Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Loredana Brati thyen heshtjen pas fotove me Jozin që pushtuan rrjetin!

By: D Marku
18 December 2025 at 15:32

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka reaguar pas shpërndarjes së disa fotove që po bëjnë xhiron e rrjetit, ku ajo shihet krah Jozit. Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj në kanalin “Lori’s People”, Loredana ka sqaruar se këto imazhe nuk janë reale, por janë krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Ajo kërkoi që shpërndarja e këtyre fotove të ndalojë menjëherë, duke i cilësuar ato si “dashakeqe” dhe të dëmshme për publikun.

Loredana theksoi se fotot e krijuara me AI krijojnë keqkuptime dhe disinformacion, duke shtuar se ato nuk pasqyrojnë realitetin dhe janë një formë mashtrimi. Ajo kërkoi që të ndalohen për të mos vazhduar përhapjen e këtyre imazheve të rreme.

Përveç sqarimit të situatës, Loredana shfrytëzoi rastin të falënderojë fansat e saj për mbështetje, duke thënë se ata kanë qenë forca e saj më e madhe gjatë periudhave të vështira. “Mbështetja e juaj ka qenë drita në momentet më të errëta të jetës time,” shprehet ajo

The post Loredana Brati thyen heshtjen pas fotove me Jozin që pushtuan rrjetin! appeared first on Albeu.com.

A po e “thumbojnë” sërish njëri-tjetrin Loredana dhe Jozi?

By: gaze tare
25 October 2025 at 16:51

Loredana dhe Jozi, dy emra që pas “Big Brother Albania” vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e ndjekësve, janë rikthyer sërish në qendër të diskutimeve pas disa postimeve që shumë i kanë interpretuar si “kunja” të ndërsjella.

Gjithçka nisi me një “Instagram Story” nga Jozi, ku ai publikoi një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, të shoqëruar me një fjali që u pa si një mesazh me nënkuptim:

“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente, sidomos pasi vetëm pak ditë më parë, Loredana kishte deklaruar në “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur këtë vit.

Por as Loredana nuk qëndroi në heshtje. Vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi një foto të re, të shoqëruar me një mbishkrim që shumë e lexuan si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit:

“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.”

Ky reagim i saj u pa nga ndjekësit si një “thumb” i qartë jo vetëm për Jozin, por edhe për partneren e tij aktuale, një vajzë jashtë botës së famës, për të cilën ai kishte folur më parë publikisht.

Dyshja, që dikur u komentua gjerësisht për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, duket se vazhdon të ngjallë interes edhe pas ndarjes. Çdo postim, çdo fjali e tyre kthehet në lajm dhe ushqen thashethemet për një “luftë” të heshtur mes tyre.

The post A po e “thumbojnë” sërish njëri-tjetrin Loredana dhe Jozi? appeared first on iconstyle.al.

“Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit..”/ Loredana flet për raportin që ka me Jozin

By: gaze tare
23 October 2025 at 16:09

Loredana Brati ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Po ashtu ka folur edhe për Jozin, me të cilin pati një romancë në shtëpinë e BBV 4.

Në lidhje me Jozin, ish-banorin e BBV 4 me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti, dhe sot i uron suksese edhe pse ata nuk janë më bashkë.

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për tu lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”, u shpreh ajo.

Për Don Xhonin ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim por të shohim në vazhdim”, tha Loredana.

The post “Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit..”/ Loredana flet për raportin që ka me Jozin appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi me Don Xhonin? Befason Loredana: Jozi është burri i vetëm që kam pasur këtë vit

By: redi
23 October 2025 at 16:28

Loredana Brati një nga emrat më të komentuar të ”Big Brother Albania Vip 4”, e ftuar në emisionin ”Shqipëria Live”, ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Në lidhje me Jozin me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë…

Source

“Jozi është burri i vetëm që pata këtë vit”, Loredana Brati flet edhe për Don Xhonin

By: M C
23 October 2025 at 16:19

Loredana Brati ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Po ashtu ka folur edhe për Jozin, me të cilin pati një romancë në shtëpinë e BBV 4.

Në emisionin “Shqipëria Live” ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim por të shohim në vazhdim”, tha Loredana.

Në lidhje me Jozin, ish-banorin e BBV 4 me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti, dhe sot i uron suksese edhe pse ata nuk janë më bashkë.

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për tu lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”, u shpreh ajo.

The post “Jozi është burri i vetëm që pata këtë vit”, Loredana Brati flet edhe për Don Xhonin appeared first on Albeu.com.

Video duke u puthur me një djalë? Reagon Loredana Brati, nxjerr sms-të: Po njolloset morali im

By: redi
20 October 2025 at 21:53

David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

Source

“Jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”/ Video duke u puthur me një djalë, reagon Loredana Brati

By: gaze tare
20 October 2025 at 18:37

Pas publikimit të një videoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku djali David Dano shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe, ka ardhur sqarimi i shumëpërfolur nga vetë ajo.

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, David Dano, i njohur për ngjarjen e bujshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, ku u fut me forcë për të kërkuar dëmshpërblim për banesën e prishur gjatë ndërtimit të rrugës Transballkanike foli edhe për videon që publikoi në Instagram me Loredanën, duke ngritur shumë pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.

Mirëpo, reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh ne videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

“Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet,” – ka treguar Loredana.

Në fund, ajo i ka bërë thirrje Davidit që të sqarojë të vërtetën e plotë:

“David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”

The post “Jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”/ Video duke u puthur me një djalë, reagon Loredana Brati appeared first on iconstyle.al.

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

By: gaze tare
16 October 2025 at 18:47

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Loredana Brati, ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e saj pas një postimi në Instagram që lë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në ekran.

Në një pyetje që i ka ardhur nga ndjekësit – “Dua të të shikojmë në ekran, na thuaj po” – Loredana është përgjigjur shkurt, por domethënës: “Kismet, shpejt”.


Kjo ka mjaftuar që komentet dhe reagimet të shpërthejnë, me shumë prej fansave që shpresojnë ta shohin sërish në ndonjë emision televiziv apo projekt të ri mediatik.

E veshur me një fustan elegant të bardhë dhe pozicionuar në studion e “Goca dhe Gra”, fotoja që shoqëron postimin shton edhe më shumë misterin rreth asaj që mund të vijë. Në Goca dhe Gra, ajo ka qene ne rolin e moderatores per një sezon.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera, përgjigjja e saj lë të kuptohet se një rikthim në ekran është vetëm çështje kohe. Fansat mbeten në pritje ndoshta “shumë shpejt”, siç ka premtuar vetë ish banorja e BBVA.

Kujtojmë se kohët e fundit ajo u përfol për raportin me Don Xhonin, pas lidhjes që kishte në Big Brother Vip Albania me Jozin. Me këtë të fundit, Lori i ka shkëputur marëdhëniet.

The post A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit appeared first on iconstyle.al.

A është kjo unaza e Don Xhonit në dorën e Loredanës?

By: gaze tare
3 October 2025 at 11:23

Thashethemet për një romancë të mundshme mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit të njohur Don Xhoni po vazhdojnë të marrin vëmendje. Ajo që fillimisht nisi si një spekulim pas një videoje ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë, duket se po thellohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Së fundmi, Loredana Brati është parë në Prishtinë, ku raportohet se po qëndron prej disa ditësh. Por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet tek ndjekësit është një detaj që nuk mund të kalojë pa u vënë re: një unazë ari në dorën e saj. Aksesor ky jo i zakonshëm për stilin që ajo ndjek zakonisht, por që fansat e kanë krahasuar menjëherë me një unazë të ngjashme që Don Xhoni ka mbajtur më parë.

Ky detaj ka ndezur sërish rrjetin, duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se miqësi. Komentet online janë të shumta, me shumë fansa që spekulojnë se unaza mund të jetë një dhuratë personale nga reperi për Bratin – një tjetër shenjë e afrimitetit mes tyre.

Edhe pse as Don Xhoni dhe as Loredana nuk kanë dhënë ende asnjë reagim publik për këto zëra, fansat janë të bindur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

The post A është kjo unaza e Don Xhonit në dorën e Loredanës? appeared first on iconstyle.al.

Në një lidhje me konkurrentin e “Përputhen”?! Flet për herë të parë Loredana Brati!

By: gaze tare
24 September 2025 at 12:52

Loredana Brati, e njohur për rolin e saj si Kupidi në sezonin e fundit të “Përputhen”, ka folur për herë të parë për zërat që e lidhin me një nga konkurrentët e programit. Në një lidhje telefonike me Ronaldo Sharkën në “Live From Tirana”, Loredana i hodhi poshtë thashethemet dhe sqaroi situatën që çoi edhe në largimin e saj nga show.

“U mërzita kur pashë ato lajme, por do kalojë,” tha ajo, duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga fansat dhe publiku gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother VIP. Sipas saj, ajo ka qenë shumë e hapur në katër muajt e saj në reality show dhe ka treguar karakterin dhe vlerat e saj.

Loredana mohoi gjithashtu çdo lidhje romantike me konkurrentin, duke sqaruar se fotografia që u publikua ishte thjesht një rastësi. “Kam qenë në Dhërmi me shoqërinë dhe ky person punon në restorantin ku po drekoja. U ulëm për pak bashkë në tavolinë, dhe më pas u bë foto,” tha ajo.

Ajo shtoi se ka vendosur të largohet nga “Përputhen” për arsye të tjera dhe se është shumë sociale dhe komunikative me të gjithë konkurrentët, prandaj nuk e kupton pse kjo histori u bë kaq e madhe.

Loredana nuk e përjashton mundësinë të jetë në një lidhje në të ardhmen dhe thekson se mediat duhet të jenë më të kujdesshme para se të publikojnë histori që mund të jenë të pasakta.

The post Në një lidhje me konkurrentin e “Përputhen”?! Flet për herë të parë Loredana Brati! appeared first on iconstyle.al.

Skandal në ‘Përputhen’: Loredana largohet pas lidhjes së dyshuar me konkurrentin

By: gaze tare
22 September 2025 at 20:52

Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, duke lënë pas një boshllëk të dukshëm në strukturën e programit.

Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta brenda produksionit tregojnë se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme të Loredanës me konkurrentin Kejsi Hyseni. Ky informacion, që besohet të ketë dalë nga vetë stafi i programit, ka shkaktuar diskutime të forta brenda produksionit dhe mendohet se ka qenë arsyeja kryesore e largimit të saj.

Pavarësisht largimit, për shkak të regjistrimeve të kryera më parë, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për disa ditë, por realiteti pas kamerave është krejt tjetër. Këtë fundjavë, Loredana është parë në plazh së bashku me Kejsin, ku dëshmitarë okularë raportojnë momente afërsie dhe shtrëngime duarsh, duke i shtuar peshë dyshimeve për lidhjen e tyre.

Produksioni nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht dhe detajet e mëtejshme mbeten të panjohura, por fakti që largimi i Loredanës nuk duket rastësor është i qartë. Ndjekësit e programit tashmë presin reagime dhe deklarata nga protagonisti dhe stafi, ndërsa intrigat pas skenave vazhdojnë të jenë temë kryesore e sezonit.

Ky episod risjell vëmendjen mbi jetën personale të pjesëmarrësve dhe sfidat që mund të lindin kur marrëdhëniet private përplasen me rregullat e një reality show.

The post Skandal në ‘Përputhen’: Loredana largohet pas lidhjes së dyshuar me konkurrentin appeared first on iconstyle.al.

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

By: gaze tare
15 September 2025 at 21:59

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të re që premton të tërheqë vëmendjen e publikut. Pas eksperiencës në reality show dhe më vonë në panelin e “Goca dhe Gra”, këtë sezon ajo do të jetë pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen” në Top Channel.

Por ndryshe nga rolet që kemi parë më herët, këtë herë Loredana do të ketë një pozicion të veçantë. Ajo do të shfaqet si “matchmaker”, duke u vendosur në krah të djemve konkurrentë. Me përvojën e saj në ekran dhe energjinë karakteristike, Loredana do t’i trajnojë dhe këshillojë ata për mënyrën se si duhet të prezantohen, si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe si të tregojnë anën e tyre më të mirë përballë publikut dhe vajzave të programit.

Ky rol i ri pritet të sjellë një frymëmarrje ndryshe në program, duke i dhënë më shumë thellësi dhe autenticitet eksperiencës së konkurrentëve. Synimi i Loredanës është i qartë: të ndihmojë në krijimin e historive të dashurisë që shkojnë përtej spektaklit televiziv.

Publiku ka reaguar me kuriozitet ndaj këtij lajmi, duke e mirëpritur rikthimin e saj në ekran. Shumë ndjekës presin me interes të shohin se si Loredana do të transformohet në udhërrëfyese të dashurisë për konkurrentët e rinj të “Për’puthen”.

The post Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë appeared first on iconstyle.al.

Loredana flet për eksperiencën e saj në “Goca & Gra”: E kam ndjerë veten një hap mbrapa

By: gaze tare
7 September 2025 at 09:21

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ishte këtë javë e ftuar në programin “She’s On Air” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ku ndau me dëgjuesit detaje nga rruga e saj pas reality show-t dhe eksperiencën si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

Brati u shpreh se prania në një panel të përbërë nga pesë vajza nuk ishte e lehtë:

‘Normalisht që në një panel në të cilin jemi pesë goca dhe gra, 5 zemra, është e vështirë që ti të gjesh atë hapësirën tënde televizive dhe kjo më mungonte. Normalisht që ato kishin dhe më shumë eksperiencë dhe ishin profesioniste në atë që bënin ndërsa për mua ishte eksperienca ime e parë në televizion në atë lloj mënyre si gazetare le të themi. E kam ndjerë veten pak një hap mbrapa, por besoj se jam tepër e justifikuar. Ishte edhe pjesa që sa kisha dalë nga BBV dhe ndihesh vërtet si në traget.’

Ndërkohë, atmosfera në panel nuk ka qenë gjithmonë pa tensione. Një moment ironik ka qenë kur Denada iu drejtua Loredanës me fjalët: “A jam e vetmja që s’të kam qejf?” – një batutë që u komentua gjerësisht si shkëndijë e rivalitetit mes vajzave në studio.

Loredana ndau edhe reflektimin e saj për jetën pas reality show-t, duke theksuar se ky tranzicion nuk është i thjeshtë:

‘Pjesa pas BBV mund të duket si shaka por që të duhet njëfarë periudhe që ta marrësh veten. Besoj se kam dalë mirë, mund të bëja më mirë sigurisht por në disa gjëra duhet eksperiencë. Jam duke punuar shumë dhe po kërkoj të jap më të mirën në televizion’

The post Loredana flet për eksperiencën e saj në “Goca & Gra”: E kam ndjerë veten një hap mbrapa appeared first on iconstyle.al.

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon

By: gaze tare
26 August 2025 at 11:45

Një nga marrëdhëniet më të përfolura gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka qenë ajo mes Loredanës dhe Jozit. Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?

Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.

‘Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat’- u shpreh ajo.

Kujtojmë se kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën.

‘Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë’– ishte deklarata e Jozit, që më pas u ironizua nga vetë Lori.

Po në atë intervistë, Jozi pranoi se është në një lidhje dashurie.

“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke sugjeruar se partnerja e tij është jashtë vëmendjes mediatike. Ende dhe sot nuk kemi parë asnjë foto me partneren e tij të re.

The post Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon appeared first on iconstyle.al.

Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën?

By: gaze tare
24 July 2025 at 14:36

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.

Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – deklaratë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.

The post Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën? appeared first on iconstyle.al.

Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

By: gaze tare
24 July 2025 at 08:45

Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.

Vetëm pak pas publikimit të intervistës, Loredana ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.

Në intervistë, Jozi ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.

The post Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” appeared first on iconstyle.al.

“Ka marrë rrugë jo të mirë”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë

By: gaze tare
23 July 2025 at 17:45

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës personale, por ajo që mori vëmendje të veçantë ishte marrëdhënia e tij me Loredanën. Historia e dashurisë mes tyre, e cila nisi gjatë kohës që qëndronin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vazhdon të ngjallë interes edhe pas përfundimit të spektaklit. Por a është mbyllur përfundimisht kjo histori?

Në intervistë, Jozi u shpreh se nuk është takuar me Loredanën prej disa muajsh, ndërsa komentet e saj në emisionin “Goca dhe Gra” i cilësoi si të ftohta dhe zhgënjyese.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Ke diçka për t’i thënë sot?

Jozi: Asgjë, thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz…

Ronaldo: Në ç’kuptim rrugë jo të mirë?

Jozi: Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme.

Ronaldo: Çfarë gjestesh? E ke fjalën për këto komentet me Don Xhonin?

Jozi: Të gjitha në përgjithësi…

Ronaldo: I ke parë?

Jozi: Të them të drejtën nuk i marr seriozisht këto gjëra.

Ronaldo: Dy herë i ka kometuar Don Xhoni, një herë një zemër të kuqe dhe dje i kishte shkruar në një video në TikTok ‘zemër je’ e shoqëruar me një zemër të kuqe. Loredana i bën ‘like’.

Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…

Ronaldo: Nëse kjo histori është e mbyllur?

Jozi: Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan.

The post “Ka marrë rrugë jo të mirë”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Upsss! Loredana në një romancë me Don Xhonin?

By: gaze tare
16 July 2025 at 10:49

Një koment i vetëm ka mjaftuar që ndjekësit të ndezin rrjetin me pyetjen: a po ndodh diçka mes Don Xhonit dhe Loredana Bratit?

Reperi i njohur ka lënë së fundmi një koment në njërën prej fotove të modeles Loredana Brati, dhe sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re.

Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur ndonjë shkëndijë apo thjesht është një koment spontan, por një gjë është e qartë: rrjeti e pa, e komentoi dhe… “plasën cokollatat”.

The post FOTO/ Upsss! Loredana në një romancë me Don Xhonin? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌