Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

By: redi
16 November 2025 at 17:01

Reperi i mirënjohur Noizy është në stadiumin ”Air Albania”, për të ndjekur super sfidën Shqipëri-Angli. Siç ka treguar edhe në rrjete sociale ku ka postuar video nga stadiumi i veshur me fanellën kuqezi, ku si mijëra shqiptarë edhe ai pret të shkruhet histori në Tiranë. Edhe pse ka një të kaluar në Angli, sot në stadium është si tifoz kuqezi. Me veshje, këngë dhe valle patriotike…

Source

💾

G-Bani bën deklaratën e papritur: Noizy është i pabesë

By: M C
10 November 2025 at 16:10

Ish-banori i “Big Brother VIP”, G-Bani, së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ku bëri disa deklarata të papritura për disa artistë shqiptarë.

Gjatë intervistës, reperi sqaroi arsyen e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas zërave që qarkulluan se vendimi i tij ishte marrë për vëmendje mediatike.

“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, u shpreh G-Bani me sinqeritet.

Gjatë emisionit pati edhe disa surpriza, ku përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale u gjenerua një skenë imagjinare, ku G-Bani ndodhej në një ashensor me disa prej emrave më të njohur të hip hopit.

I pyetur se si do të sillej me ta, reperi dha përgjigje të drejtpërdrejta, ku për Noizyn u shpreh me një tonë të fortë:

“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”

Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:

“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”

Edhe për Getoarin, reperi dha një koment të prerë: “Është djalë i keq, shumë i keq”.

The post G-Bani bën deklaratën e papritur: Noizy është i pabesë appeared first on Albeu.com.

Noizy, 39 vjeç, shembulli më i keq i një modeli: Shtyn rininë drejt kumarit, i fton publikisht në kazino

By: Iconstyle
7 November 2025 at 12:43

Ka një moment kur një artist nuk është më vetëm artist, por bëhet një figurë që formon mendësi. Dhe në Shqipëri, fatkeqësisht, Noizy është kthyer në simbolin më të dëmshëm të këtij realiteti. Një 39-vjeçar që prej vitesh ushqen me tekste të mbushura me lekë, sherre dhe “fuqi rrugësh” një brez të tërë adoleshentësh që e shohin si mit. Dhe tani, pasi ka lodhur tregun me glorifikimin e dhunës dhe arrogancës, ka kaluar në fazën tjetër: nxitjen e kumarit.

Në një seri postimesh në Snapchat, Noizy shihet duke ftuar publikisht ndjekësit e tij, shumica të rinj, që të vijnë në Grand Casino Tirana, për ta parë “live” duke luajtur.

“Mrom kena kap fuqishem. Fati fillestarit. @grandcasino_tirana”, shkruan ai, me emoji si për të bërë gjithçka të duket “fun”. Në postim fton edhe Varrosin të luajnë sërish.

Në postimin tjetër, ai vazhdon joshjen:

“A e din ça do bëj meqë kapa leke mrom? 50 vetat e pare qe do vijne me na pa sonte tu lujt ne¨Grand Casino Tirana ne Hotel Plaza, do ju jap leke nga ana ime per te lujt per qef. See you 20:30, 21:00. Lutuni të fitojmë, mos hajdeni me energji të keqe. Plus 50 personat e pare qe vini kam nje surprize te vogel per te gjithe ju, 21 vjec.”

Pra një burrë 39 vjeç, që e di shumë mirë fuqinë që ka mbi të rinjtë, i fton të shkojnë në kazino. U jep para që të luajnë. Dhe e paraqet këtë si një “loje”, si një “fun night out”. Dhe pikërisht këtu nis tmerri. Sepse kushdo që e njeh realitetin e lojërave të fatit, e di se ato nuk janë lojëra. Janë kurthe. Dhe kur një adoleshent hyn aty, i shtyrë nga idhulli i tij, rrallë del më jashtë.

Ky është shembull i pastër i degjenerimit të një modeli publik që s’ka më asnjë ndjenjë përgjegjësie. Nuk mjaftoi që për vite të tëra të ushqente një kulturë agresioni dhe maskilizmi, tani po e mbyll ciklin duke u bërë reklama ambulante të një kazinoje. Në një vend ku rreth çdo lagjeje ka një bastore dhe ku dhjetëra familje janë rrënuar nga varësia ndaj kumarit, Noizy po u tregon të rinjve që “fitorja” vjen nga tavolina e fatit, jo nga puna.

Nuk është çudi pse në vende serioze, për sjellje të tilla, artistët “cancelohen”. Sepse një figurë publike që ushqen varësi e prish mendje, është më e rrezikshme se çdo reklamë. Aty ku ne duhej të kishim njerëz që frymëzojnë, kemi një njeri që tallet me konceptin e edukimit, që shpërndan para për të joshur audiencën më të brishtë, që i mëson brezit të ri se suksesi matet me sa rrotullon, jo me sa krijon.

Noizy është 39 vjeç. Moshë ku një artist zakonisht kthehet në mentor, në njeri që reflekton, që jep diçka për të tjerët. Por ai ka zgjedhur rrugën e kundërt: të bëhet spot i gjallë për kumarin.

Ndoshta për Noizyn kjo ishte thjesht një marrëveshje reklame. Një ftesë e paguar, një postim për të promovuar një kazino dhe për të marrë fitimin e tij personal. Por ajo që për të është një “deal” i rradhës, për publikun e tij është helm. Sepse çdo fjalë e tij ndiqet, kopjohet dhe normalizohet nga një audiencë që ende nuk di të dallojë lojën nga varësia, shakanë nga realiteti. Ai mund të ketë fituar diçka për vete, por ka humbur çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj mijëra të rinjve që po i mëson të kërkojnë “fatin” në tavolinë, jo në jetë. Dhe ky është dëmi më i madh që lë pas.

Kjo është fytyra e një “idhulli” që ka humbur çdo sens realiteti. Një 39-vjeçar që i jep brezit të ri leksione për lekë, luks dhe tani edhe për kazino. Dhe ndërkohë që shumë prindër përpiqen t’u tregojnë fëmijëve rrugë të tjera, një “artist” po ua shkatërron me një story që zgjat 10 sekonda. Por efektin e këtij story, shoqëria do ta vuajë për vite!

/ICONSTYLE

The post Noizy, 39 vjeç, shembulli më i keq i një modeli: Shtyn rininë drejt kumarit, i fton publikisht në kazino appeared first on iconstyle.al.

Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë

By: D Marku
22 October 2025 at 20:22

Artisti i njohur shqiptar Noizy ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku ka rrëfyer më shumë se kurrë më parë për filozofinë e tij të suksesit dhe çfarë e ka mbajtur në krye të skenës muzikore për kaq shumë vite.

I pyetur nëse e konsideron veten artistin më të mirë shqiptar, si këngëtar, reper, kompozitor apo edhe aktor, ai zgjodhi të mos e fokusojë përgjigjen te egoja apo krahasimet, por te një element kyç: disiplina.

“Nuk është që unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë,” – u shpreh Noizy me sinqeritet. Ai shtoi me tej se ndonjëherë i mungon motivimi, por forca për të vazhduar vjen nga rutina, përkushtimi dhe energjia që investon çdo ditë.

“Një artist i talentuar mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë. Unë mund të bëj tri, sepse kam disiplinë, forcë fizike dhe punoj më shumë se të tjerët,” – tha ai, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur përtej talentit të lindur.

Kjo anë më reflektuese e Noizyt ka marrë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, sidomos pas deklaratës së mëparshme ku ai e cilësonte veten si “numero uno” në muzikën shqiptare.Sa larg do të kishe qenë sot po të kishe disiplinën e Noizyt?

The post Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë appeared first on Albeu.com.

Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë

By: gaze tare
22 October 2025 at 13:32

Reperi i njohur shqiptar Noizy ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku ka rrëfyer më shumë se kurrë më parë për filozofinë e tij të suksesit dhe çfarë e ka mbajtur në krye të skenës muzikore për kaq shumë vite.

I pyetur nëse e konsideron veten artistin më të mirë shqiptar, si këngëtar, reper, kompozitor apo edhe aktor, ai zgjodhi të mos e fokusojë përgjigjen te egoja apo krahasimet, por te një element kyç: disiplina.

“Nuk është që unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë,” – u shpreh Noizy me sinqeritet. Ai shtoi me tej se ndonjëherë i mungon motivimi, por forca për të vazhduar vjen nga rutina, përkushtimi dhe energjia që investon çdo ditë.

“Një artist i talentuar mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë. Unë mund të bëj tri, sepse kam disiplinë, forcë fizike dhe punoj më shumë se të tjerët,” – tha ai, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur përtej talentit të lindur.

Kjo anë më reflektuese e Noizyt ka marrë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, sidomos pas deklaratës së mëparshme ku ai e cilësonte veten si “numero uno” në muzikën shqiptare.Sa larg do të kishe qenë sot po të kishe disiplinën e Noizyt?

The post Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë appeared first on iconstyle.al.

“Urime fitoren, Ramiz” – Noizy uron Lladrovcin

By: D Marku
13 October 2025 at 13:49

Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Drenas, duke uruar kandidatin e zgjedhur, Ramiz Lladrovci.

Përmes rrjeteve sociale, Noizy ka shpërndarë një postim të Lladrovcit dhe ka shtuar një urim të shkurtër, por domethënës: “Urime fitoren, Ramiz”.

Ky gjest i reperit është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen e figurave publike për rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Ndërkohë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi janë numëruar mbi 30% të votave në Drenas, Lladrovci prin bindshëm me 52.31% të votave.

Pas tij renditet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 37.31%, duke treguar një diferencë të qartë mes dy kandidatëve kryesorë.

Zgjedhjet në Drenas kanë qenë të ndjekura me interes nga qytetarët dhe komentuesit politikë, ndërsa urimi i Noizyt ka shtuar një dimension të ri diskutimi në mediat sociale, duke lidhur botën e muzikës dhe atë të politikës lokale.

The post “Urime fitoren, Ramiz” – Noizy uron Lladrovcin appeared first on Albeu.com.

“Urime fitoren, Ramiz” – Noizy uron Lladrovcin

13 October 2025 at 12:54


Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Drenas, duke uruar kandidatin e zgjedhur, Ramiz Lladrovci.

Përmes rrjeteve sociale, Noizy ka shpërndarë një postim të Lladrovcit dhe ka shtuar një urim të shkurtër, por domethënës: “Urime fitoren, Ramiz”.

Ky gjest i reperit është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen e figurave publike për rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi janë numëruar mbi 30% të votave në Drenas, Lladrovci prin bindshëm me 52.31% të votave.

Pas tij renditet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 37.31%, duke treguar një diferencë të qartë mes dy kandidatëve kryesorë.

Zgjedhjet në Drenas kanë qenë të ndjekura me interes nga qytetarët dhe komentuesit politikë, ndërsa urimi i Noizyt ka shtuar një dimension të ri diskutimi në mediat sociale, duke lidhur botën e muzikës dhe atë të politikës lokale. /Telegrafi/


Lladrovci: Noizy është këngëtar i madh, shumë larg Don Xhonit

12 October 2025 at 17:01


Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në ditën e Zgjedhjeve Lokale ka dhënë një intervistë për Nacionalen ku u pyet edhe për dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Noizyn dhe Don Xhonin.

I pyetur nga gazetari për krahasimin mes këngëtarëve, Lladrovci shprehu respekt për të dy, por theksoi një dallim të qartë mes tyre.

“Të dy janë të mirë, por Noizy është këngëtar shumë larg Don Xhonit. Edhe pse Don Xhoni është i qytetit tim, i familjes sonë, Noizy është i madh shumë”, tha ai.

Foto: Facebook

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Lladrovcit me Don Xhonin, dikur miq të afërt, është tensionuar kohët e fundit, duke i çuar ata larg njëri-tjetrit.

Ndërkohë, krahasimi i tij mes dy këngëtarëve ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar jo vetëm mbi preferencën e Lladrovcit, por edhe mbi marrëdhëniet e hershme mes tij dhe Don Xhonit.

Ky moment ka treguar një herë tjetër se lidhjet mes politikës dhe artit shpesh bëhen temë diskutimi në publik. /Telegrafi/

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

By: Elva
9 October 2025 at 09:16

Kleviol Ahmeti, 39-vjeç, i njohur në rrjetet sociale si Klevio Serbiano, është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Ahmeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2024 nga Gjykata e Apelit, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Ai akuzohet se për disa vjet ka përndjekur […]

The post VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio” appeared first on BoldNews.al.

Ekstradimi nga Dubai në Shqipëri - publikohen pamjet kur Cllevio mbërrin në Rinas i shoqëruar nga Policia e Shtetit

9 October 2025 at 09:48


Është ekstraduar nga Dubai në Tiranë, mbrëmjen e së mërkurës, 39-vjeçari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit “Cllevio”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Ahmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Tiranë dhe Fier, për veprat penale “Përndjekje” dhe “Thyerje të masës së sigurisë”.

Rasti i përndjekjes ka të bëjë me këngëtarin Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, dhe familjarët e tij.

Sipas policisë “Cllevio” akuzohet se për disa vite ka ushtruar përndjekje fizike dhe në rrjetet sociale ndaj Rigels Rajkut dhe anëtarëve të familjes së tij.


“Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Përndjekja’, pasi akuzohet se për disa vjet ka përndjekur fizikisht dhe në rrjetet sociale shtetasin R. R. dhe familjarë të tij. Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’,” thuhet në njoftim.

Operacioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit me Zyrën e Interpol Abu Dhabi, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët i fshihen drejtësisë shqiptare.

Kleviol Ahmetaj, 39 vjeç, lindur në Lushnjë, u lokalizua dhe u arrestua në Dubai, si pjesë e operacionit të koduar “The Wanted”. /EuroNews/

Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana!

By: gaze tare
27 September 2025 at 09:56

Reperi i njohur shqiptar Noizy feston sot ditëlindjen e tij të 38-të. Artistit i kanë ardhur dhjetëra urime nga kolegë e fansa, ndërsa mes tyre ka spikatur edhe urimi i veçantë i këngëtares Loredana.

Në një postim në Insta-Story, Loredana ka ndarë disa fotografi bashkë me Noizyn, duke e uruar publikisht dhe duke shprehur mirënjohjen për miqësinë e tyre. “Jam e bekuar që të kam pjesë të jetës sime”, ka shkruar ajo mbi fotot që i shoqërojnë me momente të ndryshme. Ky gjest ka marrë shumë vëmendje nga fansat e të dy artistëve, që prej vitesh i ndjekin me interes bashkëpunimet dhe marrëdhënien e tyre të afërt.

Noizy dhe Loredana gëzojnë një miqësi të gjatë dhe të veçantë, që shpesh është komentuar edhe në media. Dyshja kanë bashkëpunuar në projektin muzikor “Heart Attack”, i cili rezultoi një sukses i madh në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar, duke u klikuar miliona herë në platforma digjitale.

“Urime ditëlindjen, Noizy! Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time.“- shkruan Loredana mbi postimin e ndarë në rrjete sociale.

Në këtë ditë të veçantë, shumë kolegë, fansa dhe miq të industrisë muzikore kanë ndarë mesazhe urimi për reperin e njohur në 38-vjetorin e tij të lindjes.

The post Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana! appeared first on iconstyle.al.

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

By: D Marku
23 September 2025 at 19:48

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete. Origjina e tyre ngriti dyshime dhe autoritetet ndërhynë menjëherë, duke i sekuestruar. Ndërkohë, sot u zbulua se ora ishte false. (lexo këtu).

Ndërkohë, reperi Noizy, nuk ka humbur rastin për të reaguar. Që pas publikimit të ngjarjes, ai ka bërë disa postime thumbuese në Instagram, duke aluduar se orët e Mozzik nuk ishin origjinale.

“S’di ka t’ja nis”, të cilës i ka shtuar edhe një emoji duke qeshur.
Ky postim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e lidhën menjëherë me situatën e Mozzik, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve të njohur të skenës shqiptare.

Çfarë ndodhi sot?
Ditën e sotme ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false. Kështu të paktën bëri të ditur shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjorë të kompanisë zvicerane “Richard Mille”.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Si përfaqësues ligjorë të markës prestigjioze zvicerane “Richard Mille”, kompania tha se konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania “Richard Mille”.

“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë”, tha kompania e avokaturës në fjalë.

The post Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis appeared first on Albeu.com.

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

By: gaze tare
23 September 2025 at 18:55

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete. Origjina e tyre ngriti dyshime dhe autoritetet ndërhynë menjëherë, duke i sekuestruar. Ndërkohë, sot u zbulua se ora ishte false. (lexo këtu).

Ndërkohë, reperi Noizy, nuk ka humbur rastin për të reaguar. Që pas publikimit të ngjarjes, ai ka bërë disa postime thumbuese në Instagram, duke aluduar se orët e Mozzik nuk ishin origjinale.

“S’di ka t’ja nis”, të cilës i ka shtuar edhe një emoji duke qeshur.

Ky postim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e lidhën menjëherë me situatën e Mozzik, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve të njohur të skenës shqiptare.

Çfarë ndodhi sot?

Ditën e sotme ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false. Kështu të paktën bëri të ditur shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjorë të kompanisë zvicerane “Richard Mille”.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Si përfaqësues ligjorë të markës prestigjioze zvicerane “Richard Mille”, kompania tha se konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania “Richard Mille”.

“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë”, tha kompania e avokaturës në fjalë.

The post Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis appeared first on iconstyle.al.

‘Rivaliteti’ i vazhdueshëm: Noizy i përgjigjet Mozzik me një orë luksoze

By: gaze tare
22 September 2025 at 17:23

Rivaliteti mes reperëve shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, duket se nuk ka të ndalur. Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me një orë luksoze në dorë, e cila nxiti debate të shumta në rrjetet sociale për autenticitetin e saj, reagimi i Noizyt nuk vonoi.

Reperi nga Durrësi zgjodhi rrjetin social “Instastory” për të publikuar një imazh të një ore “Richard Mille”, markë e njohur për luksin dhe çmimet e saj astronomike. Ora e postuar vlerësohet mbi 380 mijë euro, sipas të dhënave të markës, dhe u pa gjerësisht si një përgjigje ironike ndaj Mozzik, duke i shtuar tension rivalitetit të tyre të vazhdueshëm.

Fansat nuk vonuan të komentojnë, duke diskutuar mbi rivalitetin e reperëve në skenën shqiptare. Shumë prej tyre panë postimin e Noizyt si një mënyrë për të treguar superioritetin dhe stilin e jetës luksoze, duke e kthyer këtë episod në një nga momentet më të përfolura së fundmi në rrjete sociale.

Ky nuk është episodi i parë që i përplas reperët publikisht. Rivaliteti mes Mozzik dhe Noizy ka qenë i njohur që prej disa viteve, shpeshherë i shoqëruar me reagime nga fansat dhe debat në media. Postimi i fundit duket se vetëm ka nxitur më shumë spekulime dhe krahasime mes dy yjeve të muzikës shqiptare.

Ndërkohë, fansat presin se si do të vazhdojë ky duel publik, duke e bërë rivalitetin e tyre një nga temat më të ndjekura në botën e showbiz-it shqiptar.

The post ‘Rivaliteti’ i vazhdueshëm: Noizy i përgjigjet Mozzik me një orë luksoze appeared first on iconstyle.al.

Noizy vazhdon thumbat ndaj Mozzikut, publikon një fotografi të orës luksoze ‘Richard Mille’

By: D Marku
22 September 2025 at 16:46

Thumbat mes dy reperëve të njohur shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, nuk kanë të ndalur.

Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me një orë luksoze në dorë, e cila u përfol gjerësisht në rrjete sociale për autenticitetin e saj, reagimi i Noizyt nuk vonoi.

Reperi këtë herë publikoi në Instastory një imazh të një ore “Richard Mille”, markë që konsiderohet ndër më prestigjiozet dhe më të shtrenjtat në bote.
Postimi u pa gjerësisht si një përgjigje ndaj Mozzik, duke ironizuar polemikat se ora e këtij të fundit mund të mos ishte origjinale.

Ora e postuar prej tij kap vlerën mbi 380 mijë euro, sipas të dhënave të markës, gjë që shtoi më shumë reagime në rrjete sociale.

Përplasjet mes dy artistëve kanë qenë të shpeshta në të kaluarën, dhe ky episod i fundit vetëm sa ka shtuar zërat për rivalitetin e tyre të vazhdueshëm në skenën muzikore shqiptare.

The post Noizy vazhdon thumbat ndaj Mozzikut, publikon një fotografi të orës luksoze ‘Richard Mille’ appeared first on Albeu.com.

Noizy vazhdon thumbat ndaj Mozzikut, publikon një fotografi të orës luksoze ‘Richard Mille’

22 September 2025 at 15:02


Thumbat mes dy reperëve të njohur shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, nuk kanë të ndalur.

Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me një orë luksoze në dorë, e cila u përfol gjerësisht në rrjete sociale për autenticitetin e saj, reagimi i Noizyt nuk vonoi.

Reperi nga Durrësi këtë herë publikoi në Instastory një imazh të një ore “Richard Mille”, markë që konsiderohet ndër më prestigjiozet dhe më të shtrenjtat në botë.

Foto: Mozzik/InstaStory

Postimi u pa gjerësisht si një përgjigje ndaj Mozzik, duke ironizuar polemikat se ora e këtij të fundit mund të mos ishte origjinale.

Ora e postuar prej tij kap vlerën mbi 380 mijë euro, sipas të dhënave të markës, gjë që shtoi më shumë reagime në rrjete sociale.

Përplasjet mes dy artistëve kanë qenë të shpeshta në të kaluarën, dhe ky episod i fundit vetëm sa ka shtuar zërat për rivalitetin e tyre të vazhdueshëm në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/


Foto: Noizy/InstaStory

Mozzik reagon ndaj deklaratës së Noizyt për orën luksoze: Hajde, më ndihmo

By: gaze tare
19 September 2025 at 10:19

Mozzik u paraqit ditën e djeshme sërish në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), i shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci, në lidhje me hetimin për dy orë luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex që së bashku kapin vlerën prej 1.340.027,50 euro, raporton GazetaDemos.

Ndërsa çështja ka ngjallur interes të madh publik dhe mediatik, përplasja më e përfolur ka qenë ajo me reperin Noizy, i cili kishte aluduar më herët se ora nuk ishte e Mozzik dhe se ky i fundit e kishte përdorur vetëm për fotografi, madje shtoi se ora ishte fake. (lexo këtu)

Në një prononcim pas daljes nga ATK, Mozzik reagoi për herë të parë ndaj këtyre deklaratave, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet mes artistëve.

“Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist,”, tha ai për Gazetën Demos.

Sa i përket ndalimit nga Dogana, Mozzik sqaroi se gjithçka kishte ndodhur në kuadër të një kontrolli rutinor, pas kthimit të tij nga Zvicra.

“Në momentin që e kam publiku foton ka qenë një ditë pa ardhë prej Zvicrës në Kosovë. Kur kam ardhë ka qenë një kontroll rutinor, krejt normal. E falënderoj Doganën për sjelljen e mirë. Ishte thjesht një kontroll, asgjë më shumë,”- theksoi ai.

Avokati i tij, Arianit Koci, ngriti çështje të paqartësive ligjore, duke theksuar se klienti i tij është rezident në Zvicër dhe se, në këto rrethana, nuk ka arsye të paguajë taksë doganore për sendet personale.

“Ky jeton në Zvicër, ka lejeqëndrim atje. Nëse vjen me një orë të blerë në Zvicër dhe qëndron disa ditë në Kosovë, për t’u kthyer sërish, nuk ka logjikë të paguajë Doganë,”-tha Koci.

The post Mozzik reagon ndaj deklaratës së Noizyt për orën luksoze: Hajde, më ndihmo appeared first on iconstyle.al.

❌
❌