë në bashkinë tonë. Ne duam që klientët tanë të dalin të kënaqur. Jam besimplotë që me ndihmën që po na jepet nga ministria e linjës dhe GIZ, në fund të pesë viteve do të jemi në një tjetër nivel”, tha Gjikuria.

Të ftuarit në panel ndanë qëndrimin e përbashkët se Shqipëria është ende në hapat e parë të zhvillimit të turizmit dhe potencialet e saj duhet të zhvillohen përmes një strategjie të gjerë, rezultatet e së cilës do të kenë impakt me rëndësi brenda një pesëvjeçari.

“Ajo çka duhet të bëjmë është hartëzimi dhe ne duhet ta shesim Shqipërinë me çmimin që ajo ka. Burimet tona njerëzore janë të vakëta. Ne kemi rrugë, por nuk kemi transport publik. Elementi i kolektivitetit ka humbur dhe në rast se zbret në Rinas, përveç taksive, nuk ka mjet transporti publik që të çon në Gjirin e Lalëzit apo në Durrës. Ka një tendencë pozitive nga operatorët turistikë që kanë zgjeruar periudhën e guidave nga muaji maj deri në tetor. Mali i Zi ka një periudhë të shtrirë deri në 8 muaj, ne mund ta çojmë në 6 muaj. Elementi i shtrirjes në kohë të pushimeve kërkohet edhe nga vetë turistët”, nënvizoi Majlind Lazimi, drejtor menaxhues në Horwath HTL Albania.

Një përvojë unike biznesi në funksion të nxitjes së turizmit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore solli edhe Armando Muça, drejtor ekzekutiv i Albanian Nights.

“Nëse pyet dikë në Shqipëri për një ide biznesi sot në një zonë turistike, do të thotë se dëshiron të hapë një restorant, një bujtinë apo të lëshojë disa dhoma me qira ditore. Ne në Albanian Nights shesim kulturën vendase, u tregojmë njerëzve historinë e vendit tonë përmes këngëve, valleve dhe ritualeve që kanë trashëguar të parët. Ne shohim që turistët që pagujanë një biletë për këtë organizim, janë gati të blejnë edhe produktet tona të trashëgimisë kulturore dhe ky është një biznes fitimprurës”, tha Muça.

Të ftuarit folën edhe për strategjinë kombëtare të turizmit drejt Shqipërisë 2030, e cila do të zhvillohet përmes ndërtimit të infrastrukturës, me rrugë, hekurudha, porte dhe aeroporte, stimulimit të të rinjve për të ndjekur shkollat profesionale dhe politikat incentivuese për të rikthyer emigrantët shqiptarë të investojnë në vendin e tyre.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Potenciali turistik për “Shqipërinë 2030” në TIF, në fokus turizmi gjithëvjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sarandë, Ina Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë

By: V K
11 October 2025 at 12:07

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës ka zhvilluar takime me bizneset dhe qyetarët në Sarandë për ti pyetur mbi sezonin turistik.

 

Bizneset ankohen se nuk kanë arritur pritshmëritë për një sezon të mbarë dhe se ka qënë një sezon më i dobët se viti i shkuar, i cili vetë ishte më i dobët se 2023.

Zhupa shprehet se: Tendenca është negative dhe shqetësuese. Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale.

Problemet kryesore sipas saj të Sarandës lidhen me mungesën e infrastrukturës, mungesën e parkimeve, mungesën e ujit të pijshëm, problematika me mbetjet, mungesën e aktiviteteve dhe kushteve që do i shtynte turistët të qëndronin më gjatë por edhe të riktheheshin.

Ina Zhupa apelon për turizëm gjithëvjetor, për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale.

Statusi i plotë:

Sezon turistik nuk i përmbushi pritshmëritë në Sarandë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale!

Gjatë takimeve dhe bisedave me sipërmarrës, operatorë turistikë dhe qytetarë, një gjë ishte e përbashkët për të gjithë: sezoni turistik i këtij viti nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe në pritshmëritë e tyre. Viti 2025 ka qenë më i dobët se 2024, i cili vetë kishte qenë më i dobët se 2023. Tendenca është negative dhe shqetësuese.

Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale. Ata kanë përdorur shërbimet bazike, si marketet, fast food-et por nuk kanë konsumuar në restorante lokale, nuk kanë marrë shërbime, nuk kanë krijuar ekonomi në komunitet. Shumë pak ndikim real në jetën ekonomike të qytetit.

Disa probleme thelbësore që po largojnë turistët dhe po ndikojnë negativisht në përvojën e tyre, duke bërë që shumë prej tyre të mos rikthehen më dhe të mos e rekomandojnë Sarandën si destinacion janë:
Një qytet pa një parkim publik funksional, ku kaos me makinat është bërë pjesë e përditshme. Mungesa e ujit të pijshëm, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e turpshme. Keqmenaxhimi i mbetjeve, plehra të shpërndara nëpër qytet dhe rrugicat e plazheve, është një tjetër plagë e turizmit vendas.
Trafiku i rënduar dhe mungesa e qarkullimit normal në zonat më të frekuentuara, gjë që krijon stres dhe largon çdo ndjenjë pushimi.

Për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale, duhet një strategji e re dhe më e qëndrueshme.

Duhen investime reale në përmirësimin e jetës së banorëve që do coj edhe në përmirësimin e kushteve për turistët. Gjithashtu të promovohet një turizëm me vlerë të shtuar, kulturor, gastronomik, aventurë dhe natyrë që tërheq vizitorë me më shumë kapacitet shpenzues. Synimi duhet jetë turizëm gjithë vjetor që rrit ekonominë lokal

The post Sarandë, Ina Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë appeared first on Albeu.com.

Turizmi në rritje: Mbi 92 mijë vizitorë vizituan Kosovën në gusht – Peja destinacioni më i preferuar

9 October 2025 at 09:02


Numri i vizitorëve që kanë zgjedhur Kosovën si destinacion turistik gjatë muajit gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, raporton Telegrafi.

Sipas ASK-së, gjatë muajit gusht, në Kosovë kanë hyrë 92,544 vizitorë, që paraqet një rritje prej 20.3% krahasuar me gushtin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 76,899 vizitorë.

Foto: Agjencia e Statistikave të Kosovës/Prsc

Po ashtu, edhe numri i net qëndrimeve është rritur me 17.2%, duke reflektuar një interesim më të madh për qëndrime më të gjata në vend.

Nga ky numër, 33,059 vizitorë ishin vendas, me një rritje të lehtë prej 5.3%, ndërsa 59,485 ishin të huaj, çka përbën një rritje të theksuar prej 30.7% krahasuar me vitin paraprak.


Foto: Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov/Prsc telegrafi.com

Të dhënat tregojnë se Peja ka qenë destinacioni më i vizituar, me 30,449 vizitorë, e pasuar nga Prishtina me 22,256 dhe Prizreni me 22,215 vizitorë – tri komunat që vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të turizmit vendor dhe ndërkombëtar.

Ndër vendet prej nga kanë ardhur më së shumti turistë të huaj dominojnë Gjermania, Shqipëria, Zvicra dhe Turqia, që mbeten ndër tregjet më të qëndrueshme për turizmin kosovar.

Ky trend pozitiv, sipas ekspertëve të turizmit, pasqyron përmirësimin e ofertës turistike të Kosovës, infrastrukturës dhe promovimit të destinacioneve natyrore e kulturore të vendit. /Telegrafi/

Foto: Agjencia e Statistikave të Kosovës/Prsc

Harta e turistëve të huaj/ Eksperti, Isa Krasniqi: Shqipëria më e lirë se vendet e rajonit

By: Rovena
3 October 2025 at 20:26

Shqipëria po përjeton një rritje të turizmit, me tregje të reja që po zgjerojnë gamën e vizitorëve. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, operatori turistik dhe eksperti i fushës, Isa Krasniqi, u shpreh se ardhja e fluturimeve direkte nga vende si Jordania është një zhvillim pozitiv që ndihmon të gjithë industrinë.

Megjithatë, ai thekson se, ndonëse vendi ofron potencial të lartë dhe bukuri natyrore të pasura, shpeshherë cilësia e shërbimeve nuk është në përputhje me çmimet që ofrohen. Krasniqi apelon për rritjen e standardeve dhe përqafimin e një kulture të mirëfilltë turistike, duke vënë në dukje se turizmi malor në veri është një alternativë e vlefshme përtej plazheve të zakonshme.

“Ka pasur tregje të reja. Këtë vit ka ardhur avioni direkt nga Jordani, dhe është për t’u përgëzuar. Kjo i ndihmon të gjithë operatorët turistikë. Shqipëria është një vend i cili ka turizëm cilësor, por ka edhe çmime të cilat nuk e justifikojnë. Nuk duhet të jemi pesimistë sepse jemi më lirë se sa fqinjët tanë. Janë më të hershëm se sa ne dhe kanë një kulturë turizmi, që ne na mungon. E gjitha ajo reklamë e madhe që u bë. Është shfaqur Shqipëria e lirë, por mirë është që në ato çmime që kemi ne, të kemi edhe cilësinë. Kemi veriun i cili të jep një turizëm goxha të mirë, sepse në verë jo gjithmonë kërkohet plazhi, por kërkohet edhe natyra”, tha Isa Krasniqi./abcnews.al

Avioni MiG-21 i zhytur në Vlorë kthehet në atraksion turistik​

21 September 2025 at 21:27


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vëngu, ka publikuar pamje nga avioni MiG-21 i zhytur në ujërat e Dhërmiut, i cili është kthyer në një prej atraksioneve më të veçanta të turizmit nënujore në vend.

Nga një simbol i historisë ushtarake shqiptare, avioni tashmë shërben si destinacion për zhytës vendas dhe të huaj, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas aventurës nën det.

Ministri Vëngu e cilësoi këtë shembull si një mënyrë të bukur për të kthyer trashëgiminë e së shkuarës në një burim të ri zhvillimi përmes turizmit dhe sporteve të aventurës.



“Nga simbol i historisë sonë ushtarake, në destinacion për zhytës vendas dhe të huaj. Avioni MiG-21 i zhytur në bregdetin e Dhërmiut është kthyer në një nga atraksionet më të veçanta nënujore në Shqipëri. Një shembull i bukur sesi trashëgimia e së shkuarës mund të marrë jetë të re përmes turizmit dhe aventurës”, shkruan Vengu.

Avioni ndodhet i pozicionuar në bregdetin e jugut në Dhërmi, duke ofruar një eksperiencë unike për turistët që zgjedhin të eksplorojnë botën nënujore të Shqipërisë.

Vengu: Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi, atraksion nënujor

21 September 2025 at 14:25

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Nga simbol i historisë sonë ushtarake, në destinacion për zhytës vendas dhe të huaj.

Avioni MiG-21 i zhytur në bregdetin e Dhërmiut është kthyer në një nga atraksionet më të veçanta nënujore në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga zhytësit e shumtë që shohin nga afër avionin MiG-21.

Vengu u shpreh se ky është një shembull i bukur sesi trashëgimia e së shkuarës mund të marrë jetë të re përmes turizmit dhe aventurës.

/gj.m/r.e/

The post Vengu: Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi, atraksion nënujor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: I japim zgjidhje trafikut me investimin në Milot-Balldren dhe baypass-in e Shëngjinit

16 September 2025 at 15:24

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu vlerësoi sot mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili sipas tij, edhe këtë vit “shënoi rritje të numrit të turistëve në Lezhë”.

Bashkë me prefektin e Lezhës, Taulant Malshi dhe drejtorin e Policisë Vendore, Altin Mena, Ndreu zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, ku analizoi ecurinë e sezonit turistik.

Sipas tij, “Shëngjini dhe Tale edhe këtë vit u identifikuan për pastërtinë, shërbimet dhe çmimet konkurruese”.

Ndreu vlerësoi bashkëpunimin e dëshmuar nga të gjitha strukturat në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kryebashkiaku i Lezhës theksoi se “sektori i turizmit shënoi sërish rritje”, ndërsa falënderoi bizneset për bashkëpunimin.

Ndreu nënvizoi rëndësinë e projekteve madhore infrastrukturore që pritet të nisin, si autostrada Milot–Balldren dhe bypass-i i Shëngjinit, të cilat do t’i japin zgjidhje dhe problemit të trafikut.

“Në datat 2-3 tetor do të shpallet fituesi për nisjen e punimeve në aksin Milot-Balldren. Këto ditë del edhe leja që të nisë puna në baypass-in e Shëngjinit, që shmang lëvizjen e mjeteve nëpër qytet”, theksoi Ndreu.

Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, u shpreh se bashkëpunimi mes të gjithëve e ktheu sërish Lezhën në epiqendër të vëmendjes turistike.

Ndërsa drejtori i Policisë Vendore, Altin Mena theksoi se nuk pati asnjë shqetësim për zhurmat përtej normave të lejuara.

1 nga 5

/m.m/r.e//a.f/

The post Ndreu: I japim zgjidhje trafikut me investimin në Milot-Balldren dhe baypass-in e Shëngjinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turisti italian Silverio Stifanelli: Gjeta gatishmëri dhe profesionalizëm në spitalin rajonal “Memorial”

9 September 2025 at 11:10

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Turistët e huaj që zgjodhën vendin tonë për të kaluar pushimet verore dhe që u përballën me problematika shëndetësore kanë gjetur shërbim cilësor në qendrat shëndetësore verore apo spitalet më të afërta.

Ky është rasti i turistit italian Silverio Stifanelli nga Leçe i cili pas një problemi me këmbën, u dërgua në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit dhe aty u shërbye nga një staf mjekësh profesionistë dhe të sjellshëm.

Në mesazhin e turistit italian që u përcoll në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ai falënderoi ekipin e mjekëve në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, për profesionalizimin dhe përkushtimin e treguar gjatë marrjes së shërbimit në këtë spital.

Stifanelli tregoi se erdhi në Shqipëri për të takuar disa miq të tij, por u përball me një problem të këmbës, që ndryshe njihet si “përgjumje”.

“Dua të them që gjithçka që gjeta këtu më surprizoi. Personeli fantastik, mjekët tepër të përpiktë, dhe profesionistë. Çdo fjalë më shumë do ishte e tepërt! Gatishmërinë dhe profesionalizimin që gjeta këtu, nuk e kam gjetur as në Itali. Shpresoj që të vazhdoj kështu ky interes për pacientët sepse nëse vazhdon do të jetë shumë mirë”, thotë ai.

Ministrja Koçiu nga ana e saj u shpreh se ministria që drejton e ka prioritet sezonin turistik të sigurtë dhe me kujdes shëndetësor pranë qytetarëve.

Për këtë arsye, MSHMS ngriti në nisje të sezonit 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin, nga bregdeti e deri në zonat malore.

Mbi 68 108 persona morën shërbim në pikat verore, ku 1 në 3 ishte pushues i huaj.

Spitali Rajonal Memorial Fier funksionon me modelin e vetëadministrimit dhe është qendër e mirëfilltë ekselence që i shërben të gjithë rajonit të Jugut, qarkut Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Me 19 departamente, 6 salla ndërhyrje kirurgjikale, pajisjet e fjalës së fundit, staf i specializuar, Spitali Rajonal Memorial i Fierit ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

/e.i/j.p/

The post Turisti italian Silverio Stifanelli: Gjeta gatishmëri dhe profesionalizëm në spitalin rajonal “Memorial” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës, prenotimet për shtatorin dhe tetorin janë në rritje

7 September 2025 at 13:34

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Sezoni turistik në Durrës vijon me ritme të larta edhe pas përfundimit të pikut të verës. Edhe këtë fillim shtatori, Durrësi është ndër destinacionet më të frekuentuara  në vend.

Menaxherët e hoteleve në qytetin bregdetar pohojnë se prenotimet për muajin shtator dhe tetor janë në rritje, një tregues pozitiv që konfirmon vazhdimësinë e turizmit.

Operatorët turistikë thonë për Tv Klan se ky ka qenë një sezon i mirë, me një rritje prej 10 deri në 15% të turistëve të huaj krahasuar me vitin e kaluar.

Durrësi ka qenë gjatë gjithë verës zgjedhja e parë si për pushuesit vendas, ashtu edhe për turistët e huaj.

Ndërkohë, rritja e prenotimeve në vjeshtë tregon se qyteti po kthehet në një destinacion turistik të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

/a.f/

The post Durrës, prenotimet për shtatorin dhe tetorin janë në rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

7 September 2025 at 12:53

Nga Ola Xama Shqipëria ka patur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë, sipas shifrave të periudhës janar-korrik. Në vitin 2022 për periudhën janar- korrik në Shqipëri hynë 1.1 milion më shumë vizitorë të huaj me një normë rritje 40%, në vitin 2023 1.2 milion më shumë (30% rritje vjetore) […]

The post Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë appeared first on BoldNews.al.

I pakënaqur me sezonin turistik? Rama: Me disa fenomene po, por jo me prurjet! Vitin tjetër plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

By: M C
4 September 2025 at 22:44

Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një vitë më parë. Teksa shprehet i kënaqur me numrin e turistëve, në emisionin “Opinion”, Rama shprehu pakënaqësi me menaxhimin e plazheve.

Kryeministri theksoi se plazhi i Ksamilit vitin e ardhshëm do të menaxhohet nga Bashkia, duke shprehur kritika për shërbimin dhe çmimet në këtë zonë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Janë plazhet bosh…

Rama: Është 5%-6% në rritje në krahasim me vitin e kaluar, me shifra po flas. Po ti gjithmonë i gjen palesh bosh mo Fevzi. Unë po të tregoj shifrat që janë shifrat e aeroportit që mund t’i verifikosh. Unë di sa kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, di sa kanë hyrë nga ajëri.

Fevziu: Je i kënaqur me sezonin e këtij viti?

Rama: Pse duhet të jem i mërzitur si ty. Ti ke arsye të jesh i mërzitur se nuk ke partinë në pushtet.

Fevziu: E dini sa kanë qenë çmimet në jug të Shqipërisë?

Rama: Vijmë edhe te kjo. Më the a jam i kënaqur me prurjen, thash nuk jam i kënaqur me disa fenomene. E para është budallallëku i një pjese që në jug është shumë që kanë investuar dhe kanë hedhur aty një pjesë të madhe që kanë dhe sjellen me investimin e tyre sikur është dita e fundit. Nëse vendosin çmime që nuk i përgjigjet shërbimet nuk do të ketë vitin e ardhshëm njerëz që shkojnë te ata dhe pas tre vitesh do të qajnë. Duhet të studiojnë çmimet sa e ka Italia… duhet ta bëjnë për vete. Ata duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë me investimin pas 5 vitesh…

Fevziu: Po me shezllongët çfarë do bësh?

Rama: Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit, nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm. Ka për ta marrë të gjithë bashkia. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më do e marrë bashkia, plazhin e Vlorës nuk kanë për ta marrë më. Në Velipojë, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do rrimë jo kam hotel jo s’ke hotel, jo fare, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë. Nuk mundet dot të merret peng Ksamili. Kur sheh shërbimin është një shërbim çfarë të them. Të gjithë plazhin e Ksamilit do e menaxhojë bashkia. Nuk ka plazhe të tyre, ta harrojnë këtë gjë. Plazhet e hapura janë të shtetit, pa leje. Do e marrë bashkia.

The post I pakënaqur me sezonin turistik? Rama: Me disa fenomene po, por jo me prurjet! Vitin tjetër plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia appeared first on Albeu.com.

❌
❌