Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Kush nga banorët ka thyer rregullat? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”

By: M C
17 January 2026 at 16:48

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Ardhja e tij vjen vetëm pak orë para nisjes së spektaklit Prime.

Ndërkohë, banorët janë njoftuar se përmbajtja e zarfit do të lexohet gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.

Ende nuk dihet se cili prej banorëve ka thyer rregullat e shtëpisë, por ajo që dihet është se gjatë kësaj jave kanë ndodhur debate të forta, të shoqëruara me tone të larta zëri dhe ofendime mes banorëve.

The post Kush nga banorët ka thyer rregullat? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e “Big Brother VIP” appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Big Brother Vip”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Kejsit: O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë…

By: V K
16 January 2026 at 14:24

Ditën e sotme, një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit.

Gjatë debatit me tone të larta, Keijsi i është drejtuar Mirit, ‘o skuth, o morr, ule kokën kur të kaloj unë, mos më shiko në sy, ti dhe ‘grupi’ yt‘.

Ndërkohë, Miri i është përgjigjur duke e ironizuar me shprehjen ‘mbretëresha Keijsi‘.

Kujtojmë se të dy kanë pasur një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, por kjo gjë ndryshoi pas “Prime”-it të martesës, pasi Keijsi e ka akuzuar Mirin se ka blerë lule te dyqani i ish-të dashurës, Stelinës, për t’ua dhuruar vajzave të tjera.

Pjesë nga debati:

Keijsi: O skuthi, o morri edhe skuthi. Edhe kur të kaloj unë, kthe kokën andej; kur kaloj unë, mos më shiko në sy, morr i zi, pusho aty!

Miri: Ti pusho, ik uturak!

Keijsi: Qepe gojën se plehra nxjerr nga goja.

Miri: Uturak qelbës

Keijsi: O morr, të thashë do të nxjerr nga krevati se je morr.

Miri: Uturaku, mbretëresha Keijsi

Keijsi: O morr, do shtypesh kështu si kërcet morri.

Miri: Mbretëresha Keijsi

Keijsi: Kur të kaloj unë, si gocat që ke nga mbrapa dhe çunat, do ulni kokën, do thoni “më fal”.

Miri: Kush po e ul kokën tani? Ashtu ule kokën, mbretëresha Keijsi.

Keijsi: Hajde, morra skutha të gjithë.

Miri: Hajde, mbretëresha Keijsi, o uturak, o plehër.

The post “Big Brother Vip”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Kejsit: O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë… appeared first on Albeu.com.

Miri flet për bashkëshorten e tij: Ajo e imja di shqip dhe…

By: V K
11 January 2026 at 15:26

Puntata e sotme e “Fan Club Big Brother VIP”, ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.

Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.

Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

“Ajo e imja di shqip . E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri.

Ndërkohë, kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin.

The post Miri flet për bashkëshorten e tij: Ajo e imja di shqip dhe… appeared first on Albeu.com.

E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP

By: M C
8 January 2026 at 21:41

Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.

Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.

Megjithatë, ajo që nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë. Publikut iu servir vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën ai njihet në internet, pa asnjë sqarim tjetër mbi identitetin personal.

Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane në lidhje me një çështje të rëndë penale.

Mediat në Itali kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës.

Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re.

Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën. Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante.

Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka zgjedhur që të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të “Flori Official” për shkak të kësaj të shkuare, apo nëse vetë banori ka preferuar të mos e deklarojë historinë e tij personale.

The post E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP appeared first on Albeu.com.

Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet…

By: V K
2 January 2026 at 18:12

Ditën e sotme, faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, publikoi një video të re nga Dhoma e Rrëfimit, ku Kristi flet për banorin e ri, Kejsin.

Një ditë më parë, tensioni mes tyre kishte arritur kulmin, kur Kristi i kishte derdhur birrë Kejsit në kokë gjatë një debati.

Në Dhomën e Rrëfimit, Kristi shprehet se nuk mund të përballojë nivelin e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, i cili sipas tij e provokon në mënyrë që nuk e suporton dot.

“Më fërkon ti mua, po pastaj filloj derdhem unë”, – shprehet këngëtari, duke kujtuar incidentin me birrën.

The post Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet… appeared first on Albeu.com.

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

By: M C
23 December 2025 at 21:35

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët e parë, ethet e garës tashmë veç se kanë nisur.

Sonte do të mbahet nata e dytë Prime, ku pritet të qartësohen shumë nga dilemat që kanë shoqëruar shikuesit gjatë këtyre tre ditëve të para të këtij edicioni.

Vëmendja kryesore është përqendruar te hyrjet e reja.

Ky lajm ka ngritur kureshtjen e ndjekësve, të cilët presin të shohin se kush do të jenë personazhet që do të nisin rrugëtimin e tyre sonte.

Një tjetër pikëpyetje e madhe që pritet të marrë përgjigje është ekzistenca e një shtëpie paralele.

A është ky sekreti që po fsheh Vëllai i Madh?

Ka dyshime se disa banorë mund të kenë qëndruar të izoluar në një ambient tjetër që nga nata e parë, plotësisht pa dijeninë e banorëve kryesorë.

Ndërkohë që faqja zyrtare e Top Channel ka paralajmëruar përmes një promoje se “14 banorë nuk janë të vetmit”, jo zyrtarisht flitet se shtëpisë mund t’i bashkohen 4 banorë të rinj gjatë mbrëmjes së sotme.

The post Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA appeared first on Albeu.com.

“Big Brother VIP”/ Vrenozi dhe Selin debatojnë ashpër për Kristin: E ke fytyrën si … (VIDEO)

By: V K
22 December 2025 at 09:26

“Big Brother VIP” ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve.

Një nga përplasjet më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selin, e cila lidhet me sjelljen e Kristit brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke ironizuar situatën dhe duke deklaruar se ishte lënë në divan për të fjetur, ndërsa sipas tij, Kristi kishte vepruar me qëllim.

Më thoshte ik shtrihu, më latë aty më mbuluat, doli ky skuthi na solli këtu”, u shpreh Vrenozi.

Nga ana tjetër, Brikena ndërhyri në diskutim duke theksuar se e kishte kuptuar lojën e Kristit pa e thënë hapur.

Sipas saj, veprimi ishte bërë që Vrenozi të pushonte dhe të flinte në divan.

Debati u shoqërua edhe me komente ironike dhe batuta, ku Vrenozi e quajti Kristin “skuth me të qeshur të ngjeshur”, duke e akuzuar se i bënte gjërat “për interesa të vogla”.

 

The post “Big Brother VIP”/ Vrenozi dhe Selin debatojnë ashpër për Kristin: E ke fytyrën si … (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

By: V K
22 December 2025 at 07:46

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të “BBVA 5”.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.

Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen”, u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale.

“Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë”, tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.

The post Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me… appeared first on Albeu.com.

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

By: V K
21 December 2025 at 14:35

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dy këngëtarët e njohur, Stine dhe Miri janë zyrtarisht pjesë e këtij edicioni të pestë, që publiku e ka pritur me padurim.

Pasi ka mbaruar spektakli, banorët kanë qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Në një moment teksa po bisedonin jashtë në oborr, Miri i kërkon Stines që të shkojnë së bashku te dhoma e rrëfimit.

Stine i kthehet se nuk i kanë thirrur dhe do duket sikur po bëjnë aleanca.

Duke qeshur Miri i kthehet:Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat” dhe më pas shton:

“Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë”.

Pjesë nga biseda:

Miri: Do futemi bashkë aty se e kam fiksim, te dhoma

Stine: Nuk na kanë thirrur

Miri: Pa thirrur

Stine: Na thirrni pak ju lutem

Miri: Pa thirrur

Stine: Futemi, po duket sikur po bëjmë aleanca

Miri: Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat

Armiri: Sot filluat aleancat?

Miri: Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë.

The post Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin… appeared first on Albeu.com.

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

By: V K
21 December 2025 at 11:22

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, por u shndërrua në një kujtesë të dhimbshme për një vend që mbeti bosh.

Gjatë Prime-t të parë, publiku u përball me një homazh prekës për këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej banor i shtëpisë më të famshme në vend.

Ajo që duhej të ishte nisja e një aventure të re televizive për Shpatin, u kthye në një plagë të hapur për bashkëshorten e tij, Selvije Jao.

Përmes një reagimi rrëqethës, Selvia ndau me publikun për herë të parë bisedën e fundit që kishin bërë rreth hyrjes së tij në “Big Brother” një bisedë që sot tingëllon si një paralajmërim i hidhur.

Ajo rrëfen se shqetësimi kryesor i Shpatit nuk ishte loja apo fama, por familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big’”? shkruan ajo.

Në atë moment, përgjigjja e saj ishte plot mbështetje dhe optimizëm:

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve”.

Por Selvia pranon se atëherë e kishte menduar mungesën si diçka të thjeshtë, fizike, brenda ekranit, pa e ditur se data 26 nëntor do ta kthente këtë bisedë në kujtimin më të dhimbshëm të jetës së saj.

Homazhi i zhvilluar në Top Channel, rihapi plagën e faktit se “të gjitha ato plane, strategji dhe ëndrra” për lojën televizive përfunduan në një mungesë të përjetshme.

Selvia rrëfen se, pavarësisht dhimbjes, kishte ende një fije shprese të pavetëdijshme:

“Unë prita deri në këto momente. Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”.

Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur mendon për djalin e tyre të vogël, Roelin. Selvia shprehet se zemra i copëtohet çdo ditë, pasi e kërkon Shpatin kudo dhe nuk e gjen askund.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet”, shkruan ajo, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:

“Më mungon më shumë sesa fjalët mund ta mbajnë”.

 

The post Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip” appeared first on Albeu.com.

Balerinë, këngëtarë, gazetarë e moderatorë/ Ja sa banorë do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e sotme

By: M C
20 December 2025 at 21:18

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, reality-show më i madh në vend që premton të mbajë shqiptarët “mbërthyer” përpara ekranit në muajt në vijim.

Gjatë lidhjes direkte, gazetarja Doris Sallaku, na ka njohur me risitë dhe çfarë pritet të ndodhë këtë edicion në BBVA.

Ajo mëson se do të jenë 14 banorë që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri këtë mbrëmje dhe do të jenë nga fusha të ndryshme si këngëtar, balerinë, podcast-er, aktorë, gazetarë dhe moderator, të cilët do të na shoqërojnë çdo ditë me emocione dhe histori të forta.

Ky edicion do të moderohet sërish nga Ledion Liço, i cili do të shoqërohet nga dy opinionistë, Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi.

The post Balerinë, këngëtarë, gazetarë e moderatorë/ Ja sa banorë do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e sotme appeared first on Albeu.com.

Kritik i ashpër i qeverisë dhe opozitës, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat

By: M C
18 December 2025 at 17:50

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet që të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vrenozi ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke takuar familjarët e tij, ku ka vizituar edhe varret e dy prindërve të tij, përpara se të nisej për Tiranë.

Janë komentuesit që kanë nxjerrë hapur Ilir Vrenozin, teksa i urojnë fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë.

Ndërsa po ashtu në Tiranë, ai është takuar edhe me deputetin e PD-së në Korçë Fidel Kreka, i cili i ka uruar mbarësi dhe që ta marrë me qetësi këtë reality show.

Kujtojmë që Ilir Vrenozi është një nda mbështetësit më të mëdhenj në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, teksa shpesh herë nuk i ka kursyer kritikat edhe për vetë këtë forcë politike. Tashmë, duket se ai do të përjetojë nga afër edhe botën e televizionit.

“Big Brother VIP Albania 5” do të startojë të shtunën në mbrëmje nën moderimin e Ledion Liços, teksa ende nuk dihen se cilët do të jenë konkurrentët e këtij viti.

VIDEO

The post Kritik i ashpër i qeverisë dhe opozitës, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat appeared first on Albeu.com.

Zbulohet moderatorja dhe dy opinionistët e Big Brother Vip “Fan Club” (EMRAT)

By: V K
17 December 2025 at 09:16

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit “Big Brother VIP Albania 5”, që do të startojë këtë të shtunë, në orën 21:15.

Spektakli do të vijë me dy prime në javë, ndërsa çdo të diel, në orën 12:45, do të transmetohet “Fan Club”.

Moderatorja e këtij edicioni do të jetë Kiara Tito, ndërsa opinionistë do të jenë Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

 

The post Zbulohet moderatorja dhe dy opinionistët e Big Brother Vip “Fan Club” (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Banori më i ri i Big Brother Vip! Këngëtari i muzikës popullore i thotë “PO” ftesës

By: M C
5 December 2025 at 18:09

Prej disa javësh tashmë emri i Kristi Lamajt ka qënë në qendër të vëmendjes si një ndër kandidatët më të mundshëm për t’u bërë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Por me sa duket thshethemet po marrin formë konkrete pasi, këngëtarri i njohur i muzikës popullore është kontaktuar nga stafi i Bib Brother dhe i ka thënë “po” ftesës për të qënë pjesë e reallity show-t, të këtij sezoni i cili pritet të nisë shumë shpejtë, sipas raportimeve të Prive By Liberta Spahiu.

Data e përcaktuar për nisjen e spektaklit është 20 dhjetori.

The post Banori më i ri i Big Brother Vip! Këngëtari i muzikës popullore i thotë “PO” ftesës appeared first on Albeu.com.

“Do ta ngrija nivelin”, Alketa Vejsiu shpërthen ndaj Big Brother Vip: S’jam për porno në mes të ditës!

By: M C
29 November 2025 at 21:32

Alketa Vejsiu i është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve në Instagram ndërsa një prej tyre ishte kurioz se çfarë mendon moderatorja për Big Brother Vip Kosova.

Vejsiu thekson se në atë spektakël kanë kaluar të gjitha limitet dhe se nuk është për porno në mes të ditës kurrsesi. Sipas saj, në BBVK ka shumë skena që krijojnë bezdi.

Sakaq, moderatorja Alketa Vejsiu shprehet se nën drejtimin e saj një spektakël i tillë do të ishte në nivel më të lartë.

The post “Do ta ngrija nivelin”, Alketa Vejsiu shpërthen ndaj Big Brother Vip: S’jam për porno në mes të ditës! appeared first on Albeu.com.

Sfidë për festën e Pavarësisë, banori i Big Brother VIP dorëzohet: S’mund ta mësoj hminin brenda ditës!

By: M C
26 November 2025 at 20:18

Big Brother Vip Kosova është pritur me padurim nga publiku ndërsa sfidat kanë nisur menjëherë. Teksa jemi në prag të festave të pavarësisë, një nga sfidat nga vëllai i madh për banorët ishte të mësonin Himnin.

Por, një nga banorët dhe ai që shpeshherë shprehet se është mjaft patriot, Edi, nuk e dinte Himin. Jo vetëm kaq. Situata bëhet më “dëshpëruese”. Edi, vendosi të dorëzohej së mësuari Himnin.

The post Sfidë për festën e Pavarësisë, banori i Big Brother VIP dorëzohet: S’mund ta mësoj hminin brenda ditës! appeared first on Albeu.com.

Plas bombën, Olsa Muhameti në lidhje dashurie me konkurrentin e Big Brother Vip

By: M C
22 November 2025 at 19:12

Reality Show “BBV” ka tërhequr vëmendjen e publikut me emra të njohur, por çfarë ndodh në prapaskenat e tij?

Një nga temat më të diskutuara është lidhja e mundshme mes autorës Olsa Muhameti dhe banorit Edi.

A është kjo një romancë e vërtetë apo thjesht një strategji për të rritur audiencën?

Në një intervistë të fundit për “Media Radar”, gazetarja Xheliola Lamaj ka zbuluar se mediat rozë po flasin për një lidhje romantike mes Olsës dhe Edin.

Kjo ka ngjallur kuriozitetin e fansave dhe ka bërë që shumë të spekulojnë mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Xheliola thekson se “fjala e fundit” është se Edi është ai që përflitet për një romancë me Olsën.

Por, ajo shton se është e rëndësishme të kuptojmë se këto janë vetëm aludime dhe se realiteti mund të jetë ndryshe nga ajo që shohim në ekran.

“Aty ku ka zë, ka edhe të vërteta”, thotë Xheliola, duke sugjeruar se këto thashetheme mund të kenë një bazë të vërtetë.

Megjithatë, ajo paralajmëron se duhet të jemi të kujdesshëm me interpretimet tona, pasi shumë nga këto informacione mund të jenë të manipuluara për të rritur interesin e publikut.

Gazetarja gjithashtu diskuton për natyrën e debatit që ndodh rreth këtyre temave.

“Ka debate konstruktive dhe ka ato që janë thjesht për të mbushur hapësirën”, thotë ajo, duke theksuar se është e rëndësishme të dallojmë mes dy llojeve të diskutimeve.

Olsa dhe Edi, si figura publike, janë gjithmonë nën vëzhgim.

Kjo i bën ata objekt të spekulimeve të shumta, dhe ndonjëherë, këto spekulime janë të qëllimshme për të mbajtur interesin e publikut të lartë.

Ndërsa fansat presin me padurim për të zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së mundshme mes Olsës dhe Edin, është e qartë se BBV ka arritur të krijojë një atmosferë intrigante që e bën këtë reality show të jetë edhe më tërheqës.

Me kalimin e kohës, do të jetë interesante të shohim se si do të zhvillohet kjo histori dhe nëse do të konfirmohet ndonjëherë lidhja mes dyshes.

A do të jetë kjo një dashuri e vërtetë apo një strategji për të mbajtur publikun të angazhuar? Komentoni më poshtë me mendimet tuaja!

The post Plas bombën, Olsa Muhameti në lidhje dashurie me konkurrentin e Big Brother Vip appeared first on Albeu.com.

Zbulohet gruaja e Getoarit të Big Brother VIP Kosova 4

By: D Marku
18 November 2025 at 17:49

Një nga banorët më të përfolur që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 është Getoari.

Ai ka ndarë detaje interesante rreth lidhjes dhe jetës bashkëshortore me gruan e tij, e cila është me origjinë siciliane.

Getoari, i cili hyri në shtëpinë e BBVK, kishte dhënë një intervistë pak ditë më parë bashkë me bashkëshorten e tij.
Një nga banorët më të përfolur që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 është Getoari.

Ai ka ndarë detaje interesante rreth lidhjes dhe jetës bashkëshortore me gruan e tij, e cila është me origjinë siciliane.

Getoari, i cili hyri në shtëpinë e BBVK, kishte dhënë një intervistë pak ditë më parë bashkë me bashkëshorten e tij.
“Dasmën e kemi bërë në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë”, shtoi ndër tjerash.

“Nëna dhe babai më kishin thënë të martohem me shqiptare”, deklaroi ndër tjerash në intervistë.

The post Zbulohet gruaja e Getoarit të Big Brother VIP Kosova 4 appeared first on Albeu.com.

Risi e guximshme nga produksioni i “Big Brother Vip”, zbulohet kush do të jenë dy opinionistet, njëra këngëtare e tjetra aktore

By: M C
15 November 2025 at 19:30

Më 17 Nëntor nis edicioni i katërt i Big Brother Vip Kosova ndërsa në këtë format ka një ndryshim mjaft të rëndësishëm. Bëhet fjalë për opinionistët. Këtë herë, një lëvizje mjaft e guximshme nga produksoni.

Leonora Jakupi dhe Olta Gixhati do të jenë dy opinionistet e këtij edicioni. Emra surprizë pritet të ketë edhe nga VIP-at që do të jenë konkurrentë ndërsa drejtuesit e emisionit do të jenë të njëjtët, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Karriget e opinionistëve ashtu si në çdo edicion kanë prodhuar jo pak debat, pasi kritikat dhe tërheqjet e veshit ndaj konkurrentëve nuk mungojnë.

The post Risi e guximshme nga produksioni i “Big Brother Vip”, zbulohet kush do të jenë dy opinionistet, njëra këngëtare e tjetra aktore appeared first on Albeu.com.

Spektakli më i madh, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti

By: M C
14 November 2025 at 18:19

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel.

Nga dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në Digitalb.

Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!

The post Spektakli më i madh, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti appeared first on Albeu.com.

❌
❌