Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët shpenzuan 2.3 miliardë jashtë

15 December 2025 at 23:21


Mbi 4.4 miliardë euro. Kaq para shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë deri në shtator. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me janar-shtatorin 2024, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me 562 milionë euro ose 14.6 për qind.

Blerina Ago, eksperte e turizmit, tha për A2CNN: “Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”.

Deri në shtator Shqipërinë e vizituan 10.2 milionë pushues të huaj.

Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar rreth 427euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.

“Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, deklaron Ago.

Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pranon edhe polaku Janika, i cili ka ardhur për pushime në Tiranë: “Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”.

Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë nga janari e deri në shtator shqiptarët kanë shpenzuar 2.2 miliardë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me 2024-n, shifra u rrit me 213 milionë euro.

Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, u shpreh: “Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”.

Megjithatë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mesatarisht, një shqiptar që shkon jashtë për pushime shpenzon 342 euro. Kjo shifër është rreth 85 euro më pak nga sa ajo që turistët e huaj mesatarisht shpenzojnë kur vijnë në Shqipëri.

“Travel and Tour World”: Transformimi i Tiranës, nga trashëgimia historike te inovacioni modern në Shqipëri

By: Rovena
22 October 2025 at 16:55

Nga një qytet i mbushur me histori dhe kontraste, Tirana po shndërrohet me ritme të shpejta në një prej destinacioneve më tërheqëse të Ballkanit.

Kryeqyteti i Shqipërisë nuk është më thjesht qendra administrative e vendit, por një mozaik ngjyrash, kulturash dhe përvojash që tërheq mijëra vizitorë çdo vit. Me një ndërthurje mbresëlënëse të arkitekturës historike, energjisë urbane dhe frymës moderne, Tirana ofron më shumë se sa pritet një qytet që jeton gjatë gjithë vitit, me një atmosferë që të fton ta zbulosh çdo cep të tij.

Që nga monumentet historike e deri te sheshet plot jetë, nga muzetë që rrëfejnë të kaluarën tek qendrat inovative të teknologjisë dhe kulturës, Tirana po rikonfirmon veten si një qendër e re magnetike për turizmin rajonal dhe më gjerë.

Qytet i pasur me trashëgimi kulturore dhe historike

Ajo që e bën Tiranën unike është ndërthurja harmonike mes së vjetrës dhe së resë. Si qyteti më i madh në vend, Tirana ofron mbi 50 objekte të trashëgimisë kulturore, të cilat dëshmojnë për historinë komplekse të vendit nga periudha osmane e deri te koha e komunizmit dhe transformimet pas viteve ’90.

Një nga simbolet më të njohura të qytetit është Sheshi Skënderbej, qendra nevralgjike e jetës urbane, i cili ka pësuar rikualifikime të rëndësishme, duke u shndërruar në një hapësirë të aksesueshme për qytetarët dhe turistët. Pranë tij ndodhet Kulla e Sahatit, një monument historik i restauruar që nga viti 2016, nga ku vizitorët mund të shijojnë pamje panoramike të qytetit.

Për ata që janë të interesuar për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, Muzeu “Shtëpia me Gjethe” dhe objektet Bunk’Art 1 dhe 2 janë ndalesa të domosdoshme. E para, një ish-qendër survejimi, është kthyer në muze të spiunazhit, ndërsa dy bunkerët e mëdhenj janë transformuar në hapësira ekspozimi që dokumentojnë jetën gjatë regjimit totalitar.

Piramida e Tiranës: Nga simbol i së shkuarës, në qendër inovacioni

Një nga transformimet më simbolike të kryeqytetit është ai i Piramidës së Tiranës. Dikur muze dedikuar diktatorit Enver Hoxha, sot ajo është një qendër moderne kulturore dhe teknologjike, e pajisur me struktura të reja shumëngjyrëshe, rrëshqitëse dhe hapësira për aktivitete kreative.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë periudhë si një “vjeshtë turistike”, duke publikuar pamje të vizitorëve të shumtë që frekuentojnë Piramidën. Ky objekt tashmë nuk është vetëm një monument i së kaluarës, por një hapësirë aktive për artin, inovacionin dhe kulturën.

Aktivitetet dhe bukuritë natyrore përtej qytetit

Përtej pasurive urbane, Tirana ofron gjithashtu alternativa për dashamirësit e natyrës dhe aventurës. Rrethinat e qytetit, përfshirë malet dhe parqet kombëtare, janë ideale për ecje, çiklizëm apo udhëtime në natyrë, duke nxjerrë në pah biodiversitetin dhe peizazhet mahnitëse të Shqipërisë.

Po ashtu, skena kulinarie e Tiranës është një tjetër pikë e fortë. Restorantet, kafenetë dhe tregjet ofrojnë mundësi për të shijuar kuzhinën tradicionale shqiptare, por edhe recetat moderne dhe ndërkombëtare. Zona e Pazarit të Ri është kthyer në një pikë referimi për gastronominë dhe jetën urbane.

Rritja e vizitorëve dhe ndikimi i eventeve kulturore

Numri i turistëve që vizitojnë Tiranën është në rritje të vazhdueshme. Evente të shumta, si festivale, ekspozita artistike dhe aktivitete sportive, luajnë një rol kyç në tërheqjen e vizitorëve nga vendi dhe jashtë tij.

Festivale të njohura si Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë apo Tirana Jazz Festival janë kthyer në ngjarje ndërkombëtare që promovojnë qytetin si një qendër të artit dhe kulturës bashkëkohore.

Infrastruktura moderne dhe lehtësitë për turistët

Tirana është bërë gjithashtu më e aksesueshme për vizitorët, falë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza, i cili ka zgjeruar numrin e linjave dhe frekuencave nga qytetet kryesore europiane. Rrjeti rrugor dhe transporti publik janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa programet për biçikleta me qira dhe investimet në infrastrukturë moderne lehtësojnë lëvizjen brenda qytetit.

Rritja e kapaciteteve akomoduese dhe hapja e hoteleve dhe restoranteve të reja janë sinjal i qartë i orientimit të Tiranës drejt zhvillimit turistik.

Turizmi si motor ekonomik për Tiranën dhe Shqipërinë

Turizmi po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit. Rritja e vizitorëve ka gjeneruar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi në sektorë si mikpritja, tregtia dhe transporti.

Investimet publike në infrastrukturën turistike dhe promovimi i destinacioneve kulturore dhe natyrore po japin rezultate konkrete, duke e bërë Tiranën një qytet që nuk i përket më vetëm të shkuarës, por edhe së ardhmes.

E ardhmja e ndritur e Tiranës si destinacion turistik

Tirana është tashmë një nga destinacionet turistike më premtuese në Ballkan. Ajo kombinon me sukses trashëgiminë kulturore dhe historike me modernitetin dhe zhvillimin urban. Projekte si transformimi i Piramidës janë dëshmi e një vizioni të ri që synon të zgjerojë ofertën turistike dhe të bëjë qytetin më tërheqës për një gamë të gjerë vizitorësh.

Me një infrastrukturë në zhvillim, mikpritje karakteristike dhe një larmi përvojash nga historia dhe kultura, te natyra dhe gastronomia Tirana po afirmohet si një qendër turistike rajonale dhe ndërkombëtare, me potencial të madh për të ardhmen.

INSTAT: Turizmi shpërtheu në Gusht 2025, vizitorët nga Kosova u shtuan me 21%​

16 October 2025 at 23:04


Sektori i akomodimit në Shqipëri ka shënuar një rritje historike gjatë muajit Gusht 2025. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT), strukturat akomoduese regjistruan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net-qëndrimeve, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit.

Treguesit kryesorë të INSTAT flasin për një rritje mbresëlënëse krahasuar me Gushtin 2024:

Vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%.

Vizitorët jo-rezidentë (të huaj) shënuan një rritje prej 40,6%.

Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, me vizitorët e huaj që kontribuan me një rritje prej 42,6% në qëndrimet e tyre.

Kjo rritje ka ndikuar drejtpërdrejt në normën e shfrytëzimit të dhomave në hotele, e cila arriti në 61,5%, krahasuar me 59,6% të një viti më parë.

Dominimi i bregdetit dhe hotelierisë

Rritja më e madhe e vizitorëve të huaj është përqendruar në zonat kryesore turistike.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,8%).

Sa i përket llojit të akomodimit, shfrytëzimi më i lartë u shënua në Hotele dhe akomodime të ngjashme (+35,2%).

Vlen të theksohet se akomodimet për pushime dhe afatshkurtra panë gjithashtu një dyfishim të vizitorëve rezidentë.

Në nivel rajonal, Rajoni i Veriut shënoi rritjen më të madhe të vizitorëve të huaj (nga 112,972 në 205,467 vizitorë), por Rajoni Qendër (ku përfshihet Tirana) mbetet me numrin më të lartë gjithsej.

Kosova, Polonia dhe Italia liderë

Në Gusht 2025, shumica e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri vinin nga tregjet kryesore rajonale dhe evropiane. Struktura e vizitorëve jo-rezidentë ishte:

Kosova: 21%

Polonia: 12%

Italia: 10%

Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7%.

Këto të dhëna, sipas INSTAT, “reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.”

Shqipëria drejt turizmit të qëndrueshëm/ Ekspertja: Të jepet më shumë informacion për vendet në UNESCO

By: Rovena
3 October 2025 at 20:38

Nga liqeni i Ohrit në UNESCO te kërcimet tradicionale që presin të shpërthejnë në skena ndërkombëtare, Shqipëria është një thesar turistik që ende nuk është shfrytëzuar siç duhet.

Ekspertja e turizmit të qëndrueshëm, Eva Kushova, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ngre shqetësimin se vendi ynë nuk po i jep rëndësinë e duhur promovimit të pasurive të tij kulturore dhe natyrore.

Ajo thekson nevojën për një strategji të integruar, ku plazhi të mos jetë i vetmi atraksion, por të kombinohet me turizmin kulturor dhe historik gjatë gjithë vitit. Sipas Kushovës, Shqipëria nuk ka mungesë resursesh, por mungesë organizimi dhe vëmendjeje ndaj detajeve që bëjnë diferencën në hartën turistike globale.

“Vendi ynë është kaq i larmishëm për t’u vizituar. Kemi shumë zona në UNESCO. Nuk u është bërë reklama aq sa duhet këtyre. U fut kërcimi i Tropojës, duhet që të vlonte kjo në festivale.

Nuk e kapim në kohë këtë. Liqeni i Ohrit, ose Lini, duhet të ketë një tabelë që është vend i UNESCO. Duhet të jepen më shumë informacion në vendet në UNESCO. Ai turisti që vjen në plazh të shkojë edhe në zonat turistike. Kemi turizëm nga të gjitha llojet edhe gjatë gjithë vitit, mjafton që t’i kombinojmë me njëri-tjetrin.

Të mos shkojnë vetëm në Berat, por edhe në Dimal, ose Kuçovë. Duhet të ketë një lloj strategjie. Ndarja e vendi në 6 rajone, mund të quhen në ndarje investimi, por jo në ndarje destinacioni. Duhet që të jenë në distanca të afërta. Plazhi duhet të jetë i kombinuar me turizmin kulturor”, tha ekspertja./abcnews.al

Harta e turistëve të huaj/ Eksperti, Isa Krasniqi: Shqipëria më e lirë se vendet e rajonit

By: Rovena
3 October 2025 at 20:26

Shqipëria po përjeton një rritje të turizmit, me tregje të reja që po zgjerojnë gamën e vizitorëve. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, operatori turistik dhe eksperti i fushës, Isa Krasniqi, u shpreh se ardhja e fluturimeve direkte nga vende si Jordania është një zhvillim pozitiv që ndihmon të gjithë industrinë.

Megjithatë, ai thekson se, ndonëse vendi ofron potencial të lartë dhe bukuri natyrore të pasura, shpeshherë cilësia e shërbimeve nuk është në përputhje me çmimet që ofrohen. Krasniqi apelon për rritjen e standardeve dhe përqafimin e një kulture të mirëfilltë turistike, duke vënë në dukje se turizmi malor në veri është një alternativë e vlefshme përtej plazheve të zakonshme.

“Ka pasur tregje të reja. Këtë vit ka ardhur avioni direkt nga Jordani, dhe është për t’u përgëzuar. Kjo i ndihmon të gjithë operatorët turistikë. Shqipëria është një vend i cili ka turizëm cilësor, por ka edhe çmime të cilat nuk e justifikojnë. Nuk duhet të jemi pesimistë sepse jemi më lirë se sa fqinjët tanë. Janë më të hershëm se sa ne dhe kanë një kulturë turizmi, që ne na mungon. E gjitha ajo reklamë e madhe që u bë. Është shfaqur Shqipëria e lirë, por mirë është që në ato çmime që kemi ne, të kemi edhe cilësinë. Kemi veriun i cili të jep një turizëm goxha të mirë, sepse në verë jo gjithmonë kërkohet plazhi, por kërkohet edhe natyra”, tha Isa Krasniqi./abcnews.al

Vera larg pritshmërive në Vlorë

28 September 2025 at 19:19


Vlora mbylli 3 muajt me fluksin më të madh turistik, nga qershori në gusht. Por operatorët turistikë në jug të vendit nuk janë të kënaqur me ecurinë e kësaj vere. Vizitueshmëria nuk është brenda pritshmërive.

“Edhe pse me më shumë përgatitje dhe kapacitete të shtuara, sezoni veror i vitit 2025 nuk arriti të përmbushte pritshmëritë. Fluksi i turistëve ishte më i ulët se sa ishte parashikuar, pavarësisht se vera u zgjat në kohë”, raporton Tv Klan.

Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikë të bregdetit të Jonit, por shifrat e tyre kanë qenë më të ulëta këtë verë.

Këtë vit ka pasur më pak vizitorë edhe nga Italia, krahasuar me vitet e shkuara. Porta kryesore e mbërritjes së vizitorëve në qytetin e Vlorës mbetet porti i qytetit.

Kur flasin për sezon turistik të suksesshëm, operatorët turistikë i referohen vitit 2019, atëherë kur Vlora u vizitua në masë dhe ata që operojnë në këtë sektor vendosën që të shtonin kapacitetet.

Por, ndihmuar nga kushtet favorizuese të motit, sezoni turistik në Vlorë është zgjatur. Hotelet janë të mirëprenotuara edhe për muajin tetor. Numri më i lartë i vizitorëve në këtë periudhë është nga Europa, nga vende si Gjermania, Spanja apo Franca. Flukset më të shumta janë gjatë fundjavave.

Por ata shprehin më shumë ankesa për çmimet me të cilat abuzohet, si dhe për shërbimin e ofruar nga hotelierët. Një sfidë për sektorin e turizmit mbetet edhe vizitueshmëria gjatë 12 muajve të vitit.

Izraeli, India dhe Egjipti, vendet me rritjen më të shpejtë të turistëve në Shqipëri

25 September 2025 at 19:10


Harta e turisteve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë ka ndryshuar sivjet.

Nga janari deri ne muajin gusht, Izraeli, India dhe Egjipti kane shënuar rritjen me te forte, ndërsa polaket janë pakësuar ne numër.

Nga janari deri në gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 8.9 milionë vizitorë, një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga këta, më shumë se 3.3 milionë ishin shqiptarë të Kosovës, të cilët në numër rezultojnë të jenë njësoj me vitin e kaluar.

Por nëse analizojmë shifrat me prurjet e reja dhe turistët që kanë humbur interesin për turizëm në vendin tonë, befasia më e madhe është Izraeli, vend nga i cili kanë ardhur 46 mijë turistë, nga 6800 që erdhën vitin e kaluar.

Me rritje të fortë, rezultojnë edhe vizitorët nga India e Egjipti, tregje këto që deri dje nuk kanë prodhuar numra domethënës.

Ndërkohë, nga Europa, Danezët dhe francezët kanë plotësuar vakumin që kanë lënë turistët, polakë, rumunë, spanjollë e italianë.

Linjat e reja të fluturimeve dhe lidhjet e krijuara përmes agjencive kanë ndryshuar hartën e turistëve, ndërsa oferta e Shqipërisë për të sjellë cdo vit e më shumë turistë vazhdon të rritet me investime në hotele e infrastrukturë./Euronews Albania

- YouTube youtu.be

Arbëreshët “kthehen” në Krujë/ Tërhiqen nga historia dhe kultura shqiptare

By: Rovena
21 September 2025 at 11:54

Të huajt në Shqipëri, jo vetëm për turizëm detar, por, gjithnjë e më shumë po zgjon interes turizmi kulturor.

Historia e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriotit” e ka kthyer qytetin e Krujës në destinacionin më të preferuar të huajve, por, jo vetëm.

Të rinjtë arbëreshë që vizitojnë për herë të parë vendin tonë, tregojnë përjetimet  e kthimit në atdhe.

Kruja renditet ndër qytetet më të vizituara të vendit, për shkak të monumenteve të shumta kulturore, si muzeu kombëtar, apo pazari karakteristik i qytetit.

Numri i vizitorëve në dy muzetë ka tejkaluar shifrën e 160 mijë, së bashku me vizitorët e zonave të tjera si parku Kombetar Qaf Shtame, Krojn e Ballabanecit   shkon mbi 1.3 milionë vizitor.

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

14 September 2025 at 08:01


Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morin duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve.

Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë.

Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme.

Pak më të ulëta“, shprehet një qytetar nga Kosova.

Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim këndej

- YouTube youtu.be

Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive, nuk ka kontrolle për qytetarët e dyja vendeve për të gjithë periudhën 1 maj–30 shtator.

Në 24-orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas dhe 7 mijë automjete dhe kanë dalë 18 mijë shtetas dhe 6 mijë automjete.

Rama deklaroi se “ndotësit më të mëdhenj të Shqipërisë janë shqipfolësit, jo të huajt”- reagon ashpër Berisha

7 September 2025 at 19:48

“Shqipot janë urrejtja e këtij mender antishqiptari”. Kështu e ka quajtur kryetari i PD-së Sali Berisha kryeministrin e Shqipërisë pasi ky i fundit  ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët sipas tij janë ndotësit më të mëdhenj të parqeve dhe pikave turistike në vend.

Ndryshe Rama tha  se problemet më të mëdha me mbeturinat nuk shkaktohen nga turistët e huaj, por nga vetë shqiptarët.

Gjatë një aktiviteti për sezonin turistik veror, Rama tha se në zonat më të bukura turistike shfaqen edhe grumbujt më të mëdhenj të plehrave.

“Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës, por shqipfolës, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Shqipe që ndalojnë në pikat panoramike për të bërë selfie ‘oh sa e bukur je ti moj Shqipëri’, dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre”, tha Rama.

Ai shtoi se ndotja është më e dukshme pikërisht në hapësirat ku qytetarët ndalojnë për të pushuar dhe fotografuar.

“Jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karriget në stadium dhe synojnë t’i kthejnë ndeshjet në luftë, sidomos kur përballen me Serbinë. Ndërkohë, këta janë edhe ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”, u shpreh ai.

Rama vijoi me tone ironike, duke theksuar se edhe pse është bërë një transformim i madh në pastrimin e mbeturinave, puna bie poshtë nëse qytetarët vazhdojnë të hedhin plehra.

“Sikur gjithë ushtria popullore të ngrihet për të pastruar nuk bëhet, nëse paralelisht ke nga ata që hedhin plehrat. Shqipfolësit!”, deklaroi ai./Telegrafi/

The post Rama deklaroi se “ndotësit më të mëdhenj të Shqipërisë janë shqipfolësit, jo të huajt”- reagon ashpër Berisha appeared first on Telegrafi.

Verë zhgënjyese, Shqipërinë po e vizitojnë gjithnjë e më shumë turistë “kopracë”

6 September 2025 at 23:53

Vera e këtij viti ishte zhgënjyese për turizmin, pasi pritshmëritë e fillimvitit nuk u përmbushën. Kjo sepse strukturat hoteliere në Jug raportuan rënie të të ardhurave me 30% krahasuar me verën e vitit 2024, ndërsa në veri kjo rënie ishte 10-15%. Të paktën sipas shifrave të publikuara këtë të shtunë në një artikull nga revista Monitor.

Sipas artikullit, Durrësi ka qenë destinacioni më i qëndrueshëm në bregdet. Për verën e vitit 2026, kontratat me garanci kanë mbetur në të njëjtin nivel si këtë vit, por ka një sinjal pozitiv nga hyrja e tregut francez. Megjithatë, agjencitë e huaja kanë shtuar klauzola sigurie, që u lejojnë të tërheqin deri në 20% të kontratave nëse shitjet nuk ecin siç duhet, për shkak të imazhit të përkeqësuar të vendit.

Pavarësisht kësaj, numri i turistëve të huaj për vitin 2025 pritet të mbetet në nivelet e një viti më parë, me shpresën që turet kulturore do të kompensojnë rënien e sezonit veror.

Një koment i një turisti portugez, që vlerëson bukurinë e Shqipërisë por shprehet se vendi nuk është ende gati për fluks turistik, pasqyron gjendjen e këtij sezoni.

“Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më. Mirupafshim Shqipëri. PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë.

Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.

Çmimet larguan italianët dhe Kosovën, shërbimi Diasporën shqiptare

Në fund të vitit 2024, operatorët turistikë prisnin që viti 2025 të kishte ecuri të ngjashme me vitin e shkuar.

Promovimi në mediat ndërkombëtare, fuqia e rrjeteve sociale, pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në evente ndërkombëtare siç ishte IBT Berlin në të cilin ishim vend nderi, parashikohej që t’i jepte një tjetër shtysë sektorit.

Por që në muajin shkurt u pa qartë një ngadalësim i turizmit që vazhdoi me një hap pas në mars dhe me rritje modeste në vijim.

Në fund të majit, panorama u bë e qartë. Rezervimet individuale për sezonin veror në hotele ishin më të ulëta, një sinjal që tregonte se vera nuk do të ishte ashtu siç pritej.

Në Jug të vendit, shkak për rënien është bërë paqëndrueshmëria e çmimeve dhe vendosja e një raporti të drejtë çmim/shërbim. Grupet që munguan dhe që kanë bërë diferencën janë italianët, Kosova dhe Diaspora shqiptare në përgjithësi.

Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim ka të bëjë me tendencat e shfaqura nga grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend.

Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian, së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti, një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.

Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet e çmimeve në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer.

Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.

Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë, por nuk marrin atë që paguajnë janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor” – shprehet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistët “kopracë”

Promovimi si një destinacion i lirë, sikurse edhe është Shqipëria, në fakt në raport me vende të tjera në rajon apo në Europë, ka tërhequr pranë vetes ata që duan të eksplorojnë me kosto sa më të ulët.

Turisti që po viziton Shqipërinë nuk kërkon përvoja luksoze apo pushime verore që mund t’i gjejë në vende si Italia, Spanja, Greqia.

Ai kërkon të shpenzojë sa më pak në akomodim, në transport, në ushqim dhe të marrë maksimumin nga një vend që e sheh si një aventurë të radhës.

Pikërisht kjo qasje e Shqipërisë si një vend i lirë ka bërë që të ndryshojë edhe turisti që po e viziton, që është më pak cilësor në aspektin e shpenzimeve sesa turisti tradicional.

Si pasojë, rezervimet janë më të ulëta në hotele dhe prurjet të larta në apartamente që shiten në platforma Airbnb apo Booking.

Plazhi është një stacion i shkurtër në ditën e tij dhe alternativat publike pa para janë zgjidhja e preferuar, ndryshe nga lidhja e ditës me një çadër dhe dy shezlone që në disa raste kushtojnë sa një natë akomodim.

Ushqimet tradicionale të shtëpisë, fast food-i dhe supermarketet janë pjesa që mbizotëron mbi baret dhe restorantet e shtrenjta.

Transporti publik është një formë e kërkuar sa herë është e lehtë, por mungesa e alternativave ndonjëherë i shtyn drejt marrjes me qira të një mjeti me kohë të kufizuar.

“Ka një interes të shtuar për turistin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb. Turistët që zgjedhin këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.

Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët.

Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare që thonë se jemi me rritje, e sigurt është që turisti që po na viziton ka ndryshuar. Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira”, – pohon z. Kasa.

Nga infrastruktura, mungesa e ujit e mbetjet, anët negative që zhvlerësojnë turizmin

Ky vit nuk ka qenë i lehtë për turizmin dhe shumë nga problemet e shfaqura ishin të harruara vitet e fundit, të paktën për zonat bregdetare. Zona të cilësuara elitare, por edhe ato që presin turizëm masiv, kanë pasur mungesë uji.

Në zona më rurale ku kanë alternuar qëndrimin turistët e aventurës ka pasur ndërprerje të energjisë.

“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit. Si fillim, ishte mungesa e ujit për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri; Së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar pasi duke qenë një biznes sezonal edhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar. Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojë në zinxhir të gjithë. Edhe për infrastrukturën është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t’u bërë”, – tha Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, struktura me kapacitetin më të madh akomodues në vend.

Teksa synimi ynë është tërheqja e një turisti sa më cilësor, që paguan më shumë, duket se oferta që ne kemi nuk shkon paralel me këtë pritshmëri.

Kjo nuk lidhet vetëm me shërbimet pasi hotelet nuk mund të jenë oaze të mbyllura dhe pa ndikim nga ajo çfarë ndodh rrotull, ku shpesh mbetjet e hedhura vend e pa vend, ujërat e ndotura apo kantieret e ndërtimit janë të paperceptueshme për një turist të huaj.

“Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë, në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.

Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret. Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi. Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive”, – shprehet z. Kasa.

Kontratat me garanci të 2026-s pa rritje, shtohet një klauzolë si efekt i imazhit negativ

Kontratat e parapaguara nga agjencitë e huaja për hotelet shqiptare për verën e ardhshme janë mbyllur në të njëjtat shifra si ato të vitit 2025.

Operatorët turistikë shprehen se kjo gjithsesi është pozitive pasi imazhi i Shqipërisë si destinacion është lëkundur disi këtë vit dhe negociatat nuk ishin aq të lehta.

Agjencitë gjithsesi kanë shtuar në kontratë një klauzolë që u jep atyre të drejtën të tërhiqen pa penalitet nga 20% e kontratave të rezervuara, nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet.

“Ky vit ka qenë pak më i vështirë për kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra në kontratat që nënshkruam në 2024 për 2025-n. Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit. Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime në marrëveshje, ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit, për shkak të imazhit të dëmtuar. Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion mund të bëjnë rishikimet”, tha z. Kasa.

Ai shtoi se Vlora është sërish pjesë e kontratave me garanci, pavarësisht peripecive të verës 2025 kur transporti i premtuar nga Aeroporti i Vlorës u bë nga Tirana.

Për verën tjetër, pritshmëria është që të fillojnë realisht fluturimet nga ky aeroport. Në lidhje me kontratat me parapagesë, duket se janë shtuar grupet që kanë interes për bregdetin shqiptar.

Tashmë përveç polakëve, çekëve, spanjollëve, izraelitëve e një sërë grupesh të tjera, në listë janë shtuar edhe francezët.

“Kemi mbyllur kontratat e garancisë me agjencitë e huaja dhe sërish polakët dhe çekët do të jenë dy grupet e rëndësishme që do të vijnë me kontrata garancie. Për herë të parë, verën e ardhshme edhe francezët do të vijnë me kontrata garancie. Agjencitë e tyre erdhën disa herë për të parë standardet që ofrojnë strukturat në zonën e Durrësit dhe Golemit, zhvilluan sondazhe dhe në fund vendosën pozitivisht. Këta do të zënë 15% të totalit të kontratave të garancisë që ne kemi aktive”, – pohoi z. Çerenishti./Shkrim nga Monitor.al

The post Verë zhgënjyese, Shqipërinë po e vizitojnë gjithnjë e më shumë turistë “kopracë” appeared first on Telegrafi.

“E shtyva disa herë, por nuk u ndal!”, zbardhet dëshmia e turistes italiane që u përdhunua në Durrës

6 September 2025 at 17:13

Një i ri shqiptar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një turiste italiane në plazh.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se turistja italiane ndodhej në vendin tonë bashkë me një grup shoqesh, me të cilat mbrëmjen e kaluar ka qëndruar deri vonë jashtë në një subjekt pranë detit, duke konsumuar edhe alkool.

Ndërsa më pas ka dalë buzë detit, për t’u qetësuar, në shezllonet e një biznesi.

Ajo është pikasur nga 26-vjeçari Leonardo Preza, i cili ka qenë punonjës sezonal në biznesin ku turistet kishin kaluar mbrëmjen.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares italiane, fillimisht Preza i është afruar për t’i folur, kanë biseduar për disa minuta, ndërsa më pas ai ka abuzuar me të, pavarësisht mospranimit të saj dhe thirrjeve për ndihmë.

“E shtyva disa herë, tentova me gjithë forcën time për të mos ta lejuar të kryente marrëdhënie me mua, por ai nuk u ndal. Më zhveshi me dhunë dhe abuzoi me mua”, raportohet të ketë deklaruar 18-vjeçarja.

Sipas hetimeve të deritanishme dëshmia e vajzës përputhet edhe me gjendjen e saj fizike dhe me dëmtimet që i ka shkaktuar 26-vjeçarit gjatë tentativës për ta larguar atë (dëmtime me thonj në duart e tij, fytyrë).

Gjithsesi vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Preza u arrestua mëngjesin e të shtunës. Sipas policisë, ai rezulton të ketë precedentë penalë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të së premtes.

The post “E shtyva disa herë, por nuk u ndal!”, zbardhet dëshmia e turistes italiane që u përdhunua në Durrës appeared first on Telegrafi.

Shkëlqimi dhe venitja e turizmit në Shqipëri

6 September 2025 at 09:19

Xhevat Mustafa

Më në fund, pas shumë vitesh nën efektin e ekstazës prej shifrave në rritje të vërtetë e të pasinqertë, të fryrë si tullumbacet apo si gomat e fuoristradave qeveritare ose të bosëve, në fillim të shtatorit 2025, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryetarët e bashkive pranoi burrërisht apo mediatikisht dështimin e ri apo të radhës – atë në frontin e turizmit! Jo për vetëlavdërim e pa pikë kënaqësie se koha më dha edhe mua të drejtë, mund të them se këtë dështim e kam paralajmëruar qysh rreth tri vjet më parë në opinione botuar në gazetat “Panorama” dhe “Telegraf”! Por, as lart në qeveri, sidomos në Ministrinë e Turizmit dhe as poshtë nga pronarët e objekteve turistike të tri niveleve, nuk ua vunë veshin kambanave tona të alarmit! Për më tepër, nuk ndjenë as mirënjohje, edhe pse ishin krejt falas e me shqetësim të sinqertë qytetar. Tani mund të thuhet kushedi për të satën herë gjatë këtyre 80 vjetëve shprehja e moçme: koka bën, koka pëson! Apo, se kjo koka e plot shqiptarëve qenka më e fortë edhe se ajo e gomarëve!

Ndodhi kështu se lart në qeveri e poshtë tek oligarkët dhe pronarët e turizmit kishin iluzionin se 10 milionë turistët, përfshirë edhe milionët e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, diaspora … ishin syleshë e naivë, sa të mos reflektonin dhe reagonin ndaj përjetimeve të pakëndshme, tejet të kushtueshme e të paharrueshme në shumicën e plazheve të Shqipërisë! Së pari, duke i vënë vetë kryq për vitin e ardhshëm plazheve në Shqipëri. Së dyti, duke informuar për të vërtetat e hidhura nëpër to njerëz të tjerë, familjarë, kushërinj, komshinj, shokë, miq …

Gjithashtu, ky lajm jo i gëzueshëm, i dalë edhe nga goja e kryeministrit Rama, më kthen pas në kohë e përjetime si gazetar. Në plot raste, disa komentues, edhe të statuseve dhe të shkrimeve të mia, janë përmbytur nga mërzia, keqardhja, pakënaqësia … kur në shkrime ka pasur e vazhdon të ketë me bollëk fakte që lakuriqësojnë e kritikojnë mashtrimet, dështimet, gabimet, skandalet … e qeverisë qendrore e sidomos të kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, nuk duhet bërë kjo, domethënë vënia e gishtit tek “të këqijat”, “plagët”, “njollat”, “moçalet”, “arnimet”, “mballomat” … sepse, kështu njollosen dhe dëmtohen imazhi turistik, sidomos gjatë muajve të pikut, në verë, por edhe imazhi politik, ekonomik, social, kulturor, demokratik i qeverisë dhe vendit!

Gjithnjë, sipas tyre, është më mirë që të mbyllen sytë, veshët, goja për të gjitha sa nuk shkojnë mirë dhe që meritojnë 100 për qind të kritikohen edhe publikisht, sepse ndryshe “dëmtohen” bizneset turistikë e tregtarë, edhe kur në të vërtetë e në jetë vetë bosët e tyre ua bëjnë “naftën” apo gjëmën hotel-restoranteve të tyre.

Format e kësaj “vetëvrasjeje” financiare e funksionale, që do të ndjehet në masivizim e vijimësi nga viti në vit, janë të shumta e të larmishme! Më së shumti, me çmimet e çmendura, për një kafe e shishe ujë; për një çadër e dy shezlongë, kur rreth 90 për qind të plazheve të Spanjës e të Francës janë pa çadra e shezlongë me pagesë, por publike! Edhe nëpërmjet çmimeve stratosferike për një pjatë sallatë e supë, për një pjatë rizoto apo makarona me disa kokrra fruta deti, për një shishe apo gotë birrë e verë, për sjellje të kulturuar e pastërti! Edhe nëpërmjet “harresës” 80-vjeçare të derdhjes së ujërave të zeza në shumicën e plazheve në bregdetet dhe bregliqenet e në lumenjtë e Shqipërisë, me derdhje në mes apo afërsi të plazheve! Edhe nëpërmjet mungesës së ujit për higjienë në pjesën më të madhe të periudhës së pikut të sezoneve turistike! Edhe të niveleve shqetësues të ndotjes akustike e të ajrit, prej plehrave dhe betonit! Edhe, edhe, edhe …

Nuk mund të përjashtohet prerazi se për këtë rënie drastike të turizmit në Shqipëri ka ndikuar edhe aksioni i ideuar dhe drejtuar personalisht nga kryeministri Edi Rama për “zgjerimin e hapësirave publike”, në kulmin apo pikun e sezonit turistik, në fillim të korrikut! Fadromat, gërmadhat, zhurmat e frikshme, pluhurat, sherret, deri të dhunshme pronarë-policë, nuk mund të mos kenë shkaktuar te turistët e huaj dhe shqiptarë shqetësime dhe pakënaqësi! Merret me mend se duke mos qenë, siç i pandehin disa pushtetarë dhe bosë turizmi në Shqipëri, “syleshë” dhe “naivë” apo “të dashuruar marrëzisht” vetëm pas deteve dhe plazheve të Shqipërisë dhe duke e ditur mirë se ka edhe më të mirë e më të lirë në vende të tjera, ata u kanë vënë kryq pushimeve në Shqipëri qysh për vitin pasardhës. Po kështu, zhgënjimin e tyre e kanë përcjellë edhe te të tjerët duke u dhënë këshillën: “Mos u besoni symbyllurazi reklamave nga plazhet e Shqipërisë, sepse realiteti është larg tyre”! Pra, kjo e keqe e re apo e radhës së gjatë është prodhim “Made in Albania” e jo si rrjedhojë e antireklamës për konkurrencë nga shtete me turizëm shumëfish më masiv e më cilësor, si Italia, Greqia, Turqia …!

Meqenëse këta predikues të heshtjes ndaj të këqijave dhe të metave, dështimeve dhe gabimeve të qeverisë së zemrës e të votës, ndaj “harresës” 80 apo 35-vjeçare të një bunkeri të madh me premtime Enveri, i kanë përsëritur disa herë thirrjet e tyre, mund të thuhet se kështu, pa apo me dashje, janë bërë pararendës edhe të draftit të “Kodit të ri Penal”! Nga sa është e bërë publike dhe e kuptueshme, kjo sajesë e re në kuadër të përrallës Soros-Rama-KimMcGonigal-Manja-Rakipi, “Reforma në drejtësi” do të na dënojë me vite burg edhe për humorin ndaj Zeusit dhe ndaj “oborrtarëve” të tij! Prandaj, sot nuk mund të rri pa ua kujtuar se edhe ata bëjnë propagandë, “kur harrojnë” vetë apo bëjnë thirrje prej 80 vjetësh që të harrohen ferri komunist apo enverian, premtimet e parealizuara, eksperimentet e çmendura me jetët e 2-3 milionë shqiptarëve dhe lista e gjatë e dështimeve gjatë 47 viteve të Enverit e të Ramizit!

Pastaj, edhe pse e kanë kujtesën shumë të fortë për ato që ka bërë e nuk ka bërë Saliu për vetëm 12 vjet, përkundër 69 viteve të partisë së tyre të zemrës, si është e mundur që “të harrojnë” se i gjithë viti, nga fillim i janarit deri në fund të dhjetorit është periudhë turistike! Përndryshe nuk mund t’i jepet e drejtë kryeministrit të mburrej jo më larg se më 10 maj 2025 me shifrat 10-11 milionë turistë në vit, duke “harruar” të bënte ndarjen se sa ishin turistë të huaj e sa shqiptarë! Merret me mend se përse tifozëve të çmendur të qeverisë Rama “nuk ua bën goja” ta thonë troç: lëreni të qetë si Enverin 47 vjet edhe Edi Ramën tonë, po aq të zemrës, mendjes e të votës sa ai! Domethënë, troç apo popullorçe, “që t’ua bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve edhe ma shumë nanën dhe gjamën”! /Gazeta “Panorama”/

 

The post Shkëlqimi dhe venitja e turizmit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Kumbaro: Në Shqipëri ka konsolidim të pushuesve nga Kosova

4 September 2025 at 15:33

Sipas Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, flukset tregojnë konsolidim të tregjeve tradicionale, si Kosova, por edhe rritje në tregje të reja, si Gjermania, Franca, Holanda, etj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro deklaroi sot se “në periudhën janar-gusht 2025 Shqipëria ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024”.

Sipas fjalës së Ministres Kumbaro, vetëm në muajin gusht, Shqipëria ka pritur 2,38 milionë vizitorë, ose 200 mijë më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar.

“Janë flukse që tregojnë konsolidim të tregjeve tradicionale, përfshirë edhe vizitorët nga Kosova, që përkundër debateve shterpë të verës, vijojnë të jenë besnikë gjithëvjetorë të turizmit shqiptar. Edhe gushti tregoi një rritje të lehtë krahasuar edhe me vitin 2024 apo tregje të tjera si Italia, që është kthyer në tregun e dytë më të madh të vizitorëve në Shqipëri”, theksoi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

“Teksa rritemi ndjeshëm në tregje të reja që s’kanë qenë tradicionale për turizmin shqiptar, siç janë Gjermania me një rritje gati 21%, Franca me 44%, Holanda që vijon të rritet nga viti në vit, Anglia, Belgjika, Shtetet e Bashkuara e deri në tregjet aziatike, si Kina me 28% më shumë se viti i kaluar” u shpreh Ministrja Kumbaro.

Ndërkaq, Ministrja Kumbaro foli edhe për aplikacionin shqiptar TEA, i cili njihet si Kalendari i Eventeve Turistike, duke përmendur se këtë vit ka pasqyruar më shumë se 2100 evente turistike, ka njohur mbi 145 mijë instalime nga pushues të ardhur prej 127 vendeve të botës dhe se po ashtu, janë përfshirë 3500 biznese që kanë ofruar shërbime.

Por, tha Ministrja Kumbaro, teksa përmbyllim ditët e fundit të atij që quhet turizëm i plazhit, hyjmë në turizmin e vjeshtës dhe të dimrit me 80% të kapaciteteve hoteliere të rezervuara, sipas vetë konfirmimeve të sektorit privat dhe të tjera sfida na presin në turizmin natyror, sportiv, kulturor e të gastronomisë.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro përmendi edhe projektet e mandatit të katërt të qeverisjes, të mbështetura në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit 2025-2030, siç është projekti i përbashkët me Organizatën Botërore të Turizmit për të sjellë Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe të Mikpritjes si një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe UN Tourism në Tiranë, Teknologjinë dhe Informacionin, Platformën e Integruar Digjitale të Turizmit, Regjistrin Kombëtar Digjital të Turizmit për të gjitha sipërmarrjet turistike, Platformën Digjitale e-Visitor për regjistrimin elektronik dhe gjurmimin në kohë reale të vizitorëve në strukturat akomoduese dhe çdo aktivitet tjetër të sektorit dhe një sistem të integruar të mbledhjes dhe analizimit të statistikave në sektorin e turizmit përmes “Sistemit Elektronik të të Dhënave në Turizëm”.

Aktualisht, në regjistrin kombëtar të turizmit janë të publikuara 972 guida turistike të certifikuara dhe 239 operatorë të turizmit detar të certifikuar.

The post Kumbaro: Në Shqipëri ka konsolidim të pushuesve nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët e përjashtuar nga bregdeti

1 September 2025 at 15:36

Autorë: Arbjona Çibuku dhe Jeta Kasemi | Citizens.al

Rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike duket se kanë kufizuar ndjeshëm mundësinë për pushime për qytetarët shqiptarë. Një pyetësor online i publikuar nga Citizens.al nxori në pah realitetin e zymtë: shumica thanë se këtë vit i kanë kaluar pushimet brenda vendit, ndërsa pak prej tyre thanë se ka udhëtuar jashtë, kryesisht falë të ardhurave më të larta.

Pushime të shkurtra dhe kosto të kufizuara

Bazuar në përgjigjet e pyetësorit, periudha prej 4-7 ditë pushime ishte më e zakonshmja këtë vit, por pati dhe përgjigje me pushime të kufizuara në më pak se 3 ditë, kjo për arsye ekonomike. Të paktë ishin ata që u shprehën se e kanë pasur të mundur të kalojnë pushime më të gjata se një javë.

Akomodimi, veçanërisht gjatë fluksit të sezonit veror, u raportua si zëri më i kushtueshëm i pushimeve.

“Dhomat ditore me qira janë tmerr, mbi 60euro nata me kushte si në mesjetë, pa dritare, zhul dhe pronarë të parregullt. Çmimet për fjetje më të shtrenjta se në Itali”, u shpreh për Citizens.al një qytetar përmes platformës ECR (Engaged Citizen Reporting/Raportim i Angazhuar Qytetar).

“Çmimet rriten vazhdimisht pa asnjë logjikë tregu. Produktet e shportës pranë vendeve turistike janë 50% më të shtrenjta, ndërsa nëpër restorante përveç çmimeve të fryra shërbimi lë për të dëshiruar”, vijoi ai më tej.

Shqyrtimi i përgjigjeve nga Citizens.al tregoi se shpenzimet mesatare, për person, varionin nga 100 deri në 300 euro për pushime të shkurtra tre ditore brenda vendit, 300 deri në 600 euro për pushime javore dhe mbi 1,000 euro për ata që zgjodhën periudha më të gjata apo pushime jashtë Shqipërisë.

Në përgjithësi, si shpenzim, transporti përmendet më pak, por nuk mungon si faktor shtesë, sidomos për ata që udhëtojnë në zona të largëta apo jashtë vendit.

Pensionistët: Pushimet, një luks i paarritshëm

Dhjetëra qytetarë thanë për Citizens.al se i përballojnë me vështirësi pushimet në Shqipëri. Por ndryshe paraqitet situata për pensionistët. Për ta pushimet mbeten luks i paarritshëm.

Qani Shino, një pensionist aktivist, pohon se mund të pushojë vetëm falë mbështetjes familjare, kryesisht të nipërve dhe mbesave. Edhe pse ka një shtëpi të vogël në plazh, ai tregon për problemet serioze me infrastrukturën, ndotjen dhe çmimet e larta e bëjnë përvojën të vështirë.

“Pensionistët në Shqipëri janë shtresë e nëpërkëmbur, pushimet për ne janë të papërballueshme,” thotë Shino teksa thekson se shumica e pensionistëve nuk mund të bëjnë pushime.

Edhe pse vetë, akomodimin e ka të mbuluar, Shino, thotë se sërish nuk e ka të thjeshtë të bëjë pushime. Ai tregon se në plazh del me ushqim me vete dhe me çadrën e tij, por has në plazhe private dhe shpesh detyrohet të shkojë në zona që janë të ndotura.

“Aty në plazh, jo në jug, se aty as që afrohemi dot, derdhen ujërat e zeza, cilësia është skandaloze,” thekson ai teksa nënvizon se ushqimi është aspekt tjetër i kushtueshëm që pensionistëve ua bën të papërballueshme pushimet.

“[Pensionistët] Me bukë me djathë nga shtëpia, hanë ndonjë sufllaqe dhe këto janë pushimet tona dhe çfarë na dërgojnë nipër e mbesa ndonjë lekë, se me pensionin që marr unë për shembull, nuk mbuloj dot asgjë, se e harxhoj për ilaçe,” shprehet Shino.

Pensioni mesatar në Shqipëri gjatë vitit 2024 ishte rreth 165 euro në muaj, që sipas përgjigjeve në anketa mbulojnë maksimumi 3 ditë pushime.

Paralajmërimi i ekspertëve, turizmi po bëhet elitist

Zef Preçi, ekspert i ekonomisë, thekson se struktura e të ardhurave në Shqipëri dhe politikat publike të dobëta e kanë bërë turizmin të paarritshëm për shumë qytetarë. Ai shprehet se me këtë dinamikë, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë, ajo me të ardhura mbi mesataren, ka mundësi reale për të planifikuar pushime.

“Sipas statistikave, familjet shqiptare shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave vetëm për ushqim, 9-10% për strehim dhe shërbime, 6-7% për transport, dhe vetëm 7-8% për restorante dhe hotele, ku futen edhe pushimet. Kjo tregon se hapësira për turizëm është shumë e kufizuar,” analizon Preçi.

Sipas Preçit, inflacioni dhe rritja e çmimeve, kanë ndikuar direkt në shkurtimin e ditëve të pushimit dhe zgjedhjen e zonave më të lira.

“Nëse kjo tendencë vazhdon, polarizimi i shoqërisë do të thellohet edhe më shumë,” paralajmëron Preçi.

Eva Kushova, eksperte turizmi, pohon se çmimet po i afrohen gjithmonë e më shumë nivelin e vendeve evropiane, ndërsa të ardhurat mbeten shumë më të ulëta. Sipas saj, vetëm disa zona si Durrësi, Lezha apo Shkodra ofrojnë alternativa më ekonomike për pushime.

“Për pensionistët pushimet janë të pamundura pa ndihmën e familjes apo fëmijëve jashtë vendit. Familjet me të ardhura mesatare bëjnë maksimumi pesë ditë pushime, studentët edhe më pak,” komentoi ajo.

Kushova dhe Preçi theksojnë se mungesa e strategjisë shtetërore për turizmin dhe dominimi i interesave private në bregdet kanë çuar në përjashtimin e shtresave të mesme dhe të varfra nga mundësia për pushime. Ata propozojnë uljen e TVSH-së për ushqimet bazë, rritjen e transportit publik dhe vendosjen e çmimeve tavan për shërbimet në bregdet.

“Absolutisht nuk ka asnjë strategji. Ka vetëm disa plazhe publike ku qytetarët nuk paguajnë shezlongë. Qeveria duhet të monitorojë çmimet, të ulë TVSH-në për ushqimet e shportës dhe të mundësojë transport publik të rregullt. Por kjo nuk po ndodh,” vijon Kushova.

“Duhet të ndalohet pushtimi i çdo metri katror nga segmentet e lidhura me krimin dhe oligarkët. Në plazhet e dhëna me qira për operatorë turistikë, qeveria mund të vendosë çmime tavan për shezlongët dhe të lejojë konkurrencën për uljen e tyre, siç ndodh në Greqi,” sugjeron Preçi.

Për Kushovën marrja në konsideratë nga qytetarët shqiptarë për të kaluar pushimet në Mal të Zi apo Greqi ndodh, jo se atje çmimet janë më të lira, por ka më shumë organizim.

“Në Greqi nuk paguan për çadër, por për dy pije, plazhi është publik, transporti dinjitoz dhe paketat e integruara lehtësojnë turistët,” analizoi ajo teksa shtoi se në Shqipëri “nuk e di kurrë se sa do të të shkojnë pushimet”.

Kushova dhe Preçi bien dakord për një fakt: nëse kjo tendencë vijon, pushimet do të mbeten privilegj vetëm për të pasurit, duke përforcuar më tej pabarazitë ekonomike dhe sociale në vend.

Lexoni gjithashtu:

The post Shqiptarët e përjashtuar nga bregdeti appeared first on Citizens.al.

Turizmi shqiptar humb shkëlqimin, 121 mijë turistë nga Kosova më pak

30 August 2025 at 19:02

Nga 23% në vetëm 3,5% rritje – turizmi shqiptar në rënie alarmante

Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.

Gjatë periudhës janar–korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ndikimin më të madh në rënien e turizmit e ka pasur Kosova me 121 mijë shtetas më pak.

… nuk janë shumë optimiste në qoftë se ne bazën e zhvillimit ekonomik, të rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë 2025-ës e kishim bazuar kryesisht te turizmi,” thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Ky stanjacion, pra, fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon te turizmi ynë,” shton kolegu i tij, Fatos Çoçoli.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, disa nga faktorët e këtij fenomeni janë mungesa e infrastrukturës dhe çmimet e larta.

Janë problematika që përmenden ndër vite në Shqipëri: aspekti i mungesës së infrastrukturës, e cila vazhdon të lërë për të dëshiruar; mbeturinat vazhdojnë akoma të digjen në mënyrë spartane,” shprehet z. Muço.

Është e pafalshme që çmimet mesatarisht të këtij sezoni turistik veror, sidomos në Jug, të jenë rritur me 12–20 për qind. Duhet ta shikojmë politikën tonë të çmimeve. Ajo po na i mban larg të huajt që na vijnë për të na vizituar, thekson eksperti Çoçoli.

Por a mund të bënte më shumë qeveria në këtë sektor?

Kam përshtypjen që këtu nuk është faji i qeverisë. Qeveria mund ta formalizojë sektorin. Sektori i turizmit është sektor që vuan nga një informalitet relativisht i lartë. Për pjesën që abuzohet me çmimet apo me shërbimin nuk është faji i qeverisë,” thotë z. Muço.

Edhe për muajin korrik, shifrat kanë qenë jopremtuese, me një rritje prej 0,3% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë./RTSH

The post Turizmi shqiptar humb shkëlqimin, 121 mijë turistë nga Kosova më pak appeared first on Telegrafi.

Rama godet me ironi kritikët për turizmin, publikon video nga Durrësi

14 August 2025 at 18:33

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë një video nga një plazh i mbushur plot në Durrës, duke ironizuar ata që, sipas tij, përhapin idenë se turizmi në vend ka ngecur.

“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi.

Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Turizmi në Shqipëri ka njohur rritje të ndjeshme vitet e fundit, duke thyer rekorde me mbi 10 milionë vizitorë të huaj në 2023-in.

Ndërkohë, sezoni i këtij viti është shoqëruar me debate politike, ku qeveria flet për sukses, ndërsa kritikët pretendojnë rënie të prenotimeve në disa zona.

The post Rama godet me ironi kritikët për turizmin, publikon video nga Durrësi appeared first on Telegrafi.

Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri të Shqipërisë

10 August 2025 at 23:19

Pavarësisht rritjes së numrit të hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri, sezoni turistik veror në bregdet nuk po reflekton pritshmëritë.

Turistët e huaj nuk po preferojnë pushimet klasike me plazh, por eksplorimin me kosto të ulët.

Kjo ka sjellë mungesë fluksi në hotele gjatë javëve, me frekuencë më të madhe vetëm në fundjava, duke detyruar shumë struktura hoteliere të ulin çmimet me 10–25% dhe të intensifikojnë reklamimin online.

Të paktën ky është përfundimi në të cilin arrin “Monitor.al” pasi kontaktoi me operatorë turistikë, struktura hoteliere si dhe krahasoi të dhënat në platformat e Booking dhe Airbnb për të parë çmimet këtë sezon, duke marrë çmimet mesatare më të ulëta dhe më të larta për një strukturë akomoduese të regjistruar formalisht dhe të kategorizuar.

Sipas të dhënave të artikullit të publikuar këtë të dielë, më 10 gusht, arsyet kryesore të rënies së kërkesës për pushime në bregdet janë: Mungesa e turistëve nga Kosova (veçanërisht shtresa e mesme), për shkak të liberalizimit të vizave dhe zhvlerësimit të euros; Largimi i pushuesve shqiptarë drejt destinacioneve më ekonomike jashtë vendit; Ndryshimi i profilit të turistit të huaj, që kërkon eksperienca të ndryshme, jo vetëm plazh; Hyrja në treg e strukturave të reja akomoduese që kanë rritur konkurrencën dhe kanë ulur çmimet.

Tabela e çmimeve të hoteleve për një natë dhe e shezloneve sipas zonave

Situata sipas zonave:

Ksamili & Saranda: Ulje çmimesh me 10–25% për shkak të mungesës së rezervimeve dhe shtimit të apartamenteve me qira.

Borshi & Qeparoi: Të vetmet me rritje çmimesh për shkak të kërkesës së lartë.

Vlora & Himara: Reflektim i konkurrencës me ulje të ndjeshme çmimesh deri në 50% në mesataren e sipërme.

Durrësi & Golemi: Rezistojnë më mirë, me raport të mirë çmim/shërbim dhe fokus te turizmi i organizuar.

Velipoja & Shëngjini: Mbështeten nga “turizmi patriotik” (Kosova). Çmimet mbeten ekonomike, por është shtuar segmenti i shtrenjtë me rritje të lehta çmimesh.

The post Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri të Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po bëhet destinacion edhe për dasma

9 August 2025 at 17:57

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të ri dhe të preferuar për çiftet e huaja që duan të kurorëzojnë dashurinë në mënyrë të veçantë.

Nga bregdeti magjepsës i jugut, deri te kalatë mesjetare e fshatrat piktoreske, vendi ofron një sfond unik për dasma që kombinojnë natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale.

Arkitektja Juliana Osmënaj, e cila prej shumë vitesh merret me organizimin e këtyre eventeve thotë se prej më shumë se katër vitesh, Shqipëria është futur në hartën e “weddings destination”.

“Rasti na ka çuar me çiftet e përziera, pra kur njëri nga bashkëshortët ishte i huaj dhe duke parë këtë kënaqësinë që kur të huajt vinin këtu kishin edhe me zakonet tona të damave, lindi ideja që ta reklamonim si një ‘destination weddings’. Duke parë kërkesën që pati, avash-avash shkoi në projekte konkrete dhe tani mund të them që është trefishuar si kërkesa ashtu edhe konkretizimi i këtyre dasmave”.

Sipas Osmënajt, çiftet e huaja që zgjedhin Shqipërinë si vend për t’u martuar janë kryesisht nga Europa Veriore.

“Gjermani, Angli, vendet nordike, madje edhe nga Australia e Largët kemi pasur kërkesa. Normalisht duke qenë se është një dasmë me destinacion, vetë ata i ftojnë miqtë e tyre, por jo të gjithë janë në gjendje që të vijnë. Në përgjithësi variojnë në 50 persona, ka edhe me 30, ka edhe 80, më të rralla janë në 100”./Tv Klan

The post Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po bëhet destinacion edhe për dasma appeared first on Telegrafi.

Plazhet publike në Shqipëri: Premtime pa investime

4 August 2025 at 15:31

Nga: Arbjona Çibuku dhe Jeta Kasemi

Premtimet dhe aksionet e qeverisë për lirimin e plazheve të zaptuara dhe kthimin e tyre në plazhe publike nuk u shoqëruan me investime në këto zona.

Teksa qytetarët shprehen se preferojnë të pushojnë në plazhe publike për arsye ekonomike, ata janë të pakënaqur me cilësinë dhe shërbimet në këto plazhe.

Papastërtia, ndotja, mungesa e infrastrukturës dhe aksesit mbeten problemet kryesore, ndërsa personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga pushimet në det.

“Papastërti dhe mungesë aksesi”

Përmes një pyetësori i online, Citizens mblodhi perceptimin e qytetarëve sa i përket plazheve publike.

Shumica u shprehën të pakënaqur për pastërtinë në vijën bregdetare, hapësirat e pakta publike, mungesën e aksesit, parkimeve dhe shërbimeve. Disa prej tyre, thanë se kjo gjendje i ka shtyrë që të zgjedhin plazhet private, ose dhe të pushojnë jashtë shtetit.

“Aty ku ka plazh publik nuk ke ku parkon dhe nuk ka asnjë shërbim,” u ankua një qytetar në pyetësorin e Citizens.al.

“Kanë kthyer edhe plazhin publik në gjysmë-privat, duke ngulur çadra e zhezlongë që nuk i heqin kur largohen, i lënë aty për ditën e nesërme,” u shpreh një tjetër pushues i revoltuar.

Pamje nga plazhi publik i Currilave, Durrës, korrik 2025/Citizens.al

Jonida Velia, pushuese në Vlorë, sheh me të njëjtin shqetësim mungesën e plazheve publike me mungesën e sigurisë dhe infrastrukturës. Në këtë pikë, ajo thekson si problematike mungesën e rojeve në stacionet e plazheve, shërbimeve bazike dhe stafeve të trajnuara.

“Çmimet janë rritur, por cilësia ka mbetur e ulët. Papastërtia, mungesa e sigurisë. Nuk kam hasur asnjë roje plazhi,” tregoi ajo për Citizens.al teksa përmendi se kjo mungesë ndihej më shumë në plazhin ku pushonte, pasi frekuentohej nga familjarë.

Sipas Jonidës, duhet të ketë barazi mes plazheve publike dhe private ndërsa higjiena dhe shërbimi me stafe të trajnuara mbeten pika ku duhen investuar.

“Çdokush meriton pushime, por jo të gjithë mund t’i përballojnë çmimet e shezlongëve nga 10-100 mijë lekë,” theksoi ajo.

Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe shërbimeve të duhura duket se i shton arsyet për ta konsideruar plazhin publik një alternativë të dytë.

Mjalinda, tregoi me pakënaqësi për Citizens.al se zgjodhi të pushojë në Greqi këtë verë, pasi qasja në plazhet publike shqiptare, sipas saj, është “e kufizuar” dhe ndotja “shumë e lartë”, sidomos nga kanalizimet e ujërave të zeza, të cilat derdhen në bregdet.

“Në periudha të ndryshme, gjatë sezonit veror, mban erë të keqe,” tregon Majlinda për situatën e plazheve pranë portit të Durrësit.

Një qytetar tregoi në pyetësorin e Citizens.al se ngjashëm, ndotje, ka edhe Zvërneci në Vlorë me “plazhe të lira plot, por mbushur me mbeturina dhe xhama.”

Pamje nga plazhi publik i Currilave, Durrës, korrik 2025/Citizens.al

Përballë këtij perceptimi të qytetarëve Citizens.al iu drejtua me kërkesa për informacion njësive vendore bregdetare, të cilat administrojnë plazhe publike. Prej tyre dha përgjigje vetëm Bashkia Durrës.

Në total, në 14 zona plazhesh – nga Shetaj, Gjiri i Lalzit, Hamallaj, Porto Romano, Currilat etj. –  Durrësi numëron zyrtarisht rreth 800 parcela të ndara mes resorteve (5%; 34), hoteleve dhe restoranteve (70%; 564) dhe plazheve publike (25%; 206).

Bashkia pranon se nuk ka buxhet të dedikuar për mirëmbajtjen e plazheve, por thekson se pastrimi i tyre bëhet nga privatët për parcelat e dhëna në përdorim, dhe nga Ndërmarrja Komunale për plazhet publike.

Ajo deklaron për marrjen e masave administrative kundër zaptuesve, por rezultatet mungojnë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) renditi Shqipërinë të fundit në Evropë për cilësinë e ujërave. Vetëm 16% e plazheve shqiptare u vlerësuan me ujë “të një cilësie të shkëlqyer”.

Situata është e përsëritur edhe në vitet e kaluara. Të dhënat e raportuara nga Citizens.al gjatë verës së 2024, paralajmëronin për një gjendje të përkeqësuar.

Ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) nënvizuan asokohe mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura, shkarkimet e pakontrolluara urbane dhe mungesën e një kalendari të qëndrueshëm monitorimi si shkaqet kryesore.

Në terren situata vazhdon të jetë e njëjtë, ndotja është e dukshme dhe hapësirat publike janë shpesh të padukshme për qytetarët dhe me mungesë shërbimesh.

Pamje nga plazhi publik i Currilave, Durrës, korrik 2025/Citizens.al

Plazhi, “tokë e ndaluar” për personat me aftësi të kufizuara

Nga raportimet e qytetarëve kuptohet se plazhet publike vuajnë për infrastrukturë të përshtatshme. Por ata që duket se e vuajnë më shumë, janë personat me aftësi të kufizuara.

Suela Lala, aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, i quan plazhet “tokë e paprekshme” për këtë kategori. Ajo kritikon mungesën e ligjeve, investimeve dhe masave konkrete për aksesin në plazhe ku mungojnë platformat, tualetet, dushet, apo dhe dhomat e zhveshjeve.

“Ka dhe mungesë legjislacioni që e adreson aksesin në plazhe apo hapësira të tjera pushuese si pishina, liqene, lumenj,” theksoi Suela, e cila veçoi aksionin e ndërmarrë në Kavajë në vitin 2022 nga një nismë vullnetare për karriget speciale për hyrjen në det.

“Në botë, këto karrige i blen dhe i mundëson shteti,” shtoi Suela e zhgënjyer, e cila nuk kishte informacion se çfarë ishte bërë më tej me projektin në Kavajë.

Sipas Suelës kategoria e personave me aftësi të kufizuara duket se nuk është në fokusin e qeverisë apo bashkive.

“E kemi ngritur si problem edhe me vetë minsitren, duke thënë që për sa kohë turizmi është sektor strategjik bashkë me gjithë turistët vinë edhe të moshuar edhe persona më aftësi të kufizuar”, thotë Suela dhe shton se duhet që të mendohet që nga akomodimi, që nga mjetet lëvizëse, që nga shërbimi në të gjitha elementet dhe se kjo duhet parashikuar me në ligj.

Pamje nga plazhi publik i Currilave, Durrës, korrik 2025/Citizens.al

Por Shqipëria, thotë ajo, është larg aksesueshmërisë në plazhe, pasi institucionet deri më sot nuk kanë kryer as ndonjë studim “që të na ofrojnë detin dhe rërën që na i jep Zoti”.

Edhe në pyetësorin e Citizens dhjetëra qytetarë që e plotësuan u shprehën se plazhet janë të paakseushme për këtë kategori pushuesish.

Teksa qeveria dhe bashkitë promovojnë shtimin e plazheve publike, lirimin e hapësirave të zaptuara nga privati, realiteti në terren tregon një tjetër fytyrë. Plazhet publike vijojnë të jenë të pakta dhe me mungesë shërbimesh, nuk ka shërbime si tualete, dushe, kosha, roje bregdetare.

Kështu plazhet publike mbeten të pakta, të ndotura dhe pa shërbime. Qeveria dhe bashkitë promovojnë lirimin e hapësirave, por realiteti në terren nuk ndryshon.

Ky material është përgatitur në kuadër të nismës “Citizens Report” pjesë e projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” që zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi i autorit dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian apo partnerëve të sipërpërmendur.

The post Plazhet publike në Shqipëri: Premtime pa investime appeared first on Citizens.al.

❌
❌