Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emigracioni shqiptar/ INSTAT: Shumica e diasporës, në Itali dhe Greqi

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:16

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milione shtetas gjatë vitit 2025.Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Diaspora e shqipërisë  ” ku është përllogaritur  popullsia shqiptare që jeton  jashtë vendit dhe  rezulton se Italia dhe Greqia kanë numrin më të lartë  të emigrantëve ndjekur nga Gjermania Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia  janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë.

Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë.Raporti veçon edhe komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili përllogaritet në rreth 206 mijë persona.

Sipas të dhënave të Instat rreth gjysma e lejeve të qëndrimit në vendet europiane ëshët dhënë për bashkim familjar ndjekur nga arsyet e punësimit e më pas studimi.vërehet se 1.1 milionë individë janë meshkuj dhe  rreth 1 millione  femra.

Përllogaritjet e diasporës tregojnë se ajo përfshin një popullsi relativisht të re   dhe pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 77 % ndjekur nga grupmosha 0-14vjec. Shqiptarët mbi 65 vjeç që jetojnë në diasporë zënë vetëm 5% të totalit.Kjo tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse.

Pothuajse gjysma e migrantëve transferojnë një pjesë të të ardhurave të tyre në Shqipëri përmes remitancave. Vendimi për të dërguar remitanca është i lidhur pozitivisht me suksesin e emigrantëve në gjenerimin e të ardhurave dhe kursimeve jashtë vendit.

Migrantët kanë tendencë të dërgojnë remitanca kryesisht nëpërmjet miqve ose kur vizitojnë vetë Shqipërinë, ndërsa kanalet formale, siç janë bankat dhe operatorët e transferimit të parave përdoren si metodë kryesore në vetëm 30 përqind të rasteve.Mesatarisht, migrantët fitojnë 2.5 herë më shumë sesa fitonin para migrimit dhe gati 2.5 herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që qëndrojnë në Shqipëri./abcnews.al

13:45 Lantona Sado zgjidhet mes tymit Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT-it

By: Kesjana
18 December 2025 at 13:45

Kuvendi miratoi sot projektligjet në rendin e ditës, në një situatë të tensionuar nga opozita, e cila bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë në sallë.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.
Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.
Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.
Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.
“Roli i INSTAT-it është strategjik në mbështetje të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së statistikave zyrtare në rrugën e re që Shqipëria synon të ndjekë drejt integrimit europian.

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

18 December 2025 at 11:22

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.

Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.

Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.

Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.

“Roli i INSTAT-it është strategjik në mbështetje të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së statistikave zyrtare në rrugën e re që Shqipëria synon të ndjekë drejt integrimit europian. /j.p/

The post Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit

17 December 2025 at 13:30

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Aktiviteti tregtar në vend u ngadalësua gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për tregtinë e jashtme eksportet e mallrave gjatë 11-mujorit arritën 319 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 7%, ndërsa importet u ulën me 1%, duke arritur 807 miliardë lekë.

Deficiti tregtar për periudhën janar-nëntor ishte 488 miliardë lekë, duke u rritur me 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndikimin kryesor në uljen e eksporteve e dha grupi i materialeve të ndërtimit dhe metale me 5%, pasuar nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 1,6, ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet ushqime, pije, duhan me 0,8% dhe makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi me 0,6.

Gjatë njëmbëdhjetëmujorit, importet nga Italia u ulën me 1,8%, nga Turqia me 12,5% dhe Gjermania me 6,2%, ndërsa rritje shënuan importet nga Kina me 22,6%, Greqia me 3,5% dhe Kosova me 2,2%. /j.p/r.e/

The post Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore

16 December 2025 at 14:45

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me pagat më të ulëta në rajon dhe faktori ekonomik është arsyeja kryesore që nxit emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas “Anketës së Migrimit në Familje” (2024), migrimi ka sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Por njëkohësisht ka prodhuar tkurrje demografike dhe mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Për çdo një nga katër familje përfituese, remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, 45% e bizneseve raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë vendet e lira të punës.

Raporti – i përpiluar nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, dega Shqipëri (IOM Albania), Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Banka Botërore – është realizuar si një vëzhgim mbi më shumë se 3,800 familje me anëtarë emigrantë dhe 1,198 familje pa emigrantë, në të gjitha rajonet e vendit.

Mërgimi një realitet strukturor familjar

Të dhënat tregojnë se 37% e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar në mërgim ose që u është kthyer. Prej tyre, 22% kanë një mërgimtar aktualisht jashtë vendit dhe 20% të kthyer.

Rreth 5% e familjeve kanë më shumë se një anëtar në mërgim. Këto shifra e bëjnë emigrimin pjesë të qëndrueshme të strukturës familjare në Shqipëri.

Rreth 70% e emigrantëve aktualë largohen për arsye ekonomike. Vetëm 6% deklarojnë arsye arsimin, ndërsa 16% mërgojnë për arsye familjare.

Burrat emigrojnë kryesisht për punë, ndërsa gratë më së shumti për bashkim familjar. Ky dallim reflekton role gjinore të pabarabarta në vendimmarrjen migratore.

Nga pikëpamja ligjore, një e katërta e emigrantëve shqiptarë nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Kjo përfshin 23% të të kthyerve dhe 29% të emigrantëve aktualë.

Para largimit, ata që emigrojnë janë më pak të punësuar se ata që qëndrojnë dhe për rrjedhojë me paga më të ulëta.

Si pasojë e përgatitjeve për t’u larguar, shumica përjetojnë rënie të ndjeshme të normës së punësimit, e cila bie nga 62% dy muaj para largimit në vetëm 9% në muajin e fundit të jetesës në Shqipëri.

Ky tranzicion shoqërohet me pasiguri ekonomike në përgatitjet për t’u larguar. Trajnimet profesionale janë të kufizuara dhe më të përhapura tek gratë dhe të rinjtë.

Rreth 24% e grave marrin ndonjë trajnim apo aftësim profesional para se të emigrojnë. Kjo gjë ndodh edhe më pak te burrat, 17%. Diferenca në këtë statistikë tregon akses të pabarabartë në përgatitjen për tregun e huaj të punës.

Rreth gjysma e emigrantëve i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë duke marrë para borxh. Emigrimi shfaqet kështu si investim me rrezik të lartë dhe barrë për familjet apo familjarët që qëndrojnë në Shqipëri.

Remitancat dhe sfidat e kthimit

Sipas raportit, remitancat u dërgohen familjarëve në Shqipëri kryesisht përmes kanaleve informale, miqve, familjarëve apo përmes vetë vizitave në vend. Vetëm rreth 30% përdorin banka ose operatorë zyrtarë transfertash.

Kjo do të thotë se shumica e remitancave mbeten jashtë sistemit zyrtar ekonomik. Kjo prirje kufizon transparencën dhe politikat ekonomike afatgjata.

Dërgimi i remitancave rritet me moshën dhe është më i lartë te grupmosha 45-64 vjeç. Këta emigrantë mbajnë barrën kryesore financiare për familjet që qëndrojnë në Shqipëri.

Ndërkohë, shumica e të kthyerve janë burra të moshës 35-54 vjeç. Kthimi lidhet kryesisht me arsye familjare, përfundim kontratash ose humbje pune.

Raporti vëren se rreth 45% e kthimeve kanë ndodhur mes viteve 2020-24. Treguesi sinjalizon një dinamikë të re emigrimi pas pandemisë.

Ndërkohë, ri-integrimi në tregun e punës mbetet sfidues për emigrantët shqiptarë që kthehen sërish në vend. Të rikthyerit më të fundit kanë shanse më të ulëta punësimi se ata të kthyer më herët.

Sipas anketës, emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë jashtë vendit krahasuar me të ardhurat që ata merrnin në Shqipëri para se të largoheshin. Edhe pas rikthimit, të ardhurat mbeten rreth 26% më të larta se para emigrimit.

Kjo tregon se emigrimi sjell përfitime individuale afatgjata. Por për vendin, kostoja demografike dhe ekonomike mbetet e lartë kjo pasi luhatjet në fuqinë punëtore tkurr mundësinë e sipërmarrjeve për t’u zgjeruar.

Lexoni gjithashtu:

The post Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore appeared first on Citizens.al.

Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025

16 December 2025 at 15:11

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sipas INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve u rrit me 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. I përshtatur sezonalisht, ky tregues u rrit me 1,4% në krahasim me tremujorin paraardhës.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 5,2% në bazë vjetore. Ndërkohë, tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara regjistroi një rritje më të lartë, prej 8,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024.

Në terma tremujorë, të dhënat e përshtatura sezonalisht tregojnë se volumi i shitjeve u rrit me 1,3% në tregtinë me pakicë pa hidrokarbure dhe me 3,4% në tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, kundrejt tremujorit paraardhës.

Në rritjen vjetore prej 6,0% të volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, grupi i artikujve jo-ushqimorë kontribuoi me 1,8 pikë përqindje, po aq sa edhe grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Ndërsa tregtia me pakicë e hidrokarbureve dha kontributin më të lartë, me 2,4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, këta tregues konfirmojnë vijimin e rritjes së konsumit dhe dinamizmin e aktivitetit tregtar në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. e.xh/j.p/

The post Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Rënie në industri, rritje në ndërtim dhe furnizim me ujë

16 December 2025 at 13:51

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ INSTAT publikoi statistikat afatshkurtra me treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e tretë 2025.

Sipas INSTAT, industria shënoi rënie në treguesit kryesorë, ku indeksi i shitjeve neto u ul me 8,4%, prodhimi me 5,4% dhe numri i të punësuarve me 2,5%. Megjithatë, fondi i pagave shënoi rritje 5,3%.

Në sektorin Energji elektrike, Gaz dhe Avull, indeksi i prodhimit ra 16,4%, ndërsa shitjet neto u ulën me 0,4%. Numri i punësuarve u rrit lehtësisht me 0,2% dhe fondi i pagave me 4,8%.

Sektori i Furnizimit me ujë, Trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve regjistroi rritje të forta: shitjet neto u rritën 10,1%, prodhimi 8,9%, punësimi 0,9% dhe fondi i pagave 7,8%.

Ndërtimi shënoi performancë të lartë, me rritje të treguesve: shitjet neto me rritje 7,4%, prodhimi me 6,6% rritje, punësimi 6,0% me shumë dhe fondi i pagave  u rrit me 15,7%.

Treguesit e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një përqindje rritjeje në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve të ujit, ndërsa industria dhe energjia përballen me sfida në volumet e prodhimit dhe të shitjeve. e.xh/j.p/

The post INSTAT: Rënie në industri, rritje në ndërtim dhe furnizim me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hulumtimi i Migracionit 2024, shqiptarët jashtë vendit fitojnë më pak se pritshmëritë

15 December 2025 at 15:48

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Hulumtimi Kombëtar i Migracionit 2024, i realizuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në partneritet me Bankën Botërore, zbulon profilet dhe modelet e migracionit të shqiptarëve, duke ofruar të dhëna të pasura për politikat migratore.

Sipas studimit, migracioni shqiptar kryesisht përbëhet nga të rinj, meshkuj dhe punëtorë me aftësi të mesme, të motivuar nga mundësitë ekonomike jashtë vendit. Më shumë se tre të katërtat e migrantëve aktualë janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është 25-44 vjeç.

Hulumtimi tregon se migracioni ndryshon sipas arsimimit dhe destinacionit: rreth një e treta e shqiptarëve që shkojnë në SHBA kanë arsim të lartë, ndërsa vetëm 5% e atyre që shkojnë në Greqi kanë përfunduar arsimin universitar. Përveç kësaj, prefekturat bregdetare dhe qendrore regjistrojnë nivele më të larta migracioni për shkak të afërsisë me destinacionet kryesore, si Italia dhe Greqia.

Para largimit, migrantët punojnë kryesisht në pozicione me aftësi të ulëta dhe fitojnë rreth 10% më pak se të punësuarit që nuk migrojnë. Tre muaj para largimit, 75% e migrantëve punojnë, por kjo shifër bie në vetëm 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon gjithashtu një diferencë të madhe mes pritshmërive dhe të ardhurave reale të migrantëve. Migrantët që jetojnë jashtë vendit prisnin të fitonin mesatarisht 3,900 dollarë në muaj, por të ardhurat reale arrijnë vetëm rreth 2,200 dollarë, duke i detyruar të kursejnë më pak se sa prisnin (450 dollarë kundrejt pritshmërive prej 1,270 dollarësh). Ky hendek i pritshmërive është më i madh për migrantët në Greqi, me një diferencë prej 52% tek të ardhurat dhe 69% tek kursimet.

Hulumtimi, që përfshin 3,804 familje migrantësh dhe 1,198 familje jo-migrantësh, kombinon intervista të drejtpërdrejta dhe sondazhe telefonike me shqiptarë jashtë vendit, duke siguruar të dhëna më të sakta dhe të hollësishme mbi ciklin e plotë të migracionit.

Ky studim shërben si bazë për politika migratore të bazuara në evidencë dhe përputhet me qëllimet e Marrëveshjes Globale për Migracionin e Sigurt, të Rregullt dhe të Rregulluar.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në fjalën e saj tha se migracioni është një element shumë i rëndësishëm i familjeve shqiptare dhe varësia ndaj remitancave mbetet e lartë.

Zëvendësdrejtore e grupit për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Evis Sulko theksoi se pjesa më e madhe e migrantëve nuk kanë marrë mbështetje. /j.p/

The post Hulumtimi i Migracionit 2024, shqiptarët jashtë vendit fitojnë më pak se pritshmëritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Papunësia bie në 8,1%, më shumë të rinj aktivë në tregun e punës

11 December 2025 at 10:40

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Papunësia në vend ka rënë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke arritur në 8,1%.

Referuar treguesve të publikuar nga Anketa Tremujore e Tregut të Punës për tremujorin e tretë të vitit, tek të rinjtë 15-29 vjeç, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm, në 15%, një ulje e dukshme krahasuar me një vit më parë.

Papunësia mbetet më e lartë tek gratë me 9,7% krahasuar me burrat me 6,8%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjithnjë e më shumë njerëz po marrin pjesë në tregun e punës.

Në grupmoshën 15-64 vjeç, pjesëmarrja arriti në 76,5%, ndërsa tek të rinjtë 15-29 vjeç është 53,5%.

Numri i personave të punësuar arriti në 1.178.604, me një rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e punësimit për burrat rezulton më e lartë se për gratë, respektivisht 76,6% dhe 62,7%, ndërsa tek të rinjtë shkalla e punësimit është 45,5%.

Po ashtu, INSTAT nënvizon se 23,5% e popullsisë 15-64 vjeç është ekonomikisht joaktive, duke përfshirë ata që kryejnë detyra shtëpiake, apo kanë paaftësi për punë. Tek të rinjtë, 46,5% nuk janë aktivë në tregun e punës, shumica prej tyre duke ndjekur arsim ose trajnim.

/a.f/

The post INSTAT: Papunësia bie në 8,1%, më shumë të rinj aktivë në tregun e punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

By: V K
11 December 2025 at 09:16

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë, po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qarqeve të tjera dhe kryeqytetit.

Të dhënat mbi ekonominë e Rajoneve të publikuara së fundmi nga INSTAT që i referohen vitit 2023, tregojnë se, gjysma e qarqeve rreth 5 prej tyre e kishin PBB-në për frymë më pak se gjysma e kryeqytetit.

Qarku me të ardhurat më të ulëta është Kukësi, me vetëm 40.2% të Tiranës, çka vë në dukje pabarazitë e mëdha territoriale në vend.

Pas tij vijnë Dibra dhe Berati, me rreth 43–44% të nivelit të Tiranës, ndërsa Elbasani dhe Korça shfaqin një situatë pak më të mirë, por sërish nën 50% te të ardhurave për frymë të Tiranës.

Lezha dhe Shkodra gjithashtu, kanë të ardhura për frymë që variojnë nga 50.7% deri në 56.4% të Tiranës, Gjirokastra ngjitet në 62.5%, duke hyrë në grupin e qarqeve me të ardhura më afër mesatares kombëtare.

Në vijim, Vlora, Fieri dhe Durrësi paraqiten si qarqet më të zhvilluara jashtë Tiranës, me nivel të të ardhurave që shkon nga 71% në mbi 79% të vlerës së kryeqytetit, për shkak të peshës së lartë të sektorëve të turizmit, industrisë dhe transportit në këto rajone.

Në vitin 2023, në rajonin e Veriut, ku bëjnë pjesë qarqet e Shkodrës, Durrësi, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës PBB për frymë është 819 mijë Lekë ose 16,80 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, PBB për frymë rezultoi 1,9 milionë lekë në 2023 ose 21,8 % mbi mesataren e vendit.

Në rajonin e Jugut të vendit, ku përfshihen qarku i Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës PBB për frymë ishte 845 mijë lekë në 2023 ose 14,12 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.3 milionë lekë, duke u vlerësuar 38,9 % mbi mesataren e vendit.

Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë, e ndjekur nga qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku dhe qarku Berat me 599 mije Lekë.

Në vitet në vijim hendeku i ekonomik me rajonet e tjera pritet të thellohet më tej, për shkak se PBB-ja e kryeqytetit po rritet me ritme më të shpejta./B.Hoxha

The post INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Papunësia në ulje/ INSTAT: Në periudhën korrik- shtator arriti në 8.1 për qind

By: Re Nato
10 December 2025 at 18:31

Numri i personave të papunë në Shqipëri ka vijuar të ulet përgjatë vitit 2025. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla e papunësisë zbriti në 8.1%, duke shënuar nivelin më të ulët historik në 5 vitet e fundit. Ky është një tregues optimist që reflekton ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart ka arritur në 1.178.604 persona, me një rritje prej 0,7%.

Ndikimin kryesor në rritjen e punësimit e ka dhënë sektori i shërbimeve, i lidhur ngushtë me turizmin, me 3.7%, si edhe industria me 2.1%. Ndërkohë, një rënie të fortë ka regjistruar punësimi në sektorin bujqësor.

Nga të dhënat e INSTAT vërehet se shkalla e papunësisë është më e ulët për burrat dhe më e lartë për gratë. Vlen të theksohet se në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15–29 vjeç ka qenë 15.0%, duke u ulur me 2.8 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Po ashtu, sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto ka shënuar rritje, duke arritur në 83,300 lekë, ose 7.3% më shumë se një vit më parë. Rritja më e madhe e pagave u regjistrua në sektorin e ndërtimit, ndërsa sipas profesioneve, rritje më të lartë patën zejtarët, artizanët dhe profesione të lidhura me to.

Niveli i papunësisë

  • Tremujori i tretë 2025: 8.1%
  • Tremujori i dytë 2025: 8.5%
  • Tremujori i parë 2025: 8.7%

Industria përpunuese udhëheq rritjen e çmimeve të prodhimit

8 December 2025 at 16:39

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) në tremujorin e tretë të vitit shënuan një rritje vjetore prej 0,2%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në sektorin e industrisë përpunuese, me 0,4%, si dhe në sektorët industri nxjerrëse, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, të cilët u rritën me nga 0,2%.

Brenda industrisë përpunuese, çmimet më të larta u shënuan në aktivitetet “prodhimi i mobilieve” dhe “prodhimi i pijeve”, të dyja me rritje 1,3%.

Ndërkohë, ulje e çmimeve u regjistrua në konfeksionimin e veshjeve dhe prodhimin e kimikateve, me nga 0,5%.

Çmimet e prodhimit për tregun vendas u rritën me 0,3%, kryesisht si rezultat i rritjes në industrinë përpunuese 0,7% dhe furnizimin me ujë 0,2%. Në të kundërt, industria nxjerrëse shënoi ulje me 1,6%.

Çmimet për eksport rezultuan me rritje minimale prej 0,1%. Kontributi kryesor erdhi nga industria nxjerrëse me 1,6% dhe aktivitetet e ujësjellësit 0,7%.

Ndërkohë, energjia elektrike dhe gazi ranë me 1,3%, ndërsa industria përpunuese u ul me 0,1%.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2025, IÇP shënoi një ulje të lehtë prej 0,1%.
Rënia më e madhe u regjistrua në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit me 0,3%), ndërsa ulje të vogla u shënuan edhe në industrinë përpunuese dhe atë nxjerrëse me 0,1%.

Për tregun vendas, çmimet u ulën kryesisht në industrinë nxjerrëse me 0,2%, ndërsa për eksport rënia ishte më e theksuar, me 0,2%, e ndikuar sidomos nga sektori i energjisë me 1,3%.

/r.e/

The post Industria përpunuese udhëheq rritjen e çmimeve të prodhimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë, ndikohen kryesisht nga energjia

8 December 2025 at 16:24

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Çmimet e importit në tremujorin e tretë regjistruan një ulje të lehtë prej 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa në raport me tremujorin paraardhës shënuan rënie me 0,2%.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), ulja vjetore e çmimeve të importit u ndikua kryesisht nga sektori “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar”, ku çmimet ranë me 4,6%.

Rënie u regjistrua gjithashtu në “furnizimin me ujë dhe aktivitetet e trajtimit të mbeturinave” me 0,7%, si edhe në “industrinë përpunuese”, që përfaqëson 94% të peshës totale të indeksit, me një ulje prej 0,3%.

Brenda industrisë përpunuese, zbritjen më të theksuar të çmimeve e pësuan aktivitetet e “përpunimit të produkteve ushqimore” me 1,7%, të ndjekura nga “prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri” me 1,2%, “konfeksionimi i veshjeve” me 0,8%, “prodhimi i pijeve” me 0,6% dhe “prodhimi i kimikateve” me 0,5%.

Ndërkohë, rritje të çmimeve shënuan “industritë e tjera” me 1,3%, “prodhimi i produkteve të duhanit” me 1,1% dhe “shtypshkrimi” me 0,8%.

Në ndryshimin tremujor, sektori i energjisë regjistroi një ulje prej 1,1%, ndërsa industria përpunuese ra me 0,1%.

Rritje u vërejt në seksionin e “furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve” me 0,9%.
Te industria përpunuese, ulja më e madhe u shënua te “përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3%, pasuar nga “prodhimi i kimikateve” me 0,9% dhe “përpunimi i tekstileve” me 0,6%.

Rritje tremujore shënuan çmimet e “produkteve metalikë të fabrikuar” me 0,8% dhe ato të “produkteve të duhanit” me 0,7%.

/r.e/

The post Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë, ndikohen kryesisht nga energjia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Çmimet e importit u ulën me 0,5% në 3-mujorin e tretë

5 December 2025 at 12:35

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Çmimet e mallrave të importit kanë shënuar rënie, duke dhënë një ndikim pozitiv në inflacionin e brendshëm.

INSTAT bën të ditur se, Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI), në tremujorin e tretë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,5%, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte -1,3%.

Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0,2%.

Sipas INSTAT, krahasuar me tremujorin e tretë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7%, “Industria përpunuese” rënie me 0,3%.

Nga ana tjetër seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,4 %. Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7 % pasuar nga Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej
kashte dhe xunkthi” me 1,2 %, “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 0,8 % , “Prodhimi i pijeve’’ me 0,6 % dhe “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimikeme 0,5 %.
INSTAT bën të ditur se, çmimet në aktivitetin “Industri të tjera p.k.t” shënuan rritje me 1,3 %, pasuar nga Prodhimi i produkteve të duhanit me 1,1 % dhe “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruarame 0,8 %, etj. /j.p/

The post INSTAT: Çmimet e importit u ulën me 0,5% në 3-mujorin e tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë

By: V K
3 December 2025 at 08:56

Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare.

Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.

Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore.

Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit.

Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një kohë që ndryshimet e klimës po kthehen në një rrezik real për qëndrueshmërinë ekonomike.

Vetëm përmbytjet e muajit nëntor kanë krijuar dëme që përllogaritën në miliona në euro në bujqësi dhe në asetët fizike të infrastrukturës publike.

Parimisht të ardhurat nga taksat mjedisore ekzistojnë për të mbrojtur mjedisin, por në praktikë, ato hyjnë në arkën e përgjithshme të shtetit njësoj si çdo taksë tjetër dhe nuk kanë detyrimisht kanë destinacion të dedikuar për mjedisin.

Edhe në vendet e BE vetëm një pjesë relativisht e vogël e taksave mjedisore përfundon në investime konkrete për mbrojtjen e mjedisit si, reduktimi i ndotjes së ajrit, restaurimi i biodiversitetit.

Vlerësimet tregojnë se në shumë vende të BE-se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk arrijnë as 50 për qind te të ardhurave te grumbulluara nga taksat mjedisore, por në Shqipëri ky raport nuk është as 2%.

Në vitin 2023 të ardhurat nga taksat e mjedisit zunë 9.4% te të ardhurave buxhetore.

Në BE Greqia dhe Bullgaria mbledhin më shumë taksa për mjedisin, por ato që shpenzojnë më shumë fonde buxhetore për çështjet mjedisore janë Gjermania, Franca dhe Italia.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh taksat dhe shpenzimet mjedisore si një instrument ekonomik që duhet të funksionojë jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendeve.

Por gjithashtu FMN mbështet taksimin e karbonit dhe taksa të tjera për ndotjen, duke i konsideruar ato si mënyrat më efikase për të ulur emetimet dhe për të orientuar ekonominë drejt energjive të pastra.

Sipas Fondit taksat e mjedisit duhet të kthehen në investime që prodhojnë përfitime afatgjata.

Pavarësisht nëse përdoren për zgjerimin e transportit publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, për energji të rinovueshme apo për mbështetjen e familjeve të cenueshme që preken nga çmimet më të larta të energjisë, shpenzimet që burojnë nga taksat mjedisore duhet të krijojnë një cikël pozitiv ekonomik dhe social.

FMN nënvizon se, investimet e tilla rrisin produktivitetin, ulin kostot shëndetësore të ndotjes dhe i bëjnë vendet më të qëndrueshme ndaj krizave klimatike./ Monitor

The post INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë appeared first on Albeu.com.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes bien në 16%

30 November 2025 at 16:15

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë zbriti në 16% në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me 45% në vitin 2013 dhe 16,8% në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar raportit të INSTAT-it, humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9%.

“Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16,0 % nga 16,8 % që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024”, citohet raporti.

Ky progres, është rezultat i investimeve në rrjet dhe teknologji, si dhe i përmirësimeve në menaxhim, organizim strukturor dhe kontrolleve të vazhdueshme në terren për formalizimin e sektorit energjetik.

Qeveria ka përcaktuar si objektiv uljen e mëtejshme të humbjeve nën 12% deri në vitin 2029, përmes vendosjes së matësve inteligjentë që mundësojnë matje të sakta, transmetim në kohë reale dhe faturim të drejtë për konsumatorët.

Humbjet në rrjet ndahen në dy kategori, humbje teknike, për shkak të rrjetit të amortizuar që kërkon modernizim dhe humbje joteknike, që përfshijnë abuzimet me energjinë, të cilat do të monitorohen më rreptësisht.

Falë investimeve në vitet e fundit, kapacitetet energjetike janë dyfishuar nga 1,768 MW në 2013 në 3,298 MW, ndërsa humbjet janë ulur ndjeshëm, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit financiar të sektorit energjetik. /j.p/

The post Humbjet në rrjetin e shpërndarjes bien në 16% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

289 leje ndërtimi të reja në tremujorin e tretë, vlera e projekteve arrin në 15,9 miliardë lekë

27 November 2025 at 15:49

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të vitit janë miratuar gjithsej 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350.603 metra katrorë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-I, vlera e përafërt e projekteve të miratuara përfshin ndërtesa dhe punime inxhinierike dhe arrin në 15,9 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit i takon ndërtimeve për banim, me 231 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 273.190 m². Ndërsa, ndërtesat jorezidente, që përfshijnë hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale, përbëjnë pjesën tjetër të projekteve me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe ndërtimi.

Qarku i Tiranës mban peshën kryesore të aktiviteteve ndërtimore, me 93 leje ndërtimi të reja dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 252.026 m².

Pavarësisht kësaj, gjatë tremujorit të tretë, një rritje të ndjeshme të vlerës së projekteve ndërtimore kanë regjistruar edhe qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

Rritja e lejeve të ndërtimit është një shenjë e kërkesës së lartë për pasuri të paluajtshme. /j.p/

The post 289 leje ndërtimi të reja në tremujorin e tretë, vlera e projekteve arrin në 15,9 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numri i mjeteve në qarkullim arrin mbi 1 milion

27 November 2025 at 15:49

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të vitit numri total i mjeteve në qarkullim në Shqipëri arriti në 1.025.981, duke shënuar një rritje prej 9,2% krahasuar me vitin e kaluar.

Autoveturat mbeten dominueset në treg, duke përbërë 80,8% të mjeteve të regjistruara, 6% janë motorë, ndërsa automjetet për transport të përzier dhe ato komerciale zënë 5,9% të totalit.

Tirana vazhdon të mbajë pozitat udhëheqëse në nivel kombëtar, me 34,7% të mjeteve gjithsej, pasuar nga Durrësi me 13,6%. Këto dy qarqe janë ato që kanë numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, duke reflektuar densitetin më të lartë të popullsisë dhe zhvillimin ekonomik.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me numrat më të ulët të mjeteve, me përkatësisht 2,2% dhe 2,4% të totalit të mjeteve.

Po ashtu, regjistrimet e reja të mjeteve kanë shënuar një rritje prej 1,6%, me gjithsej 26.614 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë këtij tremujori. Nga këto, 82,3% kanë qenë autovetura.

Volkswagen është marka që kryeson në regjistrimet e reja me 19,8% të tregut, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17%, duke dëshmuar një preferencë të vazhdueshme për këto dy marka të njohura.

Tirana ka udhëhequr gjithashtu në regjistrimet e reja, me 39,5% të mjeteve të regjistruara për herë të parë në këtë periudhë. /j.p/

The post Numri i mjeteve në qarkullim arrin mbi 1 milion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numri i aksidenteve, rënie me 18,3% në tetor

27 November 2025 at 15:42

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Numri i aksidenteve në tetor të këtij viti shënoi rënie me 18,3%, krahasuar me tetorin e vitit që shkoi.

Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në muajin tetor të këtij viti u regjistruan 116 aksidente rrugore, nga të cilët u aksidentuan 164 persona janë të aksidentuar. Në tetorin e vitit të shkuar numri i aksidenteve ishte 142.

Të dhënat tregojnë se në muajin tetor, aksidentet rrugore në 81% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 25,9 % të numrit total të aksidenteve.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 8,6%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, në muajin tetor 2025, ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 25% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. /j.p/

1 nga 2

The post Numri i aksidenteve, rënie me 18,3% në tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prodhimi i energjisë elektrike ra me 31,3% në tremujorin e tretë

26 November 2025 at 17:42

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, sasia e energjisë elektrike në dispozicion shënoi një ulje prej 1,1%.

Prodhimi neto vendas arriti në 1075 GWh, nga 1565 GWh të regjistruara një vit më parë, duke reflektuar një rënie të ndjeshme prej 31,3%. Rënia lidhet kryesisht me mungesën e reshjeve, e cila ndikoi drejtpërdrejt në kapacitetin prodhues të hidrocentraleve.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), 54,5% e prodhimit vendas u sigurua nga hidrocentralet publike, 16,5% nga hidrocentralet private dhe koncesionare, ndërsa 29% nga prodhues të tjerë të energjisë.

Hidrocentralet publike prodhuan 586 gigavat-orë (GWh) në tremujorin e tretë 2025, nga 1088 GWh një vit më parë, duke shënuar një rënie prej 46,1%.

Hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 178 GWh, kundrejt 292 GWh në 2024, me një ulje prej 39,0 %.

Ndryshe nga sektori hidroenergjetik, prodhuesit e tjerë rritën ndjeshëm prodhimin me 68,4%, duke arritur 311 GWh, nga 185 GWh të vitit 2024.

Humbjet në rrjet u ulën me 5,9%, duke arritur 323 GWh nga 344 GWh vitin e kaluar. Pesha e tyre në totalin e energjisë në dispozicion ishte 16%, ndaj 16,8% në tremujorin e tretë 2024.

Konsumi i energjisë elektrike nga përdoruesit u reduktua lehtë me 0,1%, duke arritur në 1.700 GWh.

Në këtë ulje ndikuan kryesisht konsumatorët jofamiljarë, të cilët shënuan një rënie prej 0,3%, ndërsa konsumatorët familjarë regjistruan një rritje të lehtë prej 0,1%.

/r.e/

The post Prodhimi i energjisë elektrike ra me 31,3% në tremujorin e tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌