Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

“Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri”/ Ish-ministri: Duhet të merren masa

By: Ela
2 February 2026 at 10:10

Ish-ministri dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2. Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të […]

The post “Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri”/ Ish-ministri: Duhet të merren masa appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

By: Ela
31 January 2026 at 15:39

Agresiviteti i gripit të këtij sezoni ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Fundi i janarit ka shënuar pikun e qarkullimit të gripit, por dhe infektimeve në popullatë. Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë […]

The post Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë urgjencash, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

By: redi
31 January 2026 at 15:29

Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë se 40% e të prekurve që i drejtojnë urgjencës së infektivit janë raste për shtrim për shkak të bronkopneumonive dhe komplikacioneve të tjera. ”Bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht…

Source

Kulmi i gripit/ Fluks në QSUT, 130 shtrime të rriturish çdo javë

By: Ela
28 January 2026 at 15:29

130 shtrime të rriturish dhe rreth 10 fëmijë çdo javë janë pasojë e infeksioneve respiratore që po qarkullojnë aktualisht në vend. Fundi i janarit dhe ditët e para të shkurtit përkojnë me kulmin sezonal të gripit, ndërsa numri total i rasteve arrin në 18 mijë e 500 në javë, shifër që sipas specialistëve mbetet brenda […]

The post Kulmi i gripit/ Fluks në QSUT, 130 shtrime të rriturish çdo javë appeared first on BoldNews.al.

Shtim i rasteve me grip dhe virozave në Vlorë, çfarë paralajmërojnë mjekët

By: armand
25 January 2026 at 16:39

Muaji janar ka sjellë një shtim të pacientëve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës në Vlorë. Në repartin e pediatrisë nuk përjashtohen rastet me komplikacione, për të cilat nevojitet edhe shtrim në spital. Mjekja pediatre, Rina Llanaj, tregon se cilat janë simptomat kryesore dhe kur duhet që prindërit të kenë kujdes të shtuar. […]

The post Shtim i rasteve me grip dhe virozave në Vlorë, çfarë paralajmërojnë mjekët appeared first on BoldNews.al.

Gripi vdekjeprurës, pse është kaq i rëndë këtë vit?

By: redi
20 January 2026 at 19:50

Jemi në sezonin e gripit dhe gjatë javës së parë të janarit në vendi u raportuan rreth 13 mijë raste, kryesisht te fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa specialistët paralajmërojnë se shifrat reale janë shumë më të larta. Instituti i Shëndetit Publik pret rritje të shtrimeve spitalore në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Situata është serioze edhe jashtë vendit. Portugalia regjistroi pak ditë më…

Source

Rriten rastet me grip në spitale, Brataj: Disa kategori më të rrezikuara

By: Brisi
17 January 2026 at 14:36

Nga dita në ditë shifrat e të infektuarve me grip dhe viroza të stinës po rriten. Drejtori I Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar për Euronews, se disa kategori janë më të rrezikuar për të bërë forma të rënda të sëmundjes. Shitmi i numrave të të infektuarve pasohet edhe me shtim të rasteve spitalore si pasojë […]

The post Rriten rastet me grip në spitale, Brataj: Disa kategori më të rrezikuara appeared first on BoldNews.al.

Dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

By: Ela
10 January 2026 at 20:13

Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike. Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200. “Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama për Top Channel. Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar […]

The post Dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë appeared first on BoldNews.al.

Gripi rrit infektimet, Brataj: AH3N2 shumë agresiv, shmangni dyndjet drejt spitalit

By: redi
5 January 2026 at 16:03

Janari ka nisur me rritje të sëmundshmërisë nga gripi. Ditët e para të 2026 kanë rritur infektimet në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por dhe virozat e tjera në qarkullim. Për mjekët është një situatë e pritshme që ndodh çdo fillimvit, për shkak të grumbullimeve të ndryshme, udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit por dhe nga ftohja e motit. Sipas raportimeve nga Urgjenca Kombëtare…

Source

Kujdes me vitaminën C: Gabimet që mund të ndodhin kur e marrim gjatë gripit

By: gaze tare
25 December 2025 at 21:43

Gjatë stinës së dimrit, gripi gjen “terren” të shkëlqyer për të përhapur veten, duke prekur një numër të madh njerëzish. Megjithatë, shpesh e nënvlerësojmë këtë sëmundje dhe bëjmë gabime që mund të rrisin pasojat.

Një përqindje e vogël e njerëzve mund të përjetojnë simptoma të vazhdueshme, si lodhje e tepruar, vështirësi në përqendrim dhe dhimbje muskujsh, që mund të zgjasin për javë të tëra. Më shumë se kaq, gripi mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru pas kalimit të tij.

Një nga gabimet më të zakonshme është nënvlerësimi i gripit dhe forcës që kemi për ta përballuar. Edhe pse simptomat mund të jenë të lehta, është e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i japim trupit kohë për t’u rikuperuar. Kjo jo vetëm që ndihmon shërimin e shpejtë, por mbron dhe ata përreth nesh. Me mundësinë e punës nga distanca, kjo mundësi është më e lehtë se kurrë.

Një tjetër gabim i zakonshëm është teprimi me vitaminën C. Edhe pse ajo mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar, konsumimi i tepërt i suplementeve mund të shkaktojë efekte anësore, si dhimbje stomaku dhe diarre. Është e rëndësishme të mos kalojmë dozat e rekomanduara, që janë rreth 2,000 mg në ditë për të rriturit.

Po ashtu, duhet të jemi të kujdesshëm me “trajtimet” shtëpiake, si çajrat bimorë. Disa prej tyre, për shembull xhenxhefili, mund të ndikojnë negativisht në veprimin e ilaçeve që marrim. Prandaj, konsultimi me mjekun është gjithmonë i nevojshëm.

Në fund, nuk duhet të harrojmë se edhe ata që nuk përkasin në grupet vulnerabël duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut nëse simptomat përkeqësohen. Ilaçet që mund të merren në 48 orët e para të sëmundjes ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave dhe ndërlikimeve.

Gripi është një sëmundje që kërkon seriozitet. Vaksinimi çdo vit dhe kujdesi i duhur mund të bëjnë ndryshimin.

The post Kujdes me vitaminën C: Gabimet që mund të ndodhin kur e marrim gjatë gripit appeared first on iconstyle.al.

Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” më agresiv

By: redi
9 December 2025 at 19:07

Varianti K virusit të gripit i cili ka alarmuar shumë shtete në botë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se zyrtarisht kemi hyrë sezonin e gripit, por Laboratori i Virologjisë deri tani ka kapur raste me nëntipin Ah1n1 dhe Ah3n2. Sipas komiteteve shkencore në botë, ky variant është shumë ngjitës dhe pritet të rëndojë situatën nga shtrimet në spitale. Edhe Europa është në alarm…

Source

Si të qetësoni dhimbjen e fytit në ditët e ftohta me një recetë të thjeshtë shtëpie

By: gaze tare
1 December 2025 at 17:52

Gjatë stinës së ftohtë, dhimbja e fytit është një nga shqetësimet më të zakonshme me të cilat përballet pothuajse çdo familje. Përveç trajtimeve të zakonshme mjekësore, shumë njerëz zgjedhin të përdorin edhe receta tradicionale që konsiderohen të dobishme për qetësimin e irritimit dhe freskimin e fytit. Një prej përzierjeve më të njohura është ajo me limon, mjaltë dhe xhenxhefil, e cila preferohet për aromën e këndshme dhe efektin qetësues.

Për përgatitjen e kësaj përzierjeje kërkohet vetëm një kavanoz qelqi dhe tre përbërës të thjeshtë: limon i prerë në feta, mjaltë natyral dhe xhenxhefil i freskët. Feta limoni vendosen në kavanoz, ndërsa sipër tyre shtohet mjaltë dhe, sipas dëshirës, xhenxhefil i prerë hollë. Pasi kavanozi mbyllet mirë, përzierja lihet në frigorifer për disa ditë derisa të marrë një formë të ngjashme me xhelatinën.

Kur dëshirohet konsumimi, një lugë e kësaj përzierjeje shtohet në një filxhan dhe përzihet me ujë të nxehtë, duke krijuar një pije aromatike që shumë njerëz zgjedhin ta përdorin për të qetësuar fytin ose për t’u ngrohur gjatë ditëve të ftohta.

Kjo përzierje mund të ruhet në frigorifer deri në 2-3 muaj, nëse mbahet në një enë të pastër dhe të mbyllur mirë. Edhe pse konsiderohet si një alternativë tradicionale e dobishme, ekspertët këshillojnë që për çdo shqetësim të vazhdueshëm ose të rëndë, të kërkohet këshilla e mjekut, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me alergji.

The post Si të qetësoni dhimbjen e fytit në ditët e ftohta me një recetë të thjeshtë shtëpie appeared first on iconstyle.al.

Si të mbrohemi nga gripi gjatë stinës së ftohtë: Këshilla praktike

By: gaze tare
21 November 2025 at 16:25

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës. Megjithëse ilaçet mund të jenë një opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale dhe praktike për të lehtësuar simptomat dhe për të parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta dhe natyrale mund të ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë.

The post Si të mbrohemi nga gripi gjatë stinës së ftohtë: Këshilla praktike appeared first on iconstyle.al.

SHBA – Autoritetet raportojnë shfaqjen e virusit të gripit të shpendëve H5N5 te njerëzit

15 November 2025 at 12:37

UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Një person në Shtetet e Bashkuara është infektuar me nëntipin H5N5 të gripit të shpendëve, ndërsa autoritetet shëndetësore në shtetin e Uashingtonit e konfirmuan sot rastin.

”Virusi u zbulua në testet e kryera tek burri nga rajoni Grays Harbour pasi ai u shtrua në spital me simptoma të gripit në fillim të muajit”, sipas Departamentit të Shëndetësisë të shtetit.

”Kjo është hera e parë që ky lloj është zbuluar tek njerëzit. Më parë, ishte zbuluar vetëm tek kafshët”, shtoi ai.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Megjithatë, autoritetet dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vazhdojnë ta klasifikojnë rrezikun për publikun si “të ulët”.

”Burri i moshuar ka sëmundje të mëparshme dhe vazhdon të marrë trajtim në spital”, sipas departamentit.

Ai mban shpendë shtëpiakë që kanë pasur kontakt me shpendë të egër.

Sipas raporteve të mediave amerikane, ky është rasti i parë i gripit të shpendëve tek njerëzit në nëntë muaj.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dokumentojnë raste në SHBA ku njerëzit janë infektuar me gripin e shpendëve.

Sipas faqes së internetit, aktualisht ka 71 raste, megjithëse nuk është e qartë se cilat nëntipe janë të përfshira.

Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive që shpesh është fatale në shumë lloje shpendësh.

Që nga viti 2022, vala më e madhe e gripit të shpendëve e dokumentuar ndonjëherë ka shpërthyer në disa kontinente.

Megjithatë, kjo përfshin virusin shumë patogjen H5N1.

Ai prek kryesisht shpendët, por është gjetur edhe në disa gjitarë.

Ky nëntip H5N1 është gjithashtu i transmetueshëm te njerëzit në doza të larta infeksioni, megjithëse kjo është e rrallë./  a.jor.

The post SHBA – Autoritetet raportojnë shfaqjen e virusit të gripit të shpendëve H5N5 te njerëzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si të mbroni fëmijët nga gripi gjatë stinës së vjeshtës

By: gaze tare
21 October 2025 at 19:12

Në fillim të tetorit nis stina e gripit, periudhë kur virozat përhapen më shpejt, duke prekur më së shumti fëmijët, veçanërisht ata që frekuentojnë kopshtet dhe shkollat. Si mund t’i mbrojmë ata gjatë kësaj periudhe të ftohtë dhe me viruset në rritje?

1. Ushqyerje e Shëndetshme: Një dietë e pasur me fruta, perime dhe ushqime të pasura me vitaminë C (si agrumet, kivi, brokoli) është kyçe për forcimin e imunitetit. Vitaminat natyrale nga ushqimi janë më të dobishme se suplementet.

2. Hidratimi: Sigurohuni që fëmija të pijë mjaft lëngje, si çajra, supe të ngrohta dhe lëngje frutash, pasi ndihmojnë në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të lagështa dhe largojnë toksinat.

3. Gjumi i Mjaftueshëm: Fëmijët kanë nevojë për më shumë orë gjumë për të mbajtur sistemin imunitar të fortë. Vendosni një rutinë të qëndrueshme gjumi dhe sigurohuni që ata të flenë herët.

4. Aktiviteti Fizik dhe Ajri i Pastër: Nxitni lojërat jashtë dhe aktivitetin fizik të rregullt, pasi këto ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe qarkullimin e gjakut.

5. Higjiena Personale: Mësojini fëmijët të lajnë shpesh duartë dhe të shmangin prekjen e fytyrës me duar të papastra. Përshtatni dhe ambientin, duke ajrosur rregullisht shtëpinë për të parandaluar përhapjen e mikrobeve.

6. Vaksina e Gripit: Për fëmijët mbi 6 muaj, vaksina kundër gripit mund të jetë një masë parandaluese efikase. Por, gjithsesi, është e rëndësishme të ndiqni këshillat e mjekut për këtë çështje.

Me këto masa të thjeshta dhe kujdes të shtuar, mund të rrisni mbrojtjen e fëmijëve tuaj gjatë këtij sezoni të ftohtë dhe të siguroheni që ata të kalojnë stinën e gripit pa probleme të mëdha shëndetësore.

The post Si të mbroni fëmijët nga gripi gjatë stinës së vjeshtës appeared first on iconstyle.al.

Vaksinim antigrip falas në banesë për pacientët kronikë

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Ekipet mjekësore në vend po kryejnë çdo ditë vaksinime në banesë për pacientët kronikë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e infermiereve të qendrës shëndetësore nr.9 në Tiranë.

“Vaksina shpëton jetë. Në këtë periudhë të gripit sezonal, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë në terren, duke ofruar vaksinën antigrip falas në banesë për pacientët kronikë që nuk kanë mundësi të paraqiten në qendrat shëndetësore. Shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë”, thekson MSHMS.

“Në pamundësi që të moshuarit të vijnë në ambulancë, erdhëm ne në banesë dhe u bëmë vaksinën e gripit, Pacientët janë me hipertension dhe diabet”, tha Eriseida Brisku, infermiere pranë qendrës shëndetësore nr.9.

Fushata e vaksinimit ka nisur më 22 shtator 2025 dhe gjatë javës së parë në NJVKSH Tiranë janë vaksinuar 6 600 qytetarë sipas sistemit elektronik të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 280 mijë doza të kësaj vaksine, që janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.

Vaksina antigrip është domosdoshmëri sidomos për grupet prioritare ku bëjnë pjesë punonjësit shëndetësorë, persona me sëmundje kronike (kardiovaskulare, pulmonare, diabet, astmë, sëmundje të mëlçisë apo veshkave, tumore/kancer), personat mbi 65 vjeç, banorët dhe personeli i institucioneve të kujdesit afatgjatë, personat obezë, personat me imunitet të kompromentuar, gratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muajsh, sidomos ata me sëmundje bashkëshoqëruese, mësuesit dhe edukatorët, personeli i ushtrisë dhe forcave të rendit.

k.s/j,.p

The post Vaksinim antigrip falas në banesë për pacientët kronikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Daja për ATSH-në: Mbi 6500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit në Tiranë

4 October 2025 at 09:42

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Në të gjithë vendin, prej datës 22 shtator ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 280 mijë doza të kësaj vaksine, që janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.

Rovena Daja, drejtuese e programit të vaksinimit pranë Institutit të Shëndetit Publik tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se për sezonin 2025–2026 objektivat kryesore të fushatës së vaksinimit antigrip janë: sigurimi i vaksinimit falas për të gjitha grupet e riskut, përdorimi sa më efikas i të gjitha dozave të ofruara, rritja e mbulimit të vaksinimit te grupet vulnerabël dhe mbrojtja e personelit shëndetësor, për të shmangur përhapjen e gripit në mjediset shëndetësore.

“Këtë vit përdoret vaksina GC Flu 4-valente, e parakualifikuar nga OBSH-ja dhe e prodhuar në Korenë e Jugut. Vaksina përmban viruse të inaktivuar dhe mbulon katër shtame qarkulluese të gripit (A/H1N1, A/H3N2, B Victoria dhe B Yamagata). Kjo garanton një mbrojtje të gjerë dhe siguri të lartë për qytetarët”, tha Daja.

“Qendrat shëndetësore në Tiranë u furnizuan në shtator dhe u përgatitën me ambiente të posaçme për vaksinim. Fushata nisi më 22 shtator 2025 dhe gjatë javës së parë në NJVKSH Tiranë janë vaksinuar 6 600 qytetarë sipas sistemit elektronik të vaksinimit. Kjo tregon një fillim të mirë të fushatës dhe një interesim në rritje të komunitetit”, vijoi ajo.

Daja u shpreh se “punonjësit shëndetësorë janë grupi i parë i vaksinuar, pasi ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pacientëve dhe kanë rrezik më të lartë për t’u infektuar dhe për të transmetuar virusin”.

“Vetëm gjatë javës së parë, në Tiranë janë vaksinuar 676 punonjës shëndetësorë dhe ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar siguri në mjediset shëndetësore”, theksoi Daja.

Drejtuesja e programit të vaksinimit pranë ISHP-së tha se vaksina antigrip është domosdoshmëri sidomos për grupet prioritare ku bëjnë pjesë punonjësit shëndetësorë, persona me sëmundje kronike (kardiovaskulare, pulmonare, diabet, astmë, sëmundje të mëlçisë apo veshkave, tumore/kancer), personat mbi 65 vjeç, banorët dhe personeli i institucioneve të kujdesit afatgjatë, personat obezë, personat me imunitet të kompromentuar, gratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muajsh, sidomos ata me sëmundje bashkëshoqëruese, mësuesit dhe edukatorët, personeli i ushtrisë dhe forcave të rendit.

“Vaksinimi i rregullt është i domosdoshëm, sepse virusi i gripit ndryshon çdo vit dhe vaksina përditësohet për t’u mbrojtur nga shtamet më të fundit. Mbrojtja e vaksinës është më e fortë në 3–4 muajt e parë pas injektimit dhe zgjat rreth gjashtë muaj. Vaksina ul ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve serioze, sidomos te grupet e riskut, si edhe parandalon shtrimet në spital dhe humbjet e jetës”, tha Daja.

Sipas Dajës, efektet anësore më të shpeshta të vaksinës antigrip janë dhimbje, skuqje ose ënjtje në vendin e injektimit, ethe, dobësi, dhimbje muskujsh, të cilat shfaqen brenda disa orëve pas vaksinimit dhe zgjasin 1–2 ditë.

Daja tha se “efekte shumë të rralla janë reaksione alergjike serioze si anafilaksia. Për këtë arsye çdo pikë vaksinimi është e pajisur me mjetet për menaxhimin e emergjencave”.

“Është e rëndësishme të theksohet se vaksina e gripit nuk përmban virus të gjallë, por virus të dobësuar që nuk mund të shkaktojë grip”, tha ajo.

Daja tha se fushata e vaksinimit antigrip ka një ndryshim këtë vit krahasuar me periudhat e kaluara dhe kjo lidhet me interesin në rritje nga popullata që në javën e parë të fushatës.

“Numri i dozave të aplikuara është më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu, është theksuar mundësia e bashkadministrimit të vaksinës së gripit me vaksinën kundër COVID-19, për të lehtësuar procesin dhe për të shmangur dy vizita të ndara”, pohoi ajo.

Ekspertja e ISHP-së thekson se gripi nuk është një sëmundje e lehtë, pasi çdo vit ai sjell komplikacione të rënda dhe humbje jetësh, sidomos tek të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe gratë shtatzëna.

“Vaksina e gripit është falas, e sigurt dhe efektive. Ajo ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së rëndë, hospitalizimit dhe vdekjes. Koha më e mirë për t’u vaksinuar është shtator-tetor, por vaksinimi është i dobishëm gjatë gjithë sezonit. Bisedoni me mjekun e familjes tuaj dhe merrni vendimin e duhur për shëndetin tuaj dhe të të dashurve tuaj”, e mbyll Daja mesazhin e saj.

Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit, ku grupet më të riskuara mbeten fëmijët, të moshuarit, personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal.

/e.i/r.e/

The post Daja për ATSH-në: Mbi 6500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEKËSI – Covid – 19 dhe gripi mund të “zgjojnë” qelizat e fjetura të kancerit të gjirit

2 October 2025 at 22:07

LONDËR, 2 tetor /ATSH/ – Një zbulim i rëndësishëm shkencor po ngre pikëpyetje të reja mbi mënyrën se si infeksionet e zakonshme, si Covid -19 dhe gripi sezonal, mund të ndikojnë tek personat që më parë kanë kaluar kancerin e gjirit sipas “The Times”.

Sipas një studimi të fundit, këto viruse mund të “zgjojnë”qelizat e fjetura kancerogjene  që kanë mbetur të padukshme në trup, veçanërisht në mushkëri, edhe vite pas përfundimit të trajtimit.

Studimi, i kryer nga një ekip shkencëtarësh në disa universitete evropiane dhe amerikane, ka treguar se infeksionet respiratore nxisin “reaksione të forta inflamatore” në mushkëri, të cilat mund të ndryshojnë ekuilibrin mikromjedisor ku ndodhen qelizat e fjetura të kancerit.

Këto qeliza, të mbetura pas trajtimit me kimioterapi apo kirurgji , janë në gjendje gati për t’u aktivizuar, por qëndrojnë të qeta derisa të marrin një “sinjal biologjik” për t’u rikthyer në aktivitet.

Infeksione si Covid -19 apo gripi, sipas studiuesve, mund të shërbejnë pikërisht si një shtysë e tillë.

Kur trupi përballet me viruset, sistemi imunitar çliron citokina inflamatore, substanca që nxisin reagimin mbrojtës të organizmit.

Këto molekula, në vend që të kufizohen vetëm në luftën kundër virusit, mund të ndikojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe në ndryshimin e indeve, duke krijuar kushte që lehtësojnë aktivizimin e qelizave të fjetura kancerogjene.

Për të testuar këtë hipotezë, studiuesit analizuan modele laboratorike dhe shtazore që kishin qeliza të kancerit të gjirit të përhapura në mushkëri, por në gjendje joaktive. Pas ekspozimit ndaj infeksioneve respiratore të ngjashme me covidin dhe gripin, u vu re se një pjesë e këtyre qelizave filluan të shumoheshin sërish, duke krijuar mikrometastaza, shkëndijat e para të rikthimit të sëmundjes.

Këto rezultate lidhen edhe me vëzhgime klinike tek pacientet, ku disa gra që kishin kaluar kancerin e gjirit përjetuan rikthim të sëmundjes pas një infeksioni të rëndë respirator.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk ka prova përfundimtare që virusi të jetë shkaku i drejtpërdrejtë i rikthimit  për momentin, bëhet fjalë për një ndërveprim kompleks midis sistemit imunitar dhe qelizave të kancerit.

Sipas autorëve të studimit, këto gjetje nuk duhet të shkaktojnë panik, por të nxisin kujdes të shtuar tek personat që kanë pasur më parë kancer gjiri

Studiuesit gjithashtu po hetojnë mënyra për të bllokuar “zgjimin” e qelizave të fjetura nëpërmjet ilaçeve që pengojnë sinjalet inflamatore, një drejtim i ri që mund të hapë rrugë për trajtime parandaluese kundër rikthimit të kancerit.

“Rezultatet tona sugjerojnë se inflamacioni, sidomos ai i shkaktuar nga infeksionet virale, mund të luajë një rol më të madh se ç’mendonim më parë në aktivizimin e qelizave të kancerit”, tha një nga autorët kryesorë të kërkimit. “Nëse arrijmë të kuptojmë saktësisht këtë proces, mund të parandalojmë shumë rikthime të rënda në të ardhmen”.

Në fund, studimi kujton se mbrojtja e shëndetit të mushkërive dhe forcimi i sistemit imunitar nuk janë të rëndësishme vetëm për t’u mbrojtur nga viruset, por edhe për të ruajtur ekuilibrin delikat që ndalon rikthimin e sëmundjeve të rënda si kanceri i gjirit. /Ad.Ab./

 

The post MJEKËSI – Covid – 19 dhe gripi mund të “zgjojnë” qelizat e fjetura të kancerit të gjirit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vaksina antigrip, apeli i të moshuarve për t’u vaksinuar

28 September 2025 at 10:40

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Me nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip prej 22 shtatorit, në të gjitha qendrat shëndetësore në vend janë shpërndarë 280 mijë doza vaksinash, të cilat janë tashmë në dispozicion të qytetarëve.

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit antigrip, kryeministri Edi Rama ndau sot apelin e disa të moshuarve për t’u vaksinuar.

“Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet e-Albania”, u shpreh Rama.

Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që qarkullojnë në stinën e vjeshtës.

Aktualisht ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor, ndërsa janë njoftuar qytetarët, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të gjithë personat që paraqesin rrezik në këtë periudhë. Gjithashtu, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka angazhuar edhe grupin e punës që do të kryejë vaksinimin në banesë.

Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksina antigrip mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

/m.m/a.f/

 

The post Vaksina antigrip, apeli i të moshuarve për t’u vaksinuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tomini për ATSH-në: Covid-19 mes virozave respiratore, asnjë rast i konfirmuar me grip

25 September 2025 at 08:39

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Me shpërndarjen e 280 mijë dozave të vaksinës antigrip, në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi i popullatës në qendrat shëndetësore.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një prononcim për ATSH-në, tha se përpos virozave sezonale, Covid-19 mbetet një nga viruset mbizotërues.

Tomini u shpreh se “nënvarianti i Omicron është më dominuesi në 90% të rasteve”.

“Nënvariantet e Omicron po sundojnë në të gjithë botën, por XFG është një nga variantet e Omicron që po sundon në 90% të rasteve”, tha Tomini.

Ajo theksoi se Covid-9 është në një fazë qarkulluese normale në këtë periudhë të vitit, kur pritet edhe rënia e temperaturave dhe ndryshimi stinor.

Në dallim nga viruset respiratore, shefja e ISHP-së, u shpreh për ATSH-në se, Covid-19 ka qenë gjithnjë prezent në vendin tonë, pa faza rritjeje apo uljeje siç mund të ndodhë me versionet e tjera të gripit apo virozat stinore.

Duke qenë në ditët e para të nisjes së fushatës së vaksinimit antigrip, Tomini konfirmoi për ATSH-në se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me grip duke theksuar faktin se kjo është një tjetër arsye pse vaksinimi duhet kryer në kohë.

Shefja e ISHP-së, bëri apel për kryerjen e vaksinës antigrip, e cila është falas dhe mund të bëhet nga e gjithë popullata, nisur nga fëmijët mbi gjashtë muaj, deri te gratë shtatzëna, grupet e riskut, personat me sëmundje bashkëshoqëruese, si edhe ata që kanë ekspozim në komunitet dhe grupe të mëdha, si Policia e Shtetit, mësuesit etj.

Tomini përsëriti thirrjen për vaksinim të popullatës, për një sezon më të mbrojtur, me sa më pak forma të rënda të sëmundjes së gripit, gjë që do të minimizonte edhe çdo rast humbje jete.

Njoftimi i qytetarëve po bëhet nga mjekët e familjes, ndërsa personeli shëndetësor është ai që vaksinohet i pari, si një formë mbrojtjeje për veten, familjarët por nuk rrezikohen as pacientët nga influenca sezonale.

/e.i./j.p/

The post Tomini për ATSH-në: Covid-19 mes virozave respiratore, asnjë rast i konfirmuar me grip appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌