Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kjo që më ka ndodh është më e keqja”, reagon Bini pas incidentit që pati me Don Xhonin

By: M C
17 November 2025 at 21:07

Një incident është regjistruar pasditen e djeshme, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin Bini Diez.

Sipas burimeve, gjatë incidentit janë përdorur edhe armë, ndërsa producenti është goditur fizikisht dhe vetura e tij është dëmtuar.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar vetë Shkumbin Nebihu për “Prive”, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është, më e keqja që kishte mund një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, u shpreh ai mes tjerash.

Ai ka deklaruar se në momentin e sulmit ka parë qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij.

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentu me i mëshu kerrit”, deklaroi Bini.

The post “Kjo që më ka ndodh është më e keqja”, reagon Bini pas incidentit që pati me Don Xhonin appeared first on Albeu.com.

Dalin detaje të reja për 'konfliktin' mes Don Xhonit dhe Bini Diez

17 November 2025 at 19:23


Shoubizi shqiptar u përfshi dje nga një incident i rëndë ku u përmendën emrat e reperit Don Xhoni dhe producentit të njohur Shkumbin Nebihu (Bini Diez).

Pas heshtjes fillestare, producenti vendosi të tregojë publikisht versionin e tij në “Prive” me Liberta Spahiun.

Gjatë rrëfimit të tij, Bini Diez u shpreh thellësisht i tronditur dhe i zhgënjyer nga ajo që kishte ndodhur, duke nënvizuar se situata ishte veçanërisht e rëndë për faktin që ai ndodhej me familjen.

Foto: YouTube

Ai e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe jashtë çdo norme, duke thënë se një veprim i tillë “nuk është as traditë e as zakon shqiptar”.

Producenti konfirmoi se në incident ishin të përfshirë Don Xhoni dhe vëllai i tij, duke theksuar se gjatë 25 viteve të karrierës së tij nuk kishte përjetuar kurrë një ngjarje të ngjashme.

Duke kujtuar momentet e para të sulmit, Bini tregoi se gjithçka nisi pasi makina e tij u bllokua në rrugë: sipas tij, automjeti i artistit iu vu përpara duke tentuar të godiste veturën e tij.

Ai shtoi se shkaku i konfliktit lidhet me një prej artistëve që ai menaxhon, duke lënë të kuptohet se pas incidentit qëndron një pakënaqësi profesionale.

- YouTube www.youtube.com

Përveç deklaratës publike, Bini Diez ka paraqitur edhe një kallëzim në Policinë e Kosovës, me qëllim që rasti të hetohet dhe të marrë epilogun ligjor.

Në fund, producenti e cilësoi ngjarjen si të turpshme dhe theksoi se suksesi nuk ndërtohet mbi konflikte dhe skandale që përfshijnë njerëz të pafajshëm. /Telegrafi/

Sulmi ndaj Bini Diez, 'mollë sherri' reperi Nichi: Ke bërë gabimin tënd më të madh të jetës

17 November 2025 at 16:13


Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në shoubizin shqiptar, ku Don Xhoni së bashku me të vëllanë e disa miq të tjerë, thuhet se kanë sulmuar producentin nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu - Bini Diez.

I njëjti reagoi në një deklaratë për Prive by LS, ku tha se në atë moment ndodhej me familje në makinë.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, tha ai ndër të tjera.

- YouTube www.youtube.com

“Më kanë zënë rrugën me një makinë. Kanë tentuar të sulmojnë makinën", shtoi tutje.

E duket se 'mollë sherri' ka qenë reperi tjetër Nichi, i cili menaxhohet nga Bini Diez.

Ai ka reaguar pas këtij rasti me një shkrim në InstaStory, ku thekson se ka bërë gabimin më të madh në jetë.

"Ke pasur zgjidhje edhe sërish ke vendosur të bësh gabimin tënd më të madh në jetë", tha ai. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

By: Ela
17 November 2025 at 10:45

Një ngjarje e rëndë ka tronditur skenën muzikore në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin artistik Bini Diez. Sipas raportimeve të Paparacit, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa gjatë ngjarjes është […]

The post Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë appeared first on BoldNews.al.

"Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh", producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

16 November 2025 at 23:40


Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veternik, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin e njohur Shkumbin Nebihu – Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, gjatë incidentit është përdorur edhe armë, ndërsa grupi që shoqëronte reperin ka goditur Nebihun dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha veturës së tij. Ngjarja dyshohet se ka qenë e organizuar, pasi siç tregon producenti, rruga i ishte zënë me qëllim.

I tronditur nga ajo që kishte përjetuar, Bini Nebihu në një intervistë për Prive by LS e përshkroi rastin si diçka të papërfytyrueshme dhe të rëndë, sidomos duke marrë parasysh që në momentin e sulmit ndodhej me familje.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, tha ai ndër të tjera, duke lënë të kuptohet se përballja ka qenë e dhunshme dhe e paprovokuar.

@prive.libertaspahiu 'Nëse do isha vetëm...', ngjarja me Don Xhonin, Bini flet për herë të parë, tregon si mund të kishte përfunduar #donxhoni #binidiez
♬ original sound Prive by Liberta Spahiu

Producenti konfirmoi se e kishte parë qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve.

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentu me i mëshu kerrit”, deklaroi ai, duke treguar se gjithçka kishte ndodhur brenda pak sekondash dhe se nuk kishte pasur mundësi të shmangte situatën.

Rasti pritet të hetohet nga organet e rendit, ndërsa asnjë reagim nga pala e reperit nuk është dhënë ende. Ngjarja ka hapur shumë pikëpyetje për motivet e sulmit dhe masat që do të ndërmerren më tej. /Telegrafi/

Don Xhoni zbulon partneren e tij! Postimi që bëri lëmsh rrjetin

By: D Marku
6 November 2025 at 13:10

Këngëtari i njohur shqiptar, Don Xhon, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me një femër misterioze. Në foton e postuar mbrëmjen e djeshme, ai shihet, me partneren e tij, por identiteti i saj mbetet i paqartë, pasi Don Xhoni ka zgjedhur të mos e zbulojë atë.

Në këtë imazh, thuajse me pak ironi, ai ka vendosur të shprehë një mendim të tij mbi gjendjen aktuale të dashurisë dhe marrëdhënieve. Ai shkruan: “Romantika s’po ka, se mangupa jan bo krejt”. Mesazhi duket të jetë një reflektim mbi mënyrën si ai e sheh dashurinë dhe lidhjet romantike në ditët e sotme, duke e shoqëruar këtë deklaratë me një ironizim për shoqërinë e sotme.

Për të gjithë ata që kanë ndjekur karrierën e Don Xhonit, ky postim sjell një anë tjetër të artistit, atë të reflektimit për jetën dhe marrëdhëniet. Fansat janë të ftuar të spekulojnë mbi identitetin e partneres që ai mban përkrah.

Deri më tani, Don Xhoni ka preferuar të mbajë gjithmonë një imazh të privatësisë, duke lënë gjithmonë hapësirë për mister në jetën e tij personale.

Sakaq ju rikujtojmë se Don Xhon ka qenë në një lidhje romantike me modelen e njohur ruse Ariana Lirey, por lidhja e tyre përfundoi pak kohë më parë!

The post Don Xhoni zbulon partneren e tij! Postimi që bëri lëmsh rrjetin appeared first on Albeu.com.

Loredana Brati tregon raportin me Don Xhonin dhe lidhjen me Jozin: Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit

24 October 2025 at 18:14


Pas publikimit të disa videove ku shfaqej pranë reperit Don Xhoni, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka vendosur të sqarojë raportin mes tyre.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka folur hapur si për miqësinë me artistin nga Drenica, ashtu edhe për marrëdhënien e saj të mëparshme me Jozin, me të cilin pati një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur për lidhjen e mundshme me Don Xhonin, Loredana tha se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë sesa respekt dhe miqësi. “Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim, por të shohim në vazhdim”, u shpreh ajo.

- YouTube youtu.be

Ndërkohë, lidhur me Jozin, me të cilin ndau momente të afërta brenda “BBV 4”, Loredana nuk e fshehu që mes tyre ka ekzistuar një ndjenjë e vërtetë. “Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi, pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri-tjetrin, prapë emrat tanë kanë për t’u lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet e tij. I uroj suksese. Kemi pasur pak komunikim”, shtoi ajo me sinqeritet.

Deklaratat e Loredanës kanë ngjallur shumë reagime në rrjet, ndërsa fansat e saj e kanë përgëzuar për mënyrën e hapur dhe të sinqertë me të cilën foli për jetën e saj personale dhe për raportet me personazhe të njohur të skenës shqiptare. /Telegrafi/

Çfarë ndodhi me Don Xhonin? Befason Loredana: Jozi është burri i vetëm që kam pasur këtë vit

By: redi
23 October 2025 at 16:28

Loredana Brati një nga emrat më të komentuar të ”Big Brother Albania Vip 4”, e ftuar në emisionin ”Shqipëria Live”, ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Në lidhje me Jozin me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë…

Source

“Jozi është burri i vetëm që pata këtë vit”, Loredana Brati flet edhe për Don Xhonin

By: M C
23 October 2025 at 16:19

Loredana Brati ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Po ashtu ka folur edhe për Jozin, me të cilin pati një romancë në shtëpinë e BBV 4.

Në emisionin “Shqipëria Live” ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim por të shohim në vazhdim”, tha Loredana.

Në lidhje me Jozin, ish-banorin e BBV 4 me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti, dhe sot i uron suksese edhe pse ata nuk janë më bashkë.

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për tu lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”, u shpreh ajo.

The post “Jozi është burri i vetëm që pata këtë vit”, Loredana Brati flet edhe për Don Xhonin appeared first on Albeu.com.

”Ka na s’ka sorra, ka na veç shqiponja”, fillon përplasja mes Don Xhonit dhe Nichit

By: redi
17 October 2025 at 21:55

Në skenën dinamike të hip-hop-it shqiptar, duket se është hapur një kapitull i ri rivalitetesh. Don Xhoni ndezi debatet pasi publikoi një mesazh të paqartë në Instagram: “Ka na s’ka sorra, ka na veç shqiponja”,-shkroi reperi, pa përmendur emra. Nichi, një nga emrat e rinj që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, reagoi po në Instagram me një story që tingëlloi si kundërpërgjigje direkte.

Source

Lladrovci: Noizy është këngëtar i madh, shumë larg Don Xhonit

12 October 2025 at 17:01


Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në ditën e Zgjedhjeve Lokale ka dhënë një intervistë për Nacionalen ku u pyet edhe për dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Noizyn dhe Don Xhonin.

I pyetur nga gazetari për krahasimin mes këngëtarëve, Lladrovci shprehu respekt për të dy, por theksoi një dallim të qartë mes tyre.

“Të dy janë të mirë, por Noizy është këngëtar shumë larg Don Xhonit. Edhe pse Don Xhoni është i qytetit tim, i familjes sonë, Noizy është i madh shumë”, tha ai.

Foto: Facebook

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Lladrovcit me Don Xhonin, dikur miq të afërt, është tensionuar kohët e fundit, duke i çuar ata larg njëri-tjetrit.

Ndërkohë, krahasimi i tij mes dy këngëtarëve ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar jo vetëm mbi preferencën e Lladrovcit, por edhe mbi marrëdhëniet e hershme mes tij dhe Don Xhonit.

Ky moment ka treguar një herë tjetër se lidhjet mes politikës dhe artit shpesh bëhen temë diskutimi në publik. /Telegrafi/

Konfirmohet lidhja? Loredana shfaqet me unazën e Don Xhonit

By: V K
3 October 2025 at 15:33

Thashethemet për një romancë të mundshme mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit të njohur Don Xhoni, po vazhdojnë të marrin vëmendje.

Ajo që fillimisht nisi si një spekulim pas një videoje ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë, duket se po thellohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Së fundmi, Loredana Brati, është parë në Prishtinë, ku raportohet se po qëndron prej disa ditësh.

Por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet tek ndjekësit, është një detaj që nuk mund të kalojë pa u vënë re: një unazë ari në dorën e saj, aksesor ky jo i zakonshëm për stilin që ajo ndjek zakonisht, por që fansat e kanë krahasuar menjëherë me një unazë të ngjashme që Don Xhoni ka mbajtur më parë.

 

 

Ky detaj ka ndezur sërish rrjetin, duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se miqësi.

Komentet online janë të shumta, me shumë fansa që spekulojnë se unaza mund të jetë një dhuratë personale nga reperi për Bratin – një tjetër shenjë e afrimitetit mes tyre.

Edhe pse as Don Xhoni dhe as Loredana, nuk kanë dhënë ende asnjë reagim publik për këto zëra, fansat janë të bindur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

The post Konfirmohet lidhja? Loredana shfaqet me unazën e Don Xhonit appeared first on Albeu.com.

A është kjo unaza e Don Xhonit në dorën e Loredanës?

By: gaze tare
3 October 2025 at 11:23

Thashethemet për një romancë të mundshme mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit të njohur Don Xhoni po vazhdojnë të marrin vëmendje. Ajo që fillimisht nisi si një spekulim pas një videoje ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë, duket se po thellohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Së fundmi, Loredana Brati është parë në Prishtinë, ku raportohet se po qëndron prej disa ditësh. Por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet tek ndjekësit është një detaj që nuk mund të kalojë pa u vënë re: një unazë ari në dorën e saj. Aksesor ky jo i zakonshëm për stilin që ajo ndjek zakonisht, por që fansat e kanë krahasuar menjëherë me një unazë të ngjashme që Don Xhoni ka mbajtur më parë.

Ky detaj ka ndezur sërish rrjetin, duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se miqësi. Komentet online janë të shumta, me shumë fansa që spekulojnë se unaza mund të jetë një dhuratë personale nga reperi për Bratin – një tjetër shenjë e afrimitetit mes tyre.

Edhe pse as Don Xhoni dhe as Loredana nuk kanë dhënë ende asnjë reagim publik për këto zëra, fansat janë të bindur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

The post A është kjo unaza e Don Xhonit në dorën e Loredanës? appeared first on iconstyle.al.

Përforcohen dyshimet për lidhje - Don Xhoni i dhuron Loredana Bratit unazën e tij?

2 October 2025 at 23:00


Pas gjithë zhurmës që u krijua rreth raportit të tyre, duket se lidhja e dyshuar mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit Don Xhoni po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pas videos ku të dy u panë në të njëjtën makinë – çka u interpretua si një sinjal i qartë i afërsisë mes tyre – tashmë një tjetër detaj ka bërë që ndjekësit të nisin edhe më shumë spekulime.

Loredana Brati është shfaqur së fundmi në Prishtinë, ku ndodhet prej disa ditësh, dhe ajo që bie në sy është një unazë ari në dorën e saj.

Foto: Prive

Aksesor jo tipik për stilin e saj të zakonshëm, por shumë i ngjashëm me atë që Don Xhoni është fotografuar më parë.

Ky detaj ka mjaftuar që fansat të pyesin veten nëse bëhet fjalë për një dhuratë personale nga reperi për bukuroshen, duke e parë si një tjetër provë të afrimitetit mes tyre.

Në rrjetet sociale, komentet kanë shpërthyer, ku shumë ndjekës shprehen se kjo është një shenjë e qartë që dyshja nuk po e fsheh më afërsinë e tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zyrtarisht asgjë.

Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një nga romancat më të bujshme të momentit në shoubizin shqiptar, që pritet të mbajë publikun në pritje për çdo detaj të ri. /Telegrafi/

Don Xhoni vjen me këngën e re "Zona 24"

28 September 2025 at 23:25


Reperi i njohur, Don Xhoni, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Zona 24”.

Kënga është shkruar nga vetë artisti, duke sjellë një tekst tipik të stilit të tij, ku ndërthuren energjia dhe rrëfimi i drejtpërdrejtë.

Pjesa muzikore dhe producimi mbajnë firmën e Rzon, i cili ka bashkëpunuar edhe më herët me reperin në projekte të tjera të suksesshme.

Foto: YouTube

Videoklipi i këngës i është besuar studios kreative “Sekuencë”, të cilët kanë realizuar një produksion vizual që përforcon energjinë e këngës.

Me pamje dinamike dhe skena të menduara për të përçuar atmosferën e projektit, videoja e re pritet të tërheqë vëmendjen e fansave.

Foto: YouTube

“Zona 24” është tashmë e publikuar në platformat muzikore dhe në YouTube, ku po merr vëmendje të madhe nga publiku i gjerë.

Fansat e Don Xhonit e kanë pritur me entuziazëm, duke e shoqëruar publikimin me reagime pozitive dhe mbështetje të menjëhershme.

- YouTube www.youtube.com

Ky projekt vjen si një tjetër dëshmi e vazhdimësisë së reperit në tregun muzikor dhe përforcon pozicionin e tij si një nga emrat më aktivë dhe më të ndjekur të hip-hop-it shqiptar. /Telegrafi/

Pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim!

By: M C
26 September 2025 at 23:38

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti.

Ky lajm ka prekur thellë opinionin publik dhe njerëzit e afërt me familjen. Ndër ta, ka reaguar edhe artisti i njohur Don Xhoni nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke thënë se:

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotëm që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Qungur të Pejës, ku një motor u përplas me një veturë në një kthesë të rrugës.

Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i Gjestit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër person, me iniciale K.B., është plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Banorët e zonës kanë treguar për momentet e para pas aksidentit dhe kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë humbje, duke kërkuar që autoritetet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Gjesti, fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ende nuk ka reaguar publikisht.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend, ai kishte treguar shpesh për lidhjen e ngushtë me vëllain e tij, i cili sot nuk jeton më.

The post Pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim! appeared first on Albeu.com.

Don Xhoni shtyn publikimin e këngës së re, shkak tragjedia në familjen e Gjestit

By: redi
26 September 2025 at 19:27

Reperi Don Xhoni ka njoftuar se publikimi i këngës së tij të re nuk do të bëhet sot, për shkak të ngjarjes së rëndë që goditi familjen e reperit Besart Kelmendi-Gjesti. ”Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashte forcë dhe durim. Projekti publikohet nesër n’18:00”…

Source

“Nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind” - Reagime të shumta pas humbjes tragjike së vëllait të Gjestit

26 September 2025 at 18:33


Humbja e rëndë e Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka prekur jo vetëm familjen e tij, por edhe kolegë, miq dhe figura publike të shumta që kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjete sociale.

Në mesin e tyre kanë reaguar edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, disa prej tyre që kanë qenë në të njëjtin edicion me Gjestin, e disa të tjerë nga edicione të kaluara.

Kengetarja Iliriana Sadriu, e cila ishte pjesë e BBVK, ndau një fotografi me Gjestin dhe vëllain e tij, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe duke kërkuar që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.

Edhe Kader Kicaj reagoi me dhimbje të thellë, duke thënë se nuk kishte fjalë për këtë tragjedi dhe duke u shprehur pranë familjes me lutje dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, Loredana Brati, ish-banore e BBVA në të njëjtin edicion me Gjestin, shkroi se zemra i dhemb nga ky lajm i trishtë, duke u lutur që familja të ketë forcë për të kaluar këtë sprovë të madhe.

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të BBVA, Rozana Radi, e cila shprehu dhimbjen e saj duke thënë se nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind e një motër apo vëlla për një humbje të tillë, teksa i kërkoi Zotit t’i japë forcë Gjestit.

Edhe Shqipe Hysenaj, një tjetër ish-banore e BBVK, u shpreh e shokuar, duke thënë se nuk i kanë mbetur fjalë dhe se i vjen shumë keq për këtë tragjedi, duke i dërguar lutje e ngushëllime familjes.

Përveç tyre, edhe G Bani ndau një video në InstaStory ku i dha ngushëllimet e tij Gjestit dhe familjes, teksa bëri të ditur se kishte shtyrë publikimin e këngës së tij të re për nesër, duke theksuar se ishte e pakta që mund të bënte për respektin e kësaj humbjeje të madhe.

Një gjest të ngjashëm bëri edhe reperi Don Xhoni, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, projekti i tij muzikor që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për nesër në orën 18:00.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes së Gjestit, duke i uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Foto: Rozana Radi/Instagram

Foto: Don Xhoni/Instagram

Foto: Loredana Brati/Instagram

Don Xhoni bën këtë veprim pas tragjedisë që ndodhi në familjen e Gjestit

By: gaze tare
26 September 2025 at 19:43

Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, reperi Don Xhoni ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale. Artisti i njohur ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi dhe për kolegun e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë moment të vështirë.

Në shenjë respekti, Don Xhoni ka bërë të ditur se publikimi i këngës së tij më të re, i planifikuar për sot, është shtyrë. Projekti muzikor do të dalë për publikun ditën e nesërme në orën 18:00.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.

The post Don Xhoni bën këtë veprim pas tragjedisë që ndodhi në familjen e Gjestit appeared first on iconstyle.al.

E vërteta e pë*leshjes në klipin e Don Xhonit

By: redi
25 September 2025 at 16:04

Rrjetet sociale u mbushën me pamje nga një përleshje e madhe fizike në setin e reperit Don Xhoni, duke hapur dyshime mbi një incident të vërtetë. Nuk bëhej fjalë për një konflikt real, por për skenë të një klipi që do të publikohet në YouTube. Projekti vjen si një mini-film muzikor, i cili shoqëron këngën e re të reperit, të titulluar “Zona 24”. Në rrjetet e tij sociale, Don Xhoni e ka…

Source

❌
❌