Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 January 2026Main stream

“BBV nuk të hap dritare, por tarracë”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në reality show

By: gaze tare
15 January 2026 at 16:37

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Rozana Radi ka rrëfyer për rrugëtimin e saj artistik dhe përvojën në “Big Brother VIP Albania”, të cilën e cilësoi si një pikë kthese të fortë.

Këngëtarja u shpreh se pa eksperiencën në BBV nuk do të ishte rikthyer me të njëjtin intensitet në koncerte dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun:

“Unë duhet që ta falënderoj Big-un shumë, sepse po të mos ishte për Big Brother unë nuk do t’u isha rikthyer më koncerteve të mia. Imagjino kur e them unë që jam rritur në skenë. Unë e kam thënë që BBV është “Big”-u i jetës sime dhe unë do ta bëja 100 herë”, u shpreh ajo.

Radi theksoi se pas daljes nga shtëpia është ndier më e fortë dhe më e motivuar profesionalisht, duke shtuar se këtë përvojë do ta përsëriste pa asnjë hezitim.

Sipas artistes, edicioni aktual i ka dhënë banorëve një ekspozim shumë më të madh se zakonisht:

“E kam thënë që nuk të hap një penxhere ose një dritare, por mendoj që protagonistëve që janë këtë vit i ka hapur një tarracë.”

Ajo shpjegoi se në BBV ekzistojnë katër kategori lojtarësh, nga ata që hyjnë pa asgjë për të humbur, tek ata që vijnë për t’u rikthyer, për t’u provuar ose për të treguar një anë tjetër të vetes.

Rozana u ndal edhe te mesazhi që, sipas saj, çdo banor duhet të kuptojë:

“Askush nuk ka për të humbur nga Big Brother, njeriu humb nga goja e vet. Nga ajo që nxjerr nga goja, nga sjellja e vet. Nuk humb nga BBV, por vetëm fiton.”

Ajo këshilloi konkurrentët ta shfrytëzojnë këtë eksperiencë si një mundësi unike për të ndërtuar diçka të madhe për të ardhmen. Ajo e krahasoi Big Brother me një shans të rrallë që duhet përdorur me mençuri:

“Ata që janë atje brenda nuk më dëgjojnë, por uroj që të dinë ta marrin këtë eksperiencë dhe ta përdorin si atë monedhën e fundit që ka mbetur në xhep dhe ti duhet ta shpenzosh në mënyrën më të mirë të mundshme sepse po e humbe, e gjen ai tjetri”, tha këngëtarja.

The post “BBV nuk të hap dritare, por tarracë”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në reality show appeared first on iconstyle.al.

Rozana Radi pas përvojës në Big Brother: 'Big'-u i jetës sime, do ta bëja 100 herë

15 January 2026 at 16:09


Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French”.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj muzikore, por edhe për Big Brother VIP Albania.

Teksa po diskutonin në lidhje me BBV, artistja ndau detaje duke e krahasuar edicionin e saj, përjetimin personal dhe edicionin e pestë që ka nisur dhe ka rrëmbyer një vëmendje shumë të madhe.

Foto: YouTube

"Unë duhet që ta falënderoj Big-un shumë, sepse po të mos ishte për Big Brother unë nuk do të isha rikthyer më koncerteve të mia. Imagjino kur e them unë që jam rritur në skenë. Unë e kam thënë që BBV është “Big”-u i jetës sime dhe unë do ta bëja 100 herë", u shpreh ajo.

"E kam thënë që nuk të hap një penxhere ose një dritare, por mendoj që protagonistëve që janë këtë vit i ka hapur një tarracë. Sepse unë kam kuptuar që në BBV ka katër kategori lojtarësh. Të parët janë ata që kanë humbur fare dhe falë “Big”-ut kanë hyrë në lojë dhe kanë ardhur fuqishëm. Të dytët jemi ne që sa patëm një sukses kemi hyrë për të provuar veten tonë. Të tretët janë disa që kanë patur një dështim dashurie dhe kanë ardhur që t’i tregojnë publikut që di të bëj dhe më ndryshe. Të katërtit janë ata që nuk janë fare, por që BBV i ka prodhuar dhe të gjithë këta përfshirë dhe mua, pra artistët nuk jemi budallenj që marrim pjesë në Big".

"Askush nuk ka për të humbur nga Big Brother, njeriu humb nga goja e vet. Nga ajo që nxjerr nga goja, nga sjellja e vet. Nuk humb nga BBV, por vetëm fiton".

"Ata që janë atje brenda nuk më dëgjojnë, por uroj që të dinë ta marrin këtë eksperiencë dhe ta përdorin si atë monedhën e fundit që i ka mbetur në xhep dhe ti duhet ta shpenzosh në mënyrën më të mirë të mundshme sepse po e humbe e gjen ai tjetri", tha mes tjerash Radi. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Before yesterdayMain stream

Sherri mes Rozana Radit dhe këngëtarit grek Sany, si u përfshinë në debat dy artistët

By: V K
13 December 2025 at 12:55

Një vit më parë, artistja Rozana Radi dhe këngëtari Sany Dimitri, prekën suksesin, duke rrëmbyer çmimin e parë tek “Kënga Magjike” me këngën “Akoma”.

Por duket se pas një viti gjërat jo vetëm kanë ndryshuar për ta, por duhet thënë raportit i ka ardhur fundi.

Duket se shkaku lidhet me financat. Ka qenë këngëtarja, ajo që është shprehur se Sany ka përdorur foton e saj për të shtuar koncertet, duke nënkuptuar se në këtë mënyrë artisti ka përfituar më shumë para.

Pak ditë më parë, Rozana zgjodhi të flasë hapur për prishjen e marrëdhënies, duke deklaruar se me Sanyn nuk ka më asnjë kontakt dhe duke e cilësuar atë “mosmirënjohës”.

“Unë nuk kam asnjë lloj komunikimi. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se shkak i konfliktit ishte përdorimi i emrit dhe imazhit të saj në promocionin e disa koncerteve, ku ajo nuk ishte e ftuar dhe nuk merrte pjesë. Sipas saj, publiku ka prerë bileta duke menduar se do ta shihte live në skenë.

“Dy muaj pasi dola nga ‘Big Brother’, pashë veten në një poster koncerti ku nuk merrja pjesë. Është përdorur emri im, njerëzit kanë prerë bileta për mua”, – tha Rozana, duke e cilësuar situatën të padrejtë dhe të pakëndshme.

Pas këtyre deklaratave, reagimi i Sanyt erdhi në një intervistë për “Living Day”, ku ai e pranoi se komunikimi mes tyre është ndërprerë, por mohoi kategorikisht etiketimin si “mosmirënjohës”.

“Kam dëgjuar që ka thënë që jam mosmirënjohës, por nuk mendoj se jam dhe as kam qenë. Këtë e tregojnë edhe postimet e mia, ku gjithmonë kam falënderuar çdo njeri që ka kontribuar”, – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se, nga ana e tij, kontributi i Rozanës nuk është harruar.

Lidhur me përdorimin e fotos së përbashkët në posterë koncertesh, Sany dha këtë sqarim: “Fotoja është publike dhe mund të përdoret nga kushdo. Nëse kjo çon në keqinterpretim, unë nuk di çfarë të them.”

Këngëtari dhe artisti grek Sany Dimitri, ishte këtë pak kohë më parë në emisionin “Fitstation” me moderatoren Çenkuela Hasa. Ndërkohë të tjera në këtë intervistë ai foli për artisten Rozana Radi.

“Siç e thashë dhe në fillim, edhe bashkëpunimi me Rozanën ishte një koicidencë, por jo aq e rastësishme, pasi kontaktet që unë kma në Shqipëri, njerëz nga Shqipëria e kanë pëlqyer punën time dhe mua si artist dhe më thanë që një artiste e njohur në Shqipëri po tenton të bëjë një këngë një bashkëpunim me një artist grek dhe unë isha kandidati i duhur, kështu më zgjodhën mua për të bërë atë bashkëpunim. Kimia me Rozanën ishte shumë e mirë, kjo mund të vihet re lehtësisht te performanca ‘Akoma’. Mund të më duhet kohë për të njohur njerëzit dhe për të dalë në konkluzione, por impakti i parë ishte i mirë. Ajo është një grua dinamike, e zgjuar dhe s’kam pasur kohë ta takoj më shpesh, por faleminderit Zotit që nuk kuptoj asgjë në shqip dhe çfarë po ndodh, pasi do isha duke parë televizor gjithë ditën. Por miqtë e mi më kanë thënë që është një lojë interesante ku njihen disa aspekte të personalitetit të një personi, tani mbetet për të parë se çfarë do votojë publiku, kush është i preferuari i publikut dhe kush do të marrë fitoren”, – shprehet Sany.

The post Sherri mes Rozana Radit dhe këngëtarit grek Sany, si u përfshinë në debat dy artistët appeared first on Albeu.com.

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

By: gaze tare
11 December 2025 at 21:02

Viti i kaluar shënoi një sukses të madh për Rozana Radin dhe Sany Dimitrin, të cilët triumfuan në “Kënga Magjike 2024” me këngën “Akoma”. Performanca e tyre në skenë la përshtypjen e një partneriteti të fortë artistik dhe marrëdhëniesh të shkëlqyera mes tyre. Por, vetëm pak kohë pas fitores, gjithçka u përmbys dhe raportet e dyshes u ftohën në mënyrë drastike.

Rozana foli për herë të parë për arsyet që e çuan në ndërprerjen totale të komunikimit me Sanyn. Ajo e përshkroi ish-partnerin e saj muzikor si “mosmirënjohës” dhe u shpreh se mes tyre nuk ka mbetur më asnjë lloj kontakti.

“Unë nuk kam asnjë lloj komunikimi. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës,” tha ajo.

Këngëtarja tregoi se konflikti lindi pasi emri dhe imazhi i saj u përdorën për të promovuar koncerte në të cilat ajo nuk ishte e ftuar dhe nuk merrte pjesë. Sipas saj, organizatorët kishin shitur bileta duke i bërë njerëzit të besonin se do ta dëgjonin live, gjë që e vuri artisten në një situatë delikate. “Dy muaj pasi dola nga Big Brother, pashë veten në një poster koncerti ku nuk merrja pjesë. Është përdorur emri im, njerëzit kanë prerë bileta për mua,” u shpreh Rozana.

Pas fjalëve të saj, reagimi i Sanyt nuk vonoi. Në një intervistë për emisionin “Living Day”, ai konfirmoi se ata nuk flasin më, por mohoi me vendosmëri që të jetë sjellë në mënyrë mosmirënjohëse.

“Kam dëgjuar që ka thënë që jam mosmirënjohës, por nuk mendoj se jam dhe as kam qenë. Këtë e tregojnë edhe postimet e mia, ku gjithmonë kam falenderuar çdo njeri që ka kontribuar,” tha ai.

‘Fotoja është publike dhe mund të përdoret nga kushdo. Nëse kjo çon në keqinterpretim, unë nuk di çfarë të them,” u shpreh ai.

The post E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues appeared first on iconstyle.al.

Patën përplasje të shumta gjatë Big Brother VIP Albania 4, Neda Balluku - Rozana Radit: Ka mbaruar tani

5 November 2025 at 15:20


Në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra”, Neda Balluku, ishte e ftuar për të folur mbi ndarjen nga ish-bashkëshorti Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese si dhe për librin e fundit që publikoi.

Në studio ajo u përball me Rozana Radin, me të cilën kishte pasur përplasje të forta gjatë Big Brother VIP Albania 4.

Tensioni u ndje që në fillim, kur artistja e pyeti nëse publikimi i librit ishte i lidhur me divorcin.

Foto: YouTube

“Nga ty e pres këtë pyetje, por është rastësi. Nuk bëhen shaka me jetën personale”, u përgjigj Neda.

Pyetjet vazhduan me tema mbi dashurinë dhe jetën personale të autores, ndërsa Rozana e ngacmoi për rolin e saj në “Përputhen”.

“T’i thuash një gruaje që ka humbur dashurinë e saj të madhe se si do t’i mësojë të rinjtë të dashurojnë, nuk është në rregull", reagoi Balluku.

Debati kulmoi kur Rradi e pyeti për mbajtjen e mbiemrit të ish-bashkëshortit dhe Neda iu kthye me ironi: “Është një vijë e hollë mes bisedave serioze dhe llafeve të grave".

- YouTube www.youtube.com

“Ka mbaruar Big-u, Rozana", shtoi tutje, duke e mbyllur diskutimin mes tensionit dhe buzëqeshjeve ironike. /Telegrafi/

Jo “Goca dhe Gra” por “Armike dhe Rivale”, Neda vs. Rozana dhe drama e shëmtuar që na u servir në ekran

By: Iconstyle
5 November 2025 at 10:40

Në vend që të shndërrohej në një tribunë ku femrat flasin për fuqizim, respekt dhe bashkëpunim, mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” u kthye në një spektakël të turpshëm të përplasjeve personale. Në ekran nuk pamë gra të pjekura që dinë të debatojnë me dinjitet, por dy figura që shpalosën një tension të vjetër, plagë të pambyllura, nën dritat e kamerave që mezi prisnin “show”-n. Dhe e morën: një “show” që nuk kishte asgjë të bukur, asgjë frymëzuese, asgjë që të linte mendim pozitiv në fund.

Neda Balluku vs. Rozana Radi. Një përplasje e ftohtë, e ngarkuar, që nisi nga statuset e dikurshme të rrjeteve sociale, nga hatërmbetje të vjetra që në vend të shuheshin me kalimin e viteve, u ringjallën në një emision që supozohej të ishte hapësirë solidariteti. Pyetje të nënqeshura, replika që fshihnin thumbime, mimika të ngrira dhe një atmosferë ku çdo teleshikues ndjente siklet. Të gjitha këto ndodhën përballë syve të një publiku që nuk meriton një dalje televizive të zhveshur nga çdo vlerë.

Për ironi, emisioni quhet “Goca dhe Gra”, por mbrëmë nuk pamë as goca, as gra. Pamë rivale, pamë armike, pamë gra që përpiqeshin të pickonin njëra-tjetrën me fjalë. Askush nga drejtueset e programit nuk ndali këtë rrjedhë, përveç Ema Andreas, e vetmja që mbajti qetësi dhe dinjitet, duke ndërhyrë për të rikthyer një minimum respekti në studio. Në mes të gjithë atij zhurmimi, Ema foli si një grua që e kupton se feminizmi nuk është as sharje, as thumbim, por respekt për tjetrën, edhe kur nuk e pëlqen.

Pjesë nga diskutimi i mbrëmshëm:

Rozana: Libri del kur divorci bëhet publik. Është një rastësi si fantazia e frikshme dhe kjo?

Neda: Shiko, nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Po, sigurisht që është tërësisht rastësi, se nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.

Rozana: Duke qenë se ju jeni autore në “Për’puthen”, me pak fjalë mësoni rininë “si të dashurohet”.

Neda: Ose si të ndahet…

Rozana: Ose si të ndahet. Dakord. Si e menaxhon dashurinë në ekran kur e juaja po përballet me dyert e gjykatës?

Neda: Në “Për’puthen” Rozi, nuk menaxhojmë ne dashurinë e të rinjve. Të rinjtë na tregojnë ne dita-ditës se si dashuron sot brezi i ri. Nuk mund të vendosësh në këtë jetë kë të dashurosh. Nuk i thua dot të rinjve: ‘ti duhet të duash këtë… dhe këtë jo”. Ai është një emision ku të rinjtë janë të lirë të dashurohen dhe ne si autorë jemi të detyruar për hir të punës, por edhe me dëshirë shumë të madhe, të shkojmë mbrapa gjithçkaje që ata na rrëfejnë, për t’ia ekspozuar publikut.

Dhe mendoj dhe këtë: T’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, ‘se si do shkosh t’ja mësosh të rinjve’, nuk është ok.

Rozana: Duke qenë se nuk është se sapo humbur, pasi thatë se keni disa vite që jeni ndarë, nuk qëndron kjo. Megjithatë… Martesa me një person i cili vjen nga një familje me peshë në opinionin publik, e ka frenuar apo kufizuar Nedën nga liria? Çfarë do të thotë për ty të jesh e lirë si grua?

Neda: Po çfarë do të thotë më ka frenuar nga liria?

Rozana: Ishte e qartë pyetja. Të ka frenuar, të ka kufizuar martesa me një person, i cili pak a shumë ka një peshë?

Neda: Po ça duhet të kisha bërë unë psh., që s’e kam bërë?

Rozana: Nuk e di, kjo është një pyetje që duhet të më përgjigjesh. Është ajo shprehja po s’mund ta them… Nuk ka pyetje të këqija, vetëm përgjigje.

Neda: Jo s’më ka frenuar.

Rozana: Kam një pytje të fundit. Pamë kopertinën e librit tuaj, ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit, apo ende nuk është një ish. Pse keni zgjedhur? Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e ish-bashkëshortit?

Neda: Unë mendoj që është një linjë shumë e hollë ndërmjet të ndash biseda shumë të rëndësishme dhe llafe grash. Pyetja që sapo bëre është pak llafe grash. Ka mbaruar “Big-u” Rozana.

Rozana: Mbiemri nuk është llafe grash. Nëse nuk mund të përgjigjesh, thuaj thjesht ‘nuk di’ ose ‘nuk mund të përgjigjem’.

Ema Andrea: Me thënë të drejtën, e shoh që je në pozita… Po përgjigjesh te ky ‘muhabeti i grave’ që ne kemi, ai që është. Ti këtu erdhe. Gjëra me vlerë apo pa vlerë… interesat e njerëzve janë ato që janë. Do kisha preferuar, koleget, për atë që janë, me i dash dhe me i respektu, se ne të kemi respektu për kohën edhe tonën, edhe të televizionit. Besoj se u morëm vesh.

Neda: Po, unë i respektoj shumë koleget e mia.

Ky nuk është mesazhi që duam të shohim në vitin 2025. Nuk është kjo mënyra si duhet të paraqiten gratë në ekran: të ndara në kampe, të zëna mes egosh personale dhe kompleksesh të trashëguara nga reality show-t e viteve të shkuara. Nuk është ky modeli që u shërben vajzave të reja. Çfarë mësojnë ato nga një mbrëmje e tillë?

Në një vend ku gratë ende luftojnë për hapësirë, për zë dhe për respekt, ekrani nuk duhet të jetë pasqyrë e luftërave të vogla mes tyre. Duhet të jetë shembull i asaj që quhet bashkëjetesë femërore. Mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” ishte e kundërta: një betejë për ulje dinjiteti.

Nuk ishte as argëtim, as debat. Ishte një shfaqje e shëmtuar që s’kishte asnjë lidhje me fuqizimin e grave, por shumë me plagët e vogla të egove njerëzore. Fuqia e vërtetë nuk është të ulësh tjetrën, por ta ngresh bashkë me veten!

/Iconstyle

The post Jo “Goca dhe Gra” por “Armike dhe Rivale”, Neda vs. Rozana dhe drama e shëmtuar që na u servir në ekran appeared first on iconstyle.al.

Pyetja e Rozana Radit vë në siklet Neda Ballukun: Nga ty e pres

5 November 2025 at 09:22


Opinionistja e njohur, Neda Balluku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku për herë të parë ka folur hapur për ndarjen nga partneri i saj prej shumë vitesh, Ogren Balluku.

Lajmi i divorcit erdhi si surprizë për publikun, pasi çifti ishte konsideruar prej kohësh si një nga më të qëndrueshmit në botën e medias shqiptare.

Gjatë intervistës, Neda u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga moderatorja Rozana Radi, e cila e vuri disi në siklet opinionisten.

Foto: YouTube

“Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi si fantazia e frikshme dhe kjo?”, e pyeti Rozana, duke iu referuar kohës së publikimit të librit të Nedës.

Me qetësi, por edhe me një dozë humori, Neda iu përgjigj: “Shiko, nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Nga ty e pres. Dhe përgjigja ime është se nga ty e pres këtë pyetje, por po. Sigurisht që është rastësi, sepse nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Unë di të ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare".

Foto: YouTube

Ndarja e saj nga Ogreni shënon fundin e një historie të gjatë dashurie dhe bashkëpunimi profesional, pasi çifti ishte njohur nga koha e Big Brother Albania dhe kishte ruajtur marrëdhënie të forta për vite me radhë.

Edhe pse e ka pranuar publikisht divorcin, Neda u shpreh se është e vendosur të ruajë privatësinë dhe të mos e kthejë këtë moment në pjesë të karrierës mediatike. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

FOTO/ Rozana Radi habit me deklaratën, çfarë ka ndodhur në jetën e këngëtares

By: M C
25 October 2025 at 18:07

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi, përmes një postimi në instastory ka konfuzuar ndjekësit me deklaratën e fundit.

“Nuk jam më ajo që isha, dhe as nuk di a dua të jem”. Kjo deklaratë ka bërë mjaft kuriozë ndjekësit ndërsa gjithçka mbetet “mister”.

Rozana Radi nuk ka shkruar asgjë më tej, ndërsa aludimet për gjendjen aktuale të këngëtares janë të ndryshme.

The post FOTO/ Rozana Radi habit me deklaratën, çfarë ka ndodhur në jetën e këngëtares appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

22 October 2025 at 18:32


Këngëtarja e njohur Rozana Radi, e cila këtë vit është pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, ka rrëfyer një detaj shumë interesant për jetesën me vjehrrën.

Gjatë një bisede në emision, Rozana u shpreh se të jetosh me vjehrrën nuk është diçka negative, përkundrazi:

“Unë mendoj që jetesa me vjehrren nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrren në shtëpi” – tha ajo.

- YouTube youtu.be

Këngëtarja shtoi se kjo ide ka rrënjë nga eksperienca e familjes së saj: nëna e Rozanës ka jetuar dikur me prindërit e babait të saj, dhe kjo frymë e ka ndihmuar Rozanën të kultivojë dëshirën për të jetuar bashkë me familjen e zgjeruar.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje, duke treguar një qasje të hapur dhe pozitive ndaj marrëdhënieve familjare dhe bashkëjetesës me vjehrrën, që shpesh trajtohet si temë delikate në shoqëri. /Telegrafi/

I kërkon pesë mijë euro borxh, reagimi i këngëtares shqiptare drejt Rozana Radit

8 October 2025 at 08:46


Nëse një mik apo një mikeshë do t’u kërkonte pesë mijë euro borxh, a do t’i jepnit.

Kjo ishte një lojë që Rozana Radi i bëri në telefon këngëtares së njohur Irini Qirjako.

Teksa ishte live në emisionin “Goca dhe Gra”, artistja e mori në telefon yllin e famshëm dhe i kërkoi pesë mijë euro borxh.

Foto: YouTube

Pjesë nga biseda mes tyre:

Rozana: Doja pesë mijë euro borxh.

Irini: Shumë po kërkon moj vajzë.

Rozana: Më jep 3 po s’pate.

Irini: Dëgjo, unë sa restaurova shpinë e plazhit, kam rregulluar shpinë për qefin tim dhe i ka zbrazur të gjitha paratë aty.

- YouTube www.youtube.com

Pas këtij komunikimi Rozana ka shpërthyer në të qeshura, e më pas i ka thënë se ishte një shaka live në emision. /Telegrafi/

Rozana Radi rrëfen historinë tronditëse të përndjekjes: Sapo doli nga burgu, filloi sërish të më ndiqte

7 October 2025 at 23:45


Këngëtarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi ka ndarë publikisht një histori të rëndë personale që ka përjetuar ndër vite — përndjekjen e vazhdueshme nga një person, i cili, pavarësisht se ishte dënuar me burg, nuk hoqi dorë nga ndjekja e saj.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Radi tregoi se gjithçka nisi kur një burrë i panjohur filloi ta ndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe shqetësuese, duke e pritur edhe në hyrje të pallatit.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë sprej për vetëmbrojtje, por më thanë se është e palejueshme”, – tha këngëtarja, duke përshkruar frikën dhe pasigurinë që ndjente çdo ditë.

Pas denoncimit të parë, personi u arrestua dhe u dënua me një vit burg. Por sipas rrëfimit të saj, sapo ai doli nga burgu, përndjekja rifilloi menjëherë.

- YouTube youtu.be

“Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit. Sapo doli, filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg, sepse unë bëra kallëzim”, – shtoi ajo.

Rozana tregoi se për një kohë të gjatë nuk kishte më qetësi, duke jetuar në ankth e frikë të vazhdueshme.

“Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë Zotit, policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, – tha artistja.

Sipas saj, personi që e kishte përndjekur ka dalë sërish nga burgu dhe këtë herë ka nisur të përndjekë një juriste. /Telegrafi/

Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo

By: gaze tare
7 October 2025 at 21:55

Rozana Radi ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” një histori të rëndë që i ka ndodhur, teksa një person kishte nisur ta përndiqte intensivisht. Ajo tha se pasi e kishte denoncuar për herë të parë, ai ishte dënuar me 1 vit burg, por sapo ka dalë nga burgu, ai ka nisur sërish ta përndiqte. Kjo solli që këngëtarja të bënte një tjetër denoncim, dhe personi ka përfunduar sërish në burg.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi.

Djali 28-vjeçar nga Tirana, i cili u dënua me burg për përndjekjen e Rozana Radit nuk ka mundur dot të shijojë lirinë. Ai është ‘fiksuar’ me juristen e burgut 313 gjatë qëndrimit në izolim dhe një vit pasi doli nga institucioni i vuajtjes së dënimit, përfundoi sërish aty.

The post Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo appeared first on iconstyle.al.

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

By: gaze tare
1 October 2025 at 10:54

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të ndryshuar. Këtë sezon, pjesë e diskutimeve në studio janë Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.

Në episodin e parë, një nga temat që mori vëmendje ishte performanca virale e MC Kreshës, ku reperi u duk sikur harroi tekstin gjatë një koncerti live, moment që shpërtheu në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

Gjatë diskutimit në studio, Rudina Dembacaj i drejtoi një pyetje Rozana Radit për Kreshën, duke i kujtuar edhe lidhjen e dikurshme me të. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është një “sekret” për publikun, reagimi i Rozanës ishte me humor dhe pak ngurrim: “Unë? Si mendon ti, Ori?” – tha ajo fillimisht, duke shmangur drejtpërdrejt përgjigjen.

Më pas ajo u shpreh shkurt: “Edhe unë jam me mendimin e Orit që Kresha është një super artist.”

Ndërkohë, Ori e quajti një nga artistët e saj të preferuar dhe shtoi se të gjithë mund të kenë momente të tilla në skenë. Ema Andrea dyshoi se gjithçka mund të ketë qenë thjesht për humor.

Përtej debatit, panelistet ranë dakord për një gjë: MC Kresha mbetet një emër me peshë në muzikën shqiptare.

The post Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist appeared first on iconstyle.al.

“Nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind” - Reagime të shumta pas humbjes tragjike së vëllait të Gjestit

26 September 2025 at 18:33


Humbja e rëndë e Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka prekur jo vetëm familjen e tij, por edhe kolegë, miq dhe figura publike të shumta që kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjete sociale.

Në mesin e tyre kanë reaguar edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, disa prej tyre që kanë qenë në të njëjtin edicion me Gjestin, e disa të tjerë nga edicione të kaluara.

Kengetarja Iliriana Sadriu, e cila ishte pjesë e BBVK, ndau një fotografi me Gjestin dhe vëllain e tij, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe duke kërkuar që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.

Edhe Kader Kicaj reagoi me dhimbje të thellë, duke thënë se nuk kishte fjalë për këtë tragjedi dhe duke u shprehur pranë familjes me lutje dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, Loredana Brati, ish-banore e BBVA në të njëjtin edicion me Gjestin, shkroi se zemra i dhemb nga ky lajm i trishtë, duke u lutur që familja të ketë forcë për të kaluar këtë sprovë të madhe.

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të BBVA, Rozana Radi, e cila shprehu dhimbjen e saj duke thënë se nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind e një motër apo vëlla për një humbje të tillë, teksa i kërkoi Zotit t’i japë forcë Gjestit.

Edhe Shqipe Hysenaj, një tjetër ish-banore e BBVK, u shpreh e shokuar, duke thënë se nuk i kanë mbetur fjalë dhe se i vjen shumë keq për këtë tragjedi, duke i dërguar lutje e ngushëllime familjes.

Përveç tyre, edhe G Bani ndau një video në InstaStory ku i dha ngushëllimet e tij Gjestit dhe familjes, teksa bëri të ditur se kishte shtyrë publikimin e këngës së tij të re për nesër, duke theksuar se ishte e pakta që mund të bënte për respektin e kësaj humbjeje të madhe.

Një gjest të ngjashëm bëri edhe reperi Don Xhoni, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, projekti i tij muzikor që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për nesër në orën 18:00.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes së Gjestit, duke i uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Foto: Rozana Radi/Instagram

Foto: Don Xhoni/Instagram

Foto: Loredana Brati/Instagram

“Goca dhe Gra” rikthehet me surpriza! Përballje mes dy ish banoreve të “BBVA”

By: gaze tare
23 September 2025 at 16:17

Talk show-i i njohur i Top Channel, “Goca dhe Gra”, rikthehet në ekran më 30 shtator, duke premtuar një sezon të mbushur me tension, energji dhe debate të nxehta. Përveç ndryshimeve në panel, ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është rikthimi i dy emrave që kanë bërë histori me përplasjet e tyre publike: Gerta Gixhari dhe Rozana Radi.

Kujtojmë se publiku nuk i ka harruar sherret dhe thumbat e tyre në “Big Brother VIP Albania 4”, dhe duket se Top Channel ka vendosur t’i vendosë sërish përballë njëra-tjetrës, këtë herë në rolin e moderatoreve.

Në sezonin e kaluar, paneli përfshinte emra si Kleoniki Delijorgji, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Eglantina Ceno, përkrah Gerta Gixharit.
Por këtë vit, sipas burimeve të afërta me produksionin, pritet një formulë e re, ku përveç Gertës dhe Rozanës, do të jenë edhe:

• Ema Andrea, aktore
• Anila Basha, ish-kryeredaktore
• Sherina Spahiu, motra e Jona Spahiut

Sipas raportimeve, fokusi i këtij sezoni do të jetë te temat sociale, çështjet gjinore dhe historitë personale të të ftuarve, duke ruajtur tonin provokues që gjithmonë e ka karakterizuar programin.

Publiku tashmë pret me interes nëse përplasjet e dikurshme mes Gertës dhe Rozanës do të përsëriten në këtë format, duke e kthyer “Goca dhe Gra” në një nga programet më të komentuara të sezonit.

The post “Goca dhe Gra” rikthehet me surpriza! Përballje mes dy ish banoreve të “BBVA” appeared first on iconstyle.al.

28-vjeçari i liruar nga burgu për Rozana Radin, përfundon sërish pas hekurave

By: gaze tare
21 September 2025 at 10:33

Një 28-vjeçar nga Tirana, i cili vetëm një vit më parë kishte lënë qelinë pas dënimit për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi, është arrestuar përsëri. Këtë herë, në qendër të akuzave është përndjekja ndaj një juristeje të burgut 313 në kryeqytet.

Si nisi historia

Sipas dosjes gjyqësore, ngjarja ka nisur verën e vitit 2024, kur juristja ka kallëzuar në prokurori se merrte mesazhe të vazhdueshme kërcënuese në Instagram nga adresa të rreme. Mesazhet shoqëroheshin me emoji thika e bomba, duke krijuar bindjen se dërguesi kërkonte jo vetëm ta shqetësonte, por edhe t’i rrezikonte jetën.

Përpjekjet e saj për të bllokuar profilin rezultuan të pafrytshme, pasi menjëherë krijoheshin llogari të reja që vijonin komunikimin.

Identifikimi i autorit

Në qershor 2025, juristja dyshoi se pas këtyre profileve fshihej pikërisht 28-vjeçari Egzon T. Dyshimet u përforcuan kur në një prej komunikimeve, ajo mori si përgjigje një foto të fletës së lirimit të tij nga burgu, të datës 19 qershor 2024.

Reagimi i të akuzuarit

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, i riu ka mohuar akuzat. Ai ka pretenduar se nuk e njihte juristen, nuk kishte telefon dhe se mesazhet nuk ishin dërguar prej tij. Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 28-vjeçarin.

Pasojat

Sipas kallëzueses, përndjekja i ka shkaktuar një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë e saj dhe të familjarëve. Çështja është ende në proces gjyqësor, ndërsa 28-vjeçari përballet sërish me burgun vetëm pak muaj pas lirimit të mëparshëm.

The post 28-vjeçari i liruar nga burgu për Rozana Radin, përfundon sërish pas hekurave appeared first on iconstyle.al.

A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit?

By: gaze tare
12 August 2025 at 12:40

Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, si një lidhje që nuk kërkohet, por të gjen papritur, dhe që i mbijetoi sfidave e zhurmave sepse ishte ndërtuar mbi diçka të vërtetë.

“Ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë,” shkruan Rozana, duke e quajtur Livia-n një bekim që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por ndjehet në heshtje, në praninë e saj.

Ajo shton se vitet mund të ndryshojnë shumë gjëra, por shpreson që Livia të mos humbasë “maninë” e saj për të kundërshtuar, duke e cilësuar si pjesë të bukurisë së saj.

The post A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit? appeared first on iconstyle.al.

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

8 August 2025 at 20:38

Rozana Radi nuk ka folur shumë për marrëdhëniet e saj me banorët e BBVA 4 që pas përfundimit të shfaqjes por kjo ndryshoi me pyetje-përgjigjet e fundit në Instagram, ku duket se njerëzve vetëm Big Brother-i u interesonte. Kur u pyet se me cilin banor nga Big Brother mban ende lidhje, Rozana tha: “Me ata […]

The post Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

By: gaze tare
7 August 2025 at 17:13

Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi. E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:

“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”

Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.

The post Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin appeared first on iconstyle.al.

“Kam zgjedhur të jem e vërtetë, edhe kur kushton” – mesazhi i fuqishëm i Rozana Radit për 46-vjetorin e lindjes

10 July 2025 at 20:27

Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, më 6 korrik festoi ditëlindjen e saj të 46-të.

Në vend të një feste të zhurmshme apo postimesh të zbukuruara me filtra, ajo zgjodhi një mënyrë më personale dhe të ndjerë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, me një mesazh të fuqishëm reflektues në Instagram.

Rozana ndau me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për vitin që lamë pas, duke e quajtur atë një periudhë ku e vendosi veten “në provë më shumë se kurrë”.

Tregoi se ky vit ka qenë si një pasqyrë, ku ajo ka parë veten “pa filtra, pa grim, pa tituj të blerë”.

Në postimin e saj, theksoi qëndrimin e pandryshueshëm ndaj vlerave artistike dhe njerëzore.

“Kam zgjedhur gjithmonë të jem e vërtetë, edhe kur vërtetësia kushton më shumë se fama e lehtë”.

Shton se nuk ka ndërtuar asnjëherë emrin e saj mbi thashetheme apo skena boshe, por mbi artin, fjalën dhe shpirtin që ka dhënë në çdo projekt.

Një mesazh që rezonoi thellë me ndjekësit e saj ishte falënderimi që ia bëri vetes – për forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për të mos e ulur kokën, edhe kur të tjerët do të kishin zgjedhur të heshtnin.

“Ky vit iku, por unë mbeta. E njëjta, por më e fortë”.

Rozana falënderoi të gjithë ata që e uruan në ditën e saj të lindjes, duke thënë se çdo fjalë e mirë i jep forcë të ecë përpara “me zemër të madhe dhe me kokën lart”.

Postimi përmbyllet me një deklaratë që përmbledh thelbin e udhëtimit të saj artistik e njerëzor: “Jeta është për të guximshmit dhe unë jam një prej tyre”. /Telegrafi/

The post “Kam zgjedhur të jem e vërtetë, edhe kur kushton” – mesazhi i fuqishëm i Rozana Radit për 46-vjetorin e lindjes appeared first on Telegrafi.

❌
❌